Skip to main content

Mesazhi.com: “Shumë të moshuar në Kosovë pa përkujdesje, u shkelen të drejtat” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shumë të moshuar në Kosovë pa përkujdesje, u shkelen të drejtat” plus 9 more


Shumë të moshuar në Kosovë pa përkujdesje, u shkelen të drejtat

Posted: 01 Oct 2016 06:58 AM PDT

Një nënë 93 – vjeçare ka disa ditë që po lufton për mbijetesë, ajo nuk ka as bukë për të ngrënë.

Në gjendje të tillë e ka lënë i biri, që ajo nuk di se ku ka shkuar ai. Por, Qamile Poroshica që jeton në lagjen Hajvalia në Prishtinë, në gjendje të tillë e ka pritur sot, ditën ndërkombëtare të të moshuarve, raporton lajmi.net

Objekti ku ajo jeton nuk mund të quhet shtëpi, dhe i mungojnë edhe kushtet elementare të jetesës, por nuk dihet edhe sa të tjerë të moshuar jetojnë në këtë gjendje.

Shkelje të të drejtave të njeriut është cilësuar kujdesi ndaj të moshuarve në Kosovë që disa kohë nga Avokati i Popullit.

Hilmi Jashari thekson se është evidente që kategoria e të moshuarve në Kosovë është e lënë anash.

Ai ka përmendur edhe disa diskriminime të cilat bëhen karshi të moshuarve, duke theksuar se kriteret e përcaktuara me udhëzim administrativ, sjellin diskriminim për të moshuarit.

Problematik sipas Jasharit është edhe mungesa e shtëpive të pleqve në komunat e Kosovës, të cilën e quajti edhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në Kosovë aktualisht janë rreth 41 mijë të moshuar që jetojnë me pensione kontributdhënëse.

Ndërsa, siç bënë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi janë edhe qindra mijëra të tjerë që marrin pension jo kontributdhënës.

Për lajmi.net ai thotë se janë rreth 130 mijë të tillë.

Nuk janë vetëm kaq. Në Kosovë ka edhe të moshuar që jetojnë në strehimore të veçanta.

Në gjithsej tri të tilla në Kosovë, janë të vendosur persona të moshuar mbi moshën 65 vjeç, e që janë pa përkujdesje familjare.

Në këto strehimore që quhen edhe shtëpi të komunitetit, por që më shumë njihen si shtëpi të pleqve, janë mbi 200 persona.

Vlerësohet se kriteret e përcaktuara me udhëzim administrativ për shtëpitë e të moshuarve, sjellin diskriminim për ta.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit./Lajmi.net/

The post Shumë të moshuar në Kosovë pa përkujdesje, u shkelen të drejtat appeared first on Mesazhi.com.

HRW: Ky është Guantanamo i Egjiptit

Posted: 01 Oct 2016 06:04 AM PDT

Egjipt, Kajro

Autoritetet egjiptiane në burgun famëkeq al-Aqrab (Scorpion) kanë abuzuar me të burgosurit në mënyra të tilla që kanë çuar në vdekjen e tyre. Ky është vlerësimi nga një raport i ri i Humans Rights Watch.

Raporti 80-faqesh, i lëshuar të mërkurën, është i bazuar në intervistat me 20 të afërmit e të dënuarve, avokatët, një ish i burgosur dhe fotografi të shumta.

Sipas raportit, është vlerësuar se mijëra persona janë duke u mbajtur në burg, kryesisht të burgosur politikë dhe kritikë të regjimit.

“Stafi në burgun Scorpion rrahin rëndë të burgosurit, i izolojnë ato në qeli të imta, dhe ua ndalojnë atyre vizitat familjare”, thuhet në raport. Por brutaliteti nuk mbaron këtu. Të burgosurve u është privuar edhe kujdesi shëndetësor, dhe si pasojë kanë gjetur vdekje shumë nga të burgosurit.

“Dëshmitë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit shkelin normat themelore ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve, ” thuhet më pas në raport.

Të burgosurit e al-Aqrab, i cili është quajtur Guantanamo e Egjiptit janë duke u mbajtur në qeli, pa shtretër, pa qasje në mjete themelore higjienike, dhe trajtim adekuat mjekësor. /MESAZHI/

 

The post HRW: Ky është Guantanamo i Egjiptit appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli paguan 20 milion dollarë kompensim për tragjedinë “Mavi Marmara”

Posted: 01 Oct 2016 05:27 AM PDT

Izraeli i ka paguar Turqisë 20 milionë dollarë kompensim për tragjedinë e Mavi Marmarasë, thanë burimet diplomatike turke.

Më 20 gusht, parlamenti turk miratoi një marrëveshje ku thuhej se Tel Avivi do t’i paguaj 20 milionë $ për familjet e viktimave, si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit. Kjo marrëveshje vie pas një pauze gjashtë vjeçare në marëdhëniet Turqi-Izrael.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit janë ndërprerë në maj të vitit 2010, kur komandot izraelite vranë 10 veprimtarë turq në flotiljen humanitare Mavi Marmara, e cila ishte duke lundruar drejt Gazas për të ofruar ndihma humanitare.
Si pasojë e sulmit, Turqia insistoi për kërkimfalje zyrtare nga Izraeli, kompensim për familjet e të vrarëve, dhe heqjen e bllokadës së Gazës.
Në vitin 2013, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu keqardhje Recep Tayyip Erdoganit, ndërsa përveç kompensimit, Izraeli ka rënë dakord për praninë humanitare të Turqisë në Rripin e pushtuar të Gazës. /MESAZHI/

The post Izraeli paguan 20 milion dollarë kompensim për tragjedinë “Mavi Marmara” appeared first on Mesazhi.com.

Rikthehet Chelsea, fiton si mysafir

Posted: 01 Oct 2016 05:18 AM PDT

Chelsea ka fituar ndeshjen si mysafir i Hull Cityt me rezultat 2-0.

Dy supergola ia siguruan tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës londineze.

Së pari William në minutën e 61-të zhbllokoi sfidën pas një supergjuajtje në cepin e portës.

Në të njëjtën mënyre, por 6 minuta më vonë, Dieogo Costa dyfishoi rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Hull City mbetët në pozitën e 15-të me shtatë pikë.

The post Rikthehet Chelsea, fiton si mysafir appeared first on Mesazhi.com.

Bayerni ndalet nga Kolni i Mavrajt

Posted: 01 Oct 2016 04:28 AM PDT

Bayern Munich ka lëshuar pikë në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesligë.
Bavarezët kanë barazuar 1:1 me Kolnin e Mërgim Mavrajt.Kimmich në minutën e 40' kaloi në epërsi Bayernin.

Kolni barazoi në minutën e 63', duke barazuar me anë të Modeste.Ky është barazimi i parë i Bayernit pas pesë fitoreve radhazi.

The post Bayerni ndalet nga Kolni i Mavrajt appeared first on Mesazhi.com.

BIK e pakënaqur me përmbajtjen e projektligjit për liritë fetare

Posted: 01 Oct 2016 04:18 AM PDT

Tash e 17 vjet, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, bashkësitë fetare në vend kanë funksionuar pa status juridik dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, i cili është miratuar dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, do ta njohë statusin e tyre.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se "Kosova do të respektojë bashkësitë fetare duke i njohur përfaqësuesit e tyre. Por, gjithmonë duke e ruajtur shtetin laik".

Ligji për lirinë fetare, i cili është miratuar në vitin 2006, nuk e ka rregulluar statusin e bashkësive fetare dhe mungesa e këtij statusi juridik e ka vështirësuar punën dhe funksionimin e tyre, vlerësojnë përfaqësuesit e këtyre bashkësive fetare, që thonë se janë tradicionale në Kosovë.

Procesi i konsultimit publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, ka përfunduar në dhjetor të vitit 2014, dhe ai është përcjellë me debate nga përfaqësuesit e bashkësive, por edhe me sugjerimet e tyre lidhur me përmbajtjen e projektligjit. Ky projektligj nuk ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ishte kthyer në rishqyrtim. Tashmë, rreth dy vjet pas, pas miratimit nga ekzekutivi, ai sërish i është proceduar legjislativit të vendit.

