Skip to main content

“E futi në shtëpi dhe e ngacmoi seksualisht, si e gënjeu i moshuari të miturën” plus 9 more - Gazeta Dita

“E futi në shtëpi dhe e ngacmoi seksualisht, si e gënjeu i moshuari të miturën” plus 9 more - Gazeta Dita


E futi në shtëpi dhe e ngacmoi seksualisht, si e gënjeu i moshuari të miturën

Posted: 11 Nov 2016 01:59 AM PST

69-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur, e kishte marrë me mashtrim atë në banesë.

I arrestuari është shtetasi Lik Çaça dhe është denoncuar nga babai i 10-vjeçares.

Burime nga Policia thanë se i moshuari e ka futur vajzën e mitur në shtëpinë e tij dhe aty dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me të.

Në momentin kur ai e ka thirrur vajzën, duke i thënë se do ta qeraste me ëmbëlsira, pranë saj kanë qenë edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët i kanë treguar babait të saj, raporton "Panorama".

Policia tha se Çaça ka qenë vetëm në shtëpi në momentin që ka futur brenda vajzën e mitur dhe për këtë arsye ka dyshime se ai mund ta ketë ngacmuar atë seksualisht, nisur edhe nga deklarimet e babait të saj.

Ai, sapo ka mësuar nga fëmijët e tjerë, për veprimin e të moshuarit, ka nxituar të lajmërojë Policinë, në mënyrë që autori të kapej në flagrancë.

Burimet thanë se në shtëpinë e Çaçës kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit të Kavajës, që janë futur brenda dhe kanë kryer arrestimin e 69-vjeçarit.

Ndërsa vajza është marrë nga familjarët e saj dhe në prezencë të tyre e të një psikologeje është pyetur se çfarë veprimesh kishte kryer me të i moshuari.

Mësohet se vajza nuk ka pohuar asgjë, por ka filluar të qajë, veprim që ka shtuar dyshimet rreth pretendimeve të babait të saj.

Nga ana tjetër, 69- vjeçari i arrestuar ka mohuar kategorikisht që të kishte ngacmuar në ndonjë formë seksuale vajzën e mitur, madje duke këmbëngulur që nuk e ka prekur, vetëm e ka puthur në faqe, fakt që e ka konfirmuar edhe vajza.

Të plagosurit e Ballshit, Beqaj: Gjendja e qëndrueshme, Basha është mësuar t’ia fusë kot

Posted: 11 Nov 2016 01:45 AM PST

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe një prej mjekëve të djegieve plastike kanë folur nga QSUT-ja në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i ndodhur në Ballsh.

Mjeku bëri të ditur se të plagosurit kanë marrë djegie në pjesë të mëdha të trupit, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.

"Djegiet janë në sipërfaqe 40%, 2 i kemi problematikë, sepse është mosha e tyre rreth 65 vjeç dhe duan një kujdes më të madh. Do të ndiqen ditë për ditë. Dy të tjerët janë të moshës 44 vjeç, tjetri 53 dhe e përballojnë situatën", tha mjeku.

Ndërsa ministri Beqaj tha se ata kanë marrë të gjithë kujdesin e duhur  nga ana e mjekëve.

"Ngjarje e  rëndë dhe për fat të keq ka edhe një fatalitet, por edhe të plagosurit kanë marrë në vijimësi kujdesin shëndetësor të domosdoshëm. Rreth orës 2 të mëngjesit kanë mbërritur në QSUT.

Për momentin gjendja është e qëndrueshme, nuk mund të japim një prognozë afatgjatë. Po marrin të gjithë mjekimin e nevojshëm", deklaroi Beqaj.

Ai komentoi edhe deklaratën e Lulzim Bashës, duke theksuar: "Kryetari i opozitës është mësuar t'ia fusë kuturi dhe se ka problem ta bëjë edhe këtë herë".

Lezhë, qëllohet me armë në një parukeri, plagoset një grua

Posted: 11 Nov 2016 01:41 AM PST

Një grua 28 vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri në një parukeri në Lezhë.

Policia lokale bëri me dije paraprakisht se shtetasja me iniciale E.D,. është qëlluar me armë nga një person ende i pa identifikuar.

Gruaja është dërguar menjëherë për në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore nga mjekët.

Dëshmitarët thanë se një person kishte hyrë në parukeri duke qëlluar me armë.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga impotenca te zemra: Vetitë shëndetësorë të specit

Posted: 11 Nov 2016 01:29 AM PST

Speci i kuq, i verdhë dhe ai jeshil janë burimet më të mira të vitaminës C. Sidomos nëse ata janë të pagatuar ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve.

Përbërësit e tij në organizmin tonë veprojë si antidepresive, antiseptike dhe afrodiziakë të fuqishëm.

Lista e sëmundjeve që shëron speci është e gjatë.

Kjo perime ndihmon në largimin dhe shërimin e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, hipertensionit, diabetit, impotencës, rënies së flokëve, reumatizmës, hemorroideve etj.

Speci nuk ka shumë kalori prandaj është një perime e shkëlqyer nëse doni të dobësoheni.

Ai është i pasur me minerale, vitamina, dhe sustanca të tjera të dobishme. Ai ka shumë herë vitaminë C se sa limoni dhe portokalli dhe rekomandohet shumë për forcimin e imunitetit dhe për të luftuar gripin.

Tek specat gjendet dhe një sasi te konsiderueshme e vitaminës B1 dhe B2. Përmban edhe vitamine E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, ndërsa nga mineralet gjenden kalium, fosfor dhe hekur.

Sasia e ujit që përmban është rreth 80 për qind, ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin.

Vetitë shëndetësorë:

-Ndihmon në humbje të peshës

Ushqimi ekstra-pikant çon në reduktim të peshës trupore. Studimet kanë treguar se specat djegës përmbajnë kapsaicinë, përbërës që ka një efekt termogjenik, përmes të cilit e ndihmon trupin të djegë më shumë kalori.

-Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se kapsaicina në specat djegës i vret qelizat e kancerit. Kjo perime djegës gjithashtu ndihmon në luftimin e ftohjeve, shërben si parandalim i goditjes në tru dhe parandalon trashjen.

-Mbron zemrën

Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe zvogëlojnë ndikimin negativ të kolesterinës së keqe.

-Ul shtypjen e gjakut

Është dëshmuar shkencërisht se specat djegës e ulin shtypjen e gjakut dhe relaksojnë enët e gjakut.

-Largon zemërimin

Ushqimi djegës stimulon prodhimin e serotoninës, një hormon ky që i bën njerëzit të ndihen mirë. Prandaj është i dobishëm në luftimin e depresionit.

Dhunë ndaj familjarëve të tyre, arrestohen 4 shtetas

Posted: 11 Nov 2016 01:23 AM PST

Policia e Tiranës, në bazë të njoftimeve të marra në numrin e emergjencave 112, mbi konflikte në familje, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme, të shtetasve:

– Adrian B., 41 vjeç, banues në Tiranë, ka thyer urdhrin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I. B.

– Alket K., 43 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për dhunë në familje, ka shkelur urdhrin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. K.

– Elduin T., 19 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin, babait të tij, shtetasit K. T.

– Ervis Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. Sh.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Shpërthimi në Ballsh, Basha: Do ta ndjekim çështjen deri në fund

Posted: 11 Nov 2016 01:21 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në QSUT ku ka vizituar personat e plagosur nga shpërthimi në Ballsh.

Ai deklaroi se PD do ta ndjekë deri në fund këtë çështje.

"Dua të falenderoj personelin mjekësor për përkushtimin me të cilin u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve. Mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet sidomos për ata të dy që janë më rëndë.

Kemi ndërkohë një të vdekur, baba i 5 fëmijëve. Dua t'i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Dje ndodhesha në Mallakastër para shpërthimit dhe siguria në punë ishte një prej çështjeve që ne diskutuam.

