Skip to main content

Tirana Observer: “Shikoni si e drejton Genta Ismajli anijen” plus 9 more

Tirana Observer: “Shikoni si e drejton Genta Ismajli anijen” plus 9 more


Shikoni si e drejton Genta Ismajli anijen

Posted: 11 Sep 2016 10:11 AM PDT

genta-ismajli-e1473606936482-780x439Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë pa dyshim një nga më të kërkuarat nga publiku gjatë sezonës së verës.

Ndonëse pas hitit "Shake It" që e solli në bashkëpunim me Etnon, nuk u pa më me ndonjë projekt të ri muzikor, por fansat e saj duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim, pasi së fundmi ajo ka bërë të ditur se i është futur punës për një projekt të ri.

Pasi ka përfunduar tashmë koncertet, këngëtarja po gjen pak kohë edhe për pushim. Së fundmi ajo ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram se ndodhet bashkë shoqërinë në pushime.

Genta ka publikuar edhe një video ku shihet duke lundruar me anije, gjersa ka qenë vetë ajo e cila ka kapur në dorë timonin, duke pasur në dorë kështu edhe drejtimin e anijes.

A video posted by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Së shpejti vjen bashkëpunimi i ri nga Kida dhe Xhensila Myrtezai

Posted: 11 Sep 2016 09:59 AM PDT

tlg-780x439Këngëtarja Kida ka pak kohë që është kthyer nga pushimet e saj në Turqi, e ndërsa menjëherë pasi është kthyer, i është futur punës për realizimin e projekteve të reja muzikore.

Mësohet së se shumë shpejt ajo do të vijë në një bashkëpunim të ri me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezai.

Në një bisedë për Telegrafin, vetë menaxheri i këngëtares Met Elshani ka pohuar se kënga është fazën e fundit të përpunimit, dhe se për këtë gjë po kujdesen dy producentët e njohur Zzap & Chriss.

Menjëherë pas realizimit të këngës, këngëtaret kanë vendosur që ta finalizojnë projektin edhe me videoklip, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.

Videoklipi do të realizohet në Shqipëri, nga produksioni Pro Video.

Kida ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shihet bashkë me Xhensilën në studion e "On Records", pas përfundimit të incizimit të këngës, ku shihen shumë të lumtura për këtë bashkëpunim.

☺️💋.. 🔜 @xhensilamyrtezaj @zzapnchriss

A photo posted by KIDA (@orhidealatifii) on

 

Suedi, pagëzimi i princit të vogël, Alexander, ja fotot e ceremonisë

Posted: 11 Sep 2016 09:29 AM PDT

142357586-8bb8eaa3-0210-4df6-922b-8acb021a7bd3Pagëzohet princi i vogël i Suedisë, vogëlushi, Alexander. Ceremonia e pagëzimit u zhvillua mëngjesin e 11 shtatorit, në kishën e Drottningholmn, në Stokholm.142358315-a13b9820-253c-4cea-8321-ed69b39ecab9

Princi i vogël, i cili si ka bërë ende një vjeç shoqërohej nga dy prindërit, nga nëna Sofia dhe princi, Carl Philip. Po ashtu me të ishin dhe pesë kumbarët.142357761-e40c259f-d99a-4e81-ba9f-4df9b2102b3b

Çifti mbretëror i Suedisë u martua më 13 qershor të vitit 2015. Jeta e princëshës, Sofia nuk ka qenë ajo e një vajzë kushdo, për shumë vite ka punuar si modele, ka qenë në kopertinat e revistave erotike, madje ka marr pjesë dhe në reality Tv "Paradise Hotel", i cili në vend njihet si mjaft skandaloz.142357732-285af3a6-f053-4e13-9a6b-a894fa4a8eab

Por tashmë princesha ka lënë gjithçka pas krahëve dhe kohën e saj ia dedikon punëve vullnetare, bamirësive, familjes dhe jetës mbretërore.142357563-4c27e5cf-c60b-42d2-aa0a-8a90746e5b3d

Shën Kozmai i Kolkondasit nuk e mallkoi gjuhën shqipe!

Posted: 11 Sep 2016 09:21 AM PDT

Nga Miron Çako

Shën Kozmai, prif-tmurg orthodhoks me bekimin e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës, në katër udhëtimet e tij hierapostolike prej njëzet vjetësh (1759 -1779), të nisura nga Stambolli (Kostandinopoli) për në Greqi, Maqedoni, Epir, Shqipëri, duke arritur deri në Tiranë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e nivelit arsimor te të krishterët, të cilët prej shekujsh jetonin në injorancën e imponuar nga sundimi i Perandorisë Osmane. Ai ka qenë nismëtar i ngritjes së 240 shkollave, ku mësohej me shkrim dhe lexim gjuha greke (koine), e cila ishte gjuha biblike e Kishës Orthodhokse të Lindjes. Në këtë gjuhë mjaft të vjetër ishte përkthyer Bibla nga hebraishtja, në mënyrë që të mund përdorej nga diaspora hebreje e shpërndarë në kombet pagane që prej shekullit VIII p.l.K., të cilat nuk e flisnin gjuhën hebreje, por flisnin dhe lexonin greqishten antike (greqishten e vjetër), si gjuhën zyrtare të mbretërive pagane në Lindje, që nga koha e Aleksandrit të Madh (356-323). Ky përkthim i vështirë u bë nga shtatëdhjet e dy përkthyes të izoluar në një ishull të Aleksandrisë, në vitin 275, prandaj quhet Septuaxhenta (Të Shatëdhjetët). Edhe Dhiata e Re u shkrua në po këtë gjuhë, drejtpërdrejt ose e përkthyer prej ungjillorëve dhe dishepujve. Kjo është Bibla (Septuaxhenta) që Kisha Orthodhokse përdor sot në të gjithë botën.
Gjuha e re greke (greqishtja e re) që flitet sot është shumë e ndryshme nga gjuha tjetër antike (greqishtja e vjetër). Kjo gjuhë greqishte e vjetër mësohet si një gjuhë më vete në universitete në Greqi e në botë, atje ku ka interes për të. Vet shën Kozmai thotë në mësimet e tij: "Kisha jonë Orthodhokse është në greqisht…". Shën Kozmai nuk kishte parasysh greqishten e sotme, por gjuhën biblike koine të Kishës dhe këtë ua thoshte gjithë të krishterëve orthodhoksë që jetonin në atë kohë në Perandorinë Osmane. Të krishterët duhet të mësonin greqishten e vjetër, ndryshe nga gjuha e përditshme, për të lexuar Ungjillin (Lajmi i mirë) dhe për të mësuar besimin e Kishës Orthodhokse. Ai u predikonte të krishterëve se: "Nuk ka besimtarë pa shkollë… Shkolla i ndriçon, u hap sytë të krishterëve… Sepse shkolla na mëson ç`është Perëndia, ç`është Trinia Shenjtë, ç`është Kisha… Pa shkollë, ecni në erësirë… Nuk e shihni si është egërsuar njeriu nga injoranca?! Prandaj ju këshilloj të ngrini shkolla".

Të akuzosh shën Kozmain se ai hapi shkollat me qëllim që të krijonte shtetin grek (helen) siç është ai sot, është krejt e pabazë, pasi ai vetë ishte kundër helenizimit. Në mësimin e tij të parë, thuhet: "Edhe unë, o vëllezër, me Hirin e Zotit Krisht mësova se nuk jemi grekë (helenë), as heretikë, as ateistë, por jemi besëmirë të krishterë orthodhoksë". Koncepti i shën Kozmait për kombin nuk ishte ai që kemi ne sot. Koncepti i kombit-shtet e ka zanafillën në Paktin e Vestfalisë, më 1648, hartuar ndërmjet Fuqive Evropiane Perëndimore, pas një lufte 30-vjeçare midis tyre, ku u vendos respektimi i kufijve dhe mosndërhyrja në punët të brendshme të kombit-shtet. Ky koncept u aplikua nga Fuqitë e Mëdha Perëndimore në mbetjet e Perandorisë Osmane pas Revolucionit Grek të vitit 1821. Por shën Kozmai kishte një tjetër qëllim ndryshe nga ai i fuqive të mëdha Evropiane Perëndimore. Ai e frymëzonte popullin e krishterë për rimëkëmbjen e një mbretërie të krishterë me bazë moralin e Ungjillit dhe doktrinën e Kishës Orthodhokse, ashtu siç kishte qenë në këto zona para pushtimit osman. Ai, si një apostull i ri, vepronte sipas shembullit të apostujve të Krishtit, shkonte vend më vend për të krijuar, së pari, Mbretërinë e Perëndisë në zemrat e njerëzve, që pastaj kjo Mbretëri të shfaqej në tokë ashtu siç është edhe në qiej. Ai nuk kishte bindje nacionaliste që e lidhnin me një komb të veçantë kundër një kombi tjetër, madje luftonte çdo lloj nacionalizmi. Në predikimet e tij, thoshte: "Vendlindja ime është e rreme, tokësore dhe e kotë, është nga Arta dhe rrethi Apokuro"… Gjithashtu ai nuk bënte dallim racor, por frymëzonte vëllazëri mes njerëzve, duke thënë: "Të gjithë njerëzit janë lindur nga nga e njëjta nënë (Eva), prandaj të gjithë jemi vëllezër". Ai nuk ndihmonte vetëm të krishterët, por edhe myslimanët, kur i kërkonin ndihmë dhe e nderonin si prift orthodhoks, ashtu siç na përmenden shumë raste në jetën e tij. Shën Kozmai, siç thamë më sipër, ishte i dërguar i Patriarkanës Ekumenike, me lejen dhe bekimin e Patriarkut Serafim II nga Delvina, për tu predikuar gjithë të krishterëve të etnive të ndryshme, grekëve, sllavëve, shqiptarëve në juridiksionin e Patriarkanës, që ata të ruanin besimin orthodhoks dhe për të zgjuar ndërgjegjen e frikësuar për liri.

Sipas planit të shën Kozmait, kjo mund të arrihej vetëm me anë të besimit, "sepse dashuria për Zotin e largon frikën". Në profecitë e tij, shën Kozmai flet për këtë çlirim të përgjithshëm duke e quajtur "e dëshiruara", por edhe për rimëkëmbjen e mbretërisë së krishterë, e cila për rreth 1150 vjet lulëzoi në të gjithë shtrirjen gjeografike, ku tashmë sundonte Perandoria Osmane që prej 320 vjetësh. Por ai asnjëherë nuk flet për një mbretëri greke. Profecia e parë thotë: "Ajo, një ditë, do të bëhet romake dhe fatlum kush do të rrojë në atë", kurse profecia e nëntë thotë: "Deri aty do të vijnë romakët". Në disa përkthime të sotme, fjala "romakët" është zëvendësuar me "grekët". Kjo është e pa saktë dhe nuk ka aspak lidhje me atë çfarë kishte ndër mend dhe ka thënë shën Kozmai. Shenjtori thoshte se ajo do të bëhet romake, sepse ai kishte parasysh historinë dhe domethënien e këtij termi, i cili kishte një kuptim të madh për karakterin ekumenik te Kishës Orthodhokse. Në fillim, romakë quheshin banorët e qytet-shtetit të Romës në gadishullin Apenin. Me përhapjen e sundimit të këtij qytet-shteti, në pjesë të tjera të gadishullit, në vitin 89 p.l.K, romakë quheshin të gjithë njerëzit e Italisë. Pasi Perandoria Romake u përhap në të gjithë Mesdheun, në vitin 212 u deklarua nga perandori Karakala, që të gjithë personat e lirë në Perandorinë Romake të quheshin shtetas romakë, prandaj edhe Konstandini i Madh (274-337), perandori i parë i krishterë, që themeloi kryeqytetin e Perandorisë Romake të Lindjes, Konstandinopojën (qyteti i Konstandinit), e quajti Roma e Re, në vitin 330. Pavarësisht se në këto zona të lindjes flitej gjuha greqishte e vjetër dhe ajo dominonte mbi latinishten, përsëri qytetarët e lindjes ose folësit e greqishtes ishin krenarë që quheshin romakë (në latinisht, roman; në greqisht, romeji). Kjo sepse, në shekullin IV, termi grek (helen) u përcaktua si term për ata që vazhdonin të ishin paganë dhe adhuronin perënditë e Olimpit, të mitologjisë greke, të cilët qëndronin kundër besimit të ri të krishterë që po dominonte në të gjithë perandorinë. Perandori Julian Apostati (Mohuesi) (361-363) u përpoq t'i rikthente këto perëndi të Olimpit për adhurim pagan dhe e quante veten grek (helen), por, me vdekjen e tij të papritur, dështoi edhe plani i tij që paganizmi helen të rifitonte terren. Në fund të shekullit IV, perandori Theodhos (379-395) deklaroi Krishterimin si fe të vetme të perandorisë dhe pas këtij vendimi, njerëzit ishin gjithnjë e më pak të gatshëm ta thërrisnin veten e tyre "helen". Motra e perandorit Theodhos, augusta (mbretëresha) Pulkeria, krijoi Pandidakterin e famshëm, Universitetin e Konstandinopojës (më 425) dhe vendosi greqishten si gjuhë zyrtare të shtetit, paralelisht me latinishten. Por greqishtja (koine) fitoi më shumë terren, sepse në këtë gjuhë ishin të shkruara Bibla (Septuaxhenta), shërbesat kishtare dhe veprat e Etërve të Kishës, në pjesën lindore të perandorisë.Perandori Justinian (422-565) sipas studiusve mendohet si i fundit që e ka folur latimishten,kurse perandori Heraklius (610-641) e hoqi nga përdorimi, se ajo nuk përdorej më në lindje.

Për shekuj me radhë fjala "grek" kishte reputacion të keq, si tradhëti kundër shtetit dhe si paganizëm. Kjo gjë zgjati deri në rënien e Konstandinopojës dhe Perandorisë Romake të Lindjes. Por edhe pasi Mehmeti II pushtoi Konstandinopojën, më 1453, ai e deklaroi veten Cezar të Perandorisë Romake, duke pasur bindjen se Konstandinopoja ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake që nga viti 330. Dhe kështu, ai që zotëronte Konstandinopojën, zotëronte të gjithë perandorinë. Deklarata e tij u njoh nga Kisha Orthodhokse e Lindjes, por jo nga Kisha Romano-Katolike dhe nga Mbretëritë e Evropës Perëndimore. Sulltan Mehmeti e njohu Patriarkun Ekumenik si Ethnark (Mbret i Kombit të Krishterë) nën Perandorinë Osmane. Prandaj leja e Patriarkut Ekumenik kishte autoritet dhe i jepte shën Kozmait liri veprimi në të gjithë Rumelinë. Termi "Perandori Bizantine" është vendosur më vonë si një term studimi për këtë perandori, që ka zotëruar botën deri në shekullin XV. Përdorimi i parë i termit “bizantin” është përdorur në 1557, për emërtim në vitet e mëvonshme të Perandorisë Romake të lindjes, nga historiani gjerman Hieronymus Ëolf, kur publikoj punën e tij "Corpus Historia Byzantinæ", një koleksion i burimeve historike. Termi vjen nga “Bizant”, emri i qytetit të vogël. Vendi ku u ndërtua Konstandinopoja (qyteti Kostandinit) Rroma e RE(filloj 324 u inagurua 11 maj 330).Njerëzit që jetonin në atë Perandori, kurrë nuk e kanë quajtur veten bizantinë, e aq më pak grekë, por gjithmonë romakë. Me pushtimin e Konstandinopojës, në vitin 1453, nga Mehmeti II, Perandoria Osmane u zgjerua në Anadoll dhe në Ballkan, territore ku jetonin grekë, vllehë, shqiptarë të krishterë. Kjo zonë u quajt nga turqit Rumeli (toka e romakëve dhe e të krishterëve) dhe përcaktonte rajone të populluara nga të krishterët. Të krishterët quheshin nga turqit "mileti rum" ose "kombi romak" dhe myslimanët "turq"; kjo zgjati derisa të krishterët u çliruan dhe formuan kombet e tyre në shek. XIX, duke marrë emrat e etnive të tyre. I qartësuam të gjitha këto, për të kuptuar pse shën Kozmai nuk pranonte t'i quante të krishterët (romakët – rumët) si grekë (helenë), sepse termi "grek -helen" do të thoshte se ata ishin paganë. (Referencë: Përmbledhje e shkrimit të botuar në Romanity.org: WHAT, IF ANYTHING, IS A BYZANTINE?.Clifton R. Fox, Professor of History, Tomball College, Tomball, TX, USA, Madje deri në fund të të shekullit të- XIX grekët zakonisht e referoheshin gjuhës së tyre moderne si romaika dhe më vonë si greikika (greqisht). (Byzantine Emipre from Wikipedia)

Le të përqendrohemi tani te çështja që na intereson më shumë, ku shën Kozmai duket se thotë në predikimin e shtatë, në versionin që qarkullon sot, në fund të tij: "Kështu, këtu, çdo i krishterë, burrë ose grua, që betohet të mos flasë arvanitika brenda në shtëpinë e tij, të çohet në këmbë dhe të më thotë, dhe unë do t'ia marr të gjitha mëkatet mbi supe, që nga koha kur lindi, dhe do t'i vë të gjithë të krishterët ta falin dhe të marrin falje". Ky mësim nuk është i përkthyer në shqip dhe gjendet në këtë link: http://ëeb.archive.org/ëeb/20051103082317/http://ëëë.agioskosmas.gr/agioskosmas.asp?sitem=1&artid=252

Së pari, duhet të sqarojmë, sipas versionit, se shën Kozmai nuk ka thënë asnjë fjalë për të mallkuar shqipen dhe se çdo fjalë e përkthyer si mallkim është përdorur me dashakeqësi, dhe ata që e thonë këtë, mbajnë përgjegjësi si mashtrues përpara Zotit, shenjtorit dhe kombit shqiptar. Të bën përshtypje kur lexon predikimin e shtatë, i cili është një shpalosje e doktrinës së krishterë, ku flitet për temat teologjike, si: paganizmi, familja, prindërit, fëmijët, mëkati, martesa, pendimi etj., kur në fund gjen këtë këshillë: "Të mos flisni arvanitika". Duket e pakuptimtë dhe si një vendosje artificiale dhe nuk ka rrjedhë logjike me predikimin. Faktin se në predikimet dhe profecitë e shën Kozmait ka ndërhyrje dhe tjetërsim, e vënë në pah edhe shumë studiues grekë e të huaj. P.sh., siç tregohet në faqen Wikipedia në greqisht, në referencat 17- 25, që u referohen studiuesve Faltaits, Ph. Michalopoulos, M. Kalinderis, K. Kourkoulas, K. Constans, Ap. Vakalopoulos, John Menunos, Spyros Asdrachas: "Në lidhje me kronologjinë e teksteve, ato janë ndarë në dy kategori, bazuar në kohën e predikimit dhe në kohën e kopjimeve. Sipas shkrimeve origjinale të mbijetuara, që na japin informacion në lidhje me atë kohë, ekzistojnë letrat e tij, të cilat janë të pakta, nga viti 1772-1779, ndërsa predikimet e tij kanë filluar të regjistrohen nga viti 1780-1830, pra, shumë vjet mbas vdekjes së shën Kozmait." "Çdo mësim nuk është një përmbajtje, por përmbledhje e fjalimeve të veçanta të bëra në vende dhe kohë të ndryshme". Kjo anomali shpjegohet me faktin se në tetë mësimet e tij gjenden shprehje dhe profeci të përsëritura; mësimet dhe profecitë përsëriten në kopje dhe versione të ndryshme, që ishin lexime për popullin dhe pjesë e folklorit popullor. Disa nga këto tekste kanë keqinterpretime dhe keqkuptime, si për shembull trajtime të koncepteve të reja që u shfaqën në atë kohë për helenizmin dhe kombin.
Studiuesi Spiros Andrakas, i referuar në Ëikipedia në greqisht, thotë me zhgënjim: "Mësimet e shën Kozmait i referohen jetës dhe mëkateve të përditshme, si tregtia, marrëdhëniet ndërmjet burrave dhe grave, tundimet e djallit etj. Kështu, shihet nevoja e edukimit për njohjen e Zotit, nëpërmjet kuptimit të Shkrimit të Shenjtë, dhe prandaj duhet njohja e gjuhës greke, por jo njohja e mendimit grek (helen)."

Profesori Nomikos M. Vaporis, në librin e tij në anglisht "Father Kosmas, The Apostle of the Poor" ("Shën Kozmai, apostulli i të varfërve"), botuar nga Holy Cross Orthodox Press, Brookline, Massachusetts, në parathënien e tij në vitin 1977 në SH.B.A., thotë: "Edhe pse për shën Kozmain janë shtypur në tërësi shumë tekste dhe sot numërohen mbi 600 të tillë, askush deri më sot nuk ka botuar një botim të plotë kritik të punës së tij dhe, për këtë arsye, nuk mund të ketë një studim përfundimtar, përderisa kjo gjë nuk është bërë ende. Për më tepër, unë kam dyshime të rënda që shën Kozmai mund të jetë "keqpërdorur", pasi ai personalisht nuk ka shkruar shumë, përveç pak letrave që janë të dokumentuara".

Duhet të dimë se edhe disa botime që qarkullojnë sot në shqip për jetën dhe mësimet e shën Kozmait, nuk janë të përkthyera saktë, duke tjetërsuar atë që ka thënë shenjtori. Këto botime nuk janë të certifikuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe nuk kanë emrin e saj si botuese. Këto libra nuk duhen lexuar (ose duhen lexuar me rezerva) dhe nuk duhet të merren si objekt studimi. Në të kundërt, K.O.A.SH. nuk mban aspak përgjegjësi për përmbajtjen dhe mesazhet që ato përcjellin.
Një fakt tjetër që nuk duhet anashkaluar është se nuk na thuhet se në çfarë kohe a vendi, ku a kujt u ka dhënë shën Kozmai këshillën "mos flisni arvanitika". Ia ka dhënë këtë këshillë arvanitasve që flisnin dhe greqisht, apo shqiptarëve që nuk dinin greqisht dhe u duhej ta mësonin? Që t'ua thoshte arvanitasve, nuk kishte kuptim, madje ishte fyese për ata që të mos flisnin gjuhën e të parëve të tyre. T'ua thoshte shqiptarve, kjo ishte e pamundur, sepse, si do të merreshin vesh ata në shtëpi, kur nuk dinin greqisht, por u duhej ta mësonin? Kjo është paradoksale. Nxitja e shën Kozmait për të mësuar, shkruar dhe lexuar greqishten koine(greqishten e vjetër) edhe për grekët dhe fëmijët e tyre që nuk e dinin ta shkruanin, nuk ishte një kundërvënie ndaj shqipes, e cila nuk mund të quhej gjuhë konkurruese me greqishten e vjetër, sepse shqipja në atë kohë nuk ishte një gjuhë e shkruar, por vetëm e folur. Vërtet, që nga shek. XV ka pasur përpjekje për shkrimin e shqipes, siç kemi Mesharin nga Gjon Buzuku ose dhe të tjera, që janë të pakta, por të gjitha këto janë të shkruara në shqip me shkronja latine ose greke, sepse alfabeti i sotëm shqip u vendos në vitin 1908 në Kongresin e Manastrit (Alfabetit). Pra, 130 vjet pas vdekjes së shenjtorit.
Edhe diçka tjetër: shën Kozmai predikonte në zona ku banonin të krishterët orthodhoksë që ishin në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike e ku gjuha liturgjike e Kishës Orthodhokse ishte greqishtja koine biblike, dhe nuk predikonte në zona ku kishte juridiksion Kisha Romano-Katolike edhe në Shqipëri e ku mesha, lutjet dhe leximi i Biblës për besimtarët katolikë, bëheshin vetën në latinisht, gjuha zyrtare e Kishës Katolike. Prandaj ai fliste për greqishten koine (greqishten e vjetër) si gjuha e vetme e mundshme, për momentin, me anën e së cilës mund të lexonin librat e Kishës Orthodhokse, tek të gjithë të krishterët e Rumelisë; grekë , sllavë,vlleh ,shqipëtarë, që ishin në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike. Shën Kozmai si shumë i mësuar që ishte, përveç greqishtes koine, fliste dhe shkruante shumë mirë dhe latinisht, turqisht,frëngjisht,ndoshta fliste dhe arvanitika sepse origjina e tij prindërore ishte epiriote.Dhe qëndroi si murg për shumë vitej, në manastirin Filotheu të Athosit ku murgëronin arvanitasit.
Ajo që të bën përshtypje është se asnjë nga studiuesit grekë nuk i ka dhënë rëndësi kësaj thënieje, madje anashkalohet prej tyre, sepse kanë dyshime për autenticitetin (vërtetësinë) e saj dhe sepse mund të jetë bërë një ndërhyrje për t'i shërbyer ideve nacionaliste në shtetin e ri grek, themeluar që prej vitit 1822, i cili përbëhëj edhe nga një shumicë e arvanitasve, të cilët flasin arvanitika edhe në ditët e sotme. Për këtë ka fakte…, por kjo gjë nuk ka lidhje me veprën hierapostolike të shën Kozmait.

Vetë Patriarkana Ekumenike, në Sinodin e vitit 1872, e nxitur prej veprimeve nacionaliste edhe brenda Kishës, e dënoi si herezi Ethno Filetizmin (racizmin), ndarjen e Kishës sipas kombit dhe në qoftë se prifti Kozma do të kishte predikuar për një komb dhe një Kishë greke me karakter nacionalist duke i përjashtuar të tjerët, ai nuk do të shpallej shenjtor dhe shembull për imitim, për të gjithë të krishterët, në vitin 1961 nga Patriarkana Ekumenike me në krye Patriarkun Athinagora (shqiptar) (1886-1972).

Përpara nesh, Shqipëria ka pasur figura të tjera të arsimuara dhe patriotë që kontribuan për kombin dhe gjuhën zyrtare shqipe në shtetin e ri shqipëtar të themeluar në vitin 1912.

Shqiptarët klerikë orthodhoksë, si: imzot Fan Noli, imzot Kristofor Kisi, i pari kryepeshkop kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e shpalluar si e tillë nga Tomosi patriarkal, më 1930, e kishin studiuar veprën apostolike të shën Kozmait dhe veçanërisht atë në Shqipëri. Ata patjetër e kishin lexuar në greqisht çfarë thuhej në mësimin e shtatë – "Mos flisni arvanitika", – por duket se këta njerëz të ditur dhe patriotë nuk i dhanë rëndësi kësaj shprehjeje, as e tjetërsuan, siç bëjnë disa pseudopatriotë sot, që e etiketojnë me nxitim dhe mllef nacionalist shenjtorin, herë si "agjent i turkut", herë "agjent i grekut", herë si "litar i Aliut". Ata, me shumë përgjegjësi, e pranuan dhe e promovuan kontributin e këtij shenjtori të madh të të gjithë popujve të krishterë të Ballkanit, veçanërisht të Shqipërtarëve, si mbrojtës i Besimit të Krishterë Orthodhoks. Në fillim Kristofor Kisi dhe më pas Fan Noli, ishin të parët që përkthyen në shqip veprën dhe shërbesën e shën Kozmait. E para, ajo e Kristofor Kisit ("Jetëshkrimi dhe akoluthia e Dëshmorit të ri dhe isapostullit shën Kozma"), është shtypur në librarinë "Dhori Koti" në Korçë, më 1931. Dhe e dyta, nga Fan Noli, i cili në parathënien e librit "Kremtore e Kishës Orthodhokse", thotë: "Përkthimin e kemi bërë lirisht, pas kuptimit edhe jo fjalë pas fjale, nga Gërqishtja me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilat i parafrazuan nga versioni Shqip i Krye-Hirësisë së Tij, Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë. –Boston Mass., 25 prill 1947. Ata, sipas detyrës fetare që kishin si episkopë, e mësuan popullin e krishterë në Shqipëri që t'i këndojnë shën Kozmait edhe në gjuhën shqipe, tashmë të shkruar, lavdërimin që i bën Kisha Orthodhokse në Ballkan dhe në të gjithë botën këtij shenjtori të madh isapostull (të barabartë me apostujt), që u martirizua nga turqit në Shqipëri, në fshatin Kolkondas të Fierit, më 24 gusht 1779.

"Le ta kremtojmë shën Kozmanë e përkujtuar, le ta lavdërojmë të gjithë, o besnikë, yllin e dëshmorëve, mburrjen e meshtarëve dhe të murgjve, se si shok i apostujve dhe ndërmjetar përpara Krishtit, u fal shërime të sëmurëve që i afrohen me besë" (Tropari i shenjtorit).

Video/ Ora që ju zgjon me aromën e kafesë në vend të ziles

Posted: 11 Sep 2016 08:59 AM PDT

o-sensor-wake-facebook-550x275E keni të pamundur të duroni zilen shqetësuese të orës në mëngjes? Tani zgjimi juaj mund të jetë më i këndshëm.

Kjo sepse ka një orë me zile që mund të çlirojë një aromë të këndshme, edhe pa pirë filxhanin e parë të kafes.

Në vend të tingujve të bezdisshëm të zileve, tani ekziston Sensorwake, një orë me zile që lëshon aroma të ndryshme në ajër për t'ju zgjuar pak nga pak.

Shpikësi francez, i cili thotë se i urren mëngjeset, ndërtoi prototipin në garazhin e tij disa vjet më parë.

"Ne përdorim rruaza polimeri në kapsulën me aromat, dhe kur kalon ajri, i përhap ato, sepse kalon nëpër kapsula, dhe pastaj aromat arrijnë në shtratin e njerëzve,"thotë Guillaume Rolland.

E diela plot dashuri e Armina Mevlanit

Posted: 11 Sep 2016 08:36 AM PDT

et5y7Mëngjesi i kësaj të diele ka qënë padyshim shumë i veçantë për Armina Mevlanin.

Ish Miss Shqipëria është zgjuar me katër kotele të bardha në shtratin e saj dhe një buqetë të madhe me lule.

"Mëngjesi im i së dielës, zgjohu vonë, merr dhe jep dashuri", shkruan bloggerja bukuroshe krah fotos së adhurueshme të postuar në llogarinë e saj të Instagram.

Hetimet për vrasjen, ish-zyrtari i OSHEE-së jepte para me fajde

Posted: 11 Sep 2016 08:19 AM PDT

saimir-jakuVrasja e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE, Saimir Jaku mund të jetë kryer për shkak të konflikteve të mundshme, që kanë lidhje me dhënien apo marrjen e fajdeve në shuma të mëdha të parave.

Të paktën kjo është një ndër pistat e hetimit, mbi të cilën po punon grupi hetimor. Të afërm të viktimës, që janë marrë në pyetje, kanë thënë se prej disa kohesh viktima merrej me këtë aktivitet, raporton TVKlan.

Pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë qenë edhe shkaku i goditjes me armë të shtëpisë së tij një vit më parë.

Sipas hetuesve, viktima mund të ketë patur konflikt me persona të tjerë dhe ngjarjen e një viti me parë ata e lidhin me një paralajmërim të mundshëm ndaj Jakut, për të ardhur me pas në eliminimin e tij fizik, këtë të premte.

Një aspekt që po analizohet me detaje është dhe mënyra tejet e ashpër e ekzekutimit të Jakut. Dëshmitarë okulare në vendin ku u vra Jaku thonë se ekzekutori ka zbrazur të gjithë karikatorin e armës dhe është treguar i kujdesshëm që mos prekte klientët e tjerë të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Një 50-vjecar, që gjendej me Jakun në tavoline, u plagos aksidentalisht. Një ditë me parë TV Klan mësoi se automjeti që besohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes Saimir Jakut u gjet i djegur në Malësinë e Kurbinit, në fshatin Vinjoll.

Automjeti tip "Mercedes Benz" rezulton i vjedhur në vitin 2015, në Kodër-Kamëz. Ai është i denocuar si i vjedhur nga pronari, ndërsa mësohet se tragat me të cilat lëvizte ishin false.

Dy personat që morën pjesë në atentat e kanë djegur makinën duke humbur më pas çdo gjurmë. Ekspertët kanë këqyrur atë çfarë ka mbetur nga makina, por deri tani nuk kanë arritur asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e krimit.

Nga mënyra se si është kryer atentati grupi hetimor dyshon që kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, megjithatë kjo pritet të konfirmohet gjatë hetimit.

 

 

Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së uron besimtarët

Posted: 11 Sep 2016 07:54 AM PDT

1473597129brucaj-kmshDitën e hënë, besimtaret myslimanë shqiptarë dhe ata anembanë botës do të festojnë Kurban Bajramin. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj tha se, kjo është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri.

"Kjo është një festë që i përket të gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore, të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke. Gëzuar Kurban Bajramin", ka uruar Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë të hënën Kurban Bajramin. Rituali nis me faljen e tij në xhami herët në mëngjes, vazhdon me kryerjen e kurbanit, për ata që kanë mundësi ta kryejnë, dhe përfundon me vizitat te të afërmit dhe te miqtë.

Në Tiranë, namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 7 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara ish-"Hotel Dajtit". Ndërsa para faljes së namazit, në orët e para të mëngjesit do të zhvillohet ceremonia me leximin e Kuranit, ligjërata dhe përshëndetje.

Miss Italia, ngjashmëri “e frikshme” me trajnerin Antonio Conte

Posted: 11 Sep 2016 07:43 AM PDT

rachele-risaliti_980x571 1473587626c_29_articolo_1117738_lstparagrafi_paragrafo_0_upiimgparfullAjo sapo është zgjedhur Miss Italia, vjen nga Prato, është 21-vjeçare dhe jeton në Firence. Ai është një ish-futbollist, tashmë trajner i Chelseat, ndërsa ka drejtuar edhe Juventusin dhe "axurrët" e Italisë.

Është e vështirë për t'u besuar, por mjafton një foto krahasuese për ta bërë edhe më reale ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ekziston mes Rachele Risaliti dhe Antonio Conte. Duken si dy pika uji të ndara që në lindje.

Bukuroshja e re është zgjedhur Miss Italia vetëm mbrëmjen e së shtunës, në një event të transmetuar drejtpërdrejt në një televizion italian. Ajo la pas Paola Torrente dhe Silvia Lavarini, respektivisht e dyta dhe e treta.

Miss-i i ri italian është 1.77 e gjatë, brune me zgjatime të verdha, si dhe sy të gjelbër. Është lindur më 1 shkurt 1995 në Prato, por jeton në Firenze, aty ku studion për "Menaxhim e marketing Mode" në "Polimoda", një prej shkollave më të mira ndërkombëtare të modës.

Ha çdo mëngjes një lugë nga kjo përzierje dhe humb peshë lehtë!

Posted: 11 Sep 2016 07:21 AM PDT

manuka-honey-thumbPërzierja e këtyre përbërësve, nëse konsumohet në mëngjes, ndihmon metabolizmin që të përshpejtojë punën e tij gjatë pjesës tjetër të ditës dhe e ushqejnë trupin me vitamina dhe energji! Gjithçka që ju duhet është pak mjaltë, vaj kokosi dhe kanellë! Të gjithë kemi dëgjuar për efektet e tyre pozitive në organizëm!Nëse e pini rregullisht, mund të humbisni peshë edhe nëse jeni obezë. Kjo pije nuk lejon gjithashtu akumulimin e yndyrës në trup. Ja se si funksionon…

Përbërësit:

– 1 lugë kafe kanellë

– ¾ e filxhanit me vaj kokosi

– ½ e filxhanit me mjaltë

Udhëzim: Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një krem homogjen. Mbulojeni filxhanin dhe lëreni të pushojë.

Si ta përdorni?

Mund ta shtoni përzierjen, një lugë prej saj, çdo mëngjes në qumësht. Në shumë raste i është shtuar edhe kafes por nëse nuk ju pëlqen ideja e një kafeje me kanellë, e pini me qumësht.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more