Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Sot kan festë ditlindjet .” plus 11 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot kan festë ditlindjet .” plus 11 more


Sot kan festë ditlindjet .

Posted: 11 Nov 2016 06:16 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN : DATA 12 - 11 - 2016 G E Z U A R .
clirim, rolando28, Dreq-Kercovari, Tina!, uraganifundit (47), roland28 (43), Lola1 (39), sweetshkodranja (39), HERIKLENT (37), chelsea12 (36), mirimomes (35), detty (35), eniko (33), Marisa (33), Eralda12 (33), buki_84 (32), gega (30), MafiaNegra (30), BENI_VLONJATI (30), [E-TROPOJANI] (30), hajduti 001 (29), Doktorri (29), kastriot11 (29)

Emri:  3.jpg    Shikime: 4    Madhësia:  47.7 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Bania rrespektin bereqetit .

Posted: 11 Nov 2016 08:14 AM PST

Emri:  BAHRI X.jpg    Shikime: 12    Madhësia:  61.7 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Byrek me spinaq

Posted: 11 Nov 2016 06:24 AM PST

INVESTIGIMI/ Historia sekrete e aferës ARMO dhe një tragjedi e paralajmëruar

Posted: 11 Nov 2016 04:13 AM PST

Më datë 4 nëntor kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, zbarkuan në Rafinerinë e Ballshit "Armo" dhe me pompozitet, inaguruan fillimin e punimeve pas marrjes së kësaj pasurie nga pronarë të rinj, prapa të cilëve qëndron sponsori dhe miku i tij i ngushtë biznesmeni Besnik Sulaj.

Vetëm 6 ditë më vonë pas nisjes së punës në këtë biznes, të akuzuar nga media dhe opozita si një aferë e madhe korruptive ndodhi tragjedia, si pasojë e të cilës kanë mbetur një punonjës i vdekur, dhe 11 të plagosur, mes të cilëve katër në gjendje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë, mund të thuhet me plot gojë, se ishte e paralajmëruar. Sipas të dhënave që vijnë deri tani, mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të amortizimit të uzinës dhe kushteve skandaloze teknike. ARMO, që nga dita që qeveria Rama ja dha në përdorim kompanisë pas së cilës është Besnik Sulaj kishte më shumë se 6 muaj që nuk ishte vënë në funksionim. Edhe më herët punonjësit e saj dhe kryetari i bashkisë së Mallakastrës ishin ankuar, se amortizimi dhe kushtet skandaloze teknike përbënin rrezik për punonjësit e saj.

Syri. net në disa shkrime ka denoncuar marrëveshjen sekrete të qeverisë me pronarët e rinj të ARMO, duke i mëshuar faktit se ajo asnjëherë nuk është bërë transparente. Nuk dihet asgjë se me çfarë kushtesh e kanë marrë pronarët e rinj në shfrytëzim, sa do të investohet, a do të ndërhyhet për të përmirësuar teknologjinë dhe eliminuar amortizimin e gjithë sistemit prodhues dhe përpunues në uzinë.

Ajo që dihet deri më tani është nxitimi i kryeministrit dhe pronarëve të rinj, për ta futur sa më shpejt në punë. E gjitha kjo, me alibinë e zgjidhjes së problem sociale dhe të punësimit të naftëtarëve.

"Megjithëse ky është një biznes privat, ne nuk mund të mbyllnim sytë ndaj një problemi të madh social. Kjo është detyra jonë dhe e kryeministrit Edi Rama që është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta. Vetëm biznesi që është rreth kësaj rafinerie, zinxhiri që nga furnizimi dhe pjesa tjetër prodhimi janë disa qindra milionë dollarë që janë pjesë e ekonomisë shqiptare", deklaroi krenarist ministri Gjiknuri, në datën 4 nëntor.

Ajo që bie në sy në fjalët e tij është evidentimi i rolit personal të Edi Ramës në këtë biznes; kryeministrit Edi Rama është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta.

Pra Rama ka menduar dhe është investuar që pronarëve të rinj të mos u mungojë lënda e parë nga e cila do të vijnë fitime të mëdha, por se në çfarë kushtesh do të funksionojë ky biznes nuk thuhet asgjë.

Kreu i opozitës Basha pas vizitës te të plagosurit pas ngjarjes së rëndë, deklaroi se janë është menduar, për nisjen e një hetimi parlamentar, për aferën e kryeministrit me "ARMO". Ndoshta duhet ta kishin bërë më herët këtë gjë, përpara se uzina të niste punë me shpejtësi, pa asnjë kolaudim dhe investim, sepse denoncimet mediatike, nga punonjësit dhe pushteti lokal kanë qenë të shumta dhe ndoshta tragjedia e mbrëmshme, mund të ishte shmangur.

Gjithsesi ky Komision Hetimor pas kësaj që ndodhi duhet të përshpejtohet, sepse ka gjasa që pas aferës "Armo" të zbulohet një lojë e madhe korruptive, qindra milion euro.

Le ta rikujtojmë edhe njëherë historinë e re sekrete të ARMO.

