Skip to main content

Mesazhi.com: “Nesër seancë për miratimin e draft-rezolutës për Thaçin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Nesër seancë për miratimin e draft-rezolutës për Thaçin” plus 9 more


Nesër seancë për miratimin e draft-rezolutës për Thaçin

Posted: 11 Oct 2016 11:52 AM PDT

Për nesër është caktuar një seancë ku pritet që Kuvendi të miratojë një rezolutë në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaçi.

Për këtë arrestim sot Kuvendi mbajti një seancë të jashtëzakonshme ku u kërkuar lirimi i tij por nuk munguan as kritikat nga partitë e opozitës në drejtim të Qeverisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se nesër në orën 10:00 do të ketë seancë ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend në të kundërtën nuk do të marrin mëditje.

The post Nesër seancë për miratimin e draft-rezolutës për Thaçin appeared first on Mesazhi.com.

Dy dorëheqje nga FFK-ja

Posted: 11 Oct 2016 09:14 AM PDT

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Kjo do të zyrtarizohet në konferencën që do të mbahet prej orës 17:00, bëjnë me dije burime të Kohës Ditore.

Haxhiu, që është edhe deputet i Kosovës, ka ushtruar postin e nënkryetarit, ndërsa Hoxha ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Hoxha është deputet i LDK-së.

Besohet se dorëheqjet vijnë për shkak të përmbushjes së kritereve të FIFA-s që njerëzit me poste politike mos të jenë në federata të futbollit.

The post Dy dorëheqje nga FFK-ja appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Arrestimi i Thaçit, akt poltik i Serbisë, dialogu nuk ndërpritet

Posted: 11 Oct 2016 08:07 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se arrestimi i komandatit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi është akt poltik,d uke shtuar se veprime të tilla nuk i kopntribuojnë procesit të normalizmit të marrëdhënjëve.

Mustafa në seancën e Kuvendit ka thënë se udhëtimi i Thaqit përmes Serbisë nuk ka qenë zyrtarë, por privat dhe ai ka udhëtuar si qytetar i Kosovës.
"Janë të papranushem arrstiemt e Serbisë ndaj qytetarëve dhe akzuat që i vëhen të cilat nuk i kanë bërë".

"Ne kemi kërkuar që ia të kthet në Kosovës dhe të gjitha dyshimet që janë ndaj tij do të trajothen nga institucionet e Kosovës", ka thënë ndër të tjera kyreministri

Ai ka deklaruar se kanë kërkuar edhe nga BE që Serbisë që t'i bëjë presion dhe Thaçi të lirohet sa më shpejtë.

"Lirimi i tij me kushtëzim të ndërprerjes së dialogut nuk është në inters të Kosovës", ka thënë ndër të tjera Mustafa.

The post Mustafa: Arrestimi i Thaçit, akt poltik i Serbisë, dialogu nuk ndërpritet appeared first on Mesazhi.com.

Beqiri: Arrestimi i Nehat Thaçit, bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni te Serbia

Posted: 11 Oct 2016 07:56 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka theksuar se e dënojnë aktin e arrestimit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi.

Sipas tij, një akt i tillë i ndërmarrë nga ana e shtetit serb nuk i kontribuon normalizimit të raporteve në mes të dy shteteve fqinje.

"Ne si grup parlamentar përkrahim angazhimin e organeve kompetente në drejtim të asaj që Thaçi të kthehet në Kosovë, ka qenë kërkesë në vazhdimësi, përderisa ka veprime të shtetit serb të ketë ndërprerje të këtyre veprimeve", ka shtuar Beqiri.

Ai ka thënë se e shfrytëzon këtë rast që të apelojë të bashkësia ndërkombëtare që t'i bëj trysni shtetit serb për ta liruar Nehat Thaçin.

The post Beqiri: Arrestimi i Nehat Thaçit, bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni te Serbia appeared first on Mesazhi.com.

Pajaziti: Arrestimi i Nehat Thaçit, kidnapim klasik

Posted: 11 Oct 2016 07:55 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se është mirë që sot këtë debat të iniciuar nga deputeti Gëzim Kelemdi dhe disa deputetë të tjerë ta shndërrojmë në një favor për lirimin e sa më të shpejtë të drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Ai ka theksuar se ky debat nuk bërë të shndërrohet në debat për agjenda të ngushta politike.

