Skip to main content

Mesazhi.com: “Rritet në 842 numri i të vdekurve nga uragani Matthew” plus 9 more

Mesazhi.com: “Rritet në 842 numri i të vdekurve nga uragani Matthew” plus 9 more


Rritet në 842 numri i të vdekurve nga uragani Matthew

Posted: 07 Oct 2016 02:07 PM PDT

Rritet në 842 numri i të vdekurve në rajonet ku është efektiv uragani Matthew i cili ka mbërritur në brigjet e Floridas të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Uragani Matthew pas Kubës, Haitit dhe Republikës Dominikane ka mbërritur në juglindje të SHBA-së.

Pasi është cilësuar si “katastrofat më e madhe natyrore” e përjetuar pas tërmetit të vitit 2010 uragani Matthew ka qenë efektiv në madhësinë e kategorisë 4 në Haiti. Si pasojë e uraganit kanë humbur jetën 842 persona në Kubë, Haiti dhe Republikën Dominikane, ndërsa bëhet e ditur se numri më i madh i viktimave është shkaktuar në Haiti ku kanë humbur jetën 500 persona.

Në një deklaratë nga Zyra Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmave Humanitare (OCHA) theksohet se nga 11 milionë banorë të Haitit janë ndikuar nga uragani aftësisht gjysma e popullatës.

Uragani i cili para se të mbërrinte në SHBA shkaktoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Florida, Karolinën Jugore, Karolinën Veriore dhe në Georgia, ai goditi bregdetin juglindorë të SHBA-së ditën e premte në mëngjes. Në SHBA u vendos evakuimi në zona të sigurta i 3 milionë banorëve, si dhe bëhet e ditur se mbi 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të uraganit.

Prefekti i Floridas, Rick Scott, në paralajmërimet e bëra për popullatën ka theksuar se ata që nuk e marrin parasysh thirrjen e autoriteteve mund të përballen me vdekjen. Ndër të tjera Scott ka bërë të ditur se kanë vendosur për evakuimin e 1 milionë e 500 mijë personave si dhe ka vënë në dukje se 22.000 persona në rajon ndodhen në strehimore (bunkerë).

The post Rritet në 842 numri i të vdekurve nga uragani Matthew appeared first on Mesazhi.com.

Projektligji për Trepçën kalon në leximin e parë

Posted: 07 Oct 2016 10:39 AM PDT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar parimisht pro Projektligjit të Trepçës.

Projektligji për Trepçën ka kaluar në leximin e parë, me 82 vota për, nga 94 deputetë sa ishin në sallë. 12 deputetë kanë abstenuar, kurse asnjë votë nuk ka qenë kundër.

Projektligji shkon në Komision për amanandamentim.

Kryekuvendari Kadri Veseli tha se ngarkohen Komisionet që ta shqyrtojnë projektligjin dhe i njëjti të vije në një seancë të re sonte nga 20:30, për lexim të dytë. /

The post Projektligji për Trepçën kalon në leximin e parë appeared first on Mesazhi.com.

Delawie ka një mesazh për liderët kosovarë (Video)

Posted: 07 Oct 2016 09:49 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me një video mesazh i është drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të vendit tonë, duke i inkurajuar për një të ardhme më të mirë, njofton Klan Kosova.

Ky është fjalimi i tij:

Mirëdita, Dobar Dan, Hello për të gjithë ju anembanë Kosovës.

Vera ka kaluar dhe kemi hyrë në vjeshtë, ndërsa ne ende jemi duke folur për çështje të njëjta të pazgjidhura, në vend se të bëjmë progres dhe të krijojmë ndryshime pozitive.

Këtyre ditëve zor se mund të shikohet televizioni pa dëgjuar akuzime rreth asaj se kush e ka gabim, kush është tradhtar i vendit, ose madje edhe më keq.

Në qeveri kemi parë liderë që janë të fokusuar më shumë në atë se për çfarë janë kundër në vend të asaj që e mbështesin. Edhe në shtyp, edhe nëpër rrugë kemi parë tensione etnike dhe rreth religjionit, një prirje e dekurajuar, kontrast i mprehtë i mikpritjes, mirësisë dhe tolerancës për çka Kosova është e njohur.

