Skip to main content

Mesazhi.com: “Të ndihesh shqiptar në Turqi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Të ndihesh shqiptar në Turqi” plus 9 more


Të ndihesh shqiptar në Turqi

Posted: 13 Oct 2016 01:02 PM PDT

The post Të ndihesh shqiptar në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Sejid Kutubi triumfon në Turqi!

Posted: 13 Oct 2016 09:20 AM PDT

Autor: Dr. Zubejr Khalefullah

Përgjatë dy ditëve të plota kam qenë në Stamboll duke bërë përkthim të drejtpërdrejtë nga Gj. Turke në atë Arabe në një simpozium ndërkombëtarë që është organizuar me rastin e 50 vjetorit të rënies së dëshmorit Sejid Kutub. Rënia e tij ishte me 29 Gusht, 1966. Ky simpozium ishte organizuar nga Universiteti i Mardinit dhe në të morën pjesë një numër shumë i madh i personaliteteve të ndryshme. Kishte një numër të madh të ligjëruesve turq të cilët u përpoqën të hedhin dritë mbi personalitetin e kësaj figure të shquar islame, si dhe mbi përvojat e tij në fushën e mendimit dhe ideologjisë islame. Ata prezantuan mendimet dhe pikëpamjet e tyre rreth mendimit, ideologjisë dhe personalitetit të Sejid Kutubit.

Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen time gjatë këtij përkthimi të drejtpërdrejtë ishte pranimi i ndikimit të fuqishëm që kishin bërë mendimet dhe idetë e Sejid Kutubit në lëvizjen Islame në Turqi. Ata, që të gjithë, pranonin se Sejid Kutub kishte një ndikim shumë të madh në elitën intelektuale turke pavarësisht prejardhjes së tyre.

Gjatë përkthimit tim të këtyre ligjëratave ajo që më binte në sy ishte edhe vënia në dukje e martirizimit të Sejid Kutubit për hir të ideve, të parimeve dhe të mendimeve të tija. Ajo se si nuk u gjunjëzua para tiranisë së Naserit por qëndrojë deri në flijim në mbrojtje të ideve te tij. Sejid Kutub, me anë të kësaj trimërie, kishte arritur t’i vënë  themelet, bazat dhe parimet ideologjike dhe strukturore për bijtë e Lëvizjes Islame Turke. Po ashtu, këta ligjërues ishin fokusuar edhe në atë se si këto mendime arriten t'i mbijetojnë edhe vdekjes dhe të ndikojnë fuqishëm në krijimin e ideologjive të ndryshme politike siç është edhe projekti modern i politikës së sotme turke.

Jasin Aktay, Këshilltar i Presidentit të Turqisë- Recep Tayib Erdogan-, në një ligjëratë të tij me titull ''Mendimi i Sejid Kutubit ndërmjet lokales dhe globales'' ndër të tjera kishte thënë se ideologjia e Sejid Kutubit nuk është një ideologji që i takon vetëm egjiptianëve dhe Egjiptit por është një ideologji ndërkombëtare dhe globale që duhet të përfitohet prej saj. Ideologjia e Sejid Kutubit dhe librat e tij, të cilat ishin të ndaluara para 50 viteve në Turqi siç ishin të ndaluara edhe në shumë vende të ndryshme arabe, falë mbijetesës së tyre sot mbahen edhe simpoziume të ndryshme në nivele të ndryshme rreth tij dhe veprimtarisë së tij ashtu siç po ndodh sot në Turqi. Ky simpozium është duke u mbajtur nën Patronatin e Zyrës Presidenciale dhe Qeverisë Turke. Një simpozium i tillë është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Mardinit. Gjatë këtij simpoziumi kishte edhe shumë mesazhe dhe kumtesa nga personalitete më të larta shtetërore turke siç ishte ajo e Kryeministrit të Turqisë -Bin Ali Yildirim, e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shumë figurave të shquara turke të cilat e kanë përshëndetur iniciativën e Universitetit të Mardinit për një simpozium të tillë. Ata po ashtu e kanë përshëndetur dhe e kanë çmuar lartë vetë figurën e Sejid Kutubit, veprimtarinë e tij, si dhe kanë vlerësuar lartë rolin dhe ndikimin e madh që kishte personaliteti dhe mendimet e tij tek revolucionaret dhe përballja e tyre me grushtete të ndryshme në përpjekje për të mos rënë pre e despotizmit dhe robërimit modern.

