Skip to main content

Tirana Observer: “Sot është një ditë e veçantë për Ajola Xoxën dhe Erjon Veliaj” plus 9 more

Tirana Observer: “Sot është një ditë e veçantë për Ajola Xoxën dhe Erjon Veliaj” plus 9 more


Sot është një ditë e veçantë për Ajola Xoxën dhe Erjon Veliaj

Posted: 06 Sep 2016 09:39 AM PDT

4t645646 46456457 Capture-16 shtatori është padyshim një datë shumë e rëndësishme për Ajola Xoxën. Dy vite më parë, juristja bukuroshe u martua përmes një ceremonie madhështore në Kalanë e Gjirokastrës me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Për ta kujtuar këtë ditë të veçantë, Ajola ka postuar një foto në Instagram. "Gëzim, 6 shtator 2014" shkruan ajo në postim.

Historia e çiftit të njohur ka nisur duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit nëpër blogje dhe në atë kohë Ajola studionte në Francë. Pas kësaj njohjeje virtuale, Erioni udhëtoi në Paris për ta takuar dhe në vitin 2005 ata u lidhën bashkë.

 

15 milionë euro të shkuara dëm, “Loro Boriçi” shkatërrohet nga një furtunë

Posted: 06 Sep 2016 09:19 AM PDT

loro-boricii-550x309Ka mjaftuar një furtunë me shi të dendur për të ‘shkatërruar’stadiumin e sapo – rikonstruktuar të Shkodrës.

15 milionë euro të investuara deri tani nuk arritën të përballonin disa minuta me erë e shi.

Ky investim, mbrëmë u provua se nuk kishte të llogaritur as minimumin e mbrojtjes nga kushtet klimatike, për të cilat Shkodra është e njohur, për erërat si Shiroku, Veriu apo edhe Murlani.

Të çarat në tribunën jugore të "Loro Boriçit" bënë të hynte brenda në fushë çfarë frynte jashtë, duke krijuar një situatë të paparë ndonjëherë në ndonjë stadium ku zhvillohen ndeshje të këtij niveli.

Përmes këtyre hapësirave era solli nga jashtë edhe mbeturina.

Qytetarët u detyruan t'i braktisin tribunat. Por dalja nga stadiumi ishte një kaos i vërtetë.

 

Rikthehet “Bridget Jones”, Renee Zellweger e mrekullueshme në premierën e Londrës

Posted: 06 Sep 2016 09:00 AM PDT

Capture i Capture ok CaptureRikthehet Bridget Jones. Personazhi tepër i pëlqyer i vajzës së thjeshtë që zhytet në situata nga më të çuditshmet e plot humor, vjen këtë herë si një grua tek të 40-at, sërish beqare dhe befasisht shtatzënë.

Renee Zellweger aktorja që interpreton Bridget Jones, shfaqet e mrekullueshme në premierën e filmit në Londër. 47-vjecarja i është rikthyer theksit britanik për interpretimin e londinezes aq të dashur nga publiku, Bridget Jones.

Aktores nga Teksasi do t'i duhet të përballet edhe një herë me shtimin në peshë, ndërsa Colin Firth vjen dhe ai në formën e dashurisë së vjetër Marc Darcy.

Patrick Dempsey do të interpretojë amerikanin Jack Qwant, njeriun që ka tërhequr së fundi vëmendjen e Bridget-it.

Rolin që do të kthehej në njërin prej sukseseve të saj më të mëdha, Zellweger e mori për herë të parë në 2001-shin me "ditari i Bridget Jones". Pas kësaj, tre vjet më vonë, erdhi vazhdimi i filmit, "Bridget Jones, 2".

"Është figurë shumë familjare për mua. Por ishte një eksperiencë ndryshe kjo e fundit, sepse të nxit kreativitetin, të shtyn të mendosh sesi duhet ta paraqesësh një person më të pjekur tashmë," shprehet Renee Zellweger.

Filmi është pritur me padurim të madh nga adhuruesit që mbeten të shokuar nga libri i 2013-ës. Autorja e librit, Helene Fielding bën që Darcy të vdesë dhe Jones të mbetet e ve duke rritur fëmijët e vetme.Capture 7Capture 3

 

Foto/ Pse ka shkuar Rozana Radi në zyrën e Nard Ndokës?!

Posted: 06 Sep 2016 08:46 AM PDT

image-4-284x300Politikani Nard Ndoka do të jetë këtë sezon pjesë e kastit të tretë të spektaklit  "Dance with Me". Mesa duket filmin e tij të parë (insertin e prezantimit) Nard Ndoka do ta ketë pikërisht nga zyrat e Partisë së tij. Ka qenë regjisorja e klipeve të DWM, Resiola Qato ajo që ka postuar një foto në rrjetet sociale nga zyra e Nardit, duke na treguar se puna për programin ka filluar. Ju do pyesni po Rozana Radi çfarë bën në zyrën e tij?! Opinion.al ka mësuar se Rozi ka nisur punë si skenariste e këtij programi. Kujtojmë që ajo ka qenë fituese e edicionit të parë të 'Dance with Me', dhe e njeh shumë mirë këtë spektakël.image-5-543x450

FOTO/ Tifozët në “Loro Boriçi”, ironi therëse ndaj kryeministrit Rama

Posted: 06 Sep 2016 08:07 AM PDT

Tifozët në stadiumin "Loro Boriçi" përveç mbështetjes ndaj kombëtares, i kanë dhënë edhe një mesazh të pazakontë dhe tejet ironik kryeministrit Edi Rama.

Para disa ditësh, Rama replikoi me një qytetar që e ndërpriste vazhdimisht duke i thënë: "Mirë e ke gruan?! Bëji të fala se ajo është heroinë që të duron ty".

Batuta e Ramës që u komentua gjatë në rrjetet sociale ka qenë pjesë e pankartës së pazakontë të tifozëve.

"Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty", shkruhej në pankartën e tifozëve.

Bëhet fjalë për ish­bashkëjetuesen e Ramës, e cila sot është e martuar me ministrin Bledi Çuçi.

Bir Selmani i nënës…

Posted: 06 Sep 2016 07:39 AM PDT

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit

Nga Petro Marko

Botuar më 1935

Importimet tona dhe deputetët

Një deputet i ynë shkoi te një dyqan mobiliesh për të blerë një sallon. Këto mobilie bëhen këtu, janë të forta, të mira e të lira. Deputeti s' kishte pëlqyer plaçkat që i dëftuan.

Dyqanxhiu i kishte lavdëruar këto dhe i kishte thënë se në Shqipëri s'mund të bëhen më të mira se ato dhe fjalimi kishte vazhduar kështu:

Deputeti: – Pffff… S' më pëlqejnë! Më mirë të sjell nga jashtë një sallon.

Dyqanxhiu: – Po ne me se të rrojmë, kur njerëzia të sjellë nga jashtë mobiliet?

Deputeti: – Po unë dua mall të mirë dhe me që s'ka këtu, do ta sjell nga Vjena.

Dyqanxhiu: – S'kini të drejtë, z. deputet. Me të vërtetë, malli i Vjenës është më i mirë se ai i Shqipërisë. Mirëpo, kjo mund të thuhet edhe për… deputetët.

Edhe ne e dimë se deputeti i Anglisë ose i Zvicrës mund të jetë më i mirë se ai i Shqipërisë, por, megjithatë, deputetët nuk i biem nga ato vende dhe kënaqemi me ata që kemi këtu!..

Ata që duan ta marrin vesh se cili është deputeti në fjalë, le të drejtohen në zyrat e "Arbenisë".

***

Si do të priten deputetët

Më falni dhe mos e merrni për ters, mor jahu, se deputetët tanë s'priten kollaj. Fjalën e kam këtu, se qysh tani bëhen përgatitje të mëdha, për të pritur "baballarët" triumfonjës, se e plotësuan mirë detyrën e tyre.

-Nga t'ia mbajmë? I thoshte pardje një deputet sivëllait të afërt.

-Them t'iu bëj një telegram që të dalin dhe të më presin, se unë e di që ushqej simpati të madhe në popullin bujar të qytetit tim.

-Po, po, e kam marrë vesh. Unë mendoj se ku do ta shkoj verën, se që të vete në fshat nuk guxoj, vallahi të them. Dikush më shkroi se janë bërë gati të më presin me saze e gërneta. Unë s'vete se e di që do të më futin në valle… unë mezi lëviz e jo të kërcej. Dhe u mbetet hatri, kur s'kërcen me ta. Atëherë thonë: "Ky s'pranon", dhe hajde në vjeshtë t'u marrësh ndonjë votë. Meazallah, se s'u bën qejfin, të lënë fare…

Prandaj, do të preferoj që të shkoj jashtë dhe të mos piqem fare me asnjë. Se dije, që të çmohesh shumë, mos para eja në kontakt me ta se të njohin. Se më duket, më dolli kripa më, mor katran.

-Kam marrë vesh, shtoi një tjetër, që kudo bëhen pritje të mëdha. Gjithë atdheu është në lëvizje.

-Mor mirë thua ti, ia priti tjetri, unë kam kohë që lloisem se ç' këmbë do të hedhim të fundit atë ditë të zezë që do të dalim përgjithmonë nga kjo vatra jonë e shenjtë. E vras mendjen mor jahu…

-Jo, mor të vraftë. Për këto lloisesh ti? Po të hedhësh të djathtën, atëherë mot ishalla, do të jesh i partisë së djathtë, e po të hedhësh të mëngjrën, do të jesh i së mëngjrës.

-Ç' janë këto që më thua. Kalama jam unë, apo rezervist që do të më bësh mua talim. Unë them që po të hedhësh këmbën e djathtë do të presin mirë mileti. E po të hedhësh të mëngjrën do të të nxjerrin avaze. Këtë e kam kënduar në "Kujtimet e Nastradinit".

Ndërsa në Tiranë bëhen këto bisedime, ndër katunde dhe qytete përgatisin, pritje të mëdha. Ndër disa vende thonë se do të bëjnë "arco di trionfo" nga do të kalojnë baballarët e kombit, të cilët, në zgjedhjet e ardhshme do të emërohen jo gjyshërit, por stërgjyshërit e kombit.

“Arbenia” Nr. 131, dhjetor 1935

10 pajisje teknologjike që ju duhen në kuzhinë (VIDEO & FOTO)

Posted: 06 Sep 2016 07:30 AM PDT

Në dyqanet e mjeteve shtëpiake tashmë gjendet gjithçka, madje edhe hi-tech, objekte super profesionale dhe ultra teknologjike. Por çfarë na nevojitet me të vërtetë në kuzhinë?

Cilat mjete janë të domosdoshme për një njeri që ngec mbi sobë e do ta thjeshtojë jetën? Janë të thjeshta dhe mjaft praktike…

10) Trongs

Me Trongs ju mund hani krahë pule, brinjë vici apo çfarëdo lloj ushqimi tjetër pa bërë rrëmujë. Gishtat tuaj mund qendrojnë të pastër, kështu që ju jeni të lirë të përgjigjeni në telefon, të vazhdoni të studioni, apo cdolloj gjëje tjetër që mund të bëni.

9) Soba 'inteligjente' Meld


Tashmë është e vërtetë! Një çelës i ri i automatizuar që bën rregullime të vogla të temperaturës në sobë, është ëndrra e cdo kuzhinieri amator.

8) Zgara OptiGrill


T-fal OptiGrill është një zgarë me sensorë të veçantë, që automatikisht përcaktojnë trashësinë e ushqimit tuaj dhe vendosin temperaturën ideale për pjekur mishin. Teknologjia është shumë e saktë, si edhe monitoron temperaturën e ushqimit që gatuani.

7) Prerësja e misrit Kerneler


Nuk do ta besoni, por vetëm me një lëvizje, kokrrat e misrit mund të hiqen tepër lehtë, dhe kjo falë One-Step Corn Kerneler. Për të përdorur këtë produkt, thjesht vendosni kallirin e misrit në pajisjen plastike dhe më pas e shtypni drejt deri në fund. Falë kësaj pajisje të dobishme ju mund të hiqni tepër lehtë të gjitha kokrrat e misrit nga kalliri vetëm me një hap.

6) Prerësja fantastike e mollëve

Kjo prerëse fantastike mund të qërojë një mollë në vetëm disa sekonda! Pajisja mund të vihet në punë mekanikisht, pasi të keni vendosur mollën në qëndër, lëvizni krahun në formë thike dhe do t'ua qërojë mollën sa hap e mbyll sytë.

5) Vatra e gatimit Paragon


Paragon është një vatër gatimi me kosto të ulët, e projektuar për të siguruar gatim me saktësi të lartë. Kjo tenxhere përdor një sobë me induksion 1400-vat, një sensor wireless për regjistrimin e temperaturës si edhe një aplikacion opsional për sistemin iOS.

4)Qëruesja për ananas

Falë kësaj pajisje të re, ju mund të qëroni anasasin pa mundime dhe vetëm në disa sekonda.

3) Bango FLOW

Bangoja FLOW nga SimpleWare është një sistem revolucionar i ri për prerjen, që lejon lëngjet të rrjedhin përmes vrimave. Falë kësaj bangoje të re do ta keni edhe më të lehtë për të prerë mishin, perimet, etj.

2) Strainer Bowl


Kjo kullesë e re makaronash ju lejon që të hiqni ujin pa shumë mundim. Ju nuk do ti derdhni më makaronat dhe do të mbaroni punë shumë më shpejt.

1)  Neo Smart Jar


Kjo pajisje ka disa sensorë që peshojnë përmbajtjen e ushqimeve dhe ju tregojnë sasinë që ju duhet të përdorni për të gatuar dicka. Ndërsa lidhet me një aplikacion në smartphone, i cili është i mbushur me receta që ju mund ti provoni.

Frutat dhe perimet më të mira për zemrën dhe tiroidet

Posted: 06 Sep 2016 07:01 AM PDT

Selinoja: ka përmbajtje të lartë magnezium, substancë jetike për trupin që midis shumë funksioneve të tjera, ndihmon edhe në ekuilibrimin e nivelit të hormoneve të prodhuara nga gjëndrat tiroidale.

Lule rradhiqe: është një lloj bime me nivele të larta aminoacidesh dhe proteinash, shumë të rëndësishme për shëndetin e tiroideve.

Lakërishtë: ka nivele të larta jodi dhe është një bimë që ndihmon shume në rast hipotiroidizmi (ulja e funksioneve të gjëndrës tiroidale). Përmban gjithashtu enzima që ndihmojnë në raste pezmatimi dhe është një antioksidant shumë i mirë. Nuk këshillohet për persona që vuajnë nga hipertiroidizmi (rritja mbi normalen e funksioneve të gjëndrës tiroidale).

FRUTA E PERIME PËR ZËMRËN

Panxhari: ndihmon për të reduktuar presionin e gjakut. Lëngu i panxharit prodhon oksid nitrik, i cili zgjeron arteriet dhe enët e gjakut. Oksid nitrik mund të gjendet edhe ne shegë.

Hudhra: s'kishte si të mungonte! Hudhra përmban një substancë e cila mban trombocitet e gjakut larg njëra tjetrës dhe i ndalon të fërkohen, përmirëson qarkullimin, ndihmon në uljen e presionit arterioz dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

Lakërishte: kjo lloj lakre përmban një enzimë thelbësore të quajtur transhydrogenase, e cila forcon muskujt e zemrës. Gjithashtu ndihmon për të ndërtuar qelizat e kuqe të gjakut të cilat bartin oksigjenin kudo në trup.

Mediat italiane vlerësojnë Shqipërinë: Me meritë në krye të grupit së bashku me Spanjën dhe Italinë

Posted: 06 Sep 2016 06:17 AM PDT

Screenshot_1

"Duhej të gjente vetëm një gol në 14 minutat që mbeteshin për t'u luajtur, dhe e bëri kur mungonte vetëm një: shënoi Balaj me kokë duke shfrytëzuar goditjen e dënimit të "peskarezit" Memushaj dhe kështu Shqipëria ka mundur 2-1 Maqedoninë duke u projektuar në krye të grupit G të Botërorit e barabartë me meritë me Spanjën dhe Italinë", kështu e nis shkrimin prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport për fitoren e kuqezinjve.

Duke bërë një përshkrim të motit të keq që ndërpreu ndeshjen dje, gazeta italiane shkruan se Shqiponjat do të luajnë në 6 tetor me Liehtenshteinin dhe duke shfrytëzuar përballjen direkte mes Italisë dhe Spanjës, Shqipëria mund të marrë e vetme kryesimin e grupit.

U rrah barbarisht me hekur nga pronari i lokalit, humb jetën i riu

Posted: 06 Sep 2016 06:08 AM PDT

Më shumë se një javë, i shtruar në spital pasi u rra barbarisht në një lokal, ka ndërruar jetë 23-vjeçari Marsel Osmani.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në 29 gusht.

I riu ishte për mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak, pasi u dhunua nga pronari i një lokali me sende të forta.

Marsel Osmani, sipas policisë kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more