Pajaziti ka theksuar se arrestimi i Nehat Thaçi duhet të trajtohet si kidnapim klasik.

"Arrestimi i tij nuk ka të bëjë me vetëm një qytetar të rëndomtë, arrestimi i tij duhet të trajtohet si kidnapim klasik. Shpresojmë që arrestimi i Nehat Thaçit të jetë rasti i fundit. Deri më tani është parë që askush nuk është i sigurt të udhëtoj për në Serbi. Unë mendoj që duhet të ndodhë lirimi i tij që të mos ketë nevojë të diskutohet në Bruksel për këtë çështje", ka thënë Pajaziti.

The post Pajaziti: Arrestimi i Nehat Thaçit, kidnapim klasik appeared first on Mesazhi.com.

Kelmendi kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Posted: 11 Oct 2016 07:54 AM PDT

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës kushtuar arrestimit të drejtorit të Policisë rajonale në Mitrovicës Nehat Thaçi nga Serbia më 29 shtator.

Në fillim të seancës, iniciuesi i saj Gëzim Kelmendi, i cili pasi kërkoi hartimin e një rezolute kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut Prishtinë – Beograd në Bruksel.

The post Kelmendi kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë appeared first on Mesazhi.com.

EULEX-i largon 800 punëtorë, 400 nga ta kosovarë

Posted: 11 Oct 2016 07:50 AM PDT

Misioni për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë – EULEX, brenda pak ditëve do të dërgojë në shtëpi rreth 800 punëtorë, të cilët kanë qenë në marrëdhënie të punës me këtë institucion.
Burimet e lajmi.net kanë bërë të ditur se shumicës së këtyre punëtorëve do t'u ndërpritet marrëdhënia e punës duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti. Numri i punonjësve kosovarë që do mbesin pa punë është rreth 400.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

Ajo ka thënë se në qershor të vitit 2016, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë pajtuar për mandatin e ri të EULEX-in, i cili ka sjellë krijimin e një Plani Operativ të ri për t'i drejtuar aktivitetet e këtij misioni."Zbatimi i këtij plani ka nënkuptuar shkurtimin e rreth 400 pozitave të personelit ndërkombëtar dhe 400 pozita të personelit vendas për ta krijuar një mision më të vogël dhe më të përqendruar, i cili do të ofron aktivitete të Monitorimit, Mentorimit dhe Këshillimit në nivelin strategjik të institucioneve kosovare për sundimin e ligjit, si dhe mbështetje të vazhdueshme për drejtësinë kushtetuese dhe civile, si dhe për gjykimin e rasteve të caktuara penale", tha Domi për lajmi.net, duke shtuar se procesi i rikonfigurimit do të përfundojë më 14 nëntor të këtij viti.

Zëdhënësja e EULEX-it ka thënë se ky mandat i ri e pasqyron faktin se autoritetet kosovare janë duke treguar vetëbesim dhe kapacitete në rritje dhe se, si rezultat i kësaj, autoritetet kosovare janë gjithnjë e më shumë në gjendje që t'i marrin përsipër një numër të gjerë të detyrave nga fusha e sundimit të ligjit.

Ndërkaq, misioni i këtij institucioni deri më tani ka qenë që të ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira.

Ky Mision, në bashkëpunim të plotë me Programet e Asistencës të Bashkimit Evropian zbaton mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, ndërsa i ruan disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive.

prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha.

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t'i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

The post EULEX-i largon 800 punëtorë, 400 nga ta kosovarë appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria: Lista Serbe na komplikon punën për demarkacionin

Posted: 11 Oct 2016 07:24 AM PDT

Vendimi i Listës Serbe për të ngrirë aktivitetin e tyre në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit ia ka pamundësuar në një farë forme qeverisë sigurimin e numrave të nevojshëm për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Vet qeveritarët thonë se ky vendim i kësaj liste nuk do të kontribuoje riprocedimit të këtij projektligji në Kuvend.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu thotë se qasja e re e Listës Serbe nuk është aspak e dobishme.

