Skip to main content

“Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false” plus 9 more Gazeta SHQIP


Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false

Posted: 04 Nov 2016 02:34 AM PDT

Euro
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Kartëmonedha", duke sekuestruar një kartëmonedhë 50 euroshe dhe ndaluar dy shtetas.

Klaus  Sejdi, 34 vjeç, banues në Elbasan

Gentian  Saliaj, 44 vjeç, banues në Elbasan

Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin me targa AA144KU në pronësi të shtetasit Klaus  Sejdi dhe pagesën dyshohet ta kenë kryer me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro false.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Kartmonedhën 50 Euro False

Automjetin me targa AA 144 KU

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, banorët e tre fshatrave protestojnë kundër landfillit të mbetjeve

Posted: 04 Nov 2016 02:31 AM PDT

fshatiBanorët e fshatit Mbyet të Fierit kanë vijuar edhe sot protestat për të kundërshtuar vendimin e ndërtimit të një landfilli për përpunimin e mbetjeve ne fshatin e tyre.

Të mbështetur edhe nga banorë të dy fshatrave fqinje më ta, Plyk dhe Krapat, banorët janë mbledhur për të disatën ditë para bashkisë së Fierit për të kundërshtuar këtë projekt, që sipas tyre iu rrezikon jetën.

Protesta e banorëve të këtyre fshatrave po mbështet edhe nga dega e Partisë Demokratike në Fier.

Kryetari i kësaj dege Luan Baci, tha se pas protestave të vazhdueshme, mazhoranca në këshillin bashkiak Fier ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga vendimi, pasi sipas tij ka lajmëruar një mbledhje urgjente për ditën e hënë.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Prespa, vendbanim i lashtë prej 3.100 vitesh

Posted: 04 Nov 2016 02:30 AM PDT

PrespNjë grup arkeologësh dhe zhytësish profesionistë nga Instituti i Arkeologjisë, në ekspeditën e quajtur "Prespa 1", të zhvilluar në muajt prill-maj në Liqenin e Prespës, sjellin fakte se vendbanimet në këtë zonë datojnë të paktën që prej 3.100 vitesh.

Ekspedita tërësisht shqiptare, me zhytës dhe arkeologë nga Instituti i Arkeologjise, ka dalë në këtë përfundim pas gjetjeve nënujore.

"Jemi rreth 1.100-1.000 vite përpara Krishtit, pra janë rreth 3 mijë vjet që ka ekzistuar ky vendbanim. Është me mjaft interes, pasi duke u përqendruar në këto gjetje dhe tek të dhënat shkencore që marrim nga ky vend, kemi mundësi që të bëjmë edhe krahasime me zonat e tjera të gërmuara deri më tani në tokë, apo përtej kufirit në Maqedoni e Greqi", thotë Dr.Adrian Anastasi, drejtues i Arkeologjisë Nënujore të Institutit të Arkeologjisë.

PrespaEnët dhe materialet e gjetura ruajnë thuajse tërësisht formën e tyre, gjendje e cila është bërë e mundur për shkak se Prespa nuk është prekur nga elementë agresivë natyrore, shpjegon Drejtuesi i Ekspeditës.

Tabani i liqenit është në formen e llumit, një mbrotjës shumë i mirë ndaj degradimit të materialit arkeologjik, i cili prek hapësirën e 7 hektarëve.

Prespa 1"Nuk janë zbulimet e para në këtë zone, por Prespa është një zbulim i ri, mjaft i rëndësishëm për faktin se ka një sipërfaqe të madhe. Është një vendbanim prehistorik që shkon, të paktën nga percaktimet e para që kemi bërë deri më tani, në 7-7.5 hektarë, një vendbanim që për kohën është shumë i madh", thotë Anastasi.

Gjatë kërkimeve është bërë edhe zonimi në mënyrë që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, këto site arkeologjike të mbrohen dhe ruhen si trashëgimi kulturore e vendit.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim në Turqi pas arrestimit të liderëve të partisë kurde

Posted: 04 Nov 2016 02:26 AM PDT

AutobombTë paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i një autobombe jashtë ndërtesës së policisë në qytetin turk të Dijarbakërit, qendra e komunitetit turk në vend. Autoritetet thonë se ka edhe të vdekur. Shpërthimi, i cili i atribuohet nga autoritetet Partisë Punëtore të Kurdistanit, ka ndodhur pas arrestimit të dy liderëve kryesorë të partisë filokurde dhe disa deputetëve të tjerë.

Autobomb 1"Disa persona, mes të cilëve disa policë dhe civilë kanë vdekur nga shpërthimi i autobombës". Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë në Ankara, Bekir Bozdag. Parlamentarët që kanë përfunduar në pranga, i përkasin Partisë Popullore Demokratike: në listën të publikuar nga ministria, janë edhe bashkëkryetarët Selahattin Demirtas e Figen Yuksekdag.

Autobomb 2Qeveria turke ka akuzuar këtë parti se është krahu politik i jashtëligjshëm i Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Autobomb 3Deputetët kurd janë arrestuar pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ka hequr imunitetin parlamentar, pasi kanë refuzuar të paraqiten vullnetarisht përpara gjykatësve.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hoxhaj në Top Story: Shqetësim për afrimin e shpejtë me Beogradin

Posted: 04 Nov 2016 02:18 AM PDT

hoxhajVizita e Edi Ramës në Beograd dhe deklaratat e bëra prej tij atje u pritën përgjithësisht mirë në Kosovë, por para se kjo vizitë të ndodhte, pati një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

"Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë" ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë.

Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

"Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës", deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

"Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë", deklaroi Hoxhaj.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

Qëndrimin e mbajtur nga Rama në Beograd, Hoxhaj e cilësoi shumë dinjitoz. Ai tha se roli i Shqipërisë për Kosovën është dhe do të jetë i patjetërsueshëm. Lidhur me votën jo anëtarësimit në UNESCO, ai nuk e quajti dështim.

"Dështimi në UNESCO nuk ishte faji i Shqipërisë. Ministri Bushati bëri një punë të shkëlqyer. Ka patur mundësi që të bëhet më shumë dhe Shqipëria ka dhënë ndihmën e saj të madhe, përfshirë edhe së fundmi në samitin e NATO-s në Varshavë, për të avancuar në një fazë tjetër marrëdhënien mes Kosovës dhe NATO-s", tha ai.

Kosova, shtoi Hoxhaj, ka një identitet politik e shtetëror të vetin, ndërsa sa për identitetin kombëtar ajo është shqiptare. Ai pati edhe një këshillë për politikën e jashtme të Tiranës.

"Shteti shqiptarë duhet të rimendojë politikën strategjike dhe Tirana duhet të kultivojë marrëdhënie më të ngushta me Prishtinën, Shkupin dhe Podgoricën. Është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të ketë një Maqedoni stabël dhe demokraci të fortë. Është në interes të shqiptarëve që të mos ketë një kufi mes Greqisë dhe Serbisë ", tha kryediplomati i Kosovës.

Në fund, Enver Hoxhaj tha se nisma e qeverisë shqiptare për partneritetin strategjik ka ndryshuat thelbësisht marrëdhëniet, por përmendi edhe disa sektorë ku mund të bëhet më shumë.

"Përse të mos kemi një treg i përbashkët, një treg i përbashkët energjitik. Nuk është vetëm bashkëpunim mes qeverive, por sa intelektualë nga Kosova janë ligjerues sot në universitetet shqiptare? Duhet një bashkëpunim mes të barabartëve. Bashkëpunimi mes bizneseve, këtë duhet të bisedojmë", deklaroi ai.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Kurbin, arrestohet një 21-vjeçar me armë pa leje

Posted: 04 Nov 2016 02:11 AM PDT

ArmaPolicia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë një shtetas, të cili iu gjet një pistoletë që e mbante pa leje.

Në pranga ka rënë Bledjan Xhepi, 21 vjeç, banues në Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në qytet në Laç , iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip  pistoletë TT dhe një krehër me 6 fishekë të cilat i mbante pa leje.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, i gjenden mijëra bileta bingo false, arrestohet administratori i lojërave të fatit

Posted: 04 Nov 2016 02:10 AM PDT

pranga 22Policia e Lushnjës ka ndaluar administratorin e një aktiviteti të lojërave të fatit Bingo me akuzën e "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të padeklaruara ne organet tatimore.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, zbulohet një kapanon me kanabis, pronari në kërkim

Posted: 04 Nov 2016 02:08 AM PDT

kapanoniPolicia e Gjirokastrës ka zbuluar një kapanon që shërbente për tharjen e kanabisit. Forcat e rendit kanë gjetur dhe asgjësuar  370 bimë në proces tharje brenda kapanonit, ndërsa shpalli në kërkim një shtetas me iniciale D.G., banor i zonës.

Kanabis ne tjarjeOperacioni u zhvillua në territorin e  fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku u evidentua  edhe kapanoni i improvizuar brenda të cilit u  gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit.  Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mallakastër, sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 17-vjeçari

Posted: 04 Nov 2016 02:02 AM PDT

plagosje-thikeNjë adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Mallakastër, pas në konflikti me bashkëmoshatarin e tij. Policia lokale ka arrestuar 17-vjeçarin me iniciale Rr.A, banues në Mallakastër.

"Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç", sqaron policia.

Sipas policisë, ngjarja sipas bluve ka ndodhur pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta dy adoleshentët.

17 vjeçari Rr.A aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmet 4.4 ballë në veri të vendit, nuk ka të lënduar

Posted: 04 Nov 2016 01:57 AM PDT

TermetttDisa lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën veriore të vendit. Nga të dhënat sizmiologjike bëhet me dije se lëkundjet kanë qenë 4.4 ballë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orë 6.57 të ditës së sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 62 km në veri të kryeqytetit, 28 km ne lindje te Lezhës dhe 14 km në verilindje të Rrëshenit.

Kryesisht tërmeti me thellësi 10 km është ndjerë në Rrëshen dhe qytetin e Lezhës dhe sipas autoriteteve nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more