Skip to main content

“Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet  (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet  (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet  (Foto)

Posted: 12 Nov 2016 10:08 AM PST

Ferizaj.12.11.2016. Të reshurat që po bien kanë filluar të vërshojnë pjesë të fushave që gjenden rreth fshatrave Tërrn dhe Bablak.

Banor të fshatit Tërrn kanë filluar  të përgatiten dhe të presin që nëse  të reshurat vazhdojnë dhe uji t'u ofrohet shtëpive të marrin masa me kohë, qofshin ato edhe për evakuim.

Edhe pse zakonisht  këto zona zakonisht pas çdo reshje kanë qenë të rrezikuar kësaj radhe gjendja është paraqitur më e qetë pas hapjes së kanaleve të ujit të cilat do të derdhen në lumin Sitnica.

Zyrtarë komunal  kanë bërë të ditur se kanali kryesor që derdhet në lumin Sitnicë është gati në përfundim me çka edhe kjo pjesë do të ishte më e qetë

Deri  atëherë nëse reshjet vazhdojnë banorët e këtyre fshatrave dhe ekipet për emergjent kërkohet një gjendje gatishmërie.

15046301_1329540030397852_702219214_n   15032625_1329539940397861_826187020_n 15058014_1329539920397863_233924551_n 15046283_1329539897064532_1099032538_n 15045627_1329539857064536_405163039_n 15058044_1329539837064538_1185478677_n 15033724_1329539807064541_2013909964_n  14997085_1329539783731210_543835504_n 15032536_1329539747064547_1495112404_n

 

Një person ka humbur jetën dhe një i lënduar rëndë në aksident trafiku në Komogllavë

Posted: 12 Nov 2016 08:48 AM PST

Një person ka humbur jetën, një i lënduar për jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në afërsi të Komogllavës , në rrugën Viti- Gërlicë.

Selman Selmani rreth 45 vjeq nga Sadovina ka humbur jetën në vend kurse djali i tij rreth 20 vjeqar, ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK. Burimet tona bëjnë me dije se ai është i lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë, transmeton RTV "Iliria".

Rastin e kanë konfirmuar burime tona brenda policisë së Kosovës.

“Giancarlo Milanese hair academy”  mbanë aktivitet  informues për parukri në Ferizaj

Posted: 12 Nov 2016 07:58 AM PST

Ferizaj.12.11.2016. Përfaqësues të kompanisë "Giancarlo Milanese  hair academy"  nga Italia  këtë të shtunë  kanë mbajtur një aktivitet njoftues  në Ferizaj për të gjitha të interesuarat  për profesionin e parukerisë.

Me këtë rast përfaqësues të kësaj kompani e cila është edhe kampion i botës në parukeri kanë prezantuar punën dhe mundësit për të gjithë të interesuarit që  të studiojnë në këtë shkollë parukerie.

"Giancarlo Milanese  hair academy"  është e vetmja shkollë tre vjeçare në Shqipëri e cila është hapur në tetor të këtij viti. Kjo shkollë ka për qëllim të aftësoi nxënësit me metodat më të avancuara evropiane në këtë lëmi në shkollën e cila momentalisht është e hapur në Tiranë Pas përfundimit të shkollimit tre vjeçar  këta nxënës kanë mundësi të vazhdojnë  studimet master për dy vite në Itali" tha Lediana Meti përfaqësuese e kompanisë.

Lediana Meti bëri të ditur se këso aktivitete janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe  së shpejti pritet  që edhe këtu të hapet një shkollë e tillë.

"Pas përfundimit të kësaj shkolle lëshohen diploma e që llogaritet si një shkollë e rregullt e cila jep mundësi të shkollimit të mëtutjeshëm" tha Meti.

Gjatë këtij aktiviteti para të pranishmëve u  prezantuan edhe disa nga metodat e punës  dhe specifikat në lëmin e parukerisë.

