Mesazhi.com: “Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor” plus 9 more |
- Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor
- Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi: Kuvendi ishte legjitim, kishte ftesë edhe KQZ-ja
- Nehat Thaçi kthehet në Nish
- Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara
- Kinë, një person vret 19 njerëz pas grindjes me prindërit
- BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike
- Rreth 10 mijë persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri
- Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik
- Hoxhaj paralajmëron tri njohje të reja
- Zbardhet lista e Spanjës kundër Shqipërisë
Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor Posted: 30 Sep 2016 07:24 AM PDT 64 të persona në rastin "stenta" do të ulen në bankën e të akuzuarve më 21 tetor. Mantelbardhë e zyrtarë të lartë të institucioneve të shëndetësisë, ndaj të cilëve prokuroria ngrit dyshimet se rrezikuan jetë njerëzish, do të paraqiten së bashku në Gjykatën Themelore, në fund të javës së tretë të tetorit, raporton KTV. Megjithëse kreu i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, ka deklaruar se shumë shpejt pritet të mbahet seanca e parë për këtë rast, ai ka qenë i rezervuar kur është pyetur për datën. Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se seanca do të mbahet pas tri javësh. Këtë ia ka konfirmuar televizionit ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, i cili liroi edhe detyrën e ministrit të mjedisit, deri sa të përfundojë procesi si një prej të akuzuarve të kësaj lënde. "Po, e kam pranuar ftesën për të marrë pjesë në seancën e parë, ajo do të mbahet më 21 tetor në ora nëntë të mëngjesit", ka thënë Agani, përmes telefonit. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e avokatit të tij, përmes postës elektronike. "Ne si mbrojtës të z. Aganit kemi pranuar thirrjen për seancën. Sipas thirrjes për seancë, të cilën e kemi pranuar nga gjykata për rastin 'Stenta', seanca do të mbahet me datë 21.10.2016 në ora 09:00 në sallën numër 106", thuhet në përgjigje të zyrës së avokatit. Por numri i madh i të akuzuarve në këtë lëndë do të vështirësojë realizimin e mbajtjes së seancave. Kjo ka bërë që kreu i Gjykatës Themelore, Ibrahimi, të kërkojë nga prokuroria që aktakuza të ndahet. Por, zyrtarë të prokurorisë, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë bërë me dije për Kohavisionin se ndarja e aktakuzës mund të vendoset vetëm pas fillimit të seancave. Prokuroria e shtetit kishte ngritur aktakuzë për dhjetëra mjekë, kryesisht kardiologë e zyrtarë institucionesh, në rastin "stenta", në qershor të këtij viti, pas gati dy vjet hetimesh ndaj tyre. The post Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin "Stenta", më 21 tetor appeared first on Mesazhi.com. |
Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi: Kuvendi ishte legjitim, kishte ftesë edhe KQZ-ja Posted: 30 Sep 2016 07:21 AM PDT Të mërkurën, Partia e Drejtësisë ka mbajtur një Kuvend të jashtëzakonshëm, ku edhe është zgjedhur kryetari i ri, Sylejman Çerkezi. Në një prononcim për "Indeksonline", Çerkezi ka thënë se brenda partisë është kërkuar që të ketë reforma, andaj në mbledhjen e Këshillit Drejtues është vendosur për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm. Në Kuvend nuk ishte pjesëmarrës Ferid Agani, kurse sipas Çerkezit, ishin ftuar të gjithë anëtarët, derisa varej nga ta pastaj a kanë pasur dëshirë të marrin pjesë apo jo. Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave dhe se ftesa ka shkuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ai ka thënë se nga Partia e Drejtësisë ka mbi 150 delegatë që ishin larguar, kurse shumë degë që janë mbyllur. Tani, thotë Çerkezi, është duke u punuar që ata delegatë që janë të interesuar, të kthehen në parti, kurse degët tjera të hapen. Çerkezi ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha partitë, sepse përkundër rivalitetit politik, secili program partiak shkon në interesa të qytetarëve. Çerkezi ka shtuar se në Kuvendin e mbajtur të mërkurën kishin marrë pjesë 17 degë nga 24 sa ka në tërësi PD-ja. Sipas tij, secili që merr vesh nga politika, e di që kjo është e mjaftueshme për partinë. I pyetur se a e kishte liruar selinë Ferid Agani, ashtu siç i ishte kërkuar, Çerkezi është shprehur se "Nuk e di, nuk jam marrë me këtë punë, janë çështje teknike, kemi punë të tjera". The post Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi: Kuvendi ishte legjitim, kishte ftesë edhe KQZ-ja appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 30 Sep 2016 07:18 AM PDT Nehat Thaçi, drejtori i arrestuar i policisë është rikthyer përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti pritet të vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij. Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosur që çështjen e Nehat Thaçit ta rikthejë në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit. Sipas zëdhënësit të prokurorisë Vlladimir Stojanoviq vendimi është marrë sot dhe Thaçi është ridërguar në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbrëmjes të merret një vendim rreth masave ndaj tij. Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm. /kallxo.com/ The post Nehat Thaçi kthehet në Nish appeared first on Mesazhi.com. |
Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara Posted: 30 Sep 2016 07:15 AM PDT Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 3000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës. Gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganor kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinore. Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese: 1. Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litra 2. Automjet që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar. Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c 'rast i pandehuri është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga zyrtarët. Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganpre./Mesazhi.com/ The post Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara appeared first on Mesazhi.com. |
Kinë, një person vret 19 njerëz pas grindjes me prindërit Posted: 30 Sep 2016 05:31 AM PDT Yunnan, Kinë Një person ka vrarë 19 persona pas një grindje që pati me prindërit e tij për cështje të hollash. Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar policinë, tha se personi i idetifikuar si Yang Qingpei vrau nënën dhe babain e tij, e më pas edhe fqinjët e tyre, për të parandaluar “raportimin për krimin e tij”. Vrasja masive ndodhi në fshatin Yema, në provincën malore Yunnan. Një listën e emrave të viktimave që qarkullojnë në internet thuhet se 11 meshkuj dhe tetë femra, më e vjetra 72 vjec, ndërsa më e reja 3 vjec. /MESAZHI/
The post Kinë, një person vret 19 njerëz pas grindjes me prindërit appeared first on Mesazhi.com. |
BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike Posted: 30 Sep 2016 04:45 AM PDT Ministrat e bllokut 28-anëtarësh të BE-së kanë rënë dakord për të përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjes klimatike në Paris. Gjermania dhe Franca e kanë vërtetuar tashmë paktin, i cili bën thirrje për eliminimin e lëndëve djegëse fosile. Përmes një cicërrime në Twitter, Ministrja franceze e mjedisit Segolene Royal shkroi “Fitore”, duke aluduar në marrëveshjen e sapoarritur. Ajo më pas ka shtuar se Evropa kishte “kapur momentin në përgjigje të urgjencës klimatike.” Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk u shpreh i lumtur për dritën jeshile të dhënë nga ministrat e BE-së. The post BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike appeared first on Mesazhi.com. |
Rreth 10 mijë persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri Posted: 30 Sep 2016 04:03 AM PDT Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10.000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm “terroristët”. "Në shifrën e lartpërmendur përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë", sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të orgaizates terroriste ISIS dhe nga grupe të tjera rebele. Observatori akuzoi Rusinë se kohët e fundit ka kryer sulme me predha që përmbajnë termit, një përbërje alumin pluhur dhe oksid hekuri që mund të shkaktojë djegie. Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi. Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e saj, regjimin e Bashar al-Assad, për të luftuar grupet opozitare qe synojnë rrëzimin e tij. /MESAZHI/ The post Rreth 10 mijë persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik Posted: 30 Sep 2016 03:56 AM PDT Kryesia e Kuvendit së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare do të mlidhen ditën e hënë (03.10.2016). Duke filluar nga ora 11:00, si pika të rendit të ditës do të jenë edhe situata atkuale në veri sikurse dhe kodi telefonik. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, The post Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik appeared first on Mesazhi.com. |
Hoxhaj paralajmëron tri njohje të reja Posted: 30 Sep 2016 03:55 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije të premten se brenda këtij viti pavarësia e Kosovës do të njihet nga tri shtete. Konfirmimin për këtë ministri Hoxhaj e ka marrë gjatë takimeve që ka zhvilluar në New-York ku ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me ç'rast ka realizuar më shumë se 70 takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Hoxhaj ka theksuar se qëllimi i dytë gjatë pjesëmarrjes në punimet e asamblesë ka qenë zyrtarizimi i raporteve ndërshtetërore me disa nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën, me qëllim të avancimit të raporteve bilaterale. Duke theksuar se nënshkrimi i marrëveshjeve për marrëdhënie diplomatike është faza e dytë më e rëndësishme pas njohjes nga shtetet, pasi që pas nënshkrimit sigurohet vota për përkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ministri Hoxhaj e ka vlerësuar këtë proces kaptinë të re për një bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme. Por ka shtuar se "ideja që të anëtarësohemi nëpër organizata nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e sovranitetit por ka të bëjë edhe me ushtrimin e sovranitetit dhe pikërisht detyra jonë si MPJ është që ta ushtrojmë sovranitetin. Dhe ne mund ta ushtrojmë sovranitetin përmes organizatave, duke promovuar një politikë të jashtme që i përmbush kërkesat tona të brendshme". Fokusi i radhës, siç ka thënë ministri është Hoxhaj, gjatë takimeve në New York ka qenë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të shteteve partnere ka diskutuar edhe për avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe NATO-së dhe për bashkëpunimin me organizata të ndryshme multilaterale./ The post Hoxhaj paralajmëron tri njohje të reja appeared first on Mesazhi.com. |
Zbardhet lista e Spanjës kundër Shqipërisë Posted: 30 Sep 2016 03:52 AM PDT Spanja ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për "Kampionatin botëror 2018" kundër Italisë dhe Shqipërisë. Selektori i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për "Kampionatin botëror 2018" kundër Italisë dhe Shqipërisë. Shqipëria pret Spanjën në Shkodër më 9 tetor. The post Zbardhet lista e Spanjës kundër Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: