Skip to main content

Mesazhi.com: “Thaçi në Vjenë: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Thaçi në Vjenë: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë” plus 9 more


Thaçi në Vjenë: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë

Posted: 08 Oct 2016 09:03 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Kongresin Panevropian në Vjenë në panelin me presidentë të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se ideja e Evropës së bashkuar është duke u ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme.

Sipas tij, pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

"Këto diskutime janë një burim frymëzimi për përpjekjet tona, ëndrrat dhe përkushtimin për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmës Evropiane. Jo vetëm gjeografikisht, por duke ndarë vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë", ka thënë Thaçi, transmeton Lajmi.net.

Ai ka thënë rolitikat e zgjerimit kanë qenë ndër hapat më të suksesshëm të Bashkimit Evropian.

Sipas Thaçit, pollitika të tilla kanë transformuar shoqëritë dhe shtetet, i ka bërë ato të lira, më demoktratike, më prosperuese dhe më paqësore.

"Janë pikërisht këto elemente që ushqejnë përkushtimin tonë për një sërë reformash të thella dhe më të gjëra në të gjitha aspektet e qeverisjes. Kjo është arsyeja pse ne ndonjëherë i shtyjëmë proceset që janë të vështirë apo që jo domosdoshmërisht gëzojnë mbështetjen e popullit, por që janë në interesin më të mirë të qytetarëve, dhe kontribut për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE", ka thënë ai.

Thaçi para shumë personaliteteve, diplomtavëe ka thënë se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhmen në BE.

Thaçi është duke marrë pjesë në Kongresin Panevropian, i cili këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të tij.

The post Thaçi në Vjenë: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë appeared first on Mesazhi.com.

Llojet e diabetit, simptomat dhe kurimi

Posted: 08 Oct 2016 05:17 AM PDT

Ekspertët thonë se janë rreth 549,000 njerëz në botë vuajnë nga diabeti, të cilët nuk e dinë akoma.

Diabeti është gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës (sheqerit) në gjak, që janë të larta sepse trupi është i paaftë ta përdorë siç duhet.

Pankreasi i njerëzve të cilët janë të diagnostifikuar me diabet, nuk prodhon mjaftueshëm ose aspak insulinë. Kjo e fundit është hormon që prodhohet nga pankreasi dhe e lë glukozën të hyjë në qelizat e trupit, ku përdoret për energji.

Tek njerëzit të diagnostifikuar me diabet, glukoza nuk përdoret siç duhet, kështu që ngjitet në gjak dhe s'mund të përdoret për energji.

Ekzistojnë dy lloje diabeti: Ai i tipit 1 dhe ai i tipit 2.

Dallimi mes tyre qëndron në atë që shkakton mungesën e insulinës, që shpesh përshkruhet si çelësi që lejon glukozën të hapë derën për tek qelizat.

Çfarë është diabeti i tipit 2?

Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e sëmundjes dhe përparon kur qelizat që prodhojnë insulinë, bëhen të paafta. Mund të nxitet gjithashtu kur insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet.

Kush rrezikohet?

Zakonisht të diagnostifikuar me diabetin e tipit 2 janë njerëzit mbi 40 – vjeç. Megjithatë, ka disa përjashtime. Tek aziatiko-jugorët, kjo sëmundje shfaqet rreth moshës 25 – vjeçare. Kjo gjendje ka filluar të bëhet më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët e të gjitha etnive. Diabeti i tipit 2, mund të kurohet me ilaçe dhe shumë njerëz mund ta rikthejnë gjendjen e tyre të mëparshme duke iu përkushtuar një jetese të shëndetshme, duke përfshirë një dietë të pasur dhe ushtrime fizike.

Çfarë është diabeti i tipit 1?

Diabeti i tipit 1 ndodh kur qelizat e trupit që prodhojnë insulinën janë shkatërruar, duke e lënë trupin të paaftë për të prodhuar hormonin kryesor.

Kush rrezikohet?

Tipi 1 i diabetit është më pak i zakonshëm dhe prek rreth 10% të të rriturve. Trajtohet me injektime ditore insuline. Kjo lloj sëmundje zakonisht është e pranishme në fëmijëri, ose para moshës 40 – vjeçare dhe nuk lidhet me obezitetin.