15050030_1183693551677556_1203139143_n 15057926_1183693558344222_791787634_n 15058693_1183693571677554_875969215_n 15050298_1183693591677552_10649161_n

Gjeneral Imri Ilazi me një grup bashkëveprimtarësh aderon në degën e PDK-së

Posted: 12 Nov 2016 06:31 AM PST

Në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj sot ka aderuar gjeneral Imri Ilazi së bashku me një grup bashkëmendimtarësh.Mirëseardhje i kanë dëshiruar drejtuesit e degës, por edhe zyrtarë të lartë të këtij subjekti.

Imri Ilazi dhe një grup i bashkëmendimtarëve të tij që nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj.

Aderimi i tij dhe grupit u bë në prani të drejtuesve të lartë të këtij subjekti, të cilët edhe e vlerësuan lartë rolin e tij në të gjitha proceset që ka kaluar vendi.

Fillimisht mirëseardhje i ka dëshiruar kryetari i degës së PDK-së, Agim Aliu.

Aliu veç tjerash ka thënë se PDK-ja me këto aderime do të ketë një fuqizim më të madh,një shtim të fuqisë së partisë. Madje ka shtuar se që nga sot është një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve.

15058039_10209159083432514_1277763462_n

Në anën tjetër këtë mikpritje e ka vlerësuar gjeneral Ilazi duke thënë se alternativa më e mirë për të dhe shokët e tij ka qenë PDK-ja, ngase me këtë subjekt i lidhë e kaluara e përbashkët.

15057765_10209158959669420_3278239_n

Edhe Bajrush Xhemajli, nënkryetar i PDK-së , i ka dëshiruar mirëseardhje këtij grupi duke thënë se është një ditë e shënuar për këtë subjekt sepse ardhja e Imri ilazit me shokë, tregon stabilitet, tregon se PDK-ja ka hapësirë për të gjithë ata që duan të vijnë.

Gjeneral Imri Ilazi ka kaluar nëpër të gjitha ato faza nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës ka thënë deputeti i kuvendit të Kosovës nga subjekt Ilmi Reçica. Sipas tij, ai është një njeri me virtyte të veçanta, me një të kaluare që ofron shumë për këtë subjekt.

15049968_10209158949149157_1117052580_n

Ndryshe, bëhet e ditur se gjeneral Ilazi dhe gupi i tij që dy vite nuk kanë qenë të angazhuar politikisht në asnjë subjekt politik.Në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë drejtues i degës së Nismës për Kosovën dhe kandidat i këtij subjekti për Kuvendi e Kosovës.

15045724_10209159078672395_187293051_n

Gjatë luftës ka qenë zv/komandant i ZO të Nerodimës, ndërsa pas luftës ka qenë drejtues i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa vite më parë është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe e mbanë gradën e gjeneralit.

Këta janë emrat e atyre që aderuan sot në PDK-dega në Ferizaj

pdk

E mitura nga Ferizaj ngacmohet seksualisht nga ashkaliu

Posted: 12 Nov 2016 02:36 AM PST

Policia e Kosovës në raportin ditorë ka njoftuar se një femër e mitur nga Ferizaj ka raportuar për ngacmim seksual nga një mashkull.

"Viktima e mitur femër K-Ashkalike raporton se i dyshuari mashkull K-Ashkali e ka ngacmuar seksualisht. Viktima është intervistuar në prezencë të Punëtorit te Qendrës Për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.

Rama hap ekspozitën e tij në New York (Foto)

Posted: 12 Nov 2016 02:27 AM PST

Edi Rama

Ndonëse është koha më e papërshtatshme për diçka të tillë, duke qenë se reshjet e shiut janë kthyer sërish në fundjavë dhe vendi rrezikon nga përmbytjet, kryeministri s'i ka prishur planet e tij.

Lapsi.al sjell këtë foto nga ekspozita e Ramës në New York.

Në pamje të parë duket kryebashkiaku i New York-ut me Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB. Pas tyre qëndron kryeministri Rama.

01_15

Për shkak të largimit të tij në Amerikë, por edhe kundërshtive me kreun e shtetit, Rama nuk mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani.

