Skip to main content

Tirana Observer: “Studimi/ Ja sa ditë në javë duhet të punoni për të qenë produktiv” plus 9 more

Tirana Observer: “Studimi/ Ja sa ditë në javë duhet të punoni për të qenë produktiv” plus 9 more


Studimi/ Ja sa ditë në javë duhet të punoni për të qenë produktiv

Posted: 05 Sep 2016 09:50 AM PDT

punezyreNjë studim i fundit tregon se për të qenë sa më produktiv duhet të punoni, jo më shumë se tre herë në javë. Në të thuhet se njerëzit janë më produktiv kur punojnë 25 orë në javë. Kur kaloni 25 orë fillojnë të ndihen rezultatet negative, ndërsa situata bëhet edhe më alarmante nëse kaloni 40 orë duke punuar.

 

Kujdes nga numri 23, ja misteret që mbart prej Adamit dhe Evës

Posted: 05 Sep 2016 09:41 AM PDT

231Të gjithë e njohim numrin 13 që nuk sjell fat por a e dini se edhe numri 23 ka qenë çdo kohë prezent në shoqërinë njerëzore. Sot po ju sjellim misterin e këtij numri dhe do të habiteni se si nuk e keni vërejtur që ka qenë i pranishëm në shumë situata.

Numri 23 ka qenë titull dhe tema kryesore në dy filma, njëri film i shfaqur në vitin 1998 me titull "23" dhe në filmin tjetër që titullohej "Numri 23" ku ishte në rolin kryesor aktori i njohur Jim Carrey. Por edhe te filmi i famshëm "Lojrat e Mendjes" profesori Nash, që luhej nga aktori i famshëm Russell Crowe, ishte i fiksuar pas numrit 23. Eshtë interesant se edhe profesori Nash kishte vetëm 23 artikuj të botuar.

Por edhe në Kinën e lashtë numri 23 ishte i veçantë për arsyen se simbolizonte mashkullin ideal. Mund të shtojmë se në këtë kohë numrat çift simbolizonin femrën ndërsa numrat tek simbolizonin mashkullin.

Edhe tek filmi me aeroplanin e rrëzuar nga një terrorist, kolltuku ku ulej terroristi kishte numrin 23; po ashtu numri 23 ishte pjesë e numrave që do ndalonin fundin e botës.

Nëse kthehemi prapa në kohe atëherë shohim se sipas besimeve thuhet se njerëzit e parë Adami dhe Eva kanë pasur 23 vajza. Por me vonë edhe Perandori i famshëm Romak Jul Cezari në atentat u godit me thikë vetëm 23 herë. Në histori mund të shtojmë që edhe William Shakespare ka lindur më 23 Prill dhe po në 23 prill ka ndërruar jetë.

Gjithashtu edhe kryqtarët e Mesjetës kanë paSur 23 kalorës të zgjedhur. Edhe fiset e para egjiptiane kanë filluar të bashkohen më 23 korrik. Ndërkohë fisi Maja e kishte llogaritur fundin e botës më 23 dhjetor. Sipas fesë Islame, Muhamedit i ka zbritur kurani gjatë 23 viteve.

Edhe në sport numri 23 ka qenë i pranishëm, Michael Jordan ka mbajtur gjithmonë numrin 23. Ndërsa në shkencë mund të themi që çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome dhe është kromozomi i 23-të është ai që përcakton gjininë te qenia njerëzore. Por edhe gjaku bën qarkullim të plotë te njeriu për 23 sekonda.

Ende nuk ka një përcaktim të saktë nëse numri 23 është fatsjellës ose jo për njeriun, por deri në një zbulim të ri pse të mos qëndrojmë më mirë të kujdesshëm kur përballemi me këtë numër. /Express

Dieta suedeze që po i bën të gjithë për vete

Posted: 05 Sep 2016 09:33 AM PDT

femra-dietaDieta suedeze konsiston në konsumim të zvogëluar të karbohidrateve dhe në sasi të rritura të yndyrës dhe proteinave. Çfarë është tjetër e mirë në këtë dietë është se nuk keni nevojë të numëroni kaloritë dhe të ndiqni ndonjë afat kohor. Por, nëse doni që kjo dietë të jetë efiçente duhet të ndiqni rregullat e saj për çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hani. Një anë tjetër pozitive e dietës suedeze është se mund të hani sa herë që jeni të uritur derisa të ngopeni. Gjëja më e rëndësishme është të mbani larg ushqimet e ndaluara dhe do të humbisni 2.3-4.5 kg në një javë.

Çfarë mund të hani

– Mish të të gjithë llojeve: viçi, qengji, gjeldeti, derri, mish të kafshëve të gjahut, mish pule. Gjithashtu nuk është i ndaluar as lëkura e mishit të pulës. Nëse mund të gjeni mish organik ose të kafshëve të ushqyer me bar, aq më mirë.

– Peshq dhe butakë të të gjithë llojeve

– Vezë: vezët organike janë më të mirat. Mund t'i konsumoni të ziera, të skuqura, në formë omëlete.

– Të gjithë perimet që rriten mbi tokë: lakër, lulelakër, brokoli, lakër Brukseli, shparguj, kungulleshka, patëllxhan, ullinj, spinaq, kërpudha, kastravec, sallatë jeshile, avokado, qepë, speca, domate, etj.

– Produkte natyrale të bulmetit me yndyrë: kos, gjalpë, salcë, djathë kremoz, djathë me shumë yndyrë etj. Mos hani produkte bulmeti të ëmbëlsuar dhe tregoni kujdes ndaj qumështit të rregullt dhe atij që i është hequr yndyra, pasi mund të përmbajë sasi të lartë sheqer qumështi.

– Fara të të gjithë llojeve: fara luledielli dhe kungulli, bajame, lajthi, arra, arra indiane dhe braziliane etj. (brenda kufijve).

Herë pas here mund të hani edhe produktet e mëposhtëm (ata mund të ngadalësojnë pak rënien në peshë).

-Verë e kuqe ose e bardhë e athtë, usiki, raki dhe vodka.

-Çokollatë e errët e përbërë nga 70% kakao

-Evitoni frutat pasi kanë shumë sheqer, megjithatë, mund të hani pak kohë pas kohe dhe sigurohuni që të mos kenë sheqer të shtuar.

Ushqimet që duhen evituar

-Pijet me gaz, lëngjet e ëmbëlsuar, pastat, sheqernat, kekët, ëmbëlsirat, çokollatat, akulloret, muesli, kifletë, ëmbëlsuesit artificialë etj.

-Drithërat dhe niseshteja, buka, makaronat, orizi, patatet, patatet e skuqura, patatinat dhe bollguri. Produktet me drithëra të plotë nuk janë aq të këqinj, por megjithatë duhet të shmangen.

-Bishtajoret, fasulet dhe thjerrëzat, pasi janë të pasura me karbohidrate. Margarina, birra dhe vajrat e rafinuar.

Duhet të pini

– Ujë

– Kafe (është e lejuar ajo me krem me yndyrë të plotë)

– Çaj (pa ëmbëlsues) (shije)

 

Kërcënimi me Athinën, Kali i Trojës ndaj PDIU

Posted: 05 Sep 2016 09:16 AM PDT

Nga Arben Llalla

Sa herë që përflitet se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mund të marrë ndonjë portofol ministror, ashtu si tek e fundit dhe i takon prej kohësh, në disa media të printuara dhe elektronike lexojmë shkrime nxitëse se gjoja Athina, madje së fundmi dhe Bashkimi Europian janë kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

E vërteta është krejt ndryshe nga këto farë analizash që lexojmë në disa gazeta të dorës së dytë, pronarët e të cilëve ulen në çdo prehër, sa majtas-djathtas për interesat e tyre personale. Disa parti janë trembur nga rritja e PDIU-së dhe kjo është e qartë që rrezikon forcat politike shërbyese të agjenturave të huaja.

PDIU nuk është thjesht një parti ideologjike politike, por parti kombëtare, e cila ka lindur si nevojë e çështjeve të pazgjidhura shqiptare që lidhen ngushtë me ardhmërinë e shqiptarëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë reagim zyrtar nga Athina dhe Bashkimi Europian për drejtimin e ndonjë ministrie nga PDIU, sepse kjo do të thotë shkelje e të drejtës ndërkombëtare ose thënë më shkoqur: të fusësh hundët në punët e brendshme të Shqipërisë.

Duhet theksuar se PDIU nuk është parti e djathtë ekstremiste, as fashiste sikur ka parti të tilla në vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu Greqinë. Ka vdekur prej kohësh ajo kohë, kur Shqipërisë i imponoheshin kandidatët për deputetë dhe ministra nga Athina dhe Beogradi. Sa për veton që Greqia do vendoska për mos anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kjo nuk ka lidhje fare me PDIU, por me Ligjin e Luftës, konservimin e pronave të shqiptarëve në Greqi që kapin vlerën e mbi 4 miliardë eurove dhe çështjen e kufirit detar e tokësor ende të pacaktuar.

Greqia nuk është vend mik strategjik i Shqipërisë, por vendi që i vendos haraç Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kjo tashmë dihet dhe nuk ka nevojë për kallauz.

Shkrimet e kohëve të fundit që shprehin shqetësimet se PDIU po drejton disa sektorë të Republikës së Shqipërisë kanë si burim partitë shqiptare të përbërë nga deputetë, opinionistë dhe drejtues shtetërorë që kanë ngrënë lugën e çorbës greke dhe sllave. PDIU nuk ka deputetë kriminelë, hajdutë apo një agjendë të huaj, ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë gjenden me dhjetëra ligjvënës, të cilët kanë dosje kriminale dhe agjentë të huaj. Mos më thoni që nuk ka, sepse të gjithë i njohin këta njerëz të pafytyrë, pa dinjitet kombëtar dhe familjar, por heshtet, ngaqë krenaria e shqiptarit është nëpërkëmbur këto viteve të fundit.

Sipas të gjithë gjasave PDIU në zgjedhjet e 2017 do ketë një rritje në numrin e deputetëve nga 8 deri në 10 dhe kjo gjë ka trembur ata drejtues partish që e kanë qimen nën sqetull, që mendojnë se duke shtrënguar duart me kongresmenë, sekretar shtetërorë të SHBA apo vendeve të tjera mike të shqiptarëve do i shpëtojnë gjykimit të drejtësisë. Sado që zorra ngrënëse të ngushtohet me briskun e kirurgut ajo përsëri do zgjerohet, sepse është trashëgimi gjenetike…

Shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të dashurohesh

Posted: 05 Sep 2016 09:12 AM PDT

horoskopDEMI

Mos u dashuro me një Shigjetar, sepse ai ka sensin e lirisë, çka ty nuk të pëlqen. Ti je tip tradicional dhe një Shigjetar do të të bënte vërtetë të vuaje. Nuk ja vlen. Të paktën nëse nuk je mazokist.

BINJAKËT

Mos u merr fare me Akrepët, sepse ato inteligjentët dhe plot jetë janë shumë të lodhshëm për ty që je një tip romantik i lindur dhe që kërkon të zgjidhesh problemet e të gjithëve. Me një Akrep do të ndjeheshe shumë i frustruar. Të lutem mos u dashuro me një Ujor. Ata kanë nevojë t'i lësh të lirë, kurse ti ke nevojë për stabilitet dhe kontroll.

LUANI

Nëse dashurohesh me një Dem, jeta jotë do të jetë një ferr i vërtetë. Ti ke nevojë të përkëdhelesh dhe të vlerësohesh nga të gjithë dhe Demit nuk i pëlqen të bëjë komplimente. Demi kërkon një marrëdhënie stabël, të qëndrueshme, të sigurt dhe për pamjen e jashtme nuk i bëhet vonë.

VIRGJËRESHA

Nëse nuk e di atëherë mësoje që je tip lunatik, i ëmbël, diskret dhe i qetë. Kurse Dashi ka të kundërtën e vrullit tuaj. Ai është edhe egoist dhe egocentrik. Ndaj mos u merr me një Dash.

PESHORJA

Mos u dashuro me një person të shenjës së Peshqve. Ai e ka kokën në ajër, ti e ke kokën në ajër dhe kur në çift koka është në ajër marrëdhënia ftohet shpejt. Bashkë do të shkaktonit edhe shumë kaos.

AKREPI

Të dashurohesh me një Peshore do të thotë për ty të vdesësh nga zemërimi. Peshorja është e vështirë për t'u bërë për vete. Kurse ti je kokëfortë dhe do ta kesh me çdo kusht. Ti, posesiv! Peshorja, e pavendosur. Ndaj qëndroji larg sepse nxjerr anën tënde më të keqe.

SHIGJETARI

Ti dashuron aventurën, adrenalinën dhe me një Gaforre do të mërziteshe aq shumë sa do të urreje atë dhe veten. Përse të rrezikosh një katastrofë të tillë?

BRICJAPI

Koherent dhe realist siç je do të vuajë shumë nëse dashuroheshe me një të shenjës së Binjakëve. Binjakët janë pak tradhtarë dhe më beso do të të bënte të çmendeshe. Nga dhimbja, ama…

UJORI

Ti ke gjithmonë dëshirë të luash, të flasësh, të këndosh, të bësh gjëra që të argëtojnë, por Bricjapi është komplet e kundërta e këtyre dhe me të do të mërziteshe. Ndaj mos u dashuro me të!

PESHQIT

I turpshëm dhe i vetëpërmbajtur siç jeni ju, nuk do të shkonit aspak mirë me një Luan. Luanët janë shenja më egoiste e mundshme.

 

 

“Meteorologu” Veliaj paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes, nesër Tirana mund të përmbytet

Posted: 05 Sep 2016 09:10 AM PDT

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar sot qytetarët që të kenë kujdes nesër, pasi sipas parashikimeve nga rrjetet meteorologjike, pritet një mot i keq dhe reshje të dendura shiu, që mund të bllokojnë rrugët e kryeqytetit.

"Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thirrur sot shtabin e emergjencave për të ndarë detyrat për 24 administratorët dhe për të gjitha ekipet lokale të ndihmës, si dhe marrjen e të gjitha masave për përballimin e problematikave që mund të shfaqen gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, gjatë natës së sotme dhe paradites së nesërme, kur pritet që intensiteti i reshjeve të jetë më i lartë se zakonisht, të shmangin qarkullimin e panevojshëm. Po ashtu, Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që jetojnë në zonat rurale, që të marrin masa e të mos frekuentojnë brigjet e lumenjve në zonat që paraqesin rrezikshmëri.

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 112 ose administratorin e njësisë tuaj administrative", thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Vidhet në dasmë vëllai i Bashës, hajduti: Lekët e mia mora

Posted: 05 Sep 2016 08:52 AM PDT

Vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur jetën me Eda Lundran. Ai ka zhvilluar një ceremoni në brigjet e Dhërmiut, pamjet e së cilës i kanë publikuar disa portale.

Por mesa duket, në dasmën e vëllait të Bashës (ku Basha ishte prezent padyshim), nuk ka shkuar gjithçka "vaj".

Kjo sepse policia ka njoftuar se një kamarier 39-vjeçar me emrin Argentin Hodaj, banues në Vlorë ka vjedhur në dasëm plot 1000 euro.

Por a ndodhi kjo ngjarje në dasmën e vëllait të Bashës?

Portali Lexo.al thotë se vjedhja ka ndodhur pikërisht në dasmën e vëllait të Bashës dhe "viktimë" e grabitësit  ka qenë vetë dhëndri, vëllai i Bashës.

Në çastet e arrestimit kamarieri ka pranuar faktin se ka vjedhur 1000 euro nga xhepi i xhaketës së (dhëndrit) vëllait të Lulzim Bashës dhe i ka thënë: "Na kanë vjedhur gjithë këto vjet, lekët e mia kam  marrë".

Horoskopi javor: 5–11 shtator 2016

Posted: 05 Sep 2016 08:46 AM PDT

Dashi

Edhe këtë muaj planetët do të jenë në favorin tuaj, veçanërisht Marsi, i cili do t'ju mbështesë përgjatë gjithë muajit. Disa prej jush mund të kenë firmosur një kontratë të re prej pak javësh. Të tjerë, mund të kenë në duar një projekt, i cili duhet të përfundojë brenda dhjetorit. Bëni mirë të vendosni një kufi dhe t'u jepni përparësi iniciativave më të vlefshme për ju. Do të dëshironit që në fakt të ishit diku tjetër, duke u marrë me të tjera gjëra. Keni vërtet një shpirt luftarak dhe prandaj mos hiqni dorë nga asgjë. Mos i jepni shkas debateve me njerëzit, edhe nëse ata mund t'ju provokojnë. Kini parasysh që disa keqkuptime nuk mund të zgjidhen vetëm me fjalë, por edhe në mënyra ligjore.

Duhet të qartësoheni sa i takon fushës së ndjenjave. Përpiquni të kuptoni ato që kanë ndodhur muajt e fundit. Nëse e keni gjetur tashmë personin e zemrës, duhet të dini ta mbani atë. Bëni mirë të mbani gjallë komunikimin për të përballuar krizat. Mund të ketë ndodhur që edhe t'ju kenë tradhtuar në një moment pasigurie. Nëse jeni lidhur përgjatë muajve korrik dhe gusht, mund të përballeni me kriza në shtator. Duhet të bëni kujdes të mos kërkoni më tepër seç duhet. Rreth datës 18 mund të ngrini edhe zërin në diskutim e sipër. Beni mirë t'i shmangni përballjet direkte. Edhe nëse e doni shumë partnerin/en tuaj mund të përjetoni një krizë në shtator. Do të gjendeni përpara disa zgjedhjeve që duhet t'i bëni me patjetër. Bëni kujdes edhe në marrëdhënien tuaj me prindërit, përkundër do të përjetoni një periudhë me keqkuptime.

Gjendja juaj psiko-fizike do të pësojë një rënie në shtator. Arsyeja mund të jetë edhe fakti që po merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Mos u tregoni të paarsyeshëm , pasi mund t'ju kushtojë shtrenjtë. Keni bërë shumë armiq në të shkuarën dhe bëni mirë ta ndryshoni situatën.

horoskop 2

Demi

Gushti ju dha një shtysë të fuqishme për të ndërmarrë gjëra të reja, të cilat do të konfirmohen gjatë muajit shtator. Që në javën e parë, shtatori do të jetë i rëndësishëm për ju. Prisni ndryshime pozitive. Edhe ju që keni kohë që qëndroni të mënjanuar do të filloni të luftoni pavarësisht moshës, apo aftësive tuaja. Do të merrni atë që meritoni në varësi të lëvizjeve që do të bëni. Do të zgjidhni një çështje ligjore që ka kohë që ju shqetëson. Shtatori do të mund t'ju japë atë që kërkoni, prandaj duhet të evidentohen dhe jo të mbylleni në vetvete. Edhe një marrëveshje, apo një takim i thjeshtë mund të kenë rëndësi. Rreth datës 20, një takim mund të jetë special për ju. Në vend që të prisni që gjërat t'ju bien nga qielli, shfrytëzoni këtë horoskop pozitiv karshi jush. Merrni parasysh datat dhe këshillat tona, në mënyrë që të bëni kërkesat e duhura tek njerëzit që mund t'ju japin një dorë!

Edhe nëse keni patur probleme në të shkuarën, do të mund t'i zgjidhni ato, nëse e keni mbajtur gjallë ndjenjën mes jush. Datat 6 dhe 7 do të jenë interesante sa i takon fushës së ndjenjave. Gjithashtu, qëndroni vigjilent rreth datës 16 shtator. Nëse keni kohë të lidhur me partnerin tuaj, nuk do të hezitoni më të zgjidhni probleme të ndryshme, si për shembull ato me fëmijët. Gjatë dy viteve të fundit mund të keni humbur një person të shtrenjtë , të cilit i hapnit zemrën. Nëse keni ndër mend të ndërroni shtëpi, apo të bëni ndonjë blerje, ky është momenti i duhur. Nëse keni blerë shtëpi prej vitit 2013, deri më 2014, ndiheni akoma të rënduar sa i takon shpenzimeve. Duhet t'i viheni punës nëse jeni në kërkim të dashurisë së jetës suaj. Gjithashtu, nëse keni ndër mend të martoheni, apo të bëheni me fëmijë, kini parasysh që edhe shtatori do të jetë një muaj mjaft i përshtatshëm.

Vetëm gjatë javës së fundit të muajit do të ndiheni paksa pesimist. Do të vuani nga disa sëmundje kalimtare. Kini kujdes nga reumatizma rreth datës 26. Bëni kujdes me ushqimin duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

horoskop 3

Binjakët

Do ta merrni veten pas pakënaqësive të gushtit. Gjithsesi, bëni kujdes t'i shtrini këmbët sa keni jorganin, sidomos sa i takon shpenzimeve. Jupiteri do të jetë në favorin tuaj duke filluar që prej datës 9. Nëse kohët e fundit jeni gjendur pa punë, gjatë shtatorit do të filloni ta merrni veten. Do të përmirësohen edhe disa çështje ligjore që i keni lënë pezull. Disa prej jush janë në pritje të një përgjigjeje sa i takon një debati të nisur që prej vitit që shkoi. Pra, do të bëni hapa prapa, duke nisur që nga data 22. Do të mund të gjejnë një zgjidhje edhe ata, që kohët e fundit kanë ndërruar bashkëpunëtorët, apo kanë mbyllur një aktivitet privat. Rrini të qetë, pasi edhe nëse keni armiq rreth jush, do të mund ta përballoni lehtësisht situatën. Nëse keni hapur një dyqan rreth muajve të fundit, mund ta keni mbyllur për çështje ekonomike. Jo gjithçka është në dorën tuaj, pasi edhe të tjerë që ushtrojnë një aktivitet privat do të gjenden nën presionin e vështirësive ekonomike.

Keni bërë tepër shpenzime për shtëpinë. Fakti që jeni marrë së tepërmi me probleme praktike rreth shtëpisë, ka ndikuar edhe në marrëdhënien tuaj. Lidhjet e krijuara gjatë muajve të fundit do të jenë më pozitive. Nëse keni pasur probleme në marrëdhënien tuaj, do të mund ta shpëtoni atë me vullnet nga të dyja palët. Gjithsesi, shtatori do të jetë një muaj i mbarë për të bërë plane për të ardhmen. Lidhjet e dashurisë që do të lindin në këtë periudhë do të jenë të mbrojtura prej yjësisë. Por, nëse ndodheni fizikisht larg nga partneri juaj, lidhja do të jetë e vështirë për t'u menaxhuar. Bëni kujdes gjatë tri ditëve të fundit të shtatorit, pasi do të jenë problematike. Bëni mirë nëse keni mbyllur një marrëdhënie me dikë që është i martuar, për të pasur kështu një të ardhme më të qetë përpara.

Rimëkëmbja juaj fizike do të jetë e dukshme. Gjithsesi, Marsi dhe Saturni do të vazhdojnë të kenë një pozicion jo të favorshëm karshi jush. Përpiquni të shmangni stresin. 2016 do t'ju vërë disi në provë, por forca e ju të lindurve nën shenjën e binjakëve është e padiskutueshme. Prej datës 13, deri më datën 22, bëni mirë të filloni kurat e nevojshme.

horoskop 4

Gaforrja

Ka ardhur momenti që të bëni llogaritë. Nëse keni filluar të merreni me gjëra të reja, ndiheni të pasigurt dhe kjo ju bën paksa nervoz. Nuk është momenti për të guxuar së tepërmi. Madje bëni mirë që këtej e tutje të bëni më kujdes. Edhe nëse dëshironi, ky nuk është momenti për të ndërruar punë, pasi në fund të muajit keni detyrime ekonomike. Sipërmarrësit që kanë përgjegjësi për grupe, apo projekte të ndryshme, do ta kenë të nevojshme të reduktojnë stafin. Në të kundërt do të vuajnë pasojat edhe në raport me të shkuarën. Nga pikëpamja ekonomike, do të keni më pak shpenzime për shtëpinë, familjen, apo edhe për zyrën tuaj. Disa prej jush do të ndërrojnë aktivitet, apo pozicion në punë, për efekt kohe, apo për çështje parash.

Shtatori nuk do të jetë ndër muajt më të mirë sa i takon fushës së ndjenjave, por kjo nuk do të thotë që të gjithë të lindurit nën shenjën e gaforres do të përjetojnë ndarjen. Do të vihen në provë çiftet që janë në krizë. Të martuarit, apo ata që kanë një lidhje serioze mund të përjetojnë momente lodhjeje. Kjo nuk vjen nga mungesa e dashurisë, se sa vjen nga nevojat e reja me të cilat duhet të përballeni. Yjësia do të jetë e veçantë për ju që gjendeni vetëm këtë periudhë. Shikoni çdo të ndodhë më datë 3, 4, 17 dhe 18. Këto dy fundjava do të jenë disi të turbullta. Bëni kujdes se me kë shoqëroheni, pasi mund të dalin në shesh të vërteta që nuk do t'ju pëlqejnë aspak.

Shtatori do të nisë me dyshime të vogla. Do të përjetoni stres gjatë fundjavave. Shmangi ndërlikimet e panevojshme. Do të ndiheni më të shqetësuar gjatë gjysmës së dytë të muajit, pasi do të viheni në provë edhe për shkaqe familjare. Fizikisht do të përmirësoheni me kalimin e kohës, por maksimumin do ta arrini në tetor.

horoskop 5

Luani

Gjatë kësaj periudhe, ju të lindurit nën shenjën e Luanit do të ndiheni më të motivuar. Duke qenë se ju kërkoni gjithmonë e më tepër, do të ndiheni sërish të pakënaqur, edhe pse yjësia do të jetë në favorin tuaj. Sigurisht që askush nuk mund t'ua ndal hapin, por kini kujdes që të tregoheni të arsyeshëm. Gjithsesi ky është një moment i mirë dhe bëni mirë ta shfrytëzoni. Gjatë javës së parë të muajit do të merrni një telefonatë, apo një konfirmim në lidhje me aktivitetin tuaj privat. Nëse keni të bëni me ortakë, apo bashkëpunëtorë, mund të arrini në një marrëveshje shumë të mirë. Edhe nëse keni ndërruar strategji në punën tuaj, tashmë është momenti që të vilni frytet. Të ardhurat tuaja do të rriten. Nëpunësit do të ndihen më të qetë dhe më të mbrojtur në punën e tyre. Studentët që lexojnë do të korrin sukses.

Gjatë javëve të para të muajit, do të jeni shumë të zënë për të menduar edhe për dashurinë. Rreth datës 2 dhe 5 mund të ndodhë që dikush të ngre edhe zërin, apo të gjendet larg partnerit. Kini parasysh që gjërat nuk mund të zgjidhen vetëm në saj të yjësisë pozitive. Përpiquni të merreni me probleme që ju shqetësojnë prej kohësh, sidomos nëse bëhet fjalë për ndonjë ish-të dashur. Në familje mund të përballeni edhe me probleme trashëgimie. Do të mund të zgjidhni edhe probleme ligjore gjatë këtij muaji, përkundër prisni tetorin, pasi mund të jetë një muaj më i përshtatshëm për këto problematika. Nëse jeni në kërkim të dashurisë mund të mbështeteni tek yjësia e datës 20 e më tutje. Ndërkohë, nëse keni një lidhje jo fort serioze, apo nëse jeni tunduar nga dëshira për të tradhtuar, bëni kujdes, pasi më datë 11, do t'ju duhet të qartësoni gjërat.

Do ta merrni veten fizikisht pas datës 20 shtator. Mund të lodheni, pasi do t'ju duhet të merreni me më shumë gjëra se zakonisht. Bëni kujdes të kontrolloni nervozizmin më datë 16. Pak pushim nuk do t'i bënte keq askujt.

horoskop 6

Virgjëresha

Që prej datës 9, Jupiteri nuk do të jetë më në shenjën tuaj. Gjatë vitit 2016 keni kaluar eksperienca nga më të ndryshmet. Mund të kenë qenë të lodhshme për ju, por gjithashtu kanë qenë interesante dhe pozitive. Ndërkohë, që një vit më parë keni nisur një projekt, apo keni përjetuar një ndryshim të dukshëm personal, apo në punë. Tashmë jeni në një pikë, ku duhet të vlerësoni në mënyrë objektive aftësinë tuaj dhe përvojën që keni përftuar pas gjithë këtyre ndodhive. Po afrohet një vjeshtë mjaft interesante. Të rinjtë do të mund të bëjnë realitet një ëndërr sado të vogël, pasi do të marrin telefonata interesante. Me ndihmën e Jupiterit do të mund të bëni më tepër para. Gjithashtu, do të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me likuidime mujore, apo rimbursime. Nëse ishit në pritje të rezultateve pas një debati për një çështje ligjore të mbartur në vite, tashmë do të ndiheni më të lehtësuar. Do të merrni përgjigje rreth datave 26, 27 shtator.

