Skip to main content

“Bazaj: Me ose pa PDK-në, unë kryetar i Drenasit (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Bazaj: Me ose pa PDK-në, unë kryetar i Drenasit (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Bazaj: Me ose pa PDK-në, unë kryetar i Drenasit (Video)

Posted: 02 Nov 2016 03:49 PM PDT

Kandidati potencial nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se nëse PDK nuk e nominon atë për të garuar për kryetar të kësaj komune, ai do të hyjë në garë si kandidat i pavarur.

"Nëse më kandidon PDK-ja dhe më përkrah qendra, jam i sigurt se 70 % do të marrë vota në komunën e Drenasit, por edhe nëse kandidoj si i pavarur, prapë do të marrë 50 %", ka thënë Bazaj në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se qytetarët e komunës së Drenasit dhe i gjithë elektorati i PDK-së janë në mbështetjen të tij.

"5 mijë e 800 votues nga rrethi im janë zotuar që do të më përkrahin", ka thënë ai.

Ai është shprehur i bindur se PDK nuk është e interesuar ta humb elektoratin dhe ta shfuqizoj partinë.

"Unë besojë që edhe Partia Demokratike e Kosovës do të vendosë për emrin tim", ka thënë Bazaj.

Ai në emisionin "Kontakt" ka folur edhe për punën e ish kryetarit, Nexhat Demaku.

The post Bazaj: Me ose pa PDK-në, unë kryetar i Drenasit (Video) appeared first on Telegrafi.

Kosova pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së

Posted: 02 Nov 2016 03:36 PM PDT

Është krejtësisht e paqartë nëse Serbia deri në fund të vitit do të hapë një kapitull të ri me Bashkimin Evropian.

Arsyeja kryesore për është bllokimi i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili në të njëjtën kohë është edhe kushtin kryesor për vazhdimin e integrimeve evropiane, shkruan gazeta "Blic", transmeton "Zeri.info".

Kur dhe nëse do të plotësohet ky kusht, do të shihet në të ardhmen, por ajo që ka ndodhur deri më tani, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Në periudhën e kaluar, ka pasur disa raunde bisedimesh mbi tema të ndryshme, por pa sukses, madje edhe në nivelin e marrëveshjes. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë.

Sipas “Blic”, dialogu mes dy palëve është planifikuar për data16 dhe 17 nëntor në Bruksel, dhe temat do të jenë marrëveshjet për lirinë e lëvizjes (targë) dhe vendkalimet administrative.

The post Kosova pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Profesoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë e papërgatitur për punën e saj (Video)

Posted: 02 Nov 2016 02:59 PM PDT

Një mësimdhënëse në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë, e cila tash e sa kohë bojkotohet nga nxënësit, po del se nuk është adekuate për punën e saj.

Krejt kjo sipas një vlerësimi që e ka bërë Inspektorati i Ministrisë së Arsimit, njofton Klan Kosova.

Inspektorët gjatë inspektimit në orën mësimore kanë vlerësuar se mësimdhënëses i ka munguar plani mësimor dhe nuk e ka menaxhuar si duhet orën.

Vet profesoresha nuk ka dashur të komentojë këtë vlerësim.

The post Profesoresha e gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë e papërgatitur për punën e saj (Video) appeared first on Telegrafi.

Limaj: Ramush Haradinaj për kryeministër

Posted: 02 Nov 2016 02:19 PM PDT

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se nëse koalicioni AAK-Nisma do të fitonte zgjedhjet në vend, postin e kryeministrit do ta merrte Ramush Haradinaj.

Limaj në emisioni "Republika" në Tribuna channel ka thënë se një gjë është e sigurt, nëse koalicioni fiton në zgjedhje kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.

"Po patjetër. Nëse fitojmë, kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj, pasi është edhe partia më e madhe" ka thënë Limaj./GazetaTribuna/

The post Limaj: Ramush Haradinaj për kryeministër appeared first on Telegrafi.

