Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Sot kan fest datlindet 07 - 11 - 2016 g e z u a r .” plus 14 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot kan fest datlindet 07 - 11 - 2016 g e z u a r .” plus 14 more


Sot kan fest datlindet 07 - 11 - 2016 g e z u a r .

Posted: 06 Nov 2016 07:22 PM PST

genio ribelle, Spok, Samiri (42), sefi (42), UfO-- (40), Aureli (39), Elvis Xhani (39), roden (37), Billi (36), afrim (36), Shteti (36), KICI_P_ (34), Dea e butrintit (34), el_drago (34), kingu (34), xengjell (34), ANILA2003 (34), ildaaa (34), Florix (34), xAngelx (34), Guacka (33), Swimmer479 (31)
Emri:  1.jpg    Shikime: 1    Madhësia:  65.3 KB
PERSHNDETJE I NDEERUEMI LEXUES
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Video/ Ky është momenti kur 27 – vjeçari qëllon për vdekje punonjësin e karburantit

Posted: 06 Nov 2016 01:28 PM PST

Ky është momenti kur 27 – vjeçari Arqilea Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në qytetin e Sarandës.

Në këto pamje të publikuara nga policia tregohet momenti kur 27 – vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve. Ai zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44 – vjeçarit Artan Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë bashkë me person tjetër jashtë karburantit.

Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë – Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.

Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27 – vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit./tvklan.al


Kamikazët e rinj të ISIS

Posted: 06 Nov 2016 01:23 PM PST

I ashtuquajturi Shteti Islamik po përdor një strategji të re për realizuar sulmet e tij. Sipas raportimeve më të fundit, ISIS po përdor qen si kamikazë.

Më shumë se 600 qen janë pajisur me bomba dhe po përdoren për të kryer sulme vetëvrasëse kundër forcave ushtarake të Irakut.

Lajmi u bë i ditur nga Fahmi Abbas, një oficer i ushtrisë irakene, për "IRNA".

"Terroristët e ISIS kanë pajisur 600 qen me bomba dhe duan që t'i lëshojnë në mesin e forcave ushtarake irakene dhe t'i shpërthejnë me telekomandë një moment që janë mes tyre".

Momentalisht ISIS gjendet në vështirësi dhe po përpiqet të fshehë përparësinë e ushtrisë irakene, teksa kjo e fundit është gjithnjë e më pranë marrjes nën kontroll të Mosulit.

Përgjatë 19 ditëve të fundit, qëkur beteja e Mosulit nisi, terroristët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë më shumë se 100 sulme vetëvrasëse në zona të ndryshme.

Por pjesa më e madhe e tyre, sipas autoriteteve në Irak, nuk kanë qenë të suksesshme, pasi janë neutralizuar në kohë./tvklan.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Partitë Minoritare

Posted: 06 Nov 2016 08:47 AM PST

Mbas partive të grekëve, PBDNJ dhe MEGA, shikoj se jemi mbushur me lloj lloj partish të tjera, me karakter krahinor dhe minoritar. Te këto lloj partish mund të përfshihet partia e vllehëve, ABDE, dhe partia e çamëve, PBDIU. Ekziston edhe unioni i romëve Amaro Drom dhe, herët a vonë, mund të kemi edhe parti rome. Nuk jam kundra këtyre partive (ndonëse PBDIU më duket më e çuditçmja nga të gjitha). Gjëja që nuk kuptoj është legaliteti i këtyre partive. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se shteti shqiptar mbron identitetin shqiptar dhe jo identitetet e tjera. Për më tepër, supozohet që çdo parti duhet të ketë një platformë qeveritëse të shqiptarëve dhe me dyshim e kam se ç'platforma qeveritëse kanë PBDIU dhe PBDNJ...

E përsëris që nuk jam fort i sigurtë sesi justifikohet ekzistenca e këtyre partive në sistemin politik shqiptar, por edhe në sistemet politike të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, etj. Në shumicën e shteteve evropiane nuk ka parti me karakter minoritar, ndonëse ka dhjetëra shoqata që lobojnë për të drejtat e minoriteteve/identiteve. Si justifikohen në rastin shqiptar këto parti? A besoni se janë të nevojshme dhe të dobishme për demokracinë shqiptare?

Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

Posted: 05 Nov 2016 12:10 PM PDT

Pamë një President të vëndit që nxitoi të vendosë dekorata tek disa ish-ballistë të vrarë nga Brigada e Mehmet Shehut në vitin 1943 pas kapjes rob të tyre në një betejë të tetorit të vitit 1943.
Pamë një Presidenttë vëndit i cili nxitoi të nxijë një periudhë të lavdishme të historisë së luftës së popullit shqiptaër kundër pushtuesve nazi-fashistë,.
Pamë një President të vëndit i cili me fjalën e tij nxit përçarjen dhe urrejtjen e të kaluarës duke induktuar në kohën e sotme ngjarje që i përasin një të kaluere e cila e ka thënë fjalën e vet me 29 nëntor të vitit 1944.
Përse ndodhi kjo dhe përse u hap ky problem me një aspekt të luftës nacional –çlirimtare në të cilën robërit armiq të kapur u vranë në vënd që të mbaheshin robër nga Mehmet Shehu.
Ajo ngjarje me 67 ballistet e zënë rob nga Brigada partizane mbetet një ngajrje e rëndë e luftës.
Pa e justifikuar veprimin e gabuar të Mehmet Shehut duhet patur parasysh se vrasjet e tyre përbëjnë një krim të asaj luftë, por të vrarët mbeten tradhetare sepse ishin në luftë, ishin në një anë me forcat gjermane në ndihmë të tyre, dhe me armë në dorëluftuan kuundër forcave partizane.
Vrasje të tilla kanë ndodhur gjatë luftrave sigurisht në kohën e luftës dhe ka plot shëmbuj fatkeqë madjde mund të kujtojmë ushtarët polakë të cilët u përdorën nga anglezët në luftime kundër gjermanëve të cilët u vranë disa qindra në 1943-1944; shumëkush i njeh rastet kur avionër anglezë dhe amerikanë rrafshuan qytetet e Gjermanisë në fund të viteve 1944 dhe në fillim të viteve 1945, apo përdhunimet massive të forcave anlo-amerikane dhe ato ruse në Gjermani. Pra njihen këto ngjarje të zymta dhe zhgënjyese të cilat hedhin një hije të zymtë ndaj fitimtarëve të cilët e shprehin valën e zemërimit të tyre ndaj ushtarëve gjermanëve por dhe ndaj popullsisë gjermane dhe qyteteve të Rajhut. Dihet hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki ku u vranë në të dy qytetetrreth 300.000 vetë dhe SHBA as sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për këtë krim duke u justifikuar me termin se …..ishte luftë….
Sidoqofte vrasje te tilla ne lufte ndodhin edhe sot; kujto bombardimet e SHBA kunder spitalëve apo të ashtuquajturat: "zjarr miqesor" kur vriten gabimisht njerez.
Mehmet Shehu beri krim; nuk duhej ti vriste por ti mbante rober. Por ata ishin me arme ne dore se bashku me njesine gjermane kunder partizaneve. Kjo eshte tradhti e rende.
Pra ngjarje të tilla ndodhin dhe janë ngjarje fatkeqe të cilat rjedhin nga egërsia e luftës.
Sidoqoftë ngjarja e para 73 vitesh e evidentuar nga Presidenti me dekorimet e pamerituara të disa ballistëve të cilët u vranë pasi ishin kapur rob u vranë padrejtësisht me urdhër të Mehmet Shehut, përbën një ngjarje të hidhur sepse u tejkaluan dhe u shkelën të drejtat ndërkombëtare të kujdesit ndaj robërve dhe si e tillë përbën krim, por kjo nuk do të thoë se ata nuk mbeten tradhëtarë të një organizatë të dënuar botërisht si organizata e Ballit Kombëtar e cila mbetet ndërkombëtarisht e dënuar si organizatë kolaboracioniste dhe tradhëtare.
Që ballistët e asaj lufte ishin luftëtarë të Ballit Kombëtar kolaboracionist kjo dëshmohet dhe nga dokumenti i mëpshtëm.
Në një raport të pabotuar deri tani të oficerit të zbulimit të divizionit 100 me titull "Negociata me grupbandat Berat", e datës 29 shtator 1943, ndëmjet nëntogerit gjerman Riesterer dhe Neshat Hysit, komandant i Beratit dhe komandant i Brigadës X partizane, ky i fundit i kërkon oficerit gjerman që gjermanët të miratojnë marrjen e qytetit të Lushnjes dhe Fierit nga forcat partizane.
Më 23 tetor 1943, nacionalistët, siç shkruhet në raport, njoftojnë divizionin 100 gjerman se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes.
Një ditë më vonë, më 24 tetor 1943, oficeri i zbulimit të divizionit 100 të këmb. së lehtë shkruan në raportimin e tij ditor: "Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen. Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […]."(BA/MA, RH 26-100/46, ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
Siç shkruhet në të, por edhe siç del nga dokumenti gjerman, në organizimin e mbrojtes së qyteti gjermanët kishin përfshirë edhe forca të Ballit Kombëtar. Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjes. Sipas dokumenteve gjermane luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor 1943. Duket theksuar që në përmbledhjen mujore të situatës së div. 100, në datën 21 tetor nuk është shënuar asnjë luftim.
Siç u tha më sipër, këto çeta të Ballit Kombëtar ishin dhe luftonin përkrah trupave gjermane. Madje, në rastin konkret ruanin qytetin në llogari të gjermanëve. Ditari i divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë gjermane i përshkruan deri në detaje të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon dhe nuk lë shteg për diskutim. Të pretendosh se, gjermanët nuk ishin në Lushnje në këtë moment, është gabim. Ndërkohë ata kishin hyrë edhe më në thellësi të vendit. Më 9-10 tetor 1943, gjermanët kishin bërë në Vlorë arrestimet e para masive. Rreth 376 persona u arrestuan befasisht, ku gjermanët pretendonin se ndër ta ishin afro 100 komunistë. Sigurisht që listat e arrestimit u përgatitën nga miqtë e tyre shqiptarë.
(http://ëëë.gazetadita.al/raporti-gje...mehmet-shehut/).
Historia dhe ligjet nderkombetare kane pranuar Shqiperine si fituese e luftes antifashiste dhe si pjestare me Koalicionin Fitues Antifashist: SHBA-ANGLI-BS-FRANCE. Gjithashtu është denuar si kolaboracioniste organizata e Ballit Kombëtar.
Balli Kombetar mbetet nje organizate qe bashkepunoi me nazi-fashizmin dhe është i dënuar moralisht dhe faktikisht nga Historia si tradhëtarë dhe kolaboracionistë. Madje dhe Disa Kryeministra gjatë kohës së Okupacionit ishin anëtarë të Ballit Kombëtar si ibrahim Bej Biçaku 9 shtator-24 tetor 1943 dhe Mehdi Bej Frashëri 24 tetor -3 Nëntor 1943, të cilët Kryeministra janë përgjegjës për ngjarjen.
Nuk mund te fshihet tradhetia pas 70 vitesh me justifikimet e 67 te vrareve fatkeqe. Lufta ka dhe te vrare te pafajshem por kjo nuk do te thote qe ballistat dhe organizata e tyre nuk ishte tradhetare. Ata mbajne njollen e zeze se bashkupunuan me pushtuesin dhe oaten edhe qeveri te miratuar nga pushtuesit. Shiko emrat e tyre me siper.
ne diskutimin tend ka nje gabim te vogel: ju e gjykoni luften dyke perzjere e mbivendosur problemet e sotme.
E parë në këtë prizëm Presidenti Nishani ka bërë një gafë të rëndë duke dekoruar këta njerëz fatkeqë por që e mbajnë vulën tradhtarë sepse u kapën robër me armë në dorë kundër partizanëve. Kjo ngjarje mund të përkujtohet me një ërmendore dhe jo me dekorime.
Gafë të rëndë, se me dekorimin e këtyre njerëzve Presidentii vendit hedh poshtë padrejtësisht rolin e Shqipërië dhe të Luftës Nacional Çlirimtare në anën e fituesve dhe në anën e Koalicionit Anti-Fashist Ndërkombëtar duke shkelur gjithashtu dhe mbi gjakun e dëshmorëve të luftës. Kjo është një përgjegjësi e rëndë.