Në anën tjetër, kam vënë re edhe një pjesëmarrje të madhe të turqve në pergjithesi në këtë simpozium. E kjo dëshmon për interesimin e madh që shfaqin të rinjtë dhe të rejat turke rreth personalitetit të Sejid Kutubit, rreth dashurisë që kanë për figurën e tij, për gatishmërinë e madhe në absorbimin e ideve të tij dhe librave të tij. Kjo gjë më kishte shtyrë të bëjë një krahasim në mes të këtyre të rinjve dhe rinisë tonë në vendet arabe, të cilët janë të painformuar dhe injorant përkitazi me ideologjinë dhe mendimet e Sejid Kutubit. Kjo injorancë dhe kjo errësirë rreth këtij personaliteti ka ardhur si pasojë e deformimit te qellimshem të mendimeve të tij përkundër rinisë turke e cila krenohet me ideologjinë, mendimet dhe personalitetin e Sejid Kutubit, dhe jo vetëm, por, ata po ashtu mundohen maksimalisht që të kuptojnë në thelb dhe të përvetësojnë ideologjinë dhe mendimet e tij.

Me të vërtetë një gjë e tillë është një paradoks i madh dhe ka dallim të madh mes dy shembujve, sidomos kur merret parasysh se një shtet dhe një shoqëri e tërë turke merret me shënimin e përvjetorit të 50 të vdekjes së Sejid Kutubit dhe në mes të përpjekjes për devijimin dhe deformimin e ideve dhe personalitetit të tij në vendet arabe. Vendet arabe përpiqen maksimalisht që Sejid Kutubin ta paraqesin se ai eshte ''Babai i ekstremizmit dhe terrorizmit''. Por ky simpozium rreth Sejid Kutubit, Allahu xh.sh e pastë mëshiruar, ka arritë të ngulitë thellë në mendjet tona bindjen se: çdo mendimtarë apo reformatorë që është i bindur në mendimet e tij dhe në parimet e tij, qofshin të dukshme apo të padukshme, atëherë kjo do të bëjë që idetë dhe bindjet e tij të vulosën me vulën e përjetësisë, vazhdimësisë dhe përhapjes në vende për të cilat ndoshta edhe vetë mendimtari nuk ka ndëgjuar për to. Ky simpozium ka arritur  të zbulojë dhe të vënë në pah respektin e madh që kanë turqit për Sejid Kutubin, ka arritur të zbulojë edhe dashurinë e madhe që kanë për këtë figurë të çmuar islame, për ideologjinë, mendimet, bindjet, vendosmërinë, librat dhe çdo gjë që ndërlidhet me jetën dhe veprën e tij.

Përkundër lodhjes së madhe qe pata nga përkthimi i drejtpërdrejtë përgjatë dy ditëve të plota, prej mëngjesit deri në mbrëmje, përveçse, betohem në Allahun xh.sh, se kënaqesha me ato pamje nga dashuria e madhe dhe besnikëria e madhe që tregohej dhe dëshmohej ndaj Sejid Kutubit. Kjo shfaqej si nga ana e ligjëruesve pjesëmarrës po ashtu edhe nga ana e të pranishmëve. Por ajo që më së shumti më bënte të lumtur ishte pikërisht organizimi i këtij simpoziumi nën patronatin dhe mbikëqyrjen e vetë Qeverisë Turke. Ky simpozium ishte organizuar nën përkujdesjen e vetë Presidentit të Turqisë duke angazhuar këshilltarët e tij e deri tek ata që ndoshta edhe nuk pajtoheshin me mendimet e Sejid Kutubit për sa i përket rishikimit intelektual.

