Skip to main content

Mesazhi.com: “Shqipëria mundet nga Spanja” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shqipëria mundet nga Spanja” plus 9 more


Shqipëria mundet nga Spanja

Posted: 09 Oct 2016 01:40 PM PDT

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018".

Në "Loro Borici" të Shkodrës, kombëtarja e Spanjës ishte ajo që ia shkaktoi humbjen e parë kuqezinjve me rezultat 2-0.

Edhe pse gjatë pjesës së parë, ekipi i De Biasit arriti që për mrekulli të mbaj portën e paprekur, me një mbrojtje shumë të mirë të organizuar, por, pjesa e dytë ishte më ndryshe.

Dy golat e ndeshje i shënuan, Diego Costa dhe Nolito.

Me këtë humbje, Shqipëria mbetët me gjashtë pikë një më pak se Italia dhe Spanja që kryesojnë grupin G./

The post Shqipëria mundet nga Spanja appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mposhtet edhe nga Ukraina

Posted: 09 Oct 2016 11:21 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 3-0 nga Ukraina në duelin e zhvilluar në Krakovë të Polonisë.

Stadiumi i Krakovës tejet pak shikues ishte mikpritëse e duelit të Ukrainës ndaj Kosovës, për shkak se ukrainasit nuk pranuan që ndeshja të zhvillohej në tokën e tyre.

Edhe pse ukrainasit ishin në shumicë, nga fillimi tifozët e Kosovës "Dardanët" të mbledhur nga gjithë Evropa nuk u ndalën për asnjë moment duke përkrahur përfaqësuen tonë.

Bunjaku e filloi takimin me formacion krejt tjetër, ku Shala dhe Meha u inkuadruan në mesfushë, duke rikthye balancat, teksa Vedat Muriqi udhëhoqi sulmin që në krah kishte Rashicën e Valon Berishën. Në mbrojtje startoi Amir Rrahmani.

Ujkani duke u përshëndetur me lojtarët e Ukrainës para duelit në Krakov!

Ukraina nga ana tjetër hyri pa ndryshime në këtë takim, që doli të jetë shumë më i vështirë për ta nga sa e menduan.

Ukrainasit dominuan fillimin e pjesës së parë me posedim, por sfida ishte e balancuar dhe pa raste shënimi.

Deri në minutën e 30-të, kur Milot Rashica me një lëvizje të bukur shmangu dy lojtarë dhe gjuajti në drejtim të portës së Piyatov, por që u ndal nga ky i fundit.

Menjëherë në kundërsulm, Kravets mori një top nga Zinchenko, ku pas një goditje e cila u devijua, e mposhti portierin Samir Ujkani, të cilit topi i kaloi mbi kokë.

Kravets realizoi golin hapës të Ukrainës!

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë dhe filloi me intensitet të lartë nga përfaqësuesja jonë, teksa Berisha u inkuadrua në lojë.

Ishte pikërisht Berisha ai që rrezikoi portën kundërshtare me anë të një goditje, por që u ndal nga portieri.

Në vazhdim ishte mbrojtja e Kosovës që stoikisht ndali sulmet kundërshtare dhe mundësoi kundërsulme të cilat shkaktuan rrezik për kundërshtarët.

Valon Berisha bëri përpjekje maksimale, por nuk arriti të bënte diferencën….

Berisha arriti që me anë të një goditje të rrezikonte sërish, por prekja me dorë nga kunërshtari nuk u sinjalizua për penalti nga gjyqtari, i pa fat Bernardi.

Në vazhdim sërish Kosova insistoi dhe madje përfaqësuesja jonë qëlloi edhe shtyllën.

Por, pikërisht atëherë kur u mendua se mbojtja e Kosovës do të rezistonte dhe do të niste kundërsulme, pikërisht atëherë ndodhën gabimet.

 Yarmolenko realizoi në momentin më të mirë të Kosovës…

Yarmolenko me një goditje në minutën e 81-të shënoi për 2-0, derisa Rotan (87') shënoi për 3-0 dhe golin e nokautit pas një perceptimi të dobët të mbrojtjes dhe portierit Ujkani.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 dhe Kosova pësoi edhe humbjen e dytë në këto kualifikime.

Për dallim nga ndeshja me Kroacinë, Kosova u paraqit dukshëm më mirë, teksa rezultati nuk është real me atë që treguan djemt tanë në fushë.

Pas kësaj humbje Kosova mbetet në vendin e fundit të Grupit I me një pikë të tubuar, po aq sa ka edhe Finlanda që u mposht nga Kroacia.

The post Kosova mposhtet edhe nga Ukraina appeared first on Mesazhi.com.

Simiq kërkon nga ministrat serbë që ta braktisin Qeverinë

Posted: 09 Oct 2016 06:28 AM PDT

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë pas takimit urgjent të mbajtur në Mitrovicën e Veriut se vendimi për të ngrirë punën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt mbrojtjes së interesave kombëtare serbe dhe të pronës serbe në Kosovë
Simiq, pas një takimi të deputetëve të Listës Serbe, ku ata vendosën për të ngrirë pjesëmarrjen e mëtejshme në punën e Kuvendit pas miratimit të Ligjit për Trepçën, tha se shpreson se ky vendim do të gjejë mbështetje nga të gjithë anëtarët serbë në Qeverinë e Kosovës."Unë pres më shumë nga përfaqësuesit politikë serbë se do të vihen në mbështetje të grupit parlamentar të Listës Serbe dhe në mënyrë unike të vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur interesat kombëtare serbe dhe asetet serbe në Kosovë", pohoi Simiq para gazetarëve, njofton klan kosova.

The post Simiq kërkon nga ministrat serbë që ta braktisin Qeverinë appeared first on Mesazhi.com.

Daut Haradinaj: Trepça na bashkoi me koalicionin, por jo edhe demarkacioni!

Posted: 09 Oct 2016 06:20 AM PDT

E bashkuar për ta kundërshtuar versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit, dy partitë opozitare AAK dhe Nisma u treguan unifikues me koalicionin qeverisës PDK-LDK, në votimin pro Ligjin për gjigantin metalurgjik, Trepça.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një prononcim për "Indeksonline" thotë se ishte opozita që kishte nxitur nxjerrjen e një ligji të veçantë për Trepçën, deri sa Demarkacionin e konsideron krejt çështje tjetër. Sipas tij, kjo çështje është e dëmshme për Kosovën dhe për të njëjtën nuk duhet të ketë asnjë kompromis.

"Demarkacioni është një çështje krejt tjetër kurse Trepça është diçka tjetër. Kjo ka qenë e nxitur edhe prej vet opozitës që të ketë një ligj të veçantë. Në asnjë formë, me asnjë kompromis nuk guxojmë ta dëmtojmë territorin e Kosovës", është shprehur ai.
Më tej, Haradinaj ka thënë se opozita ka bashkëpunuar dhe e ka udhëhequr procesin e kundërshtimit të kësaj Marrëveshje. Ai ka thënë se kundërshtimi do të vazhdojë deri në përmbysje të marrëveshjes, deri sa ka shtuar se do të bashkëpunohet me të gjithë deputetët që kanë vullnet ta kundërshtojnë versionin aktual të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

The post Daut Haradinaj: Trepça na bashkoi me koalicionin, por jo edhe demarkacioni! appeared first on Mesazhi.com.

“Termokos” i gatshëm për këtë dimër

Posted: 09 Oct 2016 06:17 AM PDT

Fillimi i muajit tetor bënë që shumë qytetarë të bëhen gati për ngrohje. Ndërsa qytetarët e Prishtinës janë në pritje e sipër për fillimin e ngrohjes nga "Termokosi".

Zëdhënësja e këtij institucioni, Afërdita Uka-Fejzullahu thotë për "Indeksonline" se të gjitha përgatitjet dhe punimet, që janë zhvilluar në terren janë në funksion të përgatitjes sa më të mirë për një fillim të suksesshëm të sezonit ngrohës.

Sipas saj, punimet për rehabilitimin e 50 nënstacioneve të ngrohjes dhe rehabilitimin e rreth 10 km gypa të rrjetit ekzistues të ngrohjes janë në përfundim e sipër.

"Pjesa më e madhe e punimeve në rrjetin e ngrohjes do të përfundojnë me kohë, me përjashtim të ndonjë segmenti, ku mund të ketë vonesa disa ditësh", ka thënë Uka-Fejzullahu

Ndërsa sipas informacioneve të "Termokos"-it, për pjesën dërmuese të afro 13 mijë konsumatorëve furnizimi me ngrohje do të fillojë më 15 tetor.

"Zgjerimi i rrjetit në lagje të reja sipas Projektit të kogjenerimit do të ketë dy vitet e ardhshme (2017-2018), për të cilin fazë Komisioni Evropian ka ndarë 8.3 milion euro, ndërsa Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim 5 milion euro", ka theksuar Uka-Fejzullahu.

Gjithashut, sipas Uka-Fejzullahut, për këtë sezon ngrohës janë kyçur disa objekte institucionale: Ministria e Punëve të Jashtme, administrata e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dekanati i ri Fakultetit të Mjekësisë, Ambulanca Specialistike dhe Administrata e Përgjithshme e QKUK-së.

Sipas saj, "Vlen të ceket se burimi i energjisë termike gjatë sezonit të fundit ka qenë nga KEK-u dhe nuk është shfrytëzuar fare mazuti. Ky kapacitet ka qenë i mjaftueshëm për të furnizuar me ngrohje cilësore rreth 13 mijë konsumatorë për 24 orë pa ndërprerë përgjatë gjithë sezonit ngrohës. Nisur nga ky fakt, sigurisht se kapaciteti termik, që marrim nga KEK-u do të jetë i mjaftueshëm për të ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për gjithë konsumatorët tanë edhe sezonin e ri ngrohës 2016/2017".

The post "Termokos" i gatshëm për këtë dimër appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Trepça punë e kryer, Gjuriq s’ka çka të merret me të

Posted: 09 Oct 2016 06:15 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se çështja e Trepçës është punë e kryer tashmë dhe e ka porositur Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që të mos merret më me këtë punë
Gjuriq sot gjatë ditës ka thënë se Serbia do ta mbrojë Trepçën në arbitrazh, por këto deklarata nuk i kanë bërë përshtypje Veselit.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se Ligji për Trepçën ishte më i miri i mundshëm dhe se është i favorshëm për rifunksionalizimin e gjigantit metalurgjik të Kosovës.

Ndërsa për komentet e Ministrit Serb në Qeverinë e Kosovës Ljubomir Mariq, se lista serbe mund ta braktisë koalicionin qeveritar, Veseli nuk ka komentuar fare.

Këto deklarime, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë nga Llapushniku, ku mori pjesë në shugurimin e kishës katolike "Shën Abraham".

The post Veseli: Trepça punë e kryer, Gjuriq s'ka çka të merret me të appeared first on Mesazhi.com.

Kuqezinjtë synojnë ta ndalin “Furinë e Kuqe”

Posted: 09 Oct 2016 01:43 AM PDT

Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në "Loro Boriçi" sfidon Spanjën, në kuadër të eliminatorëve për Botërorin e ardhshëm 'Rusi 2018'.

Kuqezinjtë në duel me spanjollët e fuqishëm vijnë pas dy fitoreve radhazi kundër Maqedonisë dhe Litenshjtajnin.

Tempulli i futbollit "Loro Boriçi" pritet të jetë i tëri kuqezi në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Gianni de Biasin dhe futbollistët e tij i pret një ballafaqim shumë i fortë në duel me "Furinë e Kuqe" të cilën skuadra shqiptare synon ta ndalë.

Tekniku italian është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një ndeshje tejet e vështirë, por ai shpreson se djemtë e tij sonte do ta kenë një natë të mirë, ndërsa ka paralajmëruar formacion mbrojtës.

Përballja Shqipëri-Spanjë nis në orën 20:45.

The post Kuqezinjtë synojnë ta ndalin "Furinë e Kuqe" appeared first on Mesazhi.com.

Bunjaku me tri ndryshime të mëdha kundër Ukrainës

Posted: 09 Oct 2016 01:36 AM PDT

Albert Bunjaku pritet të bëj ndryshime në formacion.
Humbja turpëruese ndaj Kroacisë 6:0 ka bërë që Bunjaku të futet ndaj Ukrainës me 11-she krejt tjetër.

Në vend të Avni Pepës do të luajë Amir Rrahmani, ndërsa ndryshim do të ketë edhe në mesfushë, ku pranë Hekuran Kryeziut do të paraqitet Alban Meha ose Herolind Shala, përcjellë "Lajmi.net".

Në sulm, Bersant Celina do të mbetet jashtë dhe në vend të tij pritet të futet Vedat Muriqi ose Albert Bunjaku.

The post Bunjaku me tri ndryshime të mëdha kundër Ukrainës appeared first on Mesazhi.com.

Karadavi: Bota islame duhet të bashkohet në mbrojtje të Halepit

Posted: 09 Oct 2016 01:30 AM PDT

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë (IUMS) Yusuf al-Karadavi deklaroi në Stamboll se nuk është mirë që bota islame është e ndarë, ndërkohë që para vetës ka një Halep i cili është shkatërruar në masë, duke bërë thirrje për mbrojtjen e këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Karadavi mori pjesë të mbledhjen e 26-të të Komitetit Evropian për Fetva dhe Kërkime që po mbahet në Stamboll, ndërsa në bashkëbisedim me gazetarin e AA-së u ndal me theks të veçantë në situatën aktuale në Siri.

"Secili musliman duhet marrë qëndrim për mbrojtje të përbashkët të Halepit. Nuk është e drejtë që bota islame të qëndrojë e ndarë ndërkohë që para vetes të ketë Halepin, qytetin i cili u shkatërrua në mënyrë shtazarake. Shpresojmë të ndodhë zgjimi dhe mobilizimi", tha Karadavi. Ai ka shtuar se ngjarjet në Halep janë një problem i madh që përfshin armiqtë e Islamit, por se muslimanët janë kundër luftës dhe derdhjes së gjakut.

Halepi që para luftës ishte qyteti më i madh i Sirisë është objekt i një fushate intensive ajrore nga avionët sirianë dhe rusë në vazhdën e përleshjeve midis forcave aleate të regjimit dhe opozitës siriane.

The post Karadavi: Bota islame duhet të bashkohet në mbrojtje të Halepit appeared first on Mesazhi.com.

Rusia veto projektrezolutës së KS-OKB për Halepin

Posted: 09 Oct 2016 01:20 AM PDT

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit (KS) pranë OKB-së mbi ndalimin e luftimeve në Halep dhe ndalimin e fluturimeve të avionëve ushtarakë mbi qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Që prej fillimit të konfliktit në Siri, KS është kritikuar për mos gjetjen e një zgjidhjeje, ndërkohë edhe një herë projektrezoluta e Këshillit për Halepin është bllokuar nga Rusia.

Projektrezoluta e hapur për votim e cila është përgatitur nga Spanja dhe Franca, është përkrahur nga më shumë se 40 vende të botës.

Projektrezoluta e cila parashikonte ndalimin e luftimeve në Halep si dhe ndalimin e fluturimeve të avionëve ushtarakë mbi këtë qytet, është bllokuar nga Rusia e cila është anëtare e përhershme e KS. Ndërkohë që 11 nga 15 shtete votuan pro, projektrezoluta është kundërshtuar edhe nga Venezuela.

– Kina dhe Angola abstenuan

Kjo është hera e pestë që Rusia bllokon një tentativë të KS për dhënien fund të veprimeve ilegale të regjimit të Asadit.

Rusia dhe Kina që prej vitit 2011 dhe deri më tani kanë vendosur katër herë veto në lidhje me Sirinë. Në projektrezolutën e vitit 2014 kërkohej që krimet e luftës të Asadit të gjykohen në një gjykatë penale ndërkombëtare.

Kina për herë të parë nuk vendosi veton, por abstenoi në një projektrezolutë ndaj Sirisë.

The post Rusia veto projektrezolutës së KS-OKB për Halepin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more