Skip to main content

Mesazhi.com: “Shqipëria mposht Lihtenshtajnin, kryeson tabelën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shqipëria mposht Lihtenshtajnin, kryeson tabelën” plus 9 more


Shqipëria mposht Lihtenshtajnin, kryeson tabelën

Posted: 06 Oct 2016 01:43 PM PDT

Shqipëria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim kundër Lihtenshtajnit.

Kombëtarja fitoi me rezultat të pastër 2:0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Fillimisht shifrat i zhbllokoi Jahmir Hyka, ndërsa goli i dytë erdhi nga Bekim Balaj.

Në ndeshjen e radhës, Shqipëria pret Spanjën në shtëpi.

The post Shqipëria mposht Lihtenshtajnin, kryeson tabelën appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pëson humbje të thellë nga Kroacia

Posted: 06 Oct 2016 01:40 PM PDT

Kosova ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret për Botërorin "Rusia 2018".

Përfaqësuesja kosovare pësoi 6 me 0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si vendas të zhvilluar në "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Mario Manxhukiq realizoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë duke treguar superioritetin e kroatëve. Sulmuesi i Juventusit shënoi në minutat 6', 23' dhe 35'.

Tre golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Mitroviq, Perishiq dhe Kaliniq shënuan në minutat 68', 83' dhe 90' për fitoren e thellë të Kroacisë.

Në xhiron e ardhshme të Grupit I, Kosova do të luajë ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën.

Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Turqia barazoi me Ukrainën, ndërsa Finlanda befasoi duke mposhtur Islandën.

The post Kosova pëson humbje të thellë nga Kroacia appeared first on Mesazhi.com.

Pjesa e parë i takon Kroacisë

Posted: 06 Oct 2016 12:41 PM PDT

Kroacia arriti të shënojë tri herë brenda pjesës së parë kundër Kosovës. Të tria golat i shënoi Mario Mandzukiç.

Ndërsa Shqipëria është në avanntazh 1 me 0 ndaj Lihtenshtajnit me golin e Hykajt.

The post Pjesa e parë i takon Kroacisë appeared first on Mesazhi.com.

Kosovë – Kroaci, befasi në formacionet zyrtare (Foto)

Posted: 06 Oct 2016 11:11 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Kroaci.Befasi nga Albert Bunjaku është mos-inkuadrimi i Amir Rrahmanit nga fillimi, vendin e të cilit e ka zënë Avni Pepa.

Në anën tjetër për dallim nga ndeshja me Finlandën, startues do të jenë Bersant Celina dhe Arbër Zeneli".

Më poshtë i keni dy formacionet si dhe rreshtimin e futbollistëve në fushë.

forma

The post Kosovë – Kroaci, befasi në formacionet zyrtare (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Formacionet zyrtare: Lihtenshtajn – Shqipëri

Posted: 06 Oct 2016 11:02 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të Lihtenshajtn – Shqipëri.

Ndeshja starton sonte në orën 20:45.
formacione

The post Formacionet zyrtare: Lihtenshtajn – Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

Lidhja Arabe dhe OBI dënojnë ndërhyrjen e Izraelit ndaj “Flotës së Lirisë”

Posted: 06 Oct 2016 10:38 AM PDT

Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka dënuar ndërhyrjen e forcave izraelite ndaj anijes Zajtouna të “Flotës së Lirisë” në ujërat ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëssekretari, përgjegjës për rajonet arabe nën pushtimin izraelit, Said Ebu Ali në një deklaratë me shkrim ka thënë se sulmet e përsëritura tregojnë vendosmërinë e Izraelit për dhunën ndaj popullit palestinez në Gazën e cila ndodhet bllokadë.

Duke iu bërë thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare dhe në veçanti Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së për heqjen e bllokadës ndaj Gazës, Ebu Ali i ka bërë thirrje Izraelit të lirojë personat e arrestuar të cilët ndodheshin në anijen e “Flotës së Lirisë”.

Nga ana tjetër edhe Sekretari i Përgjithshëm i OBI-së, Ijad Medeni, duke bërë thirrje për rëndësinë e heqjes së bllokadës në Gaza ka ftuar opinionin ndërkombëtar të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare.

Ai i ka bërë thirrje gjithashtu Izraelit të lërë të lirë aktivistët që gjendeshin në anije dhe të cilët janë arrestuar nga forcat e sigurisë së Izraelit.

Në anijen e cila u nis më 14 shtator nga Spanja për të thyer bllokadën në Gaza ndodheshin vetëm gra. Koalicioni i “Flotës së Lirisë” që ka kaluar në veprim duke marrë mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës si Turqia, Kanadaja, Meksika, Spanja, Norvegjia, SHBA-ja dhe Australia, këtë herë synonte që të mbërrinte në Gaza me “forcën e grave” duke tejkaluar ushtarët izraelitë që kanë penguar edhe herë të tjera iniciativa të ngjashme.

The post Lidhja Arabe dhe OBI dënojnë ndërhyrjen e Izraelit ndaj “Flotës së Lirisë” appeared first on Mesazhi.com.

Përleshje fizike mes anëtarëve britanikë të PE-së

Posted: 06 Oct 2016 10:35 AM PDT

Mësohet se anëtari i Parlamentit Evropian (PE) nga Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), Steven Woolfe, është transferuar në spital pas një përleshjeje që ka ndodhur gjatë takimit mes pjesëtarëve të partisë në Strasburg të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i Partisë UKIP i cili njihet për pikëpamjet e tij kundër Bashkimit Evropian (BE) dhe migrantëve, Nigel Farage, në një deklaratë në lidhje me zhvillimet, theksoi se anëtarët PE-së nga UKIP janë transferuar në spitale pas përleshjes që ka ndodhur mes tyre në Strasburg të Francës ku po zhvillonin një takim.

Duke theksuar se gjendja shëndetësore e Woolfe është "serioze", Farage tha se "Ndihem thellësisht i pikëlluar nga humbja e ndjenjave dhe transferimi në spital i Steven Woolfe, nga mosmarrëveshja që ndodhi gjatë mbledhjes së anëtarëve të PE-së nga UKIP këtë mëngjes."

Njoftohet se 49-vjeçari Woolfe është dërguar në një spital në Strasburg.

The post Përleshje fizike mes anëtarëve britanikë të PE-së appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim në Stamboll, të paktën 10 të plagosur

Posted: 06 Oct 2016 10:30 AM PDT

Policia ka njoftuar se është duke kërkuar personin i cili dyshohet për shpërthimin që sot ndodhi në afërsi të stacionit policor në qarkun Bahcelievler të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se në kërkimin për personin e dyshuar policia ka përfshirë edhe helikopter. Policia është duke kërkuar edhe në autobusë dhe metro.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën dhjetë persona janë plagosur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në qarkun Bahcelievler.

Deri te shpërthimi i fuqishëm në lagjen Yenibosna erdhi sot rreth orës 15:50 sipas kohës lokale.

Shpërthimi shkaktoi dëm të madh material në automjetet dhe ndërtesat përreth, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe të shumta të policisë dhe ndihmës së shpejtë mjekësore.

Policia ka mbyllur për komunikacion në rrugët përreth ku ndodhi shpërthimi.

The post Shpërthim në Stamboll, të paktën 10 të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Azem Syla mbetet në paraburgim

Posted: 06 Oct 2016 09:49 AM PDT

Është refuzuar nga gjyqtarja e EULEX-it Jennifer Seal kërkesa për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi.

Lajmin për refuzimin e heqjes së paraburgimit për Sylën e kanë konfirmuar burime të KALLXO.com.

Kërkesën për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi e kishte bërë avokati i tij Tomë Gashi me pretendimin se dëshmitari i mbrojtur 2 ka mohuar ndikimin e tij nga Syla.

Gashi tha se ende nuk e ka marrë vendimin, ndërsa se nesër e kanë ftuar në gjykatë për ta marrë atë.

Kur e përfundoi dëshminë e tij dëshmitari i mbrojtur 2 më 29 shtator, Tomë Gashi tha për KALLXO.com se kanë përfunduar arsyet e mbajtjes në paraburgim të Sylës.

Sylës iu caktua paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 23 shtator, gjashtë ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi atij masën e paraqitjes në stacionin e policisë.

Azem Syla u kërkua në shtëpi, por nuk u gjet gjatë një aksioni të madh të Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës të zhvilluar më 27 prill. Dy ditë më vonë ai u dorëzua në polici.

Ditën kur u kërkua në shtëpi Syla, u arrestuan edhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq.

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë dhe Llapnasellë.

The post Azem Syla mbetet në paraburgim appeared first on Mesazhi.com.

Ky televizion transmeton ndeshjen Kosovë – Kroaci (FOTO)

Posted: 06 Oct 2016 09:08 AM PDT

Ndeshjen Kosovës – Kroaci, të gjithë ata të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Shkodrës, për ta përcjellur nga afër mund ta shohin në Radio Televizonin Publik të Kosovës (RTK).

Këta të fundit kanë njoftuar se ndeshja do të jetë drejtpërdrejt që do të nis me fillim nga ora 20:45.
rtk

The post Ky televizion transmeton ndeshjen Kosovë – Kroaci (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more