Ky është një moment shumë i mirë sa i takon fushës së ndjenjave. Çiftet që gëzojnë një lidhje të qëndrueshme do të organizojnë një festë në shtëpi, nëse nuk e kanë bërë ende. Gjithashtu, ky është një muaj mjaft i rëndësishëm nëse po mendoni të bëheni me fëmijë, apo të ndërroni shtëpi. Rreth datës 11, yjësia do të jetë mjaft intriguese, kështu që mos hezitoni të bëni për vete atë që ju pëlqen. Data 19 dhe tri ditët e fundit të shtatorit do të ndiheni mjaft pasionant dhe ndoshta do t'i jepni fund beqarisë nëse gjendeni vetëm. Nuk do të keni pengesa, vetëm nëse do t'i krijoni vetë ato. Personat që ndihen të pafat në dashuri, apo që pas një ndarjeje nuk kanë mundur të gjejnë ende një person tjetër të përshtatshëm, nuk duhet të presin vetëm nga yjësia. Duhet të punojnë me veten e tyre. E diela e datës 25 do të jetë mjaft interesante.

Kjo yjësi do të jetë më e mirë edhe nga pikëpamja psiko-fizike. Nëse nuk keni shumë kohë që i jeni nënshtruar një operacioni, tashmë do të ndiheni më i qetë. Mund të konsultoheni me një ekspert për ndonjë problem të vogël që prej operacionit.

horoskop 7

Peshorja

Për të lindurit nën shenjën e peshores, ky do të jetë muaji më i rëndësishëm i vitit. Do t'ju dalë në krah Venusi dhe Jupiteri, që do të jetë në shenjën tuaj që prej datës 9. Do të zgjidhni problemet me ndonjë ish të dashur, apo probleme familjare. Do të jetë një muaj i rëndësishëm edhe për shefat e ndërmarrjeve të ndryshme, apo për sipërmarrësit që duan të nisin një projekt të ri. Rreth datës 14 do t'ju komunikohet diçka speciale. Ky është një moment shumë i mirë për t'u shpërfaqur. Nëse keni bërë një punë të mirë në të shkuarën, tashmë askush nuk ju ndal dot. Nëse jeni ndëshkuar padrejtësisht, apo keni pasur probleme të çështjeve ligjore, tashmë është momenti që t'i zgjidhni ato. Bëhet fjalë edhe për çështje pasurie dhe jo vetëm në aspektin material. Do të ndiheni sërish të sigurt.

Do të jetë një periudhë shumë e bukur sa i takon dashurisë. Nëse keni ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe të fortë, ky është momenti për të thënë "Po"! Gjithashtu, do të mund të gjeni personin tuaj të zemrës nëse gjendeni vetëm. Jini të vëmendshëm për gjërat që do të ndodhin dhe bëni kujdes të mos i përjashtoni njerëzit e rinj nga jeta juaj. Do të ndodhin ndryshime pozitive dhe ditë pas dite do të ndiheni edhe më me fat. Do të jetë një periudhë e mirë për ju që doni të bëheni me fëmijë, por edhe për të sqaruar keqkuptimet. Do të mund të bëni një ndarje mes së shkuarës dhe së ardhmes. Një miqësi do të shndërrohet në diçka më të rëndësishme.

Forma juaj fizike do të përmirësohet dhe do të zgjidhni një problem që ju mërzit prej kohësh. Datat 12 dhe 18 shtator do të jenë për t'u mbajtur mend. Këshillohuni me një specialist për të marrë një përgjigje që prisnit prej kohësh. Që prej datës 22, kur Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, do të mund t'i jepni zgjidhje probleme tuaja.

horoskop 8

Akrepi

Ky do të jetë ndër muajt më të rëndësishëm të vitit. Projekte të reja priten të vijnë në të ardhmen. Do të merrni një telefonatë që do t'ju lërë të kënaqur. Nëse zotëroni një post politik, ose gjetkë, nuk do të hezitoni për të marrë atë rol që meritoni. Nëse jeni i punësuar diku, me shumë gjasa do t'ju ndërrohet shefi, apo bashkëpunëtorët. Problemi me ju të lindurit në shenjën e akrepit është se nuk mund të shkëputeni lehtësisht prej gjërave që ju bëjnë të ndiheni keq. Kështu, rrezikoni të harxhoni energjitë tuaja me gjëra që nuk kanë më vlerë. Nëse është e mundur, do të bënit mirë të ndryshonit këndvështrim. Nëse prej kohësh ushtroni të njëjtin profesion dhe keni po ato objektiva, mund të kërkoni të promovoheni për të bërë diçka tjetër. Gjëra të reja mund të shfaqen në horizont në datat 5, apo 22 shtator. Mund të përballeni me probleme shtëpie, apo familjare. Që prej datës 9, Jupiteri do t'ju ndihmojë të rimëkëmbeni fizikisht.

Edhe problemet e dashurisë do të thjeshtëzohen, sepse që prej datës 23 Venusi do të hyjë në shenjën tuaj. Nëse e prisni me padurim martesën, apo një projekt që doni ta bëni bashkë me partnerin, mos i vini më kufij vetes suaj. Një vit më parë bënit debate me të gjithë, si edhe me partnerin. Ndiheshit të lodhur nga kjo situatë. Tashmë, jeni rikthyer me forca të tjera dhe rrezatoni optimizëm dhe pozitivistet. Gjatë gjysmës së parë të muajit mund të keni të reja në fushën e dashurisë. Nëse keni vite që punoni në të njëjtën ndërmarrje , prisni gjëra të reja, pozitive. Gjatë këtij muaji do të fitoni më shumë para.

Do të përmirësoheni nga ana fizike. Kurat që do të filloni në shtator mund t'i japin zgjidhje problemeve që kishin kohë që ju shqetësonin. I këshilloj të gjithë të lindurit nën shenjën e akrepit, që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t'u organizuar më mirë dhe për t'i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit. Data 16, 22 dhe 23 janë më të përshtatshmet për të nisur një terapi.

horoskop 9

Shigjetari

Është një periudhë e shkëlqyer për të bërë projekte, të cilat do të realizohen shumë shpejt. Ajo që ju dukej e pamundur për t'u realizuar gjatë pjesës së parë të vitit, tashmë mund të bëhet konkrete. Që prej datës 9, Jupiteri nuk do të jetë më kundër jush dhe ky është lajmi më i mirë që mund të merrnit. Kësaj yjësie të shkëlqyer , do t'i shtohet edhe një kombinim më miqësor planetësh që prej datës 22. Nëse keni kohë që doni të shisni diçka, të mbyllni një marrëveshje, apo të nisni një projekt të ri, mos u kushtëzoni nga asgjë. Do të kenë sukses edhe studentët që do të vendosin të ndërrojnë degën e studimeve. Tashmë do të keni dëshirë të ecni përpara, pasi gjysma e parë e vitit nuk ju la të kënaqur. Atmosfera do të jetë më pozitive, kështu edhe ju do të ndiheni më mirë. Datat 8, 9, 17 dhe 18 mund të jenë vërtetë interesante. Do të përfitoni më shumë para nëse punoni në ditët e festave. Do të keni mundësi të promovoheni dhe të përmirësoheni. Mund të pozicionoheni diku tjetër pas një periudhe të rrëmujshme.

Ky, pa frikë mund të quhet muaji i dashurisë! Shpresoj që të keni mundur të vini në vend situatat që i kishit lënë pezull. Jepini vetes liri. Nëse nuk ka gjë që ju pengon, atëherë mund të nisni një histori të re dashurie. Gjysma e dytë e këtij muaji do të jetë mjaft interesante për të njohur njerëz të rinj. Gjithashtu, ky është një muaj mjaft i rëndësishëm për ju që do të vendosni të martoheni, apo të bëheni me fëmijë. Do të ri gjeni vetveten në dashuri, nëse i keni rezistuar vështirësive deri më tani. Me një yjësi të tillë, nëse jeni i pakënaqur me martesën tuaj, do të mund të gjeni dashurinë gjetkë. Të lindurit nën shenjën e shigjetari arrijnë të tradhtojnë, nëse marrëdhënia e tyre bëhet monotone. Kjo është një periudhë ideale për të kërkuar personin e duhur për ju.

Gjatë shtatorit do të ri gjeni energjitë e humbura këto muajt e fundit. Planetët nuk do të jenë më armiqësorë karshi jush. Data 22 do t'ju ngarkojë plot me energji të reja. Kini parasysh që nuk mund të mbështeteni plotësisht tek një horoskop pozitiv për t'ju shmangur të gjitha problemeve që keni. Një tjetër ditë interesante do të jetë data 26.

horoskop 10

Bricjapi

Edhe për të lindurit nën shenjën e bricjapit, ky muaj do të jetë mjaft i vlefshëm. Shumë prej jush mund të kenë fituar diçka kohët e fundit, apo mund të keni nënshkruar një marrëveshje me kohë të pjesshme. Dikush tjetër mund të ketë nisur një aktivitet të ri. Kini parasysh që të mos eksperimentoni më gjatë këtij muaji. Duhet të jeni më të kujdesshëm. Nëse merreni me menaxhim parash, nuk mund t'ia lejoni vetes të gaboni. Ka dhe nga ata që do t'ju duhet t'ia nisin nga zero. Mund të bëni debate për çështje parash. Nëse doni të ndryshoni rrjedhën e gjërave në ndërmarrjen ku punoni, duhet ta bëni menjëherë. Mund të nisni edhe një aktivitet tuajin privat. Duke marrë parasysh pozicionimin e ri të Jupiterit, do të bëni më tepër shpenzime në familje. Kështu që bëni mirë të mos e teproni. Pas datës 18 do të keni debate për çështje ekonomike.

Kjo periudhë do të jetë e përshtatshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë, apo të ndërrojnë shtëpi. Nëse jeni njohur me dikë këto kohë, është momenti për t'i marrë gjërat më seriozisht. Situata nuk do të ndryshojë nëse keni vendosur të ndaheni. Që prej shtatorit do të mund të çliroheni nga gjithë ngarkesa e tepërt, si në punë, ashtu edhe në dashuri. Do t'i jepni zgjidhje problemeve të ndryshme me të cilat jeni ndeshur në marrëdhënien tuaj. Gjatë këtij muaji do të ndjeni nevojën për të kthyer faqe. Nëse dikujt kjo nuk do t'i pëlqejë, mund të vazhdojë në rrugën e tij. Ekuilibrat në shtëpi mund të ndryshojnë edhe prej nevojës për një fëmijë. Meshkujt e shenjës Bricjapit do të ndihen disi të lënë pas dore. Në fund të muajit mund t'i jepni fund lidhjes suaj nëse nuk funksionon më.

Pjesa e parë e muajit do të jetë më e mirë se e dyta. Bëni mirë të zgjidhni një problem që keni në punë, që të shmangni shqetësime të kota. Do ta keni paksa të vështirë të ruani qetësinë prej datës 23, deri më 26.

horoskop 11

Ujori

Projektet që i keni nisur që prej gushtit po shkojnë mjaft mirë. Në këtë periudhë të vitit mund të zgjidhni edhe çështje ligjore të mbartura nga e shkuara, të lëna pezull. Bëni mirë të dini të mbani atë që keni ndërtuar deri më tani. Duke filluar që prej shtatorit duhet t'i shmangni hapat e pasigurt. Muajt e fundit të këtij viti do të jenë më të thjeshtë për ju, sa i takon punës. Por, nga ana tjetër, raportet me njerëzit do të vështirësohen disi. Gjatë kësaj kohe mund të ndryshojë edhe rrugëtimi juaj nga ana profesionale. Bëni mirë të mos nxitoheni! Hapat dhe zgjedhjet që do të bëni në këtë periudhë duhet të jenë më se të matura. Do t'i riktheheni një problemi të vjetër, nëse e keni lënë të pazgjidhur.