Pronarja e re e saj, përzgjedhur pa asnjë lloj konkurrimi dhe transparence nga qeveria Rama është Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC), një kompani internacionale pas së cilë qëndron biznesmeni Besnik Sula. Ajo e ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO, e cila prej muajsh kishte ndërprerë prodhimin dhe kishte lënë punonjësit pa paga, pa asnjë plan investimi të deklaruar.

Që në fillim të kësaj afere ku është përfshirë personalisht Edi Rama nisën dyshimet, pasi asgjë nuk u bë transparente. Madje edhe lajmi për këtë marrëveshje u mësua më datën 1 shtator, jo nga qeveria, as nga kompania e sapokrijuar përfituese, por nga prodhuesi më i madh i naftës në vend Bankers Petroleum.

Kjo e fundit kishte hyrë në një pazar të leverdishëm me qeverinë me këtë rast, prandaj edhe pas mbylljes së tij nëpërmjet në një deklarate për shtyp bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me pronarët e rinj të ARMO, në bazë të së cilës Bankers do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto te IRTC. Marrëveshja do të bëhej efektive dhe në fakt tashmë është bërë, vetëm pasi Bankers të kishte disa përfitime nga qeveria Rama mes të cilave dhënien edhe të disa zona të tjera naftëmbajtëse për shpim, si dhe pas respektimit një marrëveshje me Albpetrol, për tërheqjen e pjesës së prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përkiste po Albpetrol.

Pra pas plotësimit të kushteve që kërkoi Bankers nga qeveria, ARMO-s me pronarë të rij do ti mundësohej një furnizim i madh me naftë bruto.

Pasi u kopsitën të gjitha këto, pra lënda e parë dhe sigurimi i shitjeve të prodhimit me garant kryeministrin, puna nisi urgjentisht me bekimin dhe prezencën në inagurim të vetë Ramës.

Në çfarë kushtesh nisi ky aktivitet vërtet shumë fitim prurës, por edhe shumë specifik dhe i rrezikshëm për punonjësit, nëse teknologjia dhe kushtet teknike të uzinës nuk janë të paktën në parametra normal?

Nisi në një uzinë tejet të amortizuar, ku nuk është investuar prej shumë e shumë vitesh, e cila vetëm është shfrytëzuar. Kryeministri dhe ministri i Energjitikës më datë 4 shtator, gjëja më minimale që duhej të bënin gjatë inagurimit të biznesit qindra milion euro, duhet të ishte një vizitë në repartet e saj, ku edhe do të konstatonin vetëm me sy të lirë amortizimin skandaloz.

Por "lepuri" fle diku tjetër!

Nuk bëhet fjalë për një projekt serioz të qeverisë për rehabilitimin, qoftë edhe nëpërmjet privatit të një prej pasurive më të çmuara të vendit, por për një shfrytëzim maksimal dhe të shpejtë nga klientët e oborrit të ngushtë të Edi Ramës.

Ja çfarë ndodh. IRTC, ky krijim misterioz i Besnik Sulës, është një kompani me një kapital aksionerë prej vetëm 35 mijë dollarësh dhe tashmë ka në përdorim rafinerinë e ARMO-s në Ballsh, nga e cila priten të gjenerohen deri në fund të vitit tjetër, qindra milion euro fitim. Ajo është e regjistruar në një vend offshore, ishujt Vixhinia dhe përfaqësuesit e saj sipas shtypit në SHBA, më parë kanë mashtruar edhe vetë qeverinë amerikane.

" Ne kemi mbështetjen e qeverisë për të zgjidhur disa çështje të komplikuara që kanë mbetur dhe për të rivënë në jetë uzinën", është shprehur në të vetmen deklaratë për mediat Harry Seargent, përfaqësues i kompanisë që po administron ARMO-n.

Cilat janë këto "çështje të komplikuara", për të cilat kompania me buxhetin e një minimarketi ka mbështetjen e qeverisë Rama?

Zhdukja e borxheve marramendëse që ka grumbulluar Armo ndaj taksapaguesve shqiptarë dhe të tretëve, apo shfrytëzimi i një uzine teje fitimprurëse, pa hedhur asnjë kokërr leku si investim?

Por ajo që është më kryesorja në këtë aferë të dyshimtë është fakti, se në dorë të kujt është lënë nga Rama kjo pasuri publike.

Kompania me kapital qesharak, ka edhe një këshill drejtues të përfaqësuar nga tre persona.

IRTC menjëherë pas formimit këtë vit ka zgjedhur në krye të saj një shtetas dominikan të lindur në Jordani, i cili është edhe kryetar i Këshillit Drejtues të saj. Në statut, kompania kujdeset të shpjegojë se në aktivitetin e saj nuk e përjashton mundësinë e dhënies dhe marrjes me qira të pasurive të paluajtshme, edhe pse qëllimi kryesor është rafinimi i lëndëve hidrokarbure. Kjo pjesë e rëndësishme e statutit, vendos një pikëpyetje të madhe për qëllimin e vërtetë të investitorëve të rinj, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e dhënies në përdorim të aseteve për të cilat nuk kanë paguar asnjë qindarkë.

Është edhe kjo një nga ato "çështje të koklavitura", për të cilën kompania ka marrë mbështetjen e Ramës siç edhe e pranon pronari-kukull, Harry Seargent?

Por në të gjithë këtë histori, "sekreti" më skandaloz dhe që shpjegon edhe tragjedinë e ndodhur natën e 10 shtatorit është ai që vetë Bankers Petrolium ka bërë publik; marrëveshja me pronarët e rinj të ARMO për tU shitur lëndën që nxjerr nga nëntoka shqiptare, zgjat deri në fund të vitit të ardhshëm!!

Duket hapur se në fazën e parë të kësaj afere Rama-Sulaj, kemi të bëjmë me një plan për shfrytëzim të shpejtë për një vit të kësaj pasurie publike, natyrisht me fitim maksimal pa bërë asnjë investim.

Një ditë pas tragjedisë, ministrat e Ramës e drejtuan sërish gishtin e përgjegjësisë jo nga vetvetja, por te të gjithë ata që kërkojnë shpjegim për atë që po ndodh me ARMO.

As atëherë dhe as sot, nuk jepet asnjë informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuake ka hyrë kjo kompani e re e Besnik Sulës me rafinerinë ARMO, ka plan investimi apo jo, a janë të siguruar punonjësit, cilat janë kushtet teknike të punës pas rifillimit… asgjë, terr plotë.

Është e vërtetë që Rafineria ARMO, ka qenë një nga kompanitë më problematike në Shqipëri, kreditori më i madh i keq në banka dhe me një mal detyrimesh ndaj shtetit dhe të tretëve (595 milion euro në total) dhe qeveria duhej me patjetër të ndërhynte, qoftë edhe me partneritet publik-privat siç preferon.

Por për flakët dhe tymin që i dolën mbrëmë këtij "partneriteti", me jetë të fikura e të përçudnuara, dikush duket të përgjigjet.

Nga kush dhe pse u lejua nisja e punës urgjentisht dhe me kapacitet të plotë në një uzinë rrangallë? Nëse Besnik Sula dhe "pronari" i tij jordanez me nënshtetësi dominikane, ndoshta i kanë fshehur mirë gjurmët në offshoren Virxhina, Rama dhe Gjiknuri duhet të flasin dhe të japin llogari; jo thjesht për ngjarjen e rëndë, por për gjithë gjellën "Armo" që binte erë të rëndë që kur nisi të gatuhej në fshehtësi.

Syri.net/

Edon Kuqi: Fundi i Ramës

Posted: 11 Nov 2016 03:40 AM PST

Edon Kuqi: Fundi i Ramës/ nga emailet në 360grade.al
Edon Kuqi: Fundi i Ramës/ nga emailet në 360grade.al

Dhe Rama ashtu si dhe çdo diktator tjetër,nuk e priste fundin e tij. Mendonte se ishte i paprekshëm. Mendonte se ishte më i miri sepse këtë dëgjonte nga mëngjesi deri në darkë, çdo min e sek nga vartësit e tij.
Pritej që Rama të ishte arrogant(se këtë e ka dhe në natyrën e tij) por nuk pritej që ta shfaqte "arrogancën e tij të sëmurë" kaq shpejt.
Rama u bë mediokër, filloi ti pëlqente shumë vetja se dhe ai ashtu si çdo diktator tjetër mendonte se pushteti ishte i përjetshëm dhe sa herë të shihej në pasqyrë, gjithmonë do ta shihte veten si "zot" të çdo gjëje.

Rama ra ne gropën e errët që hapi vetë dhe çdo ditë e më shumë po fundoset në të.
Rama u fundos se erdhi në pushtet si i fundosur, se erdhi në pushtet me një program fals,me premtime boshe dhe fjalë të dhëna që nuk mundte ti mbante.
Rama u fundos që në momentin që premtoi SHËNDETSINË FALAS(që ishte dhe kali i betejës së fushatës). Ku e kemi sot shëndetësinë falas!? Shëndetësinë falas mund ta shohë e prekë vetëm ai...në imagjinatën e tij të shfrenuar,sepse SHENDETESI FALAS nuk ka. Sepse sot shëndetësia është si mos më keq, cdo ditë përballemi me një shëndetësi që nuk ka ilaçe,ku të sëmurët e marrin serumin nëpër korridoret e spitaleve,ku cdo ditë sheh njerëz që vdesin në vendin ku në fakt duhet të kuroheshin. Sot kemi një shëndetësi ku nëna dhe foshnja humbin jetën sepse nuk ndodheshin doktorët. Kemi një shëndetësi ku Ministri Vrasës mbush cdo ditë xhepat me parat e pista të koncensioneve, një shëndetësi ku një djalë i pafajshëm si Kristi humbi jetën nga "funksionimi i mirë i sistemit". Kemi një shëndetësi ku shoferat e ambulancave i përdorin këto të fundit si taksi personale e ku sistemi i urgjencës së Tiranës por dhe rretheve është thuajse inegzistent. Kemi një sistem shëndetësor që meriton ZERO ashtu si ZERO që e kanë të skalitur në ballë Rama dhe Beqaj.

Rama ra sepse pothuajse në këto katër vjet qeverisje nuk ka asgjë me të cilën të krenohet. Nuk mund të krenohet as me reformën Energjitike ku futi ne burg njerëz në mjerim,i la te vdisnin në burg dhe në errësirë totale.

Nuk mund të krenohet as me Reformën në Arsim sepse la jashtë dyerve të universiteve shumë të rinjë,u futi frikën në palcë që të mbushnin universitetet private nga frika, dështoi se shumë degë kanë mbetur bosh e shumë maturant do vazhdojnë të quhen të tille se do rrinë në shtëpi në vend që të bëheshin studentë. Rama është një diktator sepse po vepron si i tillë se nuk mund qe një kryeministër me parime të shtetit demokratik të veprojë kshu.

Rama ra se ne keto thuajse 4 vjet ka rënë Shteti...po ka rënë shteti,sepse shteti është tërësisht në duar të mafias e trafikantëve që financuan fushatën "e ndershme" të 2013 e që sot kërkojnë shpërblimin e tyre.
Rama u fundos se cdo gjë në këtë vend ka shkuar për dreq,kemi një situate alarmante ku e gjithë territori i vendit është i mbushur me Hashash,Kanabis e drogra apo helme te tjera.
Sot ska shtet përderisa punonjësit e policisë janë kthyer në roje private që ruajnë pacrelat e shefave.
Rama është fundosur përderisa ai dhe ministrat e tij janë përfshire në transportin e lëndëve narkotike, ku helikopterët e ushtrise, policise dhe shendetësisë ngarkohen e shkarkohen me lëndë narkotike, ku "mushkonjat" e miellit të bardhë ulen e ngrihen nga pistat e improvizuara a thua se jemi në kohen e Eskobarit.

Rama u fundos se papunësia në vend është alarmante, ku shqiptarët nuk shohin më mënyrë tjetër punësimi përvecse të punojnë në arat e mbjella me "sherbele" nga Agait e zonave.

Rama u fundos dhe të gjithë po e shohim këtë. Nuk e shpëtojn dot as shakate e tij pa kripe,as regjia qendrore dhe as "aksionet" false te sekuestrimit te magazinave me droge nga policia që për cudi na shkonkërka gjithmonë pasi është mbjellë,punuar,prashitur,thare e paketuar dhe atyre nuk u ngelet gjë tjetër vecse sa për ta transportuar.

Rama u fundos dhe une e sfidoj...po e sfidoj,e sfidoj të më thotë vetëm një emër shefi bande,shefi droge të arrestuar, këtë se thotë dot ai se në gjithë këto kohë janë arrestuar vetëm ata...punëtoret e thjeshtë që tashmë njihen me termin Punëtoret e Hashashit që punonin me tyte kallashi në kokë për bosset që shëtisin Tiranës.

Rama Ra se çdo gjë në këtë vend ka rënë,nuk ka me as rend e siguri, një viktime tjetër u shenua në Sarande e sa të tjera në gjithë vendin dhe si te mos mjaftonte kjo janë vrarë dhe në mes te ditë e natës dhe në qendër të bllokut. Sot rrugët tona janë kthyer në rruge vdekjeje ndërsa përgjegjësit përdorin regjinë qëndrore për të transmetuar live uniformat e reja të policisë të falura nga Vllai turk,a thua se për këtë kane nevojë policët.

Jo o zoteri policet kane nevoje tu rikthesh dinjiten qe ua shkelet qe ne momentin qe i detyruat te shkelnin cdo parim e betim duke i detyruar te ruajne e punojn parcelat tuaja,

Rama eshte fundosur sepse ai nuk ka me besim tek askush,as tek aleati i tij i madh madje as vete brenda partise se tij. Keto jane shenja te renda qe cdo diktator i perjeton para fundit te tij,i perjetoi Enveri tani po i perjeton dhe ky.

Dhe ky do kete te njejtin fat,me revolucion apo evolucion kjo mbetet per tu pare por eshte e sigurt qe ai ka Rene.

Po i shtërnguem duert me njeni tjetrin sinqerisht , vllaznisht : Paqa eshtë e sigurt .

Posted: 11 Nov 2016 02:34 AM PST

Emri:  4.jpg    Shikime: 12    Madhësia:  43.9 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ndihmë për Emër

Posted: 09 Nov 2016 02:15 PM PST

Mirëmbrama

unë dhe shoqja imë edhe pak do bëhem prind. Në jemi në kërkim të një Emri për Djalin tonë. Në na duhët pak kreativitet.

Ne kemi disa kriterje për emrin:
- favorisht emër shqiptar i shkurt - por bën edhë të jet një emër musliman

Emra qe na pelqejn jan për shembëll: Drin, Korab, Bilal, Lorik etj. Por këto emra nuk mujm t'ja jepim Djalit tonë sepse Anëtar të Familjës jan të emruar kështu.

