Skip to main content

Mesazhi.com: “Prokuroria u ikën hetimeve për listat e fryra të veteranëve” plus 9 more

Mesazhi.com: “Prokuroria u ikën hetimeve për listat e fryra të veteranëve” plus 9 more


Prokuroria u ikën hetimeve për listat e fryra të veteranëve

Posted: 03 Oct 2016 07:59 AM PDT

Rrëfimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kushtrim Zeka nga Pataqani i Rahovecit, se si janë blerë certifikatat e veteranëve të luftës, nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Shtetit si bazë për nisjen e hetimeve.

Për Prokurorinë nuk ka çuar peshë as deklarimi i këtij ish-luftëtari se i di me emër dhe mbiemër personat që e kanë blerë statusin e veteranit.

Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se "kushdo që konsideron se ka prova, mund t'i drejtohet Çrokurorisë për t'ia paraqitur ato".

Por, juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se prokurori në këtë rast duhet që urgjentisht personin në fjalë ta marrë si dëshmitar dhe të iniciojë rast lidhur me dyshimet ose pretendimet se ka mundur të ketë keqpërdorime gjatë përpilimit të listave të veteranëve.

The post Prokuroria u ikën hetimeve për listat e fryra të veteranëve appeared first on Mesazhi.com.

Aeroplani ateron dhunshëm në Prishtinë, pasi shpendi i djeg motorin

Posted: 03 Oct 2016 06:19 AM PDT

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës "Adem Jashari" vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe aryse është se një shpend është ka djegur njërin nga motorët e avionit pasi ka hyrë aty.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.

The post Aeroplani ateron dhunshëm në Prishtinë, pasi shpendi i djeg motorin appeared first on Mesazhi.com.

Kuvendi nuk e di kur procedohet demarkacioni

Posted: 03 Oct 2016 06:14 AM PDT

Autoritetet në Prishtinë thonë se vonesa e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka 'dëmtuar interesat e vendit'.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të hënën se institucionet e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojnë më tutje me vonesën e miratimit të këtij projekt- ligji, duke i bërë thirrje qeverisë që ta 'procedojë më shpejt atë'.

"Unë pres që [projekt-ligjin] për demarkacion ta kemi sa më shpejt në Kuvend. Është në interesin e vendit që të kalohet demarkacioni. Jemi duke e dëmtuar partneritetin të cilin e kemi më miqtë tanë dhe vetëm me miqtë tanë mund ta kemi Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Jemi duke e dëmtuar procesin zhvillimor të Kosovës", tha Veseli.

Pas një takimi të kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do ishte mirë të kishte përfunduar shumë më herët. Sipas tij, edhe partitë politike opozitare duhet të jenë pjesë e proceseve….

"Opozita duhet të jetë pjesë e konsensusit politik për interes të vendit", thaVeseli.

Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se përpara se të procedohet ligji në Kuvend duhet të zhvillohen bisedime mes pozitës e opozitës për të gjetur një "pajtueshmëri për demarkacionin".

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se pritet që Qeveria ta procedojë në Kuvend së shpejti projekt- ligjin.

"Pritet të ketë bisedime, bashkëbisedime, si të përfaqësuesve të pozitës me ata të opozitës dhe Qeverisë. Kështu që nuk mund të them më tepër se sa kjo që mund të pritet të ketë bisedime në mënyrë që të përafrohen qëndrimet", tha Beqiri.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar, pak ditë më parë, se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të mund t'i dërgohet Kuvendit brenda pak kohësh për votim.

Projekti ligji u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit shtator, pas kundërshtimeve të fuqishme të opozitës, ndërsa Qeveria tha se "po kërkon pajtim në shkallë të gjerë" për ta riproceduar në Kuvend.

Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, që u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë ndërkombëtare, ka ngjallur një varg protestash të paritve në opozitë që e kanë kundërshtuar atë edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Opozita ka theksuar se riprocedimi i dokumentit nga Qeveria do të përshkallëzonte sërish situatën, duke kërkuar që i gjithë procesi, sipas saj, të 'rinegociohet'.

Fatmir Limaj, kryetar i subjektit politik opozitar Nisma për Kosovën, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë se Qeveria "nuk e ka menaxhuar siç duhet çështjen" dhe se, sipas tij, është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm.

"E vetmja rrugë zgjidhjeje është t'i rikthehemi dialogut, të rikthehemi në proces transparent, t'i analizojmë shumë seriozisht vërejtjet që kanë dalë nga ekspertët dhe ta rikthejmë këtë proces në zero", ka thënë Limaj.

