Skip to main content

Tirana Observer: “PLEHRAT, ligji që sjell fundin e qeverisë “Rama”” plus 9 more

Tirana Observer: “PLEHRAT, ligji që sjell fundin e qeverisë “Rama”” plus 9 more


PLEHRAT, ligji që sjell fundin e qeverisë “Rama”

Posted: 15 Sep 2016 10:14 AM PDT

Nga Arlind Kote*

Në nëntor të vitit 2011, Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit në atë kohë, e mbrojti në parlament ligjin për mbetjet urbane. Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane dukej një ligj i mirë, por janë dy nene të cilat lejojnë importin e mbetjeve nga vendet e BE-së dhe këtu fillon e gjithë beteja.
Si për hironi të fatit, liderat opozitar e kundërshtojnë fuqimisht këtë ligj, por pasi vijnë në krye të qeverisë duan t'a miratojnë. Historia fillon në kohën kur Kryeministër ishte zoti Nano dhe pikërisht ishte Berisha, asaj kohe në opozitë, që kundërshtonin më ccdo lloj formë këtë ligj dhe premtoi që sapo të vij në pushtet do t'a anuloj ligjin. Erdhi koha që Berisha u bë kryeministër, ndërkohë që Qeveria Nano e kishte bllokuar si ligj.

Por Kryeministri Berisha, jo vetëm që nuk heq, ligjin por e rikthen ligjin për t'a miratuar, duke shtuar brenda paketës së ashtuquajtur "Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane" dy nene që lejonin importin e plehrave nga vendet e BE-së.

Edi Rama lider i opozitës e kundërshton pafund ligjin, duke deklaruar edhe në Parlament, që Shqipëria nuk mund të importoj plehra nga jashtë, apo duke e quajtur këtë skemë si mafioze dhe akuzon Qeverinë Berisha për përfitime individuale në dëm të shqiptarëve, etj. Dhe përsëri qytetarët shqiptarë morën një premtin nga lideri i opozitës tashmë Edi Rama, i cili premtoi që do t'a hiqte ligjin që ditën e parë që do të vinte në Qeveri dhe ashtu veproi.
Më 22 shtator të 2013, vetëm pak minuta pasi ishte ulur në karrigen e kreut të qeverisë, Rama vendosi të ndalojë importin e plehrave; të të gjitha llojeve: "Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë".
Më 11 tetor 2013 ky ligj u votua me 76 vota nga 78 deputetë të pranishëm në kuvend.plehrat-2

Kryeministri Rama doli para shqiptarëve krenar. "Jam shumë krenar që ky Kuvend do të miratojë përfundimisht ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë, deri në ditën kur Shqipëria do të jetë në gjendje të seleksionojë, të ndajë, të mbledhë, të përpunojë plehrat që prodhon vetë. Ne do t'i heqim plehrat nga sytë e gjithkujt që në këtë vend e ftojmë të vijë për të shijuar bukuritë dhe për të shtuar fuqinë tonë të industrisë së turizmit dhe që nuk mund ta mikpresim dhe as të presim të kthehet përsëri pasi e kemi shëtitur mes malesh, kodrash dhe pirgjesh me plehra, në të katër anët. Ka vetëm dy kategori vendesh që importojnë plehrat, ose vendet me standarde maksimale dhe me garanci maksimale, të cilat i lejojnë vetes import edhe të mbeturinave më të rrezikshme për shkak se kanë të gjitha aftësitë për të kontrolluar dhe për të trajtuar këto lloj mbeturinash dhe vendet me standardet më të ulëta të kontrollit dhe me standardet më të ulëta, madje inekzistente, të përpunimit të tyre. Ka vetëm një arsye që mafia u drejtohet vendeve si Shqipëri dhe vendeve të tilla që nuk kanë standarde të larta për kontrollin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë e pista që përfitohen nga ky biznes", do të deklaronte Rama.

plehrat-1Në vitin 2011, atëherë si pjesë e shoqërisë civile, me lëvizjen "Rinia Aktive", morëm informacionin e dy neneve të famshme. Menjëherë nuk nguruam të takonin dhe të konsultoheshim me specialistët e fushës përkatësisht ambientalist. Analizuam të gjithë situatën dhe rezultati ishtë i tmerrshëm. Shqipëria nuk kishtë asnjë të mirë përveçse rreth 300 vende pune dhe ato vende pune me rrezikshmëri të lartë për jetën.
Sipas planit Berisha-Mediu, në Shqipëri do të ndërtoheshin mbi 12 vende të përpunimit të mbetjeve, një katrahurë e cila do të mbushtë vendit me plehra. Por më e keqia është se gjatë përpunimit, helmet dhe mbetjet do të groposen, tokat bujqësore shkatërrohen, lumenjtë që kalojnë në to, ndoten. Kafshë e shpend sëmuren, duke sjell një shkatërrim të mjedisit dhe ekosistemit tonë. Shkatërrimi nuk vjen përnjëherë por pas disa vitesh dhe mjedisi jonë do dekada të rikuperohet edhe sikur të ndalohej pas disa vitësh kjo indrustri. Mediu i qeverisë Berisha mbrohej me argumentin se vetëm 50 mbetje ishin në listën e importeve dhe se këto mbetje ishin sipas direktivave të BE.plehrat-3
Atëherë nuk na mbetej gjë tjetër përveçse një rrugë agresive duku çuar në konflikt të ashpër me Qeverinë, duke bllokuar Ministrinë e Mjedisit, Portet, apo dhe Parlamentin më 3 nëntor 2011 kur ligji kaloi dhe u aprovua në Parlament.
Por historia nuk mbaroi këtu, shumë faktor aktiv, shoqëri civile, ambientalist, aktor, këngëtar, etj, u bashkuan nën një sigël "Aleanca Kundër Importit të Plehrave" e cila e coi këtë çështje në Referendum. Ashtu siç nuk pritej, pasi u mblodhën 65 mijë firma dhe u bënë të gjitha rrugët ligjore, Presidenti shpalli datën 22 dhjetor 2013, qyetarët do të votonin pro ose kundër importit të plehrave në Shqipëri.
E gjithë historia e kësaj beteje menduam që u mbyll më 22 shtator të 2013, kur Edi Rama, ashtu siç kishtë premtuar, hoqi ligjin e importit të plehrave.
Para pak kohe z. Shalsi i cili ishte ishte shprehur disa herë kundër importit të plehrave, gjithashtu dhe z.Bare apo shume Deputetë dhe figura të rëndësishme socialiste, sot janë ata që të martën kaluan në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, me kryetar po vetë zotin Shalsi.

Është një turp!
Por një mesazh kam për Qeverinë, Parlamentin dhe kryesisht për Z. Edi Rama dhe z.Shalsi.

Zotërinj të ndëruar, ju morët minimalisht 65 mijë vota, morët mbështëtjen tonë dhe shumë intelektualëve e qytetarëve.

MOS HARRONI QË QYTETARËT ISHIN MBI 90 PËRQIND KUNDËR KËTIJ LIGJI. Ju bëj thirrje të tërhiqni sa jeni në kohë këtë ligj, sepse jam i sigurtë dhe ju e dini mirë, që e gjithë beteja do të filloj më ju, do të himbisni mbështetjen, minimalisht 65 mijë vota që përkthen diku tek gjashtë deputet, POR DO TË HUMBISNI MORALIN PËR TË NA U DREJTUAR, NËSE E VOTONI KËTË LIGJ, QEVERIA JUAJ KA RËNË, MORALISHT.

