Skip to main content

“U-21: Kosova – Arabia Saudite, mbyllet me barazim” plus 7 more Gazeta Tribuna

“U-21: Kosova – Arabia Saudite, mbyllet me barazim” plus 7 more Gazeta Tribuna


U-21: Kosova – Arabia Saudite, mbyllet me barazim

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

 

Pwrfaqwsuesja e Kosovws U-21 ka barazuar me Arabinë Saudite, takim që u zhvillua në kuadër të turneut 'Antalya Cup 2016'.

Ndeshja u mbyll 0:0, duke mos arritur asnjëra Përfaqësuese të gjejë formulën e golit, përkundër rasteve të shumta, shkruan Gazeta Tribuna

Edhe këtë herë, përzgjedhja e trajnerin Rafet Prekazi dëshmoi cilësi, por që në momentet vendimtare sulmuesit dështonin para portës.

Për Kosovën është takimi i tretë dhe barazimi i dytë me shifrat 0:0. Djelmoshat tanë ende nuk kanë gjetur golin.

The post U-21: Kosova – Arabia Saudite, mbyllet me barazim appeared first on Gazeta Tribuna.

Bekim Isufi bëhet me skuadër

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

Ashtu siç pritej, Bekim Isufi është emëruar trajner i ri i Dritës. Isufi është rikthyer tek skuadra e tij pas më shumë se një viti.

Emri i tij lakohej prej javësh për t'u emëruar në krye të klubit gjilanas.

Isufi më parë ka drejtuar edhe Hajvalinë.

The post Bekim Isufi bëhet me skuadër appeared first on Gazeta Tribuna.

“Daily Mail” shkruan për Ronelën dhe klipin që përhapi panik në Tiranë (FOTO/VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

 

"Daily Mail" shkruan për Ronelën dhe klipin që përhapi panik në Tiranë (FOTO/VIDEO)

The post "Daily Mail" shkruan për Ronelën dhe klipin që përhapi panik në Tiranë (FOTO/VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Më në fund reagon edhe Mustafa

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

I fundit prej liderëve institucional që ka reaguar pas zhvillimeve negative në Kumanovë të Maqedonisë, ka qenë kryeministri Isa Mustafa.

Ai, gjatë ditës është marr me zgjedhjet e brendshme në partinë tij, LDK, dhe vetëm pak orë para mbrëmjes ka postuar një status në profilin e tij në Facebook.

Në pak rreshta, kryeministri Mustafa ka shprehur brengosjen e tij dhe të Qeverisë, në lidhje me ngjarjet të cilët janë duke ndodhur në Kumanovë.

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë", ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se beson thellë që evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.

The post Më në fund reagon edhe Mustafa appeared first on Gazeta Tribuna.

Invalidët e luftës pa Komision Shëndetësor

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

Invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë e sa kohë kanë mbetur pa kategorizim të shkallës së invaliditetit në mungesë të formimit të Komisionit vlerësues shëndetësor.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka thënë për Tribuna Channel se kërkesë e vazhdueshme e invalidëve të luftës është kategorizimi i tyre dhe vlerësimi i gjendjes përmes komisioneve mjekësore.

Ai ka thënë se statusi i tyre ka mbetur i padefinuar mes veteranit dhe invalidit, gjë e cila do të definohej nga vlerësimi i komisionit mjekësor.

Nga ana tjetër, Xhevat Pllana, udhëheqës i Divizionit të Komisioneve Mjekësore, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka shpjeguar se formimi i komisioneve Mjekësore varet nga udhëzimi administrativ të cilin e bën kjo Ministri. Ai tha se janë të gatshëm që të formojnë komision dhe të kryejnë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të invalidëve.

The post Invalidët e luftës pa Komision Shëndetësor appeared first on Gazeta Tribuna.

Ylli i Manchester Cityt zbulon tatuazhin e veçantë dhe vendimin e madh (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

 

Ylli i Manchester Cityt, Bersant Celina do të luajë të premten kundër Shqipërisë, duke veshur fanellën e Kosovës. Në një prononcim për Tribuna Channel pas stërvitjes së parë sot në Prishtinë, Celina tha se për Kosovën ka refuzuar Norvegjinë.

Ai theksoi se do të luajë për Kosovën, dhe nuk do të mendojë nëse Shqipëria mund ta ftojë në të ardhmen. 19-vjeçari zbuloi shqiponjën të cilën e mbanë si tatoo.

The post Ylli i Manchester Cityt zbulon tatuazhin e veçantë dhe vendimin e madh (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Vuçiq u lutet ‘miqve shqiptarë nga Lugina’

Posted: 21 Sep 2016 04:22 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në prag të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mbështeten në shtetin e Serisë, të cilët i quajti "miq".

"I lus qytetarët tanë, miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajtojmë sikurse qytetarët tanë, njësoj sikurse të gjithë të tjerët. Gjithmonë do të kemi respekt ndaj tyre, por asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë dhunën, terrorizmin dhe nuk do të lejojmë që Serbia të sulmohet", ka precizuar kryeministri serb, transmeton Indeksonline.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, në Kumanovë jetojnë 4.695 serbë dhe ata, në shumicë, nuk janë shpërngulur, përveç disa familjeve që janë zhvendosur në territorin e Serbisë.

"Deri më tani, 397 shqiptarë janë shpërngulur në territorin e Serbisë", ka thënë Vuçiq, duke treguar se bëhet fjalë për ish banorë të Luginës e që janë rikthyer te familjet e tyre.

The post Vuçiq u lutet 'miqve shqiptarë nga Lugina' appeared first on Gazeta Tribuna.

Lazio mund Interin (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 04:21 AM PDT

 

The post Lazio mund Interin (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more