Skip to main content

“5 gjëra që duhet dini për Tumorin Më Të Shpeshtë Të Trurit” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

“5 gjëra që duhet dini për Tumorin Më Të Shpeshtë Të Trurit” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


5 gjëra që duhet dini për Tumorin Më Të Shpeshtë Të Trurit

Posted: 02 Nov 2016 03:52 AM PDT

Diagnoza e tumorit të trurit mund të tingëllojë si situatë vdekjeprurëse. Por, megjithëse simptomat e shumicës prej tumorëve të trurit janë të njëjta, jo të gjithë tumorët janë malinjë.

Në fakt, meningjioma është lloji më i shpeshtë i tumorit, duke i përfshirë 30% të tyre.

Sipas neurokirurgut të Qendrës Mjekësore Anadolu Prof. Serdar Kahraman, tumorët e meningjiomës janë shpesh benin: Ju nuk keni nevojë as për operim.

Këtu janë 5 fakt kryesore që duhet të dini rreth meningjiomës:

1. Meningjioma mund të zhvillohet në vende të ndryshme.

Këta tumorë dalin prej qelizave në meningje, mbështjellës të trurit dhe bosht kurrizor. Pra teknikisht, ata nuk janë fare tumorë të trurit, pasi që nuk vijnë prej qelizave të trurit që kanë pësuar mutacion.

Megjithatë, ato rriten brenda kafkës tuaj, që nënkupton se ka arsye për tu mërzitur. Nëse meningjioma rritet apo shkakton fryrje që e shtypin trurin apo strukturat tjera të kafkës, ajo mund të shkaktojë simptoma të tumorit në tru.

2. Simptomat e meningjiomës varen nga madhësia dhe lokacioni i tyre

Dr. Kahraman thotë, "Meningjiomat paraqiten me simptoma tipike të tumorit të trurit si kokëdhembja, problemet me të pamur apo marramendja. Një kokëdhembje e rëndë rrallëherë është në vete simptomë e meningjiomës apo ndonjë tumori tjetër të trurit."

Meningjiomat më të mëdha mund ta bllokojnë rrjedhën e lëngut cerebrospinal, duke rezultuar në hidrocefallus (ujë në tru) që mund të ndikojë në ecje dhe kujtesë. Lokacione tjera të tumorit mund të ndikojnë në shqisat e nuhatjes, të pamurit, të dëgjuarit e madje edhe në gjëndrën pështymore.

3. Diagnostifikimi me meningjiomë mund të ndodhë kur mjeku është duke kërkuar diçka tjetër
Dr. Kahraman thotë, "Diagnoza e tumorit në tru është shpeshherë i rastësishëm – pra, mjeku e zbulon një tumor në CT apo Rezonancë Manjetike përderisa e ekzaminon pacientin për një shkak tjetër si lëndim në kokë apo ndonjë problem tjetër neurologjik."

Kur mjeku e diagnostifikon meningjiomën, ju kaloni nga teste tjera për të parë se çfarë sjellje mund të ketë tumori. Duke u bazuar në këto të dhëna, neurokirugu do të rekomandojë largimin e tumorit, apo përcjelljen e rritjes së tij.

4. Shumica e meningjiomave nuk përhapen

Diagnostifikimi me meningjiomë – dhe në veçanti me një të madhe – mund të jetë shokuese, por këta tumorë janë zakonisht benin. Kjo nënkupton që qelizat e tumorit nuk mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Mbi të gjitha, meningjiomat mund të rriten qetësisht për vite, duke mos shkaktuar asnjë problem – dhe mund të marrin përmasa çuditërisht të mëdha.

5. Trajtimi i meningjiomë: operim — apo jo

Nganjëherë, besoni apo jo, mjeku juaj mund të rekomandojë mbikëqyrje të meningjiomës, në veçanti nëse është e vogël dhe nuk shkakton probleme. Ju duhet që të bëni rezonanca magnetike vazhdimisht për ta kontrolluar.

Përndryshe, trajtimi kryesor për meningjioma është ndërhyrja kirurgjike për ta larguar, përmes kraniotomisë apo ndonjë forme tjetër të ndërhyrjes. Mjeku juaj ju njofton se çka përfshin operimi, mënyra për t'iu qasur tumorit dhe çka mund të prisni pas asaj.