Nëse e realizoni si ligj, ne nuk do të ndalemi, do shkojmë përsëri në Referendum, por të jeni të sigurtë që importi i plehrave ashtu siç ishte ligji i parë i Qeverisë tuaj, do të jetë edhe i fundit.

*Forca Rinia

plehrat-4 plehrat-5

A po hyn në Shqipëri mafia e plehrave?

Posted: 15 Sep 2016 06:22 AM PDT

Në nëntor të vitit 2011, Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit në atë kohë, e mbrojti në parlament ligjin për mbetjet urbane. Kur Aleanca Kundër Importit të Plehrave sa kishte nisur kundështitë e para, Mediu i qeverisë Berisha mbrohej me argumentin se vetëm 50 mbetje ishin në listën e importeve dhe se këto mbetje ishin sipas direktivave të BE.

Si çdo gjë tjetër që shkaktonte reagim në publik, Edi Rama e përdori sensibilitetin e krijuar nga ky ligj, për interesat e tij politike. Ai nuk u vu në ballë të ndonjë proteste për mbetjet, nuk u takua me drejtuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Por me qëndrimin kategorik kundër ligjit i dha më shumë frymëzim këtij "fronti civil".

Po me këtë frymë dhe për të treguar se ai është njeri i fjalës, me kompleksin e atij që të gjithë karrierën politike thuhet se e ka ndërtuar mbi pabesi e thika pas shpine, Edi Rama firmën e parë si kryeministër e hodhi kundër ligjit.

Më 22 shtator të 2013, vetëm pak minuta pasi ishte ulur në karrigen e kreut të qeverisë, Rama vendosi të ndalojë importin e plehrave; të të gjitha llojeve: "Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë".

Më 11 tetor 2013 ky ligj u votua me 76 vota nga 78 deputetë të pranishëm në kuvend. Kryeministri Rama doli para shqiptarëve krenar.

"Jam shumë krenar që ky Kuvend do të miratojë përfundimisht ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë, deri në ditën kur Shqipëria do të jetë në gjendje të seleksionojë, të ndajë, të mbledhë, të përpunojë plehrat që prodhon vetë. Ne do t'i heqim plehrat nga sytë e gjithkujt që në këtë vend e ftojmë të vijë për të shijuar bukuritë dhe për të shtuar fuqinë tonë të industrisë së turizmit dhe që nuk mund ta mikpresim dhe as të presim të kthehet përsëri pasi e kemi shëtitur mes malesh, kodrash dhe pirgjesh me plehra, në të katër anët. Ka vetëm dy kategori vendesh që importojnë plehrat, ose vendet me standarde maksimale dhe me garanci maksimale, të cilat i lejojnë vetes import edhe të mbeturinave më të rrezikshme për shkak se kanë të gjitha aftësitë për të kontrolluar dhe për të trajtuar këto lloj mbeturinash dhe vendet me standardet më të ulëta të kontrollit dhe me standardet më të ulëta, madje inekzistente, të përpunimit të tyre. Ka vetëm një arsye që mafia u drejtohet vendeve si Shqipëri dhe vendeve të tilla që nuk kanë standarde të larta për kontrollin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë e pista që përfitohen nga ky biznes", do të deklaronte Rama.

Në morinë e bombardimit të opinonit publik me argumenta që i shtonin pikë politike, kryeministri i sapo-mandatuar u tha shqiptarëve se "nëpërmjet ndalimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme, parashikohet të nxitet pastrimi i vendit dhe do të sigurohet lëndë e parë e mjaftueshme për industritë ricikluese".

Industria ricikluese e kundërshtoi vendimin. Por zëri i kompanive të pakta që i kishin bazuar investimet e tyre në mbetje si plastika e alumini, u zhurmua nga megafonët që shpërndanin zërin euforik të qeverisë së re.

Më në fund, Shqipëria kishte vendosur të menaxhonte mbetjet e veta.

Por çfarë ka ndryshuar në këto 3 vjet në menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri?

Lumi i Ishmit, ai që derdh në detin Adriatik sasinë më të madhe të mbetjeve urbane, vazhdon të "transportojë" në mënyrë të pakontrollueshme të njëjtat sasi. Vendgrumbullimet e mbetjeve janë të njëjtat e 3 viteve më parë. Industria e riciklimit s'ka ndryshuar, madje punon me kapacitete më të vogla. Shqipëria prodhon edhe më shumë mbetje se para 3 vitesh. Ushtria ka dalë disa herë në aksione për të mbledhur plehrat anembanë vendit. Këtë vit Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit sponsorizoi me një shumë ende të paditur parash një fushatë sensibilizuese për mbetjet në plazhet e jugut. Kështu ka ndodhur thuajse çdo verë jo vetëm në 3, por në të paktën 10 vitet e fundit.

Pra, në 3 vjet të qeverisë Rama kushtet nuk kanë ndryshuar.

Çfarë ka ndryshuar është vetëm vullneti i vetë Ramës. Disa deputetë të Partisë Socialiste, të mbetur nën sqetullën e kryeministrit si jashtë ashtu edhe brenda parlamentit, kanë depozituar në kuvend disa amendamente për të lejuar importin e plehrave.

Janë amendamente që rrëzojnë vendimin e parë të Ramës kryeministër. Iniciativa është e Besnik Bares që ikën e vjen nga partia sipas humorit të kryeministrit dhe e Eduard Shalsit, që pa Ramën shef s'ka bërë asgjë tjetër në jetën politike.

Ndryshimet janë diskutuar fshehurazi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.

Besnik Bare ishte dikur në krye të betejës së opozitës socialiste kundër ligjit që lejonte importin e mbetjeve. Ndërsa Shalsin mund ta justifikojë vetëm sentenca e tij e famshme në prag të zgjedhjeve të vitit 2013 kur u shpreh se "kur PS do të vinte në pushtet nuk do të vidhte si këta (të PD), por me lezet." Me lezet ai po kthen një vendim populist të shefit të tij. Dhe sigurisht edhe me miratimin e kryeministrit. (lexo më poshtë artikullin e botuar dje në lapsi.al)

Po përse Edi Rama po e zhbën vendimin e tij eurofik të tre viteve më parë kur nga menaxhimi i mbetjeve nuk ka ndryshuar asgjë?

Duhet thëën se e pandryshueshme mbetet po ashtu edhe dëshira e "mafias për të përfituar paratë e pista të këtij biznesi", siç shprehej Rama 3 vjet përpara.

Vdekja e një 17 –vjeçari në landfillin e Sharrës hodhi dritë mbi një prej skandaleve më të mëdha të përfitimit nga menaxhimi i mbetjeve në Tiranë.

Një kompani private, e drejtuar nga kryetari i PS për Peqinin, kishte ngritur një impiant për përpunimin e mbetjeve të ngurta. Në të ishin të punësuar dhjetëra fëmijë, ashtu si Ardit Gjoklaj që humbi jetën, i shtypur në mes të natës nga një fadromë.

Por skandali nuk ka të bëjë vetëm me shfytëzimin e minorenëve në të zezë. Ngjarja tregoi interesin që kanë kompani pranë qeverisë dhe në pronësi të krerëve të PS për këtë biznes dhe lehtësia qe ato kanë për të ngritur impiante private në mjedise publike për të përfituar shuma marramendëse parash, edhe në të zezë.

Kjo është edhe ajo çfarë ka ndryshuar në këto 3 vjet.

Edi Rama nuk po e zhbën vendimin e tij për shkak se e ka kuptuar se ai dëmtoi 2 – 3 biznese ricikluese që e ulën intensitetin e punës.

