Skip to main content

“Roja bregdetare italiane shpëton 650 migrantë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Roja bregdetare italiane shpëton 650 migrantë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Roja bregdetare italiane shpëton 650 migrantë

Posted: 14 Sep 2016 10:19 AM PDT

Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuae se ka gjetur trupat e pesë migrantëve, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar. Migrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare, njofton AFP. Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat. Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupa të migrantëve të mbytur. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128,397 migranë, që është për 5 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azerbajxhani rritë normën bazë të interesit

Posted: 14 Sep 2016 09:36 AM PDT

Banka Qendrore e Azerbajxhanit ka rritur normën bazë të interesit, për herë të katër gjatë këtij viti, në përpjekje për të "rritur besimin në monedhën kombëtare". Banka Qendrore ka thënë se norma e interesit është rritur për 15 për qind, përderisa monedha kombëtare e Azerbajxhanit, manati, ka vazhduar rënien për shkak të rënies së çmimit botëror të naftës. Azerbajxhani është duke luftuar që të rikthejë besimin në monedhën kombëtare, që u zhvlerësua dy herë në vitin 2015. Manat, vitin e kaluar humbi pothuajse gjysmë e vlerës kundrejt dollarit.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia bombardon IS-in afër qytetit të Palmirës

Posted: 14 Sep 2016 08:53 AM PDT

Ushtria ruse thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj militantët e Shtetit Islamik, të cilët ishin duke planifikuar një sulm në qytetin Palmira të Sirisë. Agjencitë e lajmeve ruse citojnë zyrtarin e ushtrisë, Viktor Poznikhr të ketë thënë se një avion bombardues një ditë më parë ka sulmuar në veri të Palmirës, ku gjenden militantët e IS-it. Poznikhir ka thënë se 250 militantë të IS-it kanë vdekur dhe më shumë se 15 vetura ushtarake dhe armë antiraketore janë shkatërruar gjatë sulmeve ajrore. Ai ka bërë thirrje për vazhdmin prej 48 orësh të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri, që u arrit javën e kaluar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Poznikhir ka shtuar se rebelët e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit 60 herë, që prej se hyri në fuqi pas perëndimit të diellit më 12 shtator. Marrëveshja nuk vlen për dy grupet ekstremiste.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe

Posted: 14 Sep 2016 08:52 AM PDT

Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave të dëmtuara serbe. Aktualisht, vetëm për tre vjet, janë ndarë rreth 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe. Përfaqësuesit e kësaj kishe thonë se situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë para ambasadës së Gjermanisë dhe Francës në Kiev

Posted: 14 Sep 2016 08:35 AM PDT

Familajrët dhe miqtë e personave që janë të burgosur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, kanë protestuar para ambasadës gjermane në Kievë. Protestuesit, që më vonë protestuan edhe para ambasadës franceze, i kanë bërë thirrje Gjermanisë dhe Francës, që tu ndihmojë në lirimin e të burgosurve. Po ashtu ata kanë kërkuar për dhënien fund të konfliktit. Disa protestues kanë akuzuar Francën dhe Gjermaninë se po përkrahin separatistët se sa forcat ukrainase.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gorbachev anulon vizitën në Pragë për shkaqe shëndetësore

Posted: 14 Sep 2016 08:32 AM PDT

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev ka anuluar udhëtimin e tij për në Republikën Çeke, për shkak të probleme shëndetësore. Gorbachev, 85-vjeçar, ishte paraparë që të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë në Evropë në Pragë, e cila do të mbahet në Pragë nga 16 dhe më 18 shtator. Organizatorët e kësaj konference kanë thënë sot se doktorët e Gorbachev e kanë këshilluar atë që të mos udhëtojë, pasi ai ishte ndjerë keq më 13 shtator. Fondacioni Gorbachev, me bazë në Moskë, që është njëri prej organizatorëve të kësaj konference, kanë konfirmuar se Gorbachev nuk është ndjerë mirë por se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar. Gorbachev, që ishte i ftuari kryesor i kësaj ngjarje, gjithashtu pritej që të takohej me presidentin e Çekisë, Milos Zeman. Vizita e fundit zyrtare e Gorbachev në Çeki ishte në vitin 1999, kur ai pranoi çmimin më të lartë shtetëror "Urdhëri i Luanit të Bardhë", nga presidenti i atëhershëm çek, Vaclav Havel. Politikat e liberalizimit të Gorbachev në vitet 1980 të njohura si "perestroika", çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Politikani tatar i Krimesë nominohet për Çmimin Sakharov

Posted: 14 Sep 2016 08:08 AM PDT

Blloku më i madh politik në Parlamentin Evropian, do të nominojnë sot për Çmimin Sakharov, politikanin tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev. Blloku i Evripianëve Konservatorë dhe Reformistë - që përbëhet nga Partia Konservatore e Britanisë dhe partia e Ligjit dhe Drejtësisë e Polonisë, e nominuan Dzhemilevin, për këtë çmim një ditë më parë. Dzhemilev pritet që të jetë njëri prej tre kandidatëve në listën e ngushtë që do të zgjedh komiteti për zhvillim dhe punë të jashtme i Parlamentit Evropian. Në këto komitete, lidhur me këtë çështje do të votohet më 11 tetor, ndërkaq anëtarët e Parlamentit Evropian do të vendosin për fituesin e këtij çmimi më 27 tetor. Dzhemilev është deputet ukraias dhe është i njohur si aktivist për të drejtat e njeriut. Ai është ish-kryesues i Mejlis të tatarëve të Krimesë, të cilët kundërshtojnë fuqishëm aneksimin e Rusisë. Çmimi Sakharov- që është në vlerë prej 50 mijë eurosh- që prej vitit 1988, nderon personat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Objektet e restauruara ortodokse në Kosovë

Posted: 14 Sep 2016 07:01 AM PDT

Pjesa më e madhe e Kishave Ortodokse në Kosovë, të dëmtuara që prej pas luftës së vitit 1999, janë riparuar dhe autoritetet në vend kanë ndarë miliona euro për ruajtjen dhe rindërtimin e tyre. Kishat në Prizren, Prishtinë, Vushtrri dhe Obiliq, që vite më parë ishin dëmtuar, janë rirregulluar dhe janë vënë nën përkujdesjen e mekanizmave të sigurisë së Kosovës. Autoritetet vendore thonë se kanë rritur buxhetin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të Kosovës, "një trashëgimi e përbashkët e të gjitha komuniteteve që e bën vendin një kandidat serioz për anëtarësim në UNESCO". Serbia iu kundërvu fuqishëm anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe një votim formal në vitin 2015 nuk i dha të drejtën Kosovës të bëhet pjesë e organizatës botërore të trashëgimisë kulturore. Mbi 30 objekte fetare ortodokse u dëmtuan gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, por autoritetet e vendit thanë që atëherë se po bëjnë përpjekje serioze për t'i rinovuar ato.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicioni PDK-LDK mbijeton me zor, nuk ka vota të mjaftueshme

Posted: 14 Sep 2016 06:19 AM PDT

Veseli: "Si koalicion qeveritar jemi shumë stabil". Beqiri: "Besoj se do të vazhdojë puna".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juncker: Megjithë largimin e Britanisë, BE-ja nuk është në rrezik

Posted: 14 Sep 2016 05:17 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se e ardhmja e Bashkimit Evropian nuk është "në rrezik", megjithë vendimin e Britanisë për largim. "Ne e respektojmë dhe në të njejtën kohë shprehim keqardhje për vendimin e Britanisë, por BE-ja si e tillë nuk është në rrezik", tha sot Juncker, në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së para Parlamentit Evropian në Strasburg. Zoti Juncker tha se ai dëshiron që largimi i Britanisë të ndodhë shpejtë "në mënyrë që raportet e BE-së me Mbretërinë e Bashkuar, që duhet të mbesin në baza miqësore, të marrin një formë tjetër". Por, ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Britania dëshiron ta mbajë qasjen në tregun e përbashkët evropian me 500 milionë konsumatorë, atëherë ajo, po ashtu, duhet t'i pranoj parimet themelore të BE-së për lëvizje të lirë të njerëzve. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se bisedimet formale për dalje nga BE-ja, nuk do të fillojnë deri në vitin 2017. Zoti Juncker theksoi se dalja e Britanisë nga BE-ja, që njihet si Brexit, ka ofruar vërejtje se BE-ja ballafaqohet me luftë për mbijetesë kundër nacionalizmit në Evropë, duke thënë se "fragmentarizmi" në kontinent paraqet "hapësirë për popullizëm të madh". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bllokimi i fondeve evropiane me fajin e qeverisë