Shqipëria e Rilindur: Fabrika e përpunimit të hashashit në Rrëshen prodhonte 4.4 ton drogë

Posted: 04 Nov 2016 05:27 PM PDT

Fabrika e drogës, aty ku kanabisi përpunohej me imtësi

Emri:  fabrika-kanabisit.jpg    Shikime: 84    Madhësia:  89.4 KB

Një dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome.

Për efekt prove materiale për dy ditë rresht policia e peshoi dhe zhvendosi kanabisin që ishte në proces tharjeje e pastrimi, megjithëse gjurmët e drogës kanë ngelur kudo. Në magazinë gjen ende modelet e dyerve që duhej të prodhoheshin në këtë objekt, ku sapo kalohej pragu nuk prodhoheshin mobilje, por drogë.

Policia e Lezhës, që kreu goditjen befasisht ndoshta edhe për policinë lokale, thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.

Dy personat më aktivë në këtë proces janë shtetasit Altin Ndoj dhe Valentin Simoni, ndërkohë që ishte punësuar si ekspert kanabisi edhe Ramo Gaba nga Lazarati. Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa dërrmuese janë banorë të lagjes ku ndodhet magazina. Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që i shoqi është arrestuar.

"I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të", thotë Marte Ndoj.

Suzana Ukaj, u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrrin. Ishte dita e saj e parë në punë.

"Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek", rrëfen Suzana.

Mjaftojnë një palë gërshërë për t'u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin.

Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Gjykata Kushtetuese: Reforma në drejtësi e Rilindjes Socialiste është antikushtetuese!

Posted: 04 Nov 2016 05:21 PM PDT

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e 'Vetting'-ut, PD arrin "fitoren" e parë

Emri:  gjykata-kushtetuese-640x267.jpg    Shikime: 71    Madhësia:  27.4 KB

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin e "Vetting"-ut për reformën në drejtësi, duke i dhënë të drejtë kështu opozitës që kishte kërkuar rrëzimin e tij.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mazhorancën, duke vendosur pezullimin e hyrjes në fuqi të tij, deri në shqyrtimin në themel të të gjithë çështjes.

Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.

Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar së pari pezullimin e tij dhe shpalljen si antikushtetues.

Ky vendim e ngrin ligjin, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë ligjin në Venecia.

Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani. Ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht argumenteve për vlerësimin e ligjit nga Venecia, shkon kundër qëndrimit të ndërkombëtarëve. Vetingu ka pasur mbështetjen e SHBA dhe BE, ambasadorët kanë kërkuar miratimin e këtij ligji me çdo kusht edhe nëse PD-ja nuk jepte votat e saj. Kthimi i ligjit pritet të komplikojë edhe një herë situatën politike, jo vetëm mes PS dhe PD, por edhe mes SHBA, PD-së dhe trupës gjyqësore që doli kundër një prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ben Blushi divorcohet me Rilindjen, krijon partinë LIBRA!