Selimi: Ata që po iu bëjnë gropa bashkëluftëtarëve, do të bien vetë në to (Video)

Posted: 02 Nov 2016 02:11 PM PDT

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se ka qenë dëshmitar në rastin e fundit të procesit gjyqësor kundër Fatmir Limajt, dhe thotë se beson në pafajësinë e tij dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare.

Ai ka thëne se edhe rasti "Drenica" është më shumë konspiracion sesa hetim real, duke shtuar se beson fuqishëm në këtë rast dhe në pafajësinë e të akuzuarve.

Sipas tij, krejt vendi po kalon në një lloj konspiracioni dhe shtoi  se këta njerëz po persekutohen nga akterë të ndryshëm, të cilët nuk po ia donë të mirën luftës dhe vendit.

Selimi po ashtu ka komentuar edhe ndarjen e mjeteve nga Qeveria për mbrojtjen nga Gjykata Speciale, duke thënë se "lufta nuk mund të mbrohet as me 1.5 as me 150 milionë, sepse nuk kanë efekt dhe nuk munden me shfajësuar veten me këto para".

Ai i ka akuzuar krejt deputetët që e kanë votuar Specialen. "Ata ia kanë bërë gropën ushtarëve të vetë UÇK-së, por në fund kanë me ra vet në gropë".

Selimi, në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum, ka folur edhe për Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke e konsideruar atë si një inskenim të montuar, ku deputetët kanë mundur të kenë edhe konflikt fizik. Sipas tij, maturia e opozitës, në veçanti e Vetëvendosjes, e ka pamundësuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

The post Selimi: Ata që po iu bëjnë gropa bashkëluftëtarëve, do të bien vetë në to (Video) appeared first on Telegrafi.

Limaj: Jam hetuar nga 18 gjyqtarë dhe prapë po hetohem

Posted: 02 Nov 2016 01:49 PM PDT

Kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë rreth aktakuzës për krime lufte, që i është ngritur rishtazi si dhe për krejt hetimet që ai ka pasur që nga paslufta.

Limaj në emisionin "Republika" në Tribuna Channel ka thënë se megjithëkëtë ai beson ne drejtësi, ani pse ai po hetohet prapa edhe pas fjalës së 18 gjyqtarëve që e kanë liruar atë nga akuzat.

"18 gjyqtarë kanë folur për mua, të kaluarën time dhe drejtësinë time, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të faktuar drejtësinë " ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se nuk frikësohet nga ky proces, dhe kushdo që e ka nisur le ta përfundojë dhe të presim se si do të jetë.

Ai ka thënë se pavarësisht të gjithave i është përgjigjur gjithmonë sistemit të drejtësisë.

"Asnjëherë se kam menduar veten si individ përveç si qytetar kam dashtë me dhënë shembull si ish luftëtar si politikan. Me dhënë shembull personal se ne duhet ti përgjigjemi sistemit të drejtësisë pavarësisht a pajtohemi me të ose jo", ka thënë Limaj.

Tutje ai është ankuar duke thënë se janë mbyllur shkresat e këtyre akuzave në kohën kur është gjykuar nga Haga.

Edhe në Hagë edhe kët ky rast është hetu dhe janë mbyll shkresat e lëndës. Hetimet hapen kur del diçka e re, hetimi rihapet nesh ka fakte të reja kjo që ka dal sot nuk krahasohet me hetimet e mëparshme, kjo tani është përndjekje le ta vazhdojnë ku e kanë nis dhe të shohim qysh po del", ka thënë ai.

Sipas tij gjyqtarët që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së Millosheviqit nuk është nevoja t'i kemi ende prezent.

"Në këtë sistemin e drejtësisë mundësitë më të mëdha me keqpërdor ligjin e kanë prokurorët e jo gjyqtarët. Prokurori duhet të jetë me kredibilitet njerëzor dhe me moral. Edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë që krimi i organizuar është në prokurori", ka thënë Limaj.