Ai nuk po tërhiqet ngaqë më në fund e bindën se vendimi i tij ishte i nxituar dhe i pastudiuar. As po e bën për shkak se Shqipëria është më e pastër apo ka rritur standardet dhe aftësitë si për të kontrolluar mbetjet e importuara ashtu edhe për t'i përpunar ato.

As po e bën për shkak se shoqëria civile ka rënë në gjumë dhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave e kreu misionin që mori gjatë kohës së qeverisë Berisha.

Skandali i Sharrës ngre dyshime të forta se vendimi ka të bëjë me bizneset pranë qeverisë që kanë rritur interesin, që pas koncesioneve, të marrin "edhe paratë e pista" që dalin nga përpunimi i mbetjeve.

Interes ky që sheh investimin direkt të njeriut të besuar të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt dhe besnikëve personalë në kuvend, si Shalsi e Bare.

Investimi i këtij rrethi të ngushtë njerëzish pranë Ramës, që po i hapin sërish rrugën importit të mbetjeve, është një tjetër provë se tërheqja nga vendimi i 22 shtatorit nuk vjen si pasojë e ndonjë nevoje të diktuar nga rrethanat.

Ndryshimi në ligj nuk po ndodh për t'u ardhur në ndihmë bizneseve ricikluese apo Europës së Bashkuar as se Sharra ka ndryshuar. Vendimit populist po i bihet me gomë sipër për shkak të ndryshimit të interesit të bizneseve pranë Ramës për të fituar edhe nga mbetjet tona, në mos për t'i hapur dyert mafias së plehrave. /Lapsi.al

Enigma e Dibrës dhe Rama me pantallona të shkurtra

Posted: 15 Sep 2016 04:17 AM PDT

Nga Armand Shkullaku

Ditën e Kurban Bajramit, që përkoi edhe me fitoren e zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u shfaq çuditshëm në mes të Tiranës, me brekë të shkurtra dhe t- shirt, duke ecur në këmbë nën shiun e shtatorit. E qëllimshme ose jo, metafora ishte e qartë: kryeministrin nuk ka kush ta shqetësojë, ai fiton edhe duke shëtitur në bllok me brekë të shkurtra. Madje ka fituar edhe pa brekë fare. Ose, në mënyrë konkrete dhe jo figurative, edhe me brekë të grisura, siç ndodhi të dielën në Dibër.

Dibra, për shumë arsye, na tregoi se vërtet çështja e zgjedhjeve sa vjen e bëhet një "punë e kryer" për Edi Ramën. Në Dibër nuk u fitua "me brekë nëpër këmbë" por me një rezultat që i befasoi të gjithë. Ky rezultat nuk ishte thjesht 10 herë më i lartë se ai i para një viti, por 4 mijë e ca votave duhet t'u shtohen edhe rreth 3 mijë të tjera që kandidatë të djathtë i ndanë mes tyre në qershorin e vitit të kaluar. Atëherë kur PS, për herë të parë pas 25 viteve, e fitoi Dibrën me 400 vota diferëncë pasi votat e së djathtës u shpërndanë. Sot, jo vetëm u rikuperuan rreth 3 mijë votat e 2015, por ato u shtuan edhe me 4 mijë të tjera duke i bërë kështu 7 mijë dibranë të ndryshojnë mendje në 12 muaj.

Çfarë kishte ndodhur për një përmbysje kaq tronditëse?

Socialistët hynë në këto zgjedhje me një bilanc thuajse katastrofik. Jo vetëm sepse ato u provokuan nga skandali i një njeriu që Edi Rama e kishte zgjedhur të drejtonte Dibrën dhe degën e PS atje, por edhe sepse, që nga ardhja në pushtet, vetë kryeministri nuk kishte vënë këmbë në atë krahinë. Ai nuk e mbajti premtinin e dhënë dy herë (2013 dhe 2015) për rrugën e Arbërit. Dibra u përjashtua nga Rilindja Urbane, niveli i papunësisë është ndër më të lartët në vend, mbi 7 mijë familje jetojnë me ndihmë ekonomike, bashkia mban vendin e parë në aplikimet për azil në periudhën 2014- 2015 dhe investimet e qeverisë atje e rendisin edhe pas Librazhdit.

Politikisht, koalicioni hyri i sëmurë në këto zgjedhje. LSI reflektoi mosinteresim dhe në disa raste madje, njerëz të saj nuk e fshehën simpatinë për kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehu. Po kështu, mbështetës nga rrethi ish kryetarit Shukri Xhelili, ishin të ftohtë në këto zgjedhje dhe nuk pritej të mbështesnin kandidatin Rama. Historikisht dibranët kanë votuar djathtas dhe fitorja e PS në 2015 u konsiderua një aksident apo gafë e PD. Po t'u shtohen këtyre edhe abuzimet me tendera e para publike apo punësimet selektive në administratën lokale, edhe politikisht bilanci ishte katastrofik për të majtën.

Megjithatë, burri me pantallona të shkurtra, fitoi me një diferencë të habitshme duke e shndërruar rastin e Dibrës në "enigmën" e re të zgjdhjeve shqiptare. Eshtë e lehtë, dhe ne të gjithë e bëjmë rëndom një gjë të tillë, të vihet me shpatulla për muri opozita dhe Lulzim Basha. PD gaboi, nuk ka ndryshuar nga viti 2013, duhet të rimethelohet, duhet të ketë vizion, Basha nuk po tregon lidership, nuk është i besueshëm, etj, etj. Të gjitha këto qëndrojnë.

E përsëri ato nuk e shpjegojnë dot "enigmën" e Dibrës. Nëse dibranët do t'i shumëzonin me zero gjithë bilancet e mësipërme e do të votonin përsëri për PS, ashtu siç bënë, rezultati mund të ishte i ngushtë por jo një përqafim masiv me përmbysje të 7 mijë votave.

Me gjasë, në Dibër nuk ka ndodhur as përmbysje dhe as zgjedhje kandidatësh. Por një llogari e thjeshtë e interesit të gjithsecilit nga votuesit. Kemi mbërritur në një fazë të politikës, ndoshta të fundit, ku ideologjitë, programet, frymëzimi, kandidatët, projektet, nuk kanë më asnjë pikë rëndësie. Hapur, të gjithë e dinë dhe e pranojnë se ato janë fjalë boshe, se ndërrimi i qeverive apo i shukrive, nuk sjell ndryshim alternativash por thjesht karrikesh. Se të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër, pavarësisht se për kë votojnë apo se ku militojnë. Se mes partive tona nuk ka më dallime. Dhe se politika nuk është më një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por një pazar banal për ata që e ushtrojnë.

Dibranëve, të njohur për aftësi në tregëti dhe llogari, nuk mund t'u ngarkohet asnjë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre. Në një vend ku elita në mënyrë të hapur e ka kthyer ideologjinë dhe besimin në treg shit- blerje dhe parimet e rregullat i ka zëvendësuar me pazare e manipulime, nuk mund t'u kërkosh qytetarëve të respektojnë bindjet dhe jo nevojat e tyre.

Dibranët, si gjithë shqiptarët, kanë vite që shohin se si një opozitë betohet për reforma, ndryshime e ndëshkime dhe kur vjen në pushtet vazhdon me të njëjtën metodë dhe me të njëjtët oligarkë si qeveria paraardhëse. Ata kanë parë se si LSI herë shkon me PD e herë me PS, vetëm për mbetur në pushtet. Kanë parë e po shohin partinë e çamëve që përkulet sipas çmimit të ditës herë para Berishës, herë para Ramës. Dëgjojnë e shikojnë media, biznese, shoqëri civile, që busull orientuese kanë vetëm pushtetin. Atëherë, vetëm ata, dibranët dhe shqiptarët e thjeshtë u dashka të jenë "të pakorruptueshmit" në këtë vend?

