Skip to main content

“Fotot më të bukura të nënave para dhe pas shtatzënisë” plus 9 more Lajmet

“Fotot më të bukura të nënave para dhe pas shtatzënisë” plus 9 more Lajmet


Fotot më të bukura të nënave para dhe pas shtatzënisë

Posted: 06 Nov 2016 11:17 AM PST

Shtatzënia është një prej periudhave më të bukura të jetës. Gjatë kësaj kohe, nënat përpiqen që të realizojnë gjëra të bukura, të cilat do të mbeten si kujtimet më të veçanta. Më poshtë po ju tregojmë disa foto të mrekullueshme të realizuara nga nënat para dhe pas shtatzënisë.

330455-1000-1451758181-beforeandafter 330955-1000-1451758181-ffbc464a53c2399de1eafa82d2332f6f 331055-1000-1451758181-ed9542fb-f0ae-47a6-b3a9-2522bb24afb6---0- 330705-1000-1451758181-445330655-1000-1451758181-2d67e029ce60c19f4901b86635571ba0 331455-1000-1451758181-01 330755-700-1451758181-4482907_orig6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Fotot më të bukura të nënave para dhe pas shtatzënisë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Beyonce dhe Jay Z mbështesin Hillary Clinton

Posted: 06 Nov 2016 11:13 AM PST

Beyonce dhe Jay Z mbështesin Hillary Clinton. Në një koncert të mbajtur në Ohio në mbështetje të kandidates republikane, ata kanë shkëmbyer një puthje të ëmbël me njëri-tjetrin.

Këngëtarja 35-vjeçare dhe reperi 46-vjeçar u puthën në sy të gjithë të pranishme me qëllim që të nxisnin personat që të votonin për presidenten e parë femër në Amerikë. Kjo puthje spontane vërtetoi edhe njëherë se martesa e tyre prej 8 vitesh është më e fortë se kurrë.

beyonce-jay-z-hillary-clinton-get-out-the-vote-4 beyonce-jay-z-hillary-clinton-get-out-the-vote-2 beyonce-jay-z-hillary-clinton-get-out-the-vote-66 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Beyonce dhe Jay Z mbështesin Hillary Clinton appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Kukësi ngjitet në krye, kalon Vllazninë 3-1

Posted: 06 Nov 2016 07:38 AM PST

Kukësi nuk fal. Skuadra e trajnerit Ernest Gjokës shfrytëzon më së miri asistin e Skënderbeut duke arritur një fitore me shumë peshë në "Zeqir Ymeri" që i siguron vendin e parë të klasifikimit. Suksesi 3-1 ndaj Vllaznisë me dy gola të Pejiç, i cili skon në kuotën 8, e zhvendosin ekipin verilindor në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Skënderbeu por me golavarazh më të mirë. Ndeshja nisi vrullshën që në minutën e 3 me Pejic që nuk arriti të fitonte duelin me portierin e Vllaznisë, Agovic, ndërsa Albi Alla tentoi golin spektakolar 5 minuta më pas. Bomberi kroat nuk e humbi qetësinë duke u shkëputur saktësisht në të 18-ën dhe duke djegur në kohë mbrojtësit shkodranë për të zhbllokuar sfidën me një gol që çtensionoi ekipin vendas.

Në të 27-ën, Hasani tentoi me një goditje të lehtë brenda zonës por Agovic nuk u ka në befasi, në krahun tjetër, Vicer nuk arriti të shënjestronte saktësisht portën. Vllaznia tregoi pak forcë sulmuese madje 10 minuta nga fundi, Vicer shkaktoi një penallti që e mori përsipër Pero Pejic i cili u ndal sërish nga Agovic. Pak minuta më vonë ishte portieri i shkodranëve ai që gaboi përballë shtatlartit kroat. 11 metërshi i dytë i akorduar brenda pak minutave për Kukësin dhe këtë herë Pejic tundi rrjetën.

Ky ishte goli që zgjoi nga gjumi skuadrën e Armando Cungut pasi në minutën e 44, Shtubina ndëshkoi Koliçin.

Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë pasi goli i Shtubinës hapi oreksin e shkodranëve që rrëzikuan me Krymin në të 45-ën dhe Cicmil në minutën e 3 shtesë. Me rikthimin e skuadrave në fushë, loja nuk dhuroi emocione deri në minutën e 59 kur Pejic këtë herë në versionin e shërbyesit, dhuroi një asist për Gurin që tundi rrjetën për herë të tretë në prekjen e parë të topit.