A keni ju ndo një idee apo propozim për emër?
Shumë FLM për ndimen tuaj!

Spitali i Lushnjës rrudh buxhetin e transportit për pacientët e hemodializës

Posted: 09 Nov 2016 01:44 PM PST

Pacientët e hemodializës në Plug të Lushnjes, ankohen në "Stop", se i kanë ulur ndjeshëm buxhetin për transportin.

Nga 16 mijë lekë të reja që merrnin deri në qershor, tani kjo shumë është katandisur në 4 mijë lekë të reja. Janë 39 pacientë që kanë nevojë të marrin këtë shërbim, por me çerekun e shumës, nuk ia dalin dot.

Drejtoresha e spitalit të Lushnjës thotë, se aq është përllogaritur kostoja e transportit dhe pacientët debatojnë ashpër me të. Si të mos mjaftonte buxheti i rrudhur edhe linjat e transportit mungojnë në disa fshatra ose nisin shërbimin më vonë, sesa nisja e pacientëve.

Ndaj kjo situatë i ka bërë ata që t'i drejtohen emisionit "Stop" sepse lekët që marrin për këtë shërbim nuk i dalin për një muaj, pasi u duhet të bëjnë këtë rrugë tre herë në janë përgjatë gjithë muajit.


"Ne i jemi drejtuar emisionint "Stop" për problemin që kemi me Drejtorinë Rajonale të Spitalit Lushnje, sepse me ardhjen e kësaj drejtoreshës së re, që kur erdhi u mor me pacientët e hemodializës. Ajo na shkurtoi buxhetin e transportit."

Ku banon ti?
Unë banoj në Plug dhe nisem në orën 05.30 të mëngjesit. Urban nuk ka, autobuz nuk ka. Nga qershori e më përpara kemi marrë 165 mijë lek të vjetra. Më pas na i shkurtuan, i lanë 130 mijë lek të vjetra. Tani me 40 mijë lek të vjetra a shkohet 26 herë në Fier? I kërkoj ministrit të më bëjë shërbimin e transportit, nuk i duam lekët.

Më pas gazetarja e "Stop" sëbashku më një nga pacientët e hemodializës është drejtuar drejt drejtoreshës së Spitalit Rajonal Lushnje për t'i kërkuar një shpjegim në lidhje me këtë problem që ngrenë 39 pacientët. Por ajo shprehet se zbaton urdhrin e ministrisë që thotë:

Urdhri numër 88, datë 20.02.2015
"Urdhëroj që drejtoria e spitalit në rastin e transportit me automjetet e transportit të shërbimit urban të rimbursojë koston e transportit nga banesa në qendrën e dializës dhe anasjelltas."



Ndërkaq drejtoresha shprehet: "Brënda këtij urdhri që po citoj tani, zotërinjtë duhet të marrin tarifën e biletës që shkon nga qendra e banimit, të dali tek rruga kryesore, që është shërbimi i transportit urban. Tarifat e autobusëve dhe linjës, që funksionojnë sot me Ministrinë e Transportit sipas distancave, sipas tarifave përkatëse llogaritet dhe iu jap kilometrat që bëjnë. 29 kilometra është distanca nga qendra e Lushjnës dhe qendra e Fierit. Plus biletën e autobusit sa është kostoja "X" lek."

stop 2

Ndryshe nga sa shkruhet në letër, pacienti tregon që nuk ka një linjë urbani Lushjne – Fier apo autobus në orën 05.30. Dhe me 40 mijë lekë të vjetra 26 herë në Fier, është e pamundur.
Ndërkohë gazetarja e "Stop" pyet drejtoreshën në lidhje me buxhetin sesa ka qenë më parë.

"Po çfarë rëndësie ka buxheti…Unë zbatoj këto tarifa dhe këtë urdhër ministri. Në qoftë se kanë ndonjë gjë zotërinjtë t'i drejtohen Ministrisë."

Por saga e mundimit të pacientëve të dializës çdo ditë e më tepër po bëhet shqetësuese për to.
"Stop" ka bërë për një ditë provën e udhëtimit me një nga pacientët e hemodializës nga Plugu i Lushnjës në spitalin e Fierit.

Skënderi niset me taksi nga Plugu deri në Lushnjë, pasi furgon nuk ka në atë orar të mëngjesit kur ai niset.Nëse do të niset më vonë ai nuk kap dot seancën e dializës. Më pas shkon në rotondon e Savrës nga ku merr fugon për t'u nisur drejt spitalit të Fierit. Gazetarja përllogarit, se kostoja ditore për Skënderin është 1500 lekë të reja dhe për 13 seanca i duhen 19 500 lekë të reja.

Skënderi ka një pyetje për drejtoreshën e spitalit dhe për ministrin Beqaj:
"Shkoj dot unë me 40 mijë lekë të vjetra deri në Fier dhe ministrit Beqaj që këta kanë urdhëruar që të shkoj me urban? Urban nuk ka që nga Plugu deri në Fier."/tvklan.al

Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon si blihet uniforma e gardianëve

Posted: 09 Nov 2016 01:36 PM PST

Jo per gje por dje ne date 10 nentor kryeministri shqiptar tha qe jane shoenzuar leke per 9.000 uniforma

Për të marrë një veshje gardiane burgu, duhet që ta blesh atë. Uniformës i bashkëngjitet grada apo spaleta, sipas nevojës së të interesuarit.

