Skip to main content

Tirana Observer: “Dalin fotot, Noyzi i plagosur në spitalin e Prishtinës” plus 9 more

Tirana Observer: “Dalin fotot, Noyzi i plagosur në spitalin e Prishtinës” plus 9 more


Dalin fotot, Noyzi i plagosur në spitalin e Prishtinës

Posted: 13 Sep 2016 09:46 AM PDT

I plagosuri nga sherri mes këngëtarëve në Prishtinë sot pasdite është reperi Noyzi.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Express sjell foto të momentit kur këngëtari është transportuar drejt spitalit.

Foto ekskluzive të Noizyt në Spitalin e Prishtinës

Përplasje me armë mes këngëtarëve Noizy dhe Cozman

Posted: 13 Sep 2016 09:36 AM PDT

Përleshja e armatosur mes grupeve rivale të muzikës në Prishtinë, sipas raportimeve të mediave atje, ka lënë disa persona të plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një hoteli në një nga zonat më të frekuentuara të kryqytetit të Kosovës.

Sipas IndeksiOnline në përleshje janë përfshirë këngëtarët Noizy dhe Cozman dhe mbështetësit e tyre.

Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht mësohet se një person është arrestuar për rastin në fjalë.

Geti dhe Marina vijojnë pushimet, ado kthehet bukuroshja në ekranin e Top Channel?

Posted: 13 Sep 2016 08:55 AM PDT

image-27-550x310Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi duket se nuk kanë ndërmend të kthehen nga "parajsa" e tyre e dashurisë. Ka qenë moderatorja seksi ajo që ka postuar në Instagram Stories një foto të re, ku shfaqet krah partnerit të saj. Mesa duket Marina nuk ka ndërmend të kthehet të enjten në programin " Proçesi Sportiv". Në media po flitet se ajo nuk do të jetë më pjesë e këtij programi dhe e Top Channel, por gjithçka mbetet për tu parë.

 

 

Shitblerje votash në Dibër? Ja video e regjistruar nga qytetari

Posted: 13 Sep 2016 08:55 AM PDT

Teksa opozita fajëson fenomenin e blerjes së votës në zgjedhjet në Dibër, një qytetar pretendon se ka regjistruar një rast të tillë në video.

Sipas denoncuesit, në pamjet filmike shfaqet Mexhit Çorollari, përfaqësues i komunitetit egjiptian në Dibër.

Në pamjet e para, ai duket teksa mban një listë emrash në dorë, takohet me persona të ndryshëm përpara qendrës së kulturës së Peshkopisë dhe në një plan të dytë, sipas personit që ka pamjet filmike, ai shihet duke i dhënë para njërit prej tyre.

Regjistrimi, sipas autorit të kësaj videoje, është bërë të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Nuk dihet se për çfarë pagese bëhet fjalë dhe nëse këto para të shpërndara kanë lidhje me ndonjërin nga kandidatët në garë. Mexhit Çorollari është i njohur në komunitetin egjiptian në Dibër, ndërsa një familjar i ngushtë i tij mësohet se është punonjës i Bashkisë.

Burime zyrtare të Partisë demokratike thanë se Mexhit Çorollari është në listën e personave që ajo do të kallëzojë penalisht në Prokurori për blerje të votave për zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Bashkinë e Dibrës.

Tv Klan

Bleona Qereti: Ja e vërteta e borxhit që më kanë Grabocka dhe Vejsiu

Posted: 13 Sep 2016 08:48 AM PDT

Portalet shqiptare kanë shkruar dje për një debat mes këngëtares Bleona Qereti dhe produksionit të "Your Face Sounds Familiar", Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Bleona komentoi mbi disa foto të Rozana Radit, ku përmes tyre i kërkonte produksionit disa lekë që i kishin borxh. Por sot këngëtarja ka sqaruar nëpërmjet një statusi në Facebook, të vërtetën e borxhit:

Ja statusi i saj i plotë:

Nuk i kuptoj " telenovelat turke" qe "THUREN" mbi nje koment timin me mikeshen time te ngushte Rozana Radi. Nese nuk ju kujtohet po ja u kujtoj une!!!! Rozana me ka imituar ne YFSF ku une "kerkoja" 20 million $ per karrieren – dhe duke qene qe dje ishte premiera e shfaqjes , ne vend qe une ta uroja "officiaisht", une me shaka i kam kujtuar frazen "ku jane leket e mia" – qe eshte thjesht nje batute e jona- dhe me qellim vura nje cmim qesharak 2000EU PIKERISHT QE TE MOS KEQKUPTOHEJ!!! Nuk e kuptoj si mund te shkoje njeriu te fleje, dhe te cohet ne mengjes, e te gjeje nje "film" te prodhuar, te montuar dhe te shitur -BRENDA NATE- me njerez qe nuk jane fare pjese, as e komentit, as qe ju eshte permendur emri apo accounti i tyre !!! Per te gjithe ata "qe nuk i zuri gjumi mbreme":

MARREDHENIA IME ME ZONJEN E MADHE VERA GRABOCKA, DHE NE PERGJITHESI ME GRUPIN E PRODUKSIONIT TE "YFSF" NUK KA QENE, NUK ESHTE, DHE NUK KA PER TE QENE NDONJEHERE E TRONDITUR!!!! KJO MARREDHENIE SHKON SHUME HERE ME SHUME PERTEJ " FINANCAVE!!! RESPEKT MAKSIMAL PER TELEVIZIONIN KLAN ME TE CILIN UNE JAM RRITUR DHE PER STAFIN E TIJ!!!

 

 

Skeleti në Selitë, gjenden disa rroba verifikohen 5 persona të humbur

Posted: 13 Sep 2016 08:42 AM PDT

Pas gjetjes së pjesëve të skeletit të një mashkulli në zonën e kodrave të Selitës, policia e kryeqytetit po verifikon pesë raste tyë personave të zhdukur në një hark kohor prej rreth një viti. Po ashtu policia ka gjetur edhe disa rroba që besohet se i përkasin skeletit të gjetur. Deri më tani ende nuk dihet identiteti i personit të cilit i përket trupi.

Një ditë pas gjetjes se pjesëve të skeletit të paidentifikuar në zonën e Kodrave te Selitës, policia e kryeqytetit, ka nisur verifikimin e rasteve mbi persona të humbur rreth njeëvit me parë.

Burimet e policisë thanë për Report Tv, se janë së paku pesë raste që po verifikohen prej tyre. Procesit të hetimti dhe verifikimit tashmë i janë bashkuar edhe një disa ekspertësh mjeko- ligjorë antropologë.

Veç kësaj pjesë të hetimit, ekspertët- kriminalistë kanë administruar disa rroba që mendohet se i përkasin personit të cilit i përkiste skeleti. Kështu sipas burimve të janë gjetur një palë tuta sportive sintetike me ngjyrë blu, një plaë atlete sportive me ngjyrë rozë, rroba të brendshme, si dhe një bluzë me ngjyrë gri.

Të gjitha këto rroba sipas hetuesve, janë administruar nga ekspertët si prova që mund të përdoren nga hetuesit për identifikimin e personti të cilit mendohet se i përket skeleti. Policia paralelisht me këto veprime, po punon edhe për sqarimin e faktit nëse personi ka vdekur natyralisht, apo nga ndonjë traumë e mundshme e shkaktuar me mjete prerëse, të forta, apo armë zjarri.

Kanosi dhe goditi me pistoletë një person, arrestohet 32 vjeçari

Posted: 13 Sep 2016 08:34 AM PDT

Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia për kanosjen me armë të një personi.

Blutë raportojnë se arrestimi i ti u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e "Barrikadave", pas një telefonatë të bërë nga shtetasi I. T, se ndihej i  kërcënuar dhe po kanosnin seriozisht për  jetën.

Patrullat e policisë shkruan menjëhere në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e  shtetasit  të  siperpermendur, të  cilit ju gjet dhe sekuestrua pa leje me një  pistoletë model "Zastava", me fishekë.

Gjithashtu, sipas bluve, u konstatua se ky shtetas e ka goditur ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qyten e pistoletes së sekuestruar.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë per vepren Penale Te "Armembajtje pa leje "dhe "Kanosje ""Plagosje te lehtë".

Le t’i lemë të gëzohen Ramat

Posted: 13 Sep 2016 08:26 AM PDT

Astrit PATOZI

Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kurrësesi më të dobët opozitën dhe aq më pak më të fortë qeverinë. Sepse, me gjithë praninë e pazakontë të politikës atje, ajo nuk mund të ishte Meka e demokratëve apo socialistëve.
Unë e kuptoj nevojën që ka një mazhorancë e sterkonsumuar moralisht dhe politikisht për t’i dhënë vetes zemër në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ndaj edhe nuk cuditem, as me sasinë dhe, as me cilësinë e gjelave, që po krekosen në majë të plehut të Tiranës për fitoren “historike” të Ramave në Peshkopi. E di, gjithashtu, se nesër këto zëra do të shtohen dhe se këtë muzikë do të përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në qarkullim, me shpresën se do ta shpërqëndrojnë për ca kohë vëmendjen nga plagët, që i hapen cdo ditë vendit nga thikat e qeverisë.Por e gjitha kjo ngjan me të sëmurin e pashpresë, që thjesht e mbajnë me serum në sallën e reanimacionit. Sepse fitorja e Dibrës ndoshta mund t’ia bëjë më të sigurt karrigen e ministrit Damian Gjiknurit, më të ndritur perspektivën si udhëheqëse politike Blerina Gjylametit, dhe natyrisht më elokuente dhe më të shkëlqyer orarorinë e Sadri Abazit. Por deri këtu. Mos prisni ndryshim tjetër, as në Peshkopi, dhe as në Kala të Dodës, sepse në Tiranë e gjetkë as që bëhet fjalë. Rezultati Dibrës, edhe pse i thellë, është shumë pak për të mbuluar rrënimin e pandalshëm të një qeverie të brejtur nga korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme, në aleancë të hapur dhe të fshehur 3 vjecare me krimin e organizuar. Buzëqeshja e pafajshme e stampuar në fytyrën e Ramës së vogël, që ditën e shpalljes si kandidat e deri në mesditën e 12 shtatorit, do të harrohet shumë shpejt, në Dibër para së gjithash. Dhe natyrisht që të gjithë do bëhen shumë shpejt esëll dhe do të përleshen nga e para me varfërinë, korrupsionin, padrejtësinë dhe diktatin dhe pushtetin e të fortit, i cili jo domosdoshmërisht është zyrtar i lartë me kravatë. Për shkak të kësaj qeverie, trendi i kohës është droga, e mbjellë në përmasa kolosale kudo në Shqipëri, dhe bosët e saj po marrin për ditë e më shumë rol dhe pushtet të frikshëm në këtë vend. Por natyrisht edhe pse me peshë të vogël specifike, në rrafshin kombëtar, zgjedhjet e Dibrës duhen lexuar me vëmendjen e duhur. Sepse, sipas meje, cdo proces zgjedhor, sado i parëndësishëm qoftë, ka më shumë vlerë edhe se sondazhi më profesional. Nëntë muaj para qershorit të ardshëm jemi ende në kohë për të ndrequr dhe kolauduar shenjestrën tonë në përballjen finale me kundërshtarin politik.
Ajo që duhet të na shqetësojë mbi të gjitha, jo vetëm si politikanë, por edhe si qytetarë, është fakti se Dibra rinxorri në pazar të gjitha sëmundjet më të këqija të zgjedhjeve tona, të cilat në këtë vend po ndjekin fatin e zogjve të korbit. Shitblerja, presioni i qeverisë, përfshirja e policisë, por c’është me e keqja, aleanca gati publike me krimin e organizuar, kanë arritur në një stad të papërfytyrueshëm. Dhe Dibra ishte ilustrim perfekt i kësaj problematike. Unë nuk e them dot se sa ishte cmimi mesatar për blerjen e një vote në Dobrovë apo në Selishtë, por jam shumë i sigurt se ai tashmë është një fenomen masiv, që shoqëron në përmasa tronditëse të gjitha zgjedhjet tona. Dhe pyetja është se cfarë do të bëjmë ne që ta ndalim sadopak vrullin e këtij orteku të pamëshirshëm, që po na kthen në një republikë qeshrake, ku nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por vetëm se si e blen dhe si e vjedh votën.
Eshtë detyrim i Partisë Demokratike, që në kaq pak kohë sa ka mbetur të bëjë gjithcka mundet në funksion të një procesi zgjedhor normal, që nis me ndryshimet e domosdoshme në Kodin Elektoral, dhe mbaron në krijimin e një klime të pranueshme garancish se vullneti i sovranit nuk do të injorohet dhe se vota e shqiptarëve nuk do të deformohet.
Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjithë të përqëndrohet në një qytet apo fshat. Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë.
Por opozita e shkul qeverinë me gjithë cka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.
Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën. Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër përshembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe ta lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t’i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës.

Ky nuk është arsimi që duam

Posted: 13 Sep 2016 08:15 AM PDT

Nga Etleva Bragjeçi

12 vjet më parë, kohë kur do të filloja shkollën e mesme, mu desh të konkuroja mes mijëra nxënësve për të fituar të drejtën e arsimimit në shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Elbasan. (Atë vit ishte ende me konkurs).

Ndryshimet në arsim kishin pak kohë që kishin nisur, por ne ishim brezi i parë ku filluan ndryshimet drastike, çorientuese dhe krejt përjashtuese. Nuk flas këtu vetëm për nxënësit e shkollave të mesme të gjuhëve të huaja, por për të gjithë nxënësit e gjimnazeve, të cilët të vetmin lehtësim në krahasim me ne kishin se nuk u duhej të mësonin tri gjuhë të huaja, por të gjitha ndryshimet e tjera të maturës dhe të konkurimit për universitet i vuajtën në kurriz njëlloj si ne.
Deri në vitin 2004, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja kishte program mësimor ndryshe nga gjimnazet e përgjithshme, pasi u kushtohej më tepër rëndësi gjuhëve të huaja.

Për herë të parë na u trefishua ngarkesa e mësimeve, kurrikulat mësimorë ndryshuan rrënjësisht dhe përveç kësaj duhet të mësonim edhe tri gjuhë të huaja (Anglisht-Gjermanisht-Frëngjisht ose Italisht); Për herë të parë matura jonë bëri 4 provime të detyrueshme Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe Anglisht, si dhe dy me zgjedhje (pa harruar këtu absurdin më të madh që Matematika na u komunikua në vit të katërt që do ta kishim provim të detyrueshëm, ndërkohë që atë vit nuk e zhvillonim më fare si lëndë); Brezi ynë konkuroi për të filluar studimet universitare duke përllogaritur mesataren e katër viteve gjimnaz, rezultatet e provimeve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje plus koeficentin që kishte vetë shkolla. Deri në shkurt të vitit të katër asnjë maturant nuk ishte në dijeni se mesatarja do të luante një rol kyç në përllogaritjen e pikëve për të fituar një degë në universitet dhe asnjë prej nesh deri atë muaj nuk e dinte se cilat lëndë do të zhvillonim me zgjedhje.
E çmund të bëjë një gjimnazist në fund të vitit të katër për të përmirësuar mesataren apo për t'ju përkushtuar më tepër lëndëve që do të jepnim provim?! Përtej gjithë këtyre ndryshimeve çmendurake, ne maturantëve të Shkollave të Mesme të Gjuhëve të Huaja na u bë padrejtësia më e madhe duke na e përllogaritur koeficentin e shkollës 1.00, më të ulët se çdo gjimnaz tjetër, pavarësisht se ne bënim çdo lëndë njëlloj si gjimnazet e përgjitshme plus tri gjuhë të huaja!

Me gjithë tentativën tonë për të ngritur zërin e për të protestuar për këto ndryshime të papritura askush nuk na e vuri veshin. Madje, ishin mësuesit të parët (një pjesë e tyre) dhe drejtuesit e shkollave që na kërcënonin me përjashtim nga shkolla nëse protestonim dhe nuk futeshim në mësim. Ndryshimet, sipas tyre, ishin vendosur nga 'të mëdhenjtë' e as ata e as ne nuk kishim fuqi ti ndryshonim, ndaj ishte e kotë të protestonim. Faktin që nga ato ndryshime varej e ardhmja jonë, nuk donte ta perceptonte askush!
Shtrëguam dhëmbët, ndejtëm me netë të tëra pa gjumë, u sfilitëm dhe në fund vetëm një pjesë e vogël e jona mori atë që deshi, duke fituar degën që kishte si preferencë të parë. Rreth 95% e maturantëve nuk fituan dot degën që preferonin dhe pati me qindra në mos mijëra të tjerë që nuk arritën dot të fitonin një degë për të shkuar në universitet.

"A pati ankesa?", -mund të pyesë ndonjë syresh. Pati aq shumë ankesa aq sa të gjitha na u kthyen me përplasje dyersh nga sekretaret e fakulteteve apo institucioneve të tjera arsimore, pasi deri aty mund të arrije. Më lart nuk bëhej fjalë të të hapte derën dikush e të denjonte të të dëgjonte, e jo më të gjeje të drejtën tënde!
Vazhdimi i studimeve të larta (për mua në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës) përsëri na përballi me ndryshime të sistemit, duke filluar me kurrikulat, kreditet, shtimi i lëndëve. Nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të darkës ishim në fakultet ose nëpër shkallët e fukultetit apo kafeneve duke pritur të vinte ora tjetër, kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe numrit të lartë të lëndëve (11 lëndë për çdo sezon). Nga 90 studentë të gazetarisë, vlen të përmendet se 90% e tyre nuk e kishin preferencë të parë Gazetarinë, por u gjendën aty nga mish-mashi që u krijua me maturën shtetërore.

Konkurimi për të fituar të drejtën për studimet master për brezin tim sërish ishte ndryshe nga vitet e tjera dhe shumë pak ndoqën profilin e masterit që dëshironin. Kriteri kryesor ishte mesatarja mbi 8.5 për master shkencor dhe për disa degë të veçanta mbi 9, kriter të cilin deri në momentin e fundit nuk e dinim. Nëse pyesje sekretaritë e fakulteteve të përgjigjeshin, se as ata nuk e dinin pasi prisnin urdhrin e Ministrisë së Arsimit. Dhe si gjithmonë urdhërat dalin në minutën e fundit, ndërkohë që nuk zbatohen nga të gjithë. Në master Marrëdhënie Ndërkombëtare një pjesë e madhe e studentëve aty ishin me mesatare mbi 9 nga bachelor-i sipas kriterit të kërkuar, por kjo sdo të thoshte që tek-tuk edhe aty gjeje studentë me mesatare 6 apo 7!! Në degët e tjera të masterit shkencor, ku presupozohej të përzgjidheshin studentët më të mirë me mesatare mbi 8.5, shumica e auditoreve ishin me studentë me mesatare 5 apo 6, të cilit ishin futur aty me miqësi, me para apo një Zot e di se me çfarë tjetër!

Në fund të studimeve master një tjetër rregull u shfaq krejt papritur: nuk mundet të merrje diplomën nëse nuk kishe zhvilluar testin e Anglishtes (TOEFL ose TOEIC me nivel mbi mesatar). Unë si ish-nxënëse e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, ku kisha studiuar çdo ditë anglisht për katër vite, diplomën e shkollës së mesme të profilizuar dhe specializuar për Anglisht, i isha nënshtruar provimit të detyruar dhe me zgjedhje të anglishtes dhe, sikur të mos mjaftonte kaq, iu isha nënshtruar edhe provimit shtetëror që zhvillohet nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, për të cilin pajisesh me diplomë.

Rezultoi se asnjë nga ky cikël provimesh e diplomash me nota shumë të mira nuk më njihej nga shteti im dhe sërish duhej ti nënshtrohesha provimit TOEFL. A ka ndonjë që mundet të ma argumentojë këtë çmenduri, ku të studiosh me vite të tëra gjuhën angleze, ta mbrosh me provime të Universitetit Shtetëror dhe në fund të të thonë nuk njihet?! Përveç zhvatjes së parave të mijëra studentëve, a mundet ndokush të më japë ndonjë argument tjetër? Përse vallë nuk bëhet provim i detyruar gjuha Shqipe, pasi më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk dinë ta shkruajnë saktë gjuhën mëmë, por vendoset anglishtja e detyruar? Vetëm me sistemin arsimor shqiptar dhe me shtetin Shqiptar ndodhin të tilla lajthitje, ku qytetarët e këtij vendi nuk dinë gjuhën e tyre dhe janë të detyruar të mbrojnë gjuhën e një shteti tjetër! Ka akoma sot me qindra studentë, të cilët kanë mbaruar ciklin e studimeve master dhe nuk kanë marrë diplomën për shkak të provimit të anglishtes! Sikundër ka me mijëra studentë të tjerë të cilët e kanë marrë diplomën edhe provimin e anglishtes, por nuk dinë asnjë fjalë në anglisht.

Dhashë shembullin tim personal, për të kuptuar e pasqyruar gjithë ciklin 9-vjeçar të studimeve, që nga gjimnazi e deri në përfundim të masterit, ku unë dhe mijëra bashkëmoshatarë të mi jemi përballuar vetëm me ndryshime e eksperimente pafund si të ishim kavie. Nuk flas vetëm për nxënësit e shkollave të mesme të gjuhëve të huaja apo vetëm për studentët e gazetarisë, por për të gjithë nxënësit dhe studentët e brezit tim dhe të atyre që erdhën pas nesh. Këta të fundit madje kanë kaluar edhe më shumë eksperimente sesa ne.

Nuk do ta quaja shqetësuese protestën e studentëve që po zhvillohet këto ditë. Dhe e dini përse? Sepse është e sigurtë që në fund të fazës tjetër të gjithëve do t'ju dalë emri në një nga degët që kanë përzgjedhur. Nga 27 600 aplikues ka 25 mijë kuota të lira thotë Ministria e Arsimit. Duke bërë llogaritjet se një pjesë e studentëve do ikin me studime jashtë shtetit dhe një pjesë do të përfundojnë në universitet private, të gjithë në fund do të kenë një vend në një nga fakultetet në vend. Mund të mos jetë ajo dega që duan dhe një student me prirje në psikologji përfundon për matematikë apo e kundërta: një që ka prirje vetëm për shifra të përfundojë në shkencat sociale. Punë e madhe fort!

E kujt po i bie ndër mend për këtë "detaj kaq të parëndësishëm"?!

Problemi nuk është vetëm matura e këtij viti, por me eksperimentet që po zhvillohen me sistemin arsimor në Shqipëri që prej disa vitesh. Brezi i ri, i cili presupozohet të jetë e ardhmja e këtij vendi, kalon nëpër laboratorë eksperimentalë, duke filluar që nga shkolla fillore e deri në përfundim të ciklit të studimeve universitare. Çdo vit ndryshojnë kurrikulat, çdo vit ndryshon metodika e mësimdhënies, çdo vit ndryshojnë rregullat e maturës, çdo vit pushohen e emërohen mësuese pa asnjë kriter, çdo vit ndryshojnë rregullat dhe kurrikulat nëpër universitete, çdo vit shtohen pedagogë që kërkojnë para në këmbim të marrjes së provimeve. Edhe kur këta të fundit denoncohen, vetëm shkarkohen formalisht për pak muaj e sërish i gjen "në krye të detyrës".

Shtimi i universiteteve private si kërpudhat pas shiut, sidomos 10 vitet e fundit, çoi në një deformim total të sistemit, ku diplomat bliheshin me Euro, me çelësat e makinave apo akoma më keq me pjesët e këmbimit të makinave. Të gjithë këta studentë me diploma të blera në privat apo me provime të blera në shtet pa asnjë meritokraci u lëshuan në tregun e punës dhe sot janë nëpër institucionet publike në role drejtuese, ndërsa ata që e morën diplomën me djersë sot kanë përfunduar nëpër call-center apo fare të papunë.

Mjaft më eksperimentuat me brezin e ri si të ishin fosile të gjendura nën gërmadhat qindra-mijëra vjeçare! Nuk mundet të dalë një brez i edukuar dhe arsimuar mirë, kur me ta vetëm eksperimentohet! Këta breza që po dalin nuk mundet të jenë e ardhmja e denjë e këtij kombi nëse vazhdoni të eksperimentoni pafundësisht me ta, sa herë vjen një parti në pushtet e ikën një tjetër! Jepini fund ç'reformave në arsim! Ky nuk është arsimi që duam!

13 shtatori në historinë e Amerikës shënon ditëlindjen e himnit të flamurit

Posted: 13 Sep 2016 06:47 AM PDT

Nga Albana M. Lifschin

Himni lidhet me një ngjarje të rëndësishme, thyerjen e flotës britanike para Fortesës McHenry (14 shtator 1814) dhe me emrin e Francis Skott Key (Frencis Skat Ki) autor i vargjeve të himnit.

Francis nuk ishte poet, as shkrimtar, por ishte një avokat ri nga Uashington DC. Sado e madhe të kishte qenë fama e tij si avokat, ajo do të qe tretur nëpër kohra dhe askush ndoshta në ditët tona nuk do t'ia dinte emrin, por qenë disa vargje, vetëm disa vargje, që dolën nga shpirti i tij, si nga shpirti i kombit, atë ditë shtatori, që e bënë të pavdekshëm emrin e patriotit Francis Skott Key. Ja si ndodhi:

Ishte 7 shtator 1814, kur Frencis Skott Key arriti flotën britanike në Chesapeake Bay, për të kërkuar lirimin e mikut të tij, Dr. William Beans, i cili qe arrestuar nga anglezët. Frencis mbante me vete një flamur të bardhë. Edhe pse marrëveshja për lirimin e mikut të tij u arrit, anglezët nuk e lanë të largohej, pasi flota britanike do të fillonte sulmin mbi fortesën McHenry. Kështu Frencis u mbajt në një nga anijet nën mbikqyrje, i detyruar të përjetonte sulmin armik mbi fortesë. Admirali anglez qe mburrur se rënia e fortesës dhe pushtimi i qytetit të Baltimorës do të qe çështje orësh.

Në mëngjesin e 13 shtatorit 1814, 16 anije të flotës britanike filluan të qëllojnë me top fortesën McHenry. Bombardimet vazhduan 25 orë rresht nga një largësi prej dy miljesh…

Pasditja erdhi me stuhi shiu. Skenës së luftës iu shtua edhe shkreptima e rrufeve në qiell. Flakët e betejës dhe rrufetë ndriçonin qiellin pa yje të asaj nate. Imagjinoni çfarë ankthi duhet të ketë kaluar Frencis, sa herë flota britanike godiste me top fortesën McHenry. Përgjigjet e mbrojtësve vinin të dobëta.

A do të qëndronte fortesa vallë? Gjithsesi, flota britanike nuk mundi t'u afrohej brigjeve.

Kur nata u thye dhe drita e zbehtë e orëve të para të mëngjesit ra mbi të, Frencis i ktheu sytë me drithërimë nga fortesa. Flamuri ishte ende atje! Një valëvitje e lehtë zbulonte yjet e bardhë. Gjenerali anglez, Robert Ross qe vrarë dhe flota armike po tërhiqej. Me një gufim zemre të paparë, avokati i ri shqiptoi fjalët e para, ashtu siç i dolën nga shpirti, që më pas do të do të bëheshin vargjet origjinale të himnit të flamurit amerikan.

Titulli origjinal i poezisë qe "Mbrojtja e Fortesës McHenry"

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more