Një gol që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes sepse Kukësi zgjodhi të ms ulmonte më duke u kthyer në gjysmëfushë për të mbrojtur rezultatin ndërsa Vllaznia kërcënoi disa herë portën e Koliçit. Gardiani i verilindorëve devijoi me vështirësi goditjen e kroatit Vicer në minutën e 68, ndërsa pak sekonda më vonë ishte radha e Cicmil që të ndalej nga Koliçi. Ishte sërish Vicer që kërkoi të ngushtonte diferencën (74), ndërsa në minutën e parë shtesë, i njëjti lojtar kërkoi të kapte në befasi portierin vendas, por pa ia dalë mbanë. Vllaznia e mbylli këtë sfidë në sulm por pa arritur të largohet me asnjë pikë, duke mbetur në vendin e 7 me 11 pikë në klasifikim. Në krahun tjetër, Kukësi konfirmohet skuadra për t'u mundur në Kategorinë Superiore pasi ende nuk e njeh shijen e humbjes.

6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kukësi ngjitet në krye, kalon Vllazninë 3-1 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

De Niro refuzon të bëjë fotografi me Arnold Schwarzegger

Posted: 06 Nov 2016 05:32 AM PST

Robert De Niro refuzoi të bëjë fotografi me Arnold Schwarzegger në një mbrëmje të premten e kësaj jave. "Nëse ju mbështesni Trump-in, nuk dua të kem të bëj me ty", i tha De Niro duke refuzuar realizimin e fotos.

De Niro 2Ai dhe Schwarzenegger, ish-guvernatori republikan e Kalifornisë, shkuan së bashku në festën gala në Beverly Hills. De Niro më herët ka bërë një video ku kritikonte dhe fyente kandidatin republikan për zgjedhjet e 2016, Donald Trump.

Gjithashtu ai u kërkonte qytetarëve amerikanë që të mos e votonin sepse Trump ishte një idiot, një derr dhe që do të donte ta gjuante me grusht.

6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " De Niro refuzon të bëjë fotografi me Arnold Schwarzegger appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Rusi, fenomeni i rrallë natyror habit banorët

Posted: 06 Nov 2016 02:03 AM PST

Natyra ka dhuruar një spektakël të pazakonte në Gjirin Ob, në veriperëndim të Siberisë në Rusi.Mijëra topa bore mbuluan një pjesë prej 18 kilometrash të bregdetit, madhësia e të cilëve arrin gati një metër, shkruan BBC._92287278_snowballs3

Topat janë rezultat i një procesi të rrallë të natyrës, kur pjesë të vogla të akullit rrotullohen nga era dhe uji për të krijuar këta topa gjigant._92287276_snowballs2

Vendasit në fshatin Nyda kanë thënë se kurrë më parë nuk kanë parë diçka të tillë._92287280_russianyda4641116

6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Rusi, fenomeni i rrallë natyror habit banorët appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Përleshje e përgjakshme mes pinguinëve për shkak të femrës (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:32 AM PST

Një video brutale është publikuar në internet, ku shihet një pinguin mashkull që dhunon fizikisht rivalin e tij në dashuri, duke i shkaktuar njëri-tjetri edhe rrjedhje gjaku. Pinguini kur u kthye në fole, e gjeti rivalin në një moment intim me partneren e tij. Videoja është filmuar nga "National Geographic' , dhe shihet qartë kur mashkulli e sheh partneren e tij me një tjetër mashkull.

Kaq ka mjaftuar që dy meshkujt të përleshen me njëri-tjetrin, duke i përdorur sqepat si shpata në luftën për dashuri. Kjo situatë zgjat për disa minuta, ku luftëtarët përdorin edhe krahët si armë. Ata i kanë kockat e forta e për pasojë e lëndojnë shumë njëri-tjetrin. Pasi gjakosen, meshkujt e ndalin përleshjen dhe thërrasin femrën, e cila do të vendosë se më kë ajo do të qëndrojë.

Si përfundim ajo qëndron me partneri e ri, të cilët shkojnë në fole. Por mashkulli që kishte në fillim, nuk i ka dhënë ende fund, sepse nuk do që të humbë nënë e të vegjëlve të tij. Ai i ndjek ata deri në fole dhe përleshja vazhdon. Në fund të luftës, ish-partneri i saj humbet dhe lihet jashtë në të ftohtë e pa fole.

