Skip to main content

“Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale” plus 9 more Ekonomia Online

“Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale” plus 9 more Ekonomia Online


Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale

Posted: 22 Sep 2016 10:21 AM PDT

Kolegji Universum, nga seria e debateve të fokusuara, mbajti sesionin të veçantë për qeverisjen lokale. Ky debat në një format të diskutimit analitik trajtoi fushat dhe dimensionet kryesore ku shtrihet dhe operon qeverisja lokale.

Debati nisi me analizimin e aspekteve të përgjithshme siç janë sistemi zgjedhor dhe qeverisës, raportet në mes nivelit qendror dhe atij lokal, financat e pushtetit lokal, legjislacioni dhe politikat e deri tek ato të veçanta që ndërlidhen me kapacitetet operacionale, teknike dhe funksionale të komunave për ofrim të shërbimeve.

Në fjalën e tij, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), theks të veçantë në diskutim u vendosi paqartësive ligjore, procedurale dhe funksionale në mes nivele të qeverisjes, që për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve.

“Si pasoj e kësaj komplikueshmërie, komunat nuk po arrijnë të hartojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, nëse trajtojmë fushat dhe sektorëve funksional në komuna, nëpërmes disa fakteve të shpejta mund të shihet se qeverisja lokale ende vazhdon të funksionoi në paqartësi të plotë, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.

Krejt në fund z. Tahiri shprehi domosdoshmërinë që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit. Ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale. Në të kundërtën entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë në errësirë, duke çuar në konfuzion, duke paralizuar, iniciativat, dobësuar shërbimet dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënie nga të dy nivelet e qeverisjes.

Panelistë të tjerë në debat ishin Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovë; Faik Grainca, përfaqësues i Komunës së Ferizajt, përfaqësues nga Asambleja Komunale e Ferizajt, profesorë dhe studentë nga Kolegji Universum, media dhe shoqëria civile.

The post Tahiri: Niveli qendror po paralizon iniciativat komunale appeared first on Ekonomia Online.

Si t’i përshtateni kulturës së kompanisë suaj?

Posted: 22 Sep 2016 10:00 AM PDT

Një ndër arsyet kryesore për shkallën e lartë të dështimit të shefave të rinj – më shumë se gjysma nuk arrijnë të kalojnë 4 vjet – është vështirësia në përshtatjen organizative të kompanisë.

Aftësitë mund të të çojnë deri në një farë pike nëqoftëse nuk jeni përshtatur me kulturën e kompanisë suaj.

1. Përpiquni të njihni më mirë veten tuaj. Vlerësimet e sjelljes dhe ato psikologjike mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni tendencën tuaj natyrore dhe preferencat në një ambient profesional.

2. Mundohuni të kuptoni më mirë kulturën e kompanisë. Pyesni ish-punonjësit, shitësit, konsulentët dhe të tjerë që kanë lidhje me organizatën, për një pasqyrim më të qartë mbi kulturën e organizimit te kompanisë.

The post Si t’i përshtateni kulturës së kompanisë suaj? appeared first on Ekonomia Online.

I bashkon “Robin Hoodi”

Posted: 22 Sep 2016 09:31 AM PDT

Shumë emra të njohur të muzikës botërore do të bëhen bashkë për të kënduar në mbështetje të fondacionit "Robin Hood". Këngëtarë si Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Common do të performojnë në qendrën "Barclays Brooklyn" më 15 tetor.

Tashmë kjo është zyrtare. Pasi thashethemet filluan të përhapeshin për një koncert bamirësie që do të bënte bashkë kaq shumë emra të muzikës, TIDAL ka njoftuar se do të organizohet festivali i dytë filantropik lidhur me organizatën e "Robin Hood" në New York.

Përveç emrave të sipërpërmendur, pjesë e artistëve që do të marrin pjesë janë edhe Robin Thicke, Emeli Sandé, Prince Royce, DNCE, Blood Orange, Salva, Cipha Sounds, Ross One, Angie Martinez, Bebe Rexha, Mark E. Bassy, Kevin Garrett, Danielle Bradbery, Sir the Baptist dhe Levi Carter.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është pjesë e këtij kasti këngëtarësh dhe do të performojë krah emrave më të njohur të muzikës botërore. Kjo mund të quhet një arritje e madhe në karrierën e saj.

Të gjithë këta emra i bën bashkë një kauzë e mirë. Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për fondacionin "Robin Hood" për të ndihmuar në luftën e tij kundër varfërisë si dhe për strukturat arsimore jofitimprurëse në New York

The post I bashkon “Robin Hoodi” appeared first on Ekonomia Online.

Gazetari i CNN-it nokautohet derisa po raportonte live (Video)

Posted: 22 Sep 2016 09:24 AM PDT

Gazetari i CNN, është nokautuar nga një protestues derisa po raportonte live për protestën e organizuar kundër vrasjes së burrit me ngjyrë Keith Lamont Scott në Charlotte të North Carolina.

Ed Lavandera ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Charlotte, vend ky që është shndërruar në arenë dhune pas protestave të dhunshme.

Lavandera ishte duke folur para kamerës, kur një protestues i zemëruar që po kalonte pranë tij e godet me krah pa kurrfarë paralajmërimi, duke e përplasur për tokë.

The post Gazetari i CNN-it nokautohet derisa po raportonte live (Video) appeared first on Ekonomia Online.

AKP miratoi shitjen e 17 banesave, nuk do ta mbikëqyrë më “Onixin”

Posted: 22 Sep 2016 09:04 AM PDT

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e Petrit Gashit.

Mes tjerash, bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në “Trepçë”. Në këtë mbledhje Bordi miratoi amandamentimin e Politikave Operative të Agjencisë si dhe akteve nënligjore lidhur me procesin e shitjes që do t'i paraprijnë shitjes së aseteve dhe valëve të privatizimit. Bordi miratoi edhe raportin e Komisionit për Shitje të Banesave të NSH-ve me ç'rast aprovoi shitjen e 17 banesave.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi raportin e auditorit te jashtëm dhe raportet e monitorimit të përmbushjes se kushtit për mbajtjen e aktivitetit te ndërmarrjes për 3 vite nga data e privatizimit. Duke konsideruar se blerësi ka përmbushur kushtet e kontraktuara, Bordi mori vendim për lirimin nga mbikëqyrja e mëtutjeshme kontraktuale Ndërmarrjen e Re "Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix".

Bordi miratoi edhe raportet e shpërndarjes së pagesave për kreditorët e nëntë (9) ndërmarrjeve shoqërore si në vijim: NSH Mustafe Goga, NSH Letnica, NSH Qendresa, NSH Elast, NSH Deçani, NSH Banjat e Pejës, NSH Ferma e Derrave, NSH Ndërtimtaria dhe NSH Tregtia e Kosovës.

Si rrjedhojë e vendimit për largim të uzurpatorëve në përputhje me Udhëzuesin për Trajtim të Aseteve të Uzurpuara, si dhe në përputhje me nenin 11.4 dhe 16.1.2 të Ligjit të AKP-së 04/L-034 Bordi miratoi raportet e vlerësimit të çmimeve të qirasë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale më AKP-në për 10 asete që kanë qenë të uzurpuara.

akp2 - Copy

The post AKP miratoi shitjen e 17 banesave, nuk do ta mbikëqyrë më “Onixin” appeared first on Ekonomia Online.

Holanda ndihmon ngritjen e serrave në burgun e Lipjanit

Posted: 22 Sep 2016 08:57 AM PDT

Në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkatësisht stafi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, sot u mbajt ceremonia e përurimit të serës për kultivimin e perimeve.

Në këtë organizim ka marrë pjesë ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, e shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, dhe drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Heset Loku.

Sera e përuruar në këtë Qendër Korrektuese përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencia e Kujdesit Holandez i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit. Ky projekt është zhvilluar kryesisht me angazhimin e të miturve nga kjo Qendër, synimi i së cilës është që të angazhon të rinjtë në aktivitetet të ndryshme me qëllim të ri-integrimit dhe risocializim më të shpejtë dhe të suksesshëm.

Me këtë rast, ambasadorja Willems u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që ky institucion ka me Komitetin e Helsinkit dhe Ambasadën e Holandës në Kosovë duke theksuar se Holanda përmes projekteve të saj në Kosovë synon që të përmirësojë ambientin, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e kushteve me qëllim të ngritjes së standardeve në mënyrë që Kosova të jetë vend shembull në rajon.

