Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Sot kan festen e ditlindjeve 08-11-2016 . Antart e forumit shqiptar : G e z u a r .” plus 16 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot kan festen e ditlindjeve 08-11-2016 . Antart e forumit shqiptar : G e z u a r .” plus 16 more


Sot kan festen e ditlindjeve 08-11-2016 . Antart e forumit shqiptar : G e z u a r .

Posted: 07 Nov 2016 07:33 PM PST

Brus, Gleda, lemi (47), Liku (46), olimbi (43), agimifr (42), roberto (42), dard-hja (41), artim (40), Eugeni76 (40), Resmi Hibraj (39), Tigri-al (39), AL CAPONE (38), ebu abdurrahman (37), enerjeta (36), Purdue_Grad (36), Angjelini (36), girl4girlLOVE (32), SENSUALI_TR, ^^blue_eyes^^ (29), zabeli (27), dream_girl (27)
Emri:  1.jpg    Shikime: 3    Madhësia:  50.5 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

Posted: 07 Nov 2016 01:57 PM PST

Askush nuk kishte dyshim se Ilir Meta do të rizgjidhej në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pyetja ishte se çfarë mbështetjeje do të kishte tek anëtarësia e LSI-së platforma e dy kandidatëve rivalë, të cilët kërkojnë që LSI të jetë forca që do të përcaktojë kryeministrin, nëse ajo do të hyjë në koalicion me partitë e mëdha.

Morën pjesë në votimin 42.370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit, ose 84.29% e tyre. Në kutitë e votimit u gjendën 42.370 fletë votimi, nga të cilat 41.862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme. Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë: kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31815 vota, ose 76% të tyre; kandidati Përparim Islam Spahiu ka marrë 5065 vota, ose 12.1% të tyre; kandidati Shezai Feta Rrokaj ka marrë 4.982 vota, ose 11.9% të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në rezultatet e mësipërme vendosi të shpallë fitues të garës për kryetar të LSI-së zotin Ilir Meta", deklaroi zëdhënësja Ornela Zonja në një komunikim me mediat.

Ilir Meta paralajmëroi të dielën se nuk do të marrë asnjë vendim pa zgjdhjen e strukturave të LSI-së, një proces që do të zgjasë deri nga fundi i dhjetorit.

Por më e rëndësishmja, pjesë e fushatës së Ilir Metës ka qenë premtimi për vendimmarrje më kolegjiale, që do të thotë se 24-përqindëshi që ka votuar për Ilir Metën kryeministër nuk do të lihet pa u dëgjuar.

/ Top Channel

Gati për luftë”, NATO 300 mijë forca në përballjen me Rusinë

Posted: 07 Nov 2016 01:42 PM PST

NATO po përgatit për luftë me Rusinë mbi 300 mijë ushtarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike që citojnë përfaqësuesin e përhershëm të Britanisë së Madhe pranë NATO-s, Adam Tomson.

Shkak janë bërë tensionet e larta të kohëve të fundit me Moskën, çka kanë shtuar rrezikun e shpërthimit të një konflikti të armatosur.

Sipas tij, ngritja e kësaj force do të bëhet brenda tre muajsh dhe do të jetë e gatshme për tu dërguar në zonat ku mund të shpërthejë konflikti i mundshëm me ushtrinë ruse, kryesisht në shtetet e Europës Lindore.

Trupat janë grumbulluar nga të 28 vendet anëtare të aleancës veri-atlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltemberg tha për mediat britanike se kohët e fundit është vënë re se Rusia është bërë mjaft aktive në shumë fusha, veçanërisht me propagandën e saj në disa vende europiane anëtare të Aleancës. Ndaj dhe NATO po reagon me përforcimet më të mëdha, që prej luftës së ftohtë.

Pjesë e planit për vënien në gatishmëri për luftë të 300 mijë trupave është edhe dërgimi i 4 mijë ushtarëve në Lituani, Letoni, Poloni e Estoni brenda 2017-ës. Marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë janë tensionuar që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit sirian./ tvklan.al

De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent

Posted: 07 Nov 2016 01:38 PM PST

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Izraelin.

Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë përballje tejet të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

E veçantë e këtij grumbullimi është se De Biasi ka marrë katër portierë, duke iu shtuar treshes, Berisha, Hoxha dhe Shehi edhe portieri i talentuar Thomas Strakosha.Telegraf

Në Kombëtare është rikthyer edhe Arlind Ajeti, ndërsa ftesë ka marrë edhe talenti i Pescaras, Rey Manaj.

