Skip to main content

“Ahmeti: Astrit, u prehsh në paqe!” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Ahmeti: Astrit, u prehsh në paqe!” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Ahmeti: Astrit, u prehsh në paqe!

Posted: 05 Nov 2016 03:40 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për vdekjen e Astrit Deharit.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e veten? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm, por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenarë se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm. Astrit, u prehsh në paqe!", ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Ahmeti: Astrit, u prehsh në paqe! appeared first on Telegrafi.

Prokuroria: Personat e arrestuar mbrëmë për terrorizëm, planifikonin sulm në Kosovë

Posted: 05 Nov 2016 02:53 PM PDT

KALLXO.com siguroi kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për vepra që lidhen me terrorizmin e që u arrestuan mbrëmë në regjionet e Mitrovicës, Ferizajt e Prishtinës. Sipas kësaj kërkese, të arrestuarit i takojnë organizatës terroriste ISIS që po lufton në Siri e Irak.

Prokuroria pretendon që njëri nga të dyshuarit për terrorizëm me inicialet B.B., një kohë ka marrë pjesë në aktivitetet e ISIS-it në Siri.

Prokuroria thotë se të dyshuarit sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, gjatë muajve shtator-tetor 2016, kishin planifikuar sulme terroriste së pari në Kosovë e pastaj edhe në Ballkan.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kishin cak institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare.

Shumica e të dyshuarve gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë u mbrojtën në heshtje duke mos u deklaruar rreth dyshimeve të prokurorisë për ta. Avokatët e tyre kundërshtuan ashpër pretendimet e prokurorisë. /KALLXO.com/

The post Prokuroria: Personat e arrestuar mbrëmë për terrorizëm, planifikonin sulm në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Tash në TV Dukagjini, Daut Haradinaj: SHIK-u që 16 vjet shpif për familjen tonë (Video/LIVE)

Posted: 05 Nov 2016 02:41 PM PDT

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, po flet në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Në këtë intervistë ai thotë se SHIK-u, si organizatë kriminale, nuk ka lënë shpifje pa bërë për të dëmtuar familjen Haradinaj dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Si asnjëherë më parë në këtë intervistë, Daut Haradinaj ka folur për sakrificën në luftë e edhe për vëllain e vrarë paslufte.

Ndiqeni intervistën në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/

The post Tash në TV Dukagjini, Daut Haradinaj: SHIK-u që 16 vjet shpif për familjen tonë (Video/LIVE) appeared first on Telegrafi.

Faton Topalli, për Astrit Deharin: Krenarë që të patëm

Posted: 05 Nov 2016 02:30 PM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka shpreh dhembjen e tij për vdekjen e mikut e kolegut të tij, Astrit Dehari.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"As një fjalë nuk e ka fuqinë e duhur për të shprehur dhimbjen e madhe që ndjejmë për Astrit Deharin. Jemi krenarë që të patëm", ka shkruar Topalli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Faton Topalli, për Astrit Deharin: Krenarë që të patëm appeared first on Telegrafi.

Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!?

Posted: 05 Nov 2016 02:15 PM PDT

Në një artikull të publikuar më 24 tetor në kosova-aktuell.de, përmende vizita që i është bërë në Burgun e Prizrenit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

Vizita thuhet se është bërë nga redaktori i kësaj ueb-faqeje, Max Brym, së bashku me familjarët e Deharit, transmeton Telegrafi.

Dehari aty përshkruhet se nuk jepte përshtypje se ishte deprimuar. Ai përshëndet të gjithë miqtë e tij, sidomos ata në Zvicër.

Në shkrim përmendet se Dehari është student i Mjekësisë dhe se dëshiron që familja dhe gruaja tij e re shtatzënë të jenë të sigurt.

Ky artikull në gjermanisht është shkruar nga Genc Mustafa. Sipas njohësve të gjuhës gjermane, në të ka ca gabime drejtshkrimore, ndaj lajmi bazohet në tekstin në linkun e mësipërm.

Por, ajo që dihet sigurt është se Dehari ishte i martuar. /Telegrafi/

"Nuk keni nevojë për tryeza dhe dialog, por për rebelim"
Hebreu me pasaportë gjermane që s'i duron Berishën e Thaçin Hebreu me pasaportë gjermane që s'i duron Berishën e Thaçin

 

dehar3

The post Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!? appeared first on Telegrafi.

