Skip to main content

“Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto)

Posted: 14 Nov 2016 12:56 PM PST

Melanie Tan Pelaez nga Australia, ka qenë duke shikuar film në iPhone 7 i cili ishte duke i mbushur me energji, kur e ka zënë gjumi.

Por, ku ajo është zgjuar nga gjumi e ka parë në dorë një shenjë të kuqe, në vendin ku e kishte pasur telefonin si dhe aty ku ka qenë kablloja, transmeton Telegrafi.

Gruaja shtatzënë ka thënë se ka bërë gjumë të vështirë, sepse gjatë tërë kohë ka ndjerë dhimbje, mpirje, djegie si dhe zënie të frymës.

"Ky është përfundimi i fjetjes me telefon derisa është duke u mbushur. Kam dhimbje të lehta, por shenjat e djegies nuk po më hiqen", ka shkruar 34-vjeçarja në Facebook.

Mjekët i kanë thënë asaj se ka marrë djegie sipërfaqësore, si pasojë e tejnxehjes.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Apple kanë thënë se nuk ka mundësi të ndodhë, sepse po që se nxehet tepër pajisja ndalet vet.

Megjithatë, telefoni është dërguar në bazën në Kaliforni për ekzaminim. /Telegrafi/

pic - facebook/ Melanie Tan Pelaez Woman fell asleep with iPhone https://www.facebook.com/melanietanpelaez

The post Ata që flenë me iPhone afër, duhet ta shikojnë këtë fotografi (Foto) appeared first on Telegrafi.

Punëtorët e ngathtë krijuan rrugë kalimi para shtyllës së ndriçuesit (Foto)

Posted: 14 Nov 2016 10:46 AM PST

Në një lagje periferike të Londrës, punëtorët i kanë vizatuar vijat e bardha që paralajmërojnë kalim me veturë, në vendin ku ndodhet një shtyllë e ndriçuesit publik.

Me fotografitë e publikuara, tregohet se shiritat duhet të hiqen sa më parë, sepse ndonjë shofer do të bazohet tek ato dhe mund të ndeshet në objektin që ndodhet në mes, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse kjo është bërë me qëllim, apo kryerësit e punëve nuk kanë dijeni se çfarë nënkuptojnë këto shenja në asfalt dhe aksidenti që mund ta shkaktojnë.

Ndryshe, në këtë pjesë të kryeqytetit do të shpronësohen mbi njëmijë lokale banimi, pasi do të bëhen punime në një projekt që kapë vlerën e afro 300 milionë eurove. /Telegrafi/

punetoret-e-ngathte-krijuan-rruge-kalimi-para-shtylles-se-ndricuesit-foto

The post Punëtorët e ngathtë krijuan rrugë kalimi para shtyllës së ndriçuesit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Shoferi që lëvizte me shpejtësi, u afrua te vetura për t’i dhënë një vajze numrin e telefonit (Video)

Posted: 13 Nov 2016 11:19 PM PST

 

Shoferi i paidentifikuar i një furgoni të bardhë, është afruar te një veturë që po udhëtonte në Devon të Anglisë, për t'ia dhënë Chelsea Wallance numrin e telefonit.

Derisa 18-vjeçarja ishte me shoqëri, ai i ka tejkaluar disa herë dhe ka provuar t'ju ndaloi rrugën, derisa iu ka kërkuar që ta hapin dritaren, transmeton Telegrafi.

Derisa voziste mbi 100 kilometra në orë, ai ia ka dhënë vizitkartën adoleshentes, e cila qeshej gjatë tërë kohës.

"Ai na qëndronte pranë veturës dhe ne nuk guxonim të ndalonim, nga frika se mund të na bëjë diçka të keqe. Kjo ishte forma e tij për tu njoftuar", ka shkruar Wallance për rastin që i ka ndodhur. /Telegrafi/

The post Shoferi që lëvizte me shpejtësi, u afrua te vetura për t'i dhënë një vajze numrin e telefonit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more