Ftesë ka marrë edhe Armando Sadiku i cili ka qenë i lënduar deri më tani, ndërsa mungon Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi që pësoi një lëndim ditën e djeshme në përballje me La Galaxy. /Shqipëriaime

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Andi Lila, Ansi Agolli, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Migjen Basha, Eros Grezda, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi.

Sulmues: Bekim Balaj, Edgar Cani, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rey Manaj

Skandal në burgun e Fierit, shikojeni se çfarë bëjnë të dënuarit

Posted: 07 Nov 2016 01:34 PM PST

Pamjet që shihni duket sikur janë filmuar në një pikë lavazhi makinash, por në fakt janë filmuar në oborrin e burgut të fierit.

Ata që duken si punonjës të lavazhit, në fakt janë të dënuar të burgut, ndërsa makinat që lahen, janë të drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të këtij burgu.

Kjo video është filmuar një nga ditët e fundit, por burime nga burgu i fierit bëjnë me dije se një situatë e tillë është e zakonshme. Të dënuarit bëjnë pastruesin e makinave të drejtuesve të burgut, ndërkohë që policët e tij mbajnë nën vëzhgim procesin.

Një situatë e tillë është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, pasi të dënuarit detyrohen të lajnë makinat private, por edhe shkelje e hapur e sigurisë së tyre, pasi të dënuarit dalin në parkingun e burgut ku janë të ekspozuar./BalkanWeb



Skandali/PD letër KE: Mos hapni negociatat me Shqipërinë

Posted: 07 Nov 2016 01:27 PM PST

Letra e PD drejtuar KE 2 ditë para progres-raportit
PD, tre kushte shtesë për çeljen e negociatave
Bumçi sqaron kushtet: Jemi përballë inkriminimit
Bregu kundër PD: KE të çelë negociatat pasnesër
Gjosha: Presim rekomandim pozitiv nga KE-ja

Hilari o Donald ...?!

Posted: 07 Nov 2016 07:06 AM PST

Ne gjithe Evropen jane ne pritje se kush nga kandidatet per "shtepine e bardhe" do te jete fitues.
ne "Sputnik Italia" mbahen perdite sondazhe sikur ne stilin e nje burse me zik-zaket dhe hecurite e papritura qe e karakterizojne.
Ne shume vende te Evropes mbahen sondazhe, ku ne statistikat e zyrave perkatese me serioze, marrin ne shqyrtim "kompionatura"
me nga 1000 persona nga te gjitha moshat, profesionet dhe vendbanimi ne ate shtet.
Mund te shprehemi edhe neve, per ke deshiron, kush nga kandidatet ne fjale te plotesoje kushtet si president,
kush nga keta do te ishte me i "sigurt" si personalitet..., apo thjesht per simpati personale.
Nuk eshte sondazh por thjesht si e mendojne shqipet, ne prag te votimeve presidencjale amerikane.

Pershendetje




Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Rama dhe Tahiri, të zhveshur përballë policëve

Posted: 07 Nov 2016 06:32 AM PST

"Rendi dhe siguria në gjendje kritike, kryeministri merret me Berishën dhe veshjet e Erdoganit"

Pas tre vjetësh në qeveri, Edi Rama vazhdon të krahasohet me qeverinë Berisha edhe për atë që ai e quan si "reformë në polici". Përballë premtimeve të pambajtura për të luftuar krimin dhe korrupsionin, krahasimi është i qëllimtë. Ai është më i lehtë kur bëhet pa shifra, siç veproi sot kryeministri në prezantimin e uniformave të reja të policisë, për të cilat falenderoi "vëllain Erdogan".

Qeveria Berisha u largua edhe për "mëkatet" e policisë, edhe për dështimet e saj në luftën kundër krimit e korrupsionit. Edi Rama erdhi në pushtet jo vetëm për ta përmirësuar gjendjen e rendit, por edhe me premtime shumë të mëdha.

Por pas tre vjetësh ai s'ka realizuar as premtimet më të vogla përsa i përket rendit. Dhe për këtë arsye kërkon shpëtim tek krahasimi me Berishën, të cilin e përdori njëherë për të ardhur në pushtet në vitin 2013.

Duke mos patur bilanc në tre vjet qeverisje kërkon të shkojë edhe në zgjedhjet e 2017 –ës duke "u matur" me Berishën.

Mungesa e bilancit shpjegon edhe faktin se përse shkulet një kryeministër dhe një ministër i brendshëm për të prezantuar disa uniforma, të cilat i kanë prezantuar edhe më parë po me kaq zhurmë.

Po çfarë ka ndryshuar në këto tre vjet në polici përveç uniformave me të cilat nisi dhe po përfundon "reforma Rama" me rendin?

"Tre vjet më parë policia e shtetit ishte e tradhëtuar, e braktisur dhe e pafinancuar", u shpreh Rama, pa dhënë detaje se si u tradhëtua dhe kush e tradhëtoi apo se çfarë masash ka marrë qeveria e tij kundër këtyre tradhëtarëve.

Kryeministri nuk e ka të ndaluar të bëjë krahasime me qeverinë paraardhëse. Por kur krahasimet bëhen në formë akuze dhe kur këto akuza janë pa prova konkrete e të karakterit politik, bëhen qëllimshëm për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të krijuar konfuzion.

Pas tre vjetësh në qeveri, Edi Rama duhet ta shohë policinë në një tjetër këndvështrim: ai duhet ta gjykojë atë në raport me ligjin që ka për detyrë të mbrojë dhe kriminalitetin që duhet të luftojë.

Po si është policia sot në raport me detyrat e saj kushetuese?

Një dokument i SHISH, i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme flet se krerët e saj janë të implikuar rëndë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

Për herë të parë në Shqipëri është mbjellur drogë në të 4 anët e vendit. A nuk është detyrë e policisë parandalimi i drogës? A ka ajo përgjegjësi për këtë gjendje? A është ky sukses apo dështim i saj?

Kur sheh mbi 230 hektarë drogë të mbjellë në Shqipëri dhe kryeministrin që flet për reformë, pyetja që bëhet është: a është polici i ndershëm i tradhëtuar nga shefat që bashkëpunojnë me trafikantët?

Kryeministri tha se "prej sot në rrugët e qyteteve qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirrë edhe në drejtim të dukjes".

Por në vitin e tretë të qeverisë së tij, më shumë se çfarë mbajnë veshur policët, qytetarët kanë parë parcelat e drogës që shumë prej tyre ndajnë me trafikantët. Ata kanë parë se si dekonspirohen aksione dhe hetime të Prokurorisë kundër trafikantëve të drogës. Dhe në këtë ka dyshime të forta se është i implikuar edhe vetë Ministri i Brendshëm, si në rastin e pilotit italian të drogës, Guido Andrea Guidi, ku Tahiri u dërgoi sms disa gazetarëve duke u thënë se Guidi kishte folur dhe kishte dhënë emra.

Qytetarët kanë parë, edhe përmes denoncimeve të opozitës, persona me precedentë penalë të emëruar në polici. Emërimet politike, nepotike e krahinore mbizotërojnë. Lapsi.al ka publikuar një listë me të gjithë drejtuesit e policisë që janë nga Tepelena, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe në drejtoritë e rretheve.

Disa javë më parë Lapsi.al zbuloi një tjetër skandal të policisë së Tiranës: tentativën për të fshehur një vrasje për kanabis në Shëngjergj të Tiranës dhe për ta arkivuar atë si vetëvrasje.

A është kjo policia që i shërben ligjit dhe luftës ndaj kriminalitetit?

Vitin e shkuar, Lapsi.al botoi një raport sekret të aksioni policor. Bëhej fjalë për lënien të lirë të një super –trafikanti të shumëkërkuar për drogë, për shkak se ai ishte fshehur në makinën e një deputeti. "Me urdhër nga lart" policët që kishin ndaluar makinën e Mark Frrokut e lanëtë lirë edhe pse e dinin që brenda ishte Bardhok Pllanaj.

A ka tradhëti më të madhe ndaj një punonjësi të ndershëm të policisë në detyrë?

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pranuar publikisht se ka pritur dy herë në zyrë dhe në një vilë qeveritare që person që i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. A ka dekurajim më të madh të policisë në luftën kundër kriminelëve?

Për tre muaj me radhë, drejtuesit më të lartë të saj mbajtën të fshehur një kërkesë të Interpolit belg për të arrestuar Mark Frrokun, që ishte dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel. A ka tradhëti më të madhe ndaj ligjit nga vetë policia?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është nën hetim se ka lejuar hyrjen në Shqipëri të një pajisje që dyshohet të ketë kryer përgjime të paligjshme të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, gjyqtarëve, prokurorëve, gazetarëve e biznesmenëve.

Ai u pezullua nga detyra, por u kthye vetëm pas presioneve më të forta që ka para ndonjëherë gjyqësori nga ndonjë kryeministër apo ministër i Brendshëm, që ndërmorën një valë fushate kundër gjykatësit që dha vendimin, me kërkesë të prokurorisë.

Dy ditë më parë, 11 drejtues të policisë Lezhës u lëvizën nga detyra pasi zbuluan një magazinë me 4.2 ton kanabis. Policia mohoi lidhjen mes dy ngjarjeve, por nuk dha arsye përse u kryen këto lëvizje, duke i lënë dyshime të hapura.

Në këto tre vjet skandalet kanë qenë të njëpasnjëshme, akuzat ndaj drejtuesve të policisë nga më të rëndat, dyshimet nga më të fortat, situata e kriminalitetit nga më alarmantet.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm shpalli "dorëzimin" përballë grabitësve, duke deklaruar se për t'i evituar grabitjet e karburanteve duhen karburante që funskionojnë si "automate". Pak ditë më pas, mbrëmjen e së shtunës, një punonjës karburanti u vra nga një grabitës, i cili ka dëgjuar me siguri ministrin duke pranuar se karburantet që janë hapur gjatë natës, janë të pasigurtë.

Saimir Tahiri pranoi kështu se policia është e paaftë të mbrojë territorin, ashtu siç ka bërë me kanabisin, ku tha se nuk është vetëm çështje e policisë, vetëm e vetëm për të mos mbajtur përgjegjësinë se policia dështoi në parandalimin e kultivimit.

Për këtë gjendje ku ndodhet sot policia, e paaftë të parandalojë krimet dhe e pamundur për të mbrojtur qytetarët e saj dhe territorin, për nivelin që ka prekur kriminaliteti, me trafikantë që ndërtojnë edhe pista avionësh droge dhe kanë riaktivizuar gomonet e fuqishme të drogës në Adriatik e Jon, krahasimet e kryeministrit me policinë e qeverisë së shkuar janë pa vend.

Me këto bilance negative, Rama e Tahiri u dukën më të zhveshur se kurrë përballë policëve me uniforma të reja të rreshtuar në sheshin para Teatrit.

Aq më tepër kur brenda uniformave të reja kanë hyrë policë që kanë lidhje me trafikantët, krahasimet e Ramës ngjajnë si tallje me policët e ndershëm dhe shqiptarët. /Lapsi.al

Lajm BOMBASTIK-QEVERIA KINEZE KONFIRMON-ALIENËT(JASHT TOKËSORËT) EKSISTOJNÊ!

Posted: 06 Nov 2016 11:52 PM PST

Qeveria Kineze konfirmon-Alienët(Jasht tokësorët) eksistojnë!!!! Automatikisht lind pyetja: çka do ndodh tani me besimet fetare në botë?! Anarki, mosbesim, shpërfillje apo diçka tjetër. Pse Kinezët paraqiten dhe konfrimojnë një lajm të tillë tani?!


It's OFFICIAL! China Has Admitted To The Existence of Aliens And UFOs

We know by now that various governmental institutions have spilled the beans regarding the existence of UFOs, but the Chinese want to break the ice and expose it all.

Because of the constant pressure posed by the people willing to know the truth of what's really happening on this planet, they had no choice other than declassify decades of thorough investigations of unidentified flying objects.

The CIA, the FBI, the Navy, NASA, military officials, retired astronauts, ex-personnel of area 51, plus many other governments from Brazil, Russia, and recently China, are all admitting at least in part or in full that some really messed up things are happening around us, with the cause probably being otherworldly.

Although this data has been known for quite some time by those actively investigating the UFO phenomenon, there are others who are just waking up to this reality and who deserve to know the truth.

In a recent gathering of the non-profit organization known as Citizen Hearing, Shi-Li Sun, an esteemed researcher and president of the Chinese UFO Federation has stepped forward denouncing this concealed reality of UFOs.

According to him, the UFO phenomenon not only is authentic, but it stretches back tens of thousands of years, to a time when ancient China was barely shaping its culture and traits.

In his acceptance, otherworldly visitors might had impacted our entire society, and for an unknown period of time contributed to the foundation of humanity before vanishing into outer space, probably to return at a later date to check on Earth's well-being.

In Chinese culture, all these otherworldly beings personified as deities were converted into a single great cosmic beast – the Dragon.