Sugjerimet e bashkësive fetare

Por, sa ka qenë i nevojshëm rregullimi i statusit të bashkësive fetare dhe a janë marrë parasysh sugjerimet nga këto bashkësi?

Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rregullimi statusit të bashkësive fetare, përfshirë edhe bashkësinë që ai përfaqëson, ka qenë dhe është i domosdoshëm. Megjithatë, sipas tij, sugjerimet për projektligjin, të cilat i ka dhënë Bashkësia Islame e Kosovës, siç thotë ai, nuk janë marrë parasysh.

"Absolutisht, asnjëherë, askush nuk na ka konsultuar. Ka 4 vjet që kam përfaqësuar Bashkësinë Islame, formalisht, në Grupin punues, ku ndonjëherë kemi biseduar dhe shqyrtuar këtë projektligj. Propozimet e Bashkësisë Islame asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Por, sidoqoftë, së paku, fizikisht kam qenë prezent. Kështu që, deri më tash, prej momentit kur ligji është refuzuar nga ana e Kuvendit dhe nuk është miratuar, deri në këtë moment që unë po flas, askush nuk na ka njoftuar diçka, as nuk na ka pyetur diçka, as nuk na ka konsultuar e as nuk është marrë me ne", thotë Rexhepi.

Përfaqësuesi i Kishës Katolike në Kosovë, Don Shan Zefi, kancelari Ipeshkvor i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e bashkësisë katolike kanë pasur qasje në punën gjatë draftimit të projektligjit. Sipas tij, miratimi i ligjit që rregullon statusin e bashkësive fetare, është më se i nevojshëm.

"Pa diskutim që aprovimi i ligjit do të thotë ta ndihmosh bashkësinë fetare, gjegjësisht bashkësitë fetare, që janë këtu në Kosovë. Mandej, do të ishte më korrekt administrimi në frymën e ligjit që do të aprovohet. Pastaj, sigurisht që do të ketë gjithashtu edhe një kontroll më të mirë dhe më të drejtë, në përgjithësi", shprehet Don Shan Zefi.

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo kishë ka sugjeruar që në ligj, bashkësitë fetare të radhiten sipas numrit të besimtarëve që përfaqësojnë.

"Kryesisht, ne jemi të kënaqur me tekstin ( e projektligjit) dhe sa na përket neve, këtë e kemi thënë edhe më parë, se do të ishte mirë që ky ligj sa më parë të miratohet, në mënyrë që bashkësitë fetare të bëhen edhe persona juridikë dhe që të mund të funksionojmë më lehtë brenda kornizave ligjore", thotë igumeni Janjiq.

Projektligji i miratuar së fundmi nga Qeveria e Kosovës, i precizon si bashkësi fetare: Bashkësinë Islame, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Serbe, Bashkësinë Hebraike, Kishën Protestante dhe Bashkësinë e Tarikateve.

Përfaqësuesi i Bashkësisë së Tarikateve, Lulzim Shehu,thotë për Radion Evropa e Lirë se tash e sa kohë kjo bashkësi ka insistuar që të identifikohet edhe juridikisht ndarazi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

"Projektligji, i cili plotëson Ligjin për liri fetare të vitit 2006, është punuar pas konsultimeve të gjera, ku është përfshirë edhe institucioni ndërkombëtar i Komisionit të Venedikut. Është punuar me konsultime dhe me dijet e bashkësive fetare. Ligji nuk e ka arritur, ndoshta, pjekurinë e plotë, por e mundëson sanksionimin dhe identifikimin e bashkësive fetare, ku kësaj here nuk është harruar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës", thekson Shehu.

Parcializim i komunitetit mysliman

Por, në këtë pikë, Bashkësia Islame e Kosovës ka shfaqur mospajtim me projektligjin e miratuar nga ekzekutivi. Resul Rexhepi, madje e quan të dëmshëm dhe me rrezik për parcializimin e bashkësive fetare.