Posted: 04 Nov 2016 05:09 PM PDT

LIBRA, partia që Ben Blushi prezanton sot për publikun

Emri:  LIBRA.jpg    Shikime: 84    Madhësia:  30.6 KB

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, prezanton sot për publikun projektin e ri politik. Ai ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e re.

Prezantimi do të bëhet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në orën 18:00. Partia e tij do të quhet "Lista e Barabartë", ndërsa inicialet e partisë do të jenë 'LIBRA'. Blushi tregon se ",LIBRA " është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

ZAHIR PAJAZITI Një nga figurat më të medha të kombit shqiptar të te gjitha kohërave

Posted: 31 Oct 2016 11:56 AM PDT





ZAHIR PAJAZITI KOMANDANTI YNË I LAVDISHEM , ZEMRA E UÇK -SË


Një nga figurat më të medha të kombit shqiptar të te gjitha kohërave padyshim që është militanti ushtaraku Komandanti Kryeatentatori i UÇK së i pavdekshmi tmerri i okupatorit barbar serb dhe hafijeve legjenda Zahir Pajaziti i cili me 1 Nëntor 1962 pati ditën e bekuar të lindjes .

Tribun popullor , i zgjuar vigjilentë i frymezuar në Shqipërinë Adem Demaçin e figura tjera emblematike Zahiri me shok gjitheandej viseve tona kurrë nuk u ndal së punuari për çlirim e bashkim kombetar .

Zahir Pajaziti ishte njeri i popullit të thjeshtë , ishte arteria zemra e ilegales luftes dhe kur emri tij përmendej okupatori serb dridhej nga Prishtina në Beograd .

Komandant Zahir Pajaziti do mbahet mend përjetesisht , ai dhe Mbarë heronjet do kujtohen me pietetin ma të madh .

Pa burra kolosa vigana liberator si Zahir Komandanti , pa UÇK -në liria nuk do na vinte kurrë .

Kur Zahiri me njesitet e tij elite kalonte në fshatrat dhe qytetet tona të roberuara në vitet 90-ta forcat armike serbe urinonin në brekë nga frika nga tytat e kallashnikovëve çlirimtar .

Veç ditëlindje ke Komando

Erald Selca

Vëzhgim/ Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës

Posted: 31 Oct 2016 02:51 AM PDT

Nisur nga një debat që ka pasur në Klan Kosova në emisionin "Zona e Debatit", Edi Rama ka shpërthyer sot në Facebook në një flajim histerik kundër mediave, gazetarëve, analistëve e faqeve online duke i etiketuar me fyerjet më të rënda dhe me epitetet më të papërshtatshme (shiko videon poshtë).

I gjithë ky monolog mund të kundërshtohej në emër të ndarjes dhe respektimit të pushteteve sepse nuk ka Kryeministër në botë, që shpërthen kështu kundër mediave të vendit të tij. Për shumë më pak sesa kaq, Sali Berisha është shpallur 'armik i lirisë së shtypit".

Ai mund të kundërshtohej edhe në emër të një taktike që po ndjek rëndom kryeministri. Ndërkohë që ai po e mbyll mandatin me një bilanc katastrofal, ai ka hapur luftë në shumë fronte duke thënë se fajin e ka opozita, e kanë gjykatat, e kanë tani së fundin edhe mediat. Pra me një flalë ai do të krijojë fabulën e Ramës që jeton në ishullin e së mirës (në kështjellën e tij miliardëshe në Surrel, dhe meqë ra fjala, le ta hapë një ditë atë për mediat, që të shohin shqiptarët se ku jeton) dhe të të gjithë të tjerëve që e luftojnë atë nga pozita e së keqes.

Ai monolog mund të kundërshtohej edhe nga pozita e një kryeministri që po i plasin skandale përditë, ndaj dhe shpërthen ndaj mediave që nuk i kontrollon dot siç bën edhe me televizionet e blerë me leje ndërtimi, me kioska qytetesh, apo me benefite në naftë.

Por, ne të Lapsi.al nuk do ta bëjmë këtë. Ne e shohim në një mënyrë tjetër.

Për ne fatkeqësisht Rama ka të drejtë.

Një sërë televizionesh shqiptare janë kthyer vërtet në makineri shpifjeje, që nuk i shërben më prej kohësh interest publik. Një sërë gazetash tradicionale janë shndërruar në fabrika të palexueshme gjobash.

Një sërë faqesh online as nuk janë hapur, as nuk militojnë për të thënë të vërtetën, ato i shërbejnë vetëm interesave të partiakëve apo biznesmenëve të veçantë.

Këtu Rama ka të drejtë.

Por ajo ku ne hedhim poshtë me neveri monologun e tij haluçinant është tjetër.

Për ne Edi Rama është një nga fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje ku lëngon media shqiptare.

Nëse duhej ngritur një gijotinë për këtë krim, koka e tij duhej të vihej e para në radhë.