Si e operon një neurokirurg meningjiomën? Kjo krejt ka të bëjë me lokacionin.

Dr. Kahraman thotë që "Varësisht prej lokacionit të tumorit, çdo qasje do të jetë ndryshe. Tumorët më afër sipërfaqes janë zakonisht më të lehtë krahas atyre të vendosur në bazën e kafkës."

Tumorët në bazë të kafkës janë të pozicionuar thellë në kafkë, mbrapa hundës apo syve. Këto mund të jenë sfiduese, dhe kërkojnë kirurg me aftësi dhe ekspertizë në këtë lloj të ndërhyrjes.

"Janë një sërë teknikash të reja në operimin e tumorit të trurit, madje edhe për tumorët e vendosur thellë në kafkë, dhe disa që janë më pak invazivë".

"Një sistem i ri që po e përdorim përmban një tub të ndihmuar nga kamera që butësisht i anon indet e trurit në mënyrë që të qasemi te tumori me më pak prerje, në mënyrë që pacientët të shërohen më shpejtë." shtoi ai.

Pas terapisë suaj, ju i ktheheni jetës suaj të zakonshme, por duhet të bëni rezonanca magnetike të rregullta për tu siguruar që tumori nuk po kthehet.

Në shumicën e rasteve nuk do të kthehet, shton Dr. Kahraman.

"Pas 10 vitesh, rreth 90% të pacientëve që kanë pasur meningjiomë nuk kanë pasur rikthim, nëse tumori është hequr tërësisht, përfshirë pjesën e mbështjellësit të trurit ku e ka pasur origjinën".

Pavarësisht, sendi më i mirë për të bërë nëse jeni diagnostifikuar me meningjiomë apo ndonjë tumor tjetër është t'i mblidhni faktet, të qëndroni të informuar dhe të punoni me neurokirurgun dhe ekipin e kujdesit më të mirë që mund ta gjeni.

* Përgatitur duke u bazuar në faktet e Johns Hopkins Medicine

The post 5 gjëra që duhet dini për Tumorin Më Të Shpeshtë Të Trurit appeared first on Telegrafi.

Doktorët pohojnë se SISTEMIN E IMUNITETIT mund ta FORCONI BRENDA 15 SEKONDAVE! Ja se si!

Posted: 02 Nov 2016 02:56 AM PDT

Ka shumë njerëz të cilët ballafaqohen me gripat e zakonshëm – arsye shumë e fortë për ta forcuar sistemin e imunitetit. Fatmirësisht, profesori rus Sergei Bubnovskiy ka shpikur një teknikë të re e cila bën t'i hiqni qafe të gjitha sëmundjet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ai pohon se nëse i zhytni këmbët në ujë të ftohët për 10 deri në 15 sekonda pasi të ktheheni në shtëpi nga puna, kjo do t'ua përforcojë sistemin e imunitetit dhe do t'ju bëjë gati për luftën kundër gripave, transmeton Telegrafi.

Ndiqni këto hapa:

Fillimisht mbusheni një legen me ujë të ftohët dhe pastaj shtoni aq më shumë akuj që mundeni. Pas kësaj, zhytni këmbët në ujin e ftohët dhe mbani ashtu për 10 deri në 15 sekonda.

Për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, sigurohuni që këtë metodë ta përsëritni çdo natë para se të shkoni në shtrat. Kjo metodë është tejet e mirë për personat me sistem të dobët të imunitetit.

Universiteti i Virginias ka kryer një studim i cili tregon se uji i akullt e rigjallëron formacionin e norepinefrinave – i cili është hormon si adrenalina.

Përveç këtyre, uji i ftohtë ndihmon edhe në muskuj, kontribuon në lëkurë më të shëndetshme, flokë më të ndritshëm dhe e lufton depresionin. /Telegrafi/

The post Doktorët pohojnë se SISTEMIN E IMUNITETIT mund ta FORCONI BRENDA 15 SEKONDAVE! Ja se si! appeared first on Telegrafi.

Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë

Posted: 01 Nov 2016 04:29 PM PDT

Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A.

Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.

Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.

Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.

Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:

1. Ruani pjerrësinë e tastierës, kur lexoni dhe shkruani.

2. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

3. Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.

4. Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.

5. Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.

6. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

7. Punoni me dritë natyrale sa më shumë.

The post Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more