Chinese people consider ourselves as the descendent of Dragon, and Dragon is from outer space in the Chinese culture, so in the Chinese culture we are from outer space as descendent of Dragon," Shi-Li affirmed.

To break this short, here is what he had to say on behalf of himself, and all the prominent figures involved in the Chinese UFO Organization:

Certainly, after years of research, a large number of Chinese UFO scholars, including myself, are convinced of the authenticity of UFO, the existence of UFOs and aliens…So, we believe in the existence of UFOs, we believe in the existence of aliens and extraterrestrials."

If you want to find all the spicy details unraveled by the Chinese, make sure to watch the official statement in the video below.

Oh, and don't forget to spread the word about these groundbreaking news, everyone deserves to know about this. [Skip to 6:50 mark for the statement]

This article was originally published on UFOHOLIC.COM


Burim i lajmit:
http://www.higherperspectives.com/al...1799.html?c=si

Video/ Ky është momenti kur 27 – vjeçari qëllon për vdekje punonjësin e karburantit

Posted: 06 Nov 2016 01:28 PM PST

Ky është momenti kur 27 – vjeçari Arqilea Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në qytetin e Sarandës.

Në këto pamje të publikuara nga policia tregohet momenti kur 27 – vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve. Ai zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44 – vjeçarit Artan Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë bashkë me person tjetër jashtë karburantit.

Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë – Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.

Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27 – vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit./tvklan.al


Kamikazët e rinj të ISIS

Posted: 06 Nov 2016 01:23 PM PST

I ashtuquajturi Shteti Islamik po përdor një strategji të re për realizuar sulmet e tij. Sipas raportimeve më të fundit, ISIS po përdor qen si kamikazë.

Më shumë se 600 qen janë pajisur me bomba dhe po përdoren për të kryer sulme vetëvrasëse kundër forcave ushtarake të Irakut.

Lajmi u bë i ditur nga Fahmi Abbas, një oficer i ushtrisë irakene, për "IRNA".

"Terroristët e ISIS kanë pajisur 600 qen me bomba dhe duan që t'i lëshojnë në mesin e forcave ushtarake irakene dhe t'i shpërthejnë me telekomandë një moment që janë mes tyre".

Momentalisht ISIS gjendet në vështirësi dhe po përpiqet të fshehë përparësinë e ushtrisë irakene, teksa kjo e fundit është gjithnjë e më pranë marrjes nën kontroll të Mosulit.

Përgjatë 19 ditëve të fundit, qëkur beteja e Mosulit nisi, terroristët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë më shumë se 100 sulme vetëvrasëse në zona të ndryshme.

Por pjesa më e madhe e tyre, sipas autoriteteve në Irak, nuk kanë qenë të suksesshme, pasi janë neutralizuar në kohë./tvklan.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Partitë Minoritare

Posted: 06 Nov 2016 08:47 AM PST

Mbas partive të grekëve, PBDNJ dhe MEGA, shikoj se jemi mbushur me lloj lloj partish të tjera, me karakter krahinor dhe minoritar. Te këto lloj partish mund të përfshihet partia e vllehëve, ABDE, dhe partia e çamëve, PBDIU. Ekziston edhe unioni i romëve Amaro Drom dhe, herët a vonë, mund të kemi edhe parti rome. Nuk jam kundra këtyre partive (ndonëse PBDIU më duket më e çuditçmja nga të gjitha). Gjëja që nuk kuptoj është legaliteti i këtyre partive. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se shteti shqiptar mbron identitetin shqiptar dhe jo identitetet e tjera. Për më tepër, supozohet që çdo parti duhet të ketë një platformë qeveritëse të shqiptarëve dhe me dyshim e kam se ç'platforma qeveritëse kanë PBDIU dhe PBDNJ...

E përsëris që nuk jam fort i sigurtë sesi justifikohet ekzistenca e këtyre partive në sistemin politik shqiptar, por edhe në sistemet politike të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, etj. Në shumicën e shteteve evropiane nuk ka parti me karakter minoritar, ndonëse ka dhjetëra shoqata që lobojnë për të drejtat e minoriteteve/identiteve. Si justifikohen në rastin shqiptar këto parti? A besoni se janë të nevojshme dhe të dobishme për demokracinë shqiptare?

Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

Posted: 05 Nov 2016 12:10 PM PDT

Pamë një President të vëndit që nxitoi të vendosë dekorata tek disa ish-ballistë të vrarë nga Brigada e Mehmet Shehut në vitin 1943 pas kapjes rob të tyre në një betejë të tetorit të vitit 1943.
Pamë një Presidenttë vëndit i cili nxitoi të nxijë një periudhë të lavdishme të historisë së luftës së popullit shqiptaër kundër pushtuesve nazi-fashistë,.
Pamë një President të vëndit i cili me fjalën e tij nxit përçarjen dhe urrejtjen e të kaluarës duke induktuar në kohën e sotme ngjarje që i përasin një të kaluere e cila e ka thënë fjalën e vet me 29 nëntor të vitit 1944.
Përse ndodhi kjo dhe përse u hap ky problem me një aspekt të luftës nacional –çlirimtare në të cilën robërit armiq të kapur u vranë në vënd që të mbaheshin robër nga Mehmet Shehu.
Ajo ngjarje me 67 ballistet e zënë rob nga Brigada partizane mbetet një ngajrje e rëndë e luftës.
Pa e justifikuar veprimin e gabuar të Mehmet Shehut duhet patur parasysh se vrasjet e tyre përbëjnë një krim të asaj luftë, por të vrarët mbeten tradhetare sepse ishin në luftë, ishin në një anë me forcat gjermane në ndihmë të tyre, dhe me armë në dorëluftuan kuundër forcave partizane.
Vrasje të tilla kanë ndodhur gjatë luftrave sigurisht në kohën e luftës dhe ka plot shëmbuj fatkeqë madjde mund të kujtojmë ushtarët polakë të cilët u përdorën nga anglezët në luftime kundër gjermanëve të cilët u vranë disa qindra në 1943-1944; shumëkush i njeh rastet kur avionër anglezë dhe amerikanë rrafshuan qytetet e Gjermanisë në fund të viteve 1944 dhe në fillim të viteve 1945, apo përdhunimet massive të forcave anlo-amerikane dhe ato ruse në Gjermani. Pra njihen këto ngjarje të zymta dhe zhgënjyese të cilat hedhin një hije të zymtë ndaj fitimtarëve të cilët e shprehin valën e zemërimit të tyre ndaj ushtarëve gjermanëve por dhe ndaj popullsisë gjermane dhe qyteteve të Rajhut. Dihet hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki ku u vranë në të dy qytetetrreth 300.000 vetë dhe SHBA as sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për këtë krim duke u justifikuar me termin se …..ishte luftë….
Sidoqofte vrasje te tilla ne lufte ndodhin edhe sot; kujto bombardimet e SHBA kunder spitalëve apo të ashtuquajturat: "zjarr miqesor" kur vriten gabimisht njerez.
Mehmet Shehu beri krim; nuk duhej ti vriste por ti mbante rober. Por ata ishin me arme ne dore se bashku me njesine gjermane kunder partizaneve. Kjo eshte tradhti e rende.
Pra ngjarje të tilla ndodhin dhe janë ngjarje fatkeqe të cilat rjedhin nga egërsia e luftës.
Sidoqoftë ngjarja e para 73 vitesh e evidentuar nga Presidenti me dekorimet e pamerituara të disa ballistëve të cilët u vranë pasi ishin kapur rob u vranë padrejtësisht me urdhër të Mehmet Shehut, përbën një ngjarje të hidhur sepse u tejkaluan dhe u shkelën të drejtat ndërkombëtare të kujdesit ndaj robërve dhe si e tillë përbën krim, por kjo nuk do të thoë se ata nuk mbeten tradhëtarë të një organizatë të dënuar botërisht si organizata e Ballit Kombëtar e cila mbetet ndërkombëtarisht e dënuar si organizatë kolaboracioniste dhe tradhëtare.
Që ballistët e asaj lufte ishin luftëtarë të Ballit Kombëtar kolaboracionist kjo dëshmohet dhe nga dokumenti i mëpshtëm.
Në një raport të pabotuar deri tani të oficerit të zbulimit të divizionit 100 me titull "Negociata me grupbandat Berat", e datës 29 shtator 1943, ndëmjet nëntogerit gjerman Riesterer dhe Neshat Hysit, komandant i Beratit dhe komandant i Brigadës X partizane, ky i fundit i kërkon oficerit gjerman që gjermanët të miratojnë marrjen e qytetit të Lushnjes dhe Fierit nga forcat partizane.