Unë besoj që Kosova meriton më shumë, unë besoj në një të ardhme më të ndritur për Kosovën, një të ardhme me rritje ekonomike dhe prosperitet, me një demokraci stabile dhe funksionale, që i përket qytetarëve dhe taksapaguesve.

Kosova multietnike, e hapur dhe e pavarur, në paqe me fqinjët e saj. Unë besoj se e ardhmja e ndritur vjen nga mesazhet progresive, dhe jo nga agjendat negative të mbushura me ulërima.

Unë besoj se historia nuk është krijuar nga ata që kritikojnë më mirë, por është e krijuar nja njerëz me zgjidhjet pozitive, nga njerëz që tentojnë t'i zgjidhin problemet, dhe jo t'i krijojnë ato.

Nuk është e mjaftuar vetëm të flitet. Duhet të punojmë dhe duhet të kërkojmë veprime.

Para se sezoni të ndryshohet sërish, nga vjeshta në dimër, le të bëhemi së bashku për të gjetur disa zgjidhje, të vazhdojmë tutje, dhe ta krijojmë atë të ardhme më të ndritur.

The post Delawie ka një mesazh për liderët kosovarë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Grabitet me armë BKT-ja në Prishtinë

Posted: 07 Oct 2016 09:31 AM PDT

Një person rreth moshës 25-26 vjeçare ka hyrë i armatosur në ambientet e Bankës Kombëtare Tregtare në Qendër të Prishtinës, dhe ka kërcënuar stafin e pranishëm.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës, ka thënë se Policia ka marrë një informacion për grabitje në Bankën Kombëtare Tregtare.

Hoxha tha se nuk ka pasur të lënduar dhe personi i dyshuar për grabitje ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe Policia është duke u marrë me rastin.

The post Grabitet me armë BKT-ja në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.

Limaj: Projektligji për Trepçën duhet miratuar

Posted: 07 Oct 2016 08:18 AM PDT

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Projektligji për Trepcën meriton mbështetjen e deputëtëve të Kuvendit të Kosovës në lexim të parë.

Ai ka përmendur projektligjin paraprak, i cili ka thënë se u ndalua nga opozita për shkak se i pamundësonte Kosovës pronësinë mbi Trepcën.

The post Limaj: Projektligji për Trepçën duhet miratuar appeared first on Mesazhi.com.

Ymeri: Ligji kushtëzon privatizimin e Trepçës

Posted: 07 Oct 2016 08:01 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke folur rreth projektligjit për Trepçën fillimisht ka folur për rëndësinë e saj në ekonominë e Kosovës, në të kaluarën.

"Ky kompleks industrial ka pas për qëllim që resurset jo vetëm të fisnikërohen por edhe të përpunohen në produktet finale. Që këto produkte të mbeten në Kosovë dhe të përfitojë Kosova. Në atë kohë Trepça i ka pasur rreth 20 mijë të punësuar, nëpër forma të ndryshme".

Sipas tij, e ardhmja e Trepçës (sipas projektligjit) është për ta shitur atë pjesë-pjesë.

"Sikur hajni që vjedh veturën dhe e shet pjesë-pjesë", ka vlerësuar Ymeri.

Për këtë sipas tij, po kërkohet që të bëhet edhe miratimi shpejt e shpejt.

"Ta miratojmë sot shpejt e shpejt në lexim të parë dhe në të dytin dhe pastaj ta shesim atë. Ky është qëndrimi i Qeverisë karshi Trepçës. Nuk po them që ka me u shit nesër, por shumë shpejt. Sepse ligji e kushtëzon privatizimin e saj", ka thënë ndër tjerash Visar Ymeri.

The post Ymeri: Ligji kushtëzon privatizimin e Trepçës appeared first on Mesazhi.com.

Beqiri: Projektligji për Trepçën të mos na ndajë në etni dhe parti

Posted: 07 Oct 2016 07:59 AM PDT

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se projektligji për Trepçën simbolizon shumë çka për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Sipas tij, ky projektligj është ngjarje e veçantë për qytetarët e Kosovës, veçmas për punëtorët e Trepçës, të cilët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

"Nuk ka se si mos t'i gëzohemi faktit që Trepça po bëhet me ligj i cili realizon një të dejtë të tyre dhe po bëhet zgjidhje e zgjidhjes së ankthit dhe problemit për të ardhmen e tyre si punëtorë. Vota për këtë projektligj nuk duhet me nda as në etni as në parti. Unë dua të besoj që vota për projektligjin do të jetë votë e fuqishme", tha ai.

