“A e dini rëndësinë që kolagjeni ka për shëndetin dhe bukurinë!?” plus 4 more femra.net |
- A e dini rëndësinë që kolagjeni ka për shëndetin dhe bukurinë!?
- Truqet që ju tregojnë se a janë taket e larta të rehatshme!
- Ja çfarë shkakton kapsllëku në trupin tuaj
- 10 gjërat që mund t’i largoni nga dollapi juaj i veshjes
- Kanceri i gjirit mund të parandalohet 90% me këtë vitaminë
A e dini rëndësinë që kolagjeni ka për shëndetin dhe bukurinë!? Posted: 02 Nov 2016 04:50 AM PDT Dëshironi që bukuria juaj e brendshme të reflektohet në trupin dhe fytyrën tuaj? Dëshironi, që rinia shpirtërore të gdhendet përgjithmonë edhe në fytyrën tuaj? Atëherë përdorni BEAUTIN KOLAGJENᵀᴹ KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ Eshtë një kompleks i kolagjenit të hidrolizuar me acid hialuronik, vitaminë A, B-Complex, vitaminë C dhe Zink. Kolagjeni gjendet në kockat tona, tek kyçet, lëkura, flokët, thonjtë dhe kudo ndërmjet këtyre që përmendëm. Kolagjeni është një lloj proteine e cila lidh indet e lëkurës, pra e mbanë atë elastike dhe të re. Kolagjeni gjendet në të gjithë trupin tonë dhe shërben gjithashtu për të mbajtur të gjitha qelizat të lidhura me njëra-tjetrën, në të gjitha organet, gjëndrat, kockat, truri, enët e gjakut, gjithashtu tek mëlçia dhe mushkritë. 15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Por me kalimin e moshës dhe viteve, (nga mosha 25 vjecare) prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie. Një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rrudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj. Komponentët e formulës së BEAUTIN KOLAGJENITᵀᴹ mund të kontribojnë në prodhimin normal të kolagjenit në trup, kurse shtesa e acidit hialuronik kontribuon në rezultate më të favorshme. Si pjesmarrës në sintezën e kolagjenit dhe të indit konektiv, me aftësitë e tij antiinfiamatore dhe cikatrizuese, jo vetëm rrit elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, por jep edhe një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e organizmit nga agjentët patogjenë si viruset dhe bakteret. Vitamina C ka veti antioksiduese kundër radikalëve të lira dhe kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin e duhur të lëkures, kërcit, muskujve dhe enëve të gjakut. Vitamina A kontribuon në mirëmbajtjen e gjendjes normale së lëkurës, përderisa vitamina B dhe Zinku së bashku ndikojnë në mbajtjen e gjendjes së rregullt të lëkurës, thonjëve dhe flokëve, ato mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ dhe parandalojnë dëmtimet e parakohshme të lëkurës nga radikalet e lira. KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ përmbanë kolagjen nga peshku Tilapia- i cili ka nivelet më të larta të aminoacideve specifike që kontriboujnë në shëndetin e lëkurës krahasuar me llojet tjera të kolagjenit nga speciet e tjera. Pjesa më e madhe e trajtimeve kozmetike kimike tepër të kushtueshme, ju premtojnë se përmbajnë kolagjen, por ato përmbajnë kolagjen dhe elastinë të prodhuara në laboratorë kimikë, të cilat janë në përbërje shumë të trashë dhe si pasojë është e pamundur që të përthithen nga lëkura. Këto produkte artificiale do të qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës, duke mos depërtuar e duke mos bërë asgjë për lëkurën tuaj. Gjithashtu, edhe tabletat dhe kapsulat e ndryshme të kolagjenit, që ndodhen ne treg janë të përfituar në mënyrë sintetike dhe nuk përthithen nga organizmi. Ndërsa, KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ përmban kolagjen të hidrolizuar-Peptanᵀᴹ në formë të peptideve të cilat janë të ndara në masë të përshtatshme për absorbim më të mirë dhe më efikas nga trupi i njeriut, duke i plotësuar kështu nevojat e organizmit për kolagjen. KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ është krejtësisht natyrale. KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ në 30 ml përmbanë: – 10.000mg Kolagjen i hidroliazur në formë të PEPTANTM-IT – 50mg Acid hialuronik – 60µg Biotinë – 800µg Vitaminë A – 10mg Zink – 18mg Vitaminë B3 – 1,6mg Vitaminë B2
KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ
Efektet e kolagjenit BEAUTINᵀᴹ Përmirësimin e qarkullimit te gjakut – Kolagjeni mund të forcojë enët e gjakut, të përmirësojë elasticitetin e tyre dhe ndihmon për të përmirësuar qarkullimin në të gjithë trupin. Nxit shërimin e plagëve të vjetra – Kolagjeni është i nevojshëm për të riparuar dhe rindërtuar indet e lëkurës dhe nyjeve. Kolagjeni forcon strukturën e kockave, të tendinave dhe ligamenteve – Ai mund të stimulojë në rigjenerimin e masës së muskujve dhe për të ndihmuar atletët të shërohen më shpejt nga lëndime të lidhura me sportet. Dhimbje nga artriti – Artriti është një inflamacion në nyje që mund të shkaktojë lëvizshmëri të kufizuar dhe dhimbje në dorë, krah, sup, shpatulla dhe tek gjunjët. Kolagjeni BEUTIN mund të ndihmojë në rritjen e lëvizjes suaj dhe për të zvogëluar dhimbjet nga artriti. Ul rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes në lëkurë – Kolagjeni është një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e lëkurës. Ai siguron elasticitet dhe rigjenerimin e lëkurës.
Përfitimet nga KOLAGJENI BEAUTINᵀᴹ
Koha e veprimit të produktit varet nga gjëndja e lëkurës, mënyra e jetesës dhe të ushqyerit. Hulumtimet klinike kanë treguar se pas përdorimit 12 javor janë vërejtur përmirësime të dukshme në strukturën dhe gjëndjen e lëkurës. Cilët janë përdoruesit potencial?
Prodhues: My Elements Importues: PHARMA-LEADER / Prishtinë Kontaktet: Mob. +377 (0)45 65 57 47 Mati 1, Rruga B, Objekti Residio, A/02, kati I-rë, nr. 2. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Për më shumë informata, klikoni këtu… facebook.com/PharmaLeaderKS
Der Beitrag A e dini rëndësinë që kolagjeni ka për shëndetin dhe bukurinë!? erschien zuerst auf femra.net. |
Truqet që ju tregojnë se a janë taket e larta të rehatshme! Posted: 02 Nov 2016 03:36 AM PDT Blerja e takeve të reja është gjithmonë një konfuzion, sidomos nëse i blini ato online apo nuk mund ti provoni në dyqan – kështu ju nuk do të keni idenë se a janë këpucët më të rehatshme në botë apo nëse ju shkaktojnë tmerrësisht dhimbje dhe ju lëndojnë këmbët tuaja. Disa këpucë për të cilat mund të supozoni se mund të jenë të rehatshme, si për shembull këpucë me take të ulët ose ëedges, mund të dalin përzgjedja