Skip to main content

Tirana Observer: “11 divorcet që lanë gjurmë në historinë e Hollivudit” plus 9 more

Tirana Observer: “11 divorcet që lanë gjurmë në historinë e Hollivudit” plus 9 more


11 divorcet që lanë gjurmë në historinë e Hollivudit

Posted: 21 Sep 2016 10:35 AM PDT

Richard Burton dhe Elizabeth Taylor…

Dy superyjet Burton e Taylor janë martuar dy herë. Të njohur ndryshe si "Liz dhe Dick" në letër, ata shpallën celebrimin për herë të parë në Montreal në vitin 1964. Duke luajtur së bashku në 11 filma, çifti e shijoi së tepërmi jetën. Por, ata u ndanë për herë të parë në qershor të vitit 1974, përpara se të rimartoheshin në Bostëana në tetor të vitit 1975. Marrëdhënia e tyre, e cilësuar edhe si "martesa e shekullit" nga mediet, përfundoi sërish me divorc në korrik të vitit 1976.

Tom Cruise dhe…

Cruise rezulton të jetë martuar 3 herë. Së pari me aktoren Mimi Rogers në maj të vitit 1987. Ata u ndanë në shkurt të 1990-s. Aktori dhe bashkëshortja e tij e dytë, Nicole Kidman, të cilët u takuan gjatë xhirimeve të "Days of Thunder", u martuan në prag të Krishtlindjeve në po atë vit. Çifti adoptoi dy fëmijë, përpara se të ndahej në vitin 2001. Cruise nisi të frekuentohej me Katie Holmes në prill të 2005-s, duke e shfaqur dashurinë e tij për aktoren në një mënyrë tepër të famshme, duke u hedhur përpjetë në divanin e shfaqjes "The Oprah Winfrey", muajin pasardhës. Ata u martuan në nëntor të vitit 2006 në Itali, përpara se të divorcoheshin në korrik të 2012-s.

Madonna dhe…

Këngëtarja u martua me Sean Penn në një ditë të shënuar, pikërisht ditëlindjen e saj, në gusht të vitit 1985. Por pas anulimit të martesës në dhjetor të 1987-s, ajo kërkoi divorcin nga aktori në janar të vitit 1989. Madonna u takua më pas me regjisorin Guy Ritchie në nëntor të vitit 1998. Çifti u martua në dhjetor të 2000-shit në kështjellën "Skibo" të Skocisë. Por u ndanë në dhjetor të 2008-s.

Demi Moore dhe…

Në shkurt të vitit 1980, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, aktorja u martua me këngëtarin Freddy Moore, i cili ishte 12 vite më i madh se ajo. Ata u ndanë në gusht të 1985-s. Moore lidhi kurorë për herë të dytë në nëntor të 1987-s me aktorin Bruce Willis, me të cilin ka 3 vajza, përpara se të divorcoheshin në tetor të 2000-shit. Moore u hodh në krahët e Ashton Kutcher, 15 vite më i ri se ajo, në vitin 2003, i cili do të bëhej bashkëshorti i saj i tretë në 2005-n. Por edhe kjo lidhje përfundoi me ndarje në vitin 2013.

Johnny Depp dhe Amber Heard…

Kjo ishte edhe një prej historive më të bujshme "gossip" të showbizzit për vitin 2016. Heard kërkoi divorcin nga aktori vetëm 15 muaj pasi kishin lidhur kurorë bashkë.

Ndërsa një sa për të thyer trendin…

Aktorët Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker janë martuar afro 20 vite më parë… dhe janë ende së bashku, të lumtur thuhet!/TCH

Dhoma e Tregtisë: Të legalizohet kanabisi dhe shtëpitë publike

Posted: 21 Sep 2016 10:07 AM PDT

downloadKreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka hedhur idenë e lejimit të kanabisit për nevoja farmaceutike. Në një deklaratë për mediat, Jaka pohoi se duhet të zbatohet formula, ashtu sikur në vendet europiane, si Hollanda, Italia dhe Greqia. Ai shtoi më tej se duhet të kemi qasje ligjore dhe për prostitucionin.

"Pse mos të zbatojmë edhe ne formulën e Hollandës, Italisë, Greqisë, për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike, siç e lejojnë ligjet europiane. Pse mos të kalojmë edhe tek ligjet e tjera, që është paketë, siç janë qasjet ligjore që liberalizojnë shërbimin e femrës, siç e ka Gjermania dhe Hollanda. Janë gjera normale, të jemi të ndershëm. Njëkohësisht të shprehim elementë sigurie, për turistin, qytetarët, për të parandaluar pasojat efektet dhe pasojat sociale që krijojnë vakumet që lë Legjislacioni shqiptar", tha Jaka.

