Skip to main content

Zëri: “Rezultatet e para: HDZ-ja 7 deputetë më shumë se Koalicioni Popullor” plus 29 more

Zëri: “Rezultatet e para: HDZ-ja 7 deputetë më shumë se Koalicioni Popullor” plus 29 more


Rezultatet e para: HDZ-ja 7 deputetë më shumë se Koalicioni Popullor

Posted: 11 Sep 2016 02:42 PM PDT

Pas mbylljes së vendvotimeve në Kroaci, në të cilat zgjedhësit për herë të dytë brenda 10 muajve zgjedhin parlamentin e ri kroat, rezultatet kanë filluar të qartësohen. Pas numërimit të 46.87 për qind të votave, rezultati momental shkon në të mirë të të djathtëve të HDZ-së, të cilët kanë siguruar 61 vende në parlament, kurse Socialdemokratët të mbledhur rreth koalicionit Popullor (Zoran Milanoviq) kanë arritur në kuotën e 54 deputetëve, shkruajnë mediat kroate,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Icardi i lumtur me golat, ka një dedikim për to

Posted: 11 Sep 2016 02:17 PM PDT

Mauro Icardi ia dhuroi fitoren 2-1 Interit në udhëtim te Pescara, por thotë se meritat janë të gjithë skuadrës, teksa thekson se golat janë puna e tij. Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në pjesën e dytë për tu treguar vendimtar në fitoren e parë të Interit këtë sezon në Serie A, por nuk i merr të gjitha meritat. “Meritat shkojnë për të gjithë, sepse kemi luftuar në minutën e fundit. Ne kishim shumë shanse, por topi nuk hynte në portë”, deklaroi Icardi përMediaset Premium dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cila është arsyeja për tërmete të shpeshta në Maqedoni dhe Ballkan?!

Posted: 11 Sep 2016 02:15 PM PDT

Në territorin e Maqedonisë por edhe në Kosovë dhe vendet e rajonit janë ndier dridhje të lehta të njohura si tërmete. Janë analizuar se tërmetet të cilët për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete. Me këtë bëhet pyetja se cila është arsyeja që ndodhin këto dridhje të shpeshta në pjesën jugore të polit si dhe në territorin e Maqedonisë. Rajoni i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demarkacioni lë nën 'hije' interpelancat (Video)

Posted: 11 Sep 2016 02:14 PM PDT

Marrëveshja e demarkacionit nuk ka lënë nën hije vetëm interpelancat e kryeministrit, Isa Mustafa, të thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe çështje të tjera . Por, kjo nuk do të thotë që këto kërkesa nuk mund të përsëriten. Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës neni 44, pika 12, interpelanca për çështje të njëjtë mund të parashtrohet vetëm dy herë gjatë një viti kalendarik. Që interpelancat e Isa Mustafës, të cilat janë thirrur nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmitari nga New Yorku flet 15 vjet pas sulmit (Video)

Posted: 11 Sep 2016 01:58 PM PDT

Për Dr. Bruce Powers, 11 shtatori zgjon kujtime të forta mbi sulmin terrorist të vitit 2001 në Pentagon. Dr. Powers, aktualisht profesor në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit George Washington, ishte në atë kohë analist për politikat e mbrojtjes në Pentagon kur Shtetet e Bashkuara u bënë objektiv i sulmit më të rëndë terrorist ndaj vendit. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Dr. Powers kujton zhvillimet e asaj dite dhe flet për mënyrën që ka zgjedhur për të nderuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahmani: Politika është përzier edhe në spitale

Posted: 11 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Imet Rrahmani, i tha Radios Evropa e Lirë se, sikundër edhe në çdo sektor në Kosovë, edhe në shëndetësi është e përzier politika. Ai tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është problematik, pikërisht për faktin se nuk janë rregulluar punësimet në institucionet shëndetësore në përputhje me nevojat. Ministri Rrahmani tha se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Icardi rikthen Interin në lojë (Video)

Posted: 11 Sep 2016 01:27 PM PDT

Interi ka barazuar rezultatin ndaj Pescaras Kapiteni Mauro Icardi, ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Pescaras, i cili realizoi gol në minutën e 78’të. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MSA zvogëlon të hyrat për 11 milionë euro (Video)

Posted: 11 Sep 2016 01:23 PM PDT

Mbi 11 milionë euro të hyra më pak në arkën e shtetit, që prej fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kjo si pasojë e heqjes së tatimit doganor dhe reduktimit të tatimit doganor, për disa produkte të tjera të cilat importohen nga Bashkimi Evropian. LEXO EDHE: 100 mijë euro për tri autoambulanca Nënshkrimi i kësaj marrëveshje iu mundëson prodhuesve Kosovarë një treg më të gjerë siç është tregu  i Bashkimit Evropian , mirëpo njohës të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherr mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës në ditëlindjen e Behgjet Pacollit!

Posted: 11 Sep 2016 01:19 PM PDT

Mbrëmjen e kaluar është festuar ditëlindja e një prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur në Kosovë, Behgjet Pacolli, me një koncert në vilën e tij luksoze. Lista e këngëtarëve që performuan në këtë koncert është e gjatë dhe përfshin emra si Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, KAOS, Elita 5, Dafina Zeqiri dhe Ledri. Burime për Blitz.al kanë treguar se midis Dafinës dhe Ledrit ka ndodhur një sherr, shkaku i të cilit ishte fakti se dy artistët kërkonin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

O’Connell uron besimtarët myslimanë

Posted: 11 Sep 2016 01:00 PM PDT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. “Shëndeti, paqja dhe begatia le të mbizotërojë në familjet tuaja”, ka shkruar O’Connell, në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I tha 'PO' Kosovës, shënon dy gola për skuadrën e tij (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 12:58 PM PDT

Ftesa e Përfaqësueses së Kosovës siç duket i ka bërë mirë mesfushorit kosovar, Benjamin Kololli, i cili luan me skuadrën e Lausannes në Zvicër. Benjamin Kololli nuk ishte pjesë e skuadrës, ku Kosova luajti baras 1-1 ndaj Finlandës, shkaku i dokumentacionit të pa kompletuar. Megjithatë, mesfushori kosovar po vazhdon të tregojë formë të mirë, pasi në ndeshjen kundër Vaduzit ka arritur të shënojë dy gola në fitoren 5-0 të skuadrës së tij. Kololli e nisi serinë e golave për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia mes dy zjarreve: S’ka më vështirë se me u ballafaqu me popullin gjatë protestave (Video)

Posted: 11 Sep 2016 12:55 PM PDT

Policia e Kosovës është ajo që më së shumti sfidohet nga problemet që ndodhin në Kosovë. E kohët e fundit, kur situata në vend po vlerësohet si jo e sigurt, janë  policët ata që ballafaqohen mes menaxhimit të pakënaqësive të popullit dhe pushtetit për të kryer detyrën që ju takon. Mirëpo, siç duket detyra për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e rendit, po del të jetë e vështirë dhe e kritikueshme. Megjithatë, nënkryetari i Sindikatës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një tërmet godet Shkupin

Posted: 11 Sep 2016 12:41 PM PDT

Edhe një tërmet është regjistruar në Shkup, në lagjen Novo Lisiçe. Dridhja është regjistruar në orën 20:55, me intensitet të vogël, ndërsa kjo ka shkaktuar sërish shqetësim tek qytetarë. Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 tërmeti ishte me intensitet 3.9 shkallë sipas Rihterit ndërsa në orën 15:10 tërmeti ishte 5.2 shkallë sipas Rihterit. Fuqia e dridhjes së fundit nuk dihet ende. Ky është tërmeti i katërt që brenda ditës ka ndodhur sot në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për vizat, aktakuzë për 150 persona (Video)

Posted: 11 Sep 2016 12:31 PM PDT

Detyrë të vështir morën institucionet e drejtësisë në majin e këtij viti. Ndonëse u përmend lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por nga dita kur Komisioni Evropian pas rekomandimit pozitiv për vizat kërkoi rezultatet në këtë drejtim Prokuroria e Shtetit është bërë aktive më shumë se kurrë. Ky institucion për të plotësuar këtë kriter në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen ka shënjestruar deri më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guardiola ka disa fjalë për Mourinhon

