Skip to main content

Bota Sot: “Grabit?n Princesh?n e Jordanis?, ja shqiptar?t e arrestuar n? Spanj?” plus 20 more

Bota Sot: “Grabit?n Princesh?n e Jordanis?, ja shqiptar?t e arrestuar n? Spanj?” plus 20 more


Grabit?n Princesh?n e Jordanis?, ja shqiptar?t e arrestuar n? Spanj?

Posted: 04 Nov 2016 12:06 PM PDT

Pesë shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia spanjolle, pjesë e një bande që grabiste pronarët e pasur të shtëpive dhe turistët në Spanjë. Medit lokale kanë publikuar edhe inicialet e shqiptarëve të arrestuar dhe pamje nga aksioni policor. Shqiptarët e vënë në pranga janë: R.R. 26-vjeç; A.S. 22-vjeç; M.L., 23-vjeç; D.C., 25-vjeç dhe M.M., 25-vjeç. Në pranga është vënë edhe një rumun: 33-vjeçari D.A.G.. Hetimi nisi në korrik të këtij viti.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sqarim p?r lexuesit e gazet?s Bota sot

Posted: 04 Nov 2016 10:26 AM PDT

Gazeta Bota sot njofton të gjithë lexuesit se sondazhi në portalin www.botasot.info është ndërprerë. Jemi detyruar ta ndërprejmë, pasi persona të panjohur kanë ndërhyrë në të, duke bërë manipulime. Deri tek manipulimi i sondazhit ka qene në pyetjen se: Nëse shkohet ne zgjedhje, cilat koalicione mund të krijohen pas zgjedhjeve, opsioni LDK-VV-AAK-NISMA ka qenë mi i votuar, pastaj opsioni LDK-VV, e kështu me radhë. Derisa ne te gjejmë një zgjidhje ju kërkojmë falje./BS/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Radikalizohet n? burgun e G?rdovcit, vras?si i dy polic?ve t? Kosov?s, Sebahate Tolaj e Isuf Haklajt

Posted: 04 Nov 2016 08:53 AM PDT

Lufta e institucioneve të Kosovës kundër terrorizmit gjithnjë e më shumë po vështirësohet. Kjo pasi ekstremizmi dhe radikalizmi fetarë tashmë është futur edhe në burgjet e Kosovës. Institucionet e sigurisë kanë nisur luftën edhe ndaj ekstremizmit të të burgosurve. Burimet bëjnë të ditur se në disa burgje, janë bërë bastisje dhe konfiskime të gjësendeve fetare tek disa të burgosur, dënimet e të cilëve janë mbi 20 vjet dhe nuk kanë të bëjnë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptar?t nga Kosova po braktisin udh?timin me tren, shtohen udh?timet me aeroplan

Posted: 04 Nov 2016 07:56 AM PDT

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e tretë (TM3) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin. Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diselë, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjilani e Lugina p?r bashk?punim nd?rkufitar

Posted: 04 Nov 2016 07:53 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim të rregullt pune kryetarin e Këshillit Kombëtar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, njofton kumtesa komunale. Ata kanë biseduar për kushtet e jetës që i kanë shqiptarët në Kosovën Lindore, për arsimin, shëndetësinë, sigurinë, punësimin, integrimin dhe vendimmarrjen në procese të ndryshme dhe me interes për komunitetin shqiptar atje. Haziri ka potencuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nderohet profesori q? krijoi varietetin e grurit vendor

Posted: 04 Nov 2016 07:35 AM PDT

Universiteti i Prishtinës ka ndarë mirënjohje për profesorin Shukri Fetahu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, i cili tashmë ka arritur që të krijojë, regjistrojë dhe licencojë kultivimin e parë vendor të grurit,  pas një  pune 15 vjeçare. Në ceremoninë në të cilën është nderuar profesor Fetahu, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se  falë punës së profesorit Kosova tash ka varietetin e vet. “Më lejoni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti kur sekuestrohen makinat superluksoze t? zv/presidentit