Por edhe nëse do të ishin të tillë, kë do të zgjidhnin, për kë do të votonin që të mund të bënin diferencën brenda sistemit të kalbur ku janë dënuar të jetojnë varfërinë e tyre? Partitë nuk i gënjejnë dot më, prandaj këto 10 vjet, sa vjen e duke u shtuar, zgjedhjet janë shndërruar në një treg me okazion ku secili shpreson të kapë ofertën e duhur dhe jo të besojë premtimin e harruar. Kur nuk pret që asgjë e madhe të ndryshojë me votën tënde, të paktën ajo të përdoret për të rregulluar ndonjë gjë të vogël.

Rreth 300 persona u punësuan në 3 muajt e fundit nga nënkryetari i bashkisë në Dibër. Vetëm në Maqellarë, 83 familje iu shtuan skemës së ndihmës ekonomike. Tre fshatra, të mbetura pa energji prej 15 vjetësh, i ikën mesjetës dhe u bënë me drita. Njerëz të këputur nga varfëria, morën ca ushqime e ca para, për të shtyrë muajt e dimrit dhe duke shpresuar që ato të shtohen në zgjedhjet parlamentare. Dhe me siguri do të shtohen. Ata nuk votuan as për PS e as për PD, as për Sheron e as për Rremën, që për ta tashmë janë e njëjta gjë, por për hallin e tyre. Kjo mbase e shpjegon "enigmën" e zgjedhjeve të Dibrës dhe, pse jo, edhe atë të Shqipërisë nesër.

Enigma nuk shpjegohet vetëm si rezultat i manipulimit elektoral, kartelit të drogës, parave të krimit, apo asaj që Preç Zogaj e cilësonte dje tek Panorama, një xhungël zgjedhore, por ajo është një përfundim logjik i degradimit të një sistemi politik e shoqëror, i cili ka humbur çdo vlerë dhe ka asgjesuar besimin që çdo shoqëri normale demokratike ka tek vendimmarrja e saj.

Duke folur pas humbjes në Dibër, Lulzim Basha, mbase në mënyrë të pavullnetshme, e dha dhe ai një shpjegim që shkon me të vërtetën. "Ata (dibranët) kanë humbur kaq shumë shpresën tek politika, sa mendojnë që më mirë një thes me miell sot se sa të besosh premtimet e politikanëve që nuk bëhen kurrë realitet", tha Basha por pa thënë që pjesë e kësaj politike që ka vrarë shpresën dhe nuk mban premtimet, është edhe ai dhe PD. Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të gjykohen për "thesin e miellit", kur vetë opozita është pjesë e kompromentuar sistemit dhe jo promotor i shembjes së tij.

Basha thotë se dibranët kanë humbur shpresën tek politika, dhe brenda politikës nuk ka si mos të jetë edhe opozita, e cila vazhdon të tregojë se për të më e rëndësishme është llogaria e numrave se sa krijimi i një fryme, edhe me rriskun e humbjes brenda. Enigma e Dibrës shpjegohet edhe me flirtet e paqëndrueshme të PD me LSI, me kujdesin ndaj "tregut çam" se nesër mund të kalojë me "ne", me denoncimet për disa biznesmenë e ruajtjen e disa të tjerëve, pra me filozofinë e kompromiseve për hir të ardhjes në pushtet dhe jo të sakrificës për t'i shërbyer interesit publik. Dhe kur të dyja palët ngjajnë njëlloj, sigurisht dibranët dhe shqiptarët do bëjnë edhe ata llogaritë e tyre. Në këtë rast dihet, se oferta e pushtetit është gjithnjë më atraktive dhe më plotësuese. Këtu nuk ka më enigma.

Dikur, në vitin 2013, Fatos Lubonja me të drejtë predikonte se rotacioni ishte më i mirë edhe në rast se alternativa nuk premtonte shpresë. Sipas tij, nëse edhe alternativa e majtë do të dështonte apo do të qeveriste njësoj si Berisha, njerëzit më në fund do të bindeshin se të dyja partitë janë anë të së njëjtës medalje dhe kështu do t'i hapej rruga refuzimit të tyre dhe sistemit të tyre dhe, pse jo, lindjes së një force të re. Në fakt sot, e vetmja gjë që ka pjellë rotacioni i fundit, dhe që u pa goxha e zhvilluar në Dibër, është pragmatizmi popullor. Humbja e besimit nuk ka prodhuar revoltën për ndryshim, por nevojën për adaptim.

Nëse Basha dhe PD nuk vendosin të dalin nga rrethi i interesit, që nuk i lejon të thyejnë sistemin edhe me koston e vetëdëmtimit, "enigma" e Dibrës do të shumëfishohet dhe Edi Rama do të vazhdojë të shëtisë me pantallona të shkurtra. /mapo/

Sa fitohet në Hollywood?

Posted: 15 Sep 2016 03:46 AM PDT

Midis studimesh në terren dhe informacioneve të mbledhura nga sulmet e hakerave ndaj kompanisë Sony, janë zbuluar të gjitha rrogat e mikrokozmosit hollivudian, nga figuranti tek ylli, nga shoferi tek regjisori.

Revista amerikane "The Hollywood Reporter" provon që të gjejë rrogat e të gjithë operatorëve, nga kryemakinisti tek ylli. Taksat e prodhimit të televizionit janë shumë të larta (deri në 75000 dollarë për episod), Meryl Streep pasurohet edhe me një film dështim dhe figurantët ekzaltohen kur bie shi…

"Njerëzit në këtë sektor e kalojnë kohën duke vëzhguar dhe duke u konfrontuar me të tjerët", rrëfen një avokat i njohur i Hollywood. "Shpesh klientët e mi më telefonojnë dhe më thonë: "Po më paguajnë sa duhet? Do të duhej të paguhesha më shumë?"".

Për fat, është edicioni i dytë i raportit të "The Hollywood Reporter", i titulluar "What Hollywood Earns" (Sa fiton Hollywood). Për të gjetur rrogat e të gjithëve, nga kryemakinisti tek ylli, revista amerikane është konsultuar me drejtues, producentë, shërbime menaxhimi rrogash, korporata të sektorit dhe burime të tjera që posedojnë informacione të privilegjuara mbi atë se si dhe ku ka lëvizur para në vitin 2015. Këtë vit, falë kriminelëve informatikë të Koresë së Veriut dhe sulmit haker ndaj Sony, kanë mbrritur lajme të tjera akoma, mijëra email dhe kontrata pune që kanë përhapur në të gjithë rrjetin sekretet e rrogave të Hollywood.

Morali? Taksat e prodhimit të televizionit janë shumë të larta (deri në 75000 dollarë për një episod), Meryl Streep pasurohet edhe me një film flop (5 milion dollarë për "Ricky and the Flash") dhe figurantët ekzaltohen kur bie shi.

Guidë turistike e Studios

Bredhja vërdallë me turistët të bën të fitosh 26 dollarë në orë, por vetëm pas një periudhe formimi, gjatë së cilës shpërblimi është 20 dollarë ora.