Jaka gjatë një konference për shtyp për projektligjin e Plehrave, ai u ndal të komentojë edhe ligjin për importin e plehrave, një ligj, i cili shkaktoi debate dhe kundërshti në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, por që në fund mori votat e nevojshme për kalimin në seancë plenare.

Kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh se klasa politike duhet ta votojë unanimisht këtë ligj, sepse i shërben ekonomisë së vendit. "Ky ligj nuk sjell mbetje, nuk sjell ndotje, por është një ligj që sjell lëndën e parë për ricikluesit shqiptar. Shpëton industrinë e riciklimit. Duhet të mirëkuptohet edhe nga ambientalistët, politika, dhe të gjithë ata që janë skeptikë dhe ata që mendojnë se ky ligj sjell ndotje.", përfundoi kreu i Dhomës së Tregtisë.

Ja si e uron Ami Ermalin për programin e ri

Posted: 21 Sep 2016 09:50 AM PDT

Moderatori Ermal Mamaqi pritet të nisë së të në Tv Klan, programin e tij të ri "Xing me Ermalin". Në një studio krejtësisht të re dhe gjigande Mamaqi, do të vijë çdo të shtunë në orën 21:00 në shtëpitë tuaja me humorin dhe batutat e tij. Mirëpo këtë sukses të radhës së humoristit të njohur nuk mund të mos e komentonte edhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska. 'E sigurt për suksesin tënd që njeh vetëm rritje i shtrenjti im", shkruan Ami në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale.

Sokol Balla: Pse hyri në garë ish-bankieri Spahiu dhe problemet që do i hapë Ilir Metës

Posted: 21 Sep 2016 09:27 AM PDT

Pacific Rim

Nga Sokol Balla

Rim Spahiu është një ish-bankier dhe i njeh mirë politikat e riskut. Ai e di shumë mirë sa mundësi ka, që të fitojë përballë Ilir Metës. Ndërkohë të gjithë ne e dimë, përfshirë edhe atë vetë, se çfarë do të thotë t'i dalësh përballë Liderit pa leje. Deri tani e kanë bërë pak veta. Shumica me leje. Por Rim Spahiu nuk është Dritan Prifti. Dhe as Luan Rama.

Rimi është njeri paqësor (pacific Rim), por ama ashtu si tek filmi i Hollivudit, me të njëjtin emër por me përmbajtje tjetër (Pacific Rim), ai është në fakt shëmbëlltyra ekselente e situatës mes dy partive të koalicionit dhe e monstrave që fshihen nën ujë, por pa fshehur dot konfliktin mes tyre. Ai është me prindër socialistë (ndonjëherë e shohin vëngër për këtë), por në LSI kjo nuk ka si të jetë mëkat, sa kohë edhe Meta dikur vetë, ishte një socialist i thekur. E megjithatë, kur foli kundër reformës në drejtësi, segmentit të misionit të huaj monitorues, e pa veten të përzënë në çast. Atë ditë e pashë të hutuar dhe të zemëruar. Nuk kishte thënë asgjë më shumë sesa krerët e tij parlamentarë, ministrat e partisë së tij dhe deri diku edhe vetë Meta. Sesa diskutonte edhe partia e tij, e cila çdo ditë që kalon e sheh veten gjithnjë e më në luftë të heshtur me PS.

Por LSI, perceptohet sot jo si parti, por si garnizon ushtarak, që duhet t'i bindet humorit të Liderit, i cili sa herë paqtohet me Liderin tjetër Maksimus, kërkon që e gjithë partia, përfshirë dhe Rimin, të mendojnë njëlloj me të.

Meta është pa diskutim sundues autoritar i partisë së tij. Shezai Rrokaj për shembull mund t'i kishte kursyer vetes frazën "Unë fitoj të gjitha betejat ku futem", pasi ndonjëherë jeta e shkëlqyer akademike nuk është komardare për spektakle humori politik. Rimi nuk ka thënë se do të fitojë. Ai thotë se do ngrejë Platformën e Pakënaqësisë ndaj Qeverisjes. Dhe Meta e di, se këto pakënaqësi, mund të shtohen një ditë, nëse perceptimi se ushtarët duhet të "vdesin" për lavdinë e liderit, zë rrënjë edhe brenda partisë së tij. Ilir Meta e di, se një ditë këto pakënaqësi, që ai herë i stimulon, e herë i shuan me forcën e Unit, mund të dalin jashtë kontrollit. Dhe se në situata të turbullta e të paqarta, lideri udhëheq me shembullin e tij dhe jo me forcë.