Do të hasni më pak vështirësi edhe në aspektin e dashurisë. Shfrytëzojeni këtë moment, pasi është ideal për t'u martuar, apo për zgjedhje të tjera të rëndësishme në jetën tuaj. Nëse keni në krah një person, i cili nuk ju dashuron më, bëni mirë të shkëputeni prej tij. Yjësia ka ndryshuar shumë që prej viti të kaluar. Ajo paraqitet më frytdhënëse dhe pozitive. Që prej datës 9, Jupiteri do të vendoset në shenjën tuaj. Kjo do të bëjë që të pendoheni dhe të dëshironi të ktheheni prapa, nëse keni tradhtuar partnerin tuaj. Në fund të vitit dikush mund të gjejë personin e zemrës, nëse ka kohë që gjendet vetëm. Mund të lindë një ndjenjë me dikë që e keni njohur prej pak kohësh. Rreth datës 13, mundësitë tuaja do të jenë të shkëlqyera. Kjo vjeshtë premton shumë për ata që duan të martohen, të bashkëjetojnë, apo që kanë një lidhje prej shumë kohësh.

Nuk keni bërë keq nëse keni filluar një kurë, apo një terapi këto kohë. Situata juaj fizike do të përmirësohet. Mund të përjetoni vetëm një rënie të energjive tuaja, që prej datës 25 deri më 27 shtator.

horoskop 12

Peshqit

Gjatë dy javëve të para të muajit nuk do të jeni aspak tolerant dhe do të ndiheni të shqetësuar. Më pas do të ri gjeni forcat për të vazhduar përpara. Që prej shtatorit, deri në dhjetor shumë gjëra do të ndryshojnë. Gjatë pjesës së parë të vitit jeni ndjerë tepër të tensionuar. Tashmë gjendja do të normalizohet. Edhe nëse keni nënshkruar një marrëveshje, jeni ne kohë për ta ndryshuar. Keni mundësinë të kërkoni më shumë. Më datë 16 shtator, Hëna do të vendoset në shenjën tuaj dhe do t'ju ngarkojë me energji. Tashmë mund të bëni realitet gjëra që më parë nuk mundnit. Akoma më interesante është vendosja e Venusit në shenjën tuaj më datë 23. Një yjësi e tillë ju fton të mos mendoni më për të shkuarën, por për të ardhmen. Situata do të përmirësohet edhe për studentët që patën pësuan një rënie kohët e fundit.

Situata në fushën e ndjenjave do të bëhet mjaft interesante, edhe nëse keni përjetuar një ndarje. Një pjesë e mirë e të lindurve nën shenjën e peshqve, kaluan një periudhë të vështirë dhe të lodhshme gjatë pjesës së parë të vitit. Tashmë, për të shmangur keqkuptimet, bëni mirë të qëndroni të heshtur. Çiftet që i kanë rezistuar vështirësive, tashmë do të ndihen më të fortë, sidomos që prej datës 27 të këtij muaji. Fatmirësisht, Marsi nuk do të jetë më armiqësor karshi jush. Më në fund nuk do të dëshironi dhe ju vetë të qëndroni vetëm. Parashikohet një periudhë shumë pozitive sa i takon fushës së ndjenjave. Mbani mend datën 15, pasi njohjet që do të bëni do të jenë interesante. Jupiteri nuk do të jetë më kundër jush. Është momenti për të vënë në dukje aftësitë tuaja.

Më në fund edhe shëndeti juaj do të përmirësohet. Sidomos, nëse keni bërë ndonjë ndërhyrje të vogël, apo keni ndjekur ndonjë kurë. Pas kaq shumë muajsh, do t'ju rikthehet qetësia. Do t'ju këshilloja që të bënit pak pushim nëse do ta shikoni të nevojshme. Që prej gjysmës së dytë të muajit situata juaj do të përmirësohet dukshëm. Që prej datës 28, deri më 30 shtator, do të bënit mirë të mos sforcoheshit shumë.

Guxon Amarda Toska, ja si duket me pamjen e re

Posted: 05 Sep 2016 08:44 AM PDT

image50 image51-550x312Moderatorja Amarda Toska nuk shquhet për ndryshimet në look. Ajo mbetet klasike në stil dhe janë të pakta rastet, kur vjen ndryshe. Si për shembull në këtë foto ku ka guxuar shumë me grimin e saj. Ami ka thënë se këtë sezon të ri do të vijë me ide të reja.

Ndryshimet të mëdha në Top Channel, radhën e ka Ledion Liço

Posted: 05 Sep 2016 08:42 AM PDT

Së fundmi, Top Channel ka bërë shumë ndryshime në programacionin e sezonit të ri. Disa prej emisioneve më të ndjekura, përveç përmbajtjes, kanë ndryshuar edhe stafin e tyre. Theksojmë se brenda stafit të Top Channel po ndodhin lëvizje të mëdha!

Kjo valë ndryshimesh sapo ka prekur edhe "The Voice", një tjetër produksion i suksesshëm i këtij televizioni. Por çfarë janë këto ndryshime?

Në spotin e "The Voice" shfaqet një karrige bosh, që simbolizon ndryshimin e trajnerëve për këtë sezon. Disa zëra nga Top Channel  kanë thënë për Blitz.al se në karrigen bosh mund të ulet Eneda Tarifa, si trajnerja e re në këtë emision. Gjithashtu, thuhet që ndryshimet mund të jenë aq të mëdha sa madje mund të prekin edhe prezantuesin Ledion Liço.

Top Channel po surprizon çdo ditë teleshikuesit me shumë ndryshime dhe surpriza. Nuk ngelet gjë tjetër veçse të presim në qoftë se karrigia e "The Voice" do të jetë e Enedës për këtë sezon./Blitz.al/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more