Mesazhi.com: “Zyra e BE-së dhe EULEX-i, reagojnë ndaj Rezolutës së Kuvendit për UÇK-në” plus 9 more |
- Zyra e BE-së dhe EULEX-i, reagojnë ndaj Rezolutës së Kuvendit për UÇK-në
- Gjykata e Gjilanit pushon hetimet ndaj Lutfi Hazirit, hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale
- Husitë sulmuan me raketë Arabinë Saudite
- Limaj: Po akuzohem për vrasjet që përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së
- Nehat Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera
- Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt
- Turqia kërkon nga NATO ti jep fund misionit të saj në Detin Egje
- Thaçi: Qasja e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë
- Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të UÇK-së, VV abstenon
- Kuvendi, insitucioni më i dështuar në vend
Zyra e BE-së dhe EULEX-i, reagojnë ndaj Rezolutës së Kuvendit për UÇK-në Posted: 28 Oct 2016 11:01 AM PDT Në një reagim të përbashkët të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe EULEX-it, është theksuar se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit, ndërsa është kërkuar respekt i pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve. Reagimi i Zyrës së BE-së dhe EULEX-it vie pas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe debateve që janë zhvilluar në Kuvend. Në komunikatë thuhet se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit. "Ky debat megjithatë duhet të jetë gjithmonë me respekt të plotë të ndarjes së pushteteve gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, si themel i një demokracie. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, duke përfshirë anëtarët e Parlamentit, duhet pra të përmbahen nga vënja në pyetje e zbatimit të vendimeve të çështjeve gjyqësore si dhe respektimin e sundimit të parimeve të ligjit, kërkon një respekt të pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve", thonë Zyra e BE-së dhe EULEX-i. The post Zyra e BE-së dhe EULEX-i, reagojnë ndaj Rezolutës së Kuvendit për UÇK-në appeared first on Mesazhi.com. |
Gjykata e Gjilanit pushon hetimet ndaj Lutfi Hazirit, hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale Posted: 28 Oct 2016 10:59 AM PDT Gjykata Themelore e krimeve të rënda në Gjilan e përfaqësuar nga Afrim Shala kryetar ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Lutfi Hazirit. Ky vendim erdhi pasi që avokati mbrojtës Shemsedin Pira bëri ankesë për ta hedhur poshtë në mungesë të provave aktakuzën e ngritur ndaj Lutfi Hazirit. Gjykata Themelore në Gjilan ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale e ngritur ndaj Lutfi Hazirit për veprën penale "keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar", raporton rajonipress. Në aktvendimin e trupit gjykues të kryesuar nga Afrim Shala thuhet se në provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë nuk vërtetohet se Lutfi Haziri ka keqpërdorur detyrën zyrtare ose se e ka dëmtuar komunën e Gjilanit. Në aktvendim thuhet se për kryetarin e trupit gjykues është e habitshme se si nuk janë marrë parasysh ekspertiza e Riza Blakajt dhe raporti i policisë së Kosovës. "Aktakuza e lartpërmendur me asnjë provë të vetme nuk e vërteton neglizhencën e detyrave apo veprimin në kundërshtim me autorizimet ligjore të pandehurit si person zyrtar. Andaj duke konsideruar se provat e eleboruara nuk e inkriminojnë të pandehurin, rezulton se nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të proceduar më tutje. Kryetari i trupit gjykues ka ardhur në përfundim se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka vepruar drejtë me datën 16 mars 2016, ku në mungesë të provave e ka mbyllur këtë rast. Nga të gjitha arsyet e cekura më lart kryetari i trupit gjykues vendosi që ta hedh poshtë aktakuzën ndaj të pandehurit Lutfi Haziri", thuhet në aktvendim. Kurse avokati mbrojtës, Shemsedin Pira ka thënë se kërkesa e tij për të hedhur poshtë aktakuzën dhe për të pushuar hetimet ishte e arsyeshme dhe e bazuar në të gjitha provat e ofruara në proceset hetimore. "Ky