Me të vërtetë, Turqia sot është duke jetuar një pjekuri dhe maturi të madhe intelektuale dhe të vetëdijes së përgjithshme pa marrë parasysh nëse kjo ndërlidhet me vendimmarrjen në shtet apo me vetë shoqërinë turke. Po ashtu, një vetëdijesim dhe një pjekuri e tillë mund të shihet në segmente të ndryshme të jetës dhe shoqërisë turke siç janë ato shoqërore dhe politike. Dashuria për Sejid Kutubin, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është shtuar edhe më shumë për shkak se ai ka qenë një mendimtarë besnik deri në vdekje ndaj ideve, mendimeve, dhe parimeve të tij. Ai vdiq në mbrojtje të këtyre ideve dhe për një Rizgjim te vërtetë Islam. Sejid Kutub, pa asnjë mëdyshje, është simboli i lirisë i cili arriti të qëndronte stoik dhe të mos përkulej para tiranisë dhe pushtetit të dhunshëm të Xhemal AbduNaserit.

Sejid Kutub arriti që me mendimet dhe idetë e tij të triumfojë mbi tiraninë e AbduNaserit, ai la gjurmë në ndërtimin e një vetëdije të re dhe një përvoje politike të shkëlqyer që është vënë në mbrojtje të lirisë dhe vlerave njerëzore dhe islame në Turqi. Ndersa AbduNaseri kontribuoi në shkatërrimin e Egjiptit me regjimin e tij ushtarak. Regjim ky që arriti të përmbyste çdo vlerë dhe të drejtë njerëzore të egjiptianëve në Egjipt. Ai po ashtu arriti  të fuste Egjiptin në errësirat e tiranisë dhe të prapambeturisë. Sejid Kutub dha kontributin tij në ndërtimin e një Turqie moderne ndërsa AbduNaseri e shkatërroi Egjiptin në kohën e kaluar.

Me të vërtetë është një dallim shumë i madh dhe shumë për t'u habitur teksa sheh se si triumfon personaliteti i Sejid Kutubit jashtë vendlindjes së tij edhe përkundër faktit se ai kishte dhënë edhe jetën për mbrojtjen e vendit të tij…

P.s Më bëri përshtypje ky shkrim rreth Sejid Kutubit dhe duke e pasur parasysh se ketë Personalitet të shquar e i cili ishte vërtetë Dijetarë dhe Mendimtarë i lartë edhe tek ne disa qarqe Islamofobe mundohen me e paraqitë si “Babai i Ekstremizmit” e mora mundin ta përkthejë dhe t'ia ofroj lexuesit shqiptare. Megjithëse dihet se disa nga librat e tij të çmueshme janë të përkthyera dhe të botuara edhe ne gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Burimi: http://www.turkpress.co/node/26693

The post Sejid Kutubi triumfon në Turqi! appeared first on Mesazhi.com.

Shqetësues numri i të infektuarve me sëmundje ngjitëse në Kosovë

Posted: 13 Oct 2016 09:07 AM PDT

Në Kosovë, gjatë vitit, infektohen me sëmundje ngjitëse rreth 100 mijë njerëz. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, numri i rasteve të reja që infektohen me sëmundje ngjitëse sillet prej 6 mijë deri në 100 mijë banorë.

Sali Ahmeti, infektolog, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sëmundjet më të shpeshta që paraqiten vitet e fundit janë tularemia, bruceloza, si dhe ethet hemorragjike, me sindrom veshkor apo ethe të minjve. Nga kjo e fundit, këtë vit ka humbur jetën një person.

Derisa, siç thotë ai, një shqetësim i veçantë mbetet ende prania e lartë e hepatitit B dhe C.

''Të dhënat e Klinikës Infektive flasin se nuk ka pasur epidemi masive që rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve. Ka pasur epidemi kryesisht të karakterit familjar, si bruceloza apo tularemia, por jo shpërthime epidemike, siç ka pasur viteve paraprake".