Kamera e fshehtë e "Stop" provon të blejë një uniformë të tillë dhe me 6 mijë lekë të reja e siguron atë me përmasat fizike të kërkuara.

Zonja që tregton këto veshje rrëfen, se të gjithë punonjësit e burgjeve i blejnë në këtë dyqan uniformat. Ajo thërret edhe rrobaqepëse për të përshtatur veshjet. Por në redaksinë e "Stop" kanë ardhur pafund email, nga gardianët e burgjeve, të cilët tregojnë se e blejnë me paratë e tyre uniformën.

Ja biseda e qytetares me shitësen:

Qytetarja – Si je? Si ke kaluar? Mirë? Unë dua veshjen e gardianes, se përfundimisht u caktova te (burgu) 325.

Shitësja – Këmishë, pantallona?

Qytetarja – Çfarë marrin ato, sepse unë nuk është se kam punuar ndonjë ditë. Po tani, çfarë marrin gardianët?

Shitësja – Këmishë, pantallona.

Qytetarja – Po pra dhe kapelën, që marrin ato.

Shitësja – Marrin dhe bluza, pantallona me xhepa. Juve nuk jeni me kambale, jeni me këmishë.

Qytetarja – Po!

Shitësja – Po që janë të mëdhaja?

Qytetarja – Po tani, këto që janë të mëdhaja si ia bëjnë? Gardianet e tjera…

Shitësja – I marrin, i rregullojnë vetë.

Shitësja – Vetëm të pyes këtë gocën, nëse ka në magazinë ndonjë gjë.

Qytetarja – Vetëm ju mbani kështu (veshje policie), ë?

Shitësja – Po, kjo, që është e…

Qytetarja – Mund të gjej kështu (veshje) për gardiane vend tjetër? Apo vetëm ju?

Shitësja – Jo, nuk gjen.

Shitësja – Për këmishë femrash dhe pantallona femrash do shikosh aty, çfarë mund të gjesh ndonjë gjë, me masën gati sa mua, po vetëm mendoje gocën njëçik më të bëshme.

Shitësja – Kam një gocë këtu, që do… A ka në magazinë, të shohësh? Mos i gjejmë ndonjë gjë? Se këtu janë burrash. Hë? Mirë, shifi dhe më thuaj! Po, për veshje verore. Hajde!

Qytetarja – Vetëm dy veshje janë? Verorja dhe dimërorja, për ne?

Shitësja – Janë dy veshje, në sensing me kambale dhe veshje klasike. Kurse verë e dimër pastaj, emërtohen veshje vetëm për sezonin.

Çdo gardian dhe gardiane burgu, paguan për të blerë veshjen e tyre, madje në rastet kur kjo e fundit nuk është në përmasat e duhura duhet të harxhosh edhe disa para të tjera për t'i bërë këto riparime.

Shitësja – Se kapele mund të të japim këtë ose të të japim " Pustina". Pustinës i bie, që t'i heqim atë, "Shqiponjën" dhe t'i vëmë një gjë tjetër.

Shitësja – Provoje njëherë këtë! Kjo s'besoj…

Shitësja – Gjithmonë ka qenë problem për femrat. Për Policinë e Burgjeve ka qenë gjithmonë problem.

Qytetarja – Po këto gardianet me kambale, çfarë përdorin?

Shitësja – Kambale, pantallona me xhepa dhe bluza me kopsa. Edhe kapelja është ai format aty.

Shitësja – Pastaj e fundit fare, do zgjedhësh çështjen, të gjesh copë e t'i bësh vetë! Se riparim nga e para, do të shkojë dyfish.

Qytetarja – Këto si i bëjnë, gardianet e tjera?

Shitësja – Po, në rrobaqepësi. Ato, që janë trupa të mëdhenj, i kanë marrë meshkujsh edhe e kanë mbyll atë muhabet. Ato që kanë nevojë pastaj, bëj riparime, rregullime.

Qytetarja – Këtu vijnë i marrin, besoj?!

Shitësja – Këtu i marrin, ka që kanë gjetur pantallona, kanë gjetur stofin blu dhe i kanë bërë.

Qytetarja – Atje s'ka ë?

Shitësja – Ku? Tek magazina juaj?

Qytetarja – Po!

Shitësja – U bë shumë vite, që nuk ka.

Qytetarja – Po pra, shumë!

Shitësja – Policia e Burgjeve vetëm këtu është veshur. Kemi veshur në burgun e Fierit, para dy muajsh në mos gaboj.

Shitësja –Të heqim edhe këtë gradën, se kjo është bërë për Policinë e Shtetit dhe do t'i vendosim këtë. Nëse pastaj ka probleme atje dhe nuk ta kërkojnë kështu, më bëj një telefon sesi e do. Në lidhje me stemat pastaj? Logot të duhen?