The post Limaj: Jam hetuar nga 18 gjyqtarë dhe prapë po hetohem appeared first on Telegrafi.

Kusari-Lila tregon se çfarë i ofroi Pacolli, që ajo të qëndrojë në AKR (Video)

Posted: 02 Nov 2016 01:34 PM PDT

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për të kaluarën e saj politike në Aleancën Kosova e Re, dhe për largimin e saj nga kjo parti.

Kusari-Lila ka thënë se largimi nga AKR-ja ka ardhur për shkak të pamundësisë së kësaj partie për ta kaluar pragun zgjedhor, dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me këshillin drejtues të kësaj partie.

Kryetarja e Gjakovës, në emisionin "Komiteti" të Gazetës Express për RTV Dukagjini, ka treguar se për ta bindur për të qëndruar në partinë e tij, shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka ofruar pozitën e udhëheqëses së AKR-së, por që pas mbledhjeve të mbajtura nga këshilli drejtues, pa praninë e saj, ai ka ndryshuar qëndrim.

Sipas saj, gjatë tentimit të AKR-së për t'u ristrukturuar, kjo parti ka vepruar njëjtë, dhe kjo nuk mund t'i sillte rezultate ndryshe.

Kryetarja e Gjakovës ka thënë se nuk është penduar që ka qenë pjesë e kësaj partie, por se koha e qëndrimit të saj në AKR kishte skaduar.

Kusari-Lila, ka folur për synimet e saj në skenën politike me partinë e re, si njëra ndër themelueset e saj.

Ajo ka thënë se partia e re nuk ka caktuar udhëheqësit e saj, më qellim që këta të përcaktohen pas zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht edhe pozita e saj politike lokale apo qendrore, por ajo po e mendon seriozisht rikandidimin për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila, si femra e vetme kryetare e një komune, ka shtuar se është mishëruar me punën si kryetare e komunës dhe planifikon vazhdimin e projekteve që zhvillojnë Gjakovën.

Kryetarja e Gjakovës ka potencuar në "Komiteti" se pozita që ajo aktualisht mban nuk do të ndikojë që në partinë e re të ketë frymë të ndarjeve rajonale, dhe se kjo alternativë ka për qëllim përgjithësimin e progresit në të gjithë Kosovën.

Ajo ka folur për partinë e re, si njëra ndër themelueset e saj, dhe për emrat e parë që janë bërë pjesë e saj.

Kusari-Lila ka thënë se me fillimin e kësaj partie, në komunën që ajo qeveris i janë bashkuar shumica dërrmuese e asamblistëve të ish-partisë së saj, Aleanca Kosova e Re, të cilët, sipas Kusari-Lilës, kanë qenë gjithnjë të gatshëm të largohen nga AKR-ja, kurdo që ajo do ta kërkonte.

Përveç shumicës së asamblistëve të AKR'së së Behgjet Pacollit që i janë bashkuar Alternativës së Re, Kusari-Lila ka përmendur edhe disa asamblistë nga partitë tjera si Lidhja Demokratike e Dardanisë, por befasia e gjithë kësaj janë asamblistët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke kujtuar luftën e ashpër elektorale që është zhvilluar në Komunën e Gjakovës, ndërmjet Kusari-Lilës që përfaqësonte AKR-në, dhe AAK-së, Kusari-Lila ka thënë se ndjehet e lumtur që përkundër çdo akuze që i është bërë nga AAK-ja, ajo me punë ka arritur që t'i kthejë në anën e saj edhe një pjesë të asamblistëve të tyre.

The post Kusari-Lila tregon se çfarë i ofroi Pacolli, që ajo të qëndrojë në AKR (Video) appeared first on Telegrafi.

Ramiz Lladrovci thotë se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të Drenasit

Posted: 02 Nov 2016 01:12 PM PDT

Pas publikimit të lajmit se Ramiz Lladrovci mund të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këtë komunë, ka reaguar vet ambasadori kosovar në Shqipëri.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse Kryesia e PDK-së dhe drejtuesit e lartë të partisë vendosin që të kandidojnë atë, atëherë ai është i gatshëm ta lë detyrën e ambasadorit.

Per sqarim te opinionit publik

Ne disa portale apo media te ndryshme po publikohet lajmi i kandidimit tim per detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit.

Me duhet te bej te njohur faktin se une, edhe tani, po vazhdoj te kryej detyren e nderuar te Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Republikn e Shqiperise.

Duhet te bej te njohur se deri tani askush nga strukturat drejtuese te Partise Demokratike nuk ka biseduar me mua dhe nuk me ka shtruar nje propozim te tille.

Mgjithate me duhej te sqaroj se, nese Kryesia e Partise Dmokratike dhe drejtuesit e larte te saj do te me afrojne marrjen persiper te kandidimit tim ne detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit, vendlindjes sime, atehere do te jem i gatshem qe, duke lene detyren e ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Tirane, t'i perkushtohem nje detyre te re, dhe kete do e beja me te gjith ate perkushtim qe kam realizuar me pune edhe funksione te tjera.

Nese do te mendohet se misioni im do te jete me i dobishem ne kete funksion, kete do e merrja persiper me seriozitetin me te madh per te sherbyer seriozisht ne zhvillimin e prosperimin e Drenasit dhe te banoreve te saj.

Sidoqofte kjo eshte vetem shfaqje e gatishmerise sime per deri sa tek une nuk ka ardhur e nuk eshte bere asnje propozim e bisede konkrete.

Ramiz Lladrovci

Tirane, 2 nentor 2016

The post Ramiz Lladrovci thotë se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të Drenasit appeared first on Telegrafi.

“Libri i bardhë”, lista e Serbisë për “terroristët” nga Kosova (Video)

Posted: 02 Nov 2016 12:51 PM PDT

Kur Nehat Thaçi u ndalua në Serbi një muaj më parë, u tha se nuk kishte informata për një fletarrest  nga Beogradi. Njëjtë po thuhet edhe për Hilmi Kelmendin.

Mësohet se këta të dy bashkë me një grup të madh të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare gjenden në një listë të re të autoriteteve serbe.

Por, derisa kjo listë mbetet të zbulohet, një tjetër tashmë është publike, dhe aty autoritetet kosovare deri diku mund ta marrin idenë se kush mund të ndalohet nga Serbia dhe nga shtetet që i zbatojnë në fletarrestet e saj, njofton Klan Kosova.
libri-690x380

Bëhet fjalë për "Librin e Bardhë", por në të nuk lihet gjë e zezë pa thënë për shumë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore e politike.

Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë ka renditur 156, persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Me fotografi e me biografi aty janë Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e paraardhësin e tij në këtë post Jakup Krasniqin, si dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. /Klan Kosova/

The post "Libri i bardhë", lista e Serbisë për "terroristët" nga Kosova (Video) appeared first on Telegrafi.

Buxheti krijon “pakënaqësi” e “pallavra” në koalicionin qeverisës (Video)

Posted: 02 Nov 2016 12:39 PM PDT

Pakënaqësitë brenda koalicionit qeverisës PDK-LDK, kanë nisur të shfaqen pas miratimit të Buxhetit nga Qeveria e Kosovës, që për PDK-në po konsiderohet i pamjaftueshëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa, Shukri Buja, ka thënë për Tribuna Channel se ka pakënaqësi brenda koalicionit. Ai thotë se në rast të mos harmonizimit të qëndrimeve, mund të vihet në rrezik mos aprovimi i buxhetit.

Por, ndryshe shprehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, i ka thënë televizionit se nuk ka pakënaqësi brenda koalicionit dhe se gjithçka çfarë është dëgjuar janë, siç i quan, ai "pallavra të mediave". /GazetaTribuna/

The post Buxheti krijon "pakënaqësi" e "pallavra" në koalicionin qeverisës (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more