Skip to main content

Mesazhi.com: “Bashkësitë fetare duan kthimin e pronave” plus 9 more

Mesazhi.com: “Bashkësitë fetare duan kthimin e pronave” plus 9 more


Bashkësitë fetare duan kthimin e pronave

Posted: 05 Oct 2016 01:34 PM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike kanë një numër të konsiderueshëm të pronave që u janë marrë nën sisteme të ndryshme të okupimit e të cilat nuk i janë kthyer asnjëherë.

Përfaqësues të të dy institucioneve fetare në vend, po kërkojnë që Qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe të fusë kthimin e pronave fetare në projektligjin e ri për liritë fetare në vend.Vedat Sahiti nga BIK dhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës kanë insistuar se duhet diskutuar kthimi i pronave të nacionalizuara e që më parë u kanë takuar qoftë Bashkësisë Islame e qoftë Kishës Katolike.

Ai ka shtuar se kanë mjaft mirëkuptim në këtë aspekt, pasi që nuk po i kërkojnë ato prona që janë tjetërsuar por ato që u takojnë.

The post Bashkësitë fetare duan kthimin e pronave appeared first on Mesazhi.com.

Posted: 05 Oct 2016 12:03 PM PDT

Dy oficerë policie janë sulmuar me thikë në atë që konsiderohet si një sulm i dyshuar terrorist, vetëm pak orë përpara se dy stacionet kryesore të kryeqytetit belg të evakuoheshin pas alarmit për bombë.

Njëri prej oficerëve raportohet të jetë goditur në qafë, ndërsa tjetri në stomak, kurse një oficer i tretë i ardhur në vendngjarje në Schaerbeek ka pësuar lëndime në hundë, sipas rrjetit televiziv belg "VRT". Agresori thuhet se është qëlluar në këmbë dhe është larguar prej aty me ambulancë. Megjithatë, autoritetet vendase thonë se oficerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Udhëtarë të tmerruar u detyruan të largohen nga Stacioni Verior i Bukselit, ndërsa policia nisi menjëherë hetimin për ngjarjen. Evakuimi i stacionit, qendrës së sinjalizimit dhe ndërtesës "Portalis", ndodhi vetëm pas pasi një telefonues anonim njoftoi alarmoi policinë rreth orës 12:20.

Një zëdhënës i stacionit tha se "një mesazh kërcënues për bombë iu dha policisë. Të gjithë njerëzit u evakuuan nga stacioni, ndërsa trenat u ndalën. Kjo situatë do të vijojë derisa shërbimet e sigurisë të inspektojnë stacionin, pra së paku një orë".

Vetëm pak më herët se ky njoftim, një agresor me thikë në duar la të plagosur dy oficerë policie në Schaerbeek, rajoni fqinj ku terroristët e sulmeve në aeroport dhe metro të 22 marsit ngritën edhe "fabrikën" e tyre të prodhimit të bombave.

Zyra e prokurorit federal të Brukselit tha për "La Libre Belgique" se nuk ende nuk ka asnjë arsye "të besohet se ky ishte një sulm terrorist". Megjithatë, një prani e madhe policore vërehet në stacion.

Ndërkohë, një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin tjetër "Gare du Midi", duke shkaktuar edhe këtu evakuimin e të gjithë udhëtarëve. Përdorues të shumtë të "Twitter"-it shprehën "online" shokun e tyre për këto ngjarje.

Njëri prej tyre shkruante se "kjo është hera e dytë gjatë kësaj jave, që stacioni verior i Brukselit evakuohet për shkak të një alarmi për bombë".

Stacioni Verior i Brukselit u evakuua edhe dy ditë më parë, ndërsa hetuesit nisën verifikimin e një pakoje të dyshimtë të gjetur brenda një makine, që ndodhej jashtë tij. Alarmi rezultoi gjithsesi të ishte i rremë, por Belgjika mbetet në nivele maksimale gatishmërie, që prej bombave që tronditën vendin në mars, kur edhe u shënuan 32 viktima.

The post appeared first on Mesazhi.com.

Antonio Guterres, pritet të emërohet Sekretar i ri i OKB-së

Posted: 05 Oct 2016 12:00 PM PDT

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, është caktuar të bëhet Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke mbijetuar një votë të fshehtë të Këshillit të Sigurimit të mërkurën, bënë të ditur diplomatët, raporton Anadolu Agency (AA).

