Skip to main content

“Red Rain me festë madhështore për lojën “Kush o ma i çarti”” plus 9 more Ekonomia Online

“Red Rain me festë madhështore për lojën “Kush o ma i çarti”” plus 9 more Ekonomia Online


Red Rain me festë madhështore për lojën “Kush o ma i çarti”

Posted: 23 Sep 2016 10:29 AM PDT

Red Rain është duke e bërë nxehtë edhe në këtë muaj të freskët shtatori. Këtë po e arrin përmes lojës shpërblyese "Kush o ma i çarti".

Pjesëmarrësit nga të gjitha trojet shqiptare, i kanë dhëne shpirt kësaj loje përgjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe tani në shtator. Entuziazëm i papërshkrueshëm ka mbretëruar në rrjetet sociale, gjithandej lojtar të mrekullueshëm me ide kreative.

Nga eksperienca e takimeve me fituesit, organizatorët e lojës shprehen mjaftë të lumtur. Siç duket është kënaqësi të shpërblehen konsumatorët besnik dhe ata që qëndrojnë pranë shijes së Red Rain.

Në përfundim të lojës, është duke u organizuar eventi madhështor i ndarjes së shpërblimeve.

"Me këtë rast do të takohemi me lojtarët dhe do të bëjmë mbylljen e lojës shpërblyese" – u shprehën përfaqësuesit e kompanisë.

Përfaqësuesit e kompanisë premtuan që së shpejti do t'i bëjnë të ditura detajet për lokacionin, orën dhe vendin e festës.

Shtatorit po i afrohet fundi dhe lojës shpërblyese po ashtu. Zbavitja verore ishte mjaftë e këndshme me Red Rain.

Çdo fillim e ka fundit e vet, loja "Kush o ma i çarti" po sjell aromë të këndshme të përfundimit. Ka mbetur edhe një javë nga ndarja e shpërblimeve dhe me këtë rast ju ftojmë të gjithëve të përkrahni miqtë tuaj dhe pjesëmarrësit që janë në lojë.

Për më shumë rreth lojës shpërblyese dhe informata të tjera vizito FAQEN E RED RAIN NË FACEBOOK.

***Artikull i sponsorizuar

The post Red Rain me festë madhështore për lojën "Kush o ma i çarti" appeared first on Ekonomia Online.

Moti për fundjavë

Posted: 23 Sep 2016 10:24 AM PDT

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Mëngjesi, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jetë relativisht i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjashme.

The post Moti për fundjavë appeared first on Ekonomia Online.

Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burgim për bashkëpunim më ISIS-in

Posted: 23 Sep 2016 10:09 AM PDT

Një shtetas i Kosovës i akuzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në disa serverë dhe i ka dhënë grupit Shteti Islamik informacione për mbi 1 mijë anëtarë të shërbimeve amerikane, u dënua të premten me 20 vjet heqje lirie.

Ardit Ferizi, 20 vjeçar nga Kosova, që ishte arrestuar në shtator të vitit 2015 në Malajzi, u shpall fajtor dhe u dënua në një gjykatë federale në Alexandria.

Në janar të këtij viti ai u akuzua për ndërhyrje në serverë dhe për terrorizëm, e para akuze e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët federal thanë se Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar “Th3Dir3ctorY” dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si "The Kosova Hacker’s Security".

Ata thanë se ai ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të një kompanie amerikane duke vjedhur informacionet personale të 1 mijë e 351 pjesëtarëve ushtrisë amerikane dhe punonjësve federal, duke ua kaluar informacionet terroristëve.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një pjesëtar i Shtetit Islamik me emrin Junaid Hussain, postoi në rrjetin social twitter një mesazh që përmbante në vete një lidhje me një dokument më të gjatë. Në dokument thuhet se "ne jemi në postat tuaja elektronike dhe sistemet kompjuterike, duke parë dhe duke regjistruar çdo lëvizje tuajën. I kemi emrat dhe adresat tuaja… Ne po nxjerrim të dhënat tuaja të besueshme dhe po ua japim informacionet ushtarëve të Kalifatit, të cilët së shpejti me lejen e Allahut do të godasin kokat tuaja në tokat tuaja".

Në pjesën tjetër të dokumentit janë radhitur emrat, adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonave të pjesëtarëve të personelit amerikan.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin maksimal me 25 vjet heqje lirie për Ferizin. Avokatët mbrojtës thanë se Ferizi nuk synonte dëmtimin e askujt dhe kishin kërkuar dënimin e tij me gjashtë vjet heqje lirie.

