Skip to main content

Tirana Observer: “Jamie Dornan largohet nga “50 Shades of Grey”” plus 9 more

Tirana Observer: “Jamie Dornan largohet nga “50 Shades of Grey”” plus 9 more


Jamie Dornan largohet nga “50 Shades of Grey”

Posted: 08 Sep 2016 10:29 AM PDT

jamie-dornan-elle-uk-by-jeff-hahn-featured-550x367Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e tretë dhe të fundit të "Fifty Shades of Grey", por ai ka sqaruar se nuk do të jetë në serinë e katërt të filmit, nëse do të ketë një të tillë.Fifty-Shades-of-Grey_glamour_3rdNov15-rex-bb

Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e tretë dhe të fundit të "Fifty Shades of Grey", por ai ka sqaruar se nuk do të jetë në serinë e katërt të filmit, nëse do të ketë një të tillë.

Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e "Fifty Shades Darker" dhe "Fifty Shades Freed", por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi.

"Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq. Heq dorë përfundimisht nga 'Fifty Shades'", ka thënë ai për The Sun. Arsyet nuk i ka shpjeguar…

 

 

Lotaria Amerikane DV-2017, shtohen fitues të rinj, ja si të kontrolloni

Posted: 08 Sep 2016 10:11 AM PDT

llotaria-amerikane-2013Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Lajmi vjen nga vetë Ambasada Amerikane e cila sugjerom që të kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur.

Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t'u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë. Për më shumë lexoni këtu tek ky link: http://goo.gl/J2Zmr2.

Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t'ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarvewww.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thën në më lart, injorojeni atë, është një mashtrim.

Programi i lotarisë DV-2017 mbaron më 30 Shtator 2017. Për më tepër nëse të gjitha 50,000 numrat e vizave janë lëshuar përpara kësaj date, programi do mbyllet më shpejt. Të përzgjedhurit duhet të veprojnë me shpejtësi që tani, pasi procesi i vizës mund të jetë i gjatë. Vizat për programin DV-2017 nuk mund të lëshohen pas 30 Shtatorit 2017. U rekomandojmë të regjistruarve të kontrollojnë statusin e tyre të aplikimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit që morët kur aplikuat fillimisht për lotarinë DV-2017.

Gabriel Garko ‘pagëzohet’, me emrin shqiptar Bujar, ja arsyeja

Posted: 08 Sep 2016 09:46 AM PDT

14237631_1073181649425311_8779610285974080359_n-337x450Aktori i famshëm Gabriel Garko vjen për herë të tretë në Tiranë. Mashkulli seksi italian ka ardhur në Shqipëri për të interpretuar rolin e një shqiptari nga Lazarati, që mban emrin Bujar. Ylli i serialit "L'onore e il Rispetto"  do të luaj në filmin "Lazarat Burning", produksion ky i "Mercury Films".

Rama sulmon Blushin duke cituar Fan Nolin

Posted: 08 Sep 2016 09:07 AM PDT

Kryeministri Edi Rama duke folur në Parlament për kaosin e krijuar me maturantët, nuk ka sulmuar vetëm opozitën, por edhe Ben Blushin. Duke cituar një poezi të famshëm të Fan Nolit (që ia adresonte Ahmet Zogut), Rama e ka cilësuar Blushin si shakaxhi të përparimit.

"Se dëgjova këtu më parë një shakaxhi të përparimit të thoshte që rilindja të vlerëson për aplikimin dhe jo për meritën. Kjo nuk është fare e vërtetë, maturantët janë vlerësuar sipas meritës", iu përgjigj Rama deputetit socialist që deklaroi në Parlament se "Rilindja të vlerëson thjesht për aplikimin, jo për meritën".

Kaosi me maturantët, Rama sulmon PD-në, por nuk thotë asnjë fjalë për kritikat e LSI-së

Posted: 08 Sep 2016 09:00 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga salla e Kuvendit se asnjë maturant nuk do të mbetet pa të drejtë studimi. Kryeministri tha se maturantët më të mirë do të kenë të drejtën të zgjedhin degën që duan, ndërsa të tjerët do të marrin atë çfarë mbetet.

Rama i konsideroi tallje qëndrimet e opozitës me maturantët, duke theksuar se pas datës 20 të gjithë ata maturantët do të jenë në shkollë. Ndërkohë që në fjalimin e tij të gjatë, Rama nuk tha asnjë fjalë për kritikat LSI-ja i bëri sot reformës në arsim.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, duke folur në emër të partisë së saj tha se reforma në arsim ka krijuar problematika lidhur me pranimet në universitet dhe se Ministria e Arsimit duhet të reflektojë.