6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Përleshje e përgjakshme mes pinguinëve për shkak të femrës (Video) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 6 nëntor 2016

Posted: 06 Nov 2016 01:47 AM PDT

DASHI

Do të gjendeni në një udhëkryq e do ju duhet të zgjidhni mes një historie që zgjat prej kohësh e një të reje që ju bën të ëndërroni. Kujdes!

DEMI

Ndikimet yjore gjatë ditës së sotme do ju japin mjaft forcë për tu përballur me vështirësitë. Në aspektin afektiv mund të merrni sot një deklaratë dashurie nga një njohje e re.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme diçka nuk do të shkojë në drejtimin e duhur, sidomos në aspektin afektiv. E kundërta do të ndodhë në ambientin e punës ku do të merrni sot vlerësime.

GAFORRJA

Yjet gjatë ditës së sotme do të përmirësojnë formën tuaj fizike. Në ambientin e punës do të mundoheni të vini rregull mes shumë parregullsive.

LUANI

Ndikimet planetare do ju përkrahin në të gjitha drejtimet. Në punë do të ndiheni të vlerësuar nga kolegë duke ju dhënë detyra të reja.

VIRGJERESHA

Do të keni një formë mjaft të mirë psiko-fizike gjë e cila do ju ndihmojë që pa shumë sforcime të mbyllni detyrat tuaja në ambientin e punës.

PESHORJA

Një ditë e pasur me momente të bukura sidomos në aspektin afektiv. Në ambientin e punës do ju duhet ti jepni zgjidhje një problemi teknik, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

AKREPI

Do të jetë mjaft e lehtë për ju të mbyllni gjithë impenjimet tuaja sot. Në ambientin e punës do të tregoheni paksa të nxituar sot. Kujdes!

SHIGJETARI

Do të përfshiheni sot në marrëveshje të rëndësishme për punën tuaj. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të keni mundësi të njihni persona të rinj për të kaluar një mbrëmje të këndshme.

BRICJAPI

Do të keni mjaft mundësi për të përmirësuar situatën tuaj financiare. Në aspektin afektiv është i mundur sot një diskutim me partnerin i cili ndihet si i lënë pas dore.

UJORI

Suksesi në ambientin e punës do të jetë në anën tuaj. Në aspektin afektiv do të merrni një telefonatë e cila do ju gëzojë. Një këshillë: qëndroni me këmbë në tokë dhe pranoni ftesën.

PESHQIT

Do të dini të përballeni me një pengesë të madhe nga e cila nuk do të keni frikë. Në ambientin e punës një investim do ju sjellë fitime.

Keni lexuar: " Horoskopi – 6 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

E çuditshme: I shpenzoi 100 mijë euro, për ta veshur Fiatin me mbi 100 kilogramë flokë njeriu (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 12:12 AM PDT

Lucia Mugno nga Padula e Italisë, i ka shpenzuar 20 ditë dhe afro 100 mijë euro për ta mbuluar një Fiat 500 me flokë njeriu.

Me 100 kilogramë material të dezinfektuar, të lyer dhe përpunuar, ky ekzemplar ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, si 'Vetura më Leshatorë ne Botë', transmeton Telegrafi.

Mbi 80 për qind e automobilit të prodhuar në vitin 1975, është me flokë të dy ngjyrave, ndërsa të zbuluara janë vetëm pjesët elementare.

Me gjithë gërshetat e shumta dhe pjesët tjera të lëshuara, vetura lëviz në mënyrë normale në rrugë dhe nuk e ka asnjë pengesë.

"Është një veturë e rrallë dhe e punuar me përkushtim, që ka thyer edhe rekord botëror", është përshkrimi që e shoqëron makinën që ka dalë në ankand.

Sidoqoftë, blerësit që mund ta ketë në posedim, i rekomandohet të mos e vozisë në mot me shi. /Telegrafi/

The Fiat 500 covered in human hair. See SWNS story SWHAIR; A stylist is selling her one-of-a-kind car after spending £75,000 decking it out with 100kg of HUMAN HAIR. Lucia Mugno spent 20 days covering the 1975 Fiat 500 with huge braids of black, blonde and brown hair from India. She transformed the humble city car into a one-of-a-kind machine with the interior including the STEERING WHEEL covered in hair. The car is understood to run perfectly although it is recommended Lucia avoids driving it around her hometown of Padula, Italy, when it is raining. The Fiat 500 is now in the Guinness Book of Records as The Hairiest Car in the World. Lucia is now selling the Fiat 500 through the Catawiki auction website - with the online marketplace giving the one-off motor a £110,000 estimate.