Më 23 tetor 1943, nacionalistët, siç shkruhet në raport, njoftojnë divizionin 100 gjerman se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes.
Një ditë më vonë, më 24 tetor 1943, oficeri i zbulimit të divizionit 100 të këmb. së lehtë shkruan në raportimin e tij ditor: "Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen. Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […]."(BA/MA, RH 26-100/46, ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
Siç shkruhet në të, por edhe siç del nga dokumenti gjerman, në organizimin e mbrojtes së qyteti gjermanët kishin përfshirë edhe forca të Ballit Kombëtar. Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjes. Sipas dokumenteve gjermane luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor 1943. Duket theksuar që në përmbledhjen mujore të situatës së div. 100, në datën 21 tetor nuk është shënuar asnjë luftim.
Siç u tha më sipër, këto çeta të Ballit Kombëtar ishin dhe luftonin përkrah trupave gjermane. Madje, në rastin konkret ruanin qytetin në llogari të gjermanëve. Ditari i divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë gjermane i përshkruan deri në detaje të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon dhe nuk lë shteg për diskutim. Të pretendosh se, gjermanët nuk ishin në Lushnje në këtë moment, është gabim. Ndërkohë ata kishin hyrë edhe më në thellësi të vendit. Më 9-10 tetor 1943, gjermanët kishin bërë në Vlorë arrestimet e para masive. Rreth 376 persona u arrestuan befasisht, ku gjermanët pretendonin se ndër ta ishin afro 100 komunistë. Sigurisht që listat e arrestimit u përgatitën nga miqtë e tyre shqiptarë.
(http://ëëë.gazetadita.al/raporti-gje...mehmet-shehut/).
Historia dhe ligjet nderkombetare kane pranuar Shqiperine si fituese e luftes antifashiste dhe si pjestare me Koalicionin Fitues Antifashist: SHBA-ANGLI-BS-FRANCE. Gjithashtu është denuar si kolaboracioniste organizata e Ballit Kombëtar.
Balli Kombetar mbetet nje organizate qe bashkepunoi me nazi-fashizmin dhe është i dënuar moralisht dhe faktikisht nga Historia si tradhëtarë dhe kolaboracionistë. Madje dhe Disa Kryeministra gjatë kohës së Okupacionit ishin anëtarë të Ballit Kombëtar si ibrahim Bej Biçaku 9 shtator-24 tetor 1943 dhe Mehdi Bej Frashëri 24 tetor -3 Nëntor 1943, të cilët Kryeministra janë përgjegjës për ngjarjen.
Nuk mund te fshihet tradhetia pas 70 vitesh me justifikimet e 67 te vrareve fatkeqe. Lufta ka dhe te vrare te pafajshem por kjo nuk do te thote qe ballistat dhe organizata e tyre nuk ishte tradhetare. Ata mbajne njollen e zeze se bashkupunuan me pushtuesin dhe oaten edhe qeveri te miratuar nga pushtuesit. Shiko emrat e tyre me siper.
ne diskutimin tend ka nje gabim te vogel: ju e gjykoni luften dyke perzjere e mbivendosur problemet e sotme.
E parë në këtë prizëm Presidenti Nishani ka bërë një gafë të rëndë duke dekoruar këta njerëz fatkeqë por që e mbajnë vulën tradhtarë sepse u kapën robër me armë në dorë kundër partizanëve. Kjo ngjarje mund të përkujtohet me një ërmendore dhe jo me dekorime.
Gafë të rëndë, se me dekorimin e këtyre njerëzve Presidentii vendit hedh poshtë padrejtësisht rolin e Shqipërië dhe të Luftës Nacional Çlirimtare në anën e fituesve dhe në anën e Koalicionit Anti-Fashist Ndërkombëtar duke shkelur gjithashtu dhe mbi gjakun e dëshmorëve të luftës. Kjo është një përgjegjësi e rëndë.

Shqipëria e Rilindur: Fabrika e përpunimit të hashashit në Rrëshen prodhonte 4.4 ton drogë

Posted: 04 Nov 2016 05:27 PM PDT

Fabrika e drogës, aty ku kanabisi përpunohej me imtësi

Emri:  fabrika-kanabisit.jpg    Shikime: 137    Madhësia:  89.4 KB

Një dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome.

Për efekt prove materiale për dy ditë rresht policia e peshoi dhe zhvendosi kanabisin që ishte në proces tharjeje e pastrimi, megjithëse gjurmët e drogës kanë ngelur kudo. Në magazinë gjen ende modelet e dyerve që duhej të prodhoheshin në këtë objekt, ku sapo kalohej pragu nuk prodhoheshin mobilje, por drogë.

Policia e Lezhës, që kreu goditjen befasisht ndoshta edhe për policinë lokale, thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.

Dy personat më aktivë në këtë proces janë shtetasit Altin Ndoj dhe Valentin Simoni, ndërkohë që ishte punësuar si ekspert kanabisi edhe Ramo Gaba nga Lazarati. Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa dërrmuese janë banorë të lagjes ku ndodhet magazina. Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që i shoqi është arrestuar.

"I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të", thotë Marte Ndoj.

Suzana Ukaj, u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrrin. Ishte dita e saj e parë në punë.

"Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek", rrëfen Suzana.

Mjaftojnë një palë gërshërë për t'u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin.

Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Gjykata Kushtetuese: Reforma në drejtësi e Rilindjes Socialiste është antikushtetuese!

Posted: 04 Nov 2016 05:21 PM PDT

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e 'Vetting'-ut, PD arrin "fitoren" e parë

Emri:  gjykata-kushtetuese-640x267.jpg    Shikime: 127    Madhësia:  27.4 KB

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin e "Vetting"-ut për reformën në drejtësi, duke i dhënë të drejtë kështu opozitës që kishte kërkuar rrëzimin e tij.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mazhorancën, duke vendosur pezullimin e hyrjes në fuqi të tij, deri në shqyrtimin në themel të të gjithë çështjes.

Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.

Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar së pari pezullimin e tij dhe shpalljen si antikushtetues.

Ky vendim e ngrin ligjin, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë ligjin në Venecia.

Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani. Ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht argumenteve për vlerësimin e ligjit nga Venecia, shkon kundër qëndrimit të ndërkombëtarëve. Vetingu ka pasur mbështetjen e SHBA dhe BE, ambasadorët kanë kërkuar miratimin e këtij ligji me çdo kusht edhe nëse PD-ja nuk jepte votat e saj. Kthimi i ligjit pritet të komplikojë edhe një herë situatën politike, jo vetëm mes PS dhe PD, por edhe mes SHBA, PD-së dhe trupës gjyqësore që doli kundër një prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ben Blushi divorcohet me Rilindjen, krijon partinë LIBRA!

Posted: 04 Nov 2016 05:09 PM PDT

LIBRA, partia që Ben Blushi prezanton sot për publikun

Emri:  LIBRA.jpg    Shikime: 145    Madhësia:  30.6 KB

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, prezanton sot për publikun projektin e ri politik. Ai ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e re.

Prezantimi do të bëhet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në orën 18:00. Partia e tij do të quhet "Lista e Barabartë", ndërsa inicialet e partisë do të jenë 'LIBRA'. Blushi tregon se ",LIBRA " është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

ZAHIR PAJAZITI Një nga figurat më të medha të kombit shqiptar të te gjitha kohërave

Posted: 31 Oct 2016 11:56 AM PDT





ZAHIR PAJAZITI KOMANDANTI YNË I LAVDISHEM , ZEMRA E UÇK -SË


Një nga figurat më të medha të kombit shqiptar të te gjitha kohërave padyshim që është militanti ushtaraku Komandanti Kryeatentatori i UÇK së i pavdekshmi tmerri i okupatorit barbar serb dhe hafijeve legjenda Zahir Pajaziti i cili me 1 Nëntor 1962 pati ditën e bekuar të lindjes .

Tribun popullor , i zgjuar vigjilentë i frymezuar në Shqipërinë Adem Demaçin e figura tjera emblematike Zahiri me shok gjitheandej viseve tona kurrë nuk u ndal së punuari për çlirim e bashkim kombetar .

Zahir Pajaziti ishte njeri i popullit të thjeshtë , ishte arteria zemra e ilegales luftes dhe kur emri tij përmendej okupatori serb dridhej nga Prishtina në Beograd .

Komandant Zahir Pajaziti do mbahet mend përjetesisht , ai dhe Mbarë heronjet do kujtohen me pietetin ma të madh .

Pa burra kolosa vigana liberator si Zahir Komandanti , pa UÇK -në liria nuk do na vinte kurrë .

Kur Zahiri me njesitet e tij elite kalonte në fshatrat dhe qytetet tona të roberuara në vitet 90-ta forcat armike serbe urinonin në brekë nga frika nga tytat e kallashnikovëve çlirimtar .

Veç ditëlindje ke Komando

Erald Selca
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more