Skip to main content

Mesazhi.com: “Qerbelaja e kohës bashkëkohore” plus 9 more

Mesazhi.com: “Qerbelaja e kohës bashkëkohore” plus 9 more


Qerbelaja e kohës bashkëkohore

Posted: 12 Oct 2016 10:16 AM PDT

Shkruan: Abdullah Klinaku

Kerbela është një qytet në Irak, që te ne përmes shkrimeve dhe poezive njihet si Qerbela. Është vendi, ku ra dëshmor imam Husejni, si rezultat i fitnes së kohës mes myslimanëve. Imam Husejni r.a. është djali i Aliut r.a. dhe i Fatimes, vajzës së Pejgamberit s.a.s. Imam Husejni është vogëlushi për të cilin Pejgamberi s.a.s, edhe namazin kur e falte ja përshtatke rahatisë së tij dhe vëllait të tij Hasanit. Imam Husejni jetoi pesë vite me Pejgamberin s.a.s., deri sa vdiq Pejgamberi a.s dhe është përgëzuar si zotëri i xhenetlive. Sprova që ndodhi në kohën e imam e Husejnit, është sprovë që në fakt i përcjell myslimanët deri në kiamet. Sot përderisa jemi në muajin Muharrem të Hixhretit, nuk kam kapacitet profesional të gjykoj rrjedhën historike të Qerbelasë, madje për këtë ngjarje na mjafton fjala e të parëve tonë, që "përderisa shpatat tona kanë qenë larg kësaj ngjarje, të jenë larg edhe gjuhët tona". Megjithatë këto ditë duke parë realitetin që po jetojmë si mysliman, Qerbelan e kemi një skenë të përsëritur herë pas here në mesin tonë. Qerbelaja nuk është fatkeqësisht vetëm një ngjarje e dimensionit historik por një përsëritje prej së cilës vuajnë myslimanët herë pas here. Ajo rikthehet te ne, përmes;

– paragjykimeve mes vete si zakonshmëri,
– përmes verbërimit pas pushtetit si qëllim,
– përmes përçarjeve si metodë dhe
– përmes dorës së fshehtë si rrezik permanent.

Paragjykimi është shndërruar në zakonshmëri madje për disa në virtyt e për disa aftësi. Paragjykimi ishte edhe pikënisja e luftës së Qerbelasë. Edhe sot grupet fetare përçahen për shkak të paragjykimit. Ideja e disa fetarëve që leximi i librave apo dëgjimi i ndonjë dijetari apo mendimtari nga grupi tjetër i fetarëve buron ekskluzivisht prej paragjykimit për grupin tjetër. Paragjykimi na ka sjellë në nivelin e ndarjes në "librat tonë e librat tuaja", "dijetarët tonë e dijetarët tuaj", "fetvat tona e fetvat e juaja", "paria jonë e paria e juaj", thjeshtë na ka sjellë te taborret "ne dhe ju". Paragjykimi në fakt është sëmundje, por kjo zakonshmëria e ka kthyer në diçka normale, fatkeqësisht. Zoti i Madhërishëm na e trajton paragjykimin si asgjë karshi të vërtetës, ndërsa ne prapë veprojmë me paragjykimin sikurse e vërteta mos të ishte asgjë karshi paragjykimit. Zoti në Kur'an thotë "ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës" ( En-Nexhm 28). Madje si rezultat i këtij paragjykimi, sunitët nuk mund ta shprehin as dashurinë që meriton imam Husejni, sepse ky paragjykim që tashmë na është bërë zakonshmëri mund të nxjerr pa pritur në brigjet e shiizmit nga ata që paragjykimin e kanë mbjell në shpirtrat dhe mendjet e tyre.

Pushteti është instrument i popullit përmes së cilit ai i realizon të drejtat e veta. Në kushte normale edhe politikanët pushtetin e shohin si mundësi për ti shërbyer popullit dhe vendit të vet. Rreziku shfaqet atëherë kur pushteti për politikanët shndërrohet në qëllim e për popullin në aparat të dhunës që shfrytëzohet kundër tij. Pushteti për politikanët e vendeve arabe u dëshmua që është qëllim, madje ekzistencë. Politikanët e tillë që me çdo kusht synuan ruajtjen e pushtetit u bënë shkaktar që popujt të çohen në revolucione. Ky ambient politiko-dikatorial e solli të ashtuquajturën "pranvera arabe" e që në fakt më shumë po i ngjet një dimri prej të cilit pranvera duket shumë më larg se sa që është menduar. Verbëria për ta ruajtur pushtetin përfundoi me qindra mijëra viktima në Libi, Egjipt e Siri. Sipas disa të dhënave, pushteti sirian për ta ruajtur çmendin për pushtet e pozitë sot i ka shndërruar 6 milion sirian në refugjatë, gati gjysmë milioni fëmijë, gra, pleq e të tjerë të vrarë. Çmendia për pushtet sot po shkakton Çerbela çdo ditë e çdo vit në mesin e myslimanëve.

Përçarja është një bela e kobshme dhe e përditshme që godet myslimanët. Fillimisht përçarja jo racionale mes mendimtarëve, grupeve xhematore, grupacioneve politike e deri mes shteteve. Përçarja përcjellë edhe çdo përpjekje të mundshme për ndryshim. Presidenti Mursi, u përmbys nga pushteti i zgjedhur në mënyrë demokratike, e i cili ishte shpresë dhe ndryshim për popullin egjiptian. E përmbysjen e tij përveç që e orkestruan shërbimet e ndryshme kontribut të madh në përmbysjen e tij dhanë edhe lëvizje fetare e politike në Egjipt. Fundja në një paralele krahasimore, si rezultat i përçarjes presidenti Mursi, ishte njëfarë përsëritje "husejnijane" dhe viktimë e mashtrimit. Turqisë, në mesin e rritjes dhe zhvillimit, i plas sherri i përçarjes brenda grupeve të veta. Përçarje që e dridhi në masë të madhe Turqinë e që sot në fakt Turqia prej një shteti aktiv dhe iniciativë-marrës është shndërruar po thuajse në një vend që merret me veten dhe stabilitetin e brendshëm. Përçarja mes myslimanëve, e ka lënë Sirinë në fatin e përgjakshmërisë, Egjiptin në duart e diktaturës, Libinë nën këmbët e zullumit e shumë vende të tjera pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo përçarje sot po e përsërit Qerbelanë në Halep të Sirisë, për të cilin dijetari Kardavi, haptasi deklarojë se "Nuk është e drejtë që bota islame të qëndrojë e ndarë ndërkohë që para vetes të ketë Halepin, qytetin i cili u shkatërrua në mënyrë shtazarake".

Dora e zezë, që prej kohës së Pejgamberit s.a.s, udhëheqësve të drejtë e deri të Qerbelaja e më tutje ishte ajo që orkestroi shpesh herë fatin e zi të myslimanëve. Kjo dorë e zezë, le të jetë masoneria, injoranca jonë apo kush do tjetër nuk është edhe shumë e rëndësishme por që po na e sjell në çdo kohë nga një Qerbela është fakt i pa mohueshëm. Bosnja dhe Hercegovina një shtet me shumicë myslimane u ndërtua dhe u formua në atë formë që funksionaliteti i saj si shtet vihet në dyshim çdo ditë. Kosova, u rehatua, u ndërtua shtet por me plotë bomba të kurdisura që Serbia mund ti shkrep në çdo çast për ta shndërruar Kosovën në një vend të pa sigurt. Këto dy shtete në Ballkan me shumicën myslimane, u bënë shtete por nuk u bënë plotësisht funksionale, e kjo sigurisht që nuk është e rastësishme. Madje, funksionalitetin e tyre e vejnë në dyshim edhe vet mendimtarët perëndimor siç është Francis Fukuyama. Kjo dorë e zezë, Irakun synon ta ndaj edhe zyrtarisht në tre shtete. Sudani në fakt tashmë i ndarë në dy shtete. Sipas disa burimeve të një gjykate në Egjipt të publikuar në vitin 2012 edhe Egjipti është synuar të ndahet në tre pjesë. Ndarja në rast të përfundimit të luftës e pret edhe Sirinë. Palestina që nga mesi i shekullit të kaluar e okupuar, madje edhe ato pjesë që sot “administrohen” nga Arabët e që janë Bregu Perëndimore dhe Gaza, edhe këto të ndara dhe të pa pajtuara Ky rrezik, në fakt ky projekt planë nuk e kursen as Arabinë Saudite e as Turqinë, duke e synuar Kurdistanin. Çdo shtet me shumicë islame sot i ekspozohet rreziku me një "qerbela".

Qerbelaja si një ditë e rëndë që goditi besimtarët fatkeqësisht është një ditë që shpesh herë i tregon dhëmbët e saj te umeti islam. Stuhia e rërës që goditi imam Husejnin para vrasjes, sot po godet umetin islam. Përderisa stuhia e rërës dhe breshëri i shtizave imam Husejnin e përcollën në Përjetësi, stuhia e sotshme dhe sprovat e mëdha që e kanë goditur umetin, duhet të jenë mundësi e ringritjes së tij intelektuale, metodike dhe funksionale.

Abdullah Klinaku

The post Qerbelaja e kohës bashkëkohore appeared first on Mesazhi.com.

Arbitrazhi i Parisit refuzon padinë e MPB-së për pasaportat

Posted: 12 Oct 2016 09:07 AM PDT

Padia e avokatëve që përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë austriake OeSD, e që kontestonte juridiksionin e Arbitrazhit, është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Me këtë hap, kompania austriake nuk ka më asnjë pengesë ligjore për të kërkuar njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, që taksapaguesve të Kosovës do t'u kushtojë më shumë se 5 milionë euro.

Pasi MPB në mënyrë të njëanshme kishte shkëputur kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD, kjo e fundit i ishte drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Paris.

Pasi Arbitrazhi kishte konstatuar se është kompetente për të vendosur lidhur me këtë rast, pala kosovare e pakënaqur i ishte drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës për të kontestuar juridiksionin në nëntor të vitit 2014.

Dy vite më pas, më 6 tetor të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të refuzojë këtë padi duke u thirrur në mungesë të juridiksionit.

"Konstatohet se Gjykata e Kosovës nuk është kompetente për të vendosur në padinë e paditësit Republika e Kosovës – Ministria e Punëve të Brendshme kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, me seli në Paris, Republika e Francës , dhe Osterreichische Staatsdruckerei – GmbH, me seli në Vjenë, Republika e Austrisë, me të cilën është kërkuar anulimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICA) në Paris", thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës për KALLXO.com

Ky aktvendim është marrë me datë 6 tetor 2016.

"Hedhet padia për shkak të mungesës së kompetencës së gjykatës së vendit për shqyrtim dhe vendosje në padinë për anulimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris", thuhet më tej në aktvendimin e Gjykatës.

Po ashtu, në përgjigjen e saj, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se palët janë njoftuar për këtë aktvendim.

KALLXO.com ka kontaktuar lidhur me këtë aktvendim edhe avokatin që përfaqësoi Kosovën në Arbitrazhin e Parisit, Gazmend Nushi, po ai ka thënë se ende nuk është në dijeni se është vendosur ky rast.

Një detaj interesant është se KALLXO.com më 27 shtator të këtij viti i ka dërguar pyetje Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me fatin e padisë së MPB-së të dorëzuar më 6 nëntor 2014.

Në përgjigjen e kthyer më 3 tetor 2016, Gjykata njofton se "lënda i është ndarë në punë gjykatësit".

Në të njëjtën ditë, KALLXO.com ka kërkuar sqarime shtesë për këtë çështje dhe në përgjigjen e kthyer dje, Gjykata Themelore e Prishtinës njofton se "më 6 tetor 2016 padia e MPB-së me aktvendim është hedhur poshtë".

Historiku i skandalit të pasaportave

Gjithçka nisi më 5 nëntor 2010 kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi një njoftim për kontratë në lidhje me furnizimin me pasaporta biometrike.

Tenderi kryesor u hap në shkurt të vitit 2011 dhe në maj të të njëjtit vit OeSD-ja u njoftua se kishte fituar tenderin.

Tenderi për prodhimin e pasaportave biometrike të kosovarëve, me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor të vitit 2011.

Në fillim dukej si një nga qindra tenderë të tjerë që i japin institucionet për kompanitë e vendit dhe të huaja, por shumë shpejt u kthye në skandal që krijoi një lëmsh në Qeveri e gjykatë.

Ishte paraparë të ishte njëri ndër hapat kryesorë që do të plotësonte kërkesën e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, por doli të jetë një nga skandalet më të mëdha dhe më të përfolura në Kosovën e pasluftës dhe vetëm liberalizimit të vizave nuk i kontribuoi.

Krahas procesit civil, të cilin Kosova e humbi në Arbitrazh, lidhur me këtë rast është mbajtur edhe një proces gjyqësor, i cili ka përfunduar në shkallë të parë në dhjetor të vitit 2014.

Si pjesë e këtij procesi, Natali Velija ishte dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale: krim i organizuar, pastrim i parave dhe mashtrim, ndërsa më pas ky dënim nga Gjykata e Apelit i ishte ulur në 8 vjet burgim për dy vepra penale – mashtrim dhe pastrim i parave.

Edhe të akuzuarit tjetër Fisnik Blakaj, i cili fillimisht ishte dënuar me 11 vjet burg i është zbutur dënimi nga Gjykata e Apelit. Tani, ai do të vuajë 6 vjet burg për veprën penale të pastrimit të parave.

Dënimet për veprën penale të pastrimit të parave u janë zbutur edhe të dënuarve të tjerë, Betim Blakajt, Ergyn Doganit, Imer Fazlisë dhe Nazmi Thaqit.

Nazmi Thaqi dhe Betim Blakaj janë dënuar me nga një vit burgim, ndërsa Imer Fazlija me dy vjet, e Ergyn Dogani me pesë vjet burgim.

Jakup Blakqori dhe Sefedin Shala u shfajësuan nga vepra penale për të cilën akuzoheshin – pranim i mallrave të vjedhura.

Përkundër se në krejt këtë proces autoriteti kontraktues që inicioi, zhvilloi, mbikëqyri (ose të paktën do të duhej ta mbikëqyrte) tërë procesin e realizimit të këtij projekti dhe në fund shkëputi kontratën e cila qytetarëve të Kosovës do t'u kushtojë për 5 milionë euro më shumë, asnjë zyrtar i Ministrisë nuk është gjykuar deri më tani./KALLXO.com/

The post Arbitrazhi i Parisit refuzon padinë e MPB-së për pasaportat appeared first on Mesazhi.com.

“TIKA” Turke ndihmon arsimin në Gjilan

Posted: 12 Oct 2016 08:47 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e shtetit turk në disa fusha për Gjilanin, njofton kumtesa komunale.

Në takim, Haziri ka folur për frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës me të gjitha komunitetet në Gjilan, duke thënë se bashkëpunimi mes vete duhet vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

Ai vlerësoi lartë prezencën turke që është në Gjilan është në tri nivele: atë diplomatik, ushtarak dhe ai i mbështetjes financiare në disa fusha përmes agjencionit shtetëror "Tika".

Haziri ka pritur edhe një delegacion nga Turqia, përkatësisht Ismail Haxhi Hasan Oglu, zyrtar për investime në Ministrinë e Arsimit të Turqisë dhe drejtorin e Arsimit në Komunën Osmangazi, Gyrhan Qokgezer, të cilët i ka falënderuar për donacionet e ofruara për disa shkolla të Gjilanit, që janë një sasi e konsiderueshme të projektorëve, tabela të mençura dhe pako me libra për dy shkolla.

The post “TIKA” Turke ndihmon arsimin në Gjilan appeared first on Mesazhi.com.

Letrat e vonuara të Thaçit për ndriçimin e krimeve

Posted: 12 Oct 2016 08:43 AM PDT

Letrat që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u drejtoi Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, po shihen në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Në njërën anë, letrat e hapura të Thaçit – me kërkesën që të zbardhen krimet e kryera gjatë dhe pas periudhës së luftës – po shihen si ndërhyrje në çështje të drejtësisë. Nga ana tjetër, këto letra, nga përfaqësues tjerë të shoqërisë civile, po shihen edhe si shprehje e vullnetit politik në favor të zbardhjes së krimeve të pa ndriçuara për 17 vite.

Por, e përbashkëta në vlerësimet e tyre është se Thaçi, sikurse edhe pjesa tjetër e lidershipit të Kosovës, po e shprehin këtë vullnet me vonesë të madhe.

Bekim Blakaj, nga Fondi i të Drejtës Humanitare në Prishtinë, thotë se mandati i presidentit i lejon atij që të shpreh vullnetin politik në lidhje me zbardhjen e rasteve të tilla. Nisma e Thaçit, sipas tij, duhet përshëndetur, ndërkaq puna u mbetet organeve të drejtësisë. Por, marrë parasysh periudhën kohore kur kanë ndodhur këto krime, Blakaj thotë se nuk mund të pritet që drejtësia të vendoset për të gjithë ata që e presin atë.

"Duke marrë parasysh gjithëpërfshirjen e krimeve që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës dhe numrin e madh të viktimave që kanë pësuar nga këto krime, mendoj që nuk mund të presim që të gjitha viktimat, familjet e viktimave, ta realizojnë të drejtën e tyre në drejtësi".

"Mirëpo, rritja e numrit të proceseve gjyqësore do të ishte pozitive. Tek e fundit, një numër i caktuar i viktimave do ta shihnin drejtësinë", thotë Blakaj.

Ndërkohë, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se Thaçi me letrat e tij, në njëfarë mënyre, ka bërë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, liderët politik në Kosovë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe tani edhe thirrjet e tyre, siç është rasti me Thaçin, mund të duken jo vetëm të vona, por edhe jo të sinqerta.

"Për 17 vite nuk kanë bërë asgjë për të forcuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, për t'i ngritur kapacitetet në prokurori dhe gjykatë, në mënyrë që më pastaj këto institucione që janë të thirrura me ligj t'i kryejnë funksionet e tyre".

"Andaj, këtë më shumë e shohim si përpjekje, por jo edhe një vullnet që është i sinqertë apo me të vërtete kanë interes për t'i zbardhur këto raste", thotë Miftaraj.

Ngjashëm me Blakajn, edhe Miftaraj rikujton se për shumë krime do të jetë vështirë të punohet në ndriçimin e tyre, marrë parasysh kohën kur kanë ndodhur.

"Tash, pas 17 viteve, do të jetë vështirë në radhë të parë që të gjinden dëshmitarët, të gjinden prova të cilat do të mund të rezultonin me ndjekje penale të suksesshme. Po ashtu, dëshmitarët është e mundur që të mos e kenë më kujtesën si në kohën kur vepra të caktuara penale janë kryer", thotë Miftaraj.

Letrat e Thaçit, sipas Miftarajt, mund të mbesin nëpër sirtare, duke u harruar pas një kohe.

Zbardhja e krimeve gjatë periudhës së luftës pritet të jetë një nga qëllimet kryesore edhe të Gjykatës Speciale apo Dhomës së Veçantë, që është krijuar për hetimin e krimeve të supozuara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serb.

Por, rastet e cekura në letrat e Thaçit, sipas Bekim Balajt, nuk janë të njëjtat me ato që pritet t'i trajtojë Gjykata Speciale.

"Mendoj që shumica e krimeve që janë potencuar në letrat të cilat i ka dërguar presidenti te Prokuroria e Shtetit nuk janë në mandatin e Dhomës së Specializuar, e cila është krijuar dhe pritet që së shpejti të fillojë me procese gjyqësore".

"Kështu mendoj se nuk kemi të bëjmë me një lloj përzierje dhe mendoj që gjyqësori vendor nuk guxon në asnjë mënyrë që të bazohet në punën e një gjykate e cila edhe ashtu është e përkohshme", thekson Blakaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka drejtuar katër letra Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes së cilave ai kërkon angazhimin e tyre për zbardhjen e krimeve gjatë kohës së luftës dhe atyre të pasluftës.

Thaçi ka thënë se arsyeja e dërgimit të letrave në adresë të institucioneve të drejtësisë ka si qëllim inkurajimin e tyre që t'i adresojnë shumë raste të cilat i shqetësojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me vite. Rastet që përmenden në letrat e Thaçit ndërlidhen me krime të kryera si ndaj shqiptarëve, ashtu edhe serbëve dhe komuniteteve tjera.

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka konfirmuar se i ka pranuar letrat dhe është zotuar se po punohet që rastet të marrin trajtimin e duhur nga ana e drejtësisë. (REL)

The post Letrat e vonuara të Thaçit për ndriçimin e krimeve appeared first on Mesazhi.com.

Trepça ’89 ndal Prishtinën, Llapi vazhdon me fitore

Posted: 12 Oct 2016 08:22 AM PDT

Ka përfunduar edhe xhiroja e tetë në "Vala Superligën e Kosovës në futboll". Këtë të mërkurë janë zhvilluar pesë ndeshje, rezultatet e së cilave kanë ndryshuar edhe kreun e tabelës.

Prishtina që ishte lider deri tani u ndal baras 0 me 0 me Drenicën dhe rastin e shfrytëzoi Trepça '89 që mposhti Hajvalinë me rezultat 1 me 0 për të kaluar në pozitën e parë në tabelë.

'89-shi tani ka 21 pikë në tabelë, një më shumë se Prishtina që mbetet e dyta në tabelë.

Në të njëjtën kohë u zhvilluan edhe tri ndeshje që përfunduan me këto rezultate:

Ferizaj – Trepça 2:2
Besa – Liria 2:0
Gjilani – Llapi 0:1

The post Trepça '89 ndal Prishtinën, Llapi vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Qeveria përkrah kompanitë që eksportojnë shërbime jashtë vendit

Posted: 12 Oct 2016 08:10 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot kompaninë e teknologjisë informative "3CIS".

Ai vlerësoi lartë sukseset e kompanisë në tregun ndërkombëtar lidhur me punën, rezultatet e deritashme dhe projektet e tyre në të ardhmen.

Mustafa ofroi përkrahjen e Qeverisë për kompaninë e cila ka mbi 100 të rinj profesionistë të përsosur në punën e vet, të cilët kryejnë operime në mbarë globin.

"E gjitha puna e kompanisë "3CIS" është punë e eksportit, të gjitha shërbimet eksportohen në botën e jashtme dhe gjitha ato janë të themi eksporte të pastra. Është firmë e cila ka treguar rezultatet më të mira në këtë fushë. Unë kam ardhur sot që t'ju shpreh respektin e Qeverisë për punën shumë të mirë dhe shumë të suksesshme që kanë bërë, t'ju shpreh po ashtu përkrahjen për të gjitha kërkesat e tyre dhe problemet e tyre me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen në mënyrë që ato t'i tejkalojnë", tha kryeministri.

Ai tha se Kosova ka shumë të rinj, të cilët janë të interesuar për fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.

The post Mustafa: Qeveria përkrah kompanitë që eksportojnë shërbime jashtë vendit appeared first on Mesazhi.com.

Miratohet Ligji që i mbron lajmet 12 orë nga riprodhimi

Posted: 12 Oct 2016 08:09 AM PDT

Kosova dje ka miratuar plotësim ndryshimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Përmes këtij plotësim-ndryshimi të këtij ligji është bërë edhe rregullimi i të drejtave autoriale në raportet gazetareske, transmeton "Zeri.info"

Projektligji nr.05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, rregullon të drejtën e veprave të autorit dhe të drejtave të përafërta, të drejtën e huazimit publik, të drejtën e përdorimit të veprave nga ana e librarive publike, të drejtën e përdorimit të artikujve të publikuar nga shtypi, dhe përdorimin e veprave që mbrohen me të drejtën e autorit me qëllim të informimit të publikut.

Për zbatimin e këtij ligji kompetente është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me amandamentin e 2-të të këtij projektligji tani është rregulluar edhe mbrojtja e lajmeve të ditës dhe riprodhimit të tyre. Ky amendament saktëson se në lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të mediave mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë (12) orë nga publikimi i tyre.

The post Miratohet Ligji që i mbron lajmet 12 orë nga riprodhimi appeared first on Mesazhi.com.

Kandidati për president të Austrisë kërcënohet me vdekje nga djathtistët

Posted: 12 Oct 2016 06:46 AM PDT

Kandidatit për president të Austrisë nga Partia e Gjelbër, Alexander Van der Bellen do t’i ofrohet mbrojtje pas kërcënimeve me vdekje nga ekstremistët e djathtë.

Kandidatit për president të Austrisë nga Partia e Gjelbër, Alexander Van der Bellen do t’i ofrohet mbrojtje pas kërcënimeve me vdekje nga të ekstremistët e djathtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Kurier” mësohet se një person i krahut të djathtë ektrem ka kërcënuar me jetë Van der Bellen nga llogaria e medias sociale dhe pas kësaj Ministria e Brendshme sot i ka ofruar mbrojtje me policë për Bellen.

Ndër të tjera theksohet se ekipet e anti-terrorizmit do të marrin vazhdimisht masa të gjera në shtëpinë, rrugët dhe vendet që viziton Bellen.

Personi i të djathtës ekstreme i cili me publikimet e bëra kuptohet se është ithtar neo-nazist thuhet se ka kërcënuar se do të qëllojë Bellen dhe se ai ka bërë publikime të kryqit dhe të fotove të armëve.

The post Kandidati për president të Austrisë kërcënohet me vdekje nga djathtistët appeared first on Mesazhi.com.

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e xhamisë në Athinë

Posted: 12 Oct 2016 04:43 AM PDT

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit dhe kompanitë e ndërtimit kanë firmosur marrëveshjen për ndërtimin e xhamisë në kryeqytetin e vendit, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve qeveritare, ndërtimi i xhamisë do të kryhet nga bashkimi i katër kompanive të rëndësishme dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

The post Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e xhamisë në Athinë appeared first on Mesazhi.com.

Kuvendi kërkon lirimin e Nehat Thaçit, nuk pezullohen bisedimet me Serbinë

Posted: 12 Oct 2016 04:07 AM PDT

Kuvendi i Kosovës me 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime miratoi Rezolutën e propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema, përmes së cilës kërkohet lirimi i drejtorit rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Pro Rezolutës së Zemajt ishin deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupit 6+.

Ndërkohë, Rezoluta e propozuar nga deputeti Gëzim Kelmendi, me mbështetjen e partive opozitare nuk mori votat e nevojshme.

Këto janë pikat e draft-rezolutës së prezantuara nga deputeti Zemaj, përcjell Telegrafi:

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit
Bashkimi Evropian të ndërhyjë te Qeverisë e Serbisë për lirimin e Nehat Thaçit.
Për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, lirimi i tij të bëhet përmes zyrë së Mogherinit përfaqësues i lartë i BE-së. (kjo ka dal edhe nga dy shkresat që iu janë dorëzuar zyrave tona ndërkombëtare që janë në Kosovë zyrës së BE-së dhe zyrës së EULEX-it nga ministritë e linjës që dje janë paraqit këtu).
Qeveria e Republikës së Kosovës t'i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojmë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.
Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e Thaçit, njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.
Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherit insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia largohen nga sistemi i tyre ligjor.

The post Kuvendi kërkon lirimin e Nehat Thaçit, nuk pezullohen bisedimet me Serbinë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more