"Demarkacioni është i asaj rëndësie për Kosovën dhe qytetarët e saj sa që prolongimet e pajustifikueshëm shkojnë në dëm të interesave të vendit tonë dhe në dëm të një jete më të mirë për qytetarët tanë. Prandaj vazhdojmë të jemi të hapur dhe serioz me kërkesën tonë për ta biseduar me opozitën. Në anë tjetër qasja e re por aspak e dobishme e 'Listës Serbe' nuk i kontribuon pozitivisht asnjë procesi institucional në Kosovë, pra për rrjedhojë as edhe procesit të riprocedimit të demarkacionit", ka thënë Abdullahu për Indeksonline.

Qeveria, sipas tij, fton të gjithë që të kenë qasje konstruktive, bashkëpunuese e jo përjashtuese dhe të ngurtë.

"Dialogu është premisë bazë mbi të cilën duhet të fokusohemi për forcimin dhe begatimin e mirëqenies tonë socio-ekonomike dhe mirëqenies politiko-juridike", ka shtuar Abdullahu.

Kësisoj, qeveria e Kosovës duhet të synojë të arrijë një kompromis më partitë opozitare për çështjen e demarkacionit, pasi si koalicion qeveritar pa listën serbe e kanë të pamundur arritjen e 80 votave për ratifikimin e demarkacionin.

The post Qeveria: Lista Serbe na komplikon punën për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Rizvanolli: Nuk e mbështes ISIS-in

Posted: 11 Oct 2016 07:17 AM PDT

I dyshuari për financim të terrorizmit, biznesmeni nga Peja, Fatos Rizvanolli, duke mohuar akuzat e gjykatës që rëndojnë ndaj tij, u deklarua edhe kundër ideologjive dhe grupimeve terroriste të ISIS-it.

Fatos Rizvanolli tha në gjykatë se është kundër ideologjive të organizatave terroriste. I akuzuari për rekrutim në terrorizëm mohoi në gjykatë se mbështet ideologjinë e ISIS-it dhe se ndihmoi financimin ose rekrutimin për këto grupe terroriste.

"Unë dhe familja ime dënojmë çdo akt terrorist të kryer nga kushdoqoftë dhe kudoqoftë, ISIS, apo "Al Nusra", në Siri apo kudoqoftë. Nuk mbështes ideologjinë e ISIS-it dhe asnjë organizate tjetër terroriste", citon "Kallxo.com", të ketë deklaruar Rizvanolli para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

"Asnjëherë nuk kam mbështetur, ndihmuar apo financuar asnjë individ apo grup të caktuar që është marrë me aktivitete terroriste dhe kjo do të provohet gjatë shqyrtimit gjyqësor", ka thënë Rizvanolli.

Avokati i tij, Besnik Berisha i propozoi Gjykatës që dëshmitar i mbrojtjes të jetë Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë "El-Kudus" të Gjilanit, të dënuar me 10 vjet burgim po për rekrutim në terrorizëm. Sipas Berishës, Qazimi do të demantojë pretendimet e Prokurorisë.

Në seancën e sotme, para Rizvanollit duhej të dëshmonte i ftuari nga prokuroria Ismajl Selimi, por ai nuk u paraqit në Gjykatë, ndërsa Gjykata nuk kishte prova se Selimi ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, shkruan Kallxo.com.

The post Rizvanolli: Nuk e mbështes ISIS-in appeared first on Mesazhi.com.

Veseli dhe Danielsson flasin për liberalizimin e vizave

Posted: 11 Oct 2016 07:15 AM PDT

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Drejtorin e Përgjithshëm Danielsson për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe të Kuvendit në veçanti, për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Në këtë funksion, kryetari Veseli foli edhe për punën që Kuvendi ka bërë dhe po bën aktualisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, sidomos në legjislacionin që ka të bëjë me sundimin e rendit e të ligjit, si dhe integrimet evropiane.

Kreu i legjislativit e njoftoi Danielsson edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit për reforma në sektorin ekonomik, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe hapjes së vendeve të lira të punës.

Kryetari Veseli theksoi nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke u mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, nënvizoi rolin e rëndësishëm që Kuvendi duhet të luaj në zbatimin e reformave, në procesin e integrimit evropian.

Ai tha se Kosova duhet të plotësojë kriteret e mbetura, miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, si dhe forcimi i regjistrit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim, një theks i veçantë iu kushtua zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, proces ky i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe marrëdhëniet midis saj dhe Bashkimit Evropian.

The post Veseli dhe Danielsson flasin për liberalizimin e vizave appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more