"Ne vazhdojmë të mbesim vend endemik për sëmundje më karakteristike si tularemia , bruceloza dhe tuberkuloza, ku kemi pasur këtë vit disa raste, si ato të eshtrave, sistemit nervor dhe të mushkërive'', ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti thotë se ethet hemorragjike – krime kongo, kanë qenë epidemi mjaft kërcënuese vitet e kaluara, derisa këtë vit nuk ka pasur raste të vdekjeve dhe ka qenë vetëm një rast i dyshimtë me këtë sëmundje.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky Institut është i pajisur me laboratorin, i cili mund të testojë sëmundje të ndryshme dhe të jap rezultate brenda ditës.

Ndërkaq, infektologu Ahmeti flet edhe për mënyrën e trajtimit që bëhet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

''Trajtimi është i mirë, pasi ne i zbatojmë protokollet evropiane të trajtimit. Trajtimi antiviral rimbursohet nga Ministria e Shëndetësisë. Njerëzit tashmë edhe janë vetëdijësuar dhe kërkojnë ndihmë me kohë, dhe kërkesa për numrin e rasteve për trajtim gjithnjë është në rritje'', ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se sidomos dy vitet e fundit, Kosova nuk është ballafaquar me sëmundje ngjitëse, sikurse vitet paraprake, kur gripi i derrit apo AH1N1 kanë qenë aktuale dhe ky virus ka marrë edhe jetë njerëzish.

Krasniqi ka përmendur edhe një grup sëmundjesh që tashmë parandalohen me vaksinim. "Falë numrit të lartë të njerëzve të imunizuar nuk ka pasur shpërthime epidemike", thotë ai.

"Ministria e Shëndetësisë i bën politikat dhe rregullat për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ekziston edhe ligji i veçantë për sëmundjet ngjitëse. Katër vitet e fundit është edhe Këshilli Ndërministror për Ethet Hemoragjike", ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, në Kosovë, në vitin 2013, janë raportuar rreth 100 mijë raste të sëmundjeve ngjitëse, në vitin 2012 kanë qenë rreth 123 mijë raste, gjë që tregon se Kosova nga viti në vit ka shënuar rënie të kësaj dukurie.

Profesionistë shëndetësorë në Klinikën Infektive patën deklaruar se brenda vitit kanë vdekur 10 deri në 20 persona, si pasojë e sëmundjeve ngjitëse.

The post Shqetësues numri i të infektuarve me sëmundje ngjitëse në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Steinmeier: Turqia ka të drejtë legjitime të hetojë tentativën e grusht shtetit

Posted: 13 Oct 2016 09:06 AM PDT

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier tha se është legjitime që qeveria turke intensivisht të hetojë tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Steinmeir gjatë fjalimit në Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg (APKE) tha se të gjithë janë të tmerruar dhe të tronditur nga tentativa për grusht shteti në Turqi.

"Tentativa për grusht shteti në Turqi të gjithë neve na ka tmerruar dhe tronditur. Për fat të mirë u shtyp shpejtë. Është e drejtë legjitime e Turqisë të hetojë intensivisht këtë tentativë”, tha Steinmeier duke shtuar se është me rëndësi që hetimet të bëhen në korniza të parimeve të shtetit juridik.

Ai tha se menjëherë pas tentativës për grusht shteti Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ishte funksionari i parë i lartë që ka vizituar Turqinë dhe i cili i ka propozuar bashkëpunim Turqisë.

The post Steinmeier: Turqia ka të drejtë legjitime të hetojë tentativën e grusht shtetit appeared first on Mesazhi.com.

Mësohet orari i ndeshjes Turqi – Kosovë

Posted: 13 Oct 2016 08:42 AM PDT

Mediat turke kanë raportuar se UEFA ka vendosur orarin e ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet me 12 nëntor.

Ndeshja nuk do të luhet në Stamboll, por Federata Turke e Futbollit ka vendosur që Antalya do të jetë nikoqir i Kosovës.

Turqia dhe Kosova do të luajnë në "Antalya Stadyum", duke filluar nga ora 21:00 me kohën lokale turke, respektivisht në orën 20:00 me kohën tonë.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018".