Aktori televiziv

Të saporardhurit mund të presin deri 15000, 20000 dollarë për një episodi të një serie rrjeti apo kabllore. Aktorët me përvojë mund të çojnë në shtëpi deri 75000 apo 100000 dollarë për episod dhe yjet më të famshme mund të fitojnë edhe 150000 dollarë për të bërë shfaqjen e tyre në një serial. Një rritje (zakonisht rreth 4 përqind) vjen çdo sezon pas të parit (për shembull, aktori James Spader ka marrë 160000 dollarë oër episod për sezonin e dytë të serialit "The Blacklist"). Por paratë e vërteta vijnë pas sezonit të tretë dhe, në rast të një bumi suksesi, yjet mund të arrijnë të marrin për një episod deri në 1 milion dollarë (si aktorët Johnny Galecki e Jim Parsons tek "The Big Bang Theory"). (www.bota.al)

Skenaristi kinematografik

Mund të marrin edhe 1 milion dollarë për skenar, plus një bonus nëqoftëse arrijnë kredit final. Shitja e një skenari specifik mund të variojë, nga disa qindramijë deri në 3 milion dollarë (sa mori James Vanderbilt për "White House Down") ose edhe më shumë. Por puna më fitimprurëse është ajo e rishkrimit apo e rregullimeve, ku këta "mjekë të skenarëve" mund të fitojnë 500000 dollarë për pak javë përpjekje.

Shërbimi restorant

Kateringu për kastin dhe trupën fiton rreth 1200 dollarë në javë.

Tekniku i dritave

Fitojnë rreth 45 dollarë në orë dhe punojnë nga 10 deri në 15 javë për film.

Producenti kinematografik

Ata më me përvojë mund të marrin nga 1.5 milion deri në 2 milion dollarë në fillim të prodhimit dhe, zakonisht, shumë më tepër në fund. Will Smith dhe James Lassiter kanë marrë 2 milion dollarë për prodhimin e "Annie".

Publicisti

Një njësi publicistësh e huazuar nga një studio merr rreth 2750 dollarë në javë, duke arritur të marrë deri 400000 apo edhe më shumë në vit.

Krijuesi i shout televiziv

Fitojnë pjesën më të madhe e parave të tyre në kostot e prodhimit, me një rritje në sezonet e mëtejshme. Vince Gilligan ka marrë 50000 dollarë për episod për "Better Call Saul", Jon Bokenkamp 37500 dollarë për sezonin e dytë të "The Blacklist" dhe Adam Goldberg ka marrë 50000 dollarë për episod për sezonin e dytë të serialit "The Goldberg".

Aktori kinematografik

Yjet e klasit të parë mund të fitojnë nga 5 milion dollarë (paga e Meryl Streep për "Ricky and the Flash") në 20 milion dollarë (sa ka marrë parapagim Denzel Washington për "The Equalizer") dhe akoma më shumë (Robert Downey Jr. dhe 50 milion dollarët e tij për "The Avengers").

Asistent regjisori

Asistentë regjisorët paguhen rreth 8000 dollarë në javë dhe përgjithësisht punojnë nga 15 deri në 20 javë, për një total prej 120000 – 160000 dollarësh për film.

Komikë që nxehin publikun

Këta karikaturistë të gjallë që argëtojnë publikun përpara një programi televiziv, paguhen nga 3000 deri në 5000 dollarë për spektakël.

Drejtori i një shtëpie prodhuese

Rroga bazë shkon nga 3 milion në 5 milion dollarë (shifra që merr Jeff Robinov tek Warner Bros), por bonuset mund ta rrisin shumën deri në 8 shifra. (www.bota.al)

Drejtori i fotografisë

Drejtori i fotografisë merr nga 10000 deri në 20000 dollarë në javë për rreth 15 javë xhirime. Disa, si puna e Roger Deakins, marrin shumë më tepër (30000 dollarë ose më shumë).

Regjisori

Të drejtosh një set kinematografik mund të të bëjë të kapësh shifra të ndryshueshme, nga 500000 dollarë për një debutues deri në 3 milion dollarë, si në rastin e Danny Boyle për "Steve Jobs", deri në shumë më tepër (Michael Bay thotë se ka marrë deri në 80 milion dollarë për serinë e filmit "Transformers").

Trukuesi

Fiton rreth 60 dollarë në orë dhe punon mesatarisht 14 javë për film.

Përgjegjësi i shpërndarjes

Paga bazë tipike është pothuajse 1 milion dollarë në vit (plus ekstrat).

Drejtori financiar

Numëruesit më të mirë të fasuleve fitojnë një thes më fasule: kreu financiar i Sony merr 900000 dollarë në vit, plus ekstrat.

Drejtori i prodhimit

Ai ose ajo zakonisht fiton rreth 1 milion dollarë në vit.

Përgjegjësi ligjor

Avokati i një studioje të Hollywood mund të shpresojë të fitojë me qetësi shuma gjashtëshifrore. Avokati i Sony merr një rrogë bazë prej 800000 dollarësh.

Përgjegjësi i marketingut

Merr një rrogë prej 1 milion dollarësh në vit.

Kaskadori

Pjesa më e madhe e kaskadorëve paguhen rreth 889 dollarë në dotë ose rreth 50000 dollarë për një film, në rast se punojnë të gjitha ditët për 12 javë (dhe nuk thyejnë ndonjë këmbë).

Figurantë

Këta aktorë të panjohur paguhen rreth 150 dollarë në ditë ose 200 dollarë në ditë nëqoftëse punojnë në raste shiu apo zjarri.

Parukieri

Parukieri që transformoi kokat e Bruce Willis e Nicolas Cage në koka plot me flokë paguhet rreth 1500 dollarë në javë.

Shoferi

Ngarja e një makine tip StarWagon të vendos midis 30 dhe 60 dollarëve në orë. (www.bota.al)

Kostumisti

Tarifat shkojnë nga 3000 dollarë në ditë deri në 12000 dollarë në ditë, sipas përmasave të fulmit dhe përvojës së profesionistit. Renee Kalfus ka fituar 6500 dollarë në javë për filmin "Annie", ndërsa David Robinson ka siguruar 4500 dollarë në javë për "The Equalizer".

(nga Hollywood Reporter)

Përgatiti: ARMIN TIRANA/Bota.al

Patozi: PD është si Bayerni, po doli e dyta, konsiderohet humbje

Posted: 15 Sep 2016 01:59 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i pranishëm në mbledhjen e djeshme të grupit, Patozi përveç notave kritikuese, theksoi se misioni i PD-së, është që të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e 2017, madje ai e ka krahasuar PD-në me Bajernin e Munihut.

"Ambiguiteti me aleancat zgjedhore, po na dëmton rëndë. Po lamë vend për dyshim, japin mesazhin se janë të gjithë njëlloj, atëherë njerëzit rrinë me qeverinë. Se nuk rrezikojnë. Por qytetarët mund t'i marrim me shpresë. Ne nuk kemi detyrë të bëjmë mrekullinë për fitore plebishitare. Misioni ynë është të dalim parti e parë. Po e arritëm këtë, kurrë mos e bëfshim qeverinë, e kemi kryer detyrimin tonë. PD është si Bayerni, po doli e dyta, konsiderohet humbje.", tha Patozi.

Prapaskenat e grushtit të shtetit, Klosi: Si e dorëzoi shtetin Nano

Posted: 15 Sep 2016 01:54 AM PDT

Në një rrëfim për gazetën "Sot" ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, flet për të pathënat e protestës së dhunshme të 14 shtatorit të vitit 1998.

Fatos Klosi tregon se kjo ngjarje ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme jo vetëm nga ata që e organizuan, por edhe nga vetë qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga kryeministri Nano.

Klosi deklaron se Fatos Nano ishte në dijeni për puçin që po përgatiste opozita dhe ia mbathi nga frika para se të ndodhte grushti i shtetit, duke e lënë shtetin në mëshirë të fatit.

Ish-kreu i SHISH deklaroi se Nano kishte plan që të ikte në Itali, që në datën 13 shtator, por si përfundim u fsheh në Maqedoni.