vendim është i drejtë sepse Lutfi Haziri me asnjë provë nuk ishte i përfshirë në aktakuzën e cila për mua që nga fillimi ishte e paqëndrueshme dhe e pathemeltë", tha Pira. Avokati Pira edhe më herët kishte thënë se në aktakuzën e Lutfi Hazirit nuk ka as lëshime administrative e mos të flasim për elemente të veprës penale. Ndryshe sipas aktakuzës, Lutfi Haziri dyshohej se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Vet Haziri kishte mohuar aktakuzën. The post Gjykata e Gjilanit pushon hetimet ndaj Lutfi Hazirit, hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale appeared first on Mesazhi.com. |
Husitë sulmuan me raketë Arabinë Saudite Posted: 28 Oct 2016 08:55 AM PDT Ministri i Mbrojtjes të Turqisë Fikri Işık i ka kërkuar NATO-s që t’i japë fund misionit kundër emigrantëve në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur para gazetarëve të enjten, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Fikri Işık: “Ne kemi njoftuar zyrtarisht NATO-n në lidhje me qëndrimin tonë, se ky aktivitet i NATO-s duhet të përfundojë deri në fund të vitit”. “Ky ishte mision i përkohshëm dhe qëllimi i këtij misioni është arritur. Nuk ka nevojë që ajo të vazhdojë. Janë apo nuk janë forcat e NATO-s atje, ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër lëvizjes së emigrantëve. Sipas nesh, nuk ka nevojë që NATO ende të mbajë forcat e saj në Detin Egje”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık Ai shtoi se rënia dramatike e numrit të emigrantëve që kalojnë përmes Detit Egje ka ndodhur falë operacioneve të suksesshme nga patrullat e kryera të Komandës së Gardës bregdetare turke, dhe jo për shkak të NATO-s. Disa orë pas deklaratës së ministrit Işık, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën për media tha se Aleanca ka vendosur që të vazhdojë fushatën në Detin Egje. Ai theksoi se ky misioni i NATO-s ka për qëllim të ndihmojë Turqinë dhe Greqinë, si pjesë e operacioneve në Detin Egje për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore. “Prandaj kemi vendosur të vazhdojmë misionin tonë në detin Egje”, tha ai. Turqia dhe BE-ja kanë nënshkruan në muajin mars një marrëveshje për parandalimin e migrimit ilegal nëpër Detin Egje sipas së cilës obligohen të ndërmarrin masa të rrepta kundër trafikantëve dhe përmirësimin e kushteve në të cilat ka rreth tre milionë refugjatë sirianë në Turqi. The post Husitë sulmuan me raketë Arabinë Saudite appeared first on Mesazhi.com. |
Limaj: Po akuzohem për vrasjet që përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Posted: 28 Oct 2016 08:11 AM PDT Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas aktakuzës së ngritur sot nga Prokuroria Speciale kundër Fatmir Limajt, për veprën penale "krimi i luftës kundër popullatës civile". Limaj në një postim në Facebook ka thënë se lidhur me këtë aktakuzë është hetuar së paku tri herë, dhe në të tri rastet hetimet janë mbyllur, për shkak të mungesës së provave. "Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve", ka shkruar Limaj ndër të tjera. Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria. Të vetmin arsyetim në të cilin prokuroria e mbështet aktakuzën është se vrasjet kanë ndodhur në territorin për të cilin prokuroria pretendon se në atë kohë ka qenë territor i brigadës 121 të UÇK-së. Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve. Shtrohet pyetja, si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk kam parandaluar diçka për të cilën fare nuk kam qenë në dijeni se mund të ndodhë. Nga kjo që thash më lartë del qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më përpjeke për të ndriçuar rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kjo besoj tanimë për të gjithë është e qartë. Familjarët e viktimave me të drejtë presin ndriçimin e rastit dhe zbulimin e fajtorëve dhe jo tragjedia e tyre familjare të shfrytëzohet për qëllime tjera./ The post Limaj: Po akuzohem për vrasjet që përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së appeared first on Mesazhi.com. |
Nehat Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera Posted: 28 Oct 2016 06:38 AM PDT Gjykata Speciale në Beograd i ka zgjatur sot paraburgimin edhe prej 30 ditës Drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, i arrestuar në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë. Thaçi është duke u hetuar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Kosovë në vitin 1999, shkruan Tanjug.rs përcjell Telegrafi. Avokatët mbrojtës të Thaçit tri ditë më parë kanë kërkuar ndërprerjen e paraburgimit . Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtatori, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish. The post Nehat Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera appeared first on Mesazhi.com. |
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt Posted: 28 Oct 2016 05:28 AM PDT Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari. Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. Sipas Aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj , i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje./ The post Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt appeared first on Mesazhi.com. |
Turqia kërkon nga NATO ti jep fund misionit të saj në Detin Egje Posted: 28 Oct 2016 05:22 AM PDT Ministri i Mbrojtjes të Turqisë Fikri Işık i ka kërkuar NATO-s që t’i japë fund misionit kundër emigrantëve në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur para gazetarëve të enjten, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Fikri Işık: “Ne kemi njoftuar zyrtarisht NATO-n në lidhje me qëndrimin tonë, se ky aktivitet i NATO-s duhet të përfundojë deri në fund të vitit”. “Ky ishte mision i përkohshëm dhe qëllimi i këtij misioni është arritur. Nuk ka nevojë që ajo të vazhdojë. Janë apo nuk janë forcat e NATO-s atje, ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër lëvizjes së emigrantëve. Sipas nesh, nuk ka nevojë që NATO ende të mbajë forcat e saj në Detin Egje”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık Ai shtoi se rënia dramatike e numrit të emigrantëve që kalojnë përmes Detit Egje ka ndodhur falë operacioneve të suksesshme nga patrullat e kryera të Komandës së Gardës bregdetare turke, dhe jo për shkak të NATO-s. Disa orë pas deklaratës së ministrit Işık, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën për media tha se Aleanca ka vendosur që të vazhdojë fushatën në Detin Egje. Ai theksoi se ky misioni i NATO-s ka për qëllim të ndihmojë Turqinë dhe Greqinë, si pjesë e operacioneve në Detin Egje për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore. “Prandaj kemi vendosur të vazhdojmë misionin tonë në detin Egje”, tha ai. Turqia dhe BE-ja kanë nënshkruan në muajin mars një marrëveshje për parandalimin e migrimit ilegal nëpër Detin Egje sipas së cilës obligohen të ndërmarrin masa të rrepta kundër trafikantëve dhe përmirësimin e kushteve në të cilat ka rreth tre milionë refugjatë sirianë në Turqi. The post Turqia kërkon nga NATO ti jep fund misionit të saj në Detin Egje appeared first on Mesazhi.com. |
Thaçi: Qasja e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë Posted: 28 Oct 2016 03:13 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është jo e drejtë. "E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces", ka deklaruar Thaçi. Presidenti tutje, ka thënë se këmbëngulja e Bashkimit Evropian nuk është fare e drejtë. "Këmbëngulja e BE-së është plotësisht i padrejtë. Për më tepër Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti", ka thënë Presidenti Thaçi Ndërkaq, ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti. The post Thaçi: Qasja e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë appeared first on Mesazhi.com. |
Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të UÇK-së, VV abstenon Posted: 28 Oct 2016 02:07 AM PDT Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë ligj për vlerat e UÇK-së. Draft rezoluta u propozua nga deputetët e PDK-së dhe u mbështet nga shumica e Grupeve Parlamentare, ndërsa deputetët e vetëm që nuk mbështetën rezolutëbn për vlerat e UÇK-së ishin deputetët e Vetëvendosjes. Kjo rezolutë erdhi si rezultat i debatit të gjatë parlamentar ku deputetët shprehën pakënaqësi për dënimin e Grupit Drenica. The post Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të UÇK-së, VV abstenon appeared first on Mesazhi.com. |
Kuvendi, insitucioni më i dështuar në vend Posted: 28 Oct 2016 01:40 AM PDT Që nga viti 2010, përfaqësuesit e popullit (Deputetët) në Kuvendin e Kosovës kanë qenë instrument i politikave të qeverive të ndryshme deri në këtë vit, e vazhdojnë të janë të tillë, pa prekur asnjëherë mirëqenien e qytetarit në tema kyçe duke adresuar kërkesat e tyre ministrive e institucioneve përkatëse në Qeverinë e Kosovës, pa prekur asnjëherë preokupimet e problemet e qytetarëve që ballafaqohen ata çdo ditë. Mungesa e sundimit të ligjit, lufta kundër krimit institucional e deri te mbrojtja e Kushtetutës, e cila është shkelur nga pjesa dërmuese e dikastereve qeveritare si dhe vet Kuvendit, ndërsa kjo e fundit nuk ka arritur as të parashtrojë pyetje parlamentare dhe të kërkojë llogari nga Qeveria si përgjegjësi që ka ndaj saj. E kjo gjendje politike qytetare e institucionale është shumë normale përballë një numri të madh të “analfabetëve” në Kuvendin e Kosovës, të cilët disa për 4 vite e disa për 6 vite nuk arritën të thonë as edhe një fjalë për qytetarin e Republikës së Kosovës, për institucionin që e përfaqësojnë (Kuvendin), ku vetëm këtë vit 96 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në Kuvendit nuk kanë parashtruar asnjëherë pyetje parlamentare (Raport i KDI-Kosova), e lëre më të artikulojnë politika apo të monitorohet Qeveria apo procese me rëndësi për vendin. Vet Kuvendi i Kosovës gjatë gjithë këtij sesioni të 2016-së, aktivitetin e tij e ka vazhduar pa asnjë plan pune, përkundër që kjo parashihet edhe me rregulloren e Kuvendit. Ndërsa vet deputetët e Kuvendit, këtë çështje as nuk e din fare se duhet ngritur e kërkuar një plan pune e mos të vazhdohet puna 'paushall' siç po vazhdohet, ndërsa një pjesë e mirë e tyre gjatë seancave në Kuvend ata vetëm shkojnë sa për nënshkrim për mëditje dhe përsëri vazhdojnë punët e tyre në institucionet tjera jashtë Kuvendit. Në anën tjetër, disa “kinse” të mençur (aksidentalisht deputetë), Kosovën e paraqesin vetëm në pikëpamjen e Afganistanit e çerdhe të terrorizmit, ku me folklorin e tyre patriotik gufojnë si kambanat e Kishës së Llapushnikut, në mesin e malit e rajonit ku janë 99% të besimit islam, e si rezultat i këtyre gufimeve, pala serbe e shfrytëzoi mundësinë që Kosovën të paraqes si një vatër të terrorizmit edhe në OKB, sikurse në vitet e 1990, e kjo fal 'rezultatit' të deputetëve tanë!!! Qytetari kosovar qe gjashtë vite asgjë nuk ka dëgjuar tjetër përveç se: Gjatë gjithë këtyre viteve, përfaqësuesit e popullit (deputetët) janë marrë me këto tema por që asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk është ftuar seancë e rregullt apo e jashtëzakonshme e Kuvendit që të diskutohet mbi shkaktarët e rritjes së Kriminalitetit institucional, asnjëherë nuk është diskutuar e thirrur asnjë seancë për mungesën e vullnetit politik e përgjegjësve në dikasteret përkatëse në zbatimin e ligjit, e tashmë së fundmi Kosova po merr edhe një epitet të ri, atë të trafikimit të qenieve njerëzore. Si përfundim, zgjidhja e problemeve të Kosovës nuk varet nga qeveritë kukulla e as atyre të instrumentalizuara nën hijen e krimit e korrupsionit, individ të kapura nga shërbimet e ndryshme, zgjidhja e problemeve të qytetarit kosovarë mundë të bëhet realitet nëse këtij qytetari i rritet vetëdija në përzgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës gjatë zgjedhjeve parlamentare, që kjo përzgjedhje të jete zëri i qytetarit të Kosovës e kurrsesi dështimi i tij në institucioni më të lartë të Republikës së Kosovës, Kuvendi. The post Kuvendi, insitucioni më i dështuar në vend appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: