Skip to main content

“Rohani fajëson fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rohani fajëson fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rohani fajëson fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit

Posted: 22 Sep 2016 09:25 AM PDT

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka fajësuar fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit gjatë 15 vjetëve të fundit, duke thënë se bota është më pak e sigurtë. Rohani ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se "represioni dhe ndërhyrja ushtarake", nga një shtet, që ai nuk e ka specifikuar se cili është ai, ka bërë që terroizmi të zgjerohet, duke bërë që bota të jetë më pak e sigurtë. Ai po ashtu i ka bërë thirrje vendit rival, Arabisë Saudite për "ndërprerjen" e politikave përçarëse në Lindjen e Mesme, duke thënë se kjo çështje është serioze sa i përket paqes dhe sigurisë. Rohani ka thënë se nëse Arabia Saudite "është serioze për vizionin e saj për zhillimin dhe rritjen e sigurisë rajonale, duhet të heq dorë nga politikat ndarëse, përhapjen e ideologjisë së urretjes dhe tentimit për të shkelur të drejtat e fqinjëve të saj". Marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Arabisë Saduite janë përkeqësuar pasi Irani mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, ndërkaq sauditët mbështesin opozitën siriane. Rohani gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e programit bërthamor të Iranit, që u arrit në mes të Shteteve të Bashkuar adhe pesë fuqive të tjera botërore vitin e kaluar, duke e përshkruar marrëveshjen si "fitore për të dyja palët". Por ai ka kritikuar Uashingtonin për atë që ai e quan "mungesë të pajtueshmërisë" me marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se marrëveshja duhet menjëherë të "korrigjohet".      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Miratohet projektligji i armëve vdekjeprurëse për Ukrainën

Posted: 22 Sep 2016 08:08 AM PDT

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka mbështetur projektligjin i cili bën thirrje për të dërguar në Ukrainë armë vdekjeprurëse për të luftuar kundër separatistëve dhe Rusisë në lindje të rajonit Donbas. Projektligji, i cili është votuar unanimisht, është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të mbështetur forcat ushtarake të Ukrainës. Kivei vazhdimisht ka kërkuar nga Uashingtoni që t'i dërgojë armë më të avancuara- siç janë raketat antitank- për të luftuar kundër separatistëve. Por adiministrata e presidentit Barack Obama u ka rezistuar këtyre kërkesave, nga frika se luftimet mund të përshkallëzohen. Ligji, i cili do të dërgohet në Senatin amerikan për votim, gjithashtu ka për qëllim që të rrisë fondet kundër propagandës ruse.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pushteti qendror më pak transparent nga ai vendor

Posted: 22 Sep 2016 08:06 AM PDT

Institucionet shtetërore në Maqedoni janë gjithnjë e më të mbyllura ndaj taksapaguesve kur bëhet fjalë për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve nga buxheti i shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin i jep çmimin “Hero i Rusisë” një polici të vrarë nga militantët

Posted: 22 Sep 2016 06:44 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë çmimin më të lartë të shtetit për një zyrtar policor, i cili ishte vrarë nga militantët, pasi kishte refuzuar të heq dorë nga detyra e tij zyrtare. Lejtnant Magomend Nurbagandov nga rajoni i Dagestanit ishte kapur nga militantët islamik dhe më pas ishte vrarë në qytetin Sergokala në Dagestan. Gjatë cerenomisë, Putin ka vlerësuar lartë punën e oficerit të lartë dhe ka thënë se ai është model për policët rusë.  Prindërit e Nurgbagandov kanë pranuar çmimin "Hero i Rusisë" për djalin e tyre të vrarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bartja e shamisë në shkolla, mes vendimit politik dhe përcaktimit individual

Posted: 22 Sep 2016 05:48 AM PDT

Në Kosovë është riaktualizuar debati për çështjen e bartjes së shamisë në shkollat publike, pas një deklarate të ish-liderit të LVV-së, Albin Kurti. Ministria thotë se në bazë të ligjit nuk përcaktohet e drejta për të bartur shaminë ose cilindo simbol fetar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktivistja ruse fiton “Nobelin alternativ”

Posted: 22 Sep 2016 05:34 AM PDT

Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut, Svetlana Gannushkina, është shpallur fituese e çmimit suedez për të drejta të njeriut, që shpesh quhet edhe si "Nobeli alternativ". Fondacioni për të Drejtën e Jetesës ka njoftuar sot se Gannushkina do të ndajë këtë çmim së bashku me grupin Mbrojtja Civile Siriane, me aktivisten egjiptiane Monz Hassan dhe me gazetën e pavarur turke, Cumhuriyet. Fituesit do të ndajnë çmimin në vlerë prej 350 mijë dollarësh. Juria ka thënë se të gjithë fituesit e këtij viti kanë mbajtur "të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat në kohën e luftës dhe represionit". Gannushkina, 74 vjeçare, është vlerësuar për punën e saj në promovimin e "të drejtave të njeriut dhe drejtësinë për refugjatët dhe tolerancën në mes të grupeve të ndryshme etnike".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qyteti i Alepos bombardohet rëndë

Posted: 22 Sep 2016 04:59 AM PDT

Aktivistët sirianë thonë se në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të qytetit të Alepos, gjatë natës së kaluar, kanë ndodhur bombardimet më të rënda. Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë se sulmet ajrore "kanë shkaktuar zjarre masive". Një grup aktivisësh ka thënë se të paktën 10 njerëz janë vrarë gjatë bombardimeve, ndërkaq një doktor ka deklaruar se numri i të vrarëve është 45. Nuk është akoma e qartë se kush ka kryer këto sulme, por aktivistët kanë akuzuar qeverinë siriane dhe Rusinë. Luftime të ashpëra raportohet të kenë ndodhur pas sulmeve ajrore. Marrëveshja e armëpushimit, e arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë, u prish më herët gjatë kësa jave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Assad: SHBA nuk ka vullnet të luftojë kundër terroristëve në Siri

Posted: 22 Sep 2016 04:45 AM PDT

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se Shtetet e Bashkuara "nuk kanë vullnet" që të bashkohen me Rusinë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik dhe të Frontit al-Nusra në Siri. "Nëse ata (SHBA) sulmojnë al-Nusran apo IS-in, do të humbisnin një kartë shumë të rëndësishme sa i përket situatës në Siri. Prandaj, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'i bashkohen Rusisë për të luftuar kundër terroristëve në Siri". Në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve Associated Press, al-Assad ka thënë se marrëveshja e amëpushimit që u arrit në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka funksionuar për shkak të SHBA-së dhe grupeve terroiste. "Ne kemi njoftuar se jemi të gatshëm të ndërpresim çdo operacion, por kjo nuk ka të bëjë me Sirinë apo Rusinë. Kjo ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe grupet terroriste që janë aleatë të IS-it, al-Nusras dhe Al Qaedas. Ata kanë deklaruar publikisht se nuk janë të përkushtuar dhe ky armëpushim nuk është përpjekja e parë për të ndalë luftimet në Siri. Tentimi i parë ishte shkurtin e kaluar, por nuk funksionoi dhe unë mendoj se armëpushimi nuk funksionoi për shkak se SHBA nuk dëshiron vërtetë të ndërpritet dhuna në Siri", ka thënë Assad. Duke folur për sulmin e 19 shtatorit mbi konvojet me ndihma humanitare, Assad tha se Siria dhe Rusia nuk duhen të mbahen përgjegjëse për këtë sulm. Ai ka thënë se sulmi ka ndodhur në një zonë të kontrolluar nga militantët. Shtetet e Bashkuara dje kanë thënë se për sulmin ndaj konvojeve me ndihma, ku mbetën të vdekur të paktën 20 civilë, mbajnë përgjegjëse Rusinë.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autoritetet e Kosovës kthejnë Marko Gjuriqin në Serbi

Posted: 22 Sep 2016 03:56 AM PDT

Autoritetet e Kosovës kanë kthyer mbrapsht për në Serbi shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po vizitonte komunën e Graçanicës.  Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se si edhe hera tjera, Gjuriq, ndonëse kishte leje për këtë vizitë, ka treguar sjellje të pa disiplinuara, që nuk i takojnë një politikani serioz. Gjuriq, sipas Murtezajt, e ka shkelur marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë, e cila kërkon nga ta që të mos përçojnë mesazhe nxitëse politike, andaj konform procedurave është detyruar ta lëshojë Kosovën. "Një gjë duhet të dihet se në Kosovë veprojnë apo qeverisin institucionet e Republikës së Kosovës. Këtë së pari duhet ta kuptojë vet Gjuriqi", ka deklaruar Murtezaj. Vendimi i autoriteteve të Kosovës për kthimin e Gjuriqit në Serbi nuk ishte i pari, pasi që veprime të tilla janë marrë edhe në të kaluarën ndaj zyrtarëve serb që nuk kishin përfillur marrëveshjen.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk ka prova se në MH370 ka pasur zjarr

Posted: 22 Sep 2016 03:50 AM PDT

Autoritetet australiane hodhën dyshime mbi teorinë se fluturimi i kompanisë Malaysia Airlines MH370 ka pasur zjarr në bord përpara se të zhdukej. Ditë më parë, disa pjesë të rrënojave me shenja të djegies, janë gjetur në Madagaskar. Megjithatë, autoritetet thanë se nuk ka ende prova se këto rrënoja i përkasin MH370-ës. Byroja për Sigurinë në Transport e Australisë tha po ashtu se rrënojat me shenja nuk janë djegur, por janë zbardhur nga një reagim në rrëshirë. Avioni ka pasur 239 veta në bord kur është zhdukur në mars të vitit 2014. Avioni, i cili ka qenë duke fluturuar nga Kualla Lampuri për në Pekin, besohet se është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian. Australia ka udhëhequr kërkimet, duke përdorur dronë nënujorë dhe anije të specializuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistani bën paqe me grupin militant

Posted: 22 Sep 2016 02:46 AM PDT

Qeveria e Afganistanit ka nënshkruar marrëveshje për paqe me grupin militant Hezb-e Islami. Marrëveshja, e cila është firmosur sot në një ceremoni në zyrën e Këshillit të Lartë për Paqe në Kabul, do të zbatohet pasi të nënshkruhet zyrtarisht nga presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe lideri i grupit militant, Gulbuddin Hekmatyar. Sipas mediave afgane, marrëveshja i garanton Hekmatyarit amnisti për shkeljet e kaluara dhe parasheh lirimin e disa të burgosurve të Hezb-e Islamit. Negociatat me këtë grup kanë zgjatur me muaj. Hezb-e Islami ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave të SHBA-së dhe të Afgansitanit që nga pushtimi amerikan më 2001. Kabuli shpreson se marrëveshja me Hezb-e Islamin mund t'i bindë militantët tjerë t'i japin fund kryengritjes dhe t'i bashkohen procesit politik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juncker: Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja

Posted: 22 Sep 2016 02:10 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e krizës me migrantë. Ai tha se vendet anëtare nuk duan të marrin refugjatë nga Greqia dhe Italia, që janë të mbipopulluara, shpesh për faktin se migrantët janë myslimanë. "Disa shtete të BE-së besojnë se ne jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësirë për myslimanët", tha Juncker. "Ky lloj arsyetimi është i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja", shtoi Juncker. Në shtator të vitit 2015, vendet e BE-së kanë votuar për shpërndarjen e 160,000 migrantëve që ndodhen në Greqi dhe Itali përgjatë dy vjetëve. Deri më tash, vetëm rreth 5,000 migrantë janë rivendosur në një shtet tjetër. Me këtë ritëm, do të duhen gati dy dekada për të arritur qëllimin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk ka asnjë indikacion "për luftë" me Malin e Zi

