Skip to main content

“Shtrëngata shiu dhe stuhi pasditen e sotme” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shtrëngata shiu dhe stuhi pasditen e sotme” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shtrëngata shiu dhe stuhi pasditen e sotme

Posted: 20 Sep 2016 02:18 AM PDT

shiuGjatë ditës së sotme në vendin tonë moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura, me reshje shiu, lokalisht shtrëngatë shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim jugperëndim-juglindje 1-15m/sek. Valëzimi i forcës 6 me lartësi vale 4.2 metër.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 9/ 22°C

Vendet e ulëta 13/ 25°C

Vendet bregdetare 12/ 26°C

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksidentoi për vdekje 68-vjeçarin në Kavajë, arrestohet një ditë më pas 19-vjeçari

Posted: 20 Sep 2016 02:07 AM PDT

pranga 22Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një person me automjetin e tij.

"Më datë 19.09.2016, u arrestuan shtetasit Marsel Sadiku, 19 vjeç dhe Panajot Isai, 19 vjeç, banues në Fier, në superstradën “Plepa–Rrogozhinë”, shtetasi Marsel Sadiku duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA250KG, ka aksidentuar për vdekje, shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në Kavajë dhe janë larguar nga vendi i aksidentit (drejtuesi me pasagjerin), duke braktisur mjetin", sqaron policia.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Vdekja e shtatzënës, KSHH: Prokuroria të kryejë një hetim të shpejtë dhe objektiv

Posted: 20 Sep 2016 01:43 AM PDT

koco-gliozheniKomiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas vdekjes së gruas shtatzënë në maternitetin “Koço Gliozheni”. KSHH i ka kërkuar prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe shoqata ‘Together for Life’ u shprehin fillimisht ngushëllimet e sinqerta bashkëshortit, familjarëve dhe të afërmve të gruas shtatzënë me iniciale A.Ç, e cila gjeti vdekjen tragjike në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, në Tiranë.

Prokuroria ka filluar menjëherë ndjekjen penale lidhur me këtë rast, si organi përgjegjës për kryerjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje, si dhe të shkakut të vdekjes. KSHH dhe “Together for Life” e konsiderojnë këtë rast tepër të dhimbshëm dhe i sugjerojnë prokurorisë të kryejë një hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe objektiv.

Vlerësojmë gjithashtu si të nxituar deklaratën e Urdhrit të Mjekut që e cilëson ekstreme dhe emocionale ndalimin e mjekëve. Kujtojmë se është përkatësisht në kompetencën e prokurorisë dhe të gjykatës që, kur është rasti, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, të urdhërojnë ndalimin dhe vendosin masën e sigurimit ndaj çdo personi të dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe rastet e tjera të mëparshme ku është vërtetuar pakujdesia, vonesat në ofrimin e shërbimit shëndetësor, mungesa e medikamenteve dhe e pajisjeve mjekësore, KSHH dhe “Together for Life” u bëjnë thirrje drejtuesve të institucioneve të shëndetit publik dhe personelit mjekësor që të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos në rastin e urgjencave, ku jeta e personave të sëmurë është në rrezik. Kryerja e detyrës së mjekut është sa ligjore dhe e përgjegjshme, aq edhe humane.

Është rasti të përmendim se pikërisht dje, mediat njoftuan vdekjen e shtetasit F.H, të ndaluar në Komisariatin e Divjakës dhe të dërguar urgjentisht në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, i cili sipas mjekëve kompetentë, pas infarktit të ndodhur në komisariatin e mësipërm të policisë, nuk mundi të jetonte. E shikojmë të nevojshme të përmendim se familjarët e shtetasit F.H kanë pretenduar se të afërmit të tyre të sëmurë, i cili ndodhej në komisariatin e Divjakës, i janë dhënë ilaçet me vonesë. Një tjetër shtetas i dënuar për trafik droge, A.A, vdiq dje në reanimacionin e kardiologjisë të QSUT-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rrëzohet në det një helikopter i ushtrisë greke

Posted: 20 Sep 2016 01:33 AM PDT

1474355915_helikopterNjë helikopter "Apache" i forcave ushtarake greke ka rënë në lindje të Halkidhikisë në Greqi, rreth 150 km larg Selanikut gjatë lojës ushtarake "Sarisa 2016" që ka filluar sot në mëngjes në këtë zonë.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, pilotët janë munduar të kryejnë ulje emergjente, por helikopteri ka rënë në det në gjirin Orfanou. Arsyet e këtij aksidenti ende nuk bëhen të ditura dhe nuk konfirmohet nëse ka pasur një defekt teknik.

Dy pilotet janë shpëtuar nga forcat e Marinës detare dhe tashmë transportohen në spitalin ushtarak 424 të Selanikut.

Ky është helikopteri i dytë që rrëzohet brenda këtij viti në Greqi. Në shkurtin e kaluar, një helikopter i forcave të Marinës greke është rrëzuar në afërsi të ishulli Leros në Egje, ndërsa merrte pjesë në një manovër të përvitshme ushtarake dhe tre oficerë humbën jetën.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

SHBA, Nishani merr pjesë në samitin e OKB për Refugjatët dhe Migracionin

Posted: 20 Sep 2016 01:31 AM PDT

nishnaiPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë edhe në Samitin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për refugjatët dhe migracionin, ku ndër të tjera bashkëkryesoi, së bashku me Zëvendës Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Komisonerin Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët me temë: Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij kryesore theksoi se në kushtet e paprecedenta ku 35-mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

Më pas Presidenti shtoi se vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste. Kjo është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe Qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot.

Në fund të fjalës, Presidenti Nishanit theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksionet antikanabis, asgjësohen rreth 30 mijë bimë narkotike

Posted: 20 Sep 2016 01:25 AM PDT

kanabis 1

Policia e Shtetit ka asgjësuar 29 830 bimë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme në jug dhe në veri të vendit, ndërsa nuk ka asnjë autor të arrestuar.

Kështu në fshatrat Prongji dhe Kolonjë në Gjirokastër, u konstatuan dhe u asgjësuan 4 200 bimë të dyshuara kanabis sattiva.

Gjithashtu nga Kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në fshatrat Zhulaj, Zhapokikë, Komar, Izvorë dhe Rabije në Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan 19 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Edhe 2320 bimë kanabis janë asgjësuar në fshatrat Rodenj, Gërdas, Bënjë dhe Zhapovë në Këlcyrë. Policia deklaron se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka asgjësuar 17 parcela me 3519 bimë narkotike kanabis në territorin e njësive administrative Pult e Shosh të Shkodrës dhe Shllak të Vau Dejës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë administrative Pult dhe Shosh të Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 17 parcela të kultivuara me një numër prej 3374 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa

Ndërsa në njësinë administrative Shllak të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 145 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa

Bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kuvendi shpall vendin vakant për kryetarin e KQZ-së

Posted: 20 Sep 2016 12:44 AM PDT

KQZ6Me anë të një njoftimi, Kuvendi bën me dije se është shpallur vendi vakant për drejtuesin e KQZ-së. Kjo, pasi më datë 11 tetor përfundon mandati i Lefterije Lleshit. Në komunikatën zyrtare përcaktohen edhe kriteret ligjore që duhet të plotësojë kandidati.

Njoftimi i Kuvendit

Pasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 11.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterije Luzi Lleshi).

Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date. Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar se:

Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.

 

Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:

të jetë me moshë mbi 35 vjeç;

  1. b) të jetë me arsim të lartë;
  2. c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
  3. i) në fushën e së drejtës;
  4. ii) në administratën publike;

iii) në administrimin e zgjedhjeve;

  1. iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;

ç) të mos jetë i dënuar penalisht;

  1. d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
  2. dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
  3. e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.

Në mbështetje të Kodit Zgjedhor, çdo shtetas që beson se plotëson kriteret, mund të paraqitet si kandidat për tu emëruar Kryetar i KQZ-së.  Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.

Kandidatët, bashkë me dokumentacionin që provon përmbushjen e kritereve ligjore, duhet të dorëzojnë të plotësuar dhe të nënshkruar edhe formularin e vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 30 Shtator 2016. Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë (Zyra e Protokollit të Kuvendit).

Pas kësaj date të gjitha aplikimet do t'i përcillen Komisioni të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, i cili është Komisioni përgjegjës, që brenda afateve të përcaktuara dhe duke ju referuar CV-së dhe dokumentacionit shoqërues, merr në shqyrtim përmbushjen e kritereve ligjore dhe meritën e çdo kandidature.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arrestohet një 40-vjeçar, kishte kryer një sërë vjedhjesh

Posted: 20 Sep 2016 12:35 AM PDT

pranga largeaPolicia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh. Mësohet se është arrestuar Ferdinand Kuli, banues në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit.

Vjedhjet e kryera

Më datë 19.09.2016, në një lokal dyshohet ti ketë vjedhur shtetasit E.D, 56 vjeç banues në Tiranë një aparat celular. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparati celular.

Gjatë ditës së djeshme, në Lagjen "Luigj Gurakuqi" dyshohet të ketë thyer xhamin e pasagjerit të mjetit tip “Voklswagen” me targa TR 7319 T, në pronësi të shtetasit K.D, 44 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu dyshohet ti ketë vjedhur dhe një kasë fiskale.

Më datë 04.06.2016, në Lagjen "Visarion Xhuvani" dyshohet ti ketë vjedhur shtetases A.K telefonin celular.