Fjala e Ramës

"Ty dhe partisë tënde (i drejtohet Topallit) nuk ju duhet të lehtësoni njerëzit, por njerëzit i doni viktima. Ju bëni politikë duke gjetur viktima. Ju fërkoni duart duke gjetur viktima. Askush, asnjëherë nuk është ndaluar jo më të ndëshkohet kush nuk paguan energjinë. Janë ndaluar ata që e kanë vjedhur.

Nuk e mohoj unë që e para gjë një njeri që merret me politikë është të ndjej dhimbjen dhe e para gjë që merret një njeri me politikë në opozitë është t'i japi zë dhimbjes. Nëse mbetesh vetëm aty, t'i japësh zë dhimbjes duke rrotulluar thikën me gënjeshtra, shpifje dhe abuzime, kjo është t'i japësh zë gulçimit të brendshëm. Kjo është t'i japësh zë instinkteve më të ulëta të njeriut vetëm e vetëm për të mundur kundërshtarin e vet. Edhe tek rasti i maturantëve.

Unë e mirëkuptoj çdo maturant, çdo prind për shkakun tani që rrotulloni thikën në plagë dhe u thoni atyre se ngelën pa të drejtë studimi. As edhe një nuk ngelet pa të drejtë studimi nga ata që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet është thënë vazhdimisht që nuk do mbetet asnjë vend bosh. Janë kuotat e përcaktuara dhe janë edhe aplikuesit. Kur unë fola për 27 200 aplikues, fola për të gjithë. Unë nuk i ndaj universitetet pavarësisht nëse financohen nga shteti apo privati. Ajo që është e sigurt është që universiteti publik ofron ekzaktësisht 25 mijë vende dhe ministrja të dha shifrën 22 mijë për aplikuesit në universitetet publike.

Mjekësia- T'i duhet t'i referohesh fakteve. Në degën e Mjekësisë së Përgjithshme janë 226 kuota. Aq kuota janë dhe të gjithë fituesit, pra ata që janë regjistruar fitues e kanë mesataren 9.96 e lart. Çfarë t'i themi atij që e ka mesataren 9.5? Ne i themi atij që do presësh sepse janë këta më të mirë se ty dhe e kanë të drejtën të zgjedhin. Këta nuk do të shkojnë në 10 degë se këta që janë me 10 kanë fituar në 10 degë. Automatikisht nga 226 kuota, do të lirohen një numër i mjaftueshëm vendesh për të futur edhe me mesatare 9.94.

Çfarë t'i bëjmë atij me mesatare 9.98 kur për farmaci janë 86 kuota dhe të gjithë ata që kanë hyrë në mesataren 10 pse 9.99, të gjithë kanë fituar. Ky është sistemi Jozefinë. Deri në datën 12, të gjithë absolutisht të gjithë mund të bëjnë ankimin nëse mund të ketë ndodhur një gabim ose mendon se është vepruar gabim. Ministria e Arsimit do t'i japë përgjigje një për një. Ndjesën do t'ia kërkojë Lindita Nikolla qoftë edhe një personi të vetëm nëse është gabuar. Në mjekësinë dentare janë 45 kuota dhe të gjithë e kanë mesataren 10. Çfarë t'i themi? Sikur të kishit Gaten mund ta bënte çorap këtë sistem me telefon nga Lazarati.

Mbas 10 ditësh dhe të paktën ata drejtorët e korruptuar mos i vini organizator të protestave të maturantëve. Sepse ti ke fotografi të Jeta është qef, por ne kemi fotografi të jetës që nuk është qef.

Sistemi dhe Task Forcë – Ky sistem është sistem i meritës dhe nuk e garanton dot njeriu, por sistemi. Të gjitha mesataret që nxirrni ju u nxjerrin bllof. Deri tani në zyrën time unë kam ngritur një Task Force që merret me të gjitha rastet që ankohen në publik. Puna është zërit të dhimbjes t'i japësh përgjigje.

Kur u bënë zgjedhjet për universitetin, thatë se disa rektorë i përkasin krahut që voton për ju dhe këtë e quanit fitore të demokracisë. Një nga ata që më kujton Luciano Pavarotin, fitorja e idealeve të dhjetorit të vitit 1990. Ai kushedi ku spiunonte ata të lëvizjes atëherë. Si mund të zgjidhet një rektor nga ata që votojnë haptas për ju?

Ky sistem është transparent dhe nga një anë i çliron tërësisht rektorët nga barra e telefonave nga thirrjet dhe kërcënimet. Në shkollë dhe në cilin vend të listës, të gjithë i fut vetëm merita e tyre. Në fakt është vetëm merita dhe asgjë tjetër. Secili ka në dorë fatin e vet. Kur të jenë në këtë ditë. Më mirë ta lëmë me kaq Jozefinë që sot gënjeve nga injoranca, nga padija dhe unë po ta fal sot. Mbas 10 ditësh ata do të jenë në shkollë dhe ju do të jeni ngelësit në klasë".

Shakaxhiu i përparimit dhe pesë anarkitë

Posted: 08 Sep 2016 09:00 AM PDT

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit

Nga Fan Noli

Na ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Nastradinin gjerman Til Ulenshpigel. Ky Nastradin i Veriut kishte marrë përsipër me një shpërblim të lartë e të parapaguar të stoliste me piktura kështjellën e një konti. Këtë punë do ta mbaronte brenda në katër muaj por me konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t'i prishte qetësinë.

Katër muajt me rradhë Til  Uleshpigeli ndenji në kështjellë ku hante e pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit pa bërë asgjë. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën dhe miqtë e tyre të vinin të admironin pikturat dhe dekoret e tij.  Që të shpëtojë e të ikë  para se të zbulohet lodra e tij mejtoi këtë strategjemë: Kur hynë konti dhe kontesha e miqtë e tyre në kështjellë, i paralajmëroi kështu: "Ata dhe ato prej jush që janë doçë e doçe nuk do të mundin dot t'i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë". Kështu hynë brenda në kështjellë dhe cilido përpiqej të lëvdonte pikturat e dekoret nga frika që mos quhej  doç. Vetëm një shërbëtore pasi u përpoq më kot të shohë piktuirat e dekoret thirri: "Ndjesë pastë nëna ime , më ka bërë doçe se unë nuk shoh asgjë". Po gjersa të guxonin të thoshin dhe të tjerët që nuk shikonin asgjë, Nastradini gjermankishfluturuar ekishvajtur gjetkë për të dekoruar të tjera kështjella.

Kështu e mori përsipër Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipërinë dhe kështu ia mbushi kokën Parlamentit me profkat e tij. Pak kohë pas kësaj, puna doli fyçkë dhe shakaja u kuptua prej të gjithëve. Po më të shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin "tradhëtorë". Vetëm një pakicë pati guximin ta thotë të vërtetën. Por nuk do të jetë larg dita, kur do t ia këndojnë Ahemt Zogut këngën në këtë formë:

Rroftë Ahmet Zogu, rroftë

Shakaxhiu i përparimit

Brez pas brezi u kujtoftë

si Stërnip i Nastradinit.

(Qeshje të zgjatura dhe duartrokitje nga ana e opozitës. Bërtitje  nga ana e deputetëve proqeveritarë).

Kanë të drejtë dhe ata që qeshin dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qare. Po atyre që zemërohen do t'u përmend fjalët që i tha Ali Pasha Pukëvilit, konsullit frënk në Janinë. Kafazi i këtij kish rrahur një ditë një njeri të Ali Pashës, i cili pa humbur kohë vuri njerëzit e tij t'i heqin një dru të shëndoshë atij kafazi. Kur Pukëvili protestoi me zemërim për rrahjen e kafazit të tij, Ali Pasha iu përgjigj me këto fjalë: "Nuk të shkojnë këto Pukëvil, ai që rreh e rrahin".

Dhe unë po ju thom, kush qesh, qeshet. Dhe kur duroni Ahmet Zogun që bën një shaka kolosale dhe groteske mbi kurrizin e Shqipërisë, pse zëmërohi kur ne bëjmë një shaka mbi kurrizin e shakaxhiut?Nemëni leje tani të përshkruaj, me pak fjalë historinë dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bëri dhe vazhdon shakanë e tij. Në konfuzion të përgjithshëm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale të kundërshtarëve të tij, Ahmet Zogu rrëmbeu fuqinë të cilën po e mban në dorë. Kjo s'është gjë e zorshme për të bërë, kur të merret ndër sy që në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s'kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.E dytë, anarkia sociale: këtu s'ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve.E treta, anarkia morale: këtu qeni s'njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi.
Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për "harfet" e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t'i copëtosh, po jo t'i ç'qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s'e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s'e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t'i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t'u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.

Perëndia, i zemëruar që të na mundojë për mëkatet e stërgjyshërve, na ngarkoi me barrën të vemi urdhër e rregull në mes të këtyre pesë anarkive. Hodhëm një sy mbi problemin e tmerruar që kishim përpara e na u ngjethën mishrat, po s'u trembëm e iu përveshëm punës. Qysh mund të hezitonin e të ndruheshin? A ka ideal më të lartë se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive?

A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë? Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-buldier, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmë perëndi. Po këtë punë gjysmë perëndie dhe tiranie e rrëmbeu dhe e mban në thonjët e tij një shakaxhi i trubull,i cili mbi të pesë anarkitë që ekzistonin shtoi dhe dy anarki të tjera: anarkinë shtetërore dhe anarkinë ekonomike dhe financiare.

Shakaxhiu vazhdon në fuqi, i ndihmuar prej këtyre anarkive dhe i përkrahur prej shokëve partizanë, të cilët s'duan të njohën e të ndreqin lajthimin nistor që bënë kur e vunë në krye të punës. Shakaxhiu, duke parë që shokët mërziten, e ndryshon nga koha në kohë shakanë, e kabineti e partizanët e tij flenë rehat gjersa shohin që shakaja bëhet më e keqe dita me ditën.

Kështu u sakrifikuan si cepin emisare (bouc's emissaires) Xhafer Ypi, Hysen Vrioni, Koleka dhe orën e fundit Tatzati! Me ikjen e Kolekës udhët s'u ndreqnë, as u ndërtuan urat.

Me ikjen e Hysen Vrionit nuk u zunë ata që vaditën të dy, Lalët e Vlorës me hinka prej kupe; përkundër, iku Koço Memo-a, i pandehuri për atentatin kuindër jetës së Myfit Beut me katër ruajtës të burgut të Gjirokastrës dhe tani jep dëshmime mi kurris të qeveritarëve tanë përpara Komisionit Ndërkombëtar të Anqetës në Janinë. Ikja e Tatzatit ngjau vetëm dje dhe është tepër shpejt të themi ç'ndryshime do të sjellë në Ministerin e Luftës. Po s'mundim veç se të çfaqim hidhërimin për nënkolonelin Ministër të ri, të cilin e shohim sot të vijë pranë minotaurit që ka shokët e tij.

Mbetet Ministri i Arësimit që t'i lërë mësonjësit të vdesin urie nga mospagesa e rrogës dhe të mbyllë shkollat që janë edhe të hapura. Mbetet Ministri i Financave që të lërë pa rrogë e pa bukë nëpunësit, ushtrinë e xhandarmërinë, që t'i shtrojë parlamentit buxhetet klasike të balancuara në kartë e të çkallmuara në realitet dhe që të ruajë arkën e zbrazur të Shtetit mos bjerë brenda nonjë mi e thyen kokën. Por mbetet Ministri i Financave që të na japë nga koha në kohë shpjegime të gjata e të mërzitura, të cilat bëjnë të dremiten dhe ata deputetë që kanë merak të kjartë.

Mbetet dhe Ministri i Punëve të Jashtme për të bërë gafa.Kur arçë herën e funtmë hodha syno nga salla e Komisionit të Administratës në avllinë e parlamentit, dhe pashë që Kopshti i Ministrisë së Punëve të Jashtme është tharë krejt. Atje më parë lulëzonin qepë, kastravecë dhe kunguj; atje pulkat dhe zogat klloçitnin dhe bënin vezë taze, të cilat depozitoheshin me kujdes në dollapet e Ministrisë, ku ruhen arkivat e shtetit. Tani vura re me hidhërim që qepët e kastravecat ishin tharë, dhe ahime! Ishin çdukur dhe kungujt që na kujtonin kokët simpatike të ministrave tanë. Kjo neveritje kishte një shpjegim. Ministri ynë ishte në vakancë.

Dhe ku? Në Bukuresht! Dy gafa menjëherë. Se një ministër i Punëve të Jashtme nuk mundt të shkojë vakant në një kryeqytet, ku të japë shkak të përhapen thashetheme të ndryshme për misione të fshehta diplomatike. Me të mësuar udhëtimin e tij, gazetat përhapnë menjëherë që ministri ynë vajti për të kaluar Shqipërinë n'Entasitin e Vogël dhe për të kërkuar një mbret për fronin e Shqipërisë. Është' e vërtetë që Ministri i përgënjeshtroi të dyja këto lajme, po puna e tij është të mos epte shkak të përhapeshin këto lajme, se shpesh është gjë inoportune të vërtetosh e të përgënjeshtrosh thashetheme.

Pastaj Ministri ynë s'duhej të kish vajtur në Bukuresht për arsyen për të cilën oborri i Belgradit nuk e quajti si persona gratë që të përfaqësonte shtetin tonë në dasmën e mbretit të Aleksandrit të Serbisë. Detyra e një ministri në vakancë është të lehtësohet dhe të çlodhet. Po Ministri ynë jipte intervista dhe ja një pjesë e intervistës së tij në gazetën e Bukureshtit "ADEVERUE", (E vërteta) datë 28 korrik: "Ahmet Zogu ka bërë studime serioze në Evropë, di disa gjuhëra të huaja dhe është një njeri me idera përparimtare". Kjo natyrisht është një gënjeshtër se që të gjithë e dimë që Ahmet Zogu nuk ka bërë aspak studime në Evropë, pa le studime serioze. Në këtë mes vritet Xheneral Telini, turbullohet tërë atmosfera e Ballkanit, çmallen ngatërrime në kufitë e Veriut.

Vermoshi e Shënt Naumi ndodhen në rrezik, po Ministri ynë nuk e prish qetësinë e vakancave me këto gjëra të vogla. Dhe që ardhi, i detyrohet A. Zogut, i cili i dërgoi 8 telegrame që ta çqitë nga Bukureshti e ta sjellë këtu në datën e votës së besimit, me qenë që votat e P. Popullore u pakësuan pas ikjes së kryetarit të P. Popullore me shokët.Mbetet e mbetet Ahmet Zogu i rrethuar prej kolltukofagëve dhe i qarkuar në shpellën e tij prej mizërie hafiesh e dallkaukësh; mbetet ky shakaxhi që pretendon oksidentalizëm dhe liberalizëm, kur ushqen në zemër të tij idealet më të errëta të orientit; kur shkel liritë e popullit dhe shkatërron arkën e shtetit për të arrirë qëllimet e tij personale, e ky shakaxhi sot na vjen për votë besimi, për të bërë zgjedhjet e asamblesë konstituente, e për të mbaruar shakanë kolosale e groteske që ka nisur mbi kurrizin e këtij shteti të mjerë.

Ne deputetët e opozitës jemi të shtrënguar ta ndalojmë këtë shaka me çfarëdo mënyre, se kemi frikë që kjo do të jetë ndofta shakaja e fundme e Shqipërisë, pas së cilës do të nisin dhembjet e barkut pa shpresë shërimi. E quajmë të tepër t'u bëjmë një apel ministrave të sotëm për një beau geste (veprim të mirë) e për demicien, se zotërinjtë e tyre janë të sëmurë, pa shpresë nga kolltukofagia dhe ethet e kësaj sëmundje nuk i lënë të shohin përgjegjësinë e tmerruar që marrin përpara kombit dhe historisë.

Po na mbetet një shpresë dhe kjo varet nga shokët deputetë të shumicës që janë të bindur të bëjnë një gabim duke përkrahur këtë guvernë, po që s'kanë arrirë edhe në pikën që ta njohin këtë gabim e ta ndreqin. Sot është dita e funtme. Sot a kurrë. Kombi e pret prej jush këtë akt patriotizme dhe urtësie politike. Kombi pret prej jush të bëni detyrën tuaj me dorën në zemër për të mirën e Atdheut.

*Fjalimi i mbajtur nga Noli në vitin 1924 në Parlamentin shqiptar

1000 ditët e Ramës në pushtet dhe premtimi për burgosjen e Ilir Metës

Posted: 08 Sep 2016 08:43 AM PDT

Nga Ben Blushi*

Nuk mund të shenjohet më shëmtuar tre vjetori i kësaj qeverie sesa me një akt normativ që propozon shkurtime të shpenzimeve publike dhe e fut ekonominë e vendit në një rrugë të panjohur.

Propozimi qe vjen sot nga qeveria krijon dyshime te forta se rritja ekonomike ne muajt qe vijne do te jete shume e vogel per te mos thene e paperfillshme.

E di qe ekspertet e qeverise jane shume te ndjeshem kur vjen puna te rritja.Ne vitin 2013 ata parashikonin se do ta mbyllnin mandatin me 5 per qind rritje. Jemi me pak se nje vit nga skadimi i mandatit dhe rritja ekonomike mezi ka kaluar gjysmen e ketij parashikimi pra dicka me shume 2.5 per qind. Nuk jam i bindur nese ky vit do te mbyllet me tre per qind rritje, e megjithate edhe nese kjo ndodh do te ishte nje statistike e cila nuk i shton asgje ekonomise ne terma konkrete.

Por meqe jemi ekzaktesisht ne fund te vitit te trete te qeverise se rilindjes ja vlen te bejme nje bilanc.

Cfare ka ndodhur ne tre vjet?

Disa jave me pare, po shihja si e ben bota vleresimin per nje kryeminister.

Pas Brexit, kryeministri David Cameron dha doreheqjen. Natyrisht ishin me mijera kriktikat dhe gjykimet qe iu bene por ajo qe mbahet mend ishte vetem nje fjali e nje deputeti konservator i cili tha:sot iku nga puna nje njeri i cili i siguroi qytetareve britanike miliona vende pune.

Ja pra si i vlereson Evropa njerezit qe ngarkon me pushtet.

A mund te thuhet kjo per Rilindjen pas tre vjetesh pune? A ka njeri qe mund ta mbroje kete koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punes, se ka rritur ekonomine, se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume femije ne universtet,se ka garantuar shendetesine falas se ka ndryshuar modelin e te berit biznes, se ka nxjerre mijera njerez nga varferia dhe se ka rritur pagat apo pensionet.

Fatkeqesisht asgje ka keto nuk ka ndodhur dhe une mund t'ua marre me rradhe nese doni.

Po filloj me punesimin.

Parazitet veterane te Rilindjes qe folen se fundi ne kampet e lluksit ne Jale, perpara femijeve qe benin plazh thane se pothuajse e kemi arritur premtimin e 300 mije vende te punes. Materiali qe kemi sot perpara i paraqitur nga vete qeveria deshmon se papunesia ne vend, pas tre semetrave me rradhe ne ngritje, me ne fund eshte ulur me 0.8 per qind ne semestrin e fundit pra ne maj-qershor. E megjithate, sipas ketij vleresimi ajo mbetet 223 mije vete. Kjo do te thote, gjithnje sipas qeverise se papunesia sot eshte afro 17 per qind cka perben papunesine me te larte ne Evrope dhe ne Ballkan.

Askush nuk e di sa vende pune ka hapur Rilindja ne tre vjet por ajo qe dime te gjithe eshte se nga Shqiperia kane ikur te pakten nja dyqind mije vete qysh se Rilindja ka ardhur ne pushtet qe do te thote se Rilindja ka hapur me shume vende pune jashte Shqiperise se sa ne Shqiperi cka eshte dicka me te cilen pa dyshim mund te krenohet.

Kalojme te varferia.

Kjo eshte nje teme per te cilen Rilindja nuk do te degjoje. A me thote dikush sa shqiptare ka nxjerre kjo qeveri nga varferia? Sa shqiptare te mjere kane sot me shume te ardhura se para tre vitesh per te blere, per te paguar shkollat, spitalet dhe buken e perditshme? Per fat te keq askush nuk e di. Nje veteran i Rilindjes thote se kemi rritur ndihmen e ekonomike. Ne fakt fatura sociale e Rilindjes eshte e persekutuara e madhe. Sa here ka shkurtime buxheti ajo copetohet dhe futet ne griresen e shpenzimeve publike.

Por nese nuk e dini ju them une sa te varfer ka Shqiperia: 400 mije vete qe jetojne 400 leke te vjetra ne dite, 500 mije pensioniste qe jetojne me afro 100 euro ne muaj. Ja pra sa eshte varferia.

Kalojme te Arsimi, se kjo eshte nje teme e madhe qe keto dite po kthehet ne ankth. Degjoj ministren qe thote kemi ndryshuar rregullat e hyrjes ne universitete. Nga ky sistem i ri kam kuptuar vetem dicka: femijet nuk shkojne ne universitete ne baze te dijes por ne baze te aplikimit. Pra ata kane mesuar tre vjet dhe kane marre rezultate te mira penalizohen sepse ministria ka ndryshuar tekniken e pranimit ne shkollat e larta. Une nuk pres qe Rilindja te korrektoje ndonje gje por cudija ime eshte si ka mundesi qe ne cdo vend qeveria kerkon te fuse me shume femije ne shkollat e larta publike ndersa ne Shqiperi qeveria ben cmos per te futur me pak.

Kjo qe po ndodh me arsimin ditet e fundit eshte nje teknike tipike e Rilindjes: te penalizon per ate qe di dhe te favorizon per ate qe dukesh. Pra humb shkollen per ato qe ke mesuar dhe e fiton per ato qe ke kerkuar.

Kalojme tek Ndertimtaria. Kjo eshte nje ceshtje per te cilen nuk mund te mos flas duke qeshur. Rilindja ketu ka bere nje cudi: ka krijuar mijera kilometra filma qe shfaqin sukseset e Rilindjes Urbane. Sa here qe me qellonte te merrja pjese ne ndonje nga eventet e Rilindjes deri para disa kohesh, aty shfaqej nje film. Me dukej vetja si ne kinemate e koheve te vjetra qe para filmit je i detyruar te shohesh nje dokumentar me draper dhe cekan me kazma dhe lopata. Cudia eshte se filmat mbi rruget e rilindjes jane me te gjate se vete rruget. A mund te ndodhe kjo? A ka vend qe prodhon me shume kilometra filma per rruget se me shume kilometra rruge.

Per te treguar sa rruge ka bere Rilindja po marre nje rast. Rrugen qe lidh Elbasanin me Tiranen. Ne janar te vitit 2014 nje perfaqesues i Min transporteve tha ne komisionin e jashtem se ne fund te vitit 2014 rruga do ishte mbyllur. Para dy ditesh serish ne komisionin e jashtem nje tjeter perfaqesue e i kesaj ministrie tha se shpresojme te mbyllet breda vitit 2017. Jam i bindur qe nuk ka per te ndodhur. Per Rrugen e Elbasanit ne vitin 2017 do kete nje film por nuk do kete nje fund kjo eshte e sigurt.

I dhashe keto shembuj per te treguar se sa pak shprese duhet te kemi tek ndryshimi i ekonomise ne muajt dhe vitet qe vijne.

Sipas meje nuk ka shprese me kete model ekonomik i cili serish favorizon te pasurit ndaj te varferve, i cili serish bazohet tek taksa e sheshte, i cili nuk nderton por zbukuron, i cili nuk krijon por imiton.

Ky eshte modeli i Rilindjes. Rilindja eshte aftesia per te krijuar efekt pa punuar. Aftesia per te krijuar zhurme pa kenduar. Aftesij per te shitur pa prodhuar.

Shume njerez ne fakt me pyesin a ka ndonje gje qe Rilindja e ka bere mire dhe une sot dua t'i pergjigjem. Po ka dicka qe Rlindja e ka kthyer ne perfeksion.

Ky eshte vokacioni per te krijuar evokacion.

Evokacioni eshte aftesia per te thirrur shpirtra apo fantazma permes nje rituali te caktuar.

Une besoj se Rilindja e ka kete aftesi. Ajo e therret fantazmen e Saliut sa here te doje. Diten dhe naten, ne dreke dhe pas dreke ne Tirane, ne Shkoder ne Vlore ne Kavaje dhe ne Diber.

Sa here Rilindja ka nje problem kryen nje evokacion. Therret Saliun ne ndihme. Dhe natyrisht Saliu si njeri i papertuar qe eshte nuk refuzon. Ai pergjigjet dhe e sjell fantazmen e vet. Edhe sot kjo po ndodh ne kete kuvend. Shqiptaret e kane votuar Rilindjen per t'i qeverisur, por ajo eshte kthyer ne nje ritual okult: therret fantazmat ne ndihme dhe keshtu huton njerezit derisa te mbarojne zgjedhjet. Dhe kjo ceshtje me sa duket nuk ka zgjidhje sepse as Rlindja nuk heq dore nga vokacioni i evokacionit dhe as Saliu nuk ka ndermend te heqe dore nga te qenit nje fantazem qe ndihmon Rilindjen.

Ky eshte i vetmi ndryshim i Rilindjes me PD. Te dyja therresin ne ndihme Saliun sa here kane nje problem. Por njera e quan fantazem tjetra e quan shpirt.

Por nese doni te kuptoni se cfare ben Rilindja per ekonomine po ju jap nje te dhene tjeter.

E keni degjuar ndonjehere Edi Ramen te flase per ekonomine, per taksat, per pagat, per pensionet dhe per investimet e huaja? Pothuajse asnjehere. Ky flet per gjithcka perfshi krizat nderkombetare, vizat e Kosoves, grushtin e shtetit ne Turqi, zgjedhjet ne Amerike, ndeshjet e basketbollit ne NBA, librat e trajnereve te huaj, po per ekonomine shqiptare pothuajse kurre.

Ceshtja nuk eshte vetem se nuk di por sepse ekonomia nuk eshte prioritet i tij.

Qe te bindeni po perpiqem tju jap nje statistike. Sot kjo qeveria ka kaluar 1000 dite ne pushtet. A e dini si ndahen 1000 ditet e Edi Rames?

100 dite ne selfi. 200 dite ne avion. 300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg.

Qe ta shpjegoj kete ceshtjen burgut se e di qe shume njerez do habiten.

Edi Rama eshte marre shume me burgjet. Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve, ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje.E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim.Dhe kete premtim e mbajti. Me sukses. Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene.

Megjithate do isha i padrejte sikur te te mos e thosha te verteten deri ne fund.

Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg. Ai edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim. Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu. Ka nxjerre deputete, kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre. Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret.

Por Edi Rama nuk ka bere vetem kaq.

Me bindjen se burgu sherben per te nxitur reformat, gjate ketyre 400 dite pune e perditshme ne sherbim te sherbimit te burgjeve ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg: ky eshte Ilir Meta. Dhe kam pershtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese. Deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje. Megjithate ky nuk eshte me problemi im.

*Fjala e deputetit Ben Blushi në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë

Manchester United vs Manchester City, të shtunën beteja e 2 miliardë eurove

Posted: 08 Sep 2016 08:38 AM PDT

Rikthehet përballja mes Mourinho-s dhe Guardiola-s, këtë herë  në Premier League-n angleze.

Këtë fundjavë do të luhet derbi mes United dhe City-t, ku përballë do të jenë trajnerët më mediatikë, që kanë fituar më shumë tituj, por që edhe kanë shpenzuar më shumë në merkaton e transferimeve, madje sfida e së shtunës konsiderohet si dueli i 2 miliardë eurove.

Manchester United dhe City së bashku kanë shënuar shpenzime totale prej 400 milionë eurosh, nga të cilat 213 dolën nga arkat e Citizens që siguruan shërbimin e lojtarëve si Stones, Sane apo Gundogan, që përbën edhe një rekord për Premier League.

Ndërsa te Manchester United, Mourinho për 2016, i gëzohet blerjes më të shtrenjtë në historinë e  futbollit, atë të Paul Pogba, prej 105 milionë eurosh.

Mllefe dhe gjysmë të vërteta: Lufta e spiunëve mes SHBA dhe Rusisë

Posted: 08 Sep 2016 08:38 AM PDT

Nëse Lufta e Ftohtë bazohej në dallimin mes ideologjive, ajo që ka shpërthyer së fundmi mes Rusisë dhe SHBA, po transformohet në një betejë gazetareske, me goditje scoop-esh dhe sulme hacker-ash.

Në mes të breshërive, në këtë moment është fushata zgjedhore amerikane, e goditur prej skandaleve. Në ballë është Julian Assange, themeluesi WikiLeaks i cili, sipas The New York Times, me "vizionin e tij të një Amerikë super agresive" dhe "mungesën e kritikave ndaj një fuqie botërore, që është Rusia" çon ujë në mullirin e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin. Mbetet e dyshimtë sidomos koha në të cilën WikiLeaks ka publikuar dosjet e veta, që përkon pikërisht me konventën demokratike, duke i vënë një "stërkëmbësh" Hillary Clintonit dhe duke i bërë një nder Donald Trumpit, kandidatit republikan që konsiderohet shumë pro-rus. Me pak fjalë, diçka është kalbur. Dhe jo vetëm në Danimarkë.

Kanë shkruajtur mediat:

"Assange e ka bërë "marmeladë" Jo Beckerin e New York Times, i cili e pyeti nëse WikiLeaks është duke vepruar në bashkëpunim me Moskën", raporton agjencia e informacionit, Ria Novosti, duke e përshkruar një intervistë të publikuar në profilin e Facebook të gazetës amerikane. Ndaj kundër-pyetjes së Assange, nëse gazeta e tij do të publikonte dosjen mbi kandidaten demokratike, apo do preferonte ta fshihte, "Beckeri një herë hezitoi, u përpoq që ta shmangë, e më pas pranoi se s'kishte siguri", shtoi agjencia ruse. Edhe më troç ka folur agjencia Tass, në titullin: "Assange: Clinton kërkon të forcojë pozitën e saj me propagandë anti-ruse". Lapidar për Vladimir Putinin, duke folur për Bloomberg: Moska "nuk është marrë kurrë" me sulmet e hacker-ave.

Lufta e Ftohtë tani është e pamundur në parim, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, nuk ka kontradikta ideologjike. Por ka konkurrencë të ashpër ekonomike, me një konkurrencë të tensionuar për të ruajtur pozitën dominuese të SHBA-ve dhe komunitetit global. Julian Assange, Edward Snoëden, është përgjigja e sistemit amerikan në vetvete, një sistem që kërkonin për të kontrolluar fushën e informacionit. Në raste si këto që ju jeni gjithmonë "kalorës në ndritshëm forca të blinduara" që kërkojnë për të rivendosur ekuilibrin trazuar e drejtësisë.

Lufta e Ftohtë sot është e pamundur në parim, pasi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk ka kontradikta ideologjike. Por ka konkurrencë të ashpër ekonomike, me një garë të tensionuar për të ruajtur pozitën dominuese të SHBA-ve në komunitetin global. Julian Assange, ashtu si Edward Snowden, përfaqëson përgjigjen e sistemit amerikan ndaj vetvetes, një sistem që kërkon të kontrollojë fushën e informacionit. Në raste si këto gjen gjithmonë "kalorës me armaturë të ndritshme", që kërkojnë të rivendosin ekuilibrin e prishur të drejtësisë. / Bota.al

Këto 15 harta do t’iu ndryshojnë perceptimin se si e shikoni botën (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 08:30 AM PDT

Hartat nuk janë gjithmonë të mërzitshme dhe monotone!

Shikoni këtë listë të hartave që do të ndryshojnë mënyrën se si ju e perceptoni botën.

15. Harta Botërore Ortelius (1564). Harta e parë nga Abraham Ortelius, krijuesi i atlasit të parë modern

14. Sportet më popullore në mbarë botën

13. Projektimi Mercator, 1569

12. Ja ku do të përfundojnë shtetet nëse gërmojnë drejt poshtë në anën tjetër të Tokës

11. Bota në 1154

10. Ja fetë që mbizotërojnë në të gjitha vendet e botës

9. Ja si shihej bota nga Perandoria Osmane në 1803

8. Sa i madh do të ishte secili vend në përpjesëtim me popullsinë e tij!

7. Dendësia e popullsisë në të gjithë botën

6. Ja qytetet në botë me më shumë se 100,000 banorë. Ka 4037 prej tyre

5. Ja si ndryshon koha zyrtare dhe koha diellore në mbarë botën.

4. Bota në vitin 43' pas Krishtit. Një ribotim i vizatuar nga Pomponius Mela, një dijetar romak i kredituar si babai i gjeografisë. Kjo hartë është rindërtuar në vitin 1898 nga Konrad Miller.

3. Japonia Perandorake në vitin 1853, përqëndruar në Tokio.

2. Sa të zakonshme janë flokët bjonde në të gjithë botën?

1. Norma e vrasjeve në mbarë botën

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more