The Fiat 500 covered in human hair. See SWNS story SWHAIR; A stylist is selling her one-of-a-kind car after spending £75,000 decking it out with 100kg of HUMAN HAIR. Lucia Mugno spent 20 days covering the 1975 Fiat 500 with huge braids of black, blonde and brown hair from India. She transformed the humble city car into a one-of-a-kind machine with the interior including the STEERING WHEEL covered in hair. The car is understood to run perfectly although it is recommended Lucia avoids driving it around her hometown of Padula, Italy, when it is raining. The Fiat 500 is now in the Guinness Book of Records as The Hairiest Car in the World. Lucia is now selling the Fiat 500 through the Catawiki auction website - with the online marketplace giving the one-off motor a £110,000 estimate.

Keni lexuar: " E çuditshme: I shpenzoi 100 mijë euro, për ta veshur Fiatin me mbi 100 kilogramë flokë njeriu (Foto) " në Stilografi.com

Keni lexuar: " E çuditshme: I shpenzoi 100 mijë euro, për ta veshur Fiatin me mbi 100 kilogramë flokë njeriu (Foto) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Idrizi: I kërkoj urgjentisht qeverisë që të merret me rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga shteti grek

Posted: 06 Nov 2016 12:12 AM PDT

Shoqata Patrotike "Çamëria" ka zhvilluar një aktivitet mbi veprën e autorit të shquar Bilal Xhaferri. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës Patriotike "Çamëria" Dr. Abaz Hado, si edhe studiues e historianë të shumtë. Kreu i PDIU-së z.Idrizi, vlerësoi figurën e Bilal Xhaferrit si një njeri me përmasa të mëdha.

"Jemi mbledhur për kujtuar ditëlindjen e një njeriu me përmasa të mëdha, një talenti që ndoshta nuk do vijë më kurrë, të një trimi, i cili të gjithë guximin e tij intelektual e derdhi në letrat shqipe. Bilal Xhaferri nuk uli kokën para fatkeqësisë familjare, persekutimit, por pati fuqinë dhe u bë vetë. Mendoni sot, një punëtor krahu që shtron rrugën Bajram Curri-Fierzë dhe has kalanë 3 mijë vjeçare të Rosujes në Tropojë. Në mbrëmje i lodhur, i kequshqyer me dritën e zbehtë të llampës me vajgur shkruan një rrëfenjë për Baton e Ilirisë. Një djalë i Çamërisë që ngre në lart majën e hartës së Shqipërisë, kulmin e gegërisë. Ky njeri, të cilit nuk i dhanë shkollë, ju imponua me talentin e tij shkrimtarëve të realizmit socialist. I bëri që ta shihnin edhe ata burrat e propagandës të Lidhjes së Shkrimtarëve", u shpreh kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndërkohë z.Idrizi bëri me dije se do kërkojë që të hapen shkollat shqipe në Çamëri.

"Ne të gjithë e dimë që sot në Çamëri jeton një komunitet shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë. Do të kërkojmë të hapen shkollat shqipe në Çamëri, status që shqiptarët e Çamërisë e kanë patur që në vitin 1927. Duhet të kthehet drejtësia për shqiptarët e Çamërisë, për çështjen e pronave, për çështjen e njerëzve dhe për të gjitha të drejtat që kanë patur para vitit 1944. Sot çështjen çame nuk ka asnjë gjë që e ndal", theksoi z.Idrizi.

Gjithashtu kreu i PDIU-së bëri me dije se do i kërkojë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme që të merren me rastet e kthimit në kufi që po u bëhet shqiptarëve, nga ana e shtetit grek.

"Unë dua t'i adresohem fort dhe qartë qeverisë shqiptare. Përtej përshëndetjes që ne japim për qëndrimet që ka mbajtur për çështjen çame. Nuk mund të le dot pa përmendur, në radhë të parë Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm, për rastet e kthimit në kufi të shqiptarëve të Çamërisë, kryesisht pleq. Rasti i fundit është një rast që i ilustron të gjitha ato që kemi thënë. Bëhet fjalë për një zonjë 80-vjeçare, Ildize Bajrami. Pasi kishte jetuar 10 vjet në Greqi erdhi në Shqipëri dhe më pas u ndalua nga Policia Greke në kufi, për arsyen e vetme se kishte vendlindjen në Arpicë të Çamërisë. I kërkoj urgjentisht Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme që të merren me rastin në fjalë dhe me të gjitha rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga policia greke. Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë, në mënyrë që të lajmërojmë kancelaritë europiane, do i drejtohemi trupit diplomatik dhe do të kërkojmë si deputetë të Parlamenti të Shqipërisë që të investigohet për rastet e kthimit në kufi" – u shpreh Shpëtim Idrizi.

Ndërsa në fjalën e tij Kryetari i Shoqatës Patriotike "Çamëria" Dr.Abaz Hado vlerësoi rolin e Bilal Xhaferrit në letërsinë shqipe, sidomos kontributin që ka dhënë për pasqyrimin e genocidit që u bë ndaj shqiptarëve të çamërisë në vitin 1944.

Po kush ishte Bilal Xhaferri?

IMG-20161105-WA0016 (1)Bilal Xhaferri ka lindur në 2 nëntor 1935 në fshatin Ninat të Bashkisë Konispol, në Çamërinë e Veriut. I përket trungut të familjes së dijetarit të shquar, Hasan Tahsini.

Gjatë periudhës së tij të rinisë, ai punoi në disa kantiere ndërtimi, duke mos lënë pas dore në asnjë rast pasionin e tij për letërsinë dhe kryesisht për poezinë. Publikimi i tij i parë është "Rrugë dhe Fate", një vëllim me poezi.

Periudha e tij e krijmtarisë ishte shumë e shkurtër. Në vitin 1967 ai shkroi novelën "Krastakraus", e cila e pa dritën e botimit pas vdekjes së tij, në vitin 1993.

Bilal Xhaferi është shkrimtar dizident. Ai u përndoq gjatë periudhës së komunizmit dhe për t'i shpëtuar arrestimit dhe burgut, u arratis në gusht të 1969-ës për të ikur në SHBA.

Bilal Xhaferri ndrroi jetë në Çikago të SHBA-së, në 14 tetor 1986.

Si shqiptar i Çamërisë, një prej veprave të tij është edhe "Balada Çame", vargjet e së cilës tregojnë qartë, genocidin ndaj popullsisë çame.

Poezitë e Bilal Xhaferrit për Çamërinë për sa i përket përmbajtjes, janë të vetmet në të gjithë poezinë mbarëkombëtare që mbartin dramën e Çamërisë dhe dëbimin e hershëm të shqiptarëve të Çamërisë.

6 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Idrizi: I kërkoj urgjentisht qeverisë që të merret me rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga shteti grek appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Peshkaqenët me dy koka alarmojnë shkencëtarët

Posted: 05 Nov 2016 01:04 PM PDT

Një peshkaqen me dy koka, tingëllon si një përbindësh i marrë nga filmat horror, por shkencëtarët janë duke gjetur gjithnjë e më shumë si këta lloj në të gjithë botën.

Disa thonë se ky fenomen ka nisur që në 2008, kur peshkatari Christian Johnson kapi një peshkaqen ngjyrë blu, me dy koka në brigjet e Australisë. Në 2013, një grup peshkatarësh nga Florida, kapën një peshkaqen blu, të cilës në mitër iu gjet një këlysh me dy koka.

Peshkaqeni 2Duhet thënë se femra mban deri në 50 të vegjël në mitër. Kohët e fundit, kërkuesit spanjollë kanë gjetur një tjetër peshkaqen që kishte në bark të vegjlit e saj. Ata zbulua se një prej embrioneve ishte me dy koka dhe shkencëtarët e hapën me kujdes vezën për të studiuar embrionin e çuditshëm.

Peshkaqeni 3Profesori që drejton studimin Valentín Sans-Coma, është i paqartë nëse embrioni do të mbijetonte nëse ata do ta linin të lirë. Është e mundshme që këto embrione nuk jetojnë për një kohë të gjatë dhe kjo shpjegon se pse nuk janë gjetur më parë peshkaqenë me dy koka.

Peshkaqeni 4Lindja e peshkaqenëve me dy koka mbetet një mister për shkencëtarët dhese nuk dihen se kush janë faktorët që shkaktojnë këtë mutacion gjenetik. Ndërkohë numri i tyre është në rritje. Paraprakisht dyshohet se kjo ndodh për shkak të ndotjes, prezencës së lartë të kimikateve në ujë apo rrezatimi.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Peshkaqenët me dy koka alarmojnë shkencëtarët appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more