Skip to main content

Zëri: “Vatikani foli shqip - yjet e trojeve shqiptare i kënduan Nënë Terezës (VIDEO)” plus 29 more

Zëri: “Vatikani foli shqip - yjet e trojeve shqiptare i kënduan Nënë Terezës (VIDEO)” plus 29 more


Vatikani foli shqip - yjet e trojeve shqiptare i kënduan Nënë Terezës (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 02:48 PM PDT

Vatikani u shndërrua në qendrën shqiptare kur mblodhi yjet më të rëndësishëm të trojeve tona dhe elitën politike në koncertin e madh në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë, njëkohësisht 19 vjetorit të shuarjes së saj. Në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, dha një historik poetik për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, raporton TopChannel. Rita Ora dhe Lorik Cana......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS në kaos, një spiune i demaskoi

Posted: 03 Sep 2016 02:43 PM PDT

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një urdhër arresti për ish-gruan e njërit prej mbështetësve të tij, e cili doli të jetë spiune. Sipas disa burimeve brenda ISIS thuhet se kjo organizatë terroriste ka lëshuar urdhërarrest për të e cila i tradhtoi ata duke treguar informacione për shërbimet e inteligjencës irakiane. Burimi thotë se e ashtuquajtura Um Hafsa me origjinë nga Rusia, emri i vërtetë i saj nuk dihet, pasi nuk janë të njohura detaje të tjera rreth saj, transmeton lajmi.net. ISIS ka një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa vlerëson lartë performancën e artistëve në Vatikan (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 02:27 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka vlerësuar lartë performancën e artistëve shqiptarë dhe Filharmonisë së Kosovës në koncertin e organizuar për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. “Sonte në Romë artistë shqiptarë me famë botërore dhe Filharmonija e Kosovës na bënë krenar”, shkruan kryeministri në faqën e tij zyrtare në Facebook. Sipas Mustafës, performanca e tyre brilante i ridëshmoi botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump flet me respekt të madh për shenjtërimin e Nënës Tereze (Video)

Posted: 03 Sep 2016 02:08 PM PDT

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka dhënë një mesazh pozitiv për miliona ndjekësit e tij në Facebook, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. “Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Durrës: Mbytet një 4 vjeçare në det, zhduket kushërira e saj

Posted: 03 Sep 2016 01:53 PM PDT

Një vajzë katër vjeçare është mbytur gjatë orëve të pasdites së të shtunës në plazhin e Durrësit, ndërsa ishte duke u larë së bashku me kushërirën e saj 18 vjeçare, e cila rezulton e zhdukur që prej orës 19:00, njofton Top Channel. Mësohet se policia është njoftuar nga shtetasi M.H. 56 vjeç, pasi nuk po gjente mbesat e tij katër dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t’u larë. Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nxehet situata mes Çiljetës dhe Alban Hoxhës, ja bëma e fundit (FOTO)

Posted: 03 Sep 2016 01:51 PM PDT

Prej një kohe të gjatë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha aludohet për një lidhje dashurie, e cila nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët. Megjithatë komentet e shumta të përzemërta të tyre në rrjete sociale nuk kanë lënë shumë hapësira për dyshim për një lidhje sentimentale mes tyre. Më e fundit vjen nga Çiljeta në një foto të Hoxhës ku ajo ka shkruar: “E di Ti ca mendimi Kam per ket foto,”-ka shkruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

CNN për veshjen unike të Nënës Tereze, që e bëri të famshme në tërë botën (Video)

Posted: 03 Sep 2016 01:46 PM PDT

Në një storje, CNN hulumton veshjen e veçantë të Nënës Tereze. Fjala është për veshjen tradicionale indiane të quajtur sari, të cilën e ka modifikuar në ngjyrat bardhë e kaltër, transmeton Telegrafi. Kjo veshje ishte simbol i varfërisë, ndërsa murgesha shqiptare nuk donte të dallohej nga nevojtarët me rrobat e rëndomta të misionareve të krishtera. Shenjtëresha shqiptare atë e veshi për herë të parë më 1948, për të mos e hequr kurrë nga trupi e për ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi: Në shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

Posted: 03 Sep 2016 01:43 PM PDT

Bilall Sherifi, sekretar i Nisma për Kosovën, ka kritikuar pjesëmarrjen e krerëve shtetërorë të Kosovës në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza. Në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të zhvillohet nesër, do të marrin pjesë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe disa zyrtarë tjerë shtetërorë. Sherifi, krerët institucionalë i ka quajtur “djaj” të cilët ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitore e madhe e Besës

Posted: 03 Sep 2016 01:44 PM PDT

Besa Famiglia e ka nisur mjaft mirë eksperiencën evropiane. Skuadra pejane ia ka dalë ta mposht skuadrën nga Çekia, Dukla Praga me rezultat 35:31, në ndeshjen e vlefshme për EHF Cup, shkruan Zëri. Pejanët ishin më të mirë dhe ia dolën që pjesën e parë ta mbyllnin me katër gola dallim, 19:15, ndërsa me epërsi identike e mbyllën edhe krejt ndeshjen, duke e krijuar sadopak një avantazh para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Pragë. Pejanët do ta kërkojnë kalimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koncerti i shenjtërimit të Nënë Terezës përmbyllet me himnin e saj (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 01:39 PM PDT

Koncerti në Vatikan për nder të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u përmbyll me interpretimin e himnit të saj nga këngëtarja Inva Mula. Kujtojmë se vargjet e kësaj vepre artistike të titulluar “Lamtumirë”, ishin shkruar nga vetë Nënë Tereza në vitin 1928, gjatë rrugës që e kishte bërë nga Irlanda për në Kalkutë, njofton Klan Kosova. Artistët shqiptarë në fund u duartrokitën fuqishëm nga të pranishmit në sallë, ku në mesin e tyre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu u nokautua sonte shqiptari Ilir Latifi (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 01:32 PM PDT

Ilir Latifi nuk ia doli dot. Sportisti i sporteve luftarake nga Kosova është mposhtur nga Ryan Bader në UFC, shkruan Zëri. Dhe, siç shihet në videon e mëposhtme, sportisti kosovar që e përfaqëson Suedinë, ka përfunduar në dysheme duke u nokautuar nga kundërshtari. Me këtë rast, gjyqtari e ndërpreu menjëherë meçin, të cilin e fitoi kundërshtari i fuqishëm i Larifit, Bader. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mposhtet Ilir Latifi, e nokauton kundërshtari

Posted: 03 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ilir Latifi është nokautuar në meçin e sontëm nga Ran Bader, në sfidën e rëndësishme në UFC, shkruan Zëri. Sportisti nga Kosova e ka marrë një goditje të fuqishme nga Bader, me ç’rast e detyroi gjyqtarin që ta ndërpresë meçin, në sportin luftarak. Latifi e përfaqëson Suedinë, por nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është dhe ndihet shqiptar. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krenaria e gjakut shqiptar, një ‘selfie’ nga Rita dhe Cana! (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 01:12 PM PDT

Lorik Cana publikon një selfie me Rita Orën. Ish kapiteni i kombëtares, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instragram së bashku me Rita Orën. Fotoja është bërë gjatë qëndrimit të tyre në Vatikan me rastin e koncertit të organizuar për nder të Nënës Terezë, transmeton RTV21 “Albanian blood beauty (Bukuria e gjakut shqiptar)”, shkruan Cana. Ndryshe Rita pati sonte një performancë fantastike, ku me ç’rast këndoi “What Child is......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Bazilika e Shën Palit jehoi nga tingujt e muzikës shqipe

Posted: 03 Sep 2016 01:11 PM PDT

Kreu i kuvendit Kadri Veseli nw rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shkruar se Bazilika e Shën Palit jehoi nga tingujt e muzikës shqipe, në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. Postimi i plotë: Sonte, Bazilika e Shën Palit jehoi nga tingujt e muzikës shqipe, në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan! Jemi popull me fat që botës i dhamë Nënën e paqes dhe dashurisë në gjithë botën! K.V.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova mposhtet nga Ukraina

Posted: 03 Sep 2016 12:56 PM PDT

Kosova është mposhtur nga Ukraina në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”. Ndeshja që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë përfundoi me rezultat 70:63 në të mirë të mysafirëve, transmeton Express. Kjo është humbja e dytë rresht e Kosovës në eliminatoret për "Eurobasket 2017" Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë ndaj Bullgarisë, në Sofje më 7 shtator ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica: Jemi të motivuar t’i nisim eliminatoret me fitore

Posted: 03 Sep 2016 12:47 PM PDT

Sulmuesi Milot Rashica ka folur para ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Finlandës në kuadër të xhiros së parë të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”. Ai ka thënë se atmosfera në skuadër është e mirë dhe se besojnë në fitore, transmeton Express. “Ndeshja kundër Finlandës do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Por kemi motiv të madh dhe po punojmë shumë me përkushtim që të nisim me fitore në kualifikimet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poezia e Nënë Terezës, emocionon sallën

Posted: 03 Sep 2016 12:43 PM PDT

Një poezi e thurur tre javë para se të vdiste Nënë Tereza, është thurur nga vet ajo e që sot në Vatikan është lexuar nga futbollisti shqiptarë Lorik Cana. Kjo poezi e ka emocionuar sallën tejmase gjë që ka bërë të përcillet nga duartrokitje të shumta nga të pranishmit./ZËRI ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita beson se po shtohen votat kundër demarkacionit (Video)

Posted: 03 Sep 2016 12:34 PM PDT

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës, për të rikthyer në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, nuk është pritur aspak mirë nga partitë opozitare. Kjo marrëveshje, sipas tyre, duhet të kthehet në pikën zero dhe e njëjta të rinegociohet nga një ekip kredibil me ekspert të të gjitha partive politike në vend. Opozitarët janë të bindur se marrëveshja nuk do të kalojë pa marrë parasysh kohën kur do ta procedojë këtë marrëveshje Qeveria.   Ali......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë vs Ukrainë, rezultat i ngushtë kur ka mbetur edhe një çerek lojë

Posted: 03 Sep 2016 12:24 PM PDT

Derisa çerekut të tretë po vije fundit ndeshja e parë e Kosovës në gara zyrtare si vendëse kundër Ukrainës është bërë edhe më e ngushtë se në minutat e parë ta takimit.  Gjatë tërë ndeshjes është ndërruar epërsia, por diferenca në pikë ka qenë tërë kohën shumë e vogël, njofton Klan Kosova. Kosovarët që ndeshjen po e zhvillojnë në palestrën Minatori në Mitrovicë kanë një përkrahje të madhe nga tifozët që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora shkëlqen me “What Child Is This” në Vatikan

Posted: 03 Sep 2016 12:06 PM PDT

Performancës së shumë artistëve shqiptarë në Vatikan, për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore – Rita Ora, njofton Klan Kosova. E veshur me një fustan elegant me ngjyrë të zezë, i punuar nga dizajnerja kosovare Blerina Kllokoqi – Rugova, Rita shkëlqeu me këngën “What Child is This” në skenën brenda Bazilikës së Shën Palit në Vatikan, e shoqëruar nga Shkelzen Doli me violinë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Artistët shqiptarë që nderuan Nënë Terezën në Vatikan (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 12:03 PM PDT

Në vigjiljen e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan, në Bazilikën e Shën Palit në Romë po mbahet koncert 90 minutësh për nder të humanistes së njohur shqiptare. Në mesin e artistëve shqiptarë që deri më tani i kanë performuar pikët e tyre artistike, janë: Inva Mula, Shkelzen Doli, Andi Bajgora, Elbenita Kajtazi, Ramë Lahaj, Lum Veseli, Ermonela Jaho dhe Genc Tukiçi, njofton KlanKosova.      ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS'in, dje luftonin për UÇK'në

Posted: 03 Sep 2016 12:01 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë ekstremistë që vinë nga Kosova e tani luftojnë në Lindjen të Mesme, janë të njëjtit që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor. Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundojnë dy çerekët e para të ndeshjes Kosovë – Ukrainë, Kosova po fiton 34:32

Posted: 03 Sep 2016 11:54 AM PDT

Kosova dhe Ukraina janë duke luajtur në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për "EuroBasket 2017". Kanë përfundojnë dy çerekët e para të ndeshjes Kosovë – Ukrainë me rezultat 34 me 32 për Kosovën         ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënë Tereza, murgesha që frikësoi komunistët e Shqipërisë

Posted: 03 Sep 2016 11:52 AM PDT

Marrëdhënia mes gruas që do të shpallet shenjtore nga Vatikani dhe komunistëve që qeverisnin Shqipërinë qe e vështirë, por mori një kthesë të çuditshme. Shqipëria po fiton krenari të madhe nga fakti që Kisha Katolike do të shpallë shenjtore më 4 shtator, murgeshën misionare Nënë Tereza. Megjithatë, vendi i saj i origjinës nuk ka qenë gjithmonë kaq entuziast për arritjet e saj. Dokumente të siguruara nga BIRN-i zbulojnë se regjimi komunist i Shqipërisë e spiunoi murgeshën me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një vit nga hyrja në fuqi, këto janë efektet e pakos së re fiskale

Posted: 03 Sep 2016 11:47 AM PDT

Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sidomos te ndryshimet e normës së tatimit nga 16 në 8 për qind, sipas shifrave zyrtare, vërehet një zvogëlim i të hyrave buxhetore, kurse rritje e të hyrave vërehet në ndryshimin e normave tjera. Marrë në përgjithësi, sipas tyre, kjo pako ka pasur efekte pozitive, pasi të hyrat tatimore janë rritur, për shkak se qytetarët pas çdo blerjeje po pajisen me kupon fiskal. Më 1 shtator të vitit 2015 kishte filluar zbatimi i pakos së re......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja atmosfera që po mbretëron në palestrën ‘Minatori’ para lojës Kosovë – Ukrainë (Video)

Posted: 03 Sep 2016 11:39 AM PDT

Një atmosferë impozante është duke mbretëruar në palestrën “Minatori” 15 minuta para fillimit të ndeshjes basketbollistike Kosovë – Ukrainë. Kosova dhe Ukraina do të ndeshen në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”, transmeton Express. Kosova bën pjesë në Grupin E bashkë me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Për më shumë ndiqeni atmosferën e tifozëve të zëshëm të Kosovës në nëj video të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Nëna Tereza, testament i çmueshëm për njerëzimin

Posted: 03 Sep 2016 11:35 AM PDT

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, po merr pjesë në koncertin për hir të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. Lekaj, përmes Facebookut, ka dhënë vlerësimin e tij për këtë ngjarje dhe për Nënë Terezën. “Veprat dhe porositë e Nënë Terezës – testament i çmueshëm për mbarë njerëzimin. Shpallja e shenjtë e humanistes shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqe,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon takimi Kosovë-Ukrainë (FOTO)

Posted: 03 Sep 2016 11:19 AM PDT

Ka filluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të Basketbollit “EuroBasket 2017”. Kosova është duke zhvilluar ndeshje jashtëzakonisht të mirë në periudhën e parë. Basketbollistet kosovar fal lojës se mire arritën ta mbyllin këtë periudhe me rezultat 17:17 /ZËRI   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nis koncerti i Filharmonisë së Kosovës në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan

Posted: 03 Sep 2016 11:07 AM PDT

Bazilika e Shën Palit, në Vatikan, nuk ka pritur asnjëherë më shumë shqiptarë se sonte. Në koncertin që ka nisur nga ora 19:30, një organizim i Kishës Katolike të Kosovës, janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Filarmonisë së Kosovës, përcjell nga emrat më të njohur shqiptarë të artit dhe sportit në botë. Koncertin janë duke e përcjellur edhe personalitete më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria. Në fjalën e tij hyrëse, imzot......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora e Lorik Cana hapin koncertin (FOTO)

Posted: 03 Sep 2016 11:00 AM PDT

Këngëtarja me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Lorik Canan kanë bërë hapjen e koncertit për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Rita Ora fillimisht ka bërë hapjen e këtij koncerti në gjuhën shqipe./ZËRI     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more