Eshtë ai që u denoncua në Prokurori nga paraardhësja e vet socialiste në Ministrinë e Kulturës, se i privatizoi ish-mikut Koço Kokëdhima, me një praktikë të denjë për burg, gazetën "Sporti Popullor". A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që në krye të Bashkisë së Tiranës shpiku praktikën e shndërrimit të botuesve në ndërtues dhe të ndërtuesve në sipërmarrës mediatikë. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që e filloi mandatin si kryeministër duke ofruar për pronarët e mediave parkingjet me pagesë të Tiranës, leje ndërtimesh në parkun kombëtar dhe në bregdet. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që është bërë barcaletë sepse ka në celularin e tij edhe numrat e kameramanëve që u tregon si duhet ta shfaqin në kronika. A ka ai një shpjegim për këtë?

Është ai që shpiku raportimin e lajmeve me kaseta dhe pa praninë e gazetarëve duke përfituar nga blerja që i kishte bërë pronarëve. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai kryebashkiaku i parë që iu nënshtrua një gjobe, dhe që dha një leje marramendëse për një pallat vetëm që mos transmetohej një emision që tregonte pjesën e ajsbergut të abuzimeve të tij në Bashki. A ka ai një shpjegim për këtë?

Edi Rama është injektuesi i metastazave të kancerit nga i cili po lëngojnë sot mediat shqiptare.

Edhe tani në detyrën e kryeministrit ai drejton një vend ku televizionet më të mëdhenj janë në kushte flagrante paligjshmërie. Kur kanë pronësi të fshehta, përqindje me emra të rremë, aksione aty ku ligji ua ndalon.

Në kohën e tij po lulëzojnë TV-të kombëtare kioska familjare, me nga vetëm një pronar dhe të afërmit e tyre të shpërndarë në postet më të rëndësishme drejtuese.

Dhe po të dojë, Edi Rama ndërhyn ta rrgullojë këtë gjëndje paligjshmërie? Po a e bën? Natyrisht që jo.

Se ai është peng i pronarëve dhe oligarkëve. Vjedh me ta Shqipërinë për të qëndruar në pushtet dhe ngaqë nuk ka ç'i bën kësaj kaste, marrëdhënia me të cilën po e rrënon në publik, merret me gazetarët, opinionistët dhe faqet online.

Pra thënë këtë, ne si Lapsi.al, mendojmë se Edi Rama ka të drejtë për atë që thotë për një pjesë të mediave. Por ne mendojmë gjithashtu se ai është në pozicionin më të keq për të bërë këtë propogandë.

Pasi, ai është një nga faktorët e kësaj katrahure. Eshtë ai si ortak në krim me pronarët-ndërtues që e ka bërë peisazhin mediatik të lëngojë kaq rëndë.

Prandaj të ketë së paku mirësinë të heshtë sesa të prodhojë shfaqe të tilla mashtrimesh të neveritshme, që sot nuk i beson më askush. (Lapsi.al)

Parruke ujore(Water Wig)

Posted: 30 Oct 2016 11:46 AM PDT

Nje fotograf ne Kalifornia ka arritur te filmoje efektin e
plasjes se nje balone uji ne koke duke krijuar efekte teper
fantastike
Video me poshte
https://vimeo.com/67156719

Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

Posted: 30 Oct 2016 07:36 AM PDT

Mendoni që të gjithë njerzit/populli ynë ka lindur pas 1999 dhe të tjerët kanë vdekur, nuk e dijnë historinë a? Dikur eksistonte edhe kombi Jugosllav-Jugosloveni-të gjithë e dijn fundin e saj. Jugoslloveni= me "popullin/kombin Kosovar" Si duket ju jeni të frymëzuar prej kësaj por populli nuk i pranon idetë tua....Andaj shtypi/mediat elektronike/Shqipëri/Kosovë e më gjërë në përgjithësi/një pjesë e saj me urdhër nga udhëheqsit bastard/kopila-gjithnjë potencojnë Kosovar, Kosovar, Kosovar dhe asnjëherë nuk thonë Shqiptarët e Kosovës. Motivi/qëllimi është i qartë trushpërlarja dhe ndikimit psikologjik tek masat popullore....Metodë e përdorur shpesh nga Adolf Hitleri e më pas edhe nga Stalini.Një gënjeshtër/rrenë e përdorur dhe e përsëritur shumë herë mund të shndrohet në realitet.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Matoshi: Kosova, një komb i ri

Arbesa Ibrahimi • 30 Tetor 2016 • 08:10 •

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Halil Matoshi ka vlerësuar se deklaratat rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe.

Në një intervistë dhënë për Gazetën “Zëri”, Matoshi ka konsideruar se nuk duhet humbur kohë duke u marrë me të tilla deklarata.

Ndërkaq ka thënë se kombi kosovar, sikurse ai shqiptar, është krijuar me intervenimin e Perëndimit.

Pavarësisht kësaj, sipas Matoshit, Serbia i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por jo edhe ata të Kosovës.

“Politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës i sheh si pakicë etnike”, ka deklaruar ai. Tutje, Matoshi ka thënë se kombi kosovar e ka në pronësi të vet shtetin kosovar.

Ndërkohë, gjatë intervistës për “Zërin”, ai ka theksuar se tani Kosova përbën një komb të ri.

Zëri: Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Matoshi: Identitetet janë të shumëfishta dhe të shndërrueshme. Amin Malouf, identitetin etnik e quan të ngurtë, vrastar. Mirëpo identiteti supraetnik kosovar mund të zbërthehet në një shumësi identitetesh, jo vetëm atë gjuhësor dhe historik. Ndër tjera kombi kosovar është krijuar me intervenimin e Perëndimit. Njëjtë sikur edhe kombi shqiptar. Shumë faktorë autokton e kanë ndihmuar kombkrijimin në Kosovë - të tilla si përvoja paraprake demokratike, niveli i zhvillimit ekonomik, dhe homogjeniteti social - mund të ndikojnë në lehtësinë apo vështirësinë e ndërtimit të kombit, por përcaktuesi më i rëndësishëm i kontrollueshëm duket të jetë niveli i përpjekjeve ndërkombëtare, matur në trupat, të hollat dhe kohën. Nocioni “kosovar” si identitet subetnik është shumë më i pranueshëm edhe për pakicat etnike që t’i bashkohen kombit të vullnetit.

Zëri: A po ndërtohet kombi kosovar, apo shqiptarët e Kosovës pas pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) po e forcojnë identitetin e një kombi unik shqiptar?

Matoshi: Kosova tashmë është një komb i ri. Komb i dalë nga konflikti. Kosova është ngjizur në komb gjatë tërë shekullit 20, kurse më 17 shkurt e ka shpallur shtetin kombëtar, ndërsa maturimi i kombit do të bëhet me marrjen e karriges në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB.)

Jo vetëm Kosova porse asnjë shtet në botë nuk ka arritur që t’i përputhë kufijtë etnik me ata shtetëror. Dhe t’i “shuajë” problemet me pakicat etnike. Asnjë shtet shumëetnik perëndimor – thotë Anthny D. Smith - nuk mund të thuhet se i ka “zgjidhur” problemet etnike, shtetet me traditë të gjatë demokratike deri tani kanë qenë në gjendje t’i lehtësojnë problemet etnike, të krijojnë një mitologji dhe simbolizëm politik gjithëpërfshirës dhe të formësojnë një sistem vlerash të përbashkëta e kujtimesh politike për të gjitha etnitë e tyre përbërëse.

Zëri: A e ka krijuar kombi unik shqiptar shtetin kosovar apo shteti kosovar po e konstrukton politikisht kombin kosovar?

Matoshi: Patriotizmi dhe nacionalizmi shqiptar që nga epoka e kombkrijimit (1878 – 1925) nuk është transformuar në fuqi kohezive për mirëqenie, industrializim e modernizim, perëndimorizim, porse ka mbetur aty ku ishte: nacionalizëm defansiv, me premisa primitive, fetare e ideologjike (kryesisht të majta), si pasojë e dhunës dhe izolimit enverist. Së këndejmi, ky nacionalizëm nuk është transformuar në patriotizëm ligjor/kushtetues që garanton vepra të mëdha të përbashkëta sot dhe nesër, porse ka mbetur i tillë, etnonacionalizëm verbal që përplas grupet e ndryshme të shoqërisë mes veti, partitë politike, pra edhe institucionet e shtetit. Pak janë ata atdhetarë të vërtetë shqiptar sot, që mund ta kuptojnë kontekstin e të qenit patriot kushtetues kosovar sot, që është thjesht zëvendësim i patriotizmit shqiptar që nga ndarja dhe zaptimi i hapësirës jetike shqiptare, më 1913. Patriotizmi shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit e deri tek pavarësia e Shqipërisë më 1912 dhe të gjitha përpjekjet e shqiptarëve etnikë për liri nën tre Jugosllavitë, sot duhet transformuar në kosovarizëm.

Zëri: Pse shqiptarët e mendojnë etninë dhe flasin për kombin dhe a ka bazë ideja e bashkimit në kombin dhe shtetin unik shqiptar apo kjo është vetëm një deklaratë politike për nevoja votash?

Matoshi: Shqiptarët etnikë janë titullar të kombit kosovar. ETNIA është një konstantë. Kombi i shtetit (të gjitha kombet e botës janë artificiale – politikisht konstruktive - pra te panatyrshme) është ai kosovar, pra ENTITETI juridiko-politik kosovar si subjekt i së Drejtës Ndërkombëtare është kombi kosovar si një variabël. Kombi kosovar mund të bëhet shumë-etnik nëse pos grupeve tjera etnike qe pothuajse e kanë pranuar kombin e vullnetit edhe serbët e pranojnë vullnetshëm të jenë lojal ndaj shtetit, përkatësisht nëse duan të bëhen pjesë integrale e kombit unik kosovar.

Zëri: Në këtë moment politik edhe ekonomik, a do të ishte më i mirë një bashkim i Kosovës me Shqipërinë apo dy shtetet të vazhdojnë rrugën e tyre si të pavarura?