The post Antonio Guterres, pritet të emërohet Sekretar i ri i OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

Policia sivjet arrestoi 42 persona për prostitucion

Posted: 05 Oct 2016 11:28 AM PDT

Policia e Kosovës vetëm gjatë këtij viti, ka arrestuar 42 persona të dyshuar për marrje me prostitucion, derisa një vit më parë numri i të arrestuarve kishte arritur në 70. Veprimtaria e marrjes me prostitucion, e cila është e ndaluar me ligj në Republikën e Kosovës, duket se nuk i ka ndalur grupmoshat e reja dhe të mesme të merren me këtë gjë."Referuar statistika që posedojmë në vitin 2015 janë arrestuar gjithsej 70 persona, kurse për vitin 2016 deri me tani janë arrestuar 42 persona, që tregon se nuk ka luhatje te mëdha në ndryshim të kësaj dukurie ndër vite", kanë deklaruar për Indeksonline, zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës.Sipas PK-së, veprimtaria e prostitucionit është e zhvilluar në tërë territorin e Kosovës, ndërsa veprimtarët janë të përhapur në rajone të ndryshme, të cilët kryejnë lëvizje të brendshme. Ata tregojnë se operacionet kundër aktiviteteve të jashtëligjshme, kanë rezultuar edhe me mbyllje të lokaleve. "Arrestime janë zhvilluar në tërë territorin e Kosovës, nuk kemi të veçuar ndonjërin prej tyre, mirëpo që personat e njëjtë të dyshuar në ketë veprimtari ka raste kur i takojmë në rajone të ndryshëm ( bëhen lëvizje të brendshme). Aktivitet operativo-hetimore janë realizuar në gjithë territorin e RKS-së nga Njësitë e DHTQNJ-së, në bashkëpunim edhe me akterët tjerë relevant ku ka rezultuar me arrestim te personave te dyshuar dhe mbyllje te lokaleve", sqaron policia për Indeksonline, duke shtuar se mosha e këtyre të fundit i përket moshës së re dhe të mesme.

The post Policia sivjet arrestoi 42 persona për prostitucion appeared first on Mesazhi.com.

Ymeri: Anulimi i këtij Demarkacioni, shmang luftën

Posted: 05 Oct 2016 11:21 AM PDT

Cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, marrëveshja aktuale për Demarkacionin duhet të hidhet poshtë.

"Shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natyrisht që është shmangie e luftës", ka thënë Ymeri.
Në këtë intervistë, Ymeri akuzon Policinë e Kosovës për inskenim dhe montim të rastit të arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj, nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit dhe e përjashton mundësinë që gjësendet dhe mjetet ilegale të zbuluara nga policia në një depo në Prishtinë, i përkasin Vetëvendosjes.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ymeri, Lëvizja Vetëvendosje këto ditë doli me një propozim pesë pikësh në lidhje me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Sa ofron zgjidhje ky propozim dhe a e keni diskutuar atë me pjesën tjetër të spektrit politik?