Posted: 04 Nov 2016 06:32 AM PDT

Prokurorët në Zvicër kanë sekuestruar disa supermakina luksoze, që i përkasin zëvendëspresidentit të Guinesë Ekuatoriale. Teodorin Obiang Nguema, djali i presidentit të vendit, akuzohet për pastrim parash. Por ai thotë se e ka bërë pasurinë në mënyrë të ligjshme. Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar 11 makina në total. Mes tyre ka Porsche, Ferrari, Bugatti dhe Koenigsegg. Prokurorët zviceranë thonë se ai ka përdorur pasurinë e fituar nga nafta për të blerë mallra luksi, mes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shyqyri Haxha shpallet i pafajsh?m

Posted: 04 Nov 2016 05:53 AM PDT

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në seancën e fundit, prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte kërkuar dënimin e Haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kërkuar pafajësinë. Haxha akuzohej se brenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujdes n? komunikacion, policia ka shqiptuar vet?m dje mbi 800 gjoba

Posted: 04 Nov 2016 05:10 AM PDT

Dje ndodhën gjithësej 74 aksidente, njëri nga ta përfundoi me vdekjen e një burri nga Drenasi. Ndërsa edhe 23 aksidente të tjera patën persona të lënduar. Policia gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 819 tiketa trafiku. Më poshtë mund t’i shihni edhe statistikat e tjera që e karakterizuan ditën e djeshme. Aksidente fatale 001 Aksidente me të lënduar 023 Aksidente pa të lënduar 050 Tiketa trafiku të shqiptuara 819 Arrestime 022 Në mbajtje 014 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejtor?t e Qendrave Kulturore i marrin rrogat kesh

Posted: 04 Nov 2016 05:03 AM PDT

Ministri Valon Murati ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku ka thënë se problemin kryesor si institucion e kanë pas me emërimin e tre drejtorëve në Qendrat Kulturore në Suedi, Zvicër dhe Turqi, të cilët nuk janë futur në listë të pagave nga Ministria e Financave. Po ashtu Murati është shprehur se pikërisht me financat si ministër është përballur me probleme edhe tek parapagesat pasi që sipas tij për organizime të aktiviteteve në diasporë duhet të bëhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Evropa nuk ka t? ardhme

Posted: 04 Nov 2016 04:55 AM PDT

“Një shoqëri që nuk mbron dot fëmijët e vet, nuk ka të ardhme”. Me këto fjalë Vladimir Putin interpretoi gjendjen aktuale të Europës përmes një rasti të shpalljes të pafajshëm të një azilanti irakian në Austri, i akuzuar për përdhunimin e një 10-vjeçari. Shefi i Kremlinit përgjithësisht ka qëndruar larg komentimit të krizës së refugjatëve në Europë dhe ky është komenti i parë qortues i tij për mënyrën sesi Kontinenti i Vjetër po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pes? dit? fushat? p?r kryetar t? Gllogocit

Posted: 04 Nov 2016 04:35 AM PDT

Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Gllogovc. Në këtë mbledhje është vendosur që fushata zgjedhore të jetë pesë ditë dhe të jenë katër qendra të votimit. Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi. Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahman Rama vizit? n? Komand?n e Ushtris? Amerikane p?r Evrop?

Posted: 04 Nov 2016 04:10 AM PDT

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, qëndroi për një vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet varieteti i ri i grurit t? Kosov?s, ai quhet Dardania-1

Posted: 04 Nov 2016 03:50 AM PDT

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nëpërmjet një komunikate për media njofton se profesori Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu si rezultat i punës së tij shkencore në 15 vitet e fundit, ka arritur që të krijojë, licencojë dhe zhvillojë kultivarin (varietetin) e ri të grurit në Kosovë. “Ky hulumtim dhe rezultat ka ardhur si produkt i një pune dhe angazhimi shumëvjeçar nga Fetahu dhe ekipi i tij i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar. Profesor  Fetahu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush ?sht? gruaja q? ndaloi daljen e Britanis? nga BE?

Posted: 04 Nov 2016 03:33 AM PDT

Emri i saj është më i kërkuari në internet orët e fundit. Ajo quhet Gina Miller dhe është një investitore britanike. Por përse po përflitet kaq shumë emri i saj? Për shkak se 51-vjeçarja së bashku me dy të tjerë, kërkoi që Gjykata e Lartë në Britani të vendosë se kush duhet të kërkojë nisjen e bisedimeve për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Gjykata e Lartë vendosi se duhet të jetë parlamenti ai që do e marrë këtë vendim, duke i dhënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shoferi humb kontrollin e vetur?s, godet dhjet?ra persona n? trotuar

Posted: 04 Nov 2016 02:15 AM PDT

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar dhe duke lënduar 4 persona. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në qytetin e Leicesterit. Dëshmitarët pretendojnë se si një i ri kishte fluturuar rreth tri metra në ajër nga goditja e fort e automjetit. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ishte një 20-vjeçar i cili është arrestuar pas ngjarjes. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia e dhimbshme e xhamis? An'Nur n? Zvic?r, aty ku u radikalizuan s? paku kat?r shqiptar? mes tyre edhe Valdet Gashi

Posted: 04 Nov 2016 01:52 AM PDT

Pas bastisjes së xhamisë An’Nur në Zvicër, janë publikuar lista e shumë personave që dyshohen se janë radikalizuar në këtë xhami, ku më pas kanë fluturuar drejt Sirisë e Irakut. Interesantja është se katër prej të radikalizuarve janë shqiptarë. Në vijim keni itinerarin e plotë. Dhjetor 2014: Fluturuan drejt Sirisë minorenët Visar dhe Edita (atëkohë 16 dhe 15 vjeç respektivisht). Të dy ishin frekuentues të rregullt të xhamisë An’Nur. Edita gjithashtu është martuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spahi?: Ja kush jan? kroat?t me origjin? t? past?r shqiptare n? Kroaci

Posted: 04 Nov 2016 01:51 AM PDT

Prof. dr. Besim Spahiç,  doktor i shkencave të komunikologjisë dhe shkencave politike në Universitetin e Sarajevës në një ligjeratë të tij k numëruar se shumë personalitete publike dhe politike në Kroaci, që njihen si kroatë kanë origjinë të pastër shqiptare. Ai ka përmendur emra ministrash, deputetësh, kryetar të komunave bregdetare siç është Zara, që janë me origjinë të pastër arbëreshe. Por ai shkon më tej duke thënë se edhe shumë personalitete botërore......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista e vendeve m? t? pasura n? bot?, ja ku renditen Shqip?ria dhe Kosova

Posted: 03 Nov 2016 03:56 PM PDT

Instituti “Legatum” nga Londra ka publikuar listën e saj të vendeve me të prosperuara në botë. Zelanda e Re është vendi më i përparuar në botë, sipas këtij instituti. Për vendet e renditura në lista janë përfshirë faktor të ndryshëm siç janë: kualiteti ekonomik, punësimi, mënyra e udhëheqjes së shtetit, arsimi, shëndetësia, siguria, liritë personale, kapitali social dhe mjedisi. Në krye të listës është gjendur Zelanda e Re, si shtetit më i mirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si zhvillohej prostitucioni i pleq?ve para Qeveris? s? Kosov?s

Posted: 03 Nov 2016 01:02 PM PDT

E kalojnë gjithë ditën në të nxehtë e në të ftohtë. Këto gra shoqërohen me persona të ndryshëm kryesisht meshkuj, muhabeti i të cilëve nuk është i zakonshëm. Gratë të cilat qëndrojnë përballë Qeverisë së Kosovës gjatë gjithë ditës mundohen që t’i bindin qytetarët se ato janë të afta dhe të gatshme që t’i kënaqin ata me shërbime seksuale. Sela quhet njëra nga gratë e këtij grupi. Ajo nga pamja duket mjaftë e moshuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stresi shp?ton nga zjarri f?mij?n 11-muajsh q? ndodhej vet?m n? sht?pi

Posted: 03 Nov 2016 12:24 PM PDT

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur pak minuta më parë në një pallat në Tiranë pranë zonës së Medresesë.  Një fëmijë vetëm 11 muajsh ka rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin e tij në katin e tretë të një pallati. Në pritje të zjarrfikësve dhe në mungesë të kohës, këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtojë fëmijën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more