Skip to main content

“Studimi zbulon se heqja e dhëmbit të pjekurisë nuk sjell ndonjë të mirë” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

“Studimi zbulon se heqja e dhëmbit të pjekurisë nuk sjell ndonjë të mirë” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


Studimi zbulon se heqja e dhëmbit të pjekurisë nuk sjell ndonjë të mirë

Posted: 23 Sep 2016 03:03 AM PDT

Edhe pse heqja e dhëmbit të pjekurisë është gjë mjaft e zakonshme, ende nuk ka studime të cilat tregojnë për përfitimet shëndetësore që i sjell kjo procedurë.

Dhëmballa e tretë, apo i ashtuquajturi dhëmb i pjekurisë, zakonisht shfaqen komplet apo pjesërisht mes moshës 17 dhe 26 vjet në hapësirë të kufizuar dhe shpeshherë  bllokohet në dhëmballën e dytë.

Kjo gjë e shkakton ënjtjen, dëmtimin e rrënjës etj., dhe në këto raste ekspertët pajtohen se dhëmbi i pjekurisë duhet të hiqet.

Por, nëse nuk ka simptoma, është e paqartë se cilat janë përfitimet shëndetësore që i sjell heqja e tij, shkruajnë hulumtuesit në Cochrane Database of Systematic Reviews.

Heqja e këtij dhëmbi përmes ndërhyrjes kirurgjike kushton shumë dhe nuk është e nevojshme të hiqet nëse nuk keni simptoma të dhimbjes apo çfarëdo simptome tjetër. /Telegrafi/

The post Studimi zbulon se heqja e dhëmbit të pjekurisë nuk sjell ndonjë të mirë appeared first on Telegrafi.

Përcaktimi i faktorit Rh të gjakut

Posted: 22 Sep 2016 01:57 PM PDT

Personat me grupe të ndryshme të gjakut, në sipërfaqe të eritrociteve (qelizave të kuqe të gjakut) përmbajnë proteina (antigjene) të cilat janë specifike për grupin e tyre të gjakut.

Grupi A i gjakut ka njërin lloj të proteinave, grupi B tjetrin, grupi AB të dy llojet, ndërsa grupi O asnjërin. Krahas këtyre proteinave, në bazë të të cilave përcaktohet se cilit grup të gjakut i takojmë, ekziston edhe një lloj tjetër proteine, që gjendet në qelizat e pjesës më të madhe të popullatës, ndërsa te të tjerët nuk ekziston.

Kjo proteinë quhet "Rhezus factor". Ata të cilët në qelizat e tyre e përmbajnë këtë faktor janë Rh-pozitivë, ndërsa ata të cilët nuk e kanë janë Rh-negativë.

 

14755_16_10_12_12_29_18_9451500

 

Si funksionin e gjithë kjo?

Shumica e njerëzve, në fakt afër 85% e popullatës janë Rh-pozitivë. Nëse femra është Rh-negative, ndërsa mashkulli Rh-pozitiv dhe ata dy fillojnë fëmijë, ekziston rrezik potencial për inkompatibilitet. Çfarë ndodh në të vërtetë?

Mund të ndodhë që fëmija i cili zhvillohet në barkun e nënës Rh-negative të trashëgojë grupin e gjakut Rh-pozitiv nga babai (dhe kjo ndodh në 50% të këtyre rasteve). Atëherë vijnë problemet, por jo në shtatzëninë e parë, sepse gjatë saj gjaku i fetusit nuk kalon në qarkullimin e gjakut të nënës. Megjithatë, gjatë lindjes, gjaku i foshnjës depërton në qarkullimin e gjakut të nënës me ç'rast organizmi i saj fillon të prodhojë antitrupa (molekula proteine të cilat më vonë i shkatërrojnë antitrupat "e huaj" në organizëm).

Antitrupat Rh janë të padëmshëm derisa e njëjta femër mbetet sërish shtatzënë. Atëherë antitrupat do të nisen në 'luftë' kundër eritrociteve të fetusit sepse i konsiderojnë ato si trupa të huaj. Antitrupat shumë shpejtë kalojnë nëpër placentë dhe arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjës së palindur dhe shkaktojnë shkatërrim masovik të eritrociteve, që mund të sjellë deri te anemia e rëndë, ndërsa në rastet më të rënda mund të vdesë foshnja në mitër. Po ashtu mund ta shkaktojnë edhe gjendjen e quajtur sëmundje hemolitike ose sëmundja Rh.

C8T4MW

Si mund të parandalohet sëmundja Rh?

Sot, femrave, te të cilat ekziston mundësia e zhvillimit të antitrupave në shtatzëni, iu jepet një ose dy doza imunoglobulinë Rh. E para jepet gjatë javës së 28 të shtatzënisë, ndërsa e dyta në 36 orët e para pas lindjes së fëmijës (më së largu në 72 orët e para). Dhënia e imunoglobulinës Rh pengon formimin e antitrupave Rh.

Imunoglobulina Rh, po ashtu mund të jepet edhe pas abortit, amniocentezës ose gjakderdhjeve gjatë shtatzënisë, shkruan Shegaime. Ky injeksion pengon formimin e çfarëdo antitrupash potencialë, të cilët mund t'u shkaktojnë dëm foshnjave të ardhshme.

rh-factor-and-rh-compatibility-during-pregnancy-660x400

Çka nëse foshnja megjithatë sëmuret?

Nëse me anë të analizave tregohet se femra që në shtatzëninë e parë ka të zhvilluar antitrupat Rh në qarkullimin e gjakut (që mund të jetë si pasojë e kalimit të gjakut të fetusit nëpër placentë dhe në qarkullimin e gjakut të nënës), ekziston dyshimi i ekzistimit të sëmundjes hemolitike të fetusit ose sëmundjes Rh. Në këtë rast mund të bëhet amniocenteza për t'u llogaritur niveli i bilirubinës në lëngun amniotik.

Sipas nevojës vlerësohet edhe niveli hemoglobinës dhe ekzistimi i anemisë së fetusit, ndërsa gjatë gjithë shtatzënisë do të përcillet mirë numri i antitrupave.

Rrallëherë (nëse inkompatibiliteti është shumë serioz dhe shëndeti i fëmijës është i rrezikuar) preferohet transfuzioni i gjakut të fëmijës derisa është në barkun e nënës ose menjëherë pas lindjes.

1468592347489

Qëllimi i këtij transfuzioni është zëvendësimi i gjaku të fëmijës me ç'rast arrihet stabilizimi i nivelit të qelizave të kuqe të gjakut dhe rregullohet edhe dëmi eventual i shkaktuar nga qarkullimi i antitrupave Rh në qarkullimin e gjakut të foshnjës. Megjithatë, falë efikasitetit të imunoglobulinës Rh, ky lloj transfuzioni bëhet te më pak se 1% e rasteve. /Telegrafi/

Young mother giving birth to a baby

 

The post Përcaktimi i faktorit Rh të gjakut appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more