Habi se si Policia del me deklaratë për vdekjen e Deharit, para se të bëhet autopsia e trupit!

Posted: 05 Nov 2016 02:02 PM PDT

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një status të tij në facebook ka kritikuar Policinë e Kosovës që ka dalë me deklaratë para se të jepet një raport mjekësia ligjore për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Policia e Kosovës në Prizren doli me deklaratë për vdekjen e Astrit Deharit dhe thotë se vdekja e tij erdhi si pasojë e konsumimit të barnave të cilat e shkaktuan vdekjen. Tash e tutje s'kemi nevojë për mjekësinë ligjore – autopsinë – e cila do të duhej të vërtetonte shkaqet dhe arsyet e vdekjes së Astrit Deharit. Kjo më bën të dyshoj se si ka ardhur deri te vdekja e tij. Familjes së Astritit dhe të gjithë atyre që e ndajnë dhimbjen me Familjen Dehari ngushëllime", ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

The post Habi se si Policia del me deklaratë për vdekjen e Deharit, para se të bëhet autopsia e trupit! appeared first on Telegrafi.

Kjo është kërkesa e familjes Dehari, për Departamentin e Mjekësisë Ligjore

Posted: 05 Nov 2016 01:50 PM PDT

Familja e Astrit Deharit ka kërkuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të Astrit Deharit të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari kërkon nga Departmenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të djalit tonë Astrit Dehari të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.

Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja.

Familja Dehari", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kjo është kërkesa e familjes Dehari, për Departamentin e Mjekësisë Ligjore appeared first on Telegrafi.

Ramush Haradinaj, për vdekjen e Astrit Deharit: Shteti të japë përgjigje për atë që ndodhi sot në Prizren

Posted: 05 Nov 2016 01:05 PM PDT

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreh ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që sot humbi jetën tragjikisht në burgun e Prizrenit.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trisht për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!

Shteti duhet të japë përgjigje për atë çfarë ndodhi sot në Prizren.

Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!", thuhet në letrën e Haradinajt. /Telegrafi/

The post Ramush Haradinaj, për vdekjen e Astrit Deharit: Shteti të japë përgjigje për atë që ndodhi sot në Prizren appeared first on Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë, për vdekjen e Astrit Deharit: Po kryhen veprimet për sqarimin e rastit

Posted: 05 Nov 2016 12:38 PM PDT

Ministria e Drejtësisë deklaron se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e Astrit Deharit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t'u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit. Përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e Policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit. Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit A.D, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin tragjik dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse", thuhet në një njoftim të kësaj Ministrie. /Telegrafi/

The post Ministria e Drejtësisë, për vdekjen e Astrit Deharit: Po kryhen veprimet për sqarimin e rastit appeared first on Telegrafi.

Tomë Gashi shpreh dyshime për vdekjen e Deharit: Kujt t’i besojmë në këto rrethana trishtuese?

Posted: 05 Nov 2016 12:28 PM PDT

Avokati Tomë Gashi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, do të duhej të ishte i sigurt në Burgun e Prizrenit ku sipas tij nuk e kishte vendin, ndaj shton se vdekja e tij për të është e dyshimtë.

Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

"Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet,nga pushteti qe e burgosi si terorist,apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone?

Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.

Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg,nese do te kishim drejtesi te pa politizuar.Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.

Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar,donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.

Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si "terorist " kunder shtetit te kapur nga pushteti.

Sot pasi qe Astriti nuk esht me ne mesin tone,pushteti le te krenohet se e ka nje terorist me pak…

Pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe e arestuan pa faj, ata qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye …

Apo shkakun pse Astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson…dhe asnji "expert " kete here te mos e marr guximin qe vrasjen eventuale ta beje vetevrasje sic i kan vepruar ne disa raste…

Kujt ti besojm ne keto rrethana trishtuese ??? kete per momentin nuk e din askush per "expert " fjalen e fundit duhet ta jap familja" (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Tomë Gashi shpreh dyshime për vdekjen e Deharit: Kujt t'i besojmë në këto rrethana trishtuese? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more