juaj më e keqe. Ju thjeshtë nuk mund ta dini! Por, ekziston një mënyrë për të treguar nëse keni këpucë të papërshtatshme, vetëm duke i shikuar ato. Këto truqe duhet t'i dijë çdo adhurues i këpucëve. Për çfarë bëhet fjalë? E tëra ka të bëjë me distancën nga shputa deri te thembra. Sa më e gjatë distanca (idealja: 3cm ose më shumë) aq më të rehatshme këpucët do të jenë. Kjo është për shkak se kjo distancë dikton fushën e këpucëve. Sa më e shkurtër të jetë distanca (2.5 cm ose më pak), aq më e lartë është fusha dhe më shumë peshë bartet apo transferohet në gishtat e këmbëve. Uh sa e dhimbshme! Pra, kur të blini këpucë të reja në dyqan, pyetni shitësen për ndonjë matëse që të matni realisht këtë distancë. Do të keni një pasqyrë të saktë se a janë me të vërtetë të rehatshme apo jo. Mos harroni të pyesni për madhësinë e duhur të numrit të këpucëve, vishni ato në dyqan dhe provoni të ecni me to për pak kohë sa të vëreni qëndrueshmërinë si dhe porositni masën tuaj të saktë. Nëse porositni online dhe nuk mund të matni fizikisht këpucët, ajo çfarë duhet të bëni është të matni ekranin e kompjuterit tuaj dhe ta krahasoni me taket tjera në faqen e njejtë. Taket me distancë më të gjatë nga thembra deri te shputa do të jenë më të rehatshme, ndërsa taket me distancën më të shkurtër duhet t'i shmangni! Përmes këtyre truqeve të vogla mund t'i ofroni siguri këmbëve tuaj. Pra, a do ta provonit edhe ju këtë trik magjik?!/femra.net/
Der Beitrag Truqet që ju tregojnë se a janë taket e larta të rehatshme! erschien zuerst auf femra.net. |
Ja çfarë shkakton kapsllëku në trupin tuaj Posted: 02 Nov 2016 02:57 AM PDT Kapsllëku mund të jetë tepër i dhimbshëm, megjithatë, për fat të mirë, ka një zgjidhje 100% natyrale për lirimin nga kapsllëku. Kompanitë më të mëdha farmaceutike nuk dëshirojnë që ju të dini se disa prej barnave farmaceutike për kapsllëk mund të reduktojnë ndjeshëm efektivitetin e zorrëve. Si rezultat, disa njerëz raportojnë se pa marrë disa ilaçe të caktuara, ata nuk mund të shkonjë në tualet. Lajm i mirë është se ju mund të zgjidhni kapsllëkun në mënyrë shumë të lehtë. Por, le të sqarojmë së pari se çfarë mund të bëjë kapsllëku në trupin tuaj. Frymëmarrje e keqe Së pari, kapsllëku mund të shkaktojë frymëmarrje të keqe të gojës (halitosis). Për fat të keq, njerëzit që vuajnë nga kjo jo gjithmonë e kuptojnë se ata kanë një problem. Kapsllëku mund të shkaktojë frymëmarrje të keqe sepse krijohen mbetjet toksike si dhe ngriten gazrat nëpër trup. Zorra e trashë dhe infeksionet Personat që vuajnë nga kapsllëku raportojnë se ndjen dhimbje shumë të madhe në zorrë dhe iu duhet disa orë për të dalë jashtë. Si rezultat, rektumi shtrihet përtej kufijve të saj. Kjo mund të çojë në prolaps rektal, që nënkupton rektumin që nuk arrin të mbyllet. Këta persona janë më të prirur edhe për infeksione sepse nuk mund të kontrollojnë jashtëqitjen. Rritja e toksinave Lëkura është organi më i madh në trup dhe është reflektim i shëndetit të përgjithshëm të një personi. Kapsllëku zakonisht rrit ndërtimin e toksinave në trup. Si rezultat, lëkura duhet të punojë më shumë për eliminimin e toksinave. Kjo mund të shkaktojë akne, njolla të lëkurës etj. Zorra e trashë Kapsllëku mund të shkaktojë kancerin e zorrës së trashë. Nëse ngarkohet shumë ajo edhe mund të pësojë tërheqje muskulore në membranën e brendshme si dhe mund të shkaktojë këputje si dhe infeksione. Humbja e bakterieve të shëndetshme Zorrët përmbajnë florën (bakteriet e shëndetshme), të cilat ndihmojnë me anë të imunitetit dhe prodhimin e vitaminave. Kapsllëku zvogëlon përqëndrimin e florës duke i bërë personat më të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe sëmundjeve. Çfarë mund të bëni? Shumica e barnave për kapsllëk përmbajnë kemikate të cilat mund të dëmtojnë trupin dhe të përkeqësojnë kapsllëkun. Ndryshoni dietën tuaj ushqyese! Kjo është një nga mënyrat më të mira për ti dhënë fund kapsllëkut. Konsumoni shumë fruta dhe perime të shëndetshme dhe largohuni nga ushqimet e përpunuara sa më shumë që mundeni. Ka edhe disa produkte në treg që mund të ndihmojnë ti jepni fund kapsllëkut, duke ndryshuar edhe dietën ushqyese me kalimin e kohës. Duke zbatuar disa nga preparatet natyrale ju mund të reduktoni ndjeshëm kapsllëkun si dhe të lehtësoni dhimbjet. Rregulloni dietën tuaj ushqyese për një tretje më të mirë, shprehi të ngrënies e kështu me radhë./femra.net/
Der Beitrag Ja çfarë shkakton kapsllëku në trupin tuaj erschien zuerst auf femra.net. |
10 gjërat që mund t’i largoni nga dollapi juaj i veshjes Posted: 02 Nov 2016 02:35 AM PDT Jeni të gatshëm të bëni një spastrim të garderobës suaj? Filloni me gjërat në këtë listë dhe do të ndiheni si një i rritur, i mirë-organizuar në çdo kohë.
Blerja e kopjeve të brendeve të ndryshme nga dizajner origjinal është sigurisht joshëse, por kjo vjen edhe me një mori të shqetësimeve sociologjike. Pastroni dollapin tuaj duke hequr çdo gjë në këtë kategori.
Sigurisht që nuk do të donit të mbanit në dollap akoma kostumin tuaj të oficeres seksi të policisë.
Ndoshta mund të jeni me fat nga ato shoqëruese të nuses që keni pasur fustan të bukur e që e keni veshur edhe gjatë kohë më pas, mirëpo ka të tjerë që kanë veshur fustanet më të tmerrshme si shoqëruese e nuses, andaj edhe nuk ia vlen të zënë vend në dollapin tuaj.
Madje edhe kur ishin në modë, këto modele ishin të pakëndshme dhe jopraktike.
Gjithkush ka një sirtar apo ndojë qese përplot me këto. Nëse nuk mund ti bashkoni apo çiftëzoni çorapet me muaj të tëra, atëherë kurrë nuk do ta bëni. Shpëtoni nga rrëmuja e krijuar dhe pastroni sa më parë çorapet teke.
Nëse keni ndonjë rrobë që nuk ju përshtatet mirë për trupi, pavarsisht peshës së rënë apo fituar, më mirë pastroni dollapin nga rrobat që nuk mund ti vishni më.
Nuk ka rëndësi se sa të bukura apo të shtrenjta janë. Nëse keni këpucë që ju lëndojnë rregullisht, madje ende pa dalë nga shtëpia, atëherë pastroni ato sa më parë nga dollapi juaj.
Mos i mbani gjërat që kanë dalur nga moda apo janë të vjetëruara.
Shumica e femrave mbajnë rroba shumë të ngushta dhe të vogla me qëllim që të nxiten për të humbur peshë, por të vepruarit kështu mund të jetë shumë dekurajuese. Në vend të kësaj, bëni një dollap të vogël ku do ti vendosni blerjet e reja për të shpërblyer veten pasi të arrini qëllimet tuaja.