Posted: 14 Sep 2016 05:11 AM PDT

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Revizionit, e cila rekomandon rishikimin e projekteve financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe madje edhe shkurtime për shkak të mospërmbushjes së objektivave nga autoritetet lokale, në Shkup shihet si alarm i fundit për qeverinë në konsolidimin e kapaciteteve institucionale, por edhe për zgjidhjen e krizës politike dhe zbatimin e reformave. Qeveria nuk i komenton masat e tilla.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fatwa në Grozni shkakton kundërthënie

Posted: 14 Sep 2016 05:02 AM PDT

Para dy javësh ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, në kryeqytetin Grozni e ka organizuar një konferencë të intelektualëve islamikë për të diskutuar për dyshimet lidhur me abuzimin e ideve islamike për propagandimin e "ekstremizmit" dhe për të krijuar kritere për përcaktimin se kush janë besimtarët e vërtetë të mësimeve të Profetit Muhamet (Sunna).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Ndaj 6 vetëve te dyshuar për terrorizëm mbeten në fuqi masat e sigurisë

Posted: 14 Sep 2016 02:52 AM PDT

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm, ka njoftuar sot kjo gjykatë. Në këtë mënyrë Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 1 shtatorit të këtij viti. Sipas këtij aktvendimi, të pandehurve A.A., E.H.,dhe A. D ., u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve F.K., P.A., dhe A.B., ajo e arrestit shtëpiak. Të gjithë këta persona po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale "kryerje e veprës terroriste" nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A.D, edhe për "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve...", parashikuar sipas nenit 374 të KPRK-së. Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UEFA: Aleksandar Çeferin i Sllovenisë – president i ri

Posted: 14 Sep 2016 02:17 AM PDT

Aleksandar Çeferin nga Sllovenia është zgjedhur sot president i ri i organizatës evropiane të futbollit, UEFA, duke e zëvendësuar ish-presidentin e pezulluar, Michel Platini. Duke folur në Kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s në Athinë të Greqisë, zoti Platini tha se e ka "ndërgjegjen e pastër dhe se nuk ka bërë gabime dhe për këtë do ta vazhdoj luftën në gjykatë", raporton agjencia DPA. Platini ishte suspenduar lidhur me një pagesë të parregullt prej afro 2 milionë frankave zvicerane, që e kishte marrë nga presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, në vitin 2011, për punën e mëhershme si këshilltar presidencial në FIFA. Kundërkandidat i zotit Çeferin në Atinë ishte holandezi, Michael van Praag.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Pritet autorizimi i qeverisë së Sirisë për ndihma

Posted: 14 Sep 2016 02:01 AM PDT

Kombet e Bashkuara thonë se ndihmat për afro 250 mijë njerëz të bllokuar në Siri, përfshirë qytetin Alepo, me gjasë do të arrijë "shumë shpejt". I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se vetëm pritet autorizimi i qeverisë së Sirisë për dërgimin e ndihmave. Dy konvoje të ndihmave, secili me nga 20 kamionë, po presin në kufirin e Turqisë për të kaluar në pjesën veriore të Sirisë. Qeveria e Sirisë ka thënë se nuk do të lejoj asnjë ndihmë humanitare për në Alepo, që hynë nga Turqia, e cila nuk është e koordinuar me Damaskun dhe Kombet e Bashkuara. Zoti Mistura, mbrëmë e ka lavdëruar "rënien e rëndësishme të dhunës" në 24 orët e para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni: Është shkatërruar kapaciteti i armatimit kimik i IS-it