The post Beqiri: Projektligji për Trepçën të mos na ndajë në etni dhe parti appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa prezanton projektligjin për Trepçën, e quan jetik

Posted: 07 Oct 2016 07:50 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka prezantuar para deputetëve projektligjin e ri për Trepçën.

Mustafa e ka konsideruar këtë projektligj si jetik për Trepçën, duke shtuar se ligji përcakton qartë se resurset minerare janë të Trepçës.

"Para jush të paraqes për shqyrtim dhe miratim projektligjin për Trepçën. Është i rëndësisë së veçantë për Kosovës sepse Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit të Kosovës. Me këtë projektligj synojmë ta hapin të ardhmen e Kosovës e asesi të kthehemi prapa. Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Kosovës dhe në këtë ligj prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Trepçës", ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Trepça do të jetë shoqëri aksionare, me 80 për qind të Qeverisë dhe 20 për qind të punëtorëve.

"Trepça sipas këtij ligji do të organizohet si shoqëri aksionare me 80 për qind dhe 20 për qind aksione të punonjësve të Trepçës. Organizimi i tillë jam i bindur se nxit konkurrencë dhe kjo është një zgjidhje që ka treguar rezultat në vendet tjera", ka thënë Mustafa për deputetëve.

The post Mustafa prezanton projektligjin për Trepçën, e quan jetik appeared first on Mesazhi.com.

Lëvizja Vetëvendosjes dhe Lista Serbe, kundër projektligjit për Trepçën

Posted: 07 Oct 2016 07:42 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosjes dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, që projektligji për Trepçën të jetë pikë e rendit e vetme e rendit të ditës dhe që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në dy leximet.

Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nuk e kupton nxitim e LDK-së dhe as nuk patë ndonjë sqarim.

Ai ka thënë se ata kanë vërejtje dhe sugjerime për këtë projektligj dhe një gjë e till me tropizmin e Beqirit nuk është e mundur të ndodh.

Po ashtu edhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe ka thënë se është kudër këtij propozimi.

Ai ka thënë se projktligji për Trepçën duhet të largohet sot krejtësisht nga rendi i ditës.

Pas hedhjes në votim, propozimi i Beqirit ka marrë votat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës, por jo edhe të VV-së, te cilët nuk kanë votuar fare.

The post Lëvizja Vetëvendosjes dhe Lista Serbe, kundër projektligjit për Trepçën appeared first on Mesazhi.com.

Pamjet që dëshmojnë shkatërrimin e Alepos (Foto)

Posted: 07 Oct 2016 06:23 AM PDT

Pamjet e filmuara nga ekipet e AA-së me Dron paraqesin rrënimin në lagjen Tarık el-Bab të qytetit e cila që nga 22 korrik 2012 kur Ushtria e Lirë Siriane hyri në Halep e deri tani ka qenë objekt i sulmeve të rënda.

Filmohen nga ajri shkatërrimet në Halep, në veri të Sirisë i cili që prej 4 vitesh është objektiv i sulmeve të rënda të regjimit të Bashar Asadit dhe që prej një viti objektiv i sulmeve të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pamjet e filmuara nga ekipet e AA-së me mjet pa pilot (dron) paraqesin rrënimin në lagjen Tarık el-Bab të qytetit e cila që nga 22 korrik 2012 kur Ushtria e Lirë Siriane hyri në Halep e deri tani ka qenë objekt i sulmeve të rënda.

Në pamje ndodhen edhe disa njerëz të cilët nuk kanë braktisur shtëpitë e tyre pavarësisht të gjitha sulmeve në lagjen Tarik el-Bab ku disa zona janë rrënuar tërësisht.

Nga pamjet ku vërehen edhe fëmijë që lozin nën rrënojat e shtëpive të shembura nga sulmet e regjimit, automjete nëpër rrugë dhe fëmijë që luajnë me biçikleta, vërehet qartë se në lagje nuk ka mbetur as edhe një ndërtesë e pa prekur nga bombardimet.

87r56432a

The post Pamjet që dëshmojnë shkatërrimin e Alepos (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more