Cilat janë simptomat e diabetit?

Shenjat që mund të tregojnë se keni diabet janë:

Shkoni shumë shpesh në tualet, zakonisht natën
-Keni shumë etje
-Ndiheni më të lodhur se zakonisht
-Humbni peshë, pa u përpjekur
-Kruajtje në organet gjenitale
-Plagët duan më shumë kohë të shërohen
-Shikim i turbullt

Njerëzit që mbartin diabetin e tipit 1, e kanë më të vështirë t'i njohin simptomat.

Cilat janë kurat?

Të dy llojet e diabetit mund të kurohen duke përdorur ilaçe të ndryshme, duke mos anashkaluar një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike. Personat e diagnostifikuar me diabetin e tipit 1 do i duhet të marrin insulinë me anë të injeksioneve, ndërkohë që është më e pazakontë tek ata të mbartin tipin 2.

The post Llojet e diabetit, simptomat dhe kurimi appeared first on Mesazhi.com.

Spanjollët: Cilësia në ‘Loro Boriçi’ e dobtë

Posted: 08 Oct 2016 04:59 AM PDT

Federata Spanjolle e Futbollit është e pakënaqur me cilësinë e fushës së "Loro Boriçit", pas ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Zyrtarët e saj kanë thënë për median spanjolle se terreni nuk është i mirë. I pakënaqur është edhe trajneri Lopetegui, që Kosova luajti në Shkodër pasi veç Italisë, ai konsideron Shqipërinë si kundërshtarin e dytë më të fortë të grupit.

Kështu, pritet që ai të bëjë ndryshime në formacion. Në ndeshjen me Italinë, Spanja prodhoi shumë volum loje por pak raste. Sipas një prej gazetave më të mëdha sportive spanjolle, Lopetegiu do të aktivizojë prurjet e reja në skuadrën e tij.

Morata do ta nisë titullar, Monreal zëvendëson Jordi Alban në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe Sergi Roberto në të djathtin.

Tekniku parashikon t'i japë mundësinë Íñigo Martínez dhe Nacho, në mënyrë që të pushojnë Piqué dhe Ramos, gjithsesi këta të fundit do ta nisin si titullarë

The post Spanjollët: Cilësia në ‘Loro Boriçi’ e dobtë appeared first on Mesazhi.com.

Rriten rastet me kancer të gjirit

Posted: 08 Oct 2016 04:45 AM PDT

Muaji tetor është muaj i vetëdijesimit nga sëmundja e kancerit të gjirit, një prej sëmundjeve më të shpeshta të regjistruara në Kosovë te gratë.

Nëntëmujori i parë i këtij viti është shënuar me 250 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit, për dallim nga viti paraprak 2015, gjatë së cilit u shënuan 205 raste me këtë sëmundje.

Këtë e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai thotë se bazuar në të dhënat e mëhershme, deri në fund të këtij viti mund të preken rreth 300 gra me kancer në gji. Por, kjo rritje, sipas Hysenit, nuk nënkupton shtim të numrit të të prekurave me këtë sëmundje, por rritje e numrit të grave që e raportojnë sëmundjen.

"Në çdo 8 gra, një grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Andaj diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Sa i përket rasteve të reja, në vitin 2016 është shtuar numri i raportimeve të rasteve të reja, dhe në krahasim me vitin 2015, këtë vit do të dalë numri më i madh i grave të prekura me kancer, por që nuk do të paraqet rritje reale, por shtim të raportimeve", ka bërë të ditur Hyseni.

Kushtet e trajtimit që ofron Instituti Onkologjik janë relativisht të mira, ka thënë Hyseni. Sipas tij, aty kryhen shërbimet e mjekimit sistemik, kimioterapia, hormono-terapia, radioterapia si dhe terapia target.

Por, pacientët thonë se ndonëse shërbimi në Institutin Onkologjik është në nivel, shumë barna duhet t'i blejnë vetë.

"Unë jam operuar në korrik. Terapinë vetë e kam blerë. Kujdesi është shumë i mirë. Nuk e di çfarë terapie, se m'i blen vajza, por gjashtë seanca që i kam pasur, terapinë vetë e kam blerë. Më kanë ndihmuar familja. Unë e kam zënë sëmundjen në fazën e parë. E kam operuar gjirin. Tash jam nën kujdes të mjekëve, shumë mirë kujdesen, por barnat i blej vetë. Edhe analizat laboratorike tri herë i kam kryer në laboratorë privat, dhe vetë i kam paguar", tregon një nga pacientet.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, kohë më parë i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ndonëse për trajtimin e sëmundjes së kancerit në Kosovë kërkohen rreth 9 milionë euro në vit, institucioni që ai udhëheq, ka ndarë 5 milionë euro për këtë sëmundje, në mungesë buxheti.

Në vitin 2015, mamografi mobil u vu në shërbim të grave, të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit. Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje të gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës që të kryejnë kontrollet e gjirit.

Koordinatori për mamografin mobil, Ardian Biçaku, ka deklaruar se këtë vit janë kryer 2157 ekzaminime të gjirit në 20 komuna të Kosovës, derisa janë zbuluar 39 raste me kancer në gji.

"Mamografi mobil ofron shërbime kualitative në gjithë Kosovën, duke vetëdijësuar femrat lidhur me kancerin e gjirit, duke iinkurajuar të bëjnë kontrolle, dhe mbledh të dhëna për sëmundjen e kancerit të gjirit në Kosovë. Radiologët e Klinikës së Radiologjisë kryejnë kontrollet në këtë mamograf. Deritash mamografi mobilka vizituar 20 komuna të Kosovës. Nëvitin 2016, janë realizuar 2157 ekzaminime, derisa 4877janë ekzaminuar gjithsej që prej funksionalizimit të këtij mamografi, ku 39 janë zbuluar me kancer të gjirit", ka thënë Biçaku.

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanceri i gjirit është patologjia që po shënon rritje. Andaj, në muajin tetor do të ketë aktivitete të ndryshme nga kjo shoqatë nëpër Komuna të Kosovës për ngritje të vetëdijes së grave lidhur me sëmundjen, qoftë përmes ligjëratave, por edhe me aktivitete të tjera.

E, bazuar në të dhënat e fundit rreth incidencës dhe vdekshmërisë së lartë në mbarë botën nga kjo sëmundje, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë miratuar Planin Nacional për Kontrollin e Kancerit, i hartuar nga Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit të Kosovës.

Ky plan, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka për qëllim zvogëlimin e incidencës së kancerit, ku objektiv kryesor ka parandalimin, zbulimin e hershëm dhe skriningun, diagnostikimin, trajtimin specifik multidisiplinar, trajtimin paliativ dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur.

The post Rriten rastet me kancer të gjirit appeared first on Mesazhi.com.

Kryeministri i përgjigjet Gjuriqit: Trepçës i kemi dhënë drejtimin e duhur

Posted: 08 Oct 2016 04:20 AM PDT

Reagimi i kryeministrit të Kosovës erdhi pak minuta pasi Shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka reaguar për Ligjin e Trepçës duke thënë se Kosova ka shkelur rezolutën 1244 dhe se kërkojnë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB'së.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova dje ka kaluar një ditë të rëndësishme për fatin e Trepçës dhe ardhmërisë së saj.

"Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Kosovës, Ligjin e Trepçës. Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin", shkruan Mustafa.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe kontributin e dhënë nga deputetët e AAK'së dhe të Nismës.

"Aty ishin edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin e një proces demokratik", ka shkruar kryeministri.

Megjithatë, ai ka shtuar se akoma nuk janë përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit, prandaj Kosovës i nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve.

The post Kryeministri i përgjigjet Gjuriqit: Trepçës i kemi dhënë drejtimin e duhur appeared first on Mesazhi.com.

Gjuriq e shpall “të pavlefshëm” Ligjin për Trepçën, Serbia i drejtohet OKB-së

Posted: 08 Oct 2016 03:45 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës "për konfiskimin e 'Trepçës' janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë".

Në konferencë për shtyp të mbajtur sot, e shtunë, Gjuriq njoftoi se qeveria serbe të hënën do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me "konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkelje të rezolutës 12 44, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon", njofton Klan Kosova.

"Atë që nuk duan ta flasin në Bruksel (për Trepçën), do të duhet të diskutohet në OKB", ka thënë Gjuriq.

"Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë".

Ai shtoi se ky vendim për Trepçën nga autoritete e kosovare është një përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

"Vendimi është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm, pastaj ka edhe pasoja kur është fjala për marrëdhëniet ligjit të punës, marrëdhëniet debitor-kreditor dhe detyrimet të tjera", tha Gjuriq.

The post Gjuriq e shpall "të pavlefshëm" Ligjin për Trepçën, Serbia i drejtohet OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

Myftiu Tërnava në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2017

Posted: 08 Oct 2016 02:30 AM PDT

Myftiu Tërnava është vlerësuar një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës
Në këtë listë janë përfshirë figurat në bazë të ndikimit të tyre në bashkësitë myslimanë, mënyrën në të cilën ndikimi i tyre u ka shërbyer komunitetit, si në botën islame ashtu edhe në prezantimin e Islamit jo-myslimaneve.Publikimi "500 myslimanë më me ndikim në botë në vitin 2017", në radhë të parë promovon "Top-Listën e 50 myslimanëve, ndikimi i të cilëve mund të ndihet në kontekstin ndërkombëtar".Në arsyetimi për zgjedhjen e Myftiu Tërnava, është dhënë se ai paraqet një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës. Dhe është evidentuar fakti se ai është një nga nismëtarët e Këshillit Ndërfetar të Kosovës.Myftiu Tërnava së bashku me reisin e Bosnjës janë listuar në seksionin "Menaxhimi i çështjeve fetare".Ndërsa në listët tek "Politikanët", është përfshirë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

The post Myftiu Tërnava në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2017 appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit

Posted: 08 Oct 2016 01:33 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mes natë ka shkruar për miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.

Ai me anë të një statusi në facebook, ka kujtuar premtimin që u kishte bërë minatorëve se zgjidhjen për Trepçën do ta bëjnë në të mirë të të gjithëve.

Mustafa ka se ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit.

"Ne Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve".

"Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat", ka shkruar Mustafa.

The post Mustafa: Ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit appeared first on Mesazhi.com.

Ukrainë-Kosovë, formacionet

Posted: 08 Oct 2016 12:48 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin I të eliminatoreve për "Kampionatin botëror 2018" kundër Ukrainës.

Përfaqësuesja e Kosovës është në përgatitje të duelit të ri.

Ekipi i Albert Bunjakit ndeshet të dielën me Ukrainën – në Poloni – në duelin e xhiros së tretë në Grupin I të eliminatoreve për "Kampionatin botëror 2018".

Portali "Footballexpert.com" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell "Lajmi.net".

Kosova ka një pikë, kurse Ukraina një më shumë.

ukranie
kosove

The post Ukrainë-Kosovë, formacionet appeared first on Mesazhi.com.

S’ka buxhet për ta luftuar krimin

Posted: 08 Oct 2016 12:36 AM PDT

Forcimi i sundimit të ligjit vazhdon të mbetet retorika kryesore e udhëheqësve të institucioneve në Kosovë, ndërsa mbështetja financiare për organet e drejtësisë është larg nevojave të tyre. Ndonëse në kërkesat, të drejtuara Ministrisë së Financave, kanë kërkuar rritje të buxhetit për vitin e ardhshëm, institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë Prokuroria e Shtetit, edhe gjatë vitit 2017 do të kenë buxhet të limituar.

Kjo për arsye se Ministria e Financave ka paraparë që të ndajë buxhet të përgjysmuar kundrejt kërkesave të tyre, edhe pse gjatë dëgjimit publik për Projektbuxhetin e vitit 2017 ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte bërë të ditur se "i kanë adresuar plotësisht nevojat të cilat i kanë organet e drejtësisë, në mënyrë që të krijohen kapacitete për sundimin e ligjit në Kosovë", shkruan gazeta ‘Zeri’.

Prokuroria e Shtetit, që është organi kryesor i ndjekjes penale në vend, edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë mungesë të mjeteve financiare. Kjo për arsye se Ministria e Financave nuk ua ka aprovuar kërkesën e tyre për rritje të buxhetit. Sipas Hekrem Lutfiut, nga Këshilli Prokurorial, buxheti i paraparë për vitin 2017 nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre.

The post S'ka buxhet për ta luftuar krimin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more