Marrëveshja për demarkacionin, thonë analistët, do të vazhdojë të 'thellojë dallimet në skenën politike', duke pamundësuar arritjen e 'një pajtueshmërie që do të çonte', siç thonë ata, 'drejt normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës'.

Një përpjekje e shoqërisë civile për të arritur një pajtueshmëri mes palëve duket, siç thuhet, se nuk ka arritur 'të bindë palët për të proceduar më tutje me demarkacionin'.

The post Kuvendi nuk e di kur procedohet demarkacioni appeared first on Mesazhi.com.

Merkel pretendente për çmimin ‘Nobel’ për paqes

Posted: 03 Oct 2016 04:30 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u vlerësua ndërkombëtarisht për trajtimin e shkathët të krizës së refugjatëve, të krizës së borxheve të Evropës dhe të konfliktit në Ukrainë, i bashkohet këtë vit një rekordi prej 376 pretendentëve për çmimin Nobel të Paqes.

Qendra e universitetit "Coventry" për Besimin, Paqen dhe Marrëdhëniet Sociale nominuan kancelaren 62-vjeçare, Merkel duke e përshkruar atë si një kampione të paqes, e cila është angazhuar për një botë më të bashkuar.

Lindur në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, kancelarja Merkel ka përdorur aftësitë diplomatike gjatë 11 viteve në detyrë për të përmirësuar rolin e Gjermanisë si një forcë e madhe në skenën politike botërore, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Revista amerikane "Forbes" e ka quajtur atë si një nga gratë më të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emërua si "Njeriu i Vitit" nga revista "Time" në vitin 2015.

"Angela Merkel ishte zgjedhja evidente", tha shefi i qendrës "Coventry", Mike Hardy. "Kërkova njohjen e saj si një kampione e paqes pas asaj çfarë ajo bëri për Gjermaninë e ndarë si dhe për angazhimin e saj të palëkundur për një botë më të bashkuar", shtoi ai.

Merkel u propozua për çmimin edhe vitin e kaluar nga ligjvënësit gjermane për përpjekjet e saj të palodhshme në sigurimin e një armëpushimi në luftimet mes rebelëve pro-rusë dhe forcave ushtarake në Kiev, në lindje të Ukrainës si dhe për drejtimin e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.

The post Merkel pretendente për çmimin 'Nobel' për paqes appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj e Delawie diskutojnë për raportin e ardhshëm të Kosovës me NATO-n

Posted: 03 Oct 2016 04:15 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar gjatë ditës Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ku kanë diskutuar për agjendën e fundit të Kosovës në politikën e jashtme veçmas raportin e ri me NATO-në që pritet të jetësohet nga fundi i këtij viti.

Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin amerikan me vizitën e tij të fundit në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe në Bruksel e Strasburg ku në fokus ka pasur lobimin për njohjen e Kosovës, agjendën e liberalizimit të vizave dhe veçmas të raporteve të reja që Kosova pritet të gëzoj me NATO-në.

"Pata një takim të rregullt dhe informativ për të shkëmbyer zhvillimet e fundit në politikën e jashtme të Kosovës. SHBA-të si brenda ashtu edhe jashtë janë njëri prej shteteve kyçe mbështetëse të Kosovës dhe takimi e koordinimi me Ambasadorin amerikan në Prishtinë është i domosdoshëm. Veçmas e informova dhe kërkova përkrahjen për fazën e re që Kosova po synon ta ndërtoj me NATO-në nga fundi i këtij viti ku tashmë është projektuar edhe nga ana e Aleancës Veriatlantike", ka thënë Hoxhaj, transmeton “Zeri.info”.

Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Delawie edhe për vizitën e tij në Bruksel dhe Strasburg, dhe nevojën e domosdoshme për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

The post Hoxhaj e Delawie diskutojnë për raportin e ardhshëm të Kosovës me NATO-n appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi e Meta flasin për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar

Posted: 03 Oct 2016 04:13 AM PDT

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, presidenti Thaçi ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metën.

Me kryeparlamentarin Meta, presidenti Thaçi ka biseduar për rolin që Parlamenti i Shqipërisë mund të kenë në lobim dhe në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka thënë se duke e thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me shtete të tjera, së bashku mund të arrihet edhe më shumë për sa i përket avancimit të pozicionit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa, kryeparlamentari Meta ka thënë se në çdo takim ndërkombëtar, në top agjendë të tij dhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë është Kosova dhe lobimi për forcimin e subjektivitetit të saj.

Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Meta kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në nivel komisionesh parlamentare në mes të parlamenteve të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

The post Thaçi e Meta flasin për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa vizitoi djelmoshat e Përfaqësueses

Posted: 03 Oct 2016 04:05 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte i pranishëm në stërvitjet e parë të Përfaqësueses së Kosovës në Drenas para ndeshjeve me Kroacinë dhe Ukrainën.

