Skip to main content

Tirana Observer: “Në vend të autokritikës, dhëndri i Berishēs fyen dibranët: U shitët për 50 euro” plus 9 more

Tirana Observer: “Në vend të autokritikës, dhëndri i Berishēs fyen dibranët: U shitët për 50 euro” plus 9 more


Në vend të autokritikës, dhëndri i Berishēs fyen dibranët: U shitët për 50 euro

Posted: 12 Sep 2016 09:57 AM PDT

Partia Demokratike në vend që të bëjë autokritikë për shkaqet e humbjes së thellë në Dibër kanë zgjedhur t’ua vënë fajin dibranëve dhe jo vetes.
Fillimisht ishte Lulzim Basha që tha se në Dibër nuk ka humbur opozita, por ka fituar krimi.

Basha e ka cilësuar humbjen në Dibër të kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu, si "ditën kur politika dhe krimi u bënë bashkë".
Këto deklarata Basha i bëri nga homazhet për 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

"Jeta e tij ishte e shkurtër, përkujtimi i tij do të jetë i përjetshëm. Kujtimi i tij na jep kurajo dhe vendosmëri. E sotmja është ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh.
U bënë njësh sepse politika në aleancë me krimi u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi sulmin e madh ndaj vlerave të demokracisë, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë. Mos pajtohemi me inkriminimin e politikës. E sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë me përmasa epike na pret në mejdanin e historisë", u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

Ndërsa për Jamarbër Malltezin, dibranët shitën votat.
Dhëndri ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes rrjetit social shkon deri në fyerje ndaj dibranëve.
"Dibranët me shitjen e votës treguan që preferojnë 50 euro sesa Rrugën e Arbrit. 50 euro për 4 vjet përkthehet në 1 euro në muaj. Për 20 vitet e ardhshme nuk do ndërtohet rruga pasi siç duket nuk ju duhet as rruga, e as dinjiteti. Vidh edvin e vidh sadri", shkruan Jamarbër Malltezi.

image

Morena Taraku seksi në Santorini

Posted: 12 Sep 2016 09:44 AM PDT

1-7-550x374 Modelja seksi Morena Taraku ka realizuar një set të ri nga ishulli i bukur grek, Santorini. Ka qenë fotografia greke, Evgenia Volokitina ajo që ka realizuar këtë foto fantastike të Morenës. Si gjithnjë modelja seksi kosovare ngjall kureshtje me fotografitë e saj njësoj si në këtë të fundit, ku njerëzit pyesin ka veshur apo jo të brendshme në këtë set të ri fotografik?!

Sofia e re Çanit pozon topless, ja fotot në pishinë

Posted: 12 Sep 2016 09:40 AM PDT

a6_1473696230-2375445 a1_1473696230-2190561-476x45017 vjeçarja Adea Mehmetaj ose siç njihet ndryshe Sofia e "Zonë e Lirë ", është një nga modelet më seksi të momentit. Në profilin e saj në Instagram  shohim që ajo psoton shumë foto me bikini dhe jo vetëm. Ka edhe të tilla ku bukuroshja ka pozuar  topless duke shfaqur linjat e saj perfekte. Si gjithnjë Çani nuk ka gabuar me zgjedhjen e asistencës së tij të re.

Rama kryebashkiaku i ri i Dibrës, fiton me mbi 4000 vota ndaj Sherefedin Shehut

Posted: 12 Sep 2016 09:34 AM PDT

grup-numerimi-4 Dibranët kanë votuar dje për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë që do t'i drejtojë në vitet e ardhshme. Pas 18 orësh numërimi të votave, është lexuar verdikti i qytetarëve, të cilët me votë kanë zgjedhur Muharrem Ramën si kryebashkiak të tyre. Pas numërimit të 118 kutive të votimit nga e gjithë Dibra, ka rezultuar se kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 18602 vota, 4167 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 14435 vota.voton-muharrem-rama

Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza nga të dy palët politike. Ndërsa PD denoncoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një furgon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.

Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin 33978 qytetarë që kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.

Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.

Rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

Nw orwn 18:15 te pasdites sw sotme, sipas të dhënave nga KZAZ në Dibër, kandidati i djathtë Sherefedin Shehu ka fituar vetëm një njësi administrative nga 118, atë të Kalasë së Dodës, duke humbur 117 të tjera. Madje Shehu ka humbur edhe në fshatin e tij të lindjes, Sllovë, ku kundërshtari i tij Rama ka mbi 100 vota plus.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka folur pas mbylljes së procesit të numërimit në Dibër, ku rezultoi fitues me mbi 4000 vota plus kandidati i së majtës, Muharrem Rama. Gjiknuri deklaroi se do të shikohet puna e koalicionit.

"Janë dibranët që votuan për djalin e tyre. Politika dhe kandidati ynë mishëroheshin në një. Do të shikohet edhe puna e koalicionit. Përgjithësisht koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne bëmë fushatë për Dibrën ata për Tiranën, ne sollën një njeri ata një slogan", tha Gjiknuri.

 

Fotoja familjare e Gylserenit në ditën e Kurban Bajramit

Posted: 12 Sep 2016 09:19 AM PDT

fdydfy-300x194 gylsyren-550x310Aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay, e njohur si Gylseren, ka festuar sot Kurban Bajramin me familjen e saj.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, një fotografi familjare ku duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. Aktorja duket se është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe poston shumë shpesh foto nga përditshmëria.

Duhet thënë se në fotot që poston, ajo dallon shumë nga rolet që ka luajtur në serialet turke.

Rikthehet Rudina çdo pasdite: Jam e emocionuar, ky sezon më gjen nënë!

Posted: 12 Sep 2016 08:59 AM PDT

3-5-300x171 5-4-550x225Moderatorja e dashur e pasditeve në ekranet shqiptare, Rudina Magjistari është rikthyer pas një viti pushimi në ekranin e televizionit Klan. Këtë vit ajo do të vijë në shtëpitë tuaja në orën 17:00 dhe programi mban emrin e saj "Rudina".

"Të dashur miq ja ku rikthehem pas një viti në ekranin e Tv Klan. Ky vit më gjen ndryshe, jam bërë nënë e Mias dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt", ka thënë moderatorja simpatike. Ajo ka prezantuar për publikun të gjitha këndet e studios së saj, e cila këtë sezon do të jetë gjigande dhe e ndarë në disa zona, si një shtëpi e vërtetë.

Në këtë rikthim Rudina shfaqej edhe në formë të mirë fizike, elegante edhe pse pas lindjes, veshur me nje fustan të zi, pas trupit, ndërkohë që flokët i kishte zgjatur, në ngjyrë platin dhe me onde.

Magjistari ka thënë se çdo ditë do ta rinisë programin me një shprehje motivuese dhe ajo që kishte zgjedhur për këtë puntatë të parë ka qenë një shprehje e shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e cila thotë: " Si mund të promovosh paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen".

Thashetheme pas dasmës, a e vutë e re ndryshimin e Monika Kryemadhit?

Posted: 12 Sep 2016 08:42 AM PDT

4bbdfb9a9f71eced15830b8f7c0f17c1Biznesmeni Ylli Ndroqi bëri një një dasmë madhështore për djalin, ceremoni për të cilën u fol ditë me radhë…Por tani do të ndalemi te të ftuarit, mbi 500, mes të cilëve kishte edhe personazhe të njohur të fushave të ndryshme, mes tyre Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Çifti është fotografuar edhe nga Alket Islami, i cili solli një mbulim ndryshe të dasmës së Redon Ndroqit.8eb27e4f641fa211af7c76432c1945a9

Nëse me pamjen e re të Ilir Metës jemi mësuar për shkak të daljeve të tij të shpeshta televizive, sytë ndalen te Monika. Dallohet  që bashkëshortja e Kryetarit të Parlamentit i ka bërë një transformim shumë elegant pamjes së saj. Prej kohësh, kanë nisur të vihen re këto ndryshime. Ka humbur peshë, ka përshtatur një stil më të ëmbël dhe class veshjesh dhe ka ndryshuar modelin e flokëve, madje edhe të syzeve optike.016b2d751c253ffc3f1defba6e42300d

Por nuk është vetëm kaq. Një korrigjim i vogël dentar dhe një grim krejt ndryshe nga ai i mëparshmi, mjaft profesional, që nuk bie në sy, i kanë dhënë portretit të saj një pamje shumë të freksët. Edhe në Parlament, po ta shohësh, mund t'i vësh re këto ndryshime, por sigurisht që në pamjen e një feste, siç ishte ajo e dasmës të së shtunës, gjithçka duket më qartë.c8d45bad847d4e01364723593f54b265

Model natyral flokësh dhe grim i pastër, buzëqeshje perfekte dhe një imazh  më rinor sesa ai i dhjetë viteve më parë!

Ҫifti i shumëpritur është gati… kur do t’i shikoni Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun?

Posted: 12 Sep 2016 08:27 AM PDT

0a1853d5d7722e2d5803b98a11243cb5 853761b92acbf58b3c74239cd5eb3f57 cbcfd1d6d756e0725c823360cd4357f8 efb645ea6f8b99bc0ca37322d6eb08a6Përgatitjet e prodhimit të famshëm që do të përfshijë dy emrat më në zë të kinemasë turke kanë nisur. Madje, këto ditë janë publikuar edhe fotot zyrtare të serialit.

Më në fund, dy aktorët më të pëlqyer të publikut i kanë thënë PO kontratës për filmin e ri që do të fillojë xhirimet në fillim të muajit të ardhshëm. Siҫ njoftojnë mediat turke dy ditë më parë, Tuba Büyüküstün dhe Kivanc Tatlitug, tashmë janë gati për të rrëmbyer vëmendjen absolute të publikut. Zyrtarisht, seriali "Bold and beautiful" ka publikuar edhe trajlerin dhe shumë shpejt, do të nisë xhirimet. Fillimisht u mendua se dy aktorët ishin të zënë me projekte të tjera dhe pritej që xhirimet të nisnin vitin e ardhshëm, por pas shumë pengesave, producentët lajmëruan se gjithҫka është gati për të nusur nga puna.

Filmi, në qendër përfshin një dramë epike, e cila do të mbërthejë pranë ekranit të gjithë publikun me ngjarjet dhe të papriturat e paimagjinueshme. Një dashuri e thellë, por edhe një luftë e ashpër deri në fund. Kivanc Tatlitug do të luajë rolin e një djali të keq, edhe pse në vetvete është i ndershëm dhe qëllimi është të marrë hak. Tuba, nga ana tjetër, do të ketë rolin e një vajze naive, në dukje, e cila do të përjetojë një dashuri pasionante, përmes së cilës do t'i duhet të përballet me shumë peripeci. Lufta mes dy familjeve të mëdha do ta vërë në rrezik dashurinë e dy të rinjve, të cilët do të sakrifikojnë shumë nga vetja për të triumfuar në fund.

Lajmi ka pushtuar këto ditë edhe mediat sociale dhe të gjithë fansat e dy aktorëve të njohur.

 

 

Polemika për Miss Italia, një vajzë elegante apo e kolme?!

Posted: 12 Sep 2016 08:08 AM PDT

ab36ef1007de2d2bfa820c7a6cb151ec c27ddd56d58421a147a91a54ace639f0Në Itali, konkursi kombëtar i bukurisë Miss Italia, vazhon prej 77 vitesh, madje arrin të ngjallë edhe polemika. Më e fundit ka të bëjë me vajzën që mbërriti deri në garën kokë më kokë dhe doli e dyta.

Para spektatorëve të La7, kemi një vajzë bionde, me sy të gjelbër, shumë elegante dhe një tjetër, që pabesueshmërisht për normat e tanishme të konkurseve të bukurisë, ështa masa 46, me flokë gështenjë e sy të kaftë. Kemi një Afërditë dhe një vajzë tokësore. Dhe në fund fiton Afërdita. Jemi ende në epokën e vajzave me linja të holla, megjithatë kohët po ndryshojnë, vajzat e kolme, jo vetëm që marrin pjesë në një konkurs bukurie, por mbërrijnë edhe në vend të dytë. Sigurisht ndryshimet shoqërohen me polemika dhe të tilla pati plot gjatë këtij konkursi.267e03fd42b22aa57b0232d001979da9

Pakënaqësitë e para u dukën gjatë garës së drejpërdrejtë të dhjetë vajzave nga të cilat u zgjodhën pesë, ku konkurrentja Viviana Vogliaço, u eliminua, me vendim të jurisë së spektaklit, nga konkurrentja Curvy e Miss Italia-s, Paola Torrente, e cila në përfundim doli e dyta. Në rrjetet sociale pati një delir të vërtetë kur në duelin mes tyre, numri 28 Viviana Vogliaço foli për rivalen e kolme me numër 26, Paola-n: "E kam frikë sepse i ka kthyer papërsosmëritë e saj në pika të forta". Të kesh forma të rrumbullakosura, do të thotë të kesh defekte?, ishte pyetja që shpërtheu mes komentuesëve. Për ta nxehur atmosferën, mendoi pikërisht mamaja e Viviana-s me një deklaratë tjetër, që ngjalli indinjatë  duke propozuar që të kishte një kategori më vete për vajzat e kolme, kërkesë që u hodh poshtë edhe nga Francesco Façhinetti prezantuesi i këtij konkursi. Edhe organizatorja e Miss Italia, Patrizia Mirigliani, edhe pse u shpreh që e kuptonte kundërshtimin dhe zhgënjimin, nënvizoi që braktisja e idesë së përmasave ishte një arritje e konkursit që nuk vlerëson vetëm kanonet e rrepta në përkufizimin e bukurisë.1c5da2b3eb3fb2018992c6eb5a5397c0

Një pakënaqësi u shpreh edhe nga ana e komisionit teknik. Mara Venier dhe Raoul Bova, në emër të jurisë së spektaklit, kërkuan falje dhe kërkuan një ndryshim në rregulloren që iu atribuon atyre shumë përgjegjësi në verdiktin për sfidën e dysheve. Ndërkohë që në të tjerat etapa, juria e spektaklit ka vetëm 20 për qind të peshës së votës, komisioni teknik, që ndjek vajzat që nga fillimi, 30 për qind, ndërsa televotimi gjithë pjesën e mbetur.

Fituesja është Rachele Risaliti, nga Firenze, 21. E gjatë 1,77m., me flokë të verdhë në të hirtë dhe sy të gjelbër. E diplomuar në liceun shkencor, ajo studion Fashion Marketing Management në universitet. Dëshiron të diplomohet brenda dy vitesh dhe të bëjë një master në Evropë për t'u bërë një Trend Forecaster.

Paola Torrente, Miss Italia Curvy 2016, që doli e dyta është e gjatë 1,80, 22, nga Angri, Salerno, mban masën 46, studion inxhinieri, por dëshiron të vazhdojë karrierën  në botën e modës curvy.

 

 

 

 

Ishulli, ku mijëra persona shkojnë për t’u martuar

Posted: 12 Sep 2016 07:09 AM PDT

Çdo vit, 3000 çifte nga Lindja e Mesme udhëtojnë pёr nё Qipro pёr t'u martuar. Është vendi që u mundëson shumë çifteve që të zhvillojnë një ceremoni civile dhe jo fetare.

Këtu nusja dhe dhëndri nuk vishen me veshjet e zakonshme, por si të kenë dëshirë. Të veshur me bluzë dhe xhinse të grisura ata bëjnë betimet në gjuhёn angleze dhe jo nё gjuhёn e tyre amё, arabishten.

Shumica e tyre janё libanezё dhe izraelitё. Ato gjejnё njё ceremoni civile greko-qipriote, e cila ёshtё e shpejtё, e lirё dhe çka ёshtё më e rёndёsishmja, ligjёrisht e njohur nё shtёpite e tyre.

Ky është vendi ku grekët e lashtё besonin se kishte lindur Zoti i dashurisё dhe ёshtё njё vend shumё popullor pёr martesa.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more