Në tri ndeshjet e para Turqia ka 2 pikë të grumbulluara, kurse Kosova vetëm një.

The post Mësohet orari i ndeshjes Turqi – Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Mascherano vazhdon me Barcelonën

Posted: 13 Oct 2016 08:40 AM PDT

Barcelona ka konfirmuar se futbollisti argjentinas Javier Mascherano do të vazhdojë kontratën me klubin katalonas.

Klubi ka njoftuar zyrtarisht se futbollisti do të vazhdojë kontratën që do ta mbajë në Barcelonë deri më 30 qershor të vitit 2019.

Kontrata do të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

The post Zyrtare: Mascherano vazhdon me Barcelonën appeared first on Mesazhi.com.

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Nasalë të Gjilanit

Posted: 13 Oct 2016 08:14 AM PDT

Fshati Nasalë, i Komunës së Gjilanit shumë shpejt do të bëhet me xhami, ngase sot në prani të shumë besimtarëve myslimanë dhe përfaqësuesve të BIK-ut, u bë vënia e gurthemelit të xhamisë.

Me këtë rast u tha se ndërtimi i xhamisë, ka qenë kërkesë e kamotshme e besimtarëve të kësaj pjese dhe se mezi presin ndërtimin e saj.

"Sot më 13.10.2016, hodhëm gurthemelin e xhamisë së re në fsh.Nasalë të Gjilanit, nje fshat i vockël por shume simpatik, në fqinjësi të fsh. Lladovë dhe Zhegër. Gëzimi i banorëve ishte i papërshkrueshëm, sepse po u realizohej një ëndërr e kahmotshme, që tash e tutje, namazet do t’i falin në xhaminë e tyre, I falënderojme banorët e fshatit Nasalë dhe të fshatrave përreth, për mikëpritjen e ngrohtë, Falënderojm gjithashtu edhe Kryetarin e KBI-Gjilan, Naim ef. Aliun me bashkëpunëtorët e tij për respektin e treguar. Urime te gjitheve fillimi i ndertimit te xhamise së re!", ka shkruar në fcb kryemami Sabri Bajgora.

The post Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Nasalë të Gjilanit appeared first on Mesazhi.com.

BE ka shpërdoruar 5,5 miliardë euro gjatë vitit 2015

Posted: 13 Oct 2016 07:43 AM PDT

Parregullsitë prekin 3,8 për qind të buxhetit të BE-së për vitin 2015, ndërsa shpërdorimi i një viti më parë ishte 4,4 për qind.
BE ka shpërdoruar 5,5 miliardë euro gjatë vitit 2015

Bashkimi Evropian ka shpërdoruar rreth 5,5 miliardë euro të buxhetit gjatë vitit 2015, njoftoi sot organi i auditimit të bllokut, Gjykata Evropiane e Auditit (ECA) ndërsa paralajmëroi për një humbje të besimit të qytetarëve.

"Njerëzit nuk mund t'u besojnë institucioneve të BE-së nëse ata nuk besojnë se jemi duke u kujdesur për paratë e tyre ashtu siç duhet si dhe po mbajmë një llogari të saktë sesi i menaxhojmë ato", tha shefi i ECA-së, Klaus-Heiner Lehne.

Parregullsitë prekin 3,8 për qind të buxhetit të BE-së për vitin 2015, ndërsa shpërdorimi i një viti më parë ishte 4,4 për qind.

Gjykata e Auditimit priste të kishte një shifër më pak se dy për qind.

The post BE ka shpërdoruar 5,5 miliardë euro gjatë vitit 2015 appeared first on Mesazhi.com.

Ushtarët izraelit vrasin një të mitur palestinez

Posted: 13 Oct 2016 07:41 AM PDT

GAZA (AA) – Forcat izraelite kanë vrarë një fëmijë 10 vjeçar në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Esref al-Kudra, në qytetin kufitar Han Junus ushtarët izraelitë vranë dhjetëvjeçarin Abdullah Ebu Nazif i cili ishte në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai vuri në dukje se fëmija vdiq si rezultat i një plumb që e goditi atë në shpinë. Al-Kudra dhe se ushtarët izraelitë kanë gjuajtur.

