Skip to main content

“Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr: A janë këta njerëzit më të ndytë në botë? (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr: A janë këta njerëzit më të ndytë në botë? (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr: A janë këta njerëzit më të ndytë në botë? (Foto)

Posted: 08 Oct 2016 02:50 PM PDT

Neil Carpenter nga County Durham i Anglisë, është dashur të paguajë mbi dymijë funte për të pastruar banesën e tij, të cilën e kishin lënë qiraxhinjtë shumë të papastër.

Fqinjët ishin ankuar se nga aty vije 'erë vdekje' dhe se ata jetojnë në mënyrë të çrregullt, transmeton Telegrafi. Pronari ka kërkuar që qiraxhinjtë të dalin pas gjashtë muajsh qëndrimi, megjithëse janë marrë vesh që të jetojnë aty për një vit.

Banorët që mbesin të paemëruar, e kanë shfrytëzuar vaskën për të kryer nevojën, sepse guaska e tualetit ishte bllokuar nga hedhja e mbeturinave.

"Tapetet nuk njiheshin, mbeturina kishte gjithandej, madje edhe në frigorifer dhe më e keqja është se aty jetonin edhe dy fëmijë të vegjël", ka thënë Carpenter. "Të gjithë ankoheshin për erën që vinte nga banesa, por nuk besova derisa hyra brenda. Ishte tmerrshëm dhe ata do të ndiqen ligjërisht."

Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihen disa nga hapësirat e banimit që duken si kontejner plehrash. /Telegrafi/

These grim pictures show a house in County Durham left in a disgusting state by tenants - smelling like "death", with excrement on beds and walls and a bath used as a toilet. See Ross Parry story RPYHORROR; Landlord Neil Carpenter was landed with a repair bill of £2,000 after discovering his property in a foul state just days after a mum and her two sons moved out. The two-bedroom terrace in County Durham had bags of rubbish outside the house piled a metre high, rubbish strewn about indoors and the toilet had become unusable after being blocked with a child's toy. Mr Carpenter, who had rented out the property for almost five years to different tenants after he and his wife moved out, described the smell that hit him as he entered the house. Mr Carpenter, 33, said: "The smell was just horrendous. The fridge had been moved to block the door in between the kitchen and the bathroom and when you moved that and went into the bathroom you realised that was where the stench was coming from. "The carpets were unrecognisable.

Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr foto 3

Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr foto 4

Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr foto 5

Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr foto 6

The post Qiraxhinjtë e kthyen banesën në tmerr: A janë këta njerëzit më të ndytë në botë? (Foto) appeared first on Telegrafi.

Hajni u pendua keq, tentoi ta grabiste të moshuarin ish-boksier (Foto)

Posted: 08 Oct 2016 05:51 AM PDT

Daniel Rose e ka sulmuar dhe ka dashur ta grabisë Ernie Hanratty, duke menduar se i moshuari nga Durham i Anglisë është një shënjestër e lehtë, por është penduar keq.

Djaloshi 21-vjeçar i ka kërkuar para 85-vjeçarit dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë, transmeton Telegrafi.

Por, pensionisti që ka qenë dikur boksier, i është kundërvënë fizikisht dhe ia ka dredhuar dorën të riut. Më pas ai e ka qëlluar disa herë në krah dhe i ka kërkuar të qëndrojë, derisa të vijë Policia.

Hajni u pendua keq pasi tentoi ta grabiste të moshuarin që doli të jetë ish boksier foto 2

"Nuk ka shanse që ai i paedukatë të më merrte paratë dhe të largohej", ka thënë gjyshi, pas këtij rasti.

Në anën tjetër, Rose akuzohet për tentim vjedhje dhe sulm ndaj personit të moshuar. /Telegrafi/

The post Hajni u pendua keq, tentoi ta grabiste të moshuarin ish-boksier (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nga pesha e rëndë bllokohet ashensori, hajni shqiptar kapet “mat”

Posted: 08 Oct 2016 12:22 AM PDT

Se leximi është i dobishëm, sidomos leximi i numrave, tani janë bindur edhe dy hajdutët që kanë dashur të vjedhin kasafortën në një furrë në Dyseldorf, Gjermani. Megjithatë, mësimin e kanë kuptuar vonë, kur nuk u është dashur më.

Një shqiptar 40-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi tabelës në ashensor ku shkruhet se ai nuk mund të mbajë më shumë se 375 kilogramë, shkruan albinfo.

Ndërsa pesha e kasafortës bashkë me tre thasët me para (monedha metalike) si dhe të dy personat ishte dukshëm më e rëndë. Për pasojë, ashensori u bllokua dhe nuk pranonte ngarkesën. Kështu policia nuk e pati të vështirë të kapte hajdutët.

Ata kishin hyrë për të plaçkitur në furrën e përmendur rreth orës 2 të pas mesnatës. Së pari i kanë ngarkuar thasët me monedha dhe kur kanë parë se nuk mund ta hapnin kasafortën, kanë vendosur që ta marrin atë me vete.

Por pronari i furrës thotë se duhet të kenë qenë shumë persona që e kanë ngritur kasafortën. Sidoqoftë, ashensori u bllokua dhe kur ata kanë dashur ta shtyjnë kasafortën për në ashensor, bënë aq shumë zhurmë saqë e dëgjuan fqinjët dhe njoftuan policinë. Shqiptari u kap në korridorin e ndërtesës ndërsa bashkëpunëtori i tij ia doli të ikte.

The post Nga pesha e rëndë bllokohet ashensori, hajni shqiptar kapet "mat" appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more