Sipas tij, Nano e la shtetin në dorë të atyre që shkatërruan institucionet.

"Fatos Nano u largua para grushtit të shtetit. Të gjithë ishim në dijeni se ata diçka do bënin, por nuk na i merrte mendja se do të arrinin deri aty sa të shkatërronin shtetin. Ikja e kryeministrit ishte vërtet një qëndrim shumë i rëndë për shtetin.

Askush nuk e dinte në Shqipëri se ku ishte kryeministri!? Nuk e dinte as Presidenti dhe as ministrat e tij. Nuk kishte pse kryeministri të shkonte aq larg, saqë mos ta dinte askush! Situata ishte e frikshme, por kryeministri mund të shkonte në Dajt ose diku tjetër. Që në datën 13, kryeministri donte të ikte në Itali, por iku në Maqedoni", deklaroi Fatos Klosi.

Fatos Klosi rrëfen se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si indicie që opozita e asaj kohe të organizonte grushtin e shtetit kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

"Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si indicie për nisjen e grushtit të shtetit; u dërgua kufoma e të ndjerit Azem Hajdari në derën e Kryeministrisë.

Kjo ishte një ngjarje e organizuar kohë më parë. Nuk e di cili ka qenë qëllimi i vërtetë i kësaj ngjarje? Ndoshta për të treguar ja se çfarë mund të bëjmë ne me shtetin.

Ajo që ndodhi, më pas e tregoi se ishte një udhë pa krye. Sepse, çfarë do bënin të nesërmen? Kush do shpallej kryeministër? Ata deputetë që ishin në Kuvend të asaj pale që organizoi grushtin e shtetit, nuk mund ta ndërtonin shtetin ligjor. Edhe ata që ishin në pushtet, nuk ishin në lartësinë e detyrës së tyre", u shpreh Klosi.

Fatos Klosi e kujton këtë ngjarje me keqardhje, pasi shteti u shkërmoq. Ish-kreu i SHISH thotë se grushti i shtetit u la në mes nga vetë organizatorët, pasi PD me deputetët e saj në Parlament nuk mund ta krijonin dot shtetin ligjor.

"Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë.

U shkatërrua shteti. Garda u përpoq ta mbrojë Kryeministrinë, por edhe Garda vetë u shkërmoq. Pati disa të plagosur. Organizatorët u futën nëpër zyrat e shtetit me dhunë. Askush nuk e kundërshtoi këtë organizim të dhunshëm. Policia u shpërnda. Organizatorët e lanë vetë në mes atë që kishin nisur.

Me siguri dikush iu tha: Po nesër çfarë do bëni? Ja i morët zyrat, çfarë do bëni, do t'i ndan i zyrat? Është e pamundur që në një demokraci të pretendohet të merret pushteti me grusht shteti. Ata që e patën shtetin në dorë nuk u përpoqën fare që ta mbronin. Është një ngjarje që të vjen siklet për ta kujtuar, qoftë nga njëra palë që e organizoi grushtin e shtetit, qoftë dhe për ata që duhet ta mbronin atë shtet", tha Klosi.

Qytetarët e pakuptuar!

Posted: 15 Sep 2016 01:35 AM PDT

Nga Artan Fuga

Me votimet në Dibër, kur pritshmëritë për arsye të ndryshme ishin për një garë të fortë, dhe fakti tregoi një diferencë edhe më të madhe sesa më parë midis të majtës që mban bashkinë dhe së djathtës që nuk e fitoi dot atë, nisën edhe analizat për të kuptuar këtë sjellje elektorale.

Midis fituesve ka versione të ndryshme. Por, i bashkon ideja se populli i kënaqur i Dibrës votoi në masë për kandidatin e majtë. Disa analistë e quajnë rezultatin e votimit paradoksal. Kurse në të djathtë e shpjegojnë me blerjen e votës nga pasunarët socialistë që derdhin në xhepat e votuesve një thërrime nga fitimet e tyre.

Asnjëri nga shpjegimet nuk ta mbush mendjen. Nëse dibranët dhe veriorët do të ishin qytetarë të kënaqur përse e braktisin me dhjetëra e qindra vendin e tyre, qoftë duke ikur jashtë, qoftë nëpërmjet emigrimit të brendshëm? Kur sjellja elektorale e votuesve quhet paradoksale, a e kanë kuptimin e pohimit të bërë? Paradoksal, lidhur me kë? Me pritshmëritë e analistëve! Po sikur, pritshmëritë të jenë paradoksale dhe jo sjellja e elektoratit? Si nuk shikojnë njëherë përballë konceptet e tyre! Kur realiteti nuk përputhet me mendimet tona, natyrshëm faji nuk është i realitetit.

Edhe teza se elektorati u ble, nuk shpjegon asgjë. U ble? Por, përse u ble? Përse pranon ta shesë votën për pesë lekë në vend që ta përdorë atë për një jetë më të mirë? Kuptohet që dhe kjo hipotezë nuk çon asgjëkundi, madje e mbyll siparin edhe për më tutje. Populli blihet, pra kot shpresoni në zgjedhje demokratike!

Ka kohë që politika nuk po e kupton elektoratin, qytetarin, popullin.

Maturantët protestojnë sepse është goditur brinjë më brinjë e drejta e tyre për të zgjedhur karrierën e tyre të studimeve, ndërkaq lloj lloj zyrtarësh, politikanësh, pyesin : Por, çfarë kanë xhanëm? Nuk i kuptojmë!

Shqipëria ka një ekonomi të hashashme (jo të hatashme), dhe të gjithë pyesin, por si shndërrohet bujku shqiptar në një mbjellës të hashashëm?

Si votuan dibranët për Ramën, doktorin, ndërkohë që kryetari i bashkisë i majtë më parë i turpëroi keq, kur në Dibër, sikurse thotë edhe i riu, nuk qenka bërë asgjë?

Si votuan përpara disa vitesh në masë për LSI-në kur kjo nuk pritej?

Çfarë kanë shqiptarët që nuk pranojnë punë si kasap në Korçë dhe plehrambledhës në Tiranë? Janë dembelë.

Gjithmonë përgjigje krejt kot, fyese, lënë përgjysëm, pa asnjë logjikë, pa argument.

Përse ikin xhanëm në emigrim kur Shqipëria po ecën më mirë ekonomikisht?

Politika ka nisur të mos kuptojë qytetarët dhe habitet, ose bën sikur habitet me sjelljen e tyre.

Temë e gjerë. Por, tre arsye janë kryesore:

Retorika gjoja demokratike e politikës, mbi liritë, shtetin e së drejtës, reformat, republikën, etj., janë ligjërime simbolike që kanë kuptim brenda saj, ngjizin pritshmëritë dhe lojrat brenda saj. Kurse populli as ua var më fare këtyre sloganeve. A ke ndonjë gjë me çu në shpi, o burrë? Logjikë tjetër, sistem tjetër shenjash, sjellje tjetër që nuk përputhen me njera tjetrën.

Politikanët gënjejnë qytetarët, por edhe qytetarët gënjejnë politikanët. Do e hedhësh votën për mua? Posi, jo zotni, ti je ma i miri, ma i bukri, ma i zoti! Shënoje emrin tim ke lista jote dhe ik fli rehat! Kështu i thonë edhe njerit dhe tjetrit politikan dhe gurët në trastë. Varu torbat! – mendojnë.

