Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Sot datlindjet 06 / 11 / 2016 kan festë : G e z u a r .” plus 4 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Sot datlindjet 06 / 11 / 2016 kan festë : G e z u a r .” plus 4 more


Sot datlindjet 06 / 11 / 2016 kan festë : G e z u a r .

Posted: 05 Nov 2016 08:30 PM PDT

GrisElda, kill_the_nigger, ISIDORA, ledin, brigid (42), Alked (40), Smith (39), justes (39), Johana (37), Learto (35), edda (35), maksim2211 (35), MICH (35), ANDI 22 (35), eti (34), safete (34), G-Rider (34), orjona (33), tolja (33), DARK_MAN (33), sixsixsix (32), exxx_7 (31), Naqe_Shkodrani (31), Gresi (30), siddii (30), ExoticKorcarke (30), Adi Sertolli


Emri:  BAHRI....jpg    Shikime: 1    Madhësia:  62.7 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

"skandergji" ne leksikun keta

Posted: 05 Nov 2016 03:28 PM PDT

"Skandergji" nel lessico Chetta. Di Giuseppe Schiro Jr.(1968).

Nuk dua qe ne kete Perkujtim Kastriotian i Palermos te rrije pa nje kontribut nga une te thjeshte nderimi.
Nuk do prezantoj rezultatin e ndonje studimi te veçante e te gjate,por me teper nje perlé nga ku tradita shqiptare e Siçilis,e mbase edhe e Shqiperise,stolitej deri nga mesi i shtateqindes ; perle e vendosur ne historin dhe mbi legjenden e Skenderbeut.
Behet fjale mbi nje zé i nxjerre mbi emrin e te njejtit Skenderbe,qe kam patur menyren ta marre nga leksiku shqip i Nikoll Ketes (Nicola Chetta).
Perpara se te flas per kete besoj se eshte e nevojshme nje parathenie.
Leksiku i Nikoll Ketes,deri tani i panjohur,gjendet ne arkivin e familjes se poetit Zef Skiroit (Giuseppe Schiro),nga ku lejimi dhe mirsjellja me jep mundesine sot te ofroj kete kontribut personal.
Nikoll Keta,qe studimet ne zhvillim e paraqesin si nje umanist nga me te thelluarit e tradites kulturore te Shqiptareve te Siçilis... (1),shkruajti leksikun ne rini kur ishte 21 vjeç siç e verteton plotesisht diçitura e lene nga shenjat greke ne fund te leksikut.

Ku thote : ki lleksiko kle shkruare ka z (oti) Keta té horésé e Kuntisésé : viti Ijsum Hristonit 1763 e e dhuroi z (otit) Sul te Horesè e Palacit Adriano. Falem Arbérit té ntritm,gjak kuluam té lartisé HI- Haristis e < Vir> gjérené Meri pér sa hiré mé ka béré - Kuitou,o i ntritm sglides,meje - ( trad.; questo lessico fu scritto dal sacerdote Chetta del paese di Contesa,anno di Gesu Cristo 1763 e lo regalo as sacerdote Sulli del paese di Palazzo Adriano. Saluto il popolo arberesh illustre,sangue sparso. Ringrazio il sommo Iddio e la Vergine Maria per quanti benefici mi hanno concesso. Ricordati di me,o illustre lettore). - " Ky leksik (qe) shkruare nga prifti Keta nga vendi i Kuintiese : viti i Jezu Krishtit 1763 dhe e dhuroj priftit Suli nga vendi i Palacit Adriano. I falem Arbèrit te ndritur... Kujtoju,o i ndritur lexues,per mua ".

Nikoll Keta lindi ne Contessa ne 1742 dhe per kete vepra e tije prej 230 faqesh vinte per te treguar dhe festuar 21 vjetorin e tije. Mundet te themi qe per vullnet,vendosmeri mendore dhe per idealet e shqiptarise mundet te konsiderohet nje perfaqsues i shquar per vleresimin e thesarit te eterve te tije. Tjeter premis e duhur eshte kjo. Cdo kush nga ne mendon qe nje leksik i nje te riu Arberesh nuk mundet qe vetem te reflektonte gjuhen e shqiptareve te vendit te tije Siçilise : ne Seminarin e Palermos vinin student te rinj dhe prifterinj nga te gjitha kolonite. Por nuk eshte keshtu ; eshte,ne qofte se eshte, qe nje i tille karakter shkrimi tregon vetem pak ndryshime dakortsie midiz zérave shqiptare te Shqiperise dhe shqiptareve te Siçilise.
Te shpegohemi me mire. Nikoll Keta ne pérpilimin e leksikut te tije kishte nje informator,sigurisht nga Shqiperia e jugut,nga Myzeqeja e poshte ; sepse ai sjell zéra te toskerise Shqiptare,por nga ndonjehere,dhe kur ka mosperputhje,nxjerr ne pah diferencen me traditen arbereshe. Arberish-tja e tille nenvizohet me shkurtimin "sic." d.m.dh shqipe e Siçilise.