I sigurova dje nga Ballshi se PD do ta ndjekë këtë çështje deri në fund. Kemi ngritur dyshimet tona, shqetësimet tona, për mënyrën jo transparente të këtij privatizimi klientelist të ARMO-s", deklaroi Basha.

PORTRET/ Kush është Mike Pence, numri dy i SHBA-ve që nuk mendon si Trump

Posted: 11 Nov 2016 01:14 AM PST

I matur, i qetë, besnik, i mendueshëm, i tërhequr, elokuent – këto janë mbiemrat që përdor media për të përshkruar Mike Pence. Ai e përshkruan veten si “i krishterë, konservator dhe republikan, sipas kësaj radhe.”

Qëkurse Donald Trump njoftoi në mes të korrikut se do ta bënte Mike Pence kandidatin e tij për nënpresident, kjo u vlerësua nga analistët si një lëvizje strategjike. Pence mund të krijojë një urë lidhjeje me republikanët ultra-konservatorë, të cilët nuk e pëlqejnë shumë Donald Trumpin.

Trumpi dhe Pence nuk janë të një mendjeje

Sipas gazetës britanike “Telegraph” Trumpi e ka quajtur Pence si një të ashtuquajtur “running mate”, që do ta ndihmojë të shesë idetë e tij në Kongres. Pence ka kontakte të mira me Kongresin.

Por ata të dy nuk janë gjithmonë të një mendjeje. 57-vjeçari Pence flet për një “sistem të korruptuar” në Rusi, ndërsa Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur lëvdata për Putinin. Më parë Pence ka qenë mbrojtës  tregtisë së lirë – e kundërta e plotë e përfytyrimeve të Trumpit. Pence gjithashtu është shprehur edhe kundër idesë së Trumpit që myslimanëve të mos u lejohet të hyjnë në SHBA.

Pence është i krishterë evangjelikan, rrjedh nga një familje e mesme nga Indiana, kur edhe është rritur, është prej 30 vjetësh i martuar. Pas studimeve për drejtësi, ai ka punuar si avokat dhe moderator në një radio konservatore.

Kundër abortit dhe larmisë seksualet

Guvernatori nga Indiana është tejet konservator. Ai refuzon martesën e njerëzve me të njëjtin seks dhe abortin. Në vitin 2000 ai kërkoi prej Kongresit që të vërë në dispozicion para për institusione që t’u vijnë në ndihmë njerëzve, si homoseksualët, që të ndryshojnë sjelljen e tyre seksuale. Si guvernator ai ka vendosur në Indiana një nga ligjet më të ashpra kundër abortit në të gjithë vendin.

Në fillim të tetorit Pence fitoi duelin e vetëm televiziv të kandidatëve për zëvendëspresident kundër konkurrentit të tij demokrat. Sipas mendimit të vëzhguesve, Pencë ishte më bindës për shkak të tonit të tij të matur. Ai ka një retorikë mjaft të mirë. Por gjatë duelit televiziv 57% e pjesëmarrësve në një anketë të stacionit CBS thanë, se ata nuk dinë mjaftueshëm rreth Pence për të krijuar një mendim për të.

Zëvendëspresidenti mund të bëhet president

Si zëvendëspresident Mike Pence mund të bëhet president, nëse Donald Trump vdes gjatë kohës së tij si president, ose nuk qëndron më në post për arsye të tjera të tilla si shkarkim nga posti, dorëheqje ose paaftësi për të ushtruar detyrën. Nga 44 presidentë në historinë e SHBA-së nëntë nuk kanë arritur ta përjetojnë deri në fund postin e tyre. Përveç kësaj zëvendëspresidenti kryeson Senatin. Në rast se në ndonjë votim krijohet një situatë 50 me 50 përqind të votash pro dhe kundër, vota e tij është vendimtare.

DW

Vodhi 500 mijë lekë dhe i humb në loto, kallëzoi se e grabitën persona të maskuar

Posted: 11 Nov 2016 01:05 AM PST

Një 28-vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi ka vjedhur me anë të mashtrimit një shumë parash prej 500 mijë lekësh të cilat i humbi në një loto-sport.

Policia thotë se i riu kallëzoi se e kishin grabitur.

"Në pranga ra Erjon Haxhi, 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.11.2016, në lokalin e shtetasit F.B, në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi Erjon Haxhi ka vjedhur me anë të mashtrimit një sasi parash prej rreth 500.000 lekë.

Para të cilat dyshohet se i ka humbur në një loto-sporti, por ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, duke thënë se i kishin dalë përpara dy persona të maskuar me kapuç dhe i kishin grabitur parat (500.000 lekë-t e vjedhura)", deklaroi policia.

Haxhi akuzohet për "Mashtrim" dhe "Kallëzim të rremë".

Trump e ka sërish me mediat: Protestat janë të nxitura

Posted: 11 Nov 2016 12:58 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi se protestat kundër tij në qytete të ndryshme, që nisën të mërkurën dhe që ende vazhdojnë janë vepër e protestuesve profesionistë, të nxitur nga media.

"Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të suksesshme. Tani protestuesit profesionistë, të shtyrë nga media, po protestojnë. Shumë e padrejtë!", shkruan Trump në Twitter.

Ai gjithashtu tha se takimi i tij me presidentin aktual, Barack Obama shkoi shumë mirë dhe se bashkëshortja e tij, Melania Trump e kishte pëlqyer shumë zonjën Obama.

Disfata me Brazilin, Messi: Jemi buzë greminës, por ka ende shpresë

Posted: 11 Nov 2016 12:55 AM PST

Lionel Messi bëri një kritikë të fortë  pas humbjes 3-0 në Brazil, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e "Rusia 2018", zona e Amerikës së Jugut.

Tani Argjentina rrezikon të mbetet jashtë finaleve të Botërorit të ardhshëm, por Messi shpreson se "ka ende jetë".

"Ne jemi buzë greminës, por ende varemi nga vetvetja. Tani mund të shkojmë lart.

Në të gjitha ndeshjet e mbetura do të vazhdojmë të luajmë sikur do të japim jetën. Duhet të punojmë me kokë, sepse ky ekip ka lojtarë shumë të mirë. Në futboll nuk merr atë që do, nëse këmbët nuk i përgjigjen kokës. Duhet të mendojmë pozitivisht, për ta ndryshuar këtë situatë të ndyrë, që po jetojmë.

Ne e dimë se do të marrim shkopinj nën rrota kudo, prandaj duhet të bëhemi të fortë dhe të dalim nga kjo situatë. Kohët e fundit kemi përjetuar situata të vështira, çka duket edhe në rezultate. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë dy barazime dhe një humbje. Kurrë nuk fitohet në futboll me një lojtar të vetëm, kushdo qoftë ai. Ne duhet të kemi një ekip solid dhe paraqitje të mirë", tha sulmuesi i Barcelonës pas disfatës 3-0 në stadiumin "Belo Horizonte".

Disfata ndaj Brazilit, në klasiken e Amerikës së Jugut, e ka befasuar, gjithsesi, Messin.

Ai shton se "ne nuk e prisnim këtë rezultat. E dinim se ishte një fushë e vështirë, por kemi pritur pak më shumë nga vetja.

Deri në golin e parë loja ishte e mirë për ne, pastaj e humbëm orientimin, kundërshtari na çarmatosi dhe gjithçka qe shumë më e komplikuar. Le ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te sfida në Kolumbi, të martën.

Duhet të përmirësohemi shumë. Nuk mund të përsërisim më të njëjtën lojë. Marzhi i gabimit tashmë është zero. Nuk mund të lëshojmë rrugës më shumë pikë, ndryshe po shkojmë drejt greminës."

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more