Janë shumë egocentrikë politikanët. Mendojnë se ata janë në qendër të botës. U duket se mendimet e tyre, ligjërimet e tyre, premtimet e tyre, vlerësimet e tyre, gjykimet e tyre, janë të vërtetat normative që qendrojnë të vërteta absolute. Kush nuk ka të njëjtin mendim me ta është i paarsyeshëm, i gënjyer, i blerë, ende i papjekur, e ka gabim, paradoksal Harrojnë se qytetari është qenie tjetër dhe kurrë nuk mund të kuptohet në identitetin e tij personal. Mund të shpjegohet, por jo të kuptohet. Aq më pak prejt tyre.

Derisa politikanët të kuptojnë këto, deri atëherë elektorati do të shihet si i gënjyer, të papunët si parazitë, kritikët e qeverisjes si ambiciozë xhelozë për sukseset e saj, votuesit si të blerë. Kuptuam gjithçka!

Padia e 71-vjeçarit që futi në konflikt libanezin Faad Mitri

Posted: 15 Sep 2016 01:28 AM PDT

Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë arrestuar personat e dyshuar që mendohet se dhunuan fizikisht dhe kërcënuan me vdekje biznesmenin libanez Faad Mitri. Personat e ndaluar janë nga Shijaku dhe Sukthi, dhe sipas policisë janë Landi Muharremi, Arben Mërkuri dhe Skënder Krahja.

Policia bëri sot të ditur se ka arrestuar Skënder Kraja, 26 vjeç banues në Durrës dhe i dënuar më parë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë të dyshuar si autorë.

Ndërkohë mësohet se është shoqëruar dhe një biznesmen ndërtimi me inicialet N.J. Sipas burimeve nga policia njërin nga të arrestuarit e ka identifikuar vetë biznesmeni libanez. Faad Mitri është ballafaqur me njërin nga agresorët duke konfirmuar se ishte pikërisht personi i ndaluar që e kishte qëlluar me grushta.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme paraqitje për njohje në ambjentet e policisë, kanë bërë dhe shoferi personal dhe gruaja e biznesmenit që administron kompaninë "Omnix Albania". Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje, tre të ndaluarit dhe biznesmeni me inicialet N.J, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, të ndoshur 4 ditë më parë në zonën e Rinasit.

Ngjarja ka si zanafilli një konflikt gjyqësor për një sipërfaqe toke në zonën e Gjirit të Lalzit, zonë kjo ku do ndërtohet një resort turistik nga kompania e Mitrit "Omnix Albania". Duke qënë kundër me këtë ndërtim personat e mësipër sipas policisë kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen dhe miratoi sheshin e ndërtimit për kryerjen e punimeve.

Nga ana tjetër Mitri ka treguar për momentet e konfliktit në Qafë-Kashar. Sipas tij, dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymtyrëve në kokë dhe në trup. Kujtojmë që pas dhunimit në kryqëzimin e Laknasit, autorët i bënë thirrje biznesmenit që të largohet nga Shqipëria.

Padia e trashëgimtarit Pal Seçunit
Një pjesë e sipërfaqes së tokës ku do ndërtohet resorti nga kompania e Faad Mitrit, pretendohet nga Pal Seçuni se i takon atij, pasi ai rezulton të jetë trashëgimtar i babait të tij Hill Seçuni. 71 vjeçari Pal Seçuni ka paditur bashkinë e Durrësit, duke kërkuar prej saj ti njohë sipërfaqen e tokës prej 45 mijë metra katrorë që ndodhet në fshatin Dajç të komunës Ishëm.

Çështja gjyqësore i ka rënë kryegjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi, kjo e fundit një punonjëse dikur pranë zyrës juridike të Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas zhvillimit të dhjetëra seancave gjyqëosre, dëgjimin e dëshmitarëve dhe njohjen me aktin e ekspertimit të ekspertit Kalo Xhuvani, në 25 mars 2016 gjyqtarja Qeleshi ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e 71-vjeçarit duke detyruar bashkinë Durrës dhe hipotekën e këtij qyteti që ti njohin pronësinë.Në fakt ky vendim është bërë "molla e sherit", pasi persona që qëndrojnë prapa shpinës së 71-vjeçarit në këtë sipërfaqe kanë ndërtuar dhe një lokal druri, të cilin e shfrytëzojnë për qëllime biznesi. Por kjo nuk është synimi i tyre, pasi nëpërmjet firmave të ndërtimit, ata kërkojnë ngritjen e vilave apo hoteleve në këtë zonë. Nga ana tjetër qeveria dhe bashkia e Durrësit ka miratuar lejën për kompaninë "Omnix Albania", duke pretenduar se toka në Gjirin e Lalzit është shtetore dhe jo private. Mirëpo të kundërtën e kësaj ka vendosur gjyqtarja Qeleshi, e cila me vendimin e saj e ka future në një spirale pa zgjidhje këtë çështje. Në asnjë rresht të vendimit, nuk përmendet statusi ligjor i asaj prone publike, madje as vendimet e institucioneve shtetërore për zhvillimin e kësaj prone. Shoqëria "Omnix Albania" kishte bërë gati nisjen e punimeve në ditët e para të muajit Tetor dhe kjo ka bërë edhe me agresiv dhe të dhunshëm njerëzit që e pretendojnë këtë pronë, tashmë të njohur dhe me vendim gjykate.

Historia e resortit
Ka qënë 10 maji i 2013 kur kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë firmosur në Këshillin Kombëtar të Territorit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Gjirit të Lalzit. Berisha dhe Olldashi, i dhanë "ok" kompanisë "Omnix Albania" të Faad Mitrit por nuk mundën të miratonin lejën e ndërtimit për shkak të humbjes së pushtetit në 23 qershor të po atij viti. Muajt kaluan dhe në qeveri erdhi kryeministri Edi Rama. Ky i fundit vijoi të mbështesë projektin duke lejuar kompaninë e mësipërme të vijojë investimin e planifikuar në Shqipëri, duke paguar një taksë vetëm 1 euro për metër katror.Leja është miratuar dhe gjithçka ishte bërë gati.Projekti ka një vlerë prej 180 milion euro, para këto që do shpenzohen nga një kompani nga Katari. Ajo quhet "Omnix Albania" me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa. Kompania është regjistruar në vitin 2008 në QKR, ku ka regjistruar një kapital prej 1.1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë. Abuissa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ja ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Faad Mitri, me pasaportë amerikane i lindur në Liban. Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Faad Mitri. Objekti i aktivitetit të shoqërisë "OMNIX Albania" është Zhvillimi i pasurive te paluajteshme, investime ne infrastrukture, turizem, Botime, shërbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet në fushën e radios dhe televizionit, Import-eksport,etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit. /shqiptarja.com/

Çfarë ka ndodhur më 15 shtator?

Posted: 14 Sep 2016 03:00 PM PDT

1789 – Kongresi amerikan krijon Departamentin e Shtetit nga Departamenti i mëparshëm i Punëve te Jashtme. Departamenti i Shtetit shpesh quhet edhe Foggy Bottom, emri i zonës ku ndodhet ndërtesa e tij në Uashington. Në shtator 2000, ndërtesës së Departamentit të Shtetit iu dha emrin Harry S. Truman, për nder të presidentit të 33-të amerikan (1945 – 1953). Në ndërtesën Truman punojnë më shumë se 8 mijë vetë, aktualisht nën drejtimin e sekretarit të Shtetit John Kerry.

1890 – Lindi Agatha Christie, autore e romaneve. kriminalistike britanike. Pothuajse 4 miliard kopje të romaneve të saj janë shitur në mbarë globin, duke e bërë Agatha Christie-n një nga shkrimtaret më popullore në histori. Shitjet e librave të saj qëndrojnë vetëm pas veprave të William Shakespeare

1935 – Fillon zbatimi i ligjit të Nurembergut, që privoi hebrenjtë nga shtetësia e tyre gjermane dhe e bëri Svastikën emblemën zyrtare të Gjermanisë naziste.