Visar Ymeri: Propozimi që e kemi bërë rreth pesë hapave që duhet të ndërmerren është rruga e vetme përpara, për sa i përket kësaj marrëveshje të Demarkacionit që e ka sjellë Qeveria e Kosovës. Ne kemi menduar që është e domosdoshme që kjo marrëveshje të hidhet poshtë. Pra, të rishqyrtohet dhe të përmirësohet sikurse metoda e përdorur, ashtu edhe përmbajtja tjetër e marrëveshjes, e veçanërisht konkluzat e saj.
Duhet ta kemi parasysh që Komisioni shtetëror ka qenë mandatar që ta shënjojë vijën kufitare, ndërkohë që ky Komision ka vendosur një kufi të ri, i cili e dëmton Kosovën për 8 mijë e 200 hektarë dhe natyrisht që kjo nuk është e pranueshme dhe as që mund të procedohet tutje në institucionet e Kosovës. Ndërkohë, në pesë pikëshin e propozuar nga ne shprehet qartë interesimi i Kosovës që ta shënjojë vijën kufitare me Malin e Zi, natyrisht duke mos e dëmtuar as integritetin territorial të Malit të Zi dhe as integritetin territorial të Kosovës.
Kjo është e arritshme dhe duhet të jetë e arritshme, sepse shtetet, e në veçanti ato që kanë fqinjësi njëra me tjetrën dhe që synojnë marrëdhënie të mira, siç i ka Kosova me Malin e Zi, duhet që këto marrëdhënie t'i ndërtojnë mbi bazën e reciprocitetit dhe respektimit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial. Aq më tepër, që këto marrëveshje, në veçanti ajo për kufirin, të bëhet mbi bazën e parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, gjë që nuk ka ndodhur me rastin e Republikës së Kosovës.
Ne e kemi bërë këtë propozim publik, në mënyrë që ta orientojmë debatin. Deri më tash nuk ka pasur kontakt nga subjektet tjera që ta diskutojmë me to. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë, por mendojmë që parimet e vendosura në këtë program janë të drejta dhe të dobishme, si dhe garantojnë një shënjim të drejtë të vijës kufitare dhe njëkohësisht mirëmbajtje dhe avancim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Radio Evropa e Lirë: Pse u desht edhe një propozim i Vetëvendosjes, kur ju, si Vetëvendosje dhe katër subjektet tjera politike parlamentare ishit duke biseduar rreth një deklarate të iniciuar nga Grupi Ballkanik, si përpjekje për tejkalimin e bllokadës së krijuar?
Visar Ymeri: Po, ky propozim i yni është hap që të ecet përpara. Pra, kah do të duhej të lëviznin institucionet e Kosovës karshi nevojës për ta shënjuar vijën kufitare dhe njëkohësisht edhe karshi procesit të marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimit Evropian dhe veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë drejtim konsiderojmë që këto pika dhe një deklaratë e mundshme e përbashkët e subjekteve politike në të ardhmen, që po synohet nga shoqëria civile, nuk janë përjashtuese njëra me tjetrën, por janë edhe komplementare edhe të përbashkueshme. Ne edhe në atë deklaratë kemi bërë disa propozime që të futen si pika, sepse në formën në të cilën ajo ka qenë apo është aktualisht, mendojmë se është edhe e përgjithësuar dhe nuk zgjidh asgjë.
Qeveria e Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka shprehur fare interesim për ta zgjidhur këtë çështje dhe në këtë drejtim konsiderojmë që qeveria, tani me vetëdije, është duke synuar që ta cenojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që është e papranueshme për ne.
Policia inskenon skenat e sulmeve dhe zbulimit të mjeteve të paligjshme
Radio Evropa e Lirë: Mospajtimet rreth çështjes së Demarkacionit shtuan edhe tensionet e brendshme politike. Policia e Kosovës arrestoi aktivistë të Vetëvendosjes nën dyshimet për sulme ndaj Kuvendit, ndërkaq gjatë bastisjes së një objekti, i cili u tha se është në pronësi të Vetëvendosjes, u tha se u gjetën edhe mjete të palejueshme. Cila është përgjigja e juaj ndaj këtyre zhvillimeve?
Visar Ymeri: Këto rastet e fundit janë inskenime të kulluara të policisë, të cilat natyrisht që bëhen me urdhëra politik. Në këtë drejtim, konsideroj që kjo e dëshmon atë që ne e kemi thënë disa herë se sa thellë dhe gjerë është kapur shteti i Kosovës. Pra, aparati shtetëror, institucionet shtetërore dhe si ato po keqpërdoren nga politika për të luftuar kundërshtimin politik me mjete edhe me gjuhë të papranueshme për ne.
Ju e keni parë se si është zhvilluar rasti ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes, ku policia nuk ka ofruar kurrfarë dëshmie, as fakti, por vazhdohet me të njëjtin avaz që të ngre akuza dhe të paraqitet në publik me inskenime dhe montime, në mënyrë që ta fitojë opinionin publik kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe kundër aktivistëve të saj.
Por, kjo qartazi nuk po ka efekt, sepse të gjithë e kanë parë se këto janë raste të montuara. Konsideroj që pushteti aktual në Kosovë, pra ky regjim që do të duhej të ishte qeveri demokratike, po shndërrohet në regjim autoritar e nganjëherë edhe në përmasa të regjimit diktatorial, sepse montimi i rasteve karshi kundërshtarëve politik në asnjë vend demokratik nuk ka ndodhur kurrë. Me akuza e falsifikime e montime të rasteve, synon t'i dënojë aktivistët e kësaj Lëvizje dhe ta akuzojë Lëvizjen Vetëvendosje si një Lëvizje që ka ndërmarrë sulme terroriste. Pra, kjo e shpreh edhe njëherë panikun e këtij pushteti.

Radio Evropa e Lirë: Një sqarim këtu. Edhe gjësendet, mjetet jo legale që u gjendën në depon e bastisur, e të cilat u tha se ishin të Vetëvendosjes, janë pjesë e asaj që po i quani montim i policisë?