Qytetarja – Filloj për herë të parë dhe unë nuk e di.

Shitësja – Nën/inspektore?

Qytetarja – Po!

Qytetarja – Sa bëjnë?

Shitësja – Atëherë, ke pantallonat, këmisha, kapelja, i ke dhe këto, që po t'i llogaris tani.

Qytetarja – Këto çfarë janë? A, stampa!


Shitësja – Këto janë stampa, 61 (mijë lekë të vjetra) i ke të gjitha./ tvklan.al

Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

Posted: 09 Nov 2016 05:25 AM PST

Nëse pjesa më e madhe e botës progresiste po e shikon me shqetësim ngritjen në krye të perandorisë së vetme të globit të një populisti gënjeshtar, ksenofob, dhe misogjen, shqiptarët kanë arsye të jenë dyfish të ankthosur.

Nëse i besojnë deklaratave të kllounit që kanë për kryeministër, sot, me fitoren e Tramp, ka ndodhur një fatkeqësi për Amerikën. Sot, pas këtij rezultati, Tirana rrezikon t'i përkeqësojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Sot, ne kemi një shef qeverie që do të figurojë në fishat e Departamentit të Shtetit, si kritiku më i ashpër i presidentit të 45 të SHBA.

Që kur Rama filloi kryqëzatën e tij anti Tramp, nuk qenë të pakët diplomatët e lartë amerikanë që i kujtuan privatisht se nëse manjati i ndërtimit fitonte një ditë, ata do të ishin të detyruar t'i raportonin qëndrimet e kryeministrit të një vendi aleat të NATO-s.

Natyrisht, Edi Rama nuk ua vuri veshin. Atëherë Donaldi ishte vetëm një nga konkurentët në garën brenda partisë së tij. Atij i ishin kundërvënë disa nga elefantët republikanë, ndërkohë që establishmenti mediatik dhe lobet e mëdha financiare e merrnin si të kryer fitoren e Klinton.

Me siguri, kjo përllogaritje foshnjore e bëri Edi Ramën në rrugëtimin e tij kritik, ironik dhe tallës për Donald Trampin. Ai zgjodhi një strategji. Fillimisht e sulmoi atë në mediat shqiptare, i bindur se lajmi do të përhapej dhe se për pikpamjet e këtij lideri të një vendi të vogël ballkanik do të interesoheshin më të mëdhenjtë e globit. Dhe ashtu ndodhi. Zëri i Amerikës, New York Times, CNN i kushtuan vëmendje kryqtarit anti Tramp nga Shqipëria.

Dhe e gjitha kjo u bë me një qëllim. Po të shikosh datat e intervistave të Ramës, ku flet për rrezikun e prishjes së marrëdhënieve Tiranë - Uashington nëse fiton Tramp, vë re se ato janë bërë vetëm pak ditë përpara se ai të shkonte për takim me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

Taktika është e njohur. Eshtë ajo e intelektualit sipërfaqësor, e politikanit që jep shfaqje, e artistit që më shumë se për mendimin synon ekzibicionin. Lider i një vendi të papërfillshëm, i sfilitur me lobingje për të shkuar deri tek Obama, i kapluar nga makthi se nuk do të mund të shkelte në zyrën Ovale, Rama donte t'i ofronte diçka mikpritësit të tij.

Dhe duke ditur se Obama nuk e duronte dot Trampin, jo vetëm si një kundërshtar politik, por edhe si një ksenofob që i kish kërkuar çertifikatën e lindjes në garën e 2008 për president, ai tentoi të shkojë në takimin me presidentin si flamurtari ballkanik i kryqëzatës kundër Tramp.

Në fakt edhe në këtë rast, Rama nuk bëri asgjë më shumë sesa atë që di të bëjë gjithnjë. Të luajë kllounin dhe të japë shfaqje. Ai përdori të njëjtin stil me të cilin kërkoi t'i hyjë në zemër Anxhela Merkelit, kur i tregonte anekdoda me basketbollistët shqiptarë të komunizmit që udhëtonin drejt perëndimit.

Ai përdori të njëjtën strategji, që u bashkëngjit vizitave të tij zyrtare edhe ekspozitat e tij të zhgarravinave.

Ai luajti si gjithnjë rolin e politikanit që bën spektakël pa thelb. Të njeriut për të cilin vëmendja është gjithçka dhe qëllimi asgjë.

Dhe deri këtu nuk ka asnjë surprizë. Eshtë i njëjti Ramë që njohim dhe përqeshim prej kohësh.

Por, problemi nuk është personal. Sepse në fakt ne kemi një kryeministër që na ka paralajmëruar për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA. Sepse ne kemi një shef ekzekutivi që do të figurojë në dosiet amerikane si flamurtari i parë anti Tramp.

Dhe sot pyetja është a duhet të shqetësohemi për këtë? A do ketë kjo ndikim në marrëdhëniet dypalëshe?