"Kemi kërkuar që të shtohet një aline, një nen, apo një pikë, që të mos ketë mundësi që brenda të njëjtit komunitet fetar, brenda së njëjtës bashkësi fetare, të regjistrohet në organet e pushtetit ndonjë bashkësi tjetër fetare e të njëjtit komunitet fetar, e së njëjtës bashkësi fetare. Ose, së paku, le të ketë të drejtë, por me lejen e bashkësisë ekzistuese fetare. Kjo krijon paralelizma dhe kjo e bën shpartallimin definitiv të cilësdo bashkësi fetare qoftë", shpjegon Rexhepi.

Por, Shehu thotë se plotësimi i Ligjit për liri fetare e konstaton gjendjen ligjore të Bashkësive Fetare, e cila ka ekzistuar në Kosovë që nga 1974. Sipas tij, në atë kohë, Bashkësia e Tarikateve, e kishte marrë statusin ligjor që i takonte, si e barabartë para ligjit me bashkësi tjera fetare.

"Komuniteti mysliman është i parcializuar shumë herë pas kohës së perandorisë osmane, e së fundi pas viteve '90, dhe kryesisht i ka përcjell kufijtë e shteteve të posa krijuara. Ndarja e Tarikateve nga ana tjetër është një ndarje kualitative, e jo administrativo-politike ku ndahet Islami i ndërgjegjes, siç e interpreton dhe e kultivon islamin Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, prej islamit të orientuar nga ligji fetar, Sheriati, si në rastin e Bashkësisë Islame të Kosovës", sqaron Shehu.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, thonë se disa herë ia kanë dorëzuar vërejtjet e tyre Zyrës Ligjore të kryeministrit të Kosovës, në formë të shkruar. Sipas tyre, projektligji çalon në shumë aspekte dhe nuk i rregullon mjaft çështje, sikurse ajo e pronës së bashkësive fetare, të tatimeve të ndryshme, çështjen e kontributeve të personave zyrtarë të bashkësive fetare dhe shumë çështje të tjera. /REL

The post BIK e pakënaqur me përmbajtjen e projektligjit për liritë fetare appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli shënon fitoren e katërt radhazi

Posted: 01 Oct 2016 04:15 AM PDT

Liverpooli ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier. Viktimë e The Reds ishte skuadra e Swansea, që u mposht në shtëpi me rezultat 2-1.

Swansea e nisi dukshëm më mirë takimin, kur në minutën e tetë Fer kaloi vendasit në epërsi (8').

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, teksa Liverpooli dominoi fuqishëm në fillim të pjesës së dytë.

Një gol të bukur shënoi Firmino në minutën e 54 për të barazuar në 1-1.

Tentimet e Liverpoolit për të shënuar një tjetër fitore me rëndësi nuk u ndalën, dhe një penalti të akorduar në minutën e 83-të, e konkretizoi me gjakftohtësi James Milner për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me fitoren e katërt radhazi, Liverpooli ka 16 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se Manchester City që të dielën i shkon Tottenhamit në White Hart Lane.

The post Liverpooli shënon fitoren e katërt radhazi appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Javën e ardhshme finalizojmë ligjin për Trepçën

Posted: 01 Oct 2016 01:18 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci e kane vizituar minierën e Trepçës, ku së bashku me udhëheqësit kanë zbritur 800 metra nën tokë.
Veseli nga atje tha se deri në fund të javës tjetër do të finalizohet Ligji për Trepçën, i cili nuk e lejon likuidimin e gjigantit ekonomik.

"Ligji do të finalizohet brenda javës tjetër, do ta dërgojmë në Qeveri dhe pastaj do ta qesim për votim në Kuvend".

"Unë besoj se shumica e deputetëve do të votojnë pro këtij ligji".

Nëse deri më 2 nëntor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

Deri te ky vendim që e rrezikon Trepçën ka ardhë pas mosfunksionalizimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, procedurave të prokurimit, dhe pasi që AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit.

Qeveria e Kuvendi i kanë edhe rreth një muaj për ta ndryshuar statusin e Trepçës, përmes një ligji të veçantë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa, gjatë seancës të së enjtes ka thënë se Ligji për Trepçën është përgatitë dhe se ky gjigant nuk do të rrezikohet nga likuidimi.

Mustafa tha se brenda javës ose në një afat prej 10 ditësh Ligji do të shkoj në Kuvend.

Ai premtoi se Trepça nuk do të shkoi në likuidim dhe se Ligji do të jetë në fuqi deri më e 2 nëntor.

Ndërsa Veseli e Stavileci gjithashtu kanë njoftuar edhe për iniciativën përmes të cilës do të përfitojnë punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e Trepçës në jug se do ta kenë nga një pagë ekstra.

The post Veseli: Javën e ardhshme finalizojmë ligjin për Trepçën appeared first on Mesazhi.com.

Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Posted: 01 Oct 2016 12:21 AM PDT

Mr:Rijad H. Imeri

Mbulesa Islame jo rrallëherë është temë diskutimi nga kënde të ndryshme, nga struktura të ndryshme dhe nivele të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Edhe pse mbulesa gjendet në fe dhe kultura të ndryshme, ajo çdoherë aludon në moralin dhe dëlirësinë e gjinisë femrore.

Në jetën e përditshme femra sa më të mbuluar që e ka trupin e saj aq më të fuqishëm e ka personalitetin dhe karakterin e saj, e kjo quhet natyrë njerëzore, kurse sa më e zhveshur që është aq më shumë e humbë vlerën e saj. Bile vështirë është të gjendet në kulturën e ndonjë kombi që zhveshja është vlerë kulturore e atij kombi e i cili krenohet me të. Por mbulesa islame për dallim nga mbulesat tjera shpeshherë sulmohet dhe hidhen dyshime nga më të ndryshmet. E fundit por jo diçka e re ishte se femrat e mbuluara shqiptare po paguakan për mbulimin e kokave të tyre!!

Më pëlqej një iniciativë e vajzave shqiptare në rrjetet sociale të cilat tregonin përjetimet e tyre dhe vendimin e tyre për ta bartur një gjë jo të lehtë në ditët e sotit, dhe kjo si kundërpërgjigjeje ndaj atyre që mirren me kësi lloj spekulime.

Asesi nuk më habisin fjalët " që këto femra paguhen për bartjen e mbulesës", pasi që truri njerëzor funksion mbi bazën e analogjisë (krahasimit), dhe ne i identifikojmë njerëzit në bazë të regjistrimit të formës së tyre në memorien tonë, dhe nëse një njeri i ngjason tjetrit dhe është vështirë dallimi në mes tyre atëherë ne do ta thërrasim me emrin e regjistruar në memorie dhe kjo mund të jetë një përgjigjeje e saktë por edhe e gabuar.

Kështu që për derisa ka me miliona femra në botë që zhvishen për shkak të parasë, dhe bëjnë 1001 punë të ndyra për shkak të një page, atëherë në bazë të kësaj analogjie na del se vajza mund të zhvishet dhe të mbulohet për shkak të një page.

Shembuj të këtillë i kemi aktoret, ato janë në gjendje të zhvishen tërësisht por edhe të mbulohen tërësisht nëse ato paguhen, dhe kjo për shkak të një jete më luksoze dhe interesa tjera.

Por femrat në vendet shqiptare a thua nëse mbulohen, a e bëjnë një jetë luksoze?! A i përmirësohet gjendja e tyre ekonomike apo çfarë ndodhë me to? Këtë pyetje duhet ta shtroj dhe ta analizoj çdonjëri i cili dëshiron ta hap gojën e tij dhe të flas diçka rreth mbulesës islame!

