Skip to main content

Tirana Observer: “Horoskopi javor: 19 – 25 shtator 2016” plus 9 more

Tirana Observer: “Horoskopi javor: 19 – 25 shtator 2016” plus 9 more


Horoskopi javor: 19 – 25 shtator 2016

Posted: 19 Sep 2016 10:21 AM PDT

Horoskopi javor: 19 – 25 shtator 2016

horoskop 1

Dashi

Yjet e vlerësojnë angazhimin tuaj, sepse dëshira juaj që të provoni të përmirësoni dialogun në çift do të bëjë që të keni harmoni mes jush. Kjo ndodh edhe si pasojë e bashkëveprimit të Venusit dhe Marsit. Përpiquni të mos ndikoheni nga dielli, i cili duke filluar nga dita e enjte me pozicionin e tij kundër shenjës tuaj mund t'ju shkurajojë. Megjithatë, mos i kushtoni rëndësi kësaj gjëje, sepse s'është e nevojshme. Përqendrohuni më mirë te personat që doni dhe mundohuni që të rivendosni komunikimin. Kështu, qielli do të dijë t'ju kompensojë.

horoskop 2

Demi

Duket se qielli rezervon për ju mundësi interesante që të përmirësoheni, prandaj do të bëni gjithçka që të mos i humbisni. Të hënën do të tregoheni veçanërisht të hapur dhe të gatshëm në raport me të tjerët dhe komunikimi juaj do të përmirësohet edhe falë ndikimit të Mërkurit që do të ndihet të enjten. Do të keni disa përballje me të tjerët, sidomos të premten, dhe do të bëni ashtu siç ju pëlqen. Pozicioni i kundërt i Venusit, që do të ndihet të premte, do t'ju bëjë që të vini në diskutim shumë gjëra, por megjithatë bëhet fjalë për një lëvizje të nevojshme.

horoskop 3

Binjakët

Juve ju pëlqen të jeni vazhdimisht në lëvizje për shkak të Mërkurit, planetit që ju drejton dhe që ju kushtëzon. Kështu, edhe kjo javë premton të jetë e mbushur me energji dhe ndryshime në të tashmen. Kjo do të ndodhë edhe falë bashkëveprimit të Mërkurit dhe Plutonit që ju sugjerojnë t'i jepeni pasionit vetëm të premten kur gjithçka do të jetë pak më e logjikshme dhe në funksionin tuaj. Të enjten, ndikimi i Mërkurit në shenjën tuaj do të jetë i drejtpërdrejtë duke ju ndihmuar që të gjeni qartësinë dhe vendosmërinë për t'u përballur me gjithçka. Ju takon ju të vendosni si do të veproni.

horoskop 4

Gaforrja

Duke qenë se jeni njerëz të përgjegjshëm, së shpejti do të ndjeni nevojën të rivendosni rregullin në raportet tuaja, në çështjet publike dhe private. Tani keni vendosur të bëni paqe me gjithçka. Të hënën do të përpiqeni të ndiheni rehat mes angazhimeve të shumta dhe urgjencave të momentit. Ky sforcim do të shpërblehet gjatë ditëve të fundit të javës falë edhe miqësisë së Venusit, planet, i cili do t'ju ndihmojë të perceptoni më mirë kohën tuaj. Vendosja e diellit, përveçse tregon fillimin e vjeshtës, ju këshillon edhe t'i shpenzoni më mirë paratë dhe të ruani energjitë.

horoskop 5

Luani

Ju vazhdoni të jeni të mbrojtur nga qielli (Marsi dhe Venusi vazhdojnë t'ju kenë me sy të mirë), por megjithatë, yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos bëni gabime që mund të cenojnë cilësinë e jetës tuaj. Prandaj, bëni kujdes me shpenzimet dhe me gjithçka materiale që kërkon angazhimin tuaj. Bëjeni, sepse Mërkuri do të provojë të ushtrojë ndikimin e tij. Bëni kujdes të mos tregoheni shumë entuziastë edhe falë kalimit të diellit në shenjën tuaj. Mësoni të tregoheni të matur që më pas t'i buzëqeshni të ardhmes.

horoskop 6

Virgjëresha

Sezoni juaj po mbyllet dhe yjet po fillojnë t'ju braktisin. Fati juaj do të varet nga Mërkuri, i cili është planet i fortë dhe që do t'ju dhurojë energjinë e nevojshme për të ndryshuar. Ai gjithashtu do t'ju bëjë t'i keni idetë të qarta. Falë ndikimit të tij do të mund të përmirësoheni ose të transformoheni. Duke filluar nga dita e enjte, do të perceptoni një të tashme të thjeshtë pavarësisht se falë diellit do të ndieni rënie të energjive. Vëmendja juaj do të zhvendoset drejt çështjeve praktike, me të cilat do të vendosni të përballeni në mënyrë tjetër ndoshta më efikase. Kjo zgjedhje do t'ju bëjë të ndiheni të shpërblyer.

horoskop 7

Peshorja

Planetë që vijnë e yje që ikin. Qielli i ngjan një rruge, në të cilën askush s'ka ndërmend të ndalet gjatë. Kështu, nëse dielli do të ushtrojë ndikimin e tij në shenjën tuaj duke inauguruar fillimin e vjeshtës, ju do të ndiheni entuziastë, kurse Venusi do t'ju braktisë të premten duke e bërë më pak të sigurt rrugën tuaj. Ndërkohë, do t'i kushtoni vëmendje dashurisë dhe lidhjeve në përgjithësi, sidomos të hënën kur do të provoni të bisedoni me personin e zemrës. Në fundjavë do të përpiqeni të angazhoheni më shumë, ndoshta edhe për shkak të Jupiterit, ndikimi i të cilit ndihet ende në shenjën tuaj.

horoskop 8

Akrepi

Mundohuni të mos i përzieni çështjet që kanë lidhje me partnerin apo me miqtë tuaj, sepse do të kenë fate të ndryshme. Duke filluar nga e hëna, bashkëveprimi mes Venusit dhe Marsit do t'ju ndihmojë të kuptoni gjërat që doni. Kjo do të bëjë që të premten të merrni në dorë kontrollin e situatës dhe t'i merrni ju vendimet në çift. Çështjet e miqësisë do të kenë fat tjetër. Pas kaosit të përjetuar, gjërat do të marrin për mirë. Venusi, i cili do të kalojë në shenjën e Akrepit ditën e premte, do t'ju ndihmojë ta perceptoni më mirë çdo gjë. Fundjava do të jetë e këndshme dhe do t'i bëni gjërat me diplomaci.

horoskop 9

Shigjetari

Mos u ndieni ju përgjegjës për një moment të mbushur me pasiguri, sepse shkaku për këtë do të jetë Mërkuri, planeti që përfaqëson njerëz dhe situata që s'i keni ju nën kontroll. Yjet në ditët në vazhdim do të sillen në mënyrë të paparashikueshme. Mos u kini shumë besë premtimeve dhe synimeve, të cilat dihet se do të ndryshojnë. Pranojeni fatin tuaj të enjten, atëherë kur Mërkuri do të ndikojë më shumë në shenjën tuaj. Java do të mbyllet në mënyrë interesante.

horoskop 10

Bricjapi

Në ka diçka që s'ju lë të qetë, ajo është ndjenja juaj e përgjegjësisë, një mënyrë të vepruari që kërkon harmoni mes jetës publike dhe asaj private. Për fat të mirë, në ditët në vazhdim, Venusi s'do ta ushtrojë më ndikimin e tij në shenjën tuaj, gjë që ju ka bërë shpesh herë të keni edhe ndjenja faji. Përgatituni që të pajtoheni me këtë situatë dhe me harmoninë e një të tashmeje më të thjeshtë për t'u përjetuar. Nën ndikimin e diellit do të ndiheni të detyruar të kujdeseni për probleme apo realitete që kanë lidhje me të tjerët. Kështu, do të keni sërish rastin të tregoni se jeni të përgjegjshëm.

horoskop 11

Ujori

Vazhdoni të shijoni ndikimin pozitiv të qiellit, i cili jua zbukuron të tashmen tuaj. Energjitë pozitive do t'ju ndihmojnë që ta bëni gjithçka pa problem dhe do të mund të shpreheni me veprime. Ndikimi i diellit do të fillojë të ndihet të enjten bashkë me fillimin e sezonit të vjeshtës. Ky do të jetë një premtim dhe tregues se dashuria dhe raportet tuaja do të shkojnë më mirë. Megjithatë, bëni kujdes të premten, atëherë kur Venusi do të fillojë vendosjen e tij sezonale dhe do t'ju detyrojë të bëni llogaritë me emocionet dhe pakënaqësitë e vogla që ndieni.

horoskop 12

Peshqit

Ndikimi i yjeve po fillon të ndihet dhe ju do të keni nevojë për ndihmë në mënyrë që ta përjetoni më lehtë të tashmen. S'do të mungojnë tensionet me personat që ju ndodhen pranë dhe së shpejti do të mund të shijoni miqësinë e çmuar të Venusit, planetit që është i aftë t'jua bëjë gjërat më të thjeshta. Energjia që ju jep Venusi do t'ju ndihmojë t'i përjetoni më mirë pasiguritë e partnerit, gjë që karakterizon javën tuaj që nga e premtja. Më në fund dikush do të sqarojë idetë dhe qëllimet e veta. Ndërkohë, dielli do të kalojë në shenjën e peshqve duke i bërë të ndihen më të gjallë. Fatmirësisht, diçka po fillon të ndryshojë.

Bild: “Mafia shqiptare” hyn në Kuvendin e landit gjerman

Posted: 19 Sep 2016 10:17 AM PDT

Me kërkesë të gjashtë prej dhjetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të enjten është zhvilluar një takim i veçantë i grupit parlamentar.

Arsyeja: një grup i çuditshëm "biznesmenësh shqiptarë" me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosur, kishte bërë bujë në Parlament.

"Dy javë më parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament" raporton stafi i parlamentit, "duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk do të dëshironit të përballeshit në errësirë".

Burrat me paraqitje të frikshme ishin të udhëhequr nga zv. Shefi ekzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.

Një nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe një këllëf arme raportoi një punonjës i tronditur i administratës së Parlamentit. "Kur ne deshëm t'i kontrollonim, ky grup ishte larguar", tregoi zëdhënësi i parlamentit Mark Ëeber. "Armët janë të ndaluara në Parlament".

Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuan të mësonin ndonjë gjë nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuan asgjë të re. Vetëm pas pyetjeve të vazhdueshëm të "Bild", Bessin dha shpjegime:

Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut. Ju e dini që ne kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona".

Sipas informacioneve të "Bild", shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja.

"Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?", ishte pyetja që ngriti deputetit Franz-Josef Ëiese. "Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare". "Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit", shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.

Edhe shefi ekzekutiv i Partisë, Alexander Gaulandme reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë "unë dua të di se kush ishin këto personazhe", pasi Kalbitz nuk i kishte dhënë asnjë informacion, ashtu siç i kishte fshehur partisë edhe informacionin se ai kishte qenë në të kaluarën pjese e Republikanëve të djathtë, kishte drejtuar "organizatën kulturore" që i përkiste një ish-anëtari të SS dhe kishte punësuar një ish-funksionar të NPD-së.

"Kalbitz e mashtron vazhdimisht grupin", u ankua Steffen Königer, "shumë prej nesh nuk i besojnë!". Vizita e shqiptarëve mbeti pa u sqaruar në këtë mbledhje të veçantë, pasi

Kalbitz mungoi për shkak se ishte "i sëmurë". Ai i shkroi BILD: Nuk ka asgjë për të cilën të mbaj një qëndrim.

Përktheu "Panorama"

Tritolomania në Shqipëri, dosjet e bujshme të mbetura pa autor

Posted: 19 Sep 2016 10:16 AM PDT

Nga Anduena Llabani

Gentjan Bejtaj, një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë në vend, u bë shënjestër e një atentati me eksploziv. Makina e tij tip "Touareg", me targa AA 020 BH, shpërtheu në ecje, por për fat Bejtaj mori vetëm disa dëmtime të lehta.

Bejtaj është një prej dy personave të dyshuar për vjedhjen e makinës tip "BMV", që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt 2013.

Po ndërsa 35-vjeçari nga fshati Larushk është tashmë nën kujdesin e mjekëve dhe policia po heton për të hedhur dritë mbi motivet e atentatit, i akuzuari  tjetër me të, Enver Stafuka, prej kohësh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga persona të veshur me uniformë policie.

Por përtej një ngjarjeje në dukje të zakonshme për realitetin shqiptar, ajo që krijon panik është fakti se sërish në vend rikthehen shpërthimet me eksploziv.

Nuk janë të pakta ngjarjet ku njerëz të rëndësishëm të drejtësisë dhe jo vetëm janë ekzekutuar në mënyrë makabre gjatë shpërthimeve të telekomanduara.

Ekzekutimi me bombë të telekomanduar i gjykatësit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, në mes të Vlorës, pa diskutim mund të renditet në krye të listës së dosjeve që duket se do të mbetet përjetësisht e arkivuar. Ndonëse kanë kaluar pesë vite nga ngjarja e rëndë, autorët e ekzekutimit ndaj gjykatësit të ri në moshë nuk janë zbardhur.

Një tjetër ngjarje e rëndë e mbetur pa autor është ajo e tentativës për të ekzekutuar kreun e burgut të sigurisë së lartë të Fushë- Krujës, Arben Suloj.

Mëngjesin e 19 janarit 2015, autovetura tip "Opel", me targa AA 654 AS, që drejtohej nga Suloj, shpërtheu në dalje të portit të Durrësit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur kreu i burgut të Fushë- Krujës, i cili për muaj me radhë iu nënshtrua një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale.

Pavarësisht hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri tani nuk janë identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit në makinën e zyrtarit të lartë.

Keqbërësit enden të lirë, në një kohë që jeta e tij dhe e familjes rrezikohet.

Sulmeve me tritol nuk u ka shpëtuar as familja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kohë më parë, farmacisë së babait të ministrit iu vendos tritol, nga shpërthimi i të cilit u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Për këtë ngjarje u vunë në pranga mjaft të dyshuar, mes tyre edhe Vladimir Gjuta, emër i njohur për policinë. Hetimet nuk dhanë rezultat dhe tashmë të dyshuarit janë të gjithë të lirë.

Lista e këtyre dosjeve që "dergjen" në prokurori e gjykatë sa vjen e shtohet. Ka pak gjasa që këto krime të zbardhen, pasi shpërthimet me tritol, sikurse shpjegojnë hetuesit, zhdukin çdo gjurmë./Blitz.al/

Mendo dhe pasurohu: 15 këshilla për ata që duan të ngjiten lart

Posted: 19 Sep 2016 09:37 AM PDT

1- Mendimet janë gjëra

Çfarëdo që mendja mund ta konceptojë dhe besojë, njeriu është në gjendje ta bëjë realitet.

2- Dëshira

Nuk ka limite, përveç atyre që ne i vëmë vetes sonë. Edhe varfëria, edhe pasuria, janë pasoja të drejtpërdrejta të mendimeve tona.

3- Besimi

Idetë janë duke u transformuar në pasuri përrallore, kudo përreth nesh. Duke përdorur besimin, mund t'i bashkoheni atij grupi njerëzish me arritje të mëdha.

4- Shqisa e gjashtë

Pjesa krijuese e mendjes krijon hov dhe frymëzim. Mund të forcohet dhe të rritet me kohën.

5- Autosugjestioni

Njeriu është zot i fatit të tij sepse ai ka fuqinë të ndikojë në atë që ai mendon, duke përdorur teknikën e autosugjestionit.

6- Dija e specializuar

Drejtimi dhe orientimi inteligjent i dijes së specializuar, është mënyra më e shpeshtë e krijimit të pasurisë.

7- Truri

Organi ynë është i pabesueshëm, sepse është në gjendje të dërgojë dhe marrë mendime nga të tjerët.

8- Imagjinata

Imagjinata është "vendi i punës", ku të gjithë planet mund të farkëtohen dhe të përgatiten për veprim.

9- Vendim-marrja

Njerëzit e suksesshëm kanë zakonin që të marrin vendimet shpejt dhe t'i ndryshojnë ata ngadalë, nëse ka ndonjëherë nevojë. Njerëzit e suksesshëm e kanë mposhtur zvarritjen.

10- Planifikimi i organizuar

Çdo gjë që është krijuar fillon në formën e dëshirave, të cilat më pas vendosen në "vendin e punës" të imagjinatës, për një organizim dhe planifikim të përshtatshëm.

11- Fuqia e Mendjes së Grupit

Ju automatikisht përftoni zakonet dhe fuqinë e njerëzve me të cilët shoqëroheni. Kontrollojeni këtë duke krijuar një Mendje Grupi, pra njerëz që t'ju ndihmojnë për arritjen e ëndrrave tuaja.

12- Këmbëngulja

Vullneti, dëshira dhe këmbëngulja janë thelbësore për shndërrimin e dëshirave në ekuivalentin monetar.

13- Misteri i shndërrimit seksual

Shndërrimi seksual përfshin transferimin e dëshirës seksuale në një forcë motivuese për arritje financiare.

14- Mendja e pandërgjegjshme

Një rezervuar shumë i madh, ku depozitohen të gjithë impulset apo mendimet që janë marrë përmes pesë shqisave.

15- Gjashtë fantazmat e frikës

Çelësi që hap dyert drejt një jete në bollëk është privilegji i krijimit në mendjen tuaj, të një dëshire të fortë dhe "djegëse" për arritje. Është kënaqësia që vërshon tek të gjithë ata që "pushtojnë" veten e tyre dhe forcën e jetës./Bota.al

Berisha: Skafi me drogë është i nipërve të Valentina Leskaj. Reagon deputetja

Posted: 19 Sep 2016 09:09 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot se skafi i gjetur sot me drogë në Brindisi i përket nipërve të Valentina Leskaj.

Postimi i Berishës

Oficeri dixhital informon:

Skafi me 1 ton drogë i kapur nga autoritetet italiane është i nipërve të "madamë lokomotivës", Leskaj. Me ata është ortak drejtori i kufirit të qarkut të Vlorës!

"I nderuar doktor, jam një oficer policie i Vlorës! Skafi i nisur mbrëmë nga grykëderdhja e Vjosës në urën e Mifolit me 1 ton drogë në drejtim të Italisë është i nipërve të deputetes Valentina Leskaj nga Selenica Robi Llanaj dhe Gëzim Zhupaj nga Selenica. Robi Llanaj në Selenicë ka një sipërfaqe me 10 ha hashash të mbjellë vetëm 2 km larg postës së policisë dhe ka gjithsej 40 punëtorë që punojnë dhe jetojnë në çadra në plantacionin me drogë dhe është një vrasës i njohur për komunitetin dhe policinë. Gëzim Zhupa është drejtori i policisë së kufirit të Vlorës që garanton transportin me gomone të hashashit për në Itali dhe Greqi".

Pas kësaj akuze ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit. Me një njoftim per mediat, Leskaj thotë se nuk ka asnjë nip apo farefis në Selenicë sicc pretendon Berisha.

"Përmes medias on-line u njoha me marrëzinë e fundit të pseudo qytetarit dixhital të Sali Berishës për përfshirjen e "nipërve të Valentina Leskajt" në ngjarjen e fundit të Vlorës.

Në respekt të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë sqaroj se, për sa flitet e shkruhet është një tjetër shpifje e ulët, në dëm të informimit, të vërtetës publike, por edhe të integritetit tim personal e qytetar.

E vërteta është se unë nuk kam asnjë nip në Selenicë e as në Vlorë, madje as një lloj fisi as të parë, as të dytë, as të tretë, as të katërt; në fakt, asnjë lidhje me këto lloj sajesash.

Do i bëja thirrje publike zëdhënësit të kësaj shpifjeje të kërkojë ndjesë publike për përfoljen e padenjë të emrit tim, por edhe për keqpërdorimin dhe dezinformimin e opinionit publik".

Vdekja e dyfishtë në maternitet, Rudina Xhunga: Si i njoh unë dy mjekët e akuzuar

Posted: 19 Sep 2016 08:54 AM PDT

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar përmes një shkrimi për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në maternitetin "Koço Gliozheni" nëna 35-vjeçare dhe foshnja e saj ende e palindur. Xhunga ka rrëfyer se si i njihte dy mjekët të cilët sot akuzohen si shkaktarë të vdekjes së Aidës dhe foshnjës së saj.

Nga Rudina Xhunga

Helidonin e takova në ashensor ditën e parë të shkollës. Po shoqëronte vajzën e vogël, në klasën e parë. E pyeta a është e mirë shkolla 11 janari , ku po e çonte dhe më tha: "Varet nga mësuesi. Vajza ka mësuese të mire".

Këtë kujtova, kur mësova se doktor Helidoni ishte mjeku që kishte pasur turnin, atë natë fatale për Aidën 35 vjeçare dhe foshnjën e saj.

Aida kishte vdekur në duart e tij dhe doktor Dritanit.

Për një rastësi të çuditshme, i njoh të dy mjekët e asaj nate. Dritanin jo më shumë si mjek, sesa si djalë të një familjeje mësuesish, në miqësi dhe të ngjashme me timen, nga ato familje, ku të rrisin duke të mësuar se ke ardhur në jetë për të dhënë, jo vetem për të marrë.

Ndaj nuk arrij ta besoj se Dritani, atë natë u tregua indiferent ndaj një njeriu dhe e la të vdiste.

Siç nuk besoj se Helidoni nuk donte të merrej me gruan e sëmurë dhe e përcolli në një spital tjetër.

Sepse e njoh edhe si mjek. E takoj përditë në pallat dhe ai është gjithmonë duke ikur në spital, për një urgjencë, një turn, një lindje, një punë. Është mjek dhe djalë mjeku, nga ata që janë gjithmonë, atëherë kur i kërkon, pa të bërë të ndihesh në faj që po i zgjon në mes të natës, edhe thjesht për t'i pyetur për ndryshimin e paracatamolit nga ibuprofeni në uljen e temperaturës.

Sot që doktor Helidoni, është në paraburgim, mendova  për ditën kur e takova me vajzën e vogël dhe më tha se shkolla varet nga mësuesi. Sepse në fakt varet nga njeriu. Dhe unë i njoh këta dy njerëz. Këta dy mjekë. Dhe jo si dy kriminelë, dy vrasës , dy të pandërgjegjshëm që lënë pacientet të vdesin nga pakujdesia.

Nuk po zgjedh që mes viktimës dhe mjekut të bëhem me mjekun.

Jo, unë jam me gruan që iku bashkë me të bijën. Atë grua të re, që e rriti dhe e priti 9 muaj, të voglën, të dalë dhe nuk ia dëgjoi dot të qarën e parë. Nuk ia vunë dot në gjoks t'i merrte erë. Të plas zemra, kur mendon për të.

Por nuk dua që në emër të emocionit dhe dhimbjes për një nënë që nuk ia doli dot, duke lënë në këtë botë dy fëmijë jetimë, të çojmë në turrën e druve dy njerëz të tjerë. Dy mjekë që i plasën në burg, para se të fliste ekspertiza ligjore dhe pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë tregoi çfarë ndodhi atë natë.

Mund të kuptosh çdo veprim të familjarëve që ato orë tragjike, s'dinin ç'bënin, se iu ndodhi gjëma. Mund të kuptohet edhe denoncimi i tyre dhe t'i mirëkuptosh e ngushëllosh në çdo fjalë që thonë.

Por drejtësia nuk vendos nën presion lotësh, as presioni publik e debati politik. Dhe nuk bën spektakël me vdekjen.

Ndonëse kjo e qetëson turmën dhe i jep lëndë të parë medies ta drejtojë gishtin te një tjetër kategori e shumësulmuar, mjekët.

Po cilët mjekë godasim? Pse na duken kaq të largët e mizorë, kur jemi vëzhgues dhe kaq të afërt e hyjnorë, kur kthehemi në paciente?! Ku shkojmë, ku përplasemi, ku mjekohemi, ku operohemi, ku shërohemi, kush na rikthen në jetë? Këta mjekë që para se t'u ndjejmë nevojën, i denigrojmë dhe përbaltim. I quajmë apriori, hajdutë dhe vrasës. Pastaj, befas vjen dita jonë dhe janë po ata, që për ne bëhen zoti.

Janë këta mjekë, që nuk krahasohen me askënd për nga rëndësia në jetën tonë, janë ata që ju besojmë veten dhe njerëzit e dashur.

Kam admirim për çdonjërin prej mjekëve që njoh, kam besim dhe respekt. I shoh se vlejnë e meritojnë shumë më shumë nga çfarë marrin. Janë të krahasueshëm me cilindo të ngjashëm të tyre në botë, për nga aftësitë, dijet dhe profesionalizmi. Por shoqëria, sistemi i vlerave, që është kthyer sëprapthi nuk i ka në renditje më.

Kur keni dëgjuar për herë të fundit të nderohet një mjek? Kur keni dëgjuar një njeri të flasë në media dhe të shprehë mirënjohjen ndaj mjekut që e shpëtoi, kur keni dëgjuar të flitet për mjekët përveçse si banditë me këmisha të bardha?

Nuk po flas për reklamën e spitaleve private se ajo është me pagesë. Ata paguajnë që çdo media të flasë mirë për ta. Ndaj anatemohet vetëm publiku. Edhe pse te publiku shkon 70 % e popullsisë. Unë jam një nga këta që i besova jetën time dhe të sime bije Orion Gliozhenit, te materniteti shtetëror, që mban emrin e babait të tij.

Dhe të jem e sinqertë, as më shkoi fare në mendje të lindja në ndonjë spital privat. Sepse mjekët e mirë nuk e lënë kurrë spitalin publik, ata janë patjetër aty, pavarësisht privatit. Ata janë aty, ku është gara, e para që mban gjallë profesionin.

Epo këta janë mjekët dreqi e mori, këta fyejmë në grup. Këta që nuk janë ata, por kanë emra, fytyra, familje, kanë karrierë dhe nder, kanë jetë dhe probleme si çdonjeri prej nesh. Që i lënë jashtë sallave ku operojnë dhe shtrateve ku vizitojnë. Po te tregohej për çdo jetë që kanë shpëtuar, do te dilnin faqe e faqe më shumë se lajmet për jetë që kanë humbur. Veç lajmi i keq është lajm në botën tonë, si gazetarë. Por si pacientë, apo thjesht si njerëz ia vlen ta themi tonën për këta burra e gra të jashtëzakonshëm. Sepse të tillë janë mjekët në Shqipëri. Ata janë superheronjtë e një bote të varfër e meskine, si kjo që kemi ndërtuar, që nxjerr nga goja, të parën më të zezën, që më shumë teshtin se thotë faleminderit, që sheh ëndrra me burg për komshiun.

Provoje njëherë të kujtosh e kujtohesh për mjekun që të shpëtoi, fol për të, trego për të, falenderoje publikisht. Se te fjala nis e gjitha. Te fjala e mirë./Dritare.net/

Atentati në Krujë, i plagosuri vodhi makinën me të cilën u vra komisar Lamaj

Posted: 19 Sep 2016 08:26 AM PDT

makina11Zbardhen detaje rreth atentatit të sotëm në Nikël të Krujës, kur shtetasit Gentjan Bejtja, i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi është lakuar si një nga autorët e vjedhjes së makinës, me të cilën u ekzekutua kryekomisar Dritan Lamaj. Emri i 35 vjeçarit, gjatë hetimeve si personi, që së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit më 24 shkurt 2013.

Pasi u arrestua, Bejtja u shpall i pafajshëm, po në atë vit. Në atë kohë gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që ta ngarkonin atë me faj për akuzën për të cilën u ndalua.

Aktualisht pas atentatit, burime nga grupi i hetimit thonë se dyshohet për një hakmarrje të mundshme, nisur nga e shkuara e vetë personit të lënduar.

Vetë policia konfirmoi zyrtarisht pak me parë, se "G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, drejtuesi i mjetit që iu vu eksploziv ka pasur precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës".

Mblidhet sot kryesia e PS, Kokëdhima: S’më njoftuan. Spiropali: Ja pse nuk e lajmëruam

Posted: 19 Sep 2016 08:09 AM PDT

captureIsh deputeti Koço Kokëdhima nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.

I pyetur për 'News24', Kokëdhima theksoi se: "Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje". Mësohet se Kryesia e PS do të mblidhet në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte.

Ndërkohë, e pyetur nga 'BalkanWeb', zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali theksoi se kjo është një mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari. "Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen", tha Spiropali për 'BalkanWeb'.

Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama. Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", dhe ligji për kamerat e sigurisë.

Rozi Radi hap biznes me emrin e saj

Posted: 19 Sep 2016 07:27 AM PDT

198643_2298322341259_2463201_n-300x450Këngëtarja Rozana Radi duket se do të hap një biznes të ri. U fol para pak kohësh se do të hapte një biznes nusesh, por duket se ajo mbeti ëndërr në sirtar. Ndërkohë pak minuta më parë në profil ka postuar një status në Facebook, ku ka konfirmuar hapjen e biznesit të ri por ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj virtual për të skicuar emrin e saj:

"Miq virtuale të Facebook! Duke qenë që po hap një biznes të vogël i cili do të mbajë emrin tim, do dëshiroja që të gjitha ata që kanë dëshirë të më skicojnë emrin dhe mbiemrin, ose vetëm gërmat R para të emrit dhe mbiemrit për logon e biznesit, mund të mi nisin në privat. Logoja më e bukur do përzgjidhet nga stafi im", shkruan Rozi në Facebook.

INTERVISTA/ Albano Carrisi: Për Shqipërinë më fliste im atë që kur isha 4 vjeç

Posted: 19 Sep 2016 07:19 AM PDT

Intervistoi: Oralda Lahe

Albano Carrisi është një nga këngëtarët e dashur dhe të mirënjohur italian për publikun shqiptar. Artisti ka entuziazmuar publikun shqiptar në një koncert për më shumë se 2 orë, në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e 17 shtatorit, në orën 18 e 30. Një koncert në nder të shenjtërimit në Nënë Terezës ku hyrja ishte e lirë për publikun shqiptar. Gjë e cila lidhet dhe një histori personale, kjo shenjtore është dhe kumbara e vajzës së tij Kristel. Carrisi u shpreh gjatë koncertit se: “Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1989. Sot në këtë sallë është një shqiptar më shumë, pasi kam marrë pasaportën shqiptare”. Njohja e tij me Shqipërinë është shumë e hershme nga i ati i tij Carmelo i cili ka qenë ushtar në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Repertori i tij më i njohur është interpretuar për publikun shqiptar me tyre si: "Liberta", "Felicita", "Angeli" etj. Gjithashtu Carrisit i është dhënë çelësi i qytetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj në shenjë të kontributit në jetën artistike dhe kulturore të vendit tonë. Në një intervistë ekskluzive për Radio Tiranën ai ndau eksperiencën, emocionin dhe detaje.

"Nuk ka asnjë sekret është e qartë si drita e diellit. E kam dashur si një personazh që ka bërë gjithçka, gjëra të pabesueshme e kam takuar në vitet 1986, në Romë. Një rreze dielli që na ndriçonte të dyve një skenar dhe koreografi  e Zotit. Nënë Tereza  ka bekuar dhe vajzën time Kristel e thënë ndryshe mbetet një kumbarë shpirtëtore. Një grua e madhe që ka kaluar këtë pjesë të jetës kushtuar njerëzve, humanëve. Nuk do të rresht kurrë së falenderuari. Ajo u shkëput nga gjiri i Zotit, për t'u rikthyer sipër duke lënë një shenjë të mirë".

14429250_1112017975551798_2113275264_nAlbano Carrisi është një nga emrat mit të muzikës italiane që ka frymëzuar gjenerata me radhë. Është një fat dhe kënaqësi të intervistosh personalitete të mirënjohura  të artit. I nderuar ju keni dhënë për herë të parë koncert në vitin 1989 në Tiranë. Si është të jesh në Shqipëri në vitin 2016-të kur ka kaluar 27 vjet nga koncerti i parë?

Ndryshimi është i pabesueshëm dhe besoj se Tirana  së bashku me Durrësin do të jenë një qytet i vetëm. Ky është ndryshimi që ne e shohim me sytë tanë, do të jetë e gjithë bota për të zbuluar. Më pëlqen ky ndryshim dhe më duket vetja herë si dallëndyshe e herë si bletë që merr nektarin shpirtëtor. Në kërkim të emocioneve që të ndihmojnë të shkruash muzikë dhe këngë.

Ju keni marrë dhe nënshtetësinë shqiptare si është kjo për ju?

Për Shqipërinë më fliste im atë që kur isha  katër, pesë vjeç. Është një gjë shumë e bukur për mua ishte një mit për shumë vite dhe vazhdon të mbetet. Fakti që më dhanë nënshtetësinë shqiptare është e rëndësishme në disa aspekte.

Cila është lidhja juaj me shenjtoren Nënë Tereza? A ka një histori personale apo mbetet thjesht një sekret?

Nuk ka asnjë sekret është e qartë si drita e diellit. E kam dashur si një personazh që ka bërë gjithçka, gjëra të pabesueshme e kam takuar në vitet 1986, në Romë . Një rreze dielli që na ndriçonte të dyve një skenar dhe koreografi  e Zotit. Nënë Tereza  ka bekuar dhe vajzën time Kristel e thënë ndryshe mbetet një kumbarë shpirtëtore. Një grua e madhe që ka kaluar këtë pjesë të jetës kushtuar njerëzve, humanëve. Nuk do të rresht kurrë së falenderuari. Ajo u shkëput nga gjiri i Zotit, për t'u rikthyer sipër duke lënë një shenjë të mirë.

Cili është repertori që ju do të luani në koncertin kushtuar Shën Terezës?

Më mirë të vini dhe t'a dëgjoni vetë repertorin do të jetë suprizë. Publikun e shoh, arrij të  interpretoj mendimet e tyre. Krijohet një lidhje dhe takim i pëlqyer gjithmonë.

Opera është një tjetër pasion i juaji?

Opera është një tjetër pasion i madh dhe e mirëpritur, ajo është nëna e shumë muzikave të tjera është si një ilaç që mund të jetosh. Një muzikë e mirëpritur më bën të ndihem mirë.

A mund të jetohet për muzikën me kalimin e kohëve?

Mund të jetohet dhe duhet të jetë kështu, nëse mendojnë për krijimin e njeriut që në zanafillën e tij dhe ky ilaç është shkruar e rishkruar. Me kalimin e kohës dhe duke ditur që jeton në tokë mbetet e mrekullueshme. Falë Zotit ajo shkruhet dhe rishkruhet disa herë, mbetet një shoqëri e  mirë.

Nëse krahasojmë vitet në cilat ju keni bërë emër në muzikën italiane dhe tashmë me atë aktuale të 2016-ës. Si është muzika italiane në ditët e sotme?

Muzikës italiane i ka mbetur vetëm teksti ajo është anglizuar shumë, për shijen time. Nëse përmendim muzikën rep si mund të jetë italiane. Mund t'a pranosh si një shenjë të kohës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more