Posted: 22 Sep 2016 01:57 AM PDT

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe analistët e çështjeve politike dhe të sigurisë, i kanë quajtur të papërgjegjshme deklaratat e Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi kthen për riprocedim listën e gjyqtarëve serbë

Posted: 22 Sep 2016 01:30 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të bëjë dekretimin e 34 gjyqtarëve nga radhët e komunitetit serb, të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që nga muaji gusht i vitit 2015, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Presidencës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry, Lavrov bisedojnë për Sirinë

Posted: 22 Sep 2016 12:47 AM PDT

Në Nju Jork, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për konfliktin në Siri, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë biseduar fillimisht në telefon, "me iniciativë të amerikanëve", tha ministria përmes një njoftimi në Facebook. Diplomatët më pas janë takuar, të shoqëruar nga delegacionet e tyre, "për të vazhduar diskutimet për zgjidhjen e konfliktit". Rusia dhe SHBA-ja kanë negociuar planin e fundit për armëpushim, por Siria i ka dhënë fund atij të hënën, pas një sulmi aksidental të koalicionit ndërkombëtar mbi ushtarët sirianë. Lexoni edhe këtë: OKB do të rinisë dërgimin e ndihmave në Siri

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tensione në rritje midis Pakistanit dhe Indisë

Posted: 21 Sep 2016 11:53 PM PDT

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka akuzuar Indinë për armatosje të paparë të forcave. Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sharif tha se vendi i tij do të përpiqet maksimalisht të shmangë konfliktin. Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur në javët e fundit. Ka pasur po ashtu protesta të dhunshme kundër sundimit të Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit. Të dielën, militantët kanë vrarë 18 ushtarë indianë në një bazë në rajon. "Vendi im ka qenë viktimë e terrorizmit, përfshirë atë që mbështetet, financohet dhe sponsorizohet nga jashtë. Nuk do të lejojmë që terrorizmi i sponsorizuar nga jashtë dhe kërcënimet për destabilizim të shkaktojnë turbulenca në Pakistan", tha Sharif.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB do të rinisë dërgimin e ndihmave në Siri

Posted: 21 Sep 2016 10:58 PM PDT

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e konvojeve me ndihma në Siri. Ato kanë ndaluar operacionet të hënën, pas një sulmi vdekjeprurës mbi një mision të ndihmës. Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ka ndodhur pranë Alepos. "Kamionët e ndihmave tani do ta kalojnë nëpër disa zona, por me kujdes dhe maturi", tha për BBC-në i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura. Fuqitë ndërkombëtare do të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se "e ardhmja e Sirisë varet nga një fije".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zuckerberg, Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Posted: 21 Sep 2016 10:29 PM PDT

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë premtuar tre miliardë dollarë për të financuar kërkimet mjekësore gjatë dekadës së ardhshme. Në një konferencë për gazetarë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre final është "kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit". Fondet do të shpërndahen nga Nisma Chan Zuckerberg, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2015. Investimi i parë do të jetë 600 milionë dollarë, për krijimin e një qendre bio-shkencore në San Francisko.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i mund të ketë sulmuar me armë kimike trupat amerikane

Posted: 21 Sep 2016 10:21 PM PDT

Militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik mund të kenë sulmuar me raketë kimike trupat amerikane në Irak, tha ushtria e SHBA-së. Sipas deklaratës, raketa që ka zbarkuar në bazën ajrore Kajara, pranë qytetit Mosul, mund të ketë pasur gaz mustardë. Nga sulmi nuk është plagosur askush. Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë me armë kimike ndaj forcave të koalicionit në Irak. Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e Shtetit Islamik që dy vjet dhe beteja për rikthimin e tij pritet të nisë brenda javësh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhunë në SHBA - gjendje e jashtëzakonshme në Sharllotë

Posted: 21 Sep 2016 10:12 PM PDT

Në Sharllotë të Shtetetve të Bashkuara kanë vazhduar për të dytën natë protestat mbi vrasjen e një afrikano-amerikani nga policia. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytet për shkak të përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more