Skip to main content

“Hilmi Kelmendi arrin në Kosovë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Hilmi Kelmendi arrin në Kosovë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Hilmi Kelmendi arrin në Kosovë

Posted: 03 Nov 2016 03:27 PM PDT

Sonte rreth orës 21:30 ka arritur në kufirin e Kosovës, në Merdare, Hilmi Kelmendi, i arrestuar javën e kaluar nga autoritet serbe, me akuzën për krime lufte.

Ai është arrestuar në Serbi, deri sa po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

"Është pak e vështirë që njeriu që udhëton për te familja m'u ndalu rrugës. Më kanë arrestuar nga Kroacia duke hyrë në Serbi, më kanë thënë se e ke një ndalesë nga shteti i Serbisë", ka thënë Kelmendi për RTK, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se sjellja e autoriteteve serbe ndaj tij ishte korrekte.

The post Hilmi Kelmendi arrin në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Ku duhet kërkuar zgjidhja, nëse jo në zgjedhje?

Posted: 03 Nov 2016 02:56 PM PDT

Pas zhvillimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pyetur se a duhet kërkuar zgjidhja në zgjedhje, në nënshtrim apo në ikje.

Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

"Kush e di kur institucionet e shtetit kanë rënë në kolaps, cila është zgjidhja? Ne demokraci funksionale, në raste të tilla zgjidhja kërkohet në zgjedhje. Në demokraci jo funksionale, ku kapja e shtetit bëhet kulturë, zgjedhja është – vazhdimi i agonisë! Kjo është duke ndodhur tek ne.

Qeveria që një vit e sa nuk po mund t'i realizojë dy marrëveshje te nënshkruara: njërën në Vjenë (demarkacionin) e tjetrën në Bruksel (asociacionin), qytetarët po i ikin, investime e zhvillim nuk ka dhe këta tipa vazhdojnë të prrallisinë: 'Zgjedhjet nuk janë zgjidhje'?!

Atëherë kush e dinë: Ku duhet kërkuar zgjidhja nëse jo në zgjedhje? Në nënshtrim apo në ikje!", ka shkruar ai.

The post Krasniqi: Ku duhet kërkuar zgjidhja, nëse jo në zgjedhje? appeared first on Telegrafi.

Behgjet Pacolli ligjëron para studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka”

Posted: 03 Nov 2016 02:26 PM PDT

Sot në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” më saktësisht në Fakultetin e Biznesit, u mbajt një ligjëratë me studentët e këtij drejtimi, nga Ish Presidenti i Kosovës, njëherit biznesmeni i njohur ndërkombëtarisht Behgjet Pacolli.

Tema e kësaj ligjërate ishte “Të bërit biznes nga historia personale e Behgjet Pacollit".

Pacolli gjatë ligjëratës tregoi rrugën e filluar dhe sfidat që e kanë përcjell rrugëtimin biznesor të tij,

Ai gjithashtu udhëzoi studentët e pranishëm që të jenë sa më kreativ dhe të krijojnë ide inovative dhe të fillojnë të ndërtojnë diçka nga idetë e tyre.

Gjatë ligjëratës u shtruan dhe disa pyetje nga studentët, të cilave në mënyrë shumë konkrete iu përgjigj Pacolli.

Pacolli premtoi se do të vazhdojë të përkrah të  rinjtë në çdo formë të mundshme.

Njëri ndër organizatorët e kësaj ligjërate Arbër Krasniqi deklaroi:

Sot në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” më saktësisht dekanin e Fakultetit Biznesit, Halit Shabani dhe studentë të nivelit Master, u organizua kjo ligjëratë me studentët e Pejës, arsyeja e kësaj ligjërate ishte që studentët të përfitojnë nga njohuria dhe mënyra e të bërit biznes nga Behgjet Pacolli.

The post Behgjet Pacolli ligjëron para studentëve të Universitetit "Haxhi Zeka" appeared first on Telegrafi.

Hoxhaj: Na shqetëson mënyra se si lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë

Posted: 03 Nov 2016 02:17 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i shqetësuar me afrimin e Tiranës zyrtare me Beogradin.

“Jemi të shqetësuar për shpejtësinë e afrimitetit të Tiranës dhe Beogradit. Serbia duhet të kërkojë falje dhe pajtim me Kosovën dhe Tirana nuk duhet të vrapojë drejt takimeve në Beograd pa i dakorduar agjendat me Kosovën. Takimi fundit i Kryeministrit Edi Rama ishte i tillë", ka thënë Hoxhaj në Top Channel.

"Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë", ka deklaruar Hoxhaj kohë më parë për televizionin ART në Maqedoni. Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se është "keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë".

"Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjellët. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës", deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

The post Hoxhaj: Na shqetëson mënyra se si lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë appeared first on Telegrafi.

Kur shqiptarët regjistroheshin si turq në Vushtrri (Video)

Posted: 03 Nov 2016 02:04 PM PDT

Në kuadër të reportazhit "Mbresë", prezantohen kujtimet për qytetin e Vushtrrisë nga veterani i arsimit dhe veprimtari Fahri Buqinca.

Ai në këtë reportazh rrëfen për lojërat e fëmijërisë me miqtë të cilët sot mungojnë, për partizanët, e për djalin që me akrobacionet e tij krijonte "cirk" për fëmijët e Vushtrrisë në vitet e '50-ta të shekullit të kaluar.

Pos këtyre, Buqinca në këtë reportazh sjell rrëfime nga periudha kur shqiptarët regjistroheshin si turq e të tjerët shpërnguleshin për Turqi.

As kësaj radhe ai nuk heziton të rrëfejë një nga shumë përpjekjet e tij për të zhdukur sistemin patriarkal në shoqërinë kosovare dhe sfidat që bashkë me gruan e tij i kanë kaluar deri tek arritja e qëllimit. /21Media/

The post Kur shqiptarët regjistroheshin si turq në Vushtrri (Video) appeared first on Telegrafi.

Kelmendi: Në LDK do të pensionohem, nuk shkova për zëvendëskryeministër (Video)

Posted: 03 Nov 2016 01:38 PM PDT

Me aderim tim në LDK, jam kthyer në gjirin tim familjar, është shprehur zëvendëskryeministri i porsaemëruar, Ramiz Kelmendi. Ai ka thënë se do të jetë pjese e këtij subjekti, deri në pensionim e tij politik.

Kelmendi, në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka qenë vetë kryeministri Isa Musta ai i cili ia ka ofrua postin e zëvendëskryeministrit.

"Mustafa e ka parë mundësinë e bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të njohurive të mia, andaj më është ofruar ka thënë Kelmendi, duke pohuar se oferta e tij për ketë postë ka qenë vazhdimisht e hapur",. Ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se është duke parë mundësitë e bashkëpunimit me disa ministri përkatëse, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë kontekst ka përmendur disa lehtësira fiskale për prodhuesit vendorë që, sipas tij, janë të diskriminuar në raport me prodhuesit e rajonit.

Kelmendi ka potencuar se pakoja fiskale dy, e cila është në përgatitje e sipër, do të ndikojë në largimin e këtyre pengesave. /Telegrafi/

The post Kelmendi: Në LDK do të pensionohem, nuk shkova për zëvendëskryeministër (Video) appeared first on Telegrafi.

Milaim Zeka: Dihet kush e ka vra Enver Malokun e Xhemail Mustafën (Video)

Posted: 03 Nov 2016 01:08 PM PDT

Gazetari Milaim Zeka ka folur për qëndrimet e opozitës për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas tij, qëndrimet të cilat mund të shihen si patriotike nga ana e opozitës për demarkacionin, janë plotësisht të rrejshme dhe kjo nuk është çështje që shfaq patriotizmin.

Në emisionin "Komiteti Qendror" – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ai ka thënë se Albin Kurti ka logjikë talebane dhe se deklaratat, si ajo e nisjes së një lufte me Malin e Zi, prekin drejtpërdrejtë paktin e NATO-s, për shkak se Mali i Zi është pjesë e tij.

Zeka ka thënë se mbrojtja e territorit dhe deklaratat tjera patriotike janë deklarata populiste që janë shitur në vitin 1981, e sot ky lloj patriotizmin nuk është më aktual.

Ai ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit, përkundër faktit që Qeveria ka dy të tretën e Kuvendit të Kosovës, vjen si pasojë e paaftësisë se deputetëve, disa prej të cilëve, sipas Zekës, janë analfabetë dhe kriminelë.

Ai thotë se prapa atentateve ndaj aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë ndaj presidentit Ibrahim Rugova, qëndrojnë njerëz të afërt me këtë subjekt.

"Kur është bë atentati ndaj Rugovës me Solanën ishte në plan të flitej për pavarësinë e Kosovës dhe kur ndodhi kjo u shty pavarësia. Këtë e kanë bë me direktiva të Beogradit, se i tillë duhet të cilësohet vrasësi i Xhemail Mustafës", ka thënë ai. "Dihen me emra kush e ka vra Xhemail mustafën e Enver Malokun. Prokuroria i ka emrat. Vrasësi i Mustafës është ish-polic që jeton në Gjermani".