Ushtarët izraelit shpesh qëllojnë në shtëpitë dhe tokat bujqësore të palestinezëve të cilat ndodhen në afërsi të kufirit në Gazë.

The post Ushtarët izraelit vrasin një të mitur palestinez appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: BE-së ia dërguam listat e të pagjeturve në 2011-ën

Posted: 13 Oct 2016 07:32 AM PDT

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri u takua sot me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar dhe familjarët e personave të pagjetur me të cilët bisedoi për çështjen e të pagjeturve dhe angazhimet e Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e fatit të tyre.

Në takim morën pjesë Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, si dhe anëtarët dhe përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, Sevdije Frangu dhe Sali Muhaxheri.

Tahiri tha se Qeveria e Kosovës vazhdimisht kërkon nga faktori ndërkombëtar që t'i bëjë presion Serbisë që të tregojë vendndodhjen e personave të pagjetur, sepse është Serbia ajo që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe ka bërë zhdukjen e personave, andaj Serbia e di ku janë vendet dhe lokacionet e të pagjeturve.

"Qeveria e mbështet punën e Komisionit Qeveritar dhe familjarët e personave të pagjetur, në mënyrë që kjo plagë e rëndë e luftës për gjithë kombin tonë, e veçmas për familjarët të zbutet duke zbardhur plotësisht fatin e të pagjeturve", ka thënë Tahiri.

Me këtë rast, ajo rikujtoi se në dialogun e Brukselit është diskutuar çështja e të pagjeturve në një raund të bisedimeve në vitin 2011 dhe se në delegacionin e Republikës së Kosovës në këto bisedime të udhëhequra nga ministrja ka marrë pjesë edhe profesori i ndjerë, Pajazit Nushi, si kryetar i Komisionit për këtë çështje. Në këto bisedime, delegacioni i Kosovës kishte paraqitur faktet dhe kërkesat për zbardhjen e fatit të rreth 1800 personave të pagjetur si dhe ia ka dorëzuar BE-së listën e personave të pagjetur. Ajo shpjegoi më tej se arsyeja pse dialogu në këtë temë nuk vazhdoi ishte sepse Serbia nuk u tregua e gatshme që të paraqes listën për vendndodhjen e këtyre personave të zhdukur.

Ministrja Tahiri, theksoi se Qeveria e Kosovës vazhdon të kërkojë vazhdimin e bisedimeve në Bruksel për temën e të pagjeturve, ndërkohë që siguroi se kjo çështje është tema kryesore të cilën e kërkojmë për fazën e ardhshme të dialogut.

Ajo po ashtu bëri shpjegimet për keqkuptimet që ndodhën në debatin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, duke thënë se BE-ja kërkoi nga shtetet listat e vendndodhjes së të zhdukurve, sepse listat e emrave të 1860 personave të zhdukur ne ia kishim paraqitur BE-së.

Nga ana e tij, kryetari Prenk Gjetaj foli për rezultatet dhe sfidat e punës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe kërkoi më shumë përkrahje nga institucionet e Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi për t'ia lehtësuar dhembjet familjarëve dhe gjithë Kosovës. Ai falënderoi ministren Tahiri për mbështetjen dhe bashkëpunimin katërvjeçar gjatë periudhës kur ajo si zëvendëskryeministre e kishte në përgjegjësi edhe çështjen e të pagjeturve.

Bajram Qerkini, anëtar i Komisionit dhe përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve, theksoi se duhet më shumë angazhime nga Qeveria për të zgjidhur këtë problem, dhe se dialogu i Brukselit dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Të këtij mendimi ishin edhe Sevdie Frangu dhe Sali Muhaxheri, të cilët sikur edhe Qerkini e shumë familje tjera kanë ende të pazbardhur fatin e familjarëve të zhdukur.

Në këtë takim u arrit dakordimi që të vazhdojë puna e përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi.

The post Tahiri: BE-së ia dërguam listat e të pagjeturve në 2011-ën appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more