Sigurisht në një vështrim të parë skema duket e thjeshtë, bile edhe infantile: të sajosh një garë dyfish falso: një për kreun e LSI dhe tjetra për të ngritur një kartë sasiore dhe cilësore pakënaqësie e për t'ja tundur Edi Ramës e marrë më shumë në negociatat për një marrëveshje të re për 2017, të cilën Meta në Top Story e paralajmëroi: jo si të pamundur, por si të vështirë.

Por ndërsa nga e djathta po fillojnë të dalin zërat e para se Basha për të patur LSI me vete, është gati t'i lërë atij edhe postin e kryeministrit, deklarata e Metës po atë të enjte se në fushatë do futet si kryetar i LSI, është sinjali më i fortë deri tani, se përballë ofertës së Ramës për ta bërë president, kjo e Selisë Blu duket më intriguese. Dhe nëse PS nuk i përgjigjet realitetit të ri,  dhe do të kërkojë të heqë vetullat me Idrizin, ajo do nxjerrë sytë, përballë Inatit të Lëvizjes, që tashmë nuk është vetëm e Skraparllinjve, por ama vazhdon të mbetet streha e të Inatosurve me të majtën.

Inat i cili tashmë në LSI, ka një përfaqësues zyrtar. Jo Ilir Metën dhe ambicien e tij për President apo Kryeministër. As një Dritan Prift jashtë kontrollit, por Rim Spahiun, të besueshmin, dibranin e mërzitur, çunin e mirë e të papërlyer, njeriun e bazës dhe të terrenit, "socialistin" DOC, paqësorin.

Pacific Rim.

Spahiu nuk është presioni i shtuar ndaj Ramës, sesa lëshimi që Meta i bën LSI. Një mea culpa spektakolare ndaj Partisë që identifikohet jo si parti, por si ushtri e ambicieve të tij publike për majën e pushtetit. Dhe padyshim alibia e tij më e mirë nesër, kur të marrë vendimin e "vështirë" e të zgjedhë mes kryeministrit dhe presidentit. /Marrë nga Javaneës.al

Ky është fshati i vetëm në Shqipëri që nuk është vizituar kurrë nga politikanët

Posted: 21 Sep 2016 09:18 AM PDT

Një njoftim shumë i çuditshëm ka mbërritur në redaksinë e infoelbasani.al. Një banor, që nuk dëshiron të identifikohet, shkruan se emri që mban fshati po u sjell mjaft tersllëk.

Fshati quhet QINAM që, sipas gjuhëtarëve dhe historianëve, e mban këtë nofkë pasi të parët ishin me namë në ritin njerëzor. Që nga ajo kohë fshati nuk ka parë më hajër…

"Më në fund ne e kemi kuptuar se përse nuk vijnë në fshatin tonë. Fajin e ka emri. Asnjë politikan nuk shkel tek ne. Sepse emri i tij tingëllon keq në lajme "qinamasit kërkuan", "qinamasit thanë", "qinamasit duan", "qinamasit bëjnë", "qinamasit kanë dëshirë", "qinamasit votuan". Jemi në hall të madh e nuk dimë çfarë të bëjmë. Po ju drejtohemi edhe ju: A mund të ndryshojë emri i fshatit se ne kemi gjetur pikën e belasë? Shumë prej banorëve po e braktisín fshatin. Në fakt iu pëlqen të krenohen me domethënien, por çfarë ta duan. Ne nuk kemi as rrugë, as ujë, kujdes shëndetësor. Shkurt ne jemi kot. Të na rrojë nami…"

Dhe kjo duket se është mjaft e vërtetë. Rrallë kemi dëgjuar kronika për fshatra shqiptarë si Qelbës, Paulesh, Rrenas, Hundëkuq, Symizë, Kryevidh, Xhylekar etj. Infoelbasani.al

Artan Hoxha thirret në Prokurori: S’u dhashë kodet, telefonat s’janë hapur

Posted: 21 Sep 2016 09:09 AM PDT

Gazetari investigativ i "News24", Artan Hoxha nuk ka mundur t'i marrë telefonat që i sekuestroi Prokuroria e Krimeve të Rënda të enjten e kaluar, pas deklaratave të tij se piloti italian Guido Andrea Guidi kishte pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm, për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash.

