Skip to main content

“Vdekja e dyfishtë në maternitet, Moisiu: Diagnoza e Aidës një në një milion” plus 8 more GAZETA SHËNDETI

“Vdekja e dyfishtë në maternitet, Moisiu: Diagnoza e Aidës një në një milion” plus 8 more GAZETA SHËNDETI


Vdekja e dyfishtë në maternitet, Moisiu: Diagnoza e Aidës një në një milion

Posted: 17 Sep 2016 11:38 AM PDT

Pasi ka kaluar një ditë nga vdekja e 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj në maternitetin "Koço Gliozheni", drejtoresha e këtij institucioni, Rubena Moisiu, ka shpjeguar se përse i ka ardhur vdekja pacientes, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka qenë faji i mjekëve.

Sipas Moisiut, rasti i 35-vjeçares është shumë i rrallë, ndodh 1 në 1 milion.rubena moisiu

“I është bërë ekzanimim obstertikal, nuk kishte kontraksione. Analiza e gjakut që i ka dalë normal kanë bërë që mjekët të mendojnë për infarkt dhe e kanë drejtuar në reanimacionin e kardiologjsë. Sepse, edhe po të vinte kardiologu këtu, nuk i ka të gjitha pajisjet me vete. Rasti është i rrallë, nëse është spontan, ndodh në 1 në 1 milion, por kjo shkaktohet edhe nga traumat”, u shpreh Rubena Mojisu, doktoreshë e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Drejtoresha e maternitetit mbron vendimin e mjekëve për ta transportuar gruan shtatzënë nga Materniteti për në QSUT, pasi, sipas saj, gruaja nuk kishte urgjencë për të lindur.

"Gruaja ka refuzuar vizitën vaginale dhe mjekët nuk kanë këmbëngulur, pasi i kanë dhënë përparësi situatës tjetër të emergjencës, duke qenë se gruaja nuk kishte urgjencë për të lindur. Urgjenca ishte ekstreme, dhe ishte më e mirë për ta çuar në spital. Në orën 04:00 të mëngjesit ajo ka ardhur me ambulancën e Sanatoriumit me maskë oksigjeni dhe gjendja ka qenë mjaft e rëndë, ndërkohë që fëmija në bark kishte vdekur.

U vu re që gjaku nuk vinte nga organet gjenitale por ishte e brendshme dhe u kërkua urgjentisht kirurgu. Ata konstatuan se shpretka ishte e çarë. Në momenti kur ka nisur ndërhyrja kirurgjikale ka pasur 2- 2.5 litra gjak brenda barkut", është shprehur znj. Moisiu për mediat.

Drejtoresha u ka bërë gjithashtu thirrje publikut dhe mediave që të mos fajësojnë pa dhënë fjalën e fundit drejtësia.

"Para se të drejtojnë gishtin e fajit diku të presin të flasë drejtësia dhe mjeku ligjor".

Jo të gjitha vitaminat janë të shëndetshme, ja ato që duhet të merrni

Posted: 17 Sep 2016 03:18 AM PDT

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Shumë prej nesh marrim vitamina çdo ditë duke e parë këtë mundësi si një rrugë efektive dhe aspak të  shtrenjtë për të na mbajtur të shëndetshëm. Këto shtesa ndihmojnë në shmangien e mungesave të  vitaminave që mund të jetë shumë të rrezikshme për shëndetin. Në shtetet e bashkuara të Amerikës, më shumë se sa gjysma e popullsisë konsumon vitamina dhe llojet më të përdorura janë multivitaminat.  Në çdo dyqan të vogël apo të madh shiten vitamina dhe ato mund të sigurohen lehtë. Nga ana tjetër, jo të gjitha vitaminat janë të shëndetshme, aq më pak kur mendoni që t'i përdorni çdo ditë .vitamina

Nëse ju nuk keni  mungesa të theksuara vitaminash dhe i merrni këto të fundit me idenë se ju bëjnë mirë,  gaboheni. Marrja e këtyre vitaminave nuk është thelbësore. Disa studime kanë treguar se marrja në doza të përditshme të disa vitaminave mund të jetë e dëmshme. Më poshtë paraqiten disa vitamina që  nuk kanë efekte negative.

  1. Vitamina D

E marrë si ndihmuese, vitamina D është shumë e dobishme duke ia kaluar për nga  dobitë që ofron edhe vitaminave më të përdorura A, B dhe C. Kërkimet kanë treguar se kjo vitaminë mund të rrallojë  gripin dhe efektet e tij, sidomos tek fëmijët. Tek të rriturit kjo vitaminë redukton frakturat dhe përforcon kockat.