Mustafa tek lojtarët e ka parë një përgatitje intensive, para ndeshjes me miqtë kroat, ku e quan si ndeshje historike.

"Të dashur miq,  Pata kënaqësinë e veçantë që t’i vizitojë sot në kampin stërvitor në Drenas, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të cilët do të përballen të enjten me Kroacinë.

I përshëndeta secilin veç e veç dhe më impresionuan me motivimin e tyre. Po ashtu, i përcolla në stërvitjen që ata zhvilluan dhe pash një përgatitje shumë intensive.

Të enjten, do të jemi në Shkodër ku presim ndeshje të fortë, aq më shumë kur kemi mbështetjen e fuqishme të “Dardanëve”. Ndeshja kundër miqve kroatë është historike andaj ne duhet t’ia japim shkëlqimin e merituar. Forca Kosova!", shkrimi i plotë i Isa Mustafës në "Facebook".

The post Mustafa vizitoi djelmoshat e Përfaqësueses appeared first on Mesazhi.com.

Preteni: Tenderët, burim i pashterrshëm i aferave korruptive në Kosovë

Posted: 03 Oct 2016 03:53 AM PDT

Ish – drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë se burim i pashterrshëm i aferave korruptive në Kosovë janë tenderët në Kosovë. Ai ka thënë se korrupsioni i imët nuk përbën problem, por tenderët mbesin problem më i madh.

"Korrupsioni i imtë nuk është problem në Kosovë, ne kemi një polici rrugore jo të korruptuar, e kemi një mjekësi familjare primare jo të korruptuar, problemet mbesin tenderët, problem mbetet prokurimi publik, problem mbetet fusha ku zyrtarët e pandërgjegjshëm po tentojnë që me rrezikim të vogël të përfitojnë shumë dhe shpejtë", ka theksuar Preteni për REL.

Autoritetet e Kosovës, vlerësohet se çdo herë kanë hasur në vështirësi në reformat, të cilat është dashur t'i bëjnë në fushën e prokurimit.

Që nga miratimi i Ligjit të prokurimit publik në vitin 2003 e deri më tani, ky ligj ka pësuar më shumë se pesë herë ndryshime.

Buxheti i Kosovës për këtë vit ka qenë 1 miliard e 680 milionë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit ishin paraparë të investohen në projekte kapitale, projekte këto të cilat i nënshtrohen procedurave tenderuese.

Pikërisht, thotë Preteni, janë investimet kapitale të cilat në të shumtën e rasteve dështojnë për shkak të parregullsive që paraqiten në fushën e prokurimit publik.

"Investimet kapitale realizohen ne fushën e tenderëve edhe në shumicën prej këtyre rasteve dështojnë sepse paraprakisht nuk mund të merren vesh se cila kompani duhet të fitojë. Jemi dëshmitarë të asaj që po ndërron ligji vazhdimisht, po amandamentohet, po ndryshon, po barten kompetencat prej një institucioni në institucionin tjetër dhe rezultate nuk ka", thotë Preteni.

Ekspertët në Kosovë thonë se niveli i lartë i korrupsionit në fushën e prokurimit publik vlerësohet të ketë pasur efekte negative edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë tregojnë se ka raste të shumta të bizneseve të cilat ankohen për parregullsitë në fushën e prokurimit publik.

The post Preteni: Tenderët, burim i pashterrshëm i aferave korruptive në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të moshuarve

Posted: 03 Oct 2016 03:45 AM PDT

Me moton: "Merr qëndrim kundër përbuzjes ndaj të moshuarve", sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, ku edhe u bë prezantimi i dokumentit të OBSH-së “Strategjia dhe Plani i Veprimit për Moshim të Shëndetshëm në Evropë, 2012 – 2020” dhe i i broshurës "Fakte: Keqkuptimet rreth moshimit dhe shëndetit", i publikuar nga IKSHPK.

Duke vlerësuar se prezantimi i fushave strategjike dhe objektivat e OBSH-së të vendosura në këtë Strategji dhe plan veprimi janë udhërrëfyes i mirë dhe i domosdoshëm për Ministrinë e Shëndetësisë në adresimin dhe hartimin e politikave adekuate dhe të nevojshme në lidhje me moshimin e shëndetshëm në Kosovë, Ministri Imet Rrahmani tha se krijimi i mundësive që sa më shumë njerëz ta kenë jetën aktive dhe të shëndetshme në moshën e shtyrë kërkon investime në një gamë të gjerë të politikave për moshim të shëndetshëm nga parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve jo të transmetueshme përgjatë gjithë jetës deri te forcimi i sistemeve shëndetësore në mënyrë që të rritet qasja e personave të moshuar në shërbimet sociale de shëndetësore të përballueshme dhe të cilësisë së lartë.