Posted: 11 Sep 2016 12:25 PM PDT

Pep Guaridola ka zbutur paksa rivalitetin e krijuar mes tij dhe Jose Mourinhos Pas fitores së Manchester Cityt prej 2:1 ndaj Manchester Unitedit, gazetarët kanë tentuar të hedhin ‘benzinë në zjarr’ duke provokuar Pep Guardiolën me pyetje të ndryshme për triumfin ndaj rivalit të tij, Jose Mourinhos, përcjell Gazeta Express. Por, trajneri spanjoll është treguar tejet i vëmendshëm duke thënë se humbja dhe fitorja janë pjesë e lojës dhe se në të ardhmen sërish do ta mposhtin njëri tjetrin. “E......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Aksident tragjik, shkelen tre fëmijë shqiptarë

Posted: 11 Sep 2016 12:21 PM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë. Mësohet se një vozitës 64-vjeçar ka shkelur tre prej pesë fëmijëve të cilët po kalonin rrugën. Siç mësohet nga mediat e ndryshme gjermane, të gjithë fëmijët ishin shqiptarë, shkruan albinfo.ch.  Raportimet e fundit kanë treguar se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meshë për Nënë Terezën në Shkup (Video)

Posted: 11 Sep 2016 12:14 PM PDT

Në sheshin qendror të Shkupit sot u mbajt një meshë kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës. Meshën e drejtoi kardinali Vinko Puliç. Autoritetet maqedonase krenohen me origjinën nga Shkupi të Nënë Terezës, ku ajo ka lindur, ndonëse asnjëherë nuk e zënë në gojë përkatësinë etnike të saj. Në Shkup ka mbetur një komunitet i vogël katolik prej rreth 200 familjesh, ndërsa meshat në kishën e vetme zhvillohen në gjuhën kroate dhe maqedone./voa/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lotët e plakut: Familja që jetonte në tendë, u bë me shtëpi natën e Kurban Bajramit (Video)

Posted: 11 Sep 2016 12:07 PM PDT

Nuk është lehtë që burrat në moshë të derdhin lot. Mirëpo, Mehmet Ymeri i ka ndodh diçka e mirë sa që vështirë i kontrollon emocionet, njofton Klan Kosova. Atij të dielën iu dorëzuan çelësat e shtëpisë. Deri të dielën ai bashkë me familjen kishte jetuar në dy tenda, për çka edhe pat raportuar Klan Kosova kah fundi i qershorit. E i biri i Mehmetit, Selimi ende nuk po mund të besoj se familja e tij e ka të sigurt kulmin mbi kokë. Kështu, gëzim patën edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj reagon ndaj Kryeministrisë: Shqip ju thash se nuk di serbisht!

Posted: 11 Sep 2016 12:01 PM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Kryeministrisë lëshuar ku thuhet se ai ka vërtetuar se Bjehulla dhe Çakorri i takojnë Malit të Zi. Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë publike marrëveshjen mes ish-presidentes Atifete Jahjaga me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Çakorr. Postimi i plotë i Haradinajt:  Të nderuar miq,Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllen votimet në Dibër, 53 për qind pjesëmarrja

Posted: 11 Sep 2016 11:55 AM PDT

Në orën 19:00 qendrat e votimit në Dibër nisën të mbyllen dhe nga të dhënat paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 për qind e votuesve. KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë. Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teutës i bëjnë befasi të madhe (Foto)

Posted: 11 Sep 2016 11:51 AM PDT

Pak javë para lindjes së vajzës së saj të dytë nga martesa me Adonis Morinën, aktorja Teuta Krasniqi është befasuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kësaj rradhe jo nga bashkëshorti por nga motra, e cila i ka organizuar një festë surprizë të llojit ‘Baby shower’, siç njihet në gjuhën angleze. Në një event madhështor të dekoruar nga Grand Decor, motra e Teutës, Bubulina, ka mbledhur mikeshat dhe familjaret e tyre për t’i paraprirë përmes një feste......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë po ndodhë me shëndetin e Hillary Clinton? (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 11:43 AM PDT

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton “Zeri.info”. Ajo sot në ceremoninë e memorialit të sulmeve të 11 shtatorit, nuk është ndier mirë. Në këtë video, Clinton, shihet duke hipur në makinën e saj përcjellëse me vështirësi. Përmes kësaj videoje, shihet qartë se Clinton nuk kishte forcë të qëndronte në këmbë dhe mbahej nga pjesëtarët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era Istrefi shumë e respektuar, po e bëjnë gjyqtare ?