  1. Vitamina B3

B3 është e rëndësishme sepse përmirëson  shumë gjendje shëndetësore ku përfshihen sëmundja e alcajmerit, diabeti, dhimbjet kronike të kokës dhe kolesteroli i lartë. Një studim i vitit 2010 ka treguar se B3 ul ndjeshëm dhe rrezikun e goditjeve në zemër.

  1. Vitamina B12

Një vitaminë tjetër që ia vlen të merret është vitamina B12. Është e dobishme në metabolizëm dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. B12 është vitamina ideale për të rriturit , vegjetarianët dhe të sëmurët me anemi.

  1. Acidi folik

Kjo përfshihet gjithashtu në familjen e vitaminave B dhe ndihmon  në shëndetin e shtyllës kurrizore dhe trurit. Kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e ARN-së dhe ADN-së. Pasja e një sasie të mjaftueshme në trup të acidit folik  parandalon ndryshimet  që ndodhin në ADN dhe që shkaktojnë kancer.

Katër vitaminat e përmendura më lart janë cilësuar si të padëmshme edhe po të merren  në doza ditore.  Në mënyrë suprizuese vihet re se vitamina C nuk këshillohet. Marrja e kësaj vitamine në formë të përqendruar në pilulë nuk është e nevojshme, duke qenë se lista e ushqimeve  nga të cilat përfitojmë vitaminën C është shumë e madhe.

Burimi: Steth News / http://shendeti.com.al/

 

Ndiheni të fryrë pas çdo vakti? Ja çfarë duhet të bëni për ta shmangur këtë problem

Posted: 17 Sep 2016 02:10 AM PDT

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk keni pse të jetoni me ndjesinë e parehatshme të fryrjes së barkut pas çdo vakti. Përpiquni të bëni këto 3 gjëra pas çdo vakti për të parandaluar ndjesinë sikur keni gëlltitur një tullumbace.te-fryre-pas-cdo-vakti

Limitoni këto ushqime

Kur bëhet fjalë për fryrje barku, menjëherë na shkon mendja tek fasulet. Por, ato nuk janë të vetmet që shkaktojnë këtë problem. Ushqime të tjera si brokoli, lakra, qepa, frutat e pasura me shumë fibra (molla dhe dardha), produktet e qumështit etj, shkaktojnë gjithashtu fryrje në bark. Edhe ushqimet me shumë yndyrë, kripë ose sheqer mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Nuk duhet të hiqni dorë krejtësisht nga këto ushqime, por përpiquni të mos e teproni me to, kështu stomaku do të fillojë gradualisht t'i tresë.

Mos e teproni në të ngrënë

Edhe nëse hani ushqime lehtësisht të tretshme, nëse e teproni me to, ju përsëri do të ndiheni të fryrë. Nëse ndiheni vazhdimisht të fryrë ose keni gazra, përpiquni të konsumoni gjysmën e racionit që hani zakonisht. Bëni një pushim prej 10 minutash dhe shikoni nëse po hani sepse jeni vërtetë të uritur ose sepse keni ushqimin përpara. Më mirë të hani disa vakte të lehta sesa tre vakte të bollshme.

Reduktoni ajrin

Thithja e ajrit ndërkohë që hani mund të shkaktojë gjithashtu akumulimin e gazrave në bark. Pini ujë me gotë dhe jo me shishe, dhe hani ngadalë e përtypeni mirë ushqimin, kështu nuk do të merrni shumë ajër ndërsa hani. Mos e anashkaloni gjithashtu vaktin dhe të konsumoni çamçakëz ose karamele në vend të tij. Duke qenë se këto gjëra ju bëjnë të përtypeni më shumë, ju thithni edhe shumë ajër njëkohësisht.

Burimi: PopSugar / http://shendeti.com.al/

 

 

Vdekja e dyfishtë në maternitet, zbardhen emrat e tre mjekëve që akuzohen për neglizhencë

Posted: 17 Sep 2016 02:05 AM PDT

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku ndërroi jetë 35-vjeçarja Aida Çajku dhe foshnja e saj. Policia ka çuar në prokurori materialet për tre mjekët: N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi, të cilët dyshohet se kanë neglizhuar dhe janë treguar të pakujdesshëm ndaj 35-vjeçares.spital

Mjekët e maternitetit "Koço Gliozheni" nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, por e kanë sorollatur nga një spital në tjetrin, ndërkohë që gjendja e saj sa vinte e rëndohej. Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta dhe më pas e kanë orientuar  drejt pavionit të kardiologjisë në QSUT, e pas kësaj në Sanatorium dhe pastaj sërish në maternitet.

Vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemorragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.

Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë akuzat për neglizhencë të mjekëve. Sipas saj, "ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës”.

5 gabime që po ju pengojnë të bini në peshë

Posted: 17 Sep 2016 01:30 AM PDT

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Jeni duke punuar shumë, rutinë pas rutine, por nuk jeni duke parë progres? Mundësia më e madhe është të jeni duke bërë disa gabime.

Fatmirësisht gabimet mund të rregullohet. Për këtë arsye më poshtë jepen disa arsye që mund të jenë duke ju penguar të bini në peshë.palester

  1. Jeni duke bërë vazhdimisht të njëjtën rutinë

Zakonisht njerëzit bien në një rutinë, ku bëjnë vazhdimisht të njëjtat ushtrime për 30 minuta çdo ditë. Kjo teknikë punon shumë mirë fillimisht, por me kalimin e kohës trupi fillon të përshtatet dhe të harxhojë më pak kalori. Për të vazhduar të keni rezultate, përpiquni që gjithmonë të ndryshoni intensitetin e një prej ushtrimeve, ose zgjatjen e kohës. Këshillohet që çdo tre ose katër javë të ndryshohet plotësisht aktiviteti.

  1. Shpërqendrimi

Nëse televizori është hapur gjatë kohës që jeni duke bërë ushtrime, atëherë ju nuk jeni duke u ushtruar aq sa duhet. Gjatë kohës që jeni duke bërë vrap, provoni të integroni disa interval trajnimi. Pas 5 ose 6 minutash vrap, bëni ushtrime intensive për 1 minutë dhe më pas uleni intensitetin për 2 ose 3 minuta. Alternoni në këtë mënyrë 4 ose 5 raunde.

  1. Mbajtja e peshës së trupit me duar

Nëse gjatë vrapit ose ecjes në pistë mbështeteni me duar, janë këto të fundit që mbajnë tashmë peshën e trupit dhe harxhohen më pak kalori. Të kryerit e aktivitetit pa mbështetje me duar ju jep një efekt më të mirë të ushtrimeve. Nëse jeni duke u mbajtur me duar, jeni duke humbur shumë kohë të vlefshme në palestër.

  1. Nuk jeni duke përdorur pjerrësinë e duhur në një pistë vrapimi

Nëse doni të bëni vrap, mënyra më e mirë do të ishte në vraponi në parkun afër shtëpisë ose edhe në lagjen tuaj, por nëse nuk i keni këto mundësi, të paktën përpiquni që të jeni duke përdorur pjerrësinë e duhur. Kur në pistën tuaj përdorni pjerrësinë, stimuloni më mirë efektet e një vrapi në ambientet e jashtme dhe rrisni punën që duhet të bëjnë këmbët tuaja.

  1. Jeni duke e tepruar me ushqimin përpara stërvitjes

Shpesh këshillohet përdorimi i pijeve energjike, qoftë edhe atyre me përbërës natyral që ndihmojnë gjatë stërvitjes. Jo rrallë herë teprohet me sasitë e konsumuara, pastaj mund të hani edhe një çokollatë për energji përpara se të filloni stërvitjen. Limitojeni veten në konsumimin e vetëm 300 kalorive përpara se të filloni. Është vërtetuar se mesatarisht një njeri harxhon 300 kalori në 30 minuta stërvitje.

Burimi: Men’s Fitness / http://shendeti.com.al/

A do t’ia bënit këtë fëmijës suaj (Video)

Posted: 17 Sep 2016 12:43 AM PDT

femije

3 fëmijë vdesin çdo ditë në Amerikë nga mbytja. Mund të duket mizore, por është shumë e rëndësishme që t'i mësohet noti fëmijës që në moshë të vogël, në këtë mënyrë ai arrin të mposhtë frikën dhe të formojë reflekse. Noti është një refleks që nëse mësohet nuk harrohet, dhe sa më parë fëmija juaj ta mësojë, aq më mirë është.

Një mënyrë e mirë për t'i mësuar notin fëmijës, është ta hidhni atë në pishinë dhe gjithmonë në mbikëqyrje ta lini për pak kohë që të dalë mbi ujë. Kështu ai do të mësohet të reagojë nëse gjendet në një situatë të ngjashme.

A jeni gati të bëni të njëjtën gjë edhe ju me fëmijën tuaj?

 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E vërtetuar shkencërisht, fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Posted: 16 Sep 2016 11:54 PM PDT

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëse nëna të ka lavdëruar se je fëmija më i zgjuar në botë, pa e ditur ajo ka mburrur edhe veten.femije-inteligjent

Sipas një studimi të ri të publikuar nga revista “Psychology Spot”, gjenet e inteligjencës janë të lokalizuara tek kromozomi X, dhe meqë femrat kanë dy kromozome X, ka dyfish shanse që fëmija ta trashëgojë inteligjencën nga nëna.

Në studimin e kryer nga Këshilli Social i Hulumtimeve Mjekësore dhe Njësia e Shkencave të Shëndetit Publik, në Skoci, hulumtuesit shkencorë intervistuan rreth 13 mijë fëmijë të moshës 14-22 vjeç çdo vit që nga viti 1994. Në konsideratë u morën edhe faktorë të tjerë, si ngjyra e lëkurës, statusi socio-ekonomik, edukimi etj.