Më datë 18.06.2016 në Lagjen "Kongresi I Elbasanit" dyshohet ti ketë vjedhur 10.000 lekë shtetases SH.GJ

Më datë 19.06.2016, në Lagjen "Haxhias" dyshohet të ketë vjedhur një telefon celular në banesën e shtetasit E.T

Më datë 14.09.2016 në Lagjen "5 Maji" dyshohet të ketë vjedhur prozhektor në Kishën e Shën Thanasit Elbasan.

20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 20 shtator 2016

Posted: 20 Sep 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Në qoftë se dëshironi të bëni paqe me dikë kjo do të jetë dita e duhur. Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni mjaft të aftë në mënyrën e të shprehurit, ndërsa Jupiteri bën që mos ju mungojë diplomacia.

DEMI

Në këtë periudhë, paratë do të hynë e do të dalin shumë shpejt nga xhepat tuaj, por gjithsesi do të ndiheni të kënaqur. Në punë duhet të përdorni intuitën tuaj, vëzhgoni me qetësi gjithçka që ndodh rreth jush kështu mund të krijoni një ide precize mbi bashkëpunëtorët e rinj.

BINJAKËT

Sot do të jeni shumë të sigurt në vetvete. Në dashuri do të gjeni sërish mirëkuptimin me partnerin dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Një këshillë që ju jepet sot është të jeni më diplomatik me kolegë e miq.

GAFORRJA

Yjet ju sugjerojnë të mbani nën kontroll shpenzimet e tepërta për të evituar probleme ekonomike e diskutime me persona të afërt. Në sektorin e ndjenjave duhet të bëni kujdes mos u përfshini totalisht me një person që më pas mund të shfaqet ndryshe nga ç'e kishit menduar.

LUANI

Të reja interesante parashikohen në sektorin  e miqësive. Në qoftë se jeni singëll përfitoni nga influkset mjaft të favorshme planetare për të bërë për vete dikë që ju pëlqen. Do të jenë të favorizuara udhëtimet e shkurtra për arsye pune.

VIRGJËRESHA

Puna dhe studimi do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Jetoje jetën e përditshme pa u shqetësuar. Në qoftë se ndiheni të tërhequr nga aktivitete kulturore e humanitare të ndonjë shoqate ndiqni këtë dëshirë tuajën.

PESHORJA

Më në fund do të shpalosni armët tuaja më të mira dhe do të merrni me vendosmëri frerët e çdo situate. Falë yjeve do të jeni të aftë të zgjidhni një situatë mjaft të vështirë në sektorin professional.

AKREPI

Ambicia e tepërt ju bën të lini pas dore jetën sentimentale dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Hëna në shenjën tuaj ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t'ju ofrojë një shkëputje nga realiteti i përditshëm.

SHIGJETARI

Respektoni nevojat tuaja psikofizike, ndiqni ritmet që ju kërkon organizmi në këtë periudhë dhe do ta keni më të lehtë të mbani një ekuilibër të energjive tuaja. Sot mundohuni t'i kushtoni më shumë kohë vetes.

BRICJAPI

Hëna parashikon se në ambientin e punës është dikush që ju shikon me vëmendje. Gjithashtu ju tregon se duhet të kujdeseni më shumë për shtëpinë, kohët e fundit të lënë pas dore.

UJORI

Ditë e shkëlqyer ku do të jepni më të mirën e vetes tuaj dhe do të vlerësoheni për ndershmërinë tuaj e përkushtimin karshi të tjerëve. Në ambientin ku punoni do të adaptoni teknika të reja që do të jenë shumë të suksesshme. Në sektorin e ndjenjave do të kaloni momente magjike.

PESHQIT

Nën ndikimin e Hënës negative sot nuk do të jeni në humorin e duhur dhe do të ndiheni mjaft të irrituar. Kujdes, sepse kjo gjendje mund t'ju çojë në debate me partnerin ose miqtë tuaj.

Greqi, zjarr i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Lesbos

Posted: 19 Sep 2016 01:56 PM PDT

LESBOS, GREECE: Hopes and Shattered DreamsNë zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në kampin e emigrantëve "Moria" në ishullin grek Lesbos. Autoritetet kanë evakuuar 4000 emigrant sirianë pasi jeta e tyre ndodhej në rrezik. Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

Policia po heton nëse zjarri është vënë qëllimisht. Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, rreth 5,600 refugjatë aktualisht jetojnë në Lesbos, por ishulli ka kapacitet vetëm për 3,600 persona.

Mediat greke ndërkohë shkruajnë se në kamp u hapën fjalë se emigrantët do të riktheheshin në Turqi dhe se kjo ka shkaktuar indinjatë në radhët e tyre. Kjo besohet të jetë arsyeja e zjarrvënies.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more