Ekspozita e tij në New York vjen edhe në një kontekst delikat për të, nëse kemi parasysh debatet për deklaratat e tij kundër Donald Trump. /LAPSI.AL/

.

Donald Trump: Nuk do ta marr pagën e presidentit (Video)

Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST

Donald Trump

Trump gjatë fushatës së tij, gjegjësisht më 17 shtator të vitit 2015, u shpreh se nëse do të zgjidhej President, nuk do ta pranojë asnjë pagë të presidentit.

Paga e Presidentit të SHBA-së është 400 mijë dollarë./Lajmi.net

.

LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video)

Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST

Mirëpo disa qytetarë mendojnë se liberalizimin e vizave po e pengojnë dhe çështje të tjera. Ata këmbëngulin se këtë procese po e pengon më shumë korrupsioni e jo vetëm mos miratimi i Demarkacionit.

"Korrupsioni është pengesë më e madhe për procesin e heqjes së vizave. Demarkacioni nuk ka të bëjë asgjë me viza. Fajet i ka Qeveria e Kosovës", tha një qytetar.

"Unë mendojë korrupsioni. Nuk është në pyetje demarkacioni. Prapë se prapë korrupsioni dhe keqpërdorimet janë penges kryesore për heqjen e vizave", u shpreh një qytetar.

"Vetëm korrupsioni po i pengon kosovaret të lëvizin lirshëm", tha një qytetar.

"Heqjen e vizave po e pengon korrupsioni", u shpreh për rubrikën lajmiVOX një qytetar.

.

Policia prangos alkoolistin, do të lëshohet pasi të këndellët

Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST

Ndërkaq, qytetari qefli gjumin e mbrëmshëm e bëri në një krevat në stacionin policorë dhe jo në shtypin e tij, apo në ndonjë shtëpi të shëndetit. Policia ka informuar se ai do të mbahet në stacion deri sa të këndellët nga alkooli.

"Suharekë 11.11.2016-19:24. Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar nën ndikim të alkoolit ka drejtuar veturën e tije  duke goditur një shenjë trafiku. Njësiti policor me të arritur në vendin e ngjarjes i dyshuari dhe dy pasagjer meshkuj k-Shqiptar kanë tentuar që ti sulmojnë policët dhe i kanë penguar gjatë kryerjes së detyrës .Me urdhër të prokurorit të dyshuarit ngalen në stacion policor deri në këndellje", ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportimin e sajë të rregullt ditor. /Lajmi.net

.

Trump ndryshon mendje për një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës

Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST

Donald Trump

Rrëzimi i ligjit të 2010-s ka qenë një prej zotimeve më të hershme të republikanit. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar disi dhe Trump thotë se do të mbajë në fuqi nenet që u ndalojnë kompanive të sigurimit mohimin e mbulimit për sëmundje paraekzistuese.

Ai i tha "Wall Street Journal" se favorizon gjithashtu pjesën që lejon të rinjtë të përfitojnë sigurime nga policat e prindërve të tyre.

"Këto janë dy shtylla të ligjit. Më pëlqejnë shumë", deklaroi ai.

Trump këmbëngulte gjatë fushatës që "Obamacare" duhet të shfuqizohet dhe të zëvendësohet me diçka shumë më pak të shtrenjtë. Administrata amerikane kishte njoftuar se paketa e sigurimit shëndetësor për kategori të caktuara klientësh do të rritet 25 përqind vitin e ardhshëm.

Edhe Hillary Clintoni bënte thirrje për ndryshime në planin e kujdesit shëndetësor, por jo për shfuqizimin i tij. Mesa duket, ka qenë takimi me Obamën të enjten ai që e ka shtyrë Trumpin të ndërrojë mendim përsa i takon zëvendësimit të plotë të aktit të kujdesit shëndetësor.

Në një intervistë tjeter, dhënë këtë herë për CBS, republikani u shpreh se do të përpiqet që të ruajë disa pjesë të paketës së Obamës, ndërsa të tjerat do të zëvendesohen për t'u ofruar amerikanëve kushte sa më të mira për më pak para.

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more