Ndoshta asnjë kataklizmë nuk do të ndodhi. Ndoshta deklaratat e një pelihvani qesharak nga Shqipëria nuk do të mbërrijnë as deri tek Tramp, as deri tek stafi i tij i ngushtë.

Por problemi tek kjo fabul nuk është ky. Ai nuk qëndron në faktin se Shqipëria do prishet me SHBA-në. Ai qëndron në faktin se ne kemi në krye një kryeministër të aftë për të bërë dordolecin edhe nëpër botë.

Ai është i njëjti njeri që foli 8 muaj më parë për rrezikun e përkeqësimit të marrëdhënieve dhe që sot, pas fitores të Tramp, deklaroi bindjen e vet se pas kësaj fitoreje "marrëdhënia strategjike me SHBA do të forcohet". Kjo është tragjedia.

Ndaj nëse sot bota është në ankth për zgjedhjen e një shoumeni populist në krye të Amerikës, ne duhet të merakosemi se kemi një sharlatan delirant në krye të Shqipërisë. (Lapsi.al)

Rrëfimi i Magbule Novosellës: si diplomova në moshën 61-vjeçare

Posted: 08 Nov 2016 02:09 AM PST

Deri tri vite më parë, Magbule Novosella nuk e kishte menduar se do të bëhej me diplomë.

Por tash, si 60 vjeçare ajo është një psikologe e diplomuar.

Novosella është një rast i rrallë dhe shumë inspirues për të gjithë ata që janë në mëdyshje të marrin vendimin për t'u përcaktuar në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Ajo nuk pati rast të realizoj ëndrrën e saj të studimit të Psikologjisë në moshë më të hershme për arsye të ndryshme.

Fakti që në atë kohë në Kosovë nuk ekzistonte Psikologjia si degë studimi, ia kishte pamundësuar që të studionte pasi i duhej të shkonte në Beograd apo Sarajevë që të marrë një diplomë në këtë degë.

Kjo ishte e pamundur në kohën kur Novosella kishte ambicie studimi.

Mirëpo, tani që kjo degë e studimeve i është ofruar në Kolegjin AAB në Prishtinë, Novosella, nuk deshi të humbiste rastin që të realizonte ëndrrën e saj të kamotshme, raporton Insajderi.

Kësisoj, në moshën 57 vjeçare, ajo filloi ndjekjen e ligjëratave të para si studente e rregullt në AAB.

"Ishte vendim paksa i vështirë që në këtë moshë të bashkëngjitëm në një grup shumë të rinj të studentëve, mirëpo, afërsia e tyre më ka ndihmuar shumë në përkrahje të vendimeve të mija. Gjithashtu, i jam shumë mirënjohëse familjarëve dhe profesorëve për përkrahjen e pandalshme", thotë Novosella.

Duke qenë adhuruese e librit dhe shkrimit, nuk ishte dhe aq e vështirë për të që t'i kthehej studimit të rregullt.magbule-copy

"Gjatë jetës jam marrë me probleme psikologjike dhe kam dashur t'ju ndihmoj të afërmve në zgjidhjen e problemeve. Kam qenë gjithmonë e gatshme për këshillime. Dhe, më dukej se kisha një aftësi më të veçantë në këtë aspekt", thotë ajo.

Novosella nuk e fsheh lumturinë për hapin e marrë.

"Jam shumë e lumtur për hapin që kam marrë. Nuk i kam përfunduar studimet për të siguruar ndonjë vend të punës. Arsyeja e vetme është kënaqësia që kam marrë nga realizimi i ëndrrës sime. Përveç kësaj, kam krijuar shoqëri të re", thotë ajo.

Madje e diplomuara në psikologji në moshën 60 vjeçare ka edhe një mesazh:Pavarësisht nga mosha apo pengesa të tjera në jetë, asnjëherë të mos dorëzohemi apo frikohemi që të realizojmë ëndrrat.

"Me përkushtim arrihet çdo gjë!", thotë ajo. / Insajderi.com

FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

Posted: 08 Nov 2016 01:52 AM PST

Reshjet e shiut kanë përmbytur çdo cep të Tiranës gjatë ditës së sotme. Kryebashkiaku i Tiranës pasi dha një mesazh ditën e djeshme, sot ka humbur. Edhe bashkia e Tiranës që çdo ditë njofton për arritjet e saj, sot nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka ka sjellë disa pamje nga Tirana, duke i shoqëruar edhe me një mesazh.

"Kështu është kur në 25 vjet nuk bën një pusetë, por vetë beton dhe bojatisje...

Kini minimumin e moralit sot, mos dilni në televizor të na thoni se "po ju bie bretku" dhe s'po ju zë gjumi për Tiranën tonë. Prisni sa të bjerë të paktën uji", shkruan Flutura Açka në profilin e saj në Facebook.

Emri:  IMG_7158.jpg    Shikime: 93    Madhësia:  48.0 KB
Emri:  IMG_7159.jpg    Shikime: 104    Madhësia:  35.4 KB
Emri:  IMG_7160.jpg    Shikime: 101    Madhësia:  47.7 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
   
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more