Vendosim shembujt e pare : faq.4 "accertare,affirmare,certificare","forconj" (forzogn),con buona pace io dico che e meglio il dire come in sic. ("...un them qe eshte me mire te thuhet ne sic") " vértet,vértetova,vértetuar,e vértetuare,pass (ivo)vértetem.

Faq.9 "adorare,riverire" bindem,binda,bindemé col dativo sic.prosqinis,-isa.-nisuré, pass. proqinisem, di piu gli albanesi oltramontani "adhéronj", = "adorazione e riverenza " té bindurité,adhérimi, sic. prosqini.

Si qellim i njohuris per pasurine e leksikut arberesh te Sicilise,leksiku i Ketés tregon nje mangesi qe eshte : qe ne mosperputhjet leksiku vet na informon ne zerat shqip dhe ate arberesh,ne nuk jemi te sigurte,por,bashkesia qe permbledh shumicen e zerave te repertorit,se keta shembuj qe sillen egzistonin te gjithe edhe ne Siçili. Sepse shume fjale te tradites te zhdukura sot mundet edhe te egzistonin dy shekuj te meparshem,por mundet qe keto fjale te ishin te humbura qe nga vitet 700.

Zèri qe ne vime sot te tregojme i perket kesaj serie ("arsyetimit") se fundit,qe do te thote per fjale qe mundet te ken egzistuar si ne Shqiperi edhe ne Siçili.
Kurioziteti per te nxjerre ne drite i perket e barazvlefshme ne zérin shqip fjales ne italisht "accortezza", qe eshte e treguar ne dy menyra - dhelpéria f.- skanderghijia f. (simbas alfabetit Chetta : dellpéria f. scandérghia f.).
Nuk ka dyshim qe zéri i dyte eshte ndertuar mbi emrin e Heroit kombetar : Skander (be)g >Skandergji,qe eshte zé i njejte qe i bashkangjitet asaj me te perdorshme me nje kuptim te vogel ndryshimi nga delpéria. Kjo fjale ne fakt nuk ka kuptimin e zgjuarsise se sa te dinakérise.
"Dinakeria dhe zgjuarsia" jane sinonime,e vertete ; por e dyta supozon pothuajse nje detyre per te bere diçka o qe duhet te behet me gjithe zgjuarsite e rastit. "Zgjuarsia" eshte ajo e udheheqesit ("luftetarit"),ndersa dinakeria e te keqit o trufatorit.

Vet Chetta shton diçka si nje dallim te çmuar : "maliziosa accortezza " dikéqia (ddichechia),fjale e njohur nga Blanchus,i cili nen zèrin "malitia" pergjigjet me diechechia,nga Busetti "malizia" dijekeqe,nga Cordignano "malizia" dieja e sé keqes.

E rendesishme eshte te kostatojme qe Skenderbeu dhe per gjeneratat qe do vine me pas ishte personifikimi i zgjuarsise ne kuptimin e zgjuarsise te intelektit,ne parashikimin e ngjarjeve dhe te vendimeve qe duhet te merte gjate luftes o betejave qe zhvilloi.
Fjala skendergji per italo shqiptaret eshte e humbur dhe per aq sa me rezulton nuk egziston as ne Shqiperi.

Ja vlen ta besh qe te rijetoje ne gjuhen e popullit per te cilin Skenderbeu eshte dhe mban dinjitetin dhe lartesine e ketij vullneti hujnor mbrojtes.


Mare nga :Mbledhje Nderkombetare Studimesh Shqiptare. Qendra Nderkombetare Per Studimet Shqipetare pérané Universitetit té Palermés. !968. f 115-118.

Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

Posted: 05 Nov 2016 12:10 PM PDT

Pamë një President të vëndit që nxitoi të vendosë dekorata tek disa ish-ballistë të vrarë nga Brigada e Mehmet Shehut në vitin 1943 pas kapjes rob të tyre në një betejë të tetorit të vitit 1943.
Pamë një Presidenttë vëndit i cili nxitoi të nxijë një periudhë të lavdishme të historisë së luftës së popullit shqiptaër kundër pushtuesve nazi-fashistë,.
Pamë një President të vëndit i cili me fjalën e tij nxit përçarjen dhe urrejtjen e të kaluarës duke induktuar në kohën e sotme ngjarje që i përasin një të kaluere e cila e ka thënë fjalën e vet me 29 nëntor të vitit 1944.
Përse ndodhi kjo dhe përse u hap ky problem me një aspekt të luftës nacional –çlirimtare në të cilën robërit armiq të kapur u vranë në vënd që të mbaheshin robër nga Mehmet Shehu.
Ajo ngjarje me 67 ballistet e zënë rob nga Brigada partizane mbetet një ngajrje e rëndë e luftës.
Pa e justifikuar veprimin e gabuar të Mehmet Shehut duhet patur parasysh se vrasjet e tyre përbëjnë një krim të asaj luftë, por të vrarët mbeten tradhetare sepse ishin në luftë, ishin në një anë me forcat gjermane në ndihmë të tyre, dhe me armë në dorëluftuan kuundër forcave partizane.
Vrasje të tilla kanë ndodhur gjatë luftrave sigurisht në kohën e luftës dhe ka plot shëmbuj fatkeqë madjde mund të kujtojmë ushtarët polakë të cilët u përdorën nga anglezët në luftime kundër gjermanëve të cilët u vranë disa qindra në 1943-1944; shumëkush i njeh rastet kur avionër anglezë dhe amerikanë rrafshuan qytetet e Gjermanisë në fund të viteve 1944 dhe në fillim të viteve 1945, apo përdhunimet massive të forcave anlo-amerikane dhe ato ruse në Gjermani. Pra njihen këto ngjarje të zymta dhe zhgënjyese të cilat hedhin një hije të zymtë ndaj fitimtarëve të cilët e shprehin valën e zemërimit të tyre ndaj ushtarëve gjermanëve por dhe ndaj popullsisë gjermane dhe qyteteve të Rajhut. Dihet hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki ku u vranë në të dy qytetetrreth 300.000 vetë dhe SHBA as sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për këtë krim duke u justifikuar me termin se …..ishte luftë….
Sidoqofte vrasje te tilla ne lufte ndodhin edhe sot; kujto bombardimet e SHBA kunder spitalëve apo të ashtuquajturat: "zjarr miqesor" kur vriten gabimisht njerez.
Mehmet Shehu beri krim; nuk duhej ti vriste por ti mbante rober. Por ata ishin me arme ne dore se bashku me njesine gjermane kunder partizaneve. Kjo eshte tradhti e rende.
Pra ngjarje të tilla ndodhin dhe janë ngjarje fatkeqe të cilat rjedhin nga egërsia e luftës.
Sidoqoftë ngjarja e para 73 vitesh e evidentuar nga Presidenti me dekorimet e pamerituara të disa ballistëve të cilët u vranë pasi ishin kapur rob u vranë padrejtësisht me urdhër të Mehmet Shehut, përbën një ngjarje të hidhur sepse u tejkaluan dhe u shkelën të drejtat ndërkombëtare të kujdesit ndaj robërve dhe si e tillë përbën krim, por kjo nuk do të thoë se ata nuk mbeten tradhëtarë të një organizatë të dënuar botërisht si organizata e Ballit Kombëtar e cila mbetet ndërkombëtarisht e dënuar si organizatë kolaboracioniste dhe tradhëtare.
Që ballistët e asaj lufte ishin luftëtarë të Ballit Kombëtar kolaboracionist kjo dëshmohet dhe nga dokumenti i mëpshtëm.
Në një raport të pabotuar deri tani të oficerit të zbulimit të divizionit 100 me titull "Negociata me grupbandat Berat", e datës 29 shtator 1943, ndëmjet nëntogerit gjerman Riesterer dhe Neshat Hysit, komandant i Beratit dhe komandant i Brigadës X partizane, ky i fundit i kërkon oficerit gjerman që gjermanët të miratojnë marrjen e qytetit të Lushnjes dhe Fierit nga forcat partizane.
Më 23 tetor 1943, nacionalistët, siç shkruhet në raport, njoftojnë divizionin 100 gjerman se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes.
Një ditë më vonë, më 24 tetor 1943, oficeri i zbulimit të divizionit 100 të këmb. së lehtë shkruan në raportimin e tij ditor: "Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen. Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […]."(BA/MA, RH 26-100/46, ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
Siç shkruhet në të, por edhe siç del nga dokumenti gjerman, në organizimin e mbrojtes së qyteti gjermanët kishin përfshirë edhe forca të Ballit Kombëtar. Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjes. Sipas dokumenteve gjermane luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor 1943. Duket theksuar që në përmbledhjen mujore të situatës së div. 100, në datën 21 tetor nuk është shënuar asnjë luftim.
Siç u tha më sipër, këto çeta të Ballit Kombëtar ishin dhe luftonin përkrah trupave gjermane. Madje, në rastin konkret ruanin qytetin në llogari të gjermanëve. Ditari i divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë gjermane i përshkruan deri në detaje të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon dhe nuk lë shteg për diskutim. Të pretendosh se, gjermanët nuk ishin në Lushnje në këtë moment, është gabim. Ndërkohë ata kishin hyrë edhe më në thellësi të vendit. Më 9-10 tetor 1943, gjermanët kishin bërë në Vlorë arrestimet e para masive. Rreth 376 persona u arrestuan befasisht, ku gjermanët pretendonin se ndër ta ishin afro 100 komunistë. Sigurisht që listat e arrestimit u përgatitën nga miqtë e tyre shqiptarë.
(http://ëëë.gazetadita.al/raporti-gje...mehmet-shehut/).
Historia dhe ligjet nderkombetare kane pranuar Shqiperine si fituese e luftes antifashiste dhe si pjestare me Koalicionin Fitues Antifashist: SHBA-ANGLI-BS-FRANCE. Gjithashtu është denuar si kolaboracioniste organizata e Ballit Kombëtar.
Balli Kombetar mbetet nje organizate qe bashkepunoi me nazi-fashizmin dhe është i dënuar moralisht dhe faktikisht nga Historia si tradhëtarë dhe kolaboracionistë. Madje dhe Disa Kryeministra gjatë kohës së Okupacionit ishin anëtarë të Ballit Kombëtar si ibrahim Bej Biçaku 9 shtator-24 tetor 1943 dhe Mehdi Bej Frashëri 24 tetor -3 Nëntor 1943, të cilët Kryeministra janë përgjegjës për ngjarjen.
Nuk mund te fshihet tradhetia pas 70 vitesh me justifikimet e 67 te vrareve fatkeqe. Lufta ka dhe te vrare te pafajshem por kjo nuk do te thote qe ballistat dhe organizata e tyre nuk ishte tradhetare. Ata mbajne njollen e zeze se bashkupunuan me pushtuesin dhe oaten edhe qeveri te miratuar nga pushtuesit. Shiko emrat e tyre me siper.
ne diskutimin tend ka nje gabim te vogel: ju e gjykoni luften dyke perzjere e mbivendosur problemet e sotme.
E parë në këtë prizëm Presidenti Nishani ka bërë një gafë të rëndë duke dekoruar këta njerëz fatkeqë por që e mbajnë vulën tradhtarë sepse u kapën robër me armë në dorë kundër partizanëve. Kjo ngjarje mund të përkujtohet me një ërmendore dhe jo me dekorime.
Gafë të rëndë, se me dekorimin e këtyre njerëzve Presidentii vendit hedh poshtë padrejtësisht rolin e Shqipërië dhe të Luftës Nacional Çlirimtare në anën e fituesve dhe në anën e Koalicionit Anti-Fashist Ndërkombëtar duke shkelur gjithashtu dhe mbi gjakun e dëshmorëve të luftës. Kjo është një përgjegjësi e rëndë.

Sallat me patate

Posted: 05 Nov 2016 06:47 AM PDT

Sot kan festë ditlindje antart e nderuem t'foruemit shqiptar . G e z u a r .

Posted: 05 Nov 2016 02:12 AM PDT

rilindasi (45), gjoze (44), hirushja (43), petriks (42), sociablemark (39), mark/1977 (39), Koli (37), Shtojzavalle (36), tani80 (36), jaguar_200 (35), Kuci_LogeL (35), Bledi05 (32), lutjan (31), Julinda (31)Emri:  2.jpg    Shikime: 15    Madhësia:  43.8 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more