Skip to main content

Mesazhi.com: “Barcelona pëson humbje nga Celta Vigo” plus 9 more

Mesazhi.com: “Barcelona pëson humbje nga Celta Vigo” plus 9 more


Barcelona pëson humbje nga Celta Vigo

Posted: 02 Oct 2016 09:42 AM PDT

Barcelona është mposhtur nga Celta Vigo me rezultat 4-3.

Për Celtan shënuan Sisto (22'), Aspas (31'), Hernanez (77') si dhe një autogol i Mathieu në minutën e 33-të.

Për Barcelonën dy gola i shënoi qendërmbrojtësi Pique (58' dhe 87') dhe nga penalltia Neymar në minutën e 64-të.

The post Barcelona pëson humbje nga Celta Vigo appeared first on Mesazhi.com.

Milani shënon fitore spektakulare

Posted: 02 Oct 2016 07:14 AM PDT

Milani ka arritur fitore të vështirë në San Siro ndaj Sassuolos me rezultat 4-3.

Ishte një fitore e merituar nga skuadra nga Milano pasi ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

Festivalin e golash e filloi Giacomo Bonaventura në minutën e nëntë, por pas një minute mysafirët barazuan me anë të Mateo Politanos dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Sassuolo e filloi pjesën e dytë me dy gola të shpejt nga Francesco Aceri (54') dhe Lorenzo Pellegrini (56'), por kjo ishte e gjitha nga ata në këtë takim.

Rikthimi i madh erdhi me golin e Carlos Baccas në minutën e 68-të nga pika e bardhë. Rezultati u barazua me super golin e Manuel Locatellit (73'), kurse fitorja erdhi me golin e mbrojtësit italian, Gabriel Paletta (77').

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e pestë me 13-të pikë, kurse Sassuolo bie në pozitën e 13-të me nëntë pikë.

The post Milani shënon fitore spektakulare appeared first on Mesazhi.com.

Së shpejti me radarë statikë në rrugët e Kosovës

Posted: 02 Oct 2016 07:11 AM PDT

Shumë rrugë të Kosovës, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të bëhen me radarë statikë. Lajmin e ka bërë të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

"Kemi paraparë që në një të ardhme të afërt t'i ngritim kapacitetet tona edhe me pajisje mobile që mund të vendosen edhe nëpër vetura zyrtare, për të qenë më efikas dhe efektiv në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, identifikimin e kryesve të kundërvajtjeve në rrugë, me të vetmin qëllim: parandalimin e aksidenteve në trafik dhe zvogëlimin e numrit të tyre", ka thënë Hoxha për Indeksonline.

The post Së shpejti me radarë statikë në rrugët e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Manchester City ndalet nga Tottenhami

Posted: 02 Oct 2016 06:17 AM PDT

Manchester City ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi në Premier Ligë.

Në "White Hart Line", skuadra e Tottenham e mposhti 2 me 0 ekipin e Pep Guardiolas.

Dy golat e vetëm u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes, me anë të: Dele Alli dhe Kolarov (autogol).

Vlen të përmendet se në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, Eric Lamela kishte mundësi të shënonte golin e tretë për "Spursat", por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pas kësaj humbje, Citizën mbetën në pozitën e parë me 18 pikë, një më shumë se Tottenhami që gjendet në të dytën.

The post Manchester City ndalet nga Tottenhami appeared first on Mesazhi.com.

Veseli fton elitën politike të heq dorë nga dhuna

Posted: 02 Oct 2016 06:10 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar ditën ndërkombëtare kundër dhunës duke bërë thirrje ndaj përfaqësuesve të politikës që të heqin dorë nga dhuna e që mosmarrëveshjet t'i zgjidhin me tolerancë e dialog.

"2 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, në nder të ditëlindjes së Mahatma Gandit, predikuesit më të njohur të paqes e të jodhunës. Në këtë ditë, të gjithë angazhohen nëpër botë që të përhapin mesazhin e jodhunës! Zhvillimet politike të vitit të kaluar në Kosovë e bëjnë të nevojshëm këtë mesazh edhe tek ne. Prandaj elita jonë politike duhet të mësohet që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike apo mospërputhjeve të ideve, ta bëj nëpërmjet dialogut e tolerancës e kurrsesi jo nëpërmjet dhunës" (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

The post Veseli fton elitën politike të heq dorë nga dhuna appeared first on Mesazhi.com.

A do të realizohet buxheti dy miliardësh?

Posted: 02 Oct 2016 05:13 AM PDT

Dy miliardë euro pritet të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2017, apo rreh 320 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti.

Gjatë prezantimit të Kornizës së përgjithshme të buxhetit për vitin e ardhshëm, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se rritja kaq e madhe e Buxhetit shkon kryesisht për investime kapitale, deri në 51 për qind, dhe jo për shpenzime koherente ose për shpenzime të tjera.

Buxheti i shtetit për vitin 2017,ka thënë Hoti, është buxhet i realizueshëm, i qëndrueshëm, i cili ruan stabilitetin fiskal.

Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, japin vlerësime të ndryshme rreth qëndrueshmërisë së buxhetit, por pranojnë se vlera prej dy miliardë eurosh është premtuese, për një përmirësim të mundshëm të zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nëse do të ketë një përfshirje të të gjitha institucioneve relevante dhe sundim të rendit dhe ligjit, shifra prej 2 miliardë eurosh do të arrihet, por edhe do të tejkalohet.

Por, për gjithë këtë, Gërxhaliu ka thënë se nevojitet disiplinë financiare, ndalje të tenderomanisë masive dhe mbi të gjitha luftë kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.

"Dhe, kur i shtohet edhe vetë fakti se do të punohet më tepër në përmirësimin e imazhit, duke mbështetur sektorin privat dhe motivuar diasporën, besoj se janë trendë që duhet të mbështetën dhe jo vetëm të kritikohen. Prandaj, besoj se nëse do të ketë një gatishmëri të të gjithë aktorëve, në veçanti sundim të rendit dhe ligjit, atëherë buxheti do të jetë i realizuar", është shprehur Gërxhaliu.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se Ministria e Financave nuk ka dhënë shumë detaje rreth buxhetit.

Por, megjithatë, sipas tij, shifrat e përmendura janë ambicioze. Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, ka deklaruar Rexhepi, përmban premisa zhvillimore dhe minimizim të ndikimit të skemave sociale.

Kurse, shprehet me rezerva se vlera e buxhetit mund të ndikojë në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të krijojë vende të reja të punës.

"Do të ishte e dëshirueshme që kjo normë, megjithatë të realizohet edhe pse nuk paraqet ndonjë zgjidhje për problemet sociale, çështjen e punësimit, meqenëse shifra prej 4.5 për qind e mban një nivel të kënaqshëm, por jo që i zgjidh problemet", ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Korniza e buxhetit për vitin 2017, është e balancuar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike. Ai konsideron se me vetë faktin se ka rritje të vlerës për investime kapitale, mund të ketë edhe gjenerim të vendeve të reja të punës.

"Projektet publike, zakonisht gjenerojnë vende pune dhe krijojnë parakushte për rritjen e vendeve të punës për vitet e ardhshme. Kosova fatkeqësisht në të kaluarën, zakonisht ka pasur rritje të buxhetit për paga dhe mëditje të pakontrolluara, të cilat në fakt e kanë sjellë Kosovën edhe në largimin për katër pesë vjet nga programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është dashur disa vjet që të kthemi në këtë program", ka vlerësuar Gashi.

Ndryshe, gjatë diskutimit publik me palët e interesit, që ka ndodhur për herë të parë gjatë planifikimit të buxhetit në Kosovë, është thënë se përparësi do të jetë financimi dhe përkrahja për sektorët e sigurisë, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe përmirësimi i mjedisit afarist.

Ndryshe, përderisa buxheti për vitin e ardhshëm vlerësohet të arrijë në 2 miliardë euro, buxheti për këtë vit ka qenë 1 miliard e 680 milionë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit ishin paraparë të investohen në projekte kapitale.(rel)

The post A do të realizohet buxheti dy miliardësh? appeared first on Mesazhi.com.

Reali vazhdon me barazime

Posted: 02 Oct 2016 05:10 AM PDT

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me barazime në La Liga.

Madrilenët nuk arritën të fitonin në "Santiago Bernabeu" ndaj Eibarit, ku takimi përfundoi me rezultat 1 me 1.

Dy golat e ndeshjes u shënuan gjatë pjesës së parë, ku të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë të F. Rico që shënoi në minutën e 6-të. Vetëm pas pak minutave, pas një krosimi të bukur nga Ronaldo, Gareth Bale barazoi shifrat në 1 me 1, që ishte edhe rezultati i ndeshjes.

Ky ishte barazimi i katër me radhë për ekipin e Zidanes dhe i treti me radhë vetëm në La Liga.

Me këtë pikë Real Madridi zbret në pozitën e dytë me pikë të njëjeta me Atletico Madridin që gjenden në pozitën e parë, por dy skuadrat kanë gjasa të humbin këto pozita nëse Barcelona arrin fitore.

The post Reali vazhdon me barazime appeared first on Mesazhi.com.

Mënyra më e mirë për të paketuar gardërobën e stinës së verës

Posted: 02 Oct 2016 03:38 AM PDT

Të "paketosh" rrobat e verës, do të thotë të lësh më shumë hapësirë për pulovrat e xhaketat që vishen në vjeshtë/dimër. Por, të gjitha ne duam që kur t'i rihapim sirtarët t'i gjejmë rrobat dhe fustanet verore në formë për t'i veshur sërish. Ja cfarë duhet të bëni, që rrobat të qëndrojnë në kushtë të mira për muajt në vijim….