Në muajin qershor ai kishte pranuar fajësinë në gjykatë. /VOA

The post Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burgim për bashkëpunim më ISIS-in appeared first on Ekonomia Online.

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Posted: 23 Sep 2016 09:59 AM PDT

Kim Kardashian ka realizuar një set fotografik shumë të çuditshëm për revistën "Wonderland".

35-vjeçarja shihet shumë e veshur dhe për më tepër me veshje të çuditshme në pozat e saj.

Ndërsa për kopertinën e revistës, Kim shihet e veshur me një fustan të veçantë nuseje dhe me vello shumë të gjatë.

The post Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian appeared first on Ekonomia Online.

AKR: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në

Posted: 23 Sep 2016 09:46 AM PDT

Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate ka reaguar duke i quajtur shpifje të gjitha ato fjalë për një koalicion të mundshëm të kësaj partie me PDK-në.

AKR ka thënë se asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në duke i përgënjeshtruar shpifjet që sipas tyre i kanë bërë disa media.

Ata kanë thënë se nuk do të zhvillojnë asnjëherë diskutime për koalicione parazgjedhore dhe çdo tendencë për prezantim ndryshe të këtij realiteti sipas tyre është shpifje dhe manipulim.

AKR ka thënë se lideri i tyre, Behgjet Pacolli, disa herë e ka bërë të qartë publikisht se ka vija të kuqe bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarë do lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati.

The post AKR: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në appeared first on Ekonomia Online.

Çeku: Lista e veteranëve nuk duhet të ndryshojë

Posted: 23 Sep 2016 09:30 AM PDT

Ka arritur në 28 mijë e 31 numri i veteranëve të UÇK-së që kanë aplikuar për pensionin e tyre, e ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se aktualisht u duhen edhe 15 milionë euro, e do u duhen edhe më shumë meqë ky numër i veteranëve mund të rritet.

Por kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku thotë se nuk ka nevojë për riverifikim të listave, megjithëse pranon se është befasuar me numrin e madhe të atyre që kanë aplikuar.

Për lajmi.net, ai pranon se është shqetësues se si kaq shumë veteranë janë të papaunë, dhe kërkon që kjo të shikohet dhe vërtetohet mirë.

"Nuk duhet riverifikim të listave, komandantët e kanë vlerësuar dhe kanë deklaruar se janë ata numra dhe ashtu duhet mbesin. Unë nuk e kam pritur një numër të tillë, mund të ketë raste që kanë keqpërdorur por ato duhet hetohen dhe si raste të mbyllura, jo listat komplet", thotë Çeku për lajmi.net

Sa i përket pensioneve të tyre, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë këtë çështje, dhe duhet verifikuar ata që tashmë kanë pensione nëse me të vërtetë nuk punojnë.

"Më ka habitur fakti që ka aq shumë që janë pa punë, por kjo duhet shikohet mirë nëse me të vërtetë është ashtu", tha ai

The post Çeku: Lista e veteranëve nuk duhet të ndryshojë appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Bullgarisë

Posted: 23 Sep 2016 09:09 AM PDT

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka vazhduar me agjendën e takimeve me homologët nga vendet pjesmarrëse në AP.

Gjatë ditës së sotme Ministri Hoxhaj, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan, vend ky i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj dhe Nalbandyan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe në fusha të ndryshme.

“Kosova dhe Armenia kanë shumë vullnet dhe mundësi për të punuar në fusha të ndryshme. Më këtë qasje u pajtuam së bashku me homologun tim nga Armenia. Ne mbesim të interesuar për ta shtyrë përpara këtë agjendë shkembimesh” ka thënë Hoxhaj.

Sot, kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij nga Bullgaria, Daniel Mitov, vend ky shumë mbështetës për Kosovën në të gjitha drejtimet.

“Me ministrin e jashtëm bullgar Daniel Mitov, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes vendeve tona, dhe u pajtuam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik" i cili është në njē nivel të kënaqshëm” ka thënë Hoxhaj.

Agjenda e takimeve e ministrit Hoxhaj do të vazhdoj edhe ditët e ardhshme në New York.

unnamed (1)

The post Hoxhaj takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Bullgarisë appeared first on Ekonomia Online.

VV në Drenas thotë se po bëhet pazare me buxhetin e kësaj komune

Posted: 23 Sep 2016 09:05 AM PDT

Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit, që kishte pikë të rendit të ditës shqyrtimin dhe miratimin e draft buxhetit për vitin 2017, këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë bërë të pa mundur votimin e buxhetit, duke i braktisur punimet.