Matoshi: Aktualisht ideja e bashkimit me Shqipëri është vetëm deklaratë boshe politike për të sjellë vota, kur dihet se me “Pakon Ahtisaari” në qendër të pavarësimit janë bërë të qarta tre parimet e panegociueshme: 1. Nuk ka ndarje të Kosovës; 2. Nuk ka bashkim me një shtet tjetër dhe 3. Nuk ka kthim në situatën e para vitit 1988. Kushtetuta e Kosovës është derivat i Pakos.

Prandaj, kosovarët nuk duhet të shpenzojnë kohë e energji kot në deklarata për konsum të brendshëm politik. Ndërsa e ardhmja e largët është çështje profetësh, jo sociologësh. Për këtë po ua kujtoj deklaratën e Chrystopher Hill. “Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët, Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe.”

Morri!

Posted: 29 Oct 2016 04:46 AM PDT

Zbulimet e fundit ne Universitetin Masachusets si duket po shkojne ne rruge te mbare me ne fund. Ato tregojne se bakteret qe sjellin semundje jane nje lloj i vecante bakteriesh dhe inteligjente. Tamam si morrat shumohen dhe rriten brenda trupit te njeriut vetem me nje qellim, ate te goditjes ne pika vitale apo te dobeta te sistemit. Pra nese bakteret jane kafshet e flores se brendshme te njeriut, bakteret-morra jane njerezit negative apo negativiteti qe leshon trupi i njeriut pa dashje dhe qe vret ate cdo dite. Por dita nga ndalimi dhe pastrimi i baktereve-morra duket shume larg per shkencen ende. (Gazeta N.Y times)

Thellohet skandali:‘Falimenton’ fakulteti i Shkencave të natyrës, 6 degë pa student, ikën te privati

Posted: 29 Oct 2016 04:07 AM PDT

Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve duke ulur vijën e kuqe vijon vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë. Kjo gjë u deklarua për "GSH" nga dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.

"Me shtyrjen e afatit të regjistrimeve në fakultetin tonë vijon plotësimi i kuotave të parealizuara vetëm në 4 programe studimi nga 10 programe që kemi në total. Pasi në 6 programe të tjera, edhe pse kemi shumë kuota të lira, nuk ka më kandidatë, janë ezauruar listat e aplikuesve, pasi regjistrimi u zhvillua në 6-7 faza", sqaron dekani Drushku.

Sipas tij, programet e studimit ku nuk ka më kandidatë dhe nuk ka çfarë vije të ulet, janë degët e Kimisë, Matematika dhe Fizika, në total këto programe studimi kanë 126 kuota të lira. "Bëhet fjalë për programet Kimi, Kimi Industrial dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Fizikë, Matematikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike. Në këto programe, listat e kandidatëve aplikues poshtë vijës janë ezauruar që në fazën e fundit pa u shtyrë ende afati nga MAS", thekson Drushku.

Po ashtu, ky fenomen është hasur edhe në një nga degët më të kërkuara, pikërisht në degën Farmaci, ku do të mbesin 14 kuota të lira, pasi nuk ka më kandidatë që të mund të regjistrohen. Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, kjo situatë ka ndodhur pasi kandidatët nga frika se mos mbeten pa shkollë janë regjistruar në programet e tjera ku janë shpallur fitues.

Faktikisht, sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, kjo gjë pritej që të ndodhte nga tejzgjatja e regjistrimeve. Dhe më e mira sipas tij do ishte që kandidatëve t'u jepej një tjetër mundësi, duke aplikuar për këto kuota të liria, në mënyrë që ato të mos digjen raporton Gazeta Shqiptare.









__________________________________________________ __________________________________________________ _______________


Lajm edhe per shokun Pirro qe vleresonte reformen ne arsim te qeverise!

Nishani apo Rama? Kush ka të drejtë?

Posted: 28 Oct 2016 04:14 PM PDT

Nga Blendi Fevziu

Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqiptarë të pafajshëm, të vrarë padrejtësisht dhe të nëpërkëmbur për më shumë se 73 vjet ka rihapur edhe një herë një debat të nxehtë në vend. Atë që lidhet më luftën e dytë botërore dhe me rreshtimin e shqiptarëve në formacionet politike të saj. Për fatin tonë të keq, debati nis si gjithnjë nga personat më pak kompetentë dhe në vend të historisë i referohet filmave të kinostudios "Shqipëria e Re" dhe imazheve të socrealizmit. Pa dashur të hyjë në një debat që kërkon shumë më tepër thellim dhe shumë më tepër hapësirë se sa një editorial, dua të nënvizoj se vendimi i Presidentit ka dy anë: atë historike dhe atë morale.

Konteksti historik, është ai që keqinterpretohet më shumë dhe që përdoret kryesisht nga ata që e shohin si politikë dite. Në këtë kontekst, Presidenti nuk ka gabuar aspak. Masakrimi i 67 pjesëtarëve të një formacioni të Ballit Kombëtar, por në realitet, një grup fshatarësh që as kishin vrarë njeri dhe qenë bashkuar për të luftuar italianët, më 21 tetor, ka qenë një akt i pastër kriminal. Ai u krye nga Brigada e Parë me një vendim të marrë nga Dushan Mugosha (Shihni kujtimet e Xhelal Staraveckës). Qëllimi ishte thjeshtë terrorizimi i mbështetësve të Ballit dhe marrja e pushtetit në një moment që në Shqipëri ishte krijuar vakum. Italianët kishin kapitulluar, ndërsa gjermanët qenë vendosur vetëm në disa qëndra dhe pika strategjike.

Masakra e Lushnjës e kishte nismën në dështimin e Mukjes. Atje, ku Komunistët, Ballistët dhe nacionalistë të tjerë u bashkuan dhe firmosën për një luftë të përbashkët ndaj okupatorëve. Por ndërkohë Italia kapitulloi dhe pushteti i ardhshëm ishte më i rëndësishëm se sa lufta. Pavarësisht se firmosi, PKSH vendosi ta prishë marrëveshjen e Mukjes.

"Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s'bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij".

Kjo frazë përbën thelbin e letrës që Enver Hoxha i nisi më 1 tetor të 1943-it Komitetit Qarkor të Gjirokastrës. Për mbështetësit e "Ballit Kombëtar" kjo është dita e fillimit të përplasjeve zyrtare ushtarake midis dy formacioneve politike që u shndërruan në dy forca armike. Edhe pse përplasje mes tyre kishte pasur edhe më herët, ato qenë në fakt sporadike. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, qe jo vetëm humbja e një shansi për luftë të përbashkët kundër okupatorit, por edhe fillimi i përleshjeve të armatosura midis palëve. Përplasjet nisën në fillim të muajit shtator me vrasjen e 6 ballistëve në Ziçisht. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor u numëruan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Viktimat e Lushnjës u masakruan në këtë moment. Asnjë prej tyre, kurrë nuk kishte bashkëpunuar me italianët, kundër të cilëve ishin ngritur. Në vitet e fundit të jetës, vetë Mehmet Shehu, siç dëshmon djali i tij Bashkim Shehu në librin "Vjeshta e Ankthit", shprehte pendesë për këtë akt. Ishin njerëz të pafajshëm që u vranë për të ngjallur frikë tek të tjerët. Dhe për të frenuar mobilizimin e mëtejshëm në forcat e Ballit. U vranë për pushtetin e ardhshëm.

Më 26 tetor të 1943-it "Balli Kombëtar" lëshoi një "thirrje drejtuar Nacionalçlirimtares" me titullin: "Vëllavrasja ka fillue!"

Mbështetësit e komunistëve kanë deklaruar gjithnjë se luftën vëllavrasëse e filloi "Balli Kombëtar", se ishin pjesëtarët e tij që ju bashkëngjitën forcave gjermane dhe që sulmuan forcat partizane. Por asnjë historian deri më sot, nuk mund të thotë që Balli ka bashkëpunuar me okupatorët përpara Tetorit të vitit 1943. Ky është konteksti historik.

Ai moral është tjetër. A meritonin këta 67 persona të dekoroheshin dhe cili ishte kontributi i tyre në këtë rast. Ata janë viktima të pafajshme të një lufte civile dhe një përplasjeje forcash, që për fatin e tyre të keq, qëlloi të kulmonte pikërisht në fshatin e tyre. Në fakt, Presidenti duhet të përgatisë një nderim më të denjë dhe më domethënës për Mithat Frashërin, kreun e Ballit Kombëtar, djalin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesin e Bibliotekës Kombëtare shqiptare, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur dhe militantin antifashist. Askush deri më sot, asnjë historiograf komunist nuk ka dëshmuar ndonjë bashkëpunim të Frashërit me Gjermanët. Por ai është përbaltur pa të drejtë dhe sot, ende prehet në një varrezë në Long Island të Nju Jorkut. Ky njeri ka lënë një testament. Ai ka dorëzuar gjithë pasurinë e tij për Shqipërinë, me kusht, që ta varrosnin në oborrin e Institutit Albanologjik nëse ndonjë ditë do të ngrihej një i tillë. Ai vijon të prehet ende larg, vetëm si pasojë e një manipulimi historik.

Sa i takon 67 personave, ka edhe një shikim tjetër. Vrasja makabre e atyre të pafajshëmve ishte vetëm një akt. Për 50 vjet me rradhë, familjet tyre janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme. Familjet u izoluan, fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që nuk i njohën kurrë ju mohua punësimi normal dhe shkollimi. Ata e vuajtën këtë si një njollë në biografi dhe ky dekorim është edhe një sadisfaksion moral për vuajtjet e tyre. Ata nuk ngjallen dot më; familjet nuk e shpërbëjnë dot persekutimin e padrejtë dhe të pamerituar; nuk i kthejnë dot mbrapsht vuajtjet që kanë hequr. Lërini së paku të ndihen krenarë me atë dekoratë simbolike, sa për t'i treguar të gjithëve, por edhe vetes, se e vërteta vonon, por humbet kurrë.

Ke vepruar drejtë Zoti President, por është ende shumë pak. Historia nuk bëhet me filmat e kinostudios dhe e drejta nuk ka lidhje me politikën e ditës! /opinion/
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more