Visar Ymeri: Jo, s'janë të Vetëvendosjes ato. Policia është futur aty pa kurrfarë dëshmitari dhe aty ata ku e dimë ne se çfarë kanë bërë. Unë nuk do ta kisha pasur një dyshim të tillë në Policinë e Kosovës po të mos e kishte pasur një historik të gjërave të tilla, edhe karshi Vetëvendosjes, por që besa edhe në aspekte tjera.

Konsideroj që policia, pjesëtarët e policisë, një numër i madh i tyre, natyrisht që janë njerëz të mirë që ia duan të mirën vendit dhe punojnë në interes të Republikës së Kosovës. Por, ja që policia e Kosovës, kreu i saj, i lidhur drejtpërdrejt me koalicionin qeverisës dhe veçanërisht me SHIK-un dhe në anën tjetër me krimin e organizuar, që mbase është e njëjta gjë, janë duke e keqpërdorur aparatin apo institucionin e Policisë së Kosovës për të bërë inskenime të tilla.

Homogjenizimi i Serbisë, rrezik për rajonin dhe sidomos Kosovën

Radio Evropa e Lirë: Po në planin e jashtëm, u tha se Demarkacioni jo i drejtë do të mund të tensiononte raportet edhe me Malin e Zi. A besoni ju se rajoni ende mund të përfshihet në konflikte?

Visar Ymeri: Luftën ne as nuk e duam dhe as nuk e inkurajojmë. Mirëpo, lufta mund të ndodhë pikërisht atëherë kur synon ta shmangësh atë. Pra, kjo mungesë absolute e përgatitjes së Republikës së Kosovës për ta mbrojtur territorin e vet natyrisht që bëhet pastaj një sinjal i rrezikshëm për fqinjët, veçanërisht Serbinë që territori i Republikës së Kosovës është një pre i lehtë dhe rrjedhimisht i pushtueshëm.

Ajo çfarë ka thënë me këtë rast deputeti Albin Kurti është thënë më herët edhe prej një gazete me renome, në mos gabofsha ose ‘New York Times’ ose ‘Washington Post’, në një shkrim ku autori supozon që, meqenëse lëvizja e kufijve ka prodhuar luftëra gjithandej në botë, një gjë e tillë nuk mund të mohohet si mundësi as në Kosovë.

Ajo çfarë kemi thënë ne është që cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme dhe në këtë drejtim natyrisht që duhet me domosdo që marrëveshja aktuale për Demarkacion të hedhet poshtë, në mënyrë që Kosova ta ketë mundësinë e shënjimit të drejtë të vijës kufitare, për ta shmangur luftën. Pra, shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës natyrisht që është shmangie e luftës.

Për sa i përket rajonit, ne po e shohim se çfarë po ndodhë. Marrëdhëniet midis vendeve të rajonit nuk kanë qenë kurrë më të këqija që nga përfundimi i luftërave këtu e deri më sot. Kemi në njërën anë një Kroaci e cila vazhdimisht është duke u armatosur, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër e kemi një Serbi e cila po homogjenizohet politikisht dhe po armatoset nga Rusia për çdo herë e më shumë.

Parlamenti i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i homogjenizuar në ekstremin e djathtë nacionalist-shovenist sesa që është tani. Referendumi në Bosnje është një aspekt tjetër, në të cilin qartazi Republika Serbe i ka shprehur aspiratat e veta të ndahet nga Bosnja e Hercegovina dhe kështu të dal edhe nga Marrëveshja e Dejtonit. Pra, të gjitha këto zhvillime në rajon e tregojnë në njëfarë mënyre që mundësia për ta pasur një luftë të re në rajon është më e madhe sesa që mendohet.

Mendoj se është fëmijërore dhe naive nga ana e institucioneve dhe krerët e institucioneve të Kosovës që të sillen sikur kjo nuk është duke ndodhur.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk mendojmë se në politikë duhet të sillemi si makushi i cili në rast të rrezikut e fut kokën në rërë duke menduar se do ta shmang rrezikun, siç po bën Qeveria e Kosovës. Konsiderojmë që sa më të papërgatitur që jemi ne, do të shihemi si pre më e lehtë nga Serbia për kontrollin politik mbi një pjesë të territorit apo kontroll politik mbi Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Në funksion të relaksimit të raporteve Kosova dhe Serbia po zhvillojnë dialog politik. Nuk shihni përfitime nga ky proces?

Visar Ymeri: Dialogu që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë, qartazi i ka shërbyer vetëm Serbisë. I ka shërbyer Serbisë, sepse e ka shtrirë kontrollin mbi Republikën e Kosovës, duke e thelluar shumë atë. Me anë të Listës Serbe mban kontrollin mbi një pjesë të territorit, mbi të gjitha komunat me shumicë serbe, e kështu me radhë.

Ndërkohë që në anën tjetër ia ka krijuar mundësinë një njeriu i cili do të duhej të ishte i gjykuar për krime lufte, pra tash Vuçiqi e më herët Daçiqi, që të paraqitet me një fytyrë njerëzore karshi institucioneve të Brukselit. Kjo ndodh vetëm për shkak të pranimit të krerëve të institucioneve të Kosovës që të takohen me Vuçiqin e Daçiqin dhe të buzëqeshin me të para kamerave thua se nuk është i njëjti person i cili kishte qenë në qeverinë që kishte urdhëruar gjithë ato krime, vrasje ndaj shqiptarëve, përdhunime të grave e vajzave tona, e njëkohësisht djegie të shtëpive dhe shkatërrim të ekonomisë së vendit.

Radio Evropa e Lirë: Dhe për fund, në bazë të kësaj që ju deklaroni, mes dy rrugëve që ka përpara rajoni – integrimeve evropiane dhe konfliktit, ju besoni se ende nuk ka kaluar rreziku i përsëritjes së konflikteve në rajon?

Visar Ymeri: Rajoni mendoj që e ka një problem, e problemi është Serbia. Serbia ka qenë problem historikisht në këtë rajon. Homogjenizimi politik i Serbisë është rrezik imanent dhe i përnjëhershëm për rajonin, sepse Serbia, kjo vijë politike e Serbisë dhe jo e gjithë Serbia, e ka një qëllim të vetëm dhe ai është që ta rrit sa më shumë territorin në dëm të tjerëve. Pra, duke i pushtuar territoret e të tjerëve. Në këtë drejtim, veçanërisht Republika e Kosovës është jashtëzakonisht e rrezikuar. Mendoj që mungesa e një procesi të denazifikimit të Serbisë ka krijuar një problem në ditët e sotme dhe besoj do të jetë problem dhe rrezik edhe në të ardhmen.

Shqiptarët duhet ta kthejnë shikimin nga vetja dhe interesat e veta. Kjo duhet të ndodhë në Kosovë, në Shqipëri e gjithandej ku jetojnë shqiptarët, sepse kjo ideja e bashkimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, asnjëherë as nuk ka qenë e qëndrueshme, as historikisht dhe as aktualisht.

Tash, Bashkimi Evropian ka probleme të brendshme për shkak të daljes së Britanisë së Madhe, pastaj për shkak të çështjes së emigrantëve, krizës ekonomike, andaj gjithnjë e më shumë po e kthen shikimin nga vetja dhe në këtë drejtim Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend që për 10-15 vitet e ardhshme të ndërmerr çfarëdo procesi të zgjerimit.

Duke qenë kjo e vërtetë, atëherë shqiptarët domosdo që duhet të kthejnë sytë nga vetja në mënyrë që ta fuqizojnë dhe faktorizojnë vetveten në këtë rajon dhe të jemi një komb i cili e ka mundësinë edhe për t'u mbrojtur nga jashtë, por edhe e ka mundësinë që të zhvillohet dhe të fuqizohet nga brenda. (REL)

The post Ymeri: Anulimi i këtij Demarkacioni, shmang luftën appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri dhe demokraci