Një gjë e dinë çdo e femër e mbuluar – e që rrallë ndodhë ndonjëra që të mos e ketë përjetuar – atë ditë që vendos ta vendoj mbulesën mbi kokën e saj ajo duhet ta kuptoj se mund të dëbohet nga shtëpia e saj, ta humb punën e saj, të distancohen familja dhe shoqëria prej saj, t'i ndalohet shkollimi i saj, e ndoshta edhe t'i rrezikohet jeta e saj.

Pra, kjo nuk është një fushë në të cilën mund të lëshohet çdo kush, e as një vendim që mund ta marr çdo femër, përveç asaj që e ka zemrën e mbushur me besim dhe dëshiron që ta kryej një obligim ndaj Zotit të saj edhe nëse e gjithë bota qohen kundër saj.

Pikërisht për këtë, mendoj se çdo femre të mbuluar muslimane duhet t'i përcaktohet një pagë në shoqërinë tonë, dhe nëse bashkësitë Islame nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë atëherë çdo musliman i denjë do të duhej të ndaj diçka nga rroga e tij për këto femra të mbuluara. Kjo jo për shkak të mbulesës së saj, por për shkak se që nga ajo ditë që një femër e vendos mbulesën mbi kokën e saj, ajo privohet nga çdo e drejtë e saj, dhe luftohet e trajtohet çnjerëzisht nga të tjerët bile edhe nga ata/ato që " luftojnë " për të drejtat e femrave.

Dhe kjo " pagë " nuk do të ishte pagë për mbulesë, por "pagë" për mbijetesë në mesin e një shoqërie që i ngritë antivlerat dhe i lufton vlerat e saj. Kjo gjë nuk është diçka e re, sepse shoqëritë e krishtera paguajnë tatime mujore për vajzat e tyre me mbulesa ( murgeshat ) dhe atyre u sigurohet studimi, vendbanimi dhe ushqimi deri në fund të jetës së saj, bile ndoshta edhe çmimi "Nobel" e "Shenjtërim" për shkak të vendimit të tyre.

Kështu që ne si shoqëri Islame nuk duhet të lejojmë asesi që femrat e mbuluar të ndjehen të keqtrajtuara dhe të përbuzura apo të përjetojnë tmerre nga më të ndryshmet për shkak të vendimit dhe besimit të tyre dhe për shkak të mbulesës së tyre, por duhet t'ua zgjasim dorën e ndihmës dhe t'i përkrahim me gjithë potencialet tona, e mos të lejojmë që injorimi institucional apo shoqërorë t’i detyrojë ato që të zbrapsen apo të heqin dorë nga e drejta e tyre dhe zgjedhja e tyre.

The post Femrat që mbulohen duhet të paguhen! appeared first on Mesazhi.com.

1 Tetori shënon fillimin e Vitit të Ri Hixhri

Posted: 30 Sep 2016 11:51 PM PDT

Me 1 Tetor, pas perëndimit të diellit, shënohet dita e parë e kalendarit Hixhri, konkretisht fillimi i vitit 1438.

Pasi që kalendari lunar është 11 – 12 ditë më i shkurtër se ai Perëndimor, muaji Muharrem bie në kohë të ndryshme të vitit.

Kalendari Hixhri, i cili filloi në viti 662 e.r, përdoret nga myslimanët anembanë botës për të përcaktuar muajin e agjërimit, peligrinazhin e Haxhit, si dhe ngjarje të ndryshme që shënon historia islame.

Viti Hixhri filloi të kalkulohej qysh nga Hixhreti, ngjarja e cila shënon migrimin e profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) nga Meka në Medine.

Viti Hixhri ka 354 ditë, dhe përbëhet nga 12 muaj, të cilët llogariten me lëvizjet e plotësisë së hënës, lëvizje këto tejet të sakta.

Viti i ri Hixhri është festë kombëtare në vendet si Bangladeshi, Komoret, Xhibuti, Egjipti, Indonezia, Irani, Iraku, Jordani, Kuvajti, Libani, Libia, Malajzia, Maldivet, Mauritania, Maroko, Senegali, Sudani, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.
Burimi: Sarajevo Times. /MESAZHI/

The post 1 Tetori shënon fillimin e Vitit të Ri Hixhri appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more