Kjo i ndihmoi hulumtuesit shkencorë të zbulojnë se "parashikuesi më i mirë i inteligjencës ishte koeficienti i inteligjencës së nënës dhe raporti i inteligjencës së një të riu ndryshonte vetëm me një mesatare prej 15 pikësh nga ajo e nënës së tij.

Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë thonë se 40-60% e inteligjencës është e trashëguar, ndërsa pjesa tjetër e përqindjes varet nga mjedisi, karakteristikat personale dhe stimulimi. Për shembull, nëse ju (ose fëmija juaj) keni një koeficient të lartë inteligjence por nuk e zhvilloni atë, ajo mund të zhduket, prandaj është e rëndësishme të stërvitësh mendjen ashtu siç bën me pjesë të tjera të trupit.

Burimi: Hello Giggles / http://shendeti.com.al/

 

 

Ja pse japonezët nuk shëndoshen kurrë dhe jetojnë më gjatë

Posted: 16 Sep 2016 11:30 PM PDT

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

A e dini se jetëgjatësia mesatare në Japoni është 84 vjeç? Kjo është edhe arsyeja përse ata, prej 25 vitesh tashmë, mbajnë rekordin si vendi në të cilin gratë jetojnë më gjatë. Jo vetëm që jetojnë më gjatë, por duket edhe sikur kalimi i viteve nuk ka asnjë ndikim te ata. Dhe duket se sekreti i kësaj gjëje qëndron në kuzhinën e tyre.japoneze

Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama ka botuar një libër në të cilin thotë se kuzhina tradicionale japoneze është e bazuar në ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Ushqime të tipit peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil konsumohen rregullisht çdo ditë dhe të gjitha kanë veti kundër plakjes dhe nuk lejojnë shtimin në peshë.

Për më tepër, japonezët preferojnë të konsumojnë ushqim të gatuar në shtëpi, sidomos ushqimin tradicional. Japonezët janë ndër konsumuesit më të mëdhenj të peshkut në botë, ata konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut që konsumohet, një shifër kjo mjaft e lartë duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia japoneze zë vetëm 2% të popullsisë së botës.

Fëmijët mësohen që në fëmijëri se si të ushqehen shëndetshëm, ata mësohen që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë ushqimin e tyre, nuk lejohen racione të mëdha ose mbushje përsëri e pjatës, çdo ushqim serviret i veçuar nga ushqimet e tjera. Përveç vaktit kryesor, japonezët konsumojnë edhe oriz, që shërben si zëvendësues i bukës. Ai përbën edhe një nga ndryshimet midis kuzhinës japoneze dhe asaj perëndimore.

Në Japoni mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe zakonisht gjatë tij konsumohet një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh, ku mund të përmendim çajin jeshil, orizin, supën, hudhrat, algat e detit, omëletën dhe peshkun. Japonezët konsumojnë shumë rrallë ushqime me sheqer, dhe në rastet kur i konsumojnë ata marrin sasi shumë të vogla. Kjo nuk ndodh se japonezët nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat por sepse ata janë edukuar që në fëmijëri për ndikimin negativ që ato kanë në shëndetin e njeriut. Përveç mënyrës së të ushqyerit japonezët i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë edhe aktivitetit fizik.

Burimi: Healthy Food Team / shendeti.com.al

Shenjat e mykut në trup dhe çfarë e bën të rritet jashtë kontrollit

Posted: 16 Sep 2016 11:00 PM PDT

Blerina Bombaj, dietologe

Kandida është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikzën e urinës, mushkëri, vaginë etj. Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por kandida nuk duhet të shtohet më shumë seç duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur alergji ushqim djaliKandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.

Disa nga simptomat që mund të shkaktojë shtimi i kandidës.

  • Alergji, sensitivet, intolerancë, të cilat përkeqësohen në ambjente me lagështirë apo myk
  • Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
  • Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes
  • Neps për sheqer dhe ëmbëlsira
  • Oshëtimë në vesh
  • Probleme të tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.
  • Skuqje, tharje, kruarje, lotim të syve
  • Aritmi, palpitim
  • Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
  • Rënie flokësh, zbokth
  • Hemorroide, iritim dhe skuqje të rektumit
  • Hipoglicemi
  • Çrregullime të gjendrës tiroide
  • Irritim të grykëve
  • Çrregullime të lëkurës
  • Nervozizëm
  • Vaginit, infertilitet

Çfarë e bën mykun të rritet jashtë kontrollit?

Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por në disa situata, ai mund të mbizhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i tepruar i antibiotikëve, përdorimi i ujit me klor dhe përdorimi i dezinfektantëve pa kriter.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more