1948 – Franz Babinger – linguist, orientalist, albanolog, historian i njohur gjerman – rifillon karrierën e tij si profesor në Universitetin e Mynihut, pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh. Babinger (l1891-1967), pa mbaruar ende shkollën e mesme, dinte disa gjuhë, përfshi persishten dhe hebraishten. Me ardhjen e nazistëve në pushtet në Gjermani më 1933 , Babingerit – ashtu si dhe shumë shkencëtarëve gjermanë me prejardhje hebraike – iu mohua e drejta për të dhënë mësim në shkolla. Dhe studiuesi i shquar ikën në Rumani – deri në vitin 1943 – dhe atje pa e përjetoi vuajtje, përndjekje e krime. Në vitin 1957, Babinger dëshmon hapur në gjyq mbi mizoritë naziste kundër hebrenjve në Rumani. Në vitin 1958, ai del në pension, por vazhdon të punojë dhe publikojë; ndër studimet monografike të kësaj periudhë është edhe libri "Das Ende der Arianiten" ose "Fundi i Arianitëve", ku Baninger merr në analizë këtë familje fisnikësh shqiptarë të periudhës së Mesjetës. Franz Babinger vdiq aksidentalisht në 23 qershor 1967 – trupi i tij u gjet i mbytur në det në plazhin e Durrësit, Shqipëri – ku duket se kishte shkuar për pushime, kërkime shkencore, për ndonjë konferencë albanologjike, apo për të trija së bashku.

1990 – Shqipëria kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evrope, KSBE, sot OSBE.

1997 – Disqet me këngën "Candle in the Wind" të Elton Xhonit shiten më shumë se 600-mijë kopje në ditën e parë të daljes në dyqanet britanike. Në një dyqan muzikor në Londër, kjo këngë kushtuar Princeshës Diana u shit 1-mijë kopje për 90 minuta.

Skandali me qoftet në Shqipëri, prodhohen me stomak pule e dhjam derri

Posted: 14 Sep 2016 01:35 PM PDT

qoftee qofte-xhoisEmisioni investigativ "Fiks Fare" ka trajtuar në takimin e sotëm tregtimin e mishit në rrugët dhe tregjet e Tiranës. Përmes kamerave të fshehta, gazetarët e emisionit kanë treguar se si tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajtje me mish viçi.

Në të vërtetë, nga investigimi rezulton se vendin e mishit të viçit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami i derrit, shkruan TCH. Në një prej subjekteve private ku kamera e fshehtë e "Fiksit" arriti të depërtonte, pronari i saj tha: "Kam shok Kreshnikun", që i bie të jetë nëndrejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Tirana, por dhe shumë qytete të tjera, janë kthyer në një qebaptore të madhe, pasi qoftja është një nga produktet që konsumohet nga të gjitha shtresat dhe moshat. Nisur nga fakti që në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit, zgarat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, Fiks Fare realizoi një investigim mbi mënyrën e prodhimit të qofteve, me çfarë mishi përgatiten, përbërësit që i hidhen brenda gjatë përpunimit dhe kushtet higjieno­sanitare.

Vëzhgimi u krye në disa rrugë kryesore, si ajo e Kavajës, e Durrësit, qendra e Tiranës, etj, ku çmimi i një qofteje varion nga 20­25 lekë. Çmimi i lirë lidhet edhe me konsumimin e saj në masë. Në të gjithë vendin janë 52 punishte të përpunimit të mishit. Numri më i madh i tyre është përqëndruar në qarkun e Tiranës. Plot 34. Në këto kushte, gazetarët e Fiksit shkuan në një nga pikat e prodhimit të qofteve, që ndodhet pikërisht në Laprakë, e cila nxjerr qofte në treg me etiketën "Xhois". Në këtë punishte u bisedua me prodhuesin, i cili pretendon që shet qofte me mish gjedhi. Të tillë edhe e reklamon.

"Nuk janë qofte derri, janë gjedhi, janë importi. Kam edhe qofte për hamburger, por ato i marrin shkollat. Ato nuk janë për zgarë, janë për fastfood", thotë pronari i punishtes gjatë bisedës me gazetarë e "Fiks Fare".

Por për të verifikuar fjalët e pronarit të kësaj pike, Fiks Fare shkoi në një pikë frigoriferike, ngjitur me punishten. Punëtori i frigoriferit tregon sesi prodhohen qoftet. Ai na jep formulën e prodhimit të qofteve. Në këtë formulë vetëm mish gjedhi nuk ka. Sipas tij, ata që prodhojnë qoftet, u hedhin 70% pastë pule, erëza, stomak pule dhe dhjamë. Tregojnë se punishtja që ka xhiruar Fiks fare furnizohet tek ata dhe merr pastë pule, stomak pule dhe shumë pak shpatull derri për të prodhur qoftet.

"Tani pasta e pulës është gjithë brumë i përgatitur. Përzihet me shpatull derri, hidhen erëzat dhe bëhet qoftja. Kjo nuk ka kockë, as ajo nuk ka kockë. I hidhet 70 % pastë pule nga ata që duan të fitojnë, pasi kjo është më e lirë. I hedhin pak mish, i përziejnë dhe hanë mileti", thotë punëtori i pikës frigoriferike.

Të gjitha këto u verifikuan edhe nga inspektorët e AKU, të cilët ushtruan kontroll në punishten e zbuluar nga Fiks Fare, ku vërtetohet se mish gjedhi nuk ka fare. Gjatë inspektimit, as teknologu dhe as drejtuesi teknik, nuk ndodhen në punishte. Pronari i saj, gjatë bisedës me inspektoren, kur ajo e pyet nëse ka përdorur mish gjedhi, ai e mohon një gjë të tillë. Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, etj, por jo mish gjedhi. Madje, atij i gjendet sasi mishi me datë të kaluar skadence, ngjyrues, e shumë produkte të tjera, që nuk lejohen.

Në këto kushte, gjatë kontrollit të AKU-­së, pronari i punishtes i drejtohet bashkëpuntorit të Fiks Fare, për të cilin mendon se është inspektor i AKU-­së, se a do të marrin ndonjë lekë. Ai kërkon të hyjë në pazar me bashkëpuntorin e Fiks fare, duke menduar se është inspektor i AKU-­së.

Gjatë bisedës që bën me të lë të kuptohet se grupin e mëparshëm të inspektimit që i kishte shkuar për kontroll e kishte paguar.

"Me thuaj pazarin. Sa do? Ik e bëj muhabet. Grupi që ka qenë përpara ka marrë nga një 50–she. Sa doni ju? 150? A do merrni ndonjë lek ju, apo çfare do bëni?", i thotë pronari bashkëpuntorit të Fiks Fare, duke menduar se ishte inspektor i AKU­-së.

Madje, me qëllim për të shpëtuar nga penalizimi, prezantohet si miku i Kreshnikut, i cili mban postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të AKU-­së. "Jam shoku i ngushtë i Kreshnikut, s'jam duke e marrë fare në telefon. Kreshniku m'i ka bërë. E kam shok të ngushtë. Thuaj tani që është shoku i Kreshnikut", i drejtohet pronari i punishtes bashkëpunëtorëve të Fiks Fare, i cili do të vijojë investigimin gjatë ditëve të tjera. Në fund të këtij kontrolli inspektorët e drejtorisë së AKU-­së, Tiranë vendosën të bllokojnë punishten ku prodhoheshin qoftet deri në përfundim të analizave. /Top Channel/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more