Posted: 05 Oct 2016 11:19 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të 26-të të bashkimit të Gjermanisë, e cila u organizua nga ambasada gjermane në Kosovë.Para shumë përfaqësuesve diplomatikë dhe të institucioneve të Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo festë nuk është vetëm e popullit gjerman, por edhe e Evropës dhe të gjithë popujve që e duan lirinë."Bashkimi i dy Gjermanive ishte festë për popujt e Evropës Lindore, sepse ishte sinjali më bindës se koha e sistemit një-partiak, koha e ndalimit të mendimit ndryshe, kishte marrë fund. Ishte sinjal se epoka e lirisë, demokracisë dhe barazisë po fillonte edhe për Evropën Lindore", ka thënë presidenti Thaçi.Sipas tij, kështu u përjetua kjo ditë edhe ndër popujt e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën."Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri dhe demokraci. U bë frymëzim për shumë lëvizje kundër komunizmit dhe monizmit në Ballkan", shtoi ai.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka folur edhe për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme. Ai ka thënë se vlerat e shoqërisë gjermane, kosovarët i kanë njohur qysh në vitet e 60-ta, me valën e gastarbajterëve të parë."Sot nga kjo valë ka mbetur diaspora më e madhe e Kosovës, urë e rëndësishme që lidhë Kosovën me Gjermaninë, por edhe një nga ushqyesit kryesorë të Kosovës. Përkrahja për Kosovën vazhdoi edhe në vitet e 90-ta kur Gjermania hapi dyert për qindra mija kosovarë, të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit", ka thënë ai.Thaçi ka thënë se Gjermania, pas luftës, ishte një nga përkrahëset kryesore të përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit."Duke shfrytëzuar përvojën historike të pajtimit francezo-gjerman, diplomacia gjermane dhe personalisht kancelarja Merkel janë mbështetës të palëkundur të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka vlerësuar presidenti Thaçi.Ai ka thënë se populli i Kosovës do t'i jetë përherë mirënjohës shtetit dhe popullit mik të Gjermanisë."Në ditët e rëndësishme si kjo sot, urojmë që të thellojmë bashkëpunimin dhe miqësinë mes nesh", ka përfunduar presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri dhe demokraci appeared first on Mesazhi.com.

Delawie interesohet për shëndetësinë kosovare

Posted: 05 Oct 2016 11:19 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media, ministri Rrahmani dhe ambasadori Delawie biseduan për rrjedhat në shëndetësinë kosovare, sigurimet shëndetësore dhe angazhimet për reformimin e sistemit shëndetësor.

Ministri Rrahmani falënderoi Ambasadorin Delawie dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë shëndetësisë kosovare përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët e vendit.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për impaktin pozitiv të investimeve private në shëndetësi, të cilat kanë rezultuar me fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

The post Delawie interesohet për shëndetësinë kosovare appeared first on Mesazhi.com.

Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtajnit

Posted: 05 Oct 2016 07:49 AM PDT

Surprizat nuk kanë munguar në këtë testim të skuadrës ku e vecanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar.

Pasditen së Martës në seancën e rradhës stërvitore trajneri Gianni De Biasi ka konfiguruar edhe formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Lihtenshtejnit.

Surprizat nuk kanë munguar në këtë testim të skuadrës ku e vecanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar. Porta do të mbrohet si zakonisht nga Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të aktivizohen Hysaj, Mavraj, Gjimshiti si dhe Naser Aliji. Në mesfushë përpara mbrojtjes do të luajnë Burim Kukeli dhe Amir Abrashi, përcjell "SuperSport.al".

Do të jenë 3 lojtarët që do të mbështesin Bekim Balajn në qëndër të sulmit. Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qëndër dhe Azdren Llullku në të majtë.

Bekim Balaj në mungesë të Armando Sadikut do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë.

Në seancën stërvitore të pasdites të së Martës, mungoi Ledian Memushaj i cili po kryen terapi dhe vetëm të Mërkurën do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo ndaj Lihtenshtejnit.

The post Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtajnit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Me Ligjin për Trepçën hapet e ardhmja e saj

Posted: 05 Oct 2016 07:44 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në Facebook ka shkruar për Ligjin e Trepçës që pritet të miratohet të premten në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa thotë se me këtë ligj hapet e ardhmja e Trepçës.

Ai ka shkruar:

"Ligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën.

Me këtë ligj ne nuk pretendojmë ta kthejmë të kaluarën e Trepçës, por të hapim të ardhmen e Trepçës".

The post Mustafa: Me Ligjin për Trepçën hapet e ardhmja e saj appeared first on Mesazhi.com.

Serbët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për Trepçën, bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq

Posted: 05 Oct 2016 07:15 AM PDT

Rreth 100 punëtorë serbë të shkritores së Trepçës në Zveçan, por edhe të tjerë, kanë protestuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Rudare, duke bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Protestuesit thanë se kanë dal në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit që do të mbahet të premten.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa janë udhëhequr nga drejtori i tyre Jovan Dinkiq.

Njëri nga protestuesit tha se ky projektligj është i rrezikshëm për ta, ngase prek ekzistencën e tij dhe të familjes.

"Nuk mund ta pranoj një vendim të tillë që bie deri tek ndërprerja e prodhimit dhe kështu rrezikon ekzistencën e familjes time", tha ai.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ai i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.

Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

The post Serbët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për Trepçën, bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more