Posted: 11 Sep 2016 11:35 AM PDT

Nën udhëheqjen e Ledion Liços edhe këtë vit do të mbahet spektakli madhështor 'The voice of Albania' në Top Channel, aty ku si zakonisht nxirren talentë të rinj. Një informacion jo zyrtar i shpërndarë nga Olti Curri i marrë vesh nga disa persona të afërt me Erën, thonë se ajo mund të jetë pjesë e jurisë së ‘The voice of Albania 6’, shkruan lajmi.net. Megjithatë, teksa jemi duke pritur për një projekt të radhës ndërkombëtarë, Era Istrefi do ta tregoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-të në rrezik nga hakerët rusë, alarmon shefi i CIA-s

Posted: 11 Sep 2016 11:34 AM PDT

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, përsëri ka tërhequr vërejtjen se kapacitetet kompjuterike hakeriste të Rusisë janë “jashtëzakonisht të afta dhe të sofistikuara”. Gjatë një interviste të sotme në rrjetin CBS ai nuk e ka fajësuar Moskën në mënyrë specifike për ndërhyrje, megjithqë zyrtarë të tjerë të inteligjencës dhe të Kongresit amerikan e kanë bërë këtë. Megjithatë, zoti Brennan tha se “ne duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kroaci: Janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme

Posted: 11 Sep 2016 11:21 AM PDT

Në Kroaci janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas sondazheve të para, ka indikacione se nuk do të ketë fitues të qartë, duke e hapur rrugën për më tepër paqartësi politike në këtë vend, që është anëtari më i ri i Bashkimit Evropian. Partia e krahut të majtë, Koalicioni Popullor, i ka fituar 58 vende në Parlamentin e Kroacisë me 151 deputetë, sipas sondazhit të sotëm të kryer nga agjencia e pavarur kroate, Ipsos Puls që është realizuar për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Posted: 11 Sep 2016 11:21 AM PDT

Sipas Institutit Hirdometerologjik të Kosovës mot me diell dhe vranësira të pakta do të shoqërojë vendin gjatë këtyre pesë ditëve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje gjatë këtyre ditëve, kështu që mundësitë për riga të karakterit lokal nuk përjashtohen. Do te fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fakte të reja tronditëse për trukimet në Superligë

Posted: 11 Sep 2016 11:18 AM PDT

I përjashtuar nga Liga e Kampionëve për një vit dhe i vënë nën akuzë nga Partizani e Skënderbeu që kërkojnë në tavolinë titujt e fituar nga korçarët, Skënderbeu është hedhur në sulm. Klubi korçar ka publikuar pjesë të raportit të UEFA –s, përsa u përket dyshimeve për trukime të disa ndeshjeve të luajtura prej tij në Superligë. Kampionët thonë se raporti, në pjesët e papublikuara deri tani, nuk flet për implikim të tyre, por hedh dyshime për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beyonce surprizon lideren e grupit gjatë performancës live (Video)

Posted: 11 Sep 2016 11:10 AM PDT

Beyonce ka pasur një surprizë për lideren e grupit të saj të kërcimit Ashley Everett. Pas performancës së shkëlqyer të  “Single Ladies” diva I ka kaluar mikrofonin pas kurrizit të kërcimtares  të dashurit të saj John Silver. Ai I veshur me kostum të zi dhe të bardhë mes brohërimash nga salla ka propozuar Ashley për martesë. Ky moment ka qënë tepër emocionues për kërcimtare e cila e ka shoqëruar me lot dhe duke I thënë një PO Johnit.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëme të mëdha në Hasanbeg të Shkupit nga tërmeti (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 10:51 AM PDT

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot pasdite Shkupin, dëmet janë të mëdha. Ekipet e televizionit NOVA kanë regjistruar dëmet pamja nga lagjia Hasanbeg, në Singeliç të Shkupit, transmeton TetovaSot. Deri tani nga spitali i Shkupit kanë konfirmuar për 50 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 50 persona të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Shkup

Posted: 11 Sep 2016 10:51 AM PDT

Dhjetra pacientë janë trajtuar në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin me intesitet prej 5.3 shkallëve të Rihterit. Mjekët nga spitali informojnë se ende po bëhen inçizmet e nevojshme e një pjese të pacientëve për të përcaktuar lëndimet, njoftojnë mediat shqip në Maqedoni. Sipas mjekëvë disa pacientë u plagosën ndërsa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fortë që goditi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more