Fundet e shkurtra deri lartë, fustanet prej lëkure të ngjitura për trupi si dhe veshje tjera që kërkonë vërtetë guxim dhe ekspozimm ndaj trupit, hiqni sa më parë nga dollapi juaj./femra.net/
Der Beitrag 10 gjërat që mund t'i largoni nga dollapi juaj i veshjes erschien zuerst auf femra.net. |
Kanceri i gjirit mund të parandalohet 90% me këtë vitaminë Posted: 02 Nov 2016 01:32 AM PDT Lidhja mes kësaj vitamine dhe parandalimit të kancerit është e madhe pasiqë disa njerëz i referohen kancerit të gjirit si problem i mungesës së vitaminave. Nivelet modeste të vitaminës D mund të ulin rrezikun e kancerit për 77% Vitamina D ka treguar dobi preventive për shumë sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje mund të reduktojë edhe dhimbjen kronike. Kur bëhet fjalë për kancerin, vitamina D është armiku më i madh i tij pasiqë sipas studimeve të kryera është vërtetuar se niveli 40ng/ml është tejet modest dhe efektiv për të parandaluar zhvillimin e kancerit për 77%. A mundet kanceri të parandalohet vetëm me vitaminë D për 90% ? Vitamina D ka efekt të fuqishëm kundrejt kancerit të gjirit deri në atë shkallë saqë kanceri i gjirit shpjegohet si mungesë e kësaj vitamine edhepse listës së parandalimit të kancerit i shtohet edhe mënyra e të ushqyerit, ushtrimet fizike, gjumi si dhe menaxhimi i stresit. Studimet drejtonë tek fakti se 90% e rasteve të kancerit të gjirit janë të lidhura me mungesën e vitaminës D- gjë që është 100% e parandalueshme nëse konsumohet kjo vitaminë deri në arritjen e nivelit të duhur. Është e nevojshme që të kontrollin nivelin tuaj çdo 3 deri 6 muaj pasi i duhet deri në tre muaj së paku që të stabilizohet pas një ndryshimi gjatë ekspozimit në diell apo ndonjë doze të suplementeve. Rekomandohet konsumi prej 50 deri 70 ng/ml. Mënyra më e mirë për të përcaktuar nivelin tuaj të vitaminës D është me anë të ekspozimit të diellit apo një rrezitje e sigurtë që praktikisht eliminon çdo rrezik për mbidozë. Sipas të dhënave të përgjithshme për udhëzim, ju duhet të ekspozoni trupin në diell rreth 40% për rreth 20 minuta, mes orës 10 paradite dhe 2 pasdite, atëherë kur dielli është në zenitin e saj. Duket se nuk ka rrezik për toksicitet të vitaminës D nga ekspozimi i rrezeve ultraviolet B. A mund të arrihet toksiciteti i vitaminës D? Nëse jeni duke përdorur suplement oral, studimet e fundit sugjerojnë se të rriturve iu nevoitet që të arrijnë nivelin deri 40ng/ml. megjithatë, mbani mend se nëse merrni suplement oral të vitaminës D ju gjithashtu keni nevojë të rritni edhe nivelin e vitaminës K2, përmes ushqimit apo ndonjë suplementi. Mungesa e vitaminës K2, në fakt është ajo që prodhon simptomat e toksicitetit të vitaminës D, e cila përfshin kalcifikim jo të përshtatshëm që mund të shpie deri në forcim të arterieve tuaja. Në përgjithësi, marrja e konsumit të vitaminës D3 është e sigurtë. Raporti ideal ose optimal midis vitaminës D dhe vitaminës K2 ende duhet verifikuar, mirëpo Dr. Kate Rheaume-Bleue, autore e 'Vitamin K2 and the Calcium Paradox', sqaron se si një vitaminë mund të shpëtojë jetën tuaj, duke sugjeruar konsumin e 150-200 mikrogramë të vitaminës K2 në bazë ditore, nëse nuk merrni suplement të vitaminës D. mbani mend se disa prej tyre mund ti arrini përmes dietës suaj ushqyese, të tilla si perime të fermentuara. Nëse ju konsumoni suplemente të vitaminës D, atëherë do të ju duhet të rrisni më shumë edhe nivelin e vitaminës K2./femra.net/
Der Beitrag Kanceri i gjirit mund të parandalohet 90% me këtë vitaminë erschien zuerst auf femra.net. |
You are subscribed to email updates from femra.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: