Skip to main content

“Çfarë nuk është në rregull në këtë fotografi? (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Çfarë nuk është në rregull në këtë fotografi? (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Çfarë nuk është në rregull në këtë fotografi? (Foto)

Posted: 15 Nov 2016 02:20 PM PST

Fotoja e një çifti mori një kthesë tjetër në internet, pasi në sfond ka dalë edhe një femër nudo.

Fotoja e publikuar në Imgur të hënën, tregon një grua shtatzënë së bashku me bashkëshortin e saj teksa po bëjnë një set fotografik në plazhin Baker në San Francisco, Kaliforni.

Kjo foto ka marrë qindra mijëra klikime dhe shpërndarje në rrjet. Por në të shfaqet edhe një femër nudiste që po lahej, e cila u shkatërroi foton, transmeton shekulli.

2

Ndërkohë plazhi Baker është ndër vendet më të fotografuara në Kaliforni, si dhe gjysma e tij është edhe për vizitorët që dëshirojnë të bëjnë not nudo.

 

 

The post Çfarë nuk është në rregull në këtë fotografi? (Foto) appeared first on Telegrafi.

Rrahu brutalisht qenin, sepse nuk i bindej të ulet si duhet (Video, +18)

Posted: 15 Nov 2016 10:16 AM PST

Carl Gough e ka filmuar një grua në Mançester të Anglisë, duke e rrahur qenin e saj.

Ai ka qenë duke shkuar për në punë, kur ka hasur në pronaren e shtëpisë ku qëndronte me qira, duke u sjellë dhunshëm me kafshën e pambrojtur, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka realizuar videon, 20-vjeçari e ka pyetur se pse po sillet në këtë mënyrë.

"Kur mësova se ajo e shqelmonte, vetëm pse nuk bindej të ulet si duhet në dysheme u tmerrova. Megjithëse më nxori nga shtëpia dhe mbeta i pastrehë, nuk pendohem që e lajmërova rastin", ka thënë Gough.

Mësohet se ajo është dërguar në mbajtje, derisa qeni është dërguar në qendër për strehim. /Telegrafi/

The post Rrahu brutalisht qenin, sepse nuk i bindej të ulet si duhet (Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Përpiqet të parkojë furgonin, por shihni kaosin që shkakton (Video)

Posted: 15 Nov 2016 08:39 AM PST

Ky është momenti kur drejtuesi i një furgoni në Britaninë e Madhe, thuajse ka shkatërruar gjithë parkingun, ndërsa përpiqej të parkonte automjetin e tij.

Pamjet e filmuara nga një tjetër person i pranishëm, tregojnë momentin kur ai shkatërron sistemin e tubave në tavanin e parkingut, ndërsa mund të vihet re se ato nisin të rrjedhin.

Video e publikuar më herët në rrjetet sociale, është kthyer në virale, transmeton tema.

The post Përpiqet të parkojë furgonin, por shihni kaosin që shkakton (Video) appeared first on Telegrafi.

Rrethohet nga peshkaqenët teksa lundronte, shikoni çfarë ndodh më pas (Video)

Posted: 15 Nov 2016 07:32 AM PST

Max Miranov, një rus i apasionuar pas sporteve ujore, i cili jeton në Kaliforni, ka publikuar në rrjetet sociale një video që ka tërhequr mjaft vëmendje.

Në të, ai shihet duke lundruar me kajaken e tij, ndërsa ndiqet nga një tufë e madhe peshqish. Por, problemi qëndron se pak çaste më pas, peshqit tërheqin edhe disa peshkaqenë.

Miranov e ka shoqëruar videon me komentin se, ai ishte zhytur aty, jo shumë çaste më parë, dhe nuk kishte vënë re asnjë peshkaqen.

Ndërkohë, në video ai shihet teksa përpiqet t'i frikësojë ata, duke i goditur me lopatë, por peshkaqenët nuk largohen, transmeton tema.

Video e Miranov ka nxehur shumë prej komentuesve online, të cilët thonë se peshkaqenët nuk ishin aspak të interesuar për të në fillim, ndërsa veprimet e tij, vetëm sa i kanë acaruar ata.

The post Rrethohet nga peshkaqenët teksa lundronte, shikoni çfarë ndodh më pas (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more