Sigurohuni që rrobat të jenë të pastra

Përpara se të lironi hapësirën në dollapin tuaj, duke larguar rrobat e verës, grupojini rrobat sipas ngjyrave dhe vendosini në një proces larjeje të plotë në lavatriçe. Për rrobat e lehta verore ku mbizotërojnë ngjyrat e çelëta dhe të bardhat rekomandojmë detergjentët e lëngshëm Deka Color dhe Deka White. Sigurohuni që pas larjes të gjitha rrobat janë tharë mirë përpara sesa t'i paketoni. Nëse rrobat nuk janë komplet të pastra përpara se sa t'i mbyllni nëpër kuti apo valixhe, rritet rreziku i molëve apo fluturave që do t'i gërryejnë dhe do t'i dëmtojnë rrobat tuaja.

Hiqni dorë nga hekurosja

Sado tunduese të duket, rrobat që do të paketohen e do të mbyllen për një kohë të gjatë, nuk duhet të hekurosen. Kjo mund të dëmtojë fibrat tekstile dhe rrobat mund të grisen gjatë rrudhosjes.

Gjeni kutitë e duhura

Në vend që të zgjidhni kuti prej kartoni ose letre, zgjidhja më e mirë për të paketuar rrobat e verës që do të rrinë gjatë pa u përdorur, janë kutitë plastike. Plastika është rezistente ndaj ujit dhe mbron nga depërtimi i insekteve. Kutitë prej kartoni apo prej druri përmbajnëlëndë kimike që mund të transferohen në rroba dhe t'i dëmtojnë ato. Gjithashtu, ngjitësi që lidh pjesët e kartonit është një material, i cili tërheq shumë insekte.Sigurohuni që kutitë plastike të kenë vrima të vogla për qarkullimin e ajrit, sepse disa materiale kanë nevojë gjatë gjithë kohës për ajrosje.

Ruani temperaturën të freskët

Vendosini kutitë në një vend të freskët, pa lagështirë, që të mos ketë kontakt me tokën dhe as me dritën e diellit.

Qëndrojuni larg materialeve të drunjta

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të rrobave me materiale të drunjta, sepse druri përmban acide, të cilat pas një periudhe të gjatë kohe i dëmtojnë fibrat tekstile.

Tregoni kujdes të veçantë për copat speciale

Disa rroba që mbahen për raste të vecanta, duhet të vendosen në mbështjellëse specifike prej letre, që nuk ka përmbajtje acidesh, në mënyrë që të parandalohen rrudhat dhe dëmtimi i rrobave.

Mendoni në afatgjatë

Për rroba që mbeten të mbyllura për një kohë të gjatë, si p.sh. fustanet e nusërisë, opsioni më i mirë janë disa kuti/mbështjellëse specifike që nuk përmbajnë elemente acide. Ju këshillojmë që këto lloj veshjesh t'i nxirrni jashtë të paktën një herë në vit, për ajrosje dhe më pas t'i palosni sipas prerjes e t'i paketoni sërish. Në këtë mënyrë, parandaloni dëmtime serioze që mund t'u ndodhin rrobave të palosura për një kohë të gjatë. /revistaclass.al/

The post Mënyra më e mirë për të paketuar gardërobën e stinës së verës appeared first on Mesazhi.com.

Greqi, policia greke poshtëron 5 fëmijë sirianë, Amesty International” kërkon hetim

Posted: 02 Oct 2016 03:30 AM PDT

"Amnesty International" ka kërkuar nga organet greke hetimin e menjëhershëm të një rasti të poshtërimit të 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë.

Sipas kreut të organizmit europian, nëse vërtetohet që poshtërimi është kryer edhe për motive raciste, policët grekë duhet të dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur një grup policësh kanë gjetur në rrugë 5 fëmijë të moshës 12 deri 16 vjeç nga Siria, të cilët mbanin në duar automatikë lodre të blera për një shfaqje teatrale në një prej qendrave të kulturës në qendër të kryeqytetit, me temë luftën në atdheun e tyre.

Duke dyshuar se mos i kishin vjedhur armët lodra, policët kanë thirrur përforcime, i kanë marrë fëmijët në rajon, ku i kanë mbajtur për 7 orë vetëm për një verifikim të thjeshtë të kredencialeve, u kanë kërkuar të zhvishen dhe ata që kanë refuzuar i kanë goditur.

Vetëm kur një prej fëmijëve ka mundur të marrë pas celularin, që ia kishin konfiskuar, ka lajmëruar prindërit, të cilët pasi kanë mësuar ngjarjen kanë njoftuar avokatët, që kanë hapur një proces gjyqësor.

Për çështjen, 21 deputetë të "Syriza"-s kanë kërkuar një interpelancë në Parlament me ministrin e Rendit, duke kërkuar paralelisht hetim të plotë dhe dënim të fajtorëve.

/ Top Channel

The post Greqi, policia greke poshtëron 5 fëmijë sirianë, Amesty International" kërkon hetim appeared first on Mesazhi.com.

Spanjë: Rreth 90 të lënduar nga shpërthimi i gazit

Posted: 02 Oct 2016 03:28 AM PDT

Të paktën 90 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës.

Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetë. Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet.

Shkaku i këtij shpërthimi "mund të ketë qenë rrjedhja e gazit", ka thënë kryetari i qytetit, Antonio Moreno Ferrer. Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.

The post Spanjë: Rreth 90 të lënduar nga shpërthimi i gazit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more