Zeka thotë se me listat e fryra të veteranëve të UÇK-së, ndihet i fyer se e mban librezën e veteranit. Ai thotë se assesi mbi 17 ushtarë nuk i ka pasë UÇK.

"Veteran u bë dikush që ka bo pite. Me i pasë na 50 mijë ushtarë sot në Beograd kishim fole", ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë se në aspektin politik, Kadri Veseli asnjëherë nuk mund ta udhëheq partinë ashtu siç ka bërë Hashim Thaçi, sepse, sipas tij, ky i fundit ka qenë kopje absolute e ish-presidentit Ibrahim Rugova Ai ka shtuar se Thaçi nuk do ta ndihmojë, por as nuk do ta pengojë Veselin, dhe se ai do ta vazhdojë punën e tij në Presidencë.

The post Milaim Zeka: Dihet kush e ka vra Enver Malokun e Xhemail Mustafën (Video) appeared first on Telegrafi.

Drenasi voton me 4 dhjetor, partitë gati për zgjedhje (Video)

Posted: 03 Nov 2016 12:29 PM PDT

Nexhat Demaku më nuk është kryetar i Drenasit, ndaj kjo Komunë duhet të shkojë në zgjedhje të reja më 4 dhjetor.

Nisma për Kosovën ka treguar se garon me Isa Xhemajlin. Ndërsa, kandidaturën tashmë e ka bërë të ditur edhe Naim Bazaj nga Partia Demokratike e Kosovës – edhe nëse nuk do ta ketë mbështetjen e partisë.

Ndërkohë, në selinë e PDK-së mohojnë të kenë caktuar ndonjë emër. Njëjtë, as në LDK nuk e kanë caktuar kandidatin, por konfirmojnë gatishmërinë për zgjedhje.

Për zgjedhjet e 4 dhjetorit të gatshëm janë edhe në AAK. /Klan Kosova/

The post Drenasi voton me 4 dhjetor, partitë gati për zgjedhje (Video) appeared first on Telegrafi.

VV dhe Nisma refuzojnë pjesëmarrjen në takimin e Presidentit Thaçi

Posted: 03 Nov 2016 11:43 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Viasr Ymeri, ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nesër në ora 10:00, nga presidenti Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore.

Në një shkrim të postuar në Facebook, Ymeri thotë se nuk kemi kohë për reformë zgjedhore, por për zgjedhje.

"Sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.

Tash, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje!

Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje!

Tash kur populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje.

Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës.

Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit", ka shkruar ai.

Pos VV-së, edhe Nisma për Kosovën, e ka refuzuar ftesën e Thaçit. Këtë lajm për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për media i kësaj partie, Valmir Gashi.

"Ftesën e kemi marrë, por nuk do të marrim pjesë", ka thënë ai.

The post VV dhe Nisma refuzojnë pjesëmarrjen në takimin e Presidentit Thaçi appeared first on Telegrafi.

Në fillim të vitit 2017 vijnë 15 autobusët e parë në Prishtinë

Posted: 03 Nov 2016 11:12 AM PDT

Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes së Komunës së Prishtinës me kompaninë "Iveco" për furnizimin me 51 autobusë të rinj – të cilët do të shfrytëzohen për transportin publik në kryeqytet – prishtinasit vazhdojnë ballafaqohen më vështirësi në qarkullim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kur është nënshkruar marrëveshja pati premtuar se para Vitit të Ri, 51 autobusët e rinj do të qarkullojnë të kryeqytetit. Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Ahmeti: Autobusët e rinj do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri Ahmeti: Autobusët e rinj do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri

Erzen Vraniqi, nga zyra për informim në Komunën e Prishtinës, ka sqaruar për Telegrafin se kompania "Iveco", në bazë të marrëveshjes obligohet që brenda 120 ditësh t'i sjellë 15 autobusët e parë.

"Autobusët tjerë do të arrijmë sapo të përfundojnë. Pastaj, se si do t'i fusë trafiku urban në funksion, këtë nuk mund të them, sepse nuk e di saktë planin e punës së tyre", ka shtuar Vraniqi.

Sejdiu: Ja kur do të vijnë autobusët e rinj për Prishtinën Sejdiu: Ja kur do të vijnë autobusët e rinj për Prishtinën

Vlera e këtij projekti që arrin shumën e 13 milionë eurove, ishte zgjidhur – pas një debati të gjatë në mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës – nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Me 42 vota pro, asnjë kundër, dhe më një marrëveshje të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin Komunal në Prishtinë, ishte miratuar kërkesa e Komunës së Prishtinës për blerjen e këtyre autobusëve. Me 7 shtator Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusët për Trafikun Urban. /Telegrafi/

The post Në fillim të vitit 2017 vijnë 15 autobusët e parë në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more