Gazetari Hoxha u paraqit mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pati një bisedë informuese me prokurorin e çështjes, me të cilin foli për rrethanat e hetimit. Hoxha bëri të ditur se prokurori e kishte njoftuar se telefonat do të qëndronin në prokurori, pasi nuk janë ç'koduar ende. Mësohet se prokurori i kërkoi bashkëpunim gazetarit për kodet e sigurisë së telefonave, por ai pranoi.

"Telefonat e mi nuk janë hapur deri tani. Mu kërkua që të bashkëpunoja me kodet e sigurisë. Nuk dorëzova kodet, telefonat nuk u hapën. Nëse nuk pranoj të dorëzoj kodet, telefonat do i hapin vetë. Burimet e informacionit nuk duhet të preken. Telefonat do jepen kur të marrë vendim grupi hetimor."- deklaroi Hoxha.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në "Studion e Hapur" të Eni Vasilit gazetari Hoxha tha se institucionet shqiptare nuk po bashkëpunojnë lidhur me hetimet për avionin në Ishëm, madje sipas tij, janë përfshirë në një lojë politike.

"Unë me ata telefona kam folur me të gjitha palët atë ditë për të krijuar një panoramë se çfarë po ndodhte me atë ngjarje. Më bëhet qejfi nëse i kanë marrë materialet sepse do kenë plot materiale interesante. Kjo është puna e tyre, jo puna ime. Uroj që ky veprim që kanë bërë të ketë shërbyer që ata të zbardhin një hetim të cilin e kanë nisur me vrull. Ka një gjë që nuk shkon në këtë histori, institucionet tona nuk bashkëpunojnë, madje janë përfshirë në një lojë politike. Të shkosh tek gazetarët për të arritur një qëllim politik, kjo nuk shkon", deklaroi Hoxha. /Balkanweb/

 

Basha kritika deputetëve: Largimi nga Kuvendi jo i drejtë

Posted: 21 Sep 2016 08:52 AM PDT

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit parlamentar. Burime brenda grupit bëjnë të ditur se kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se largimi i opozitës nga Kuvendi të enjten e kaluar nuk është i drejtë,

"Largimi i opozitës nga Kuvendit të enjten jo i drejtë. Duhet përballje, një grup një qëndrim", mësohet t'i ketë thënë Basha deputetëve.

Në mbledhjen e grupit është folur edhe për reformën në drejtësi, ku Basha është shprehur se shumica ka prishur konsensusin dhe kërkon të kapë drejtësinë.

Basha ka deklaruar para deputetëve se duhet mbyllur punë e grupeve hetimore në kuvend. Finalizimi punës së komisionit hetimor për serverin e tatimeve dhe për emërimet në administrata

Rrahja e biznesmenit libanez u porosit nga ndërtues në fushën e turizmit

Posted: 21 Sep 2016 08:50 AM PDT

Policia e Durrësit ka zgjeruar rrethin e të dyshuarve për rrahjen e libanezit Faadi Mitrit. Dyshohet se të implikuar në ngjarje janë edhe ndërtues.

11 të dyshuar si porositës të kërcënimit me jetë ndaj libanezit që la Shqipërinë.

Mes tyre edhe ndërtues në fushën e turizmit, por asnjë procedim penal.

Lista me emra konkretë është përpiluar nga grupi i hetimit në Durrës, për dhunën nga Faddi Mitrit, biznesmenit qe do te investonte 450 milion dollarë në Gjirin e Lalzit.

Lajmi mësohet nga burime te besueshme te antikrimit ne qytetin bregdetar. Identifikimi i tre personave si autorë të dyshuar dhe arrestimi i njërit prej tyre,  nuk ka mbyllur hetimet, por po kërkohen të tjerë persona të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Dyshohet se ajo është porositu dhe paguar, thanë burimet për abcneës.

Ndërkohë që në dy komisariate, Shijak dhe në Durrës vazhdojnë të shoqërohen persona për t'u marrë ne pyetje. Janë kryesisht banorë të Sukthit dhe të Katundit te Ri.

Nga dëshmitë e tyre janë ngritur dyshime, që porositësit e rrahjes së biznesmenit mund të jenë biznesmenë të tjerë të cilët pretendojnë pronësi toke në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse edhe për shkak të konkurrencës së ndërtimeve të resorteve në këtë zonë.

Disa persona pjesë e listës së të dyshuarve sipas grupit hetimor, janë marrë në pyetje, për t'u lënë më pas të lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator. Faadi Mitri u dhunua në rrugën e Rinasit, ndërsa po udhëtonte me familjarët e tij. Aktualisht ne burg për ngjarjen është Skënder Kraja, në kërkim Landi Muharremi, Arben Merkuri. Kurse Mitri bashkë me firmën e tij u largua nga Shqipëri pasditen e martë./Abc News

Tatimet do publikojnë “listën e zezë” për bizneset e parregullta me kasën fiskale

Posted: 21 Sep 2016 08:36 AM PDT

Ndryshimet e fundit në ligjin për procedurat tatimore parashikojnë që të publikojnë në faqen e internetit të tatimeve, emrin dhe NIPT-et e bizneseve që nuk vendosin kasë apo nuk janë të rregullt me përdorimin e saj.

Deri tani, tatimet publikonin emrat e subjekteve dhe NIPT, që ishin debitorë ndaj tatimeve, që ishin në procedurë falimenti. Tashmë "lista e zezë" do të botohet dhe për subjektet që kryejnë shkelje të tilla si mosvënia në punë, apo mosdhënie e përsëritur e kuponit.

Ndryshimet ligjore parashikojnë se nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 15 ditë kalendarike. Nëse tatimpaguesi brenda këtij afati, nuk instalon pajisjen fiskale në vendin ku është konstatuar shkelja, masa e bllokimit shtyhet deri në instalimin e pajisjes fiskale. Në rastin kur situata nuk është rregulluar brenda 15 ditëve, tatimpaguesit i publikohet emri, nipti dhe emri i përfaqësuesit të biznesit,  në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Lista e zezë do të publikohet dhe nëse një subjekt e bën rrugë të mos i japë kupon klientit. Sipas ndryshimeve ligjore, për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të para, përveç aplikimit të dënimit me gjobë 50 mijë lekë (dhe rivlerësim për subjektet e TVSH-së), moslëshimi do konsiderohet evazion tatimor. Gjithashtu publikohet emri tatimpaguesit, NIPT-i dhe emri i përfaqësuesit të biznesit në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve./Monitor

Hashashi! Amin/Amen

Posted: 21 Sep 2016 08:09 AM PDT

Nga Lutfi Dervishi

Tek borgjezi fisnik i Molierit, personazhi kryesor është shumë i kënaqur. I kënaqur sepse ka mësuar se ç'është proza!

– Oh proza, proza?! Po unë prozë kam folur gjithë jetën!

Sot në vend të fjalës prozë mund të vendosim lehtësisht fjalën mariuanë!

Nëse deri dje, ndokush kishte kureshtje se ç'është mariuana, sot nuk besoj se ka më. E gjen kudo në Shqipëri, me përjashtim të Lazaratit! Në kodra dhe fusha, në male dhe në sera, pranë aeroportit dhe në alpe, në vazo dhe tashmë e sheh edhe në ekranin e televizorit.

Hashashi po kthehet në lulen kombëtare të Shqipërisë dhe në arritjen më të madhe të qeverisë! Me këtë ritëm, pritet kur të vijë propozimi që në vend të shqiponjës dy krenare në flamur të vendosim një gjethe mariuane. ( Shqiponja për herë të fundit është parë në këto troje në ish stadiumin. Qemal Stafa në Tiranë, në nje ndeshje futbolli që dyshohet se ka qenë e pa trukuar), ndërsa mariuanën po e shoh edhe tani që po kqyr në ekranin e televizionit që kam përpara.) Po të ishte gjallë Faik Konica do të thoshte: hashash t'u shoftë fara/ngado shkoj më del përpara!

Drapërinjtë dhe kosat bëjnë punë vetëm për kronika televizive dhe postime në facebook. Duhen autokombanja për të korrur prodhimin e mbarë! Raportimet zyrtare flasin për miliona rrënjë të korrura dhe në brigjet italiane janë dhjetëra tonelata hashash të sekuestruara.

Sasi  të tillë, prodhimi Shqipëria nuk ka raportuar as në vitin e largët, 40 vite më parë, më 1976, kur i kumtoi botës realizimin e bukës në vend!

Po t'i besosh raportimeve zyrtare plantacionet me hashash janë mbjellur kryesisht në toka pa pronar! Nëse kjo është e vërtetë atëherë e zgjidhëm problemin me kompensimin e ish pronarëve. Sikur të ishte e vërtetë!

"Në fillim situata ishte serioze, por jo e pa shpresë. Tani është e pashpresë, por jo serioze". Dhe për ta mbajtur të lartë nivelin e budallallepjes kolektive, vijnë në ndihmë edhe deklarata nga ministra e deputetë të shumicës të tipit: "po luftojmë pa dallim", "ky problem ka qenë edhe më parë", "është rritur fuqia goditëse" "edhe vende të tjera ndeshen me këto probleme" dhe qershia mbi tortë është kumti: "lexoni raportet e ndërkombëtarëve". Seriozisht?!

Pas nuk mbeten as numrat me numrat : "po luftojmë në 97.48% të territorit dhe krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit kaluar ka një rënie me 0.38%!…

Kjo nuk është e gjitha: mund të kemi probleme edhe me kompaninë që ka në konçesion aeroportin e Rinasit! Tani është vërtetuar se fluturim me avion bëhen edhe nga pista të tjera në Shqipëri! Asgjë nuk çudit më askënd! Edhe sikur të zbulohet nëndetëse, përgjigja do të jetë: i kemi mbyllur të gjitha shtigjet nga toka dhe ajri dhe trafikantët kanë zgjedhur detin!

Nëse ushtari mirë Shvejk do të dëgjonte këtë kor do të përsëriste: O Zot, mirë që janë çmendur, po pse të gjithë në një ditë?!

Si një vend i krijuar 103 vjet më parë nga një konferencë ambasadorësh, ambasadorët nuk janë thjesht ambasadorë. Por për hashashin snuk. U ngjajnë pak astrologëve të Kostandinopojës, që kur digjej Kostandinopoja, ata vijonin të qetë punën e tyre duke vëzhguar yjet. Dhe në një vend ku njerëzit jo vetëm shohin ëndrra ditën për diell, por edhe prrallisin në diell, heshtja e ambasadorëve i lë vend legjendave urbane: e kanë toleruar vetë, ka një marrëveshje mes të mëdhenjëve", "nuk ka mënyrë tjetër për të ndihmuar Shqipërinë në këto kohë krize" etj etj. Dhe kur ambasadorët flasin edhe për motin, edhe për ndalimin e duhanit, por nuk nxjerrin zë për hashashin,njerëzit jo vetëm besojnë, por nisin dhe predikojnë dhe më tej stigmatizojnë ata që nuk janë përfshirë në këtë zeje të krimit!

. 'Nuk ka vdekur njeri nga hashashi', "lërini njerëzit të bëjnë ca para", "kështu është bërë gjithë bota", "kur nuk flasin të mëdhenjtë ç'punë ke ti…"

Në një vend ku e sotmja, e tashmja, momenti, merr përparësi ndaj së nesërmes, së ardhmes, perspektivës, të flasësh për dëmet e hashashit rrezikon t'i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det!

Por… askush nuk mund të thotë se transporti i tonelatave me hashash, miliona rrënjë të mbjellura, avionë që ngrihen dhe bien në pista të vjetra e të reja, u bëkan pa dijeni të policisë! Mund ta thonë. Vend i lirë jemi, madje shumë i lirë, por të mos presin ta besojë kush.  Policit që  nuk i shpëton as kotelja në rrugë, si i shpëtokan tonelata hashashi dhe pista avionësh?!

Në revistën monitor është botuar një artikull shumë i mirë për efektin negativ në ekonomi të hashashit! (Lexo …http://www.monitor.al/ ekonomia-shkaterruese-e- hashashit-2/)

Politikisht cikli është i qartë: hashash- para dhe me paratë futja në politikë! Ky Kuvend i kriminalizuar që kemi do të na duket si qershiat e Nastradinit, jo dhe aq i lagur, kur ta krahasojmë me atë që do të kemi!

Sot është vonë! Sot jemi dëshmitarë! Nesër nuk mbetet gjë tjetër veçse të bëhemi besimtar dhe të besojmë në mrekulli!

Të besojmë se në vendin që u ndalua me ligj pirja e duhanit në publik, do të ndalohet edhe kultivimi hashashit.

Ku vemi?

Dhe Shvejku do e kishte edhe për këtë rast përgjigjen: në BE ne po vemi/kush s'beson borxh s'ia kemi!

Me punën tonë dhe me ndihmën e pa kursyer të ndërkombëtarëve! Amin/Amen/

SYRI.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more