LVV në Drenas konsideron se buxheti i përpiluar kishte mangësi dhe defekte të mëdha.

Përmes një komunikate për medie, ata thonë se tek lista për investimet kapitale nuk ishin përfshirë të gjitha fshatrat, dhe nuk kishte informata se cilat projekte kapitale janë më prioritet për banorët e fshatrave.

“Përveç kësaj, buxheti nuk ishte ndarë sipas nevojave në sektorë të ndryshëm, duke e lënë Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me një buxhet që nuk i përmirëson shërbimet mjekësore e as nuk garanton ndihmë ndaj shtresave të rrezikuara në Komunën tonë. Për më tepër, në këtë buxhet ishte paraparë që të blihet një veturë për Drejtorinë e Financave. Më gjithë këto të meta, këshilltarët e partisë në pushtete (PDK) filluan që të bëjnë pazare në mes vete, duke e ndryshuar listën e investimeve kapitale në dëm të fshatrave që nuk janë të përfaqësuar me këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që të hartohet një buxhet duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe duke pasur parasysh numrin e qytetarëve në fshatra, si dhe gjendjen në terren.

“Ne poashtu kërkojmë që buxheti të jetë gjithëpërfshirës dhe i balancuar. Derisa nuk ndërrojnë politikat e padrejta dhe të paarsyeshme buxhetore, këshilltarët e Lëvizjes nuk do të votojnë asnjë buxhet që nuk përfaqëson kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e tyre.

The post VV në Drenas thotë se po bëhet pazare me buxhetin e kësaj komune appeared first on Ekonomia Online.

Fjolla Kelmendi fiton medaljen e bronztë

Posted: 23 Sep 2016 08:26 AM PDT

Xhudistja e talentuar, Fjolla Kelmendi në kategorin 48 kilogram, u ballafaqua me rusen Anastasia Pavlenko. Kelmendi ndaj Pavlenko fitoi medaljen e bronztë në turneun Grand Slam që u mbajt në Zagreb shkruan Zëri

Xhudistja kosovare bëri paraqitje fantastike ndaj ruses dhe bëri sensacion me këtë triumf. Ajo menaxhoi luftën për mrekulli, duke udhëhequr qysh në minutën e dytë.

Pak sekonda pa përfunduar lufta, Fjolla e ka dërrmuar kundërshtaren, saqë në një moment e ka emocionuar shumë edhe kampionin olimpike, Majlinda Kelmendin, e cila është e pranishme në këtë ngjarje të madhe

The post Fjolla Kelmendi fiton medaljen e bronztë appeared first on Ekonomia Online.

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Gambinë, Hoxhaj pret dinamikë më të shtuar

Posted: 23 Sep 2016 08:17 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar agjendën intensive në ditën e pesë të takimeve që po zhvillohen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Krahas takimeve bilaterale me shtetet njohëse dhe mos-njohëse, si dhe pjesëmarrjes në forumet multilaterale si SEECP, RCC, A5, agjenda e delegacionit shtetëror të Kosovës dhe e ministrit Hoxhaj është fokusuar edhe në rritjen e numrit të shteteve me të cilët Kosova ka marrëdhënie diplomatike.

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, në prani edhe të Kryeministrit Mustafa, Hoxhaj ka nënshkruar në emër të Kosovës marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Gambisë.

Hoxhaj ka thënë se Kosova çdo ditë po forcohet dhe po e zgjeron sovranitetin e saj duke formalizuar edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me shtetet që e kanë njohur më herët.

"Krahas agjendës sonë të lobimit për njohje, takimeve të shumta në formate të ndryshme, një prioritet tjetër në politikën e jashtme të Kosovës është rritja e numrit të shteteve me të cilat kemi marrëdhënie diplomatike si akti i parë i domosdoshëm pas njohjes. Me këtë ne zgjerojmë dhe forcojmë sovranitetin e shtetit tonë dhe hyjmë në marrëdhënie kontraktuale të pakthyeshme. Pres një dinamikë edhe më të shtuar dhe për këtë po punojmë intensivisht" ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka vazhduar edhe me takime të tjera në New York, ku ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Andorrës, Gilbert Saboya Sunyé, të cilin e ka falendëruar për mbështetjen që ka dhënë shteti i tij për Kosovën.

"Diskutuam për nevojën e bashkëpunimit më të thellë veçmas në shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit" ka thënë Hoxhaj.

marreveshja

The post Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Gambinë, Hoxhaj pret dinamikë më të shtuar appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more