Posted: 14 Sep 2016 12:51 AM PDT

Pentagoni thotë se aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara e kanë eliminuar "kërcënimin e rëndësishëm kimik" për civilët irakianë, duke e bombarduar kompleksin e ndërtesave afër Mosulit, që militantët e Shtetit Islamik (IS), nga kapaciteti për prodhim farmaceutik, e kanë shndërruar në atë të armatimit kimik. Gjenerali Jeffrey Harrigian, nga Komanda Qendrore e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, u tha mbrëmë reporterëve në Pentagon, se cak i sulmeve ajrore ishte një kapacitet i IS-it që përdorej për prodhimin e kemikalieve vdekjeprurëse, me gjasë me përfshirjen e klorit dhe gazit helmues. Aktualisht një hetim i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka përdorë gaz helmues në Siri. Gjenerali Harrigian i ka përshkruar sulmet e 12 shtatorit si të gjëra, operacion i planifikuar mirë, me të cilin janë shkatërruar më se 50 caqe në atë terren, me disa aeroplanë ushtarakë amerikanë, përfshirë bombarduesit, Air Force B-52, dhe aeroplanët sulmues, F-18D. Gjithsej janë përdorë 12 aeroplanë të ushtrisë amerikane. Harrrigian theksoi se misioni ishte pjesë e përpjekjeve më të gjëra për t'i ndërprerë burimet kryesore të të ardhurave të Shtetit Islamik, për t'i vrarë liderët e këtij grupi ekstremist, dhe për ta krijuar "një mosfuksionim organizativ" në mënyrën që këtë grup e eliminon si kërcënim ushtarak në Irak dhe Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Vrasje të ushtarëve dhe kryengritësve në pjesën lindore

Posted: 13 Sep 2016 11:37 PM PDT

Autoritetet e Ukrainës thonë se tre ushtarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në luftimet me sepratistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lidnore të këtij vendi. Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Oleksandr Motuzyanyk, tha mbrëmë se vrasjet kanë ndodhur në rajonet Luhansk dhe Donjeck, gjatë 24 orëve paraprake. Sipas këtij zëdhënësi, një ushtar konsiderohet i zhdukur. Nga ana tjetër, separatistët thonë se nga dhuna në rajonin Donjeck janë vrarë tre luftëtarë të tyre. Kjo dhunë ka ndodhur përkundër arritjes së marrëveshjes muajin e kaluar, që armëpushimi të filloj më 1 shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor. Prej prillit të vitit 2014, nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 9,500 vetë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunacek: Pranimi dhe marrëdhënia e sinqertë, formula për Kosovën dhe Serbinë

Posted: 13 Sep 2016 11:33 PM PDT

Janë bërë gati nëntë muaj që në Bruksel nuk janë zhvilluar takime në nivelet e larta politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës, thonë se vazhdimi i bisedimeve të këtij niveli varet nga ftesa që bënë Bashkimi Evropian,

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Armëpushimi në Siri ndikoi në rënie të dhunës

Posted: 13 Sep 2016 11:29 PM PDT

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, mbrëmë e ka lavdëruar "rënien e rëndësishme të dhunës" në 24 orët e para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive. "Situata është përmirësuar në mënyrë dramatike", tha zoti Mistura, dhe ka shtuar se nëse armëpushimi vazhdon të respektohet, atëherë "shumë shpejtë" do të dërgohen ndihma për sirianët e bllokuar. Aktivistët sirianë kanë raportuar për dhunë sporadike të kryer nga forcat qeveritare dhe kryengritësit, prej se marrëveshja për armëpushimi ka hyrë në fuqi në perëndim të Diellit më 12 shtator. Ky armëpushim nuk vlenë për dy grupe ekstremiste. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: “Model” i Trumpit është Putini “autoritar”

Posted: 13 Sep 2016 11:19 PM PDT

Presidenti amerikan, Barack Obama, i është përgjigjur me kundërsulm kandidatit republikan për president, Donald Trump, pasi ky ka vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lider më i mirë se Obama. Në një tubim të demokratëve mbrëmë në Filadelfi, zoti Obama ka theksuar se Trumpi "javën e kaluar, shkoi në televizionin shtetëror të Rusisë për të biseduar për ushtrinë amerikane dhe për të paraqitur favore për Vladimir Putinin". "Mendoni për atë që po ndodhë në Partinë Republikane. Ata zakonisht e kundërshtojnë Rusinë dhe autoritarizmin dhe e patën mbështetur lirinë dhe luftën për demokraci", tha Obama, dhe ka shtuar se tash, i nominuari republikan "shkon atje dhe e lavdëron personin, duke thënë se ai është lider i fuqishëm, pasi i invadon vendet e vogla, i burgos rivalët e tij, e kontrollon shtypin dhe e drejton ekonominë e tij në recesion të gjatë". Presidenti Obama tha se ai "duhet të punoj me Putinin dhe me Rusinë, por kjo është pjesë e politikës së jashtme", dhe ka shtuar se "unë nuk them se ai është modeli im".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more