Ambasadorja Willems duke folur për rëndësinë e këtij projekti, theksoi se Mbretëria e Holandës mbetet e përkushtuar në thellim të bashkëpunimit dhe ofrimin e asistencës në fushën e sundimit të ligjit e cila mbetet prioritet. Ajo theksoi se çdo aktivitet i organizuar me qëllim të ri-integrimit dhe risocializimit të të miturve të kësaj qendre mbetet tejet i rëndësishëm duke i vënë theks të veçantë rëndësisë së qendrave korrektuese që ato si të tilla të mos jenë institucione që ofrojnë siguri vetëm brenda objekteve, por të shërbejnë si qendra rehabilituese dhe të ofrojnë siguri për vendin edhe kur këta njerëz të kenë vuajtur dënimin.

Në anën tjetër, Zogaj e ka falënderuar Ambasadoren Willems për përkrahjen e ofruar duke e siguruar që ky bashkëpunim nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

The post Holanda ndihmon ngritjen e serrave në burgun e Lipjanit appeared first on Ekonomia Online.

Kapen 2 000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës     

Posted: 22 Sep 2016 08:33 AM PDT

Dogana e Kosovës bënë të ditur se mbrëmë ka arritur të kap afër 2 000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Mbrëmë gjatë patrullimeve rutinore njësitë e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti në regjionin e Mitrovicës, ku edhe kanë tentuar të ndalin këtë automjet derisa shoferi i automjetit ka tentuar të kthehet prapa, por reagimi i menjëhershëm i oficerëve ka arritur të ndalin automjetin.

Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të vozitësit oficerët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme në dy bidonë të plastikës (2 bidonë plastik të mbushur nga 1 000 litra, pas kontrollit).

Për shkaqe sigurie vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa automjeti është dërguar në Prishtinë.

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganor.

mafta1

The post Kapen 2 000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës      appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj takon në New York ministrat e Jashtëm të Greqisë e Polonisë

Posted: 22 Sep 2016 08:25 AM PDT

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në New York, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në margjina ka zhvilluar takime të shumta.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.

"Shkëmbim mbresëlënës me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës" ka thënë Hoxhaj.

Në po të njëjtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

"Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen" ka thënë ministri.

Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.

Hoxhaj_Kotzias

The post Hoxhaj takon në New York ministrat e Jashtëm të Greqisë e Polonisë appeared first on Ekonomia Online.

Veseli bëri homazhe te varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovci

Posted: 22 Sep 2016 08:21 AM PDT

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe tek varret e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, te Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në fshatin Shkabaj të Drenasit.

Në përvjetorin e 18-të të rënies së tyre, kryekuvendari Veseli vlerësoi lart jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fehmiut dhe Xhevës, duke i cilësuar si model të luftëtarëve për liri.

“Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respekt dhe krenari”, theksoi kryetari Veseli. 

Kreu i Kuvendit shtoi se ende ka shumë për të bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj këtij vendi, që të ketë më shumë siguri, perspektivë dhe zhvillim, si shtet i pavarur dhe sovran. 

unnamed (1) unnamed

The post Veseli bëri homazhe te varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovci appeared first on Ekonomia Online.

Sa është rritur paga mesatare në Maqedoni?

Posted: 22 Sep 2016 08:20 AM PDT

Në korrik të këtij viti neto-rroga e paguar mesatare për të punësuarit, arrin në 22 mijë e 334 denarë dhe është për 2.2% më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa 1.6% e të punësuarve aspak nuk kanë marrë rrogë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritja i referohet neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët ndërtimtari për 9%, veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6.7% dhe informata dhe komunikime për 6.2%.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto e paguar për të punësuarit, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave prej 3.6 për qind, industri përpunuese 3.4 dhe veprimtari e shërbimeve administrative dhe mbështetje 1.8 për qind.

Mesatarja, megjithatë, paga mujore bruto e paguar për një të punësuar në korrik ishte më e lartë për 2.2 për qind në krahasim me muajin korrik 2015.

Rritja është për shkak të pagës më të lartë mesatare mujore bruto e paguar për të punësuarit në sektorin e ndërtimit për 9.1 për qind, veprimtari administrative dhe mbështetëse të shërbimit 6.4 dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari 6.2 për qind.

Rritje e bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3.4 %, Industri përpunuese 3.3 dhe veprimtari administrative dhe shërbyese 2%.

The post Sa është rritur paga mesatare në Maqedoni? appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more