Skip to main content

“Dastid Pallaska: Këta politikanë duhet pensionuar (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Dastid Pallaska: Këta politikanë duhet pensionuar (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Dastid Pallaska: Këta politikanë duhet pensionuar (Video)

Posted: 12 Nov 2016 02:57 PM PST

Avokati Dastid Pallaska, në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga politikanët të cilët të vetmin qëllim e kanë mbetjen në politikë. E tillë, sipas tij, është skena aktuale politike.

Ai ka thënë se duhet bërë përpjekje që gjenerata e re të angazhohen në ngjizjen e një ideje të re politike në vend e që politikanët e sotëm në pushtet të pensionohen.

Sipas tij, qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën.

"Ndarja e plaçkës është parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale", thotë ai.

The post Dastid Pallaska: Këta politikanë duhet pensionuar (Video) appeared first on Telegrafi.

Studentja përloti të gjithë në ‘Oxygen’ me këtë poezi për Astrit Deharin

Posted: 12 Nov 2016 02:21 PM PST

Labërie Nishori nga Lipjani, studente në Universitetin e Prishtinës, ka shfrytëzuar emisionin Oxygen për të shprehur dhimbjen që ndjenë ajo me rastin e vdekjes tragjike të aktivistit 26 vjeçar të VV-së, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

student

Kujtojmë se Dehari për kohë të gjatë u angazhua aktivisht edhe në Universitetin e Prishtinës për shumë probleme të Universitetit.

Ai poashtu ishte njëri ndër prijësit e protestave për largimin e rektorit të atëhershëm, Ibrahim Gashi.

Ti e imja toke e nemun,

Qe t'shqelmova me mllef sa here boten dot se grushtoja,

Du t'kerkoj ndjese.

Po vij tek ti sot.

Ma ben dot nji vend?

Refuzova t'vija me cdo kusht,

Mu per arsye se t'deshta ashtu si nji fmije nanen e vet e do

Po refuzova t'vija se kisha nji mal gjanash me t'dhuru,

E vec sa kishim nise me i ngrite shkallet per n'piedestal.

Prandaj refuzova t'vija se vec atje deshta me t'pa.

Po m'sollen sot.

Pahiri mora me vete mijera shpirta t'njome,

S'e m'kishin ngaterru canten time me t'nji tjetrit.

Pahiri ma ngarkun canten me buzeqeshje t'kputuna,

Shpresa t'shueme,

E lote pa mbarim.

Mbrapsht nga canta ime nuk kthyn vullnet,

Po mllef,

O imja toke.

Une s'deshta me ardh tek ti

Pa t'vendos kuroren e lirise.

Po ata zvarre m'sollen.

Po ty t'i solla shpresat e nji populli t'tan,

Ty ti solla ata lote e ato buzeqeshje.

Kemi me i ru ktu bashke,ktu nder dhe.

Se iau vodha tash,

Edhe po t'ua kthej nuk i marrin.

E imja toke e nemun,

A m'premton dot qe tek ti s'ka me pase ma vend per shokte e mije?

Dhe nji t'fundit gja:

Qo nji pllumb nga shpija ime,

Thuaju se n'gjirin tand ngrohte jam.

Nana m'mungon

E babe vec nja e kam,

Po t'ma ruajne nji cope shpirti qe n'duar ua lashe,

Le t'jene ata fidani i shpreses tash qe une s'jam.

The post Studentja përloti të gjithë në 'Oxygen' me këtë poezi për Astrit Deharin appeared first on Telegrafi.

Donald Trump më 2011: Kam dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë

Posted: 12 Nov 2016 01:54 PM PST

Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës "Illyria" në New York, më 22 maj 2011. Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive "The Apprentice", që e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën – bosin e pronave të patundshme njujorkeze!

trump2011

"I dashur Vehbi, të fëlenderoj që më ke ftuar", i drejtohet ai me një letër personale, botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria", Vehbi Bajrami (i lindur më 1964 në fshatin Depcë të Preshevës). "E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim".

"Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur", thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. "Më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t'ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…"

E botuar në New York, me abonim në 50 shtetet e Amerikës, "Illyria" ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. /Ruben Avxhiu/Illyria/

 

The post Donald Trump më 2011: Kam dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Tash në TV Dukagjini, Dastid Pallaska: PDK- LDK është koalicion i plaçkës! (LIVE)

Posted: 12 Nov 2016 01:41 PM PST

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, në emisionin "Personale të TV Dukagjinit që po transmetohet në këto momente, thotë se qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën".

"Ndarja e plaçkës është edhe parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale", ka thënë ai.

Sipas tij, fakti nuk ka zhvillim ekonomik dhe asgjë pozitive, por vetëm emërim të partiakëve nëpër pozita, determinon se këto dy parti janë aty për të ndarë të mirat e pushtetit, pra "plaçkën që marrin nga ai dhe jo për ta zhvilluar shtetit".

Si asnjëherë më parë, Pallaska ka folur në këtë intervistë për përpjekjet që të bëhet një subjekt i ri politik në vend.

Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si njeri të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, derisa ka thënë se Hashim Thaçit po i duket Presidenca më e vogël se qelia e burgut. /Telegrafi/

The post Tash në TV Dukagjini, Dastid Pallaska: PDK- LDK është koalicion i plaçkës! (LIVE) appeared first on Telegrafi.

PDK thotë nuk kanë telashe me zëvendësime në Kuvend (Video)

Posted: 12 Nov 2016 01:30 PM PST

Partia Demokratike e Kosovës, po përballet me lëvizje të brendshme të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Vendet e liruara duhet të zëvendësohen me kandidatët që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, deri tash, postin e deputetit e refuzuan Ramë Vataj, Bajram Zejnullahu dhe Bajram Rexhepi.

Refuzimin e arsyeton e shpjegon shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti. Ai thotë se në PDK nuk kanë hasur në ndonjë refuzim politik, porse personat në fjalë i kanë këto qëndrime për shkak të angazhimeve që nuk mund t'i lënë në gjysmë. /Tribuna Channel/

The post PDK thotë nuk kanë telashe me zëvendësime në Kuvend (Video) appeared first on Telegrafi.

Stafi i Trumpit thotë se nuk do të ndryshojë qasja ndaj Kosovës: Por, kemi probleme më të mëdha në botë!

Posted: 12 Nov 2016 01:09 PM PST

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë, pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trumpit për të cilin thuhet se "do të ketë raporte të mira me Rusinë".

Dje, në një konferencë të stafit të Trumpit, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë qasja amerikane karshi Kosovës. Përgjigja e njërit prej këshilltarëve të presidentit të porsazgjedhur amerikan ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane nuk do ta ketë Kosovën në krye të agjendës, transmeton gazetametro.net.

"Çështja e Kosovës do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do t'i ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre e për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për t'u marrë nëpër botë", ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.

The post Stafi i Trumpit thotë se nuk do të ndryshojë qasja ndaj Kosovës: Por, kemi probleme më të mëdha në botë! appeared first on Telegrafi.

Reagon BIK: MD nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje

Posted: 12 Nov 2016 01:02 PM PST

Bashkësia Islame e Kosovës, reagon ndaj lajmit se Bashkësia Islame e Kosovës do ta nënshkruajë një Memorandum me Ministrinë e Drejtësisë, për caktimin e imamëve dhe për përzgjedhjen e ligjëratave të tyre nëpër Kosovë, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit.

Imamët e Kosovës nën kontroll, përmes një memorandumi me Ministrinë e Drejtësisë (Video) Imamët e Kosovës nën kontroll, përmes një memorandumi me Ministrinë e Drejtësisë (Video)

"E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e imamëve nga BIK-u, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje.

Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt, sepse kjo punë është çështje jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi", thuhet në reagim e nënshkruar nga kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora. /Telegrafi/

The post Reagon BIK: MD nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje appeared first on Telegrafi.

Republikani nga Kosova, që besoi në fitoren e Trumpit (Video)

Posted: 12 Nov 2016 11:58 AM PST

Një biznesmen në SHBA fitoi postin e të parit të këtij shteti, edhe pse këtë pakkush e besoi.

Agim Bahtiri: E kam ditur qysh nga viti i kaluar se do të fitojë Donald Trump Agim Bahtiri: E kam ditur qysh nga viti i kaluar se do të fitojë Donald Trump

Por, në Kosovë, pos Agim Bahtirit është edhe dikush tjetër që e mbështeti dhe ishte i bindur në fitoren e Trumpit.

"Trumpi i Kosovës" kishte parashikuar fitoren e Trumpit të Amerikës (Video)

Ai është i pari i republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

The post Republikani nga Kosova, që besoi në fitoren e Trumpit (Video) appeared first on Telegrafi.

Dehari hetuesve u tha se nuk kthehet kundër VV-së: Jam përgatitur me përballu burgun, jo me 10, po me 15 e deri 20 vjet!

Posted: 12 Nov 2016 11:39 AM PST

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishte i gatshëm të barte çfarëdo pasoje, për të mos u kthyer kurrë kundër Lëvizjes e tij.

Ahmeti: Astriti është shantazhuar me 10 vite burg, i është kërkuar të bashkëpunojë me pushtetin kundër VV-së Ahmeti: Astriti është shantazhuar me 10 vite burg, i është kërkuar të bashkëpunojë me pushtetin kundër VV-së

Burime të "Indeksonline" kanë bërë ditur se Dehari ishte i gatshëm të qëndronte prapa grilave edhe 20 vjet dhe të mos thoshte asnjë fjalë kundër VV-së.

"Jo 10, por edhe 15 deri 20 vjet; jam përgatit me përballu burgun", ishte shprehur Dehari.

Sipas këtij burimi, kjo ishte përgjigja që Astrit Dehari u kishte dhënë hetuesve policorë, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Dehari ka vdekur javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

The post Dehari hetuesve u tha se nuk kthehet kundër VV-së: Jam përgatitur me përballu burgun, jo me 10, po me 15 e deri 20 vjet! appeared first on Telegrafi.

Imamët e Kosovës nën kontroll, përmes një memorandumi me Ministrinë e Drejtësisë (Video)

Posted: 12 Nov 2016 11:23 AM PST

Fundjava mund të gjejë Bashkësinë Islame të Kosovës me një memorandum të nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë. Me anë të këtij dokumenti, pretendohet të parandalohet përhapja e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Ky memorandum pritet ta definojë qartë që përzgjedhja e imamëve do të bëhet në përputhshmëri me Kushtetutën e BIK-ut. Po ashtu, më këtë memorandum do të përcaktohen edhe ligjëratat e hoxhallarëve në përputhshmëri me Kushtetutën e BIK-ut, e cila do të evitojë ligjëratat dhe literaturat nga rrymat ekstreme. /Tribuna Channel/

The post Imamët e Kosovës nën kontroll, përmes një memorandumi me Ministrinë e Drejtësisë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more