"Në këtë aspekt, ekziston nevoja për veprim ndër-sektorial dhe gjithë shoqëror", tha Ministri Rrahmani. Ndër të tjera, theksoi ai, MSh është në përpjekje të vazhduar të realizimit të proceseve reformuese dhe në vazhdën ë këtyre proceseve, viti 2017 do të jetë viti i fillimit të implementimit të sigurimeve shëndetësore. Me çka do të përmirësohet edhe përgjigja ndaj kërkesave të shtuara të qytetarëve për shërbime shëndetësore më cilësore, përmirësimi i financimit shëndetësor, etj.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se shënimi i kësaj dite është një moment i rëndësishëm për të ngritur nevojën dhe sensibilizuar për kontributet e rëndësishëm që të moshuarit japin për botën tonë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e moshimit dhe sfidat e vazhdueshme më të cilët përballen njerëzit e moshuar, duke njohur edhe faktin se trendi i moshimit është në rritje në shumicën e vendeve të botës dhe gjithashtu edhe në Kosovë.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSh-së në Kosovë tha se Strategjia do të arrihet përmes përqendrimit në pesë objektiva strategjik:. Zotimin për veprim; Përshtatjen e sistemit shëndetësor me nevojat e popullatës së moshuar; Zhvillimin e mjediseve miqësore për të moshuarit; Fuqizimin e kujdesit afatgjatë dhe Përmirësimin e monitorimit, hulumtimit dhe evaluimi.
"Përkujdesja për moshim të shëndetshëm kërkon lidership dhe përkushtim. Për t'u siguruar që ekziston platforma politike dhe operative për veprim multi-sektorial, nevojitet bashkëpunim ndërmjet aktorëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë, përfshirë ofruesit e shërbimeve, projektuesit dhe akademikët", tha ai duke shtuar se veprimet kyçe përfshijnë: Krijimin e kornizave kombëtare kah moshimi i shëndetshëm; Fuqizimi i kapaciteteve kombëtare për krijimin e politikave të mbështetura në dëshmi dhe luftimin e përbuzjes së të moshuarve.

Rabije Slivova, udhëheqëse e OJQ-së Vita-Jeta tha se roli kryesor i shoqatës që numëron rreth 1100 anëtare të moshuara është të fuqizojë, emancipojë dhe sensibilizojë për përfshirjen e grave të moshuara në kujdesin sociale e shëndetësor, realizimin e të drejtave të tyre për pensione, trashëgimi dhe të drejta të tjera.

Kurse, Shaban Kajtazi, Kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, duke vlerësuar angazhimin e Ministrit Rrahmani dhe MSH-së për reforma dhe përkujdes më të mirë shëndetësor për këtë kategori, tha se mosha e tretë ballafaqohet më shumë sfida, ndërkohë që kërkoi shumë më tepër vëmendje nga shoqëria kosovare për kujdes prindëror, duke theksuar kontributin e pamohuar që mosha e tretë ka dhënë në përiudhën midis Luftës së II Botërore dhe luftës së UÇK-së në zhdukjen e analfabetizmit dhe ngritjen e shoqërisë kosovare.

Publikimi Fakte: Keqkuptimet rreth moshimit dhe shëndetit ndërkaq, u prezantua nga dr. Naim Jerliu nga Qendra mbi Moshimin e IKSHP-së dhe është realizuar me përkrahjen e OBSH-së dhe financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

Në mënyrë simbolike si shënjë e përkrahjes për ta, të moshuarit që morën pjesë në shënimin e kësaj dite u vaksinuan kundër gripit sezonal në IKSHP. Me vaksinat e siguruara nga MSH, përmes planit të vaksinimit të hartuar nga Instituti.

The post Shënohet Dita Ndërkombëtare e të moshuarve appeared first on Mesazhi.com.

Kosova realizon stërvitjen e parë

Posted: 03 Oct 2016 03:38 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka kryer stërvitjen e parë në Drenas.
Ishte stadiumi i Feronikelit që ka hapur dyert për Përfaqësuesen e Kosovës, në prag të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e saj, atë ndaj Kroacisë.

Kosova dhe Kroacia do të përballen më 6 tetor në 'Loro Boriçi' në ndeshjen kualifikuese për botërorin 'Rusia 2018', përcjell Lajmi.net.

Disa fotografi nga stërvitja e sotme në stadiumin e Feronikelit, mund t'i shikoni në pjesën e mëposhtme.

st